SlideShare a Scribd company logo
1 of 14
 1958 
Vjen në jetë mbretëresha e POP-it 
Madonna dhe Tony Ciccone u 
bënë prindër të vajzës 
Madonna, të cilës ia vunë 
nofkën Nonni – që të mos 
ngatërrohej emri i saj më atë të 
së emës. Kur ishte në moshën 
5-vjeçare, Nonni (Madonna e 
sotme) mbeti pa nënë, e cila 
vdiq në moshën 36-vjeçare nga 
kanceri i gjirit. Ndërkaq, babai 
i saj u martua me sherbëtorën 
e shtëpisë, Joan Gustafson – të 
cilën këngëtarja nuk e pranoi 
si njerkë, asnjëherë.
1978 
Madonna valltare 
Madonna ka ndjekur dy vjet 
vallëzimin në Universitetin e 
Michiganit, të cilin e braktisi 
për t’u vendosur në New York 
City – ku jetonte në banesa 
skamnore derisa studionte dhe 
vallëzonte me Alvin Ailey dhe 
grupin Pearl Lang. Në vitin 
1979, ajo filloi të shfaqej në 
klubet e vallëzimit të New 
Yorkut si, Breakfast Club, 
bashkë me të dashurin e saj 
Dan Gilroy. Madonna në 
ndërkohë formoi një bend 
roku, të quajtur Emmy, bashkë 
me bateristin Steve Bray, që 
ishte i dashuri i saj i radhës – i 
cili i ndihmoi të realizonte një 
kontratë për solo karrierë me 
kompaninë Sire Records.
1982 
Rruga drejt famës 
Pas katër vjetësh të përpjekjeve 
për të fituar para si valltare, 
modele dhe këngëtare, 
Madonna nxori në treg singlin 
e parë “Everybody”, që e 
vendosi atë në skenën e 
klubeve të New Yorkut. Aty ajo 
takoi John “Jellybean” Benitez, 
me të cilin realizoi këngën 
“Holiday”. 
Kjo këngë mori vëmendjen e 
Dick Clark nga “American 
Bandstand”, dhe kështu nisi 
karriera e saj. 
Madonna dhe Benitez ishin në 
lidhje dashurie për 2 vjet, 
ndërsa përshkruheshin si një 
tandem shumë i mirë muzikor.
1983 
Madonna bëhet me album 
Pasi përfshihet në listat 
muzikore, në vitin 1982, një vit 
më vonë, Madonna nxori 
albumin e saj të parë – që 
ngërthente brenda vetes dhe dy 
këngët e saj të transmetuara 
në radio, “Lucky Star” dhe 
“Holiday”. 
Kënga “Borderline” 
pozicionohet fuqishëm në 
mesin e 5 këngëve më të 
dëgjuara në radio-stacionet 
amerikane, një rezultat që deri 
atëherë e kishin arritur vetëm 
Elvis Presley dhe Bea 
1984 
Albumi “Like a Virgin” 
Me synim për të arritur deri te 
fama, si MTV Video Music Awards, 
ajo nxori albumin e saj të dytë, 
“Like a Virgin”. Albumi u lansua 
më 12 nëntor dhe u pozicionua 
fuqishëm në vendin e parë në 
SHBA për 3 javë rresht, ndërsa u 
shitën 7 milionë kopje të tij deri në 
muajin maj.
1985 
Dashuria ‘e vërtetë’ 
Madonna dhe aktori i famshëm 
Sean Penn u fotografuan së 
bashku në klubin e New 
Yorkut, Private Eyes, pasi ishin 
njoftuar gjatë xhirimit të video-materialit 
për Material Girl. 
Pas disa javësh, Penn udhëtoi 
në Michigan për ta takuar 
familjen e saj, ndërsa ajo e 
takoi familjen e tij në Los 
Angeles. Në gusht, ata u 
martuan në Malibu, në prani të 
200 mysafirëve. 
1986 
Filmi me Sean Penn 
Disa muaj pasi që Penn e kishte 
