SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 6
1:) Cfare eshte osteoporoza?
Kockat tona janë ato që ruajnë disa organe të trupit tonë (zemrën, trurin), realizojnë lëvizjen,
depozitojnë minerale dhe mbajnë në vetvete të ashtuquajturën palcën e kockës vendi ku
prodhohen qelizat e gjakut. Janë të përbëra nga kristale të mineraleve si fosfori, kalciumi dhe
magneziumi. Ka dy lloj qelizash, ato që formojnë kockën dhe ato që e tresin kockën. Deri në
moshën 20-25 vjeç dominante janë qelizat që formojnë kockën, më pas ato shkatërruese
megjithëse kanë një ekuilibër mes tyre. Rritja e shkatërrimit pakëson sasinë e mineralit dhe kjo
sjell thyerjen e kockës. Gjendja ku sasia e mineralit pakësohet shumë quhet osteoporozë. Kjo
është sëmundja më e shpeshtë metabolike e kockave ku mikroarkitekturae tyre dhe masa e
kockës janë zvogëluar.
2:)Cilet jane shkaktaret e semundjes se osteoporozes?
Shkaku kryesor i osteoporozës është një rënie e nivelit të estrogjenit në femrat në menopauzë,
apo e testosteronit te burrat. Gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 70 vjeç janë më të prirur për
osteoporozë. Por ka edhe shkaqe të tjera:
Regjimi i shtratit
Sëmundjet kronike reumatizmale, sëmundjet kronike të veshkave, çrregullimet e të ushqyerit
Marrja e kortizonit për një kohë të gjatë
Hiperparatiroidizmi (mbiprodhim i hormoneve të gjëndrës paratiroide)
Mungesa e vitaminës d
Ekzistojnë edhe disa faktorë që ndihmojnë prezencën e osteoporozës:
Histori familiare për osteoporozë
Mungesa e menstruacioneve (amenorrhea) për një kohë të gjatë
Marrja e ekzagjeruar e alkolit
Trajtimi hormonal për kancerin e prostatës apo kancerin e gjirit
Gjendja nën peshën normale
Duhani
Dietat e varfra me kalcium.
3:) Cilat gjini preken me shume nga kjo semundje?
Gjysma e të gjitha grave 50 vjeç e me lart, do të kenë një asht të thyer nga osteoporoza, në një
kohë, gjatë jetës së tyre. –
Osteoporoza ka më shumë gjasa për: gratë pas menopauzës, më së shumti sepse trupi ka më
pak estrogjen; gratë më të vogla dhe më të dobëta; gratë e bardha apo aziatike; gratë të cilat
kanë pasur familjarë me osteoporozë; gratë të cilat konsumojnë duhan apo alkool; gratë të cilat
përdorin ilaçe të caktuara, si steroide apo tiroide. Edhe burrat edhe gratë mund të kenë
osteoporozë, por shumica e hulumtimeve janë rreth gruas.
Grate kane nje rrezik 8 here me te larte se burrat per te zhvilluar osteoporoze. Keshillat
per ta parandaluar dhe trajtuar semundjen
Statistikat boterore tregojne se 1 ne 3 femra dhe 1 ne 5 meshkuj te moshes mbi 50 vjec jane te
prekur nga semundja e kockave, ndersa ne vendin tone, sipas mjekeve, kjo shifer mund te jete
edhe me e larte, per shkak te kushteve te veshtira te jeteses dhe shkalles se ulet te
diagnostikimit. Indi kockor eshte nje ind i organizimit njerezor qe eshte ne ndertim te
vazhdueshem. Ne kushte normale ekziston nje ekuiliber midis proceseve qe shkaterrojne
kocken dhe atyre qe e ndertojne ate. Humbja e mases kockore fillon si te burri dhe te gruaja
pasi kane kaluar 35 vjetet. Por te femrat kjo theksohet edhe me shume ne menopauze e pas
saj. Gjashte vjet pas menopauzes vihet re nje humbje e konsiderueshme e mases kockore, e
cila ka te beje drejtperdrejt me mungesen e estrogjeneve. Ne disa raste humbja e mases
kockore mund te jete aq e madhe, sa mund te coje ne thyerje te kockave ne menyre spontane
(pa ndonje shkak te vertete). Ne kete rast thuhet se gruaja paraqet osteoporoze.
4+5:) Si duhet te veprojme per tu mbrojtur nga kjo semundje?
Per te parandaluar osteoporozen, sipas mjekeve, duhet qe qysh ne periudhen e femijerise dhe
adoleshences te ndiqet nje aktivitet fizik i pershtatshem, si: ecje ne kembe, me biciklete, berja e
ekskursioneve te perditshme, ose te pakten tri here ne jave dhe ndjekja e nje regjimi ushqimor
korrekt, me pak mish dhe shume fruta, perime, zarzavate, qumesht (te skremuar, ne qofte se
ekzistojne probleme te yndyrave ne gjak), djathe, kos etj. Gjithashtu, duhet te nderpritet ose te
pakesohet perdorimi i duhanit dhe i alkoolit. Nje kujdes i vecante duhet pasur nga rrezimet,
sepse shtojne rrezikun e thyerjeve te kockave. Marrja e kalciumit cdo dite, e shoqeruar me
vitamine d, eshte gjithashtu e rendesishme, por per kete duhet me pare te keshilloheni me
mjekun. Per arsyet e permendura me siper, eshte e rendesishme te ndiqet nje regjim ushqimor i
ekuilibruar dhe i larmishem, por ne te njejten kohe duhet te kryhen ushtrime fizike te pakten tri
here ne dite. Afrimi i periudhes se menopauzes mund te jete edhe nje mundesi per te ndryshuar
