Anúncio
Anúncio

Mais conteúdo relacionado

Anúncio
Anúncio

Sherbimi psikologjik ne shkolle

  1. PUNUAN: SIDITA ALUSHI ANILA MISHTO ANIDA AGO KLESTA DYRMISHI MSC- PSIKOLOGJI EDUKIMI VITI -II
  2.  Shërbimi psikologjik në institucionet arsimore para universitare përbën një risi për arsimin tonë kombëtar, çka hedh edhe një hap tjetër në përqasjen e sistemit tonë arsimor me sistemet bashkëkohore evropiane e botërore.  Implementimi i tij fillon në vitin mësimor 2004-2005
  3.  Sherbimi psikologjik në shkolla kryhet nga Psikologu.  Psikologu i shkollës, është një person kyç në mbarëvajtjen e veprimtarisë mësimore edukative të institucionit arsimor.  Veprimtaria e tij zhvillohet në lidhje dhe bashkëpunim të ngushtë me stafin pedagogjik dhe drejtues të shkollës, me prindërit dhe komunitetin, ku ndodhet shkolla.
  4.  Këshillimi realizohet përmes mbledhjeve me anëtarët e stafit pedagogjik të shkollës dhe komunitetit të prindërve për të diskutuar, identifikuar dhe parandaluar probleme të ndryshme si dhe për të programuar ndërhyrje dhe shërbime të nevojshme.
  5.  - Këshillimin e stafit pedagogjik në lidhje me nevojat e nxënësve.  - Këshillon stafin për konceptimin dhe realizimin e planit të ndërhyrjeve në ndihmë të nxënësve.  - Këshillon dhe ndihmon prindërit të njohin e të kuptojnë nevojat e fëmijëve dhe reralizon veprimtari kualifikuese me ta.  - Ndihmon stafin pedagogjik dhe prindërit për hartimin e planeve të bashkëpunimit të shkollës me familjen.  - Ndihmon nxënësit që kanë vështirësi e probleme përshtatjeje me ndryshimin e klasës, ciklit apo shkollës.  - Bashkëpunon me shërbime të ndryshme të specializuara të komunitetit si: shërbimi shëndetësor, shërbimi social, OJF-të e ndryshme, etj.
  6.  Psikologu ishkollës, ndihmon këshillin e mësuesve dhe zhvillon konsultime me ta për mbarëvajtjen e procesit mësimor edukativ.  Identifikon së bashku me mësuesit, nxënësit me probleme dhe parashtron planin e trajtimit të tyre.
  7.  - Merr pjesë në analizat vlerësuese të veprimtarisë mësimore edukative në bazë klase, cikli dhe shkolle.  - Zhvillon konsultime me mësuesit dhe prindërit.  - Merr pjesë dhe ndihmon në hartimin dhe zbatimin e planit mësimor -edukativ të shkollës.  - Ndihmon në mënyrë të veçantë në zhvillimin e veprimtarive edukative që lidhen me sjellje dhe etikën e nxënësve.  - Koncepton ndëryhyrje dhe strategji veprimi aty ku e gjykon të arsyshme si dhe bën rekomandime të përshtatshme.  - Kur është e nevojshme referon përpara këshillit të mësuesve për rastet tipike që janë trajtuar.
  8. Psikologu i shkollës zhvillon seanca psikologjike me nxënës të veçantë për probleme të caktuara. Gjatë ofrimit të këtij shërbimi psikologu duhet:  Të ruajë konfidencialitetin (fshehtësinë)  - Informon drejtuesin e shkollës për atë çka duhet të dijë.  - Informon prindërit dhe merr miratimin e tyre.  - Lidhet me struktura të specializuara jashtë shkollës për të siguruar një trajtim më të mirë të nxënësve me probleme.
  9. Në veprimtaritë këshilluese në grup, psikologu së bashku me dy ose më shumë nxënës, organizon seanca në mjediset e qendrës së shërbimit psikologjik për të zgjidhur probleme të caktuara. Gjatë ofrimit të këtij shërbimi psikologu duhet:  - Të ruajë konfidencialitetin (fshehtësinë)  - Informon drejtuesin e shkollës për atë çka duhet të dijë.  - Informon prindërit dhe merr aprovimin e tyre për atë që bënë.  - Lidhet me struktura jashtë shkollës për të siguruar një trajtim më të specializuar