rrahur shokun dhe tekst-shkruesin 
e Madonnës, David 
Wolinski (për ç’gjë gjykata e dënoi 
me kusht dhe me një gjobë), Penn 
dhe Madonna luajtën bashkë në 
filmin Shanghai Surprise.
1987 
Përplasja me kishën 
Në Torino të Italisë, Madonna 
mban koncertin final të turnit, 
“Who’s That Girl?”, ndërsa 
Papa u bën thirrje fetarëve që 
të qëndrojnë larg saj – për 
shkak se këngëtarja përfshinte 
shumë skena ekspelicite 
seksuale në koncert. 
Mosmarrëveshja me kishën 
katolike do ta ndjekë 
Madonnën edhe në vitin 1990, 
kur për shkak të shenjës së saj 
dalluese, që gërshëton 
krishtërimin dhe seksin, do të 
kërkohet bojkotimi i turneut të 
saj “Blond Ambition Tour”. 
1989 
Ndarja e famshme 
Pas katër vjetësh të ndarjeve-bashkimit, 
thumbimeve, 
mosmarrëveshjeve dhe luftës 
me paparaci, Madonna 
nënshkruan divorcin – dhe atë 
për herë të dytë sepse, në vitin 
1987 kishte hequr dorë nga 
divorci në momentet e fundit. 
Po këtë vit, ajo do të 
nënshkruajë edhe kontratën e 
famshme për reklamën e Pepsit 
– ku po ashtu pati ndërthurje 
të erotikës.
1990 
Oscari dhe pasuria 
Në filmin Dick Tracy, Madonna 
luan rolin e një këngëtarje të 
një klubi të natës, bashkë me 
aktorin e famshëm Warren 
Beatty, me të cilin pati një 
romancë të shkurtër. Pak kohë 
më vonë, ajo lidhet me reperin 
Vanilla Ice, ndërsa interpretimi 
i këngës të Stephen 
Sondheimit “Sooner or Later”, 
në filmin Dick Tracy, ia solli 
Oscarin për muzikën më të 
mirë. Po këtë vit, Madonna u 
cilësua nga Forbes si ‘Gruaja 
biznismene më e mençur në 
Amerikë”, duke vlerësuar 
pasurinë e saj të fituar mes 
viteve 1985 – 1990, në 125 
milionë dollarë. 
1991 
Madonna dhe Michael 
Jackson 
Madonna dhe Michael Jackson 
bashkërisht shkelin tepihun e 
kuq në natën e çmimeve Oscar 
– duke fituar shkëlqimin e 
natës dhe vëmendjen e të 
gjithëve – sepse Madonna 
kishte vënë diamante në vlerë 
prej 20 milionë dollarësh.
1992 
Libri me foto erotike 
Madonna feston botimin e 
librit të saj me fotografi erotike, 
të përgatitur nga fotografi i 
modës Steven Meisel. 
1996 
Lindja e vajzës 
Madonna, që ishte rritur si 
katolike e devotshme, kalon në 
fenë mistike hebreje Kabbalah, 
ku më vonë do të anëtarësojë 
edhe bashkëshortin e saj të 
radhës Guy Ritchie dhe 
aktorën e famshme, Demi 
Moore. Po ketë vit, Madonna 
lindi vajzën e saj Lourdes 
Maria Ciccone Leon, nga lidhje 
që kishte me trajnerin personal 
Carlos Leon. Po ashtu, 
Madonna do të luajë edhe në 
filmin Evita, që kishte fituar 
çmimin Golden Globe për rolin 
më të mirë të femrës, ndërsa 
më vonë çmimin Oscar për 
muzikën më të mirë filmike.
2000 
Fëmija i dytë 
Madonna nga lidhja që kishte 
filluar me regjisorin 10 vjet më 
të ri se ajo, Guy Ritchie, lindi 
fëmijën e dytë, djalin Rocco 
Ritchie. Po këtë vit Madonna 
dhe Guy do të martohen në një 
kështjellë skotlandeze, ku 
morën pjesë shumë figura të 
famshme. 
2002 