disa zakone te te ushqyerit jokorrekt. Rregullat e te ushqyerit mund te ndihmojne gruan per te
ndjekur nje regjim ushqimor te mire si per vete, ashtu edhe per te gjithe familjen. Perdorni larmi
ushqimesh, por qe gjithnje te jene sa me te fresketa. Perdorni sa me shume fruta e zarzavate.
Filloni vaktin me sallate ose me supe me zarzavate. Pakesoni vaktet me mish (jo me shume se
4 here ne jave) dhe zevendesojini ato me ushqime me zarzavate. Ulni perdorimin e yndyrave
gjate pergatitjes se ushqimeve. Pakesoni sa me shume qe te jete e mundur perdorimin e
embelsirave. Hani fruta, por jo menjehere pas ngrenies se vaktit.
6 :) Semundjet e tjera te aparatit levizor
Artriti nënkupton inflamim (pezmatim, ndezje) të nyjave. Inflamacioni është një reaksion natyral
i trupit ndaj sëmundjeve ose lëndimeve dhe përfshin ënjtje, dhimbje dhe shtangie. Inflamacioni, i
cili mund të zgjatë për një kohë shumë të gjatë ose të rikthehet pas një kohë, si në rastet e
artritit, mund të çojë në demtim te indeve.
Ka më shumë se 100 lloje të ndryshme të artritit. Disa prej llojeve më të shpeshta të kësaj
sëmundje janë:
 Osteoartriti – ky është lloji më i shpeshtë i artirit. Kjo ndodh kur kërci që mbështjell
fundin e kockës tuaj gradualisht zhvishet. Pa mbrojtjen e kërcit, kockat fillojnë të prekin
me njëra-tjetrën dhe ky fërkim mund të shkaktojë dhimbje dhe ënjtje. Osteoartriti mund
të prekë çdo nyje, por më së shumti i prek duart dhe nyjat që mbajnë pesha të mëdha si
gjunjët, ijën (legenin) dhe unazat e shpinës. Osteoartriti zakonisht ndodh kur kërci
dëmtohet ose degjenerohet me kalimin e moshës ose për shkak të përdorimit të tepruar.
Për këtë arsye, osteoartriti ndonjëherë quhet edhe sëmundja degjenerative e nyjave.
 Artirti reumatoid – ky lloj artriti është sëmundja që zgjatë më së shumti dhe e cila prek
nyjat në çdo pjesë të trupit, përveç shpinës dhe më së shumti përfshin duart, kyçet e
duarve dhe gjunjët. Në rastin e artritit reumatoid, sistemi imun (sistemi mbrojtës i
organizmit) gabimisht sulmon veten dhe shkakton ënjtje të shtresës mbrojtëse të nyjave.
Inflamimi më pas shpërndahet në gjithë nyjën dhe mund ta dëmtojë kërcin dhe ashtin.
Në rastet më të shpeshta, artirti reumatoid mund të prekë edhe zona të tjera të trupit, si
lëkurën, sytë, mushkëritë, dhe nervat.
 Podagra – podagra është një sëmundje e dhimbshme e cila ndodh kur trupi nuk mund
ta eliminojë një substancë natyrale të quajtur acidi urik. Sasitë e tepruara të acidit urik
formojnë kristale në formë të gjilpërave në nyje të cilat shkaktojnë shtangie dhe dhimbje.
Podagra më së shpeshti prek gishtin e madh të këmbës, gjurin, dhe nyjat e dorës.
 Spondiliti ankiloz
 Spondiliti është një formë e artritit progresiv që shfaqet si pasojë e pezmatimit
kronik të kyçeve në shpinë. Emri i saj vjen nga fjala greke “ankulos”, që do të
thotë mpiksje e kyçit (nyjës), dhe “spondylo”, që nënkupton unazë. Spondilit do të
thotë inflamacion i shpinës në një ose më shumë struktura të afërta të unazave
(vertebrave).
 Spondiliti ankiloz i takon grupit të sëmundjeve të quajtura spondiloartropati
seronegative. Seronegative do të thotë se një person ka dalë negativ për një
autoantitrup të quajtur faktori reumatoid.
 Spondiloartropatitë janë familje e sëmundjeve të ngjashme të cilat zakonisht
shkaktojnë inflamacion në kyçe dhe shpinë. Sindromat tjera të këtij grupi
përfshijnë artritin psoriatik, artritin e sëmundjes inflamatore të zorrëve, artritin
kronik reaktiv, dhe artritin idiopatik juvenil të lidhur me entezitin.
 Edhe pse këto sëmundje kanë ngjashmëri, ato po ashtu kanë tipare që i dallojnë
nga të tjerat. Vula apo tipari dallues i spondilitit ankiloz është “sakroilitisi” ose
inflamacioni i kyçit sakroiliak, vendit ku shpina bashkohet me pelvikun (legenin).
 Te disa njerëz, spondiliti ankiloz mund të prekë edhe kyçet jashtë shpinës, si
shpatullat, brinjët, ijët, gjunjët dhe shputat. Ai po ashtu prek entezat, të cilat janë
vende ku tendonet dhe ligamentet lidhen për kocka. Është e mundshme që ai të
prekë edhe organet tjera, si sytë, zorrët, dhe – më rrallë – zemrën dhe
mushkëritë.
 Edhe pse shumë njerëz me spondilit ankiloz kanë episode të lehta të dhimbjes
së shpinës që herë shfaqen dhe herë largohen, të tjerët kanë dhimbje të ashpra,
të vazhdueshme, të shoqëruara me humbje të fleksibilitetit të shpinës. Në
shumicën e rasteve inflamacioni afat-gjatë çon në kalcifikim, proces i cili bën që
dy ose më shumë kocka të shpinës të ngjiten. Ngjitja mund po ashtu të ndodhë
në kafazin e kraharorit, duke bërë të kufizohet kapaciteti dhe funksioni i
mushkërive..

