O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

Projekt gjeografi 11a SHQIPERIA DHE BE

Projekt gjeografi 11a

  • Seja o primeiro a comentar

  • Seja a primeira pessoa a gostar disto

Projekt gjeografi 11a SHQIPERIA DHE BE

  1. 1. NENTEMA :KRITERET E PERCAKTUARA NGA BE PER INTEGRIMIN E SHQIPERISE. PROJEKT TEMA:MUNDESIA E REPUBLIKES SE SHQIPERISE DHE BALLKANIT PERENDIMOR NE BE”
  2. 2.  Marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Bashkimin Evropian (BE) janë vendosur në vitin 1991. Ngjarja më e rëndësishme në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE-së u shënua një vit më vonë, në 11 maj 1992, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit e cila hyri në fuqi më 1 dhjetor 1992. Po në këtë periudhë, Shqipëria përfshihet në Sistemin e Përgjithshëm të Preferencave (GSP), i cili përfaqësonte një regjim të përgjithshëm preferencash tregtare që BE-ja u ofronte një numri të gjerë vendesh me të cilat ajo kishte marrëdhënie kontraktuale.
  3. 3.  Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit e 11 majit 1992 i krijoi mundësinë Shqipërisë që të përfitojë nga fondet e programit PHARE. Kjo përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të ristrukturimit të asistencës së BE-së ndaj Shqipërisë në një sërë fushash që përkonin me reformat në të cilat ishte angazhuar vendi ynë. Në kuadrin e këtij programi, në periudhën 1992-2000, Shqipërisë i është dhënë një ndihmë e konsiderueshme
  4. 4.  Në vitin 1996, Shqipëria ishte pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje të re kontraktuale me BE- në, e cila, do të hapte rrugën për një marrëveshje klasike asocimi. Por, zgjedhjet e kontestuara parlamentare të majit të vitit 1996, së bashku me krizën e thellë financiare dhe sociale që pasoi në fillim të vitit 1997 nga renia e skemave piramidale, bënë që të dështojë çdo iniciativë në këtë drejtim.
  5. 5.  Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, në këtë kohë, përcaktonte një sërë kushtesh politike dhe ekonomike që vendet e Ballkanit duhej të plotësonin për të zhvilluar dhe forcuar marrëdhëniet e tyre me BE- në. Këto kritere kishin të bënin me respektimin e parimeve demokratike, liritë dhe të drejtat e njeriut, ndërtimin, respektimin dhe forcimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjen e minoriteteve, zhvillimin e ekonomisë së tregut, si dhe bashkëpunimin rajonal
  6. 6.  Në muajin nëntor të vitit 2000, u zhvillua në Zagreb takimi i vendeve të përfshira në procesin e stabilizim-asocimit. Në këtë takim BE-ja vendosi të intensifikojë bashkëpunimin me Shqipërinë nëpërmjet krijimit të Grupit të Nivelit të Lartë Drejtues Shqipëri-BE. Qëllimi i këtij grupi ishte të vlerësonte kapacitetin e Shqipërisë për të marrë përsipër detyrimet për një Marrëveshje Stabilizim- Asocimi me BE-në. Grupi i Nivelit të Lartë Drejtues Shqipëri-BE zhvilloi tre takime në Tiranë në përfundim të të cilave Komisioni Evropian hartoi një raport vlerësimi, ku evidentohej procesi i bërë dhe fushat ku ende nevojiten përmirësime. Si përfundim, Komisioni vlerësoi se ndonëse mbetet ende për të bërë ne drejtim të plotësimit te detyrimeve që rrjedhin nga një marrëveshje stabilizim-asociimi, perspektiva e hapjes së negociatave është rruga më e mirë për të ruajtur tempin e ndryshimeve politike dhe reformave ekonomike në vend. Për këtë qëllim, Komisioni arriti në përfundimin se është çasti për të proceduar me një Marrëveshje Stabilizim-Asociimi me Shqipërinë.
  7. 7.  Qershor 1991 - Vendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri - Komuniteti Ekonomik Europian. 11 Maj 1992 - Nënshkrimi i Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Komunitetit Ekonomik Europian. 5 Nëntor 1992 – Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Komunitetit Ekonomik Europian. Shqipëria përfiton nga programi i ndihmës së BE- së, PHARE. Kjo shënon një hap të rëndësishëm drejt ristrukturimit të asistencës së BE në fushat prioritare të Shqipërisë