Dështimi 
kinematografik 
Ritchie është regjisor i filmit të 
Madonnës “Swept Away”, që 
pësoi fiasko të plotë.
2003 
Puthja lezbike me 
Britney Spears dhe 
Christina Aguilera 
Në albumin e saj American 
Life, Madonna kundërshton 
luftën në Irak. Ndërkaq, gjatë 
ceremonisë muzikore MTV 
Video Music Awards, ajo bëri 
një paraqitje që pushtoi botën 
mediale, pasi që në skenë u 
puth në buzë me këngëtaret 
Britney Spears dhe Christina 
Aguilera. Madonna po ashtu ka 
nxjerrë në treg librin për fëmijë 
“The English Roses”. 
2005 
Drejt 6 çmimeve 
Grammy 
Pasi u rikuperua nga lëndimi 
pas rrëzimit nga kali dhe festoi 
ditëlindjen e 47-të në spital, 
Madonna u kthye në skenë dhe 
lansoi këngën “Confessions on 
a Dance Floor”. Ndërkaq, më të 
përfunduar turneun botëror, 
ajo fitoi 6 çmime Grammy për 
albumin më të mirë “Best 
Electronic/Dance” në vitin 
2007.
2007 
Marrëveshja gjigante 
Madonna braktisi Warner 
Music Group për të arritur një 
marrëveshje me promoterin 
muzikor Live Nation – që 
peshonte hiç më pak se 120 
milionë dollarë, për 10 vitet e 
ardhshme të angazhimit të saj 
në të gjitha sferat muzikore. 
2008 
Ndarja dhe të dashurit 
e rinj 
Madonna prezantohet në 
Hollin e Famës të Rock and 
Rollit, ndërsa debuton me 
singlin “4 Minutes”, të cilin e 
realizoi me Timberlake. Kjo 
këngë pastaj u bë pjesë e 
albumin “Hard Candy”, që po 
ashtu ishte pozicionuar mjaft 
mirë në top-listat muzikore. 
Këtë vit Madonna po ashtu 
adoptoi fëmijën 2-vjeçar David 
Banda nga Malawi. Ndërkaq 
për shkak të një afere të 
përfolur me bejzbollistin Alex 
Rodriguez, Madonna dhe 
Ritchie ndahen. Në fund të vitit 
ajo filloi një lidhje të re me 
modelin Jesus Luz.
2009 
Madonna adopton 
vajzën nga Malawi 
Madonna kthehet në Malawi 
me shpresë për të adoptuar 
fëmijën 3-vjeçar Mercy James. 
Edhe pse kërkesa e saj 
fillimisht ishte refuzuar, 
Gjykata Supreme e vendit 
kishte vendosur në favor të saj, 
kështu që Madonna adoptoj 
vajzën jetime. 
2010 
Koleksioni i modës 
“Material Girls” 
Madonna futet në botën e 
modës, duke nxjerr në treg 
rroba me brendin “Material 
Girl”, të cilin e krijoi bashkë 
me të bijën e saj, Lourdes.
2011 
Në përqafimin e të 
dashurit 
Në ditëlindjen e saj të 53-të, 
Madonna u paraqit publikisht 
në Hampstons, duke u puthur 
me të dashurin e saj të ri, 
valltarin francez, 24-vjeçarin 
Brahim Zaibat. 
2012 
Sërish në krye të top-listës 
Madonna plasoi albumin e 12, 
MDNA, respektivisht albumin e 
tetë – i cili më të dalë në treg u 
pozicionua në vendin e parë të 
top-listave muzikore në SHBA, 
ndërsa qysh në javën e parë u 
shitën 359,000 kopje të tij.
2013 
Madonna bamirëse 
Madonna merr pjesë në një 
ngjarje bamirëse në The 
Metropolitan Museum of Art 
Costume Institute. 
2014 
Madonna me të birin 
Madonna dhe i biri i saj, David 
Ritchie, gjatë arritjes në 
ceremoninë Grammy Awards 
2014.