Sistemi imun është i ndërtuar për të mbrojtur organizmin dhe për të sulmuar substancat
e huaja që pushtojnë atë. Por, nëse ju vuani nga lupusi, diçka nuk funksionon mirë me
sistemin tuaj imun dhe ai sulmon qelizat dhe indet e shëndetshme të organizmit. Kjo
mund të çojë në dëmtime të shumë pjesëve të trupit si:
 Nyja
 Lëkurë
 Veshka
 Zemër
 Mushkëri
 Enë të gjakut
 Tru.
Ka disa lloje të lupusit. Lloji më i shpeshtë, lupusi eritematoz sistemik, prek shumë pjesë
të trupit përnjëherë. Llojet tjera të lupist janë:
 Lupusi eritematoz diskoid – shkakton puçrra të lëkurës që nuk largohen
 Lupusi eritematoz subakut i lëkurës – shkakton plagë të lëkurës në pjesë të trupit
të ekspozuara në diell
 Lupusi i nxitur nga barnat – mund të shkaktohet nga medikamentet
 Lupusi neonatal – një lloj i rrallë i lupusit që prek të porsalindurit.
7+8 Nga shkaktohen semundjet e aparatit levizor?
Si shkaqe të dhimbjeve të shpinës përmendenshpeshndryshimet
degjenerative, dmth. Reaksionet amortizative (nga shkërmoqjet)
Nëpër nyjat kurrizore, si dhe statika e gabuar. Madje dhe inflamacione në
disqet
Ndërunazore. Këto shfaqen gjithashtu dhe te një sërë sëmundjesh
Inflamatore-reumatike. Edhe ngacmuesit (p.sh. Viruset, bakteret mund të
shpien
Tek një inflamacion.
10. Terapiteqe perdoren per semundjet .
Ekzistojnë mundësi të shumta për të mbetur aktiv. Fitnesi në ujë i kursen
kyçet (nyjat) dhe e forcon muskulaturën. Lidhja reumatike ofron trajnimin
ujor «aquawell» dhe gjimnastikën terapeutike ujore «aquacura».
Masa pasive terapeutike,
si p.sh. masazhi ose fango
(balto-terapia) do të duheshin përdorur
në raste të skajshme vetëm si
masa plotësuese.
Një kombinacion terapish të ndryshme
duhet të synojë zvogëlimin e
dhimbjeve, dhe para së gjithash,
aftësinë e përgjithshme për aktivitet.
Kjo e fundit është shumë më e
rëndësishme se sa kërkimi, shpeshherë
i dëshpërueshëm, për të gjetur
shkaktarin e dhimbjeve. Pasiviteti
trupor të çon për një kohë të shkurtër
drejt një dobësimi të muskulaturës
së trungut dhe gjymtyrëve,
drejt një përkeqësimi të kondicionit
11.SEMUNDJET E APARATIT MUSKULOR
 Distrofia muskulare-Qenia njerëzore mund të hasë shqetësime shëndetësore
nga me të ndryshmet. Disa prej tyre mund të jenë lehtësisht të kurueshme, disa
mund të shfaqin vështirësi dhe probleme, e disa prej tyre nuk mund të kurohen.
Jo vetëm organet e trupit të njeriut mund të shfaqin probleme, por edhe muskujt
që i ndërtojnë ato. Çdo sëmundje e trashëguar e karakterizuar nga dobësimi
progresiv i muskujve të skeletit ka të bëjë me atë që quhet Distrofia muskulare.
Ekzistojnë 5 forma kryesore të shfaqjes së sëmundjes. Ato janë klasifikuar sipas
moshës, mënyrës së trashëgimisë, dhe pjesës së trupit kryesisht të prekur prej
saj. Lloji më i zakonshëm i formës së distrofisë muskulare emërtohet Duchenne
dhe është përshkruar për herë të parë në Francë në vitin 1861, nga mjeku
Duchenne. Shumë raste shkaktohen nga dëmtimi i një gjeni që ka lidhje me
seksin, në kromozomin X dhe mbartet vetëm nga femrat. Çdo djalë i një
mbartëse ka 50 për qind mundësi ta trashëgojë gjenin dhe të zhvillojë
sëmundjen, ndërsa çdo vajzë ka 50 për qind mundësi të trashëgojë gjenin dhe të
bëhet mbartës. Në një numër sporadik rastesh nuk ka asnjë histori në familje.
 Miopatia është një term i përgjithshëm që i referohet çdo sëmundje skeletore
muskulore ose çrregullimi neuromuskular. Miopatia mund të merret ose
trashëgohet dhe mund të ndodhë në lindje ose më vonë në jetë. Miopatitë
ndodhin si rezultat i çrregullimit të endokrinës, infeksionit të muskujve ose ënjtjes,
ilaçeve dhe mutacionit të gjeneve. Sëmundjet e muskujve skeletorë ose
miopatitë janë çrregullime me ndryshime strukturore ose çrregullim i funksionit të
muskujve. Këto kushte mund të jenë të ndryshme nga sëmundje të tjera dhe
simptoma kryesore është dobësia e muskujve që mund të jetë me intervale ose e
vazhdueshme. Distrofia muskulare i referohet një grupi sëmundjesh gjenetike që
karakterizohen nga dobësia progresive dhe degjenerimi i muskujve skeletorë që
kontrollojnë lëvizjet.