  8. 8.  26 Shkurt 1996 - BE-ja miraton një qasje rajonale për vendet e Europës Jug-Lindore. 29 Prill 1997 - BE-ja përcakton kushte politike dhe ekonomike për t'u plotësuar nga vendet e Europës Jug- Lindore, si bazë për një politikë koherente dhe transparent në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e tregtisë, asistencës financiare dhe bashkëpunimit ekonomik, si dhe të marrëdhënieve kontraktuale. 3 - 4 Qershor 1999 - Këshilli Europian i Këlnit riafirmon gatishmërinë e Bashkimit Europian për t’i sjellë vendet e këtij rajoni më afër perspektivës së integrimit të plotë në strukturat e saj. Kjo do të arrihet përmes një lloji të ri të marrëdhënieve kontraktuale (njohur më vonë si Procesi i Stabilizimit dhe Asociimit - PSA) duke marrë parasysh situatat specifike të çdo vendi. Këto situata specifike i referohen progresit në fushën e bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës së anëtarësimit në BE në bazë të Traktatit të Amsterdamit si dhe plotësimit të kritereve të përcaktuara gjatë Këshillin Europian të Kopenhagenit në qershor të 1993.
  9. 9.  10 Qershor 1999 – Miratimi i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore në Këln. Në dokumentin themelues, më shumë se 40 vende partnere dhe organizata u angazhuan për të forcuar në vendet e Europës Juglindore "përpjekjet për të nxitur paqen, demokracinë, respektin për të drejtat e njeriut dhe prosperitetin ekonomik, në mënyrë që të arrihet stabilitet në të gjithë rajonin". 1999 - Përfshirja e Shqipërisë në Regjimin Autonom Preferencial. 19 - 20 Qershor 2000 - Këshilli Europian i Feiras shpall se vendet që janë pjesë e procesit të Stabilizim Asociimit konsiderohen "kandidate potenciale" për anëtarësim në BE
  10. 10.  24 Nëntor 2000 – Këshilli Europian i Zagrebit lancon zyrtarisht procesin e Stabilizim Asociimit për 5 vendet e Europës Juglindore, përfshirë Shqipërinë. Samiti theksoi lidhjen midis progresit të vendeve të rajonit drejt demokracisë, sundimit të ligjit, pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal në njërën anë dhe perspektivës së anëtarësimit të mundshëm në BE në anën tjetër. 2001 - Viti i parë i zbatimit të Programit CARDS për vendet që janë pjesë e procesit të Stabilizim Asociimit. 2001 - Komisioni rekomandon fillimin e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me Shqipërinë. Qershor 2001 – Këshilli Europian i Göteborgut fton Komisionin Europian që të paraqes draft direktivat negociuse të MSA-së me Shqipërinë.
  11. 11.  Tetor 2002 – Miratimi i direktivave për hapjen e bisedimeve për MSA me Shqipërinë. 31 Janar 2003 – Presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi shpall zyrtarisht hapjen e bisedimeve për MSA mes Shqipërisë dhe BE-së. 21 Qershor 2003 - Samiti i Selanikut konfirmon perspektivën Europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe procesin e Stabilizim Asociimit si kuadrin politik të rrugës së tyre drejt anëtarësimit në BE.
  12. 12.  Maj 2004 – Këshilli Europian lançon programin TAIEX për harmonizimin e legjislacionit kombëtare të vendeve të përfshira në procesin e Stabilizim Asociimit me legjislacionin e BE-së. Qershor 2004 - Vendimi i Këshillit për Partneritetin e parë Europian me Shqipërinë. 14 Prill 2005 – Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ripranimit mes Shqipëri dhe BE-së.  Janar 2006 - Vendimi i Këshillit Europian për Partneritetin Europian të rishikuar me Shqipërinë. 1 Maj 2006 - Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Ripranimit mes Shqipërisë dhe Komunitetit Europian. 12 Qershor 2006 – Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Komuniteteve Europiane e Shteteve të tyre Anëtare nga njëra anë dhe Shqipërisë nga ana tjetër. 1 Dhjetor 2006 - Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Përkohshme mes Shqipërisë dhe Komunitetit Europian. Janar 2007 - Hyrja në fuqi e Instrumentit të ri të Ndihmës së Para-Aderimit (IPA). 1 Janar 2008 – Nënshkrimi i Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. 18 Shkurt 2008 - Vendimi i Këshillit për Partneritetin Europian të rishikuar me Shqipërinë.