More Related Content

More from #MesueseAurela Elezaj

Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"#MesueseAurela Elezaj
 
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...#MesueseAurela Elezaj
 
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona #MesueseAurela Elezaj
 
Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës #MesueseAurela Elezaj
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ#MesueseAurela Elezaj
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.#MesueseAurela Elezaj
 
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON#MesueseAurela Elezaj
 

More from #MesueseAurela Elezaj (20)

Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
 
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
 
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
 
Projekt : Fizike
Projekt : Fizike Projekt : Fizike
Projekt : Fizike
 
Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ
 
" Hamleti"
" Hamleti"" Hamleti"
" Hamleti"
 
Statistike – Projekt matematike
Statistike – Projekt matematike Statistike – Projekt matematike
Statistike – Projekt matematike
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
 
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
 
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeçStudim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
 
Shkëmbinjtë sedimentarë
Shkëmbinjtë sedimentarëShkëmbinjtë sedimentarë
Shkëmbinjtë sedimentarë
 
Plan ditor
Plan ditor Plan ditor
Plan ditor
 
Testim : Teorema e Pitagores
Testim : Teorema e Pitagores Testim : Teorema e Pitagores
Testim : Teorema e Pitagores
 
Rubrika : Autorë
Rubrika : AutorëRubrika : Autorë
Rubrika : Autorë
 
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/LiqenetUJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
 
Gazeta
Gazeta Gazeta
Gazeta
 
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
 
Reviste : Te famshem
Reviste : Te famshem  Reviste : Te famshem
Reviste : Te famshem
 
PROJEKT MATEMATIKE
PROJEKT MATEMATIKE PROJEKT MATEMATIKE
PROJEKT MATEMATIKE
 

Madonna, jeta në 25 imazhe Foto-historia e divës së muzikës ..!!!