12.Siptomate semundjeve hiperatrofi-atrofi
- Dobësia e muskujveskeletorëtë shpatullave,
- Dhembje në pjesën e sipërme të krahëve
- Dobësim të muskujve të kofshëve
- Dhembje të muskujve të legenit.
- Të sëmurëtndjenë kërcitje,fortësidhe shtrëngim të muskujve
- Këta individë ndjejnë lodhje gjatë aktiviteteve të lehta fizike
- Mund të lodhen duke ecur dhe ngjitur shkallët
- Shpesh e kanë të vështirë të ngrihennga karrigia
 Atrofi-1-Dobësim imuskujvetë krahëve
 2-Dobësim imuskujveskeletorë
 3-Kanë vështirësinë ecje
 4-Shtrëngim i muskujve të zemrës
 5-Shtrëngim dhe dobësim imuskujvetë mushkërive
 6-Dobësim progresiv.

Mais conteúdo relacionado

Destaque

Osteologjia
OsteologjiaOsteologjia
OsteologjiaMedShqip
 
Water deficit
Water deficitWater deficit
Water deficitcchersia
 
Osteoporosis - Preventive Measures
Osteoporosis - Preventive MeasuresOsteoporosis - Preventive Measures
Osteoporosis - Preventive MeasuresSanjiv Haribhakti
 