  10. -Vlerësimit psikoedukativ përmban të dhëna për sjelljet e nxënësve gjatë zhvillimit të procesit mësimor-edukativ. -Qëllimi kryesor është identifikimi i faktorëve që ndikojnë në përparimin e nxënësve dhe realizimin e procesit mësimor edukativ. Ky informacion përdoret për t’ju dhënë përgjigje problemeve të shkollës. -Gjatë ofrimit të këtij shërbimi psikologu duhet:  - Të marrë në konsideratë tërësinë e informacioneve që lidhen me problemin.  - Të vëzhgojë nxënësit gjatë procesit mësimor -edukativ.  - Të realizojë vlerësimin e sjelljeve funksionale të nxënësve.  - Të sigurojë instrumenta të vlerësimit individual.  - Të interpretojë rezultatet e vlerësimit dhe të përcaktojë marrëdhëniet që ekzistojnë midis rezultateve dhe arritjeve të objektivave mësimore-edukative.  - Të bëjë rekomandimet e nevojshme.
  11. Psikologu ofron shërbime të tilla, si:  - Ndihmon në përgatitjen e planit të veprimtarive për fëmijët me nevoja të veçanta.  - Bën vlerësimin e ecurisë së fëmijëve me nevoja të veçanta.  - Administron vlerësimet e bëra.  - Bën rekomandimet e duhura.  - Përgatit me shkrim raporte për vlerësimin.  - Ndihmon në përgatitjen e programeve mësimore- edukative individuale.  - Siguron ndërhyrjen e shërbimeve të specializuara sipas problemeve, që kanë fëmijët.
  12. Psikologu i shkollës zhvillon veprimtari kualifikuese me stafin pedagogjik dhe prindërit për të rritur dhe zhvilluar njohuritë e tyre në drejtim të krijimit të një mjedisi të përshtatshëm dhe nxitës për zhvillimin e shëndetshëm mendor të nxënësve. Detyrat kryesore te psikologut në këtë drejtim janë:  - Planifikon, zhvillon dhe koordinon veprimtari kualifikuese që trajtojnë tema për shëndetin mendor.  - Siguron informacionin e duhur për komunitetin që lidhet me tema të shëndetit mendor.  - Informon mësuesit e shkollës dhe komunitetin për shërbimet që ofron specialisti i shërbimit psikologjik i shkollës.
  13. Është detyrë e psikologut të përcaktojë natyrën, qëllimin dhe shtrirjen e shërbimeve që ofron në shkollë. Specialisti në bashkëpunim me drejtuesit dhe mësuesit e shkollës, koncepton dhe realizon planin e shërbimeve që i ofrohet shkollës. Në konceptimin e veprimtarisë planifikuese studimore psikologu merr në konsideratë:  - Rezultatet e shkollës, krahasuar me shkollat e tjera të rrethit dhe më gjerë.  - Vlerësimet që janë bërë për shërbimin psikologjik.  - Merr aprovimin e drejtuesve të shërbimit psikologjik.  - Merr në konsideratë dhe përfshin komentet, sugjerimet e këshillit të mësuesve, këshillit të prindërve dhe përfaqësive të ndryshme të nxënësve
  14. Praktika e zhvillimit të shërbimit psikologjik, si dukuri e re në shkollën tonë, do t’i nënshtrohet ndryshimeve të vazhdueshme që lidhen me konsolidimin e këtij shërbimi në përshtatje me zhvillimet e reja në fushën e psikologjisë. Realizimi i teknikave dhe procedurave të reja të vlerësimit etj., realizohet nëpërmjet njohjes dhe studimit të arritjeve të fundit të shkencës në këtë fushë. Psikologet duhet të mbështeten, të ndihmohen dhe të nxiten të marrin pjesë në seanca kualifikuese, për të rritur dhe siguruar një nivel gjithmonë e më të lartë të shërbimit psikologjik. Për këtë qëllim, psikologu i psikologjik i shkollës duhet:  - Të marri pjesë në mbledhje dhe trajnime profesionale.  - Të jetë në korrent të literaturës bashkëkohore.  - Të marrë pjesë në veprimtari edukative mësimore.
  15. .
Anúncio