  • 1.  1958 Vjen në jetë mbretëresha e POP-it Madonna dhe Tony Ciccone u bënë prindër të vajzës Madonna, të cilës ia vunë nofkën Nonni – që të mos ngatërrohej emri i saj më atë të së emës. Kur ishte në moshën 5-vjeçare, Nonni (Madonna e sotme) mbeti pa nënë, e cila vdiq në moshën 36-vjeçare nga kanceri i gjirit. Ndërkaq, babai i saj u martua me sherbëtorën e shtëpisë, Joan Gustafson – të cilën këngëtarja nuk e pranoi si njerkë, asnjëherë.
  • 2. 1978 Madonna valltare Madonna ka ndjekur dy vjet vallëzimin në Universitetin e Michiganit, të cilin e braktisi për t’u vendosur në New York City – ku jetonte në banesa skamnore derisa studionte dhe vallëzonte me Alvin Ailey dhe grupin Pearl Lang. Në vitin 1979, ajo filloi të shfaqej në klubet e vallëzimit të New Yorkut si, Breakfast Club, bashkë me të dashurin e saj Dan Gilroy. Madonna në ndërkohë formoi një bend roku, të quajtur Emmy, bashkë me bateristin Steve Bray, që ishte i dashuri i saj i radhës – i cili i ndihmoi të realizonte një kontratë për solo karrierë me kompaninë Sire Records.
  • 3. 1982 Rruga drejt famës Pas katër vjetësh të përpjekjeve për të fituar para si valltare, modele dhe këngëtare, Madonna nxori në treg singlin e parë “Everybody”, që e vendosi atë në skenën e klubeve të New Yorkut. Aty ajo takoi John “Jellybean” Benitez, me të cilin realizoi këngën “Holiday”. Kjo këngë mori vëmendjen e Dick Clark nga “American Bandstand”, dhe kështu nisi karriera e saj. Madonna dhe Benitez ishin në lidhje dashurie për 2 vjet, ndërsa përshkruheshin si një tandem shumë i mirë muzikor.
  • 4. 1983 Madonna bëhet me album Pasi përfshihet në listat muzikore, në vitin 1982, një vit më vonë, Madonna nxori albumin e saj të parë – që ngërthente brenda vetes dhe dy këngët e saj të transmetuara në radio, “Lucky Star” dhe “Holiday”. Kënga “Borderline” pozicionohet fuqishëm në mesin e 5 këngëve më të dëgjuara në radio-stacionet amerikane, një rezultat që deri atëherë e kishin arritur vetëm Elvis Presley dhe Bea 1984 Albumi “Like a Virgin” Me synim për të arritur deri te fama, si MTV Video Music Awards, ajo nxori albumin e saj të dytë, “Like a Virgin”. Albumi u lansua më 12 nëntor dhe u pozicionua fuqishëm në vendin e parë në SHBA për 3 javë rresht, ndërsa u shitën 7 milionë kopje të tij deri në muajin maj.
  • 5. 1985 Dashuria ‘e vërtetë’ Madonna dhe aktori i famshëm Sean Penn u fotografuan së bashku në klubin e New Yorkut, Private Eyes, pasi ishin njoftuar gjatë xhirimit të video-materialit për Material Girl. Pas disa javësh, Penn udhëtoi në Michigan për ta takuar familjen e saj, ndërsa ajo e takoi familjen e tij në Los Angeles. Në gusht, ata u martuan në Malibu, në prani të 200 mysafirëve. 1986 Filmi me Sean Penn Disa muaj pasi që Penn e kishte rrahur shokun dhe tekst-shkruesin e Madonnës, David Wolinski (për ç’gjë gjykata e dënoi me kusht dhe me një gjobë), Penn dhe Madonna luajtën bashkë në filmin Shanghai Surprise.
  • 6. 1987 Përplasja me kishën Në Torino të Italisë, Madonna mban koncertin final të turnit, “Who’s That Girl?”, ndërsa Papa u bën thirrje fetarëve që të qëndrojnë larg saj – për shkak se këngëtarja përfshinte shumë skena ekspelicite seksuale në koncert. Mosmarrëveshja me kishën katolike do ta ndjekë Madonnën edhe në vitin 1990, kur për shkak të shenjës së saj dalluese, që gërshëton krishtërimin dhe seksin, do të kërkohet bojkotimi i turneut të saj “Blond Ambition Tour”. 1989 Ndarja e famshme Pas katër vjetësh të ndarjeve-bashkimit, thumbimeve, mosmarrëveshjeve dhe luftës me paparaci, Madonna nënshkruan divorcin – dhe atë për herë të dytë sepse, në vitin 1987 kishte hequr dorë nga divorci në momentet e fundit. Po këtë vit, ajo do të nënshkruajë edhe kontratën e famshme për reklamën e Pepsit – ku po ashtu pati ndërthurje të erotikës.