  13. 13.  3 Qershor 2008 - Komisioni Europian (KE) paraqet Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave për Shqipërinë . Ky dokument përcakton 42 standarde lidhur me masat që adresuar nga autoritetet shqiptare në mënyrë që të mundësohet regjimi pa viza për qytetarët shqiptarë. 1 Prill 2009 - Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. 28 Prill 2009 – Qeveria shqiptare dorëzon Aplikimin e Shqipërisë për Anëtarësim në BE. 27 Maj 2010 – KE miraton propozimin që i mundëson qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës të drejtën për të udhëtua pa viza afatshkurtër në vendet e hapësirës Shengen. 8 Nëntor 2010 – Këshilli miraton vendimin për liberalizimin e vizave afat shkurtër për qytetarët shqiptarë. 9 Nëntor 2010 - KE paraqet Opinionin mbi Aplikimin e Shqipërisë për Anëtarësim në BE, ku nuk propozohet as dhënia e statusit të vendit kandidat e as hapja e negociatave. Opinioni përcakton 12 prioritete kyçe që duhen të adresohen nga Shqipëria në mënyrë që të matet progresi i saj drejt BE-së.  10 Qershor 2011 - Qeveria shqiptare miraton Planin e Veprimit që adreson 12 prioritetet kyçe të Opinionit të KE, lidhur me: funksionimin e duhur të Parlamentit, forcimin e shtetit ligjor, realizimin e reformave në administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar, forcimin e të drejtave të pronësisë, përforcimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e trajtimit të të burgosurve. 12 Tetor 2011 - KE publikon Raportin e Progresit të 2011 për Shqipërinë i cili nuk propozoi as dhënien e statusit të vendit kandidat e as hapjen e negociatave për anëtarësim
  14. 14.  10 Tetor 2012 - KE publikon Raportin e Progresit të 2012 për Shqipërinë i cili propozon dhënien e statusit të vendit kandidat të kushtëzuar.  12 dhjetor 2012 - Këshilli Europian përshëndeti përparimin e përgjithshëm të bërë nga Shqipëria në përmbushjen e 12 kritereve kyçe të përcaktuara në opinionin e Komisionit në 2010. Megjithatë, statusi i kandidatit do t’i jepet Tiranës sapo ekzekutivi i BE-së të raportojë që progresi i nevojshëm është arritur në fushën e reformave të administratës gjyqësore dhe publike, si dhe në rishikimin e rregullave të procedurës parlamentare. “Mbarëvajtja e sukseshme e zgjedhjeve parlamentare në 2013 do të jetë një test i rëndësishëm për funksionimin normal të institucioneve demokratike të vendit”,theksuan ministrat.
  15. 15.  16.10.2013  Nisur nga progresi i arritur, Komisioni Evropian i rekomandon Këshillit dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë me dakortësinë që vendi të vazhdojë të ndërmarrë veprime në luftën kundër korrupsionit. Ky rekomandim përfshihet në Strategjinë e Zhvillimit dhe Sfidat Kryesore 2013-2014.  1.11.2013  Lançohet dialogu i nivelit të lartë për prioritetet kyce Shqipëri - Komisioni Evropian, ku marrin pjesë përfaqësues të qeverisë, institucioneve të pavarura dhe opozitës  6.03.2014   Zhvillohet takimi i dytë i dialogut të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku merr pjesë dhe Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, të cilit i dorëzohet udhërrëfyesi për 5 prioritetet. Në këtë udhërrëfyes gjenden në mënyrë të detajuar të gjitha hapat konkrete që qeveria po ndërmerr në përmbushjen e 5 prioriteteve
  16. 16. 12 KRITERET E PERCAKTUARA FILLIMISHT NGA BE •KRITERET POLITIKE •Votimi i ligjeve me 3/5 pra arritja e konsensuve ne ceshtjet ligjore parlamentare •Votimi dhe rishikimi i kodeve penale,civile,rrugore,hekurudhore,detare dhe ajrore •Votimi mbi gjykaten administrative •Emerimi i avokatit te popullit dhe garantimi i funksionit dhe detyres se tij •Depolitizimi në emërimet nga parlamenti të gjyqtarëve në gjykatën e lartë dhe atë kushtetuese. •Permbushja e zgjedhjeve lokale te majit 2011 ne menyre demokratike •KRITERET EKONOMIKE •Lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar •Ceshtja e pronave private •KRITERET E LEGJISLACIONIT DHE PIKEPAMJA SHOQERORE •Garantimi i te drejtave te pakicave etnike ,dhe romeve •Kujdesi per grate dhe ceshtjet e trafikimit •Sigurimi i sigurise kombetare dhe kushtet e te burgosurve
  17. 17. 5 Kriteret e Percaktuara nga BE. •Reforma ne administraten publike •Veprime per pavaresine dhe efikasitetin e gjyqesorit •Vendosmeri ne luften kunder korrupsionit •Luftimi i krimit te organizuar •Me shume masa x mbrojtjen e te drejtave te njeriut te komunitetit rom dhe mbrojtjen e prones private.

×