Hyrje ne anatomi
Hyrje ne anatomiHyrje ne anatomi
Hyrje ne anatomiMedShqip
 
Osteoporosis And Physiotherapy Management
Osteoporosis And Physiotherapy ManagementOsteoporosis And Physiotherapy Management
Osteoporosis And Physiotherapy Managementpunita85
 
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)Fleurati
 
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)Fleurati
 
Ushqyerja e shëndetshme
Ushqyerja e shëndetshmeUshqyerja e shëndetshme
Ushqyerja e shëndetshmeExhitah Vasija
 
Kequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjetKequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjetSindi_haka
 

Destaque (20)

Osteoporoza
OsteoporozaOsteoporoza
Osteoporoza
 
Secondary assessment
Secondary assessmentSecondary assessment
Secondary assessment
 
Qytetari
QytetariQytetari
Qytetari
 
Osteologjia
OsteologjiaOsteologjia
Osteologjia
 
Water deficit
Water deficitWater deficit
Water deficit
 
Osteoporosis - Preventive Measures
Osteoporosis - Preventive MeasuresOsteoporosis - Preventive Measures
Osteoporosis - Preventive Measures
 
Semundjet e gjakut
Semundjet e gjakutSemundjet e gjakut
Semundjet e gjakut
 
Osteoporosis
OsteoporosisOsteoporosis
Osteoporosis
 
Hyrje ne anatomi
Hyrje ne anatomiHyrje ne anatomi
Hyrje ne anatomi
 
Osteoporosis And Physiotherapy Management
Osteoporosis And Physiotherapy ManagementOsteoporosis And Physiotherapy Management
Osteoporosis And Physiotherapy Management
 
Obeziteti
ObezitetiObeziteti
Obeziteti
 
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
 
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
 
Gjaku
GjakuGjaku
Gjaku
 
Ushqyerja e shëndetshme
Ushqyerja e shëndetshmeUshqyerja e shëndetshme
Ushqyerja e shëndetshme
 
Anemia
AnemiaAnemia
Anemia
 
Anemia
AnemiaAnemia
Anemia
 
Anemia ppt
Anemia pptAnemia ppt
Anemia ppt
 
Therapeutic Exercises
Therapeutic ExercisesTherapeutic Exercises
Therapeutic Exercises
 
Kequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjetKequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjet
 

Semelhante a Biologji osteoporoza

elementet kimik dhe roli i tyre
elementet kimik dhe roli i tyreelementet kimik dhe roli i tyre
elementet kimik dhe roli i tyreFranceskasita
 
biologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendetibiologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendetiArens Rapushi
 
Biologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerja
Biologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerjaBiologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerja
Biologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerjaOksana Kamberi
 
kimi gjimnazi sami frasheri
kimi gjimnazi sami frasheri kimi gjimnazi sami frasheri
kimi gjimnazi sami frasheri elonaharizi
 
Demtimet e gjurit
Demtimet e gjuritDemtimet e gjurit
Demtimet e gjuritZoja Demaj
 
Projekt 2
Projekt 2Projekt 2
Projekt 2Mersi
 
Piramida ushqimore
Piramida ushqimorePiramida ushqimore
Piramida ushqimoreXhuLia Muca
 
Projekt biologji xc
Projekt biologji xcProjekt biologji xc
Projekt biologji xcGoogle
 
Semundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeSemundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeAn An
 
Ateroskleroza sunilda rexhaj
Ateroskleroza sunilda rexhajAteroskleroza sunilda rexhaj
Ateroskleroza sunilda rexhajSunilda Rexhaj
 
Armiqtë e shëndetit
Armiqtë e shëndetitArmiqtë e shëndetit
Armiqtë e shëndetitGerta Hoxha
 
Biologjia
BiologjiaBiologjia
Biologjianida63
 
Aparati i ekskretimit
Aparati i ekskretimitAparati i ekskretimit
Aparati i ekskretimitMatilda Gremi
 
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor
Kanceri  nje forme  e rebelimit qelizor Kanceri  nje forme  e rebelimit qelizor
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor D. Sh
 

Semelhante a