  • 7. 1990 Oscari dhe pasuria Në filmin Dick Tracy, Madonna luan rolin e një këngëtarje të një klubi të natës, bashkë me aktorin e famshëm Warren Beatty, me të cilin pati një romancë të shkurtër. Pak kohë më vonë, ajo lidhet me reperin Vanilla Ice, ndërsa interpretimi i këngës të Stephen Sondheimit “Sooner or Later”, në filmin Dick Tracy, ia solli Oscarin për muzikën më të mirë. Po këtë vit, Madonna u cilësua nga Forbes si ‘Gruaja biznismene më e mençur në Amerikë”, duke vlerësuar pasurinë e saj të fituar mes viteve 1985 – 1990, në 125 milionë dollarë. 1991 Madonna dhe Michael Jackson Madonna dhe Michael Jackson bashkërisht shkelin tepihun e kuq në natën e çmimeve Oscar – duke fituar shkëlqimin e natës dhe vëmendjen e të gjithëve – sepse Madonna kishte vënë diamante në vlerë prej 20 milionë dollarësh.
  • 8. 1992 Libri me foto erotike Madonna feston botimin e librit të saj me fotografi erotike, të përgatitur nga fotografi i modës Steven Meisel. 1996 Lindja e vajzës Madonna, që ishte rritur si katolike e devotshme, kalon në fenë mistike hebreje Kabbalah, ku më vonë do të anëtarësojë edhe bashkëshortin e saj të radhës Guy Ritchie dhe aktorën e famshme, Demi Moore. Po ketë vit, Madonna lindi vajzën e saj Lourdes Maria Ciccone Leon, nga lidhje që kishte me trajnerin personal Carlos Leon. Po ashtu, Madonna do të luajë edhe në filmin Evita, që kishte fituar çmimin Golden Globe për rolin më të mirë të femrës, ndërsa më vonë çmimin Oscar për muzikën më të mirë filmike.
  • 9. 2000 Fëmija i dytë Madonna nga lidhja që kishte filluar me regjisorin 10 vjet më të ri se ajo, Guy Ritchie, lindi fëmijën e dytë, djalin Rocco Ritchie. Po këtë vit Madonna dhe Guy do të martohen në një kështjellë skotlandeze, ku morën pjesë shumë figura të famshme. 2002 Dështimi kinematografik Ritchie është regjisor i filmit të Madonnës “Swept Away”, që pësoi fiasko të plotë.
  • 10. 2003 Puthja lezbike me Britney Spears dhe Christina Aguilera Në albumin e saj American Life, Madonna kundërshton luftën në Irak. Ndërkaq, gjatë ceremonisë muzikore MTV Video Music Awards, ajo bëri një paraqitje që pushtoi botën mediale, pasi që në skenë u puth në buzë me këngëtaret Britney Spears dhe Christina Aguilera. Madonna po ashtu ka nxjerrë në treg librin për fëmijë “The English Roses”. 2005 Drejt 6 çmimeve Grammy Pasi u rikuperua nga lëndimi pas rrëzimit nga kali dhe festoi ditëlindjen e 47-të në spital, Madonna u kthye në skenë dhe lansoi këngën “Confessions on a Dance Floor”. Ndërkaq, më të përfunduar turneun botëror, ajo fitoi 6 çmime Grammy për albumin më të mirë “Best Electronic/Dance” në vitin 2007.
  • 11. 2007 Marrëveshja gjigante Madonna braktisi Warner Music Group për të arritur një marrëveshje me promoterin muzikor Live Nation – që peshonte hiç më pak se 120 milionë dollarë, për 10 vitet e ardhshme të angazhimit të saj në të gjitha sferat muzikore. 2008 Ndarja dhe të dashurit e rinj Madonna prezantohet në Hollin e Famës të Rock and Rollit, ndërsa debuton me singlin “4 Minutes”, të cilin e realizoi me Timberlake. Kjo këngë pastaj u bë pjesë e albumin “Hard Candy”, që po ashtu ishte pozicionuar mjaft mirë në top-listat muzikore. Këtë vit Madonna po ashtu adoptoi fëmijën 2-vjeçar David Banda nga Malawi. Ndërkaq për shkak të një afere të përfolur me bejzbollistin Alex Rodriguez, Madonna dhe Ritchie ndahen. Në fund të vitit ajo filloi një lidhje të re me modelin Jesus Luz.
  • 12. 2009 Madonna adopton vajzën nga Malawi Madonna kthehet në Malawi me shpresë për të adoptuar fëmijën 3-vjeçar Mercy James. Edhe pse kërkesa e saj fillimisht ishte refuzuar, Gjykata Supreme e vendit kishte vendosur në favor të saj, kështu që Madonna adoptoj vajzën jetime. 2010 Koleksioni i modës “Material Girls” Madonna futet në botën e modës, duke nxjerr në treg rroba me brendin “Material Girl”, të cilin e krijoi bashkë me të bijën e saj, Lourdes.
  • 13. 2011 Në përqafimin e të dashurit Në ditëlindjen e saj të 53-të, Madonna u paraqit publikisht në Hampstons, duke u puthur me të dashurin e saj të ri, valltarin francez, 24-vjeçarin Brahim Zaibat. 2012 Sërish në krye të top-listës Madonna plasoi albumin e 12, MDNA, respektivisht albumin e tetë – i cili më të dalë në treg u pozicionua në vendin e parë të top-listave muzikore në SHBA, ndërsa qysh në javën e parë u shitën 359,000 kopje të tij.
  • 14. 2013 Madonna bamirëse Madonna merr pjesë në një ngjarje bamirëse në The Metropolitan Museum of Art Costume Institute. 2014 Madonna me të birin Madonna dhe i biri i saj, David Ritchie, gjatë arritjes në ceremoninë Grammy Awards 2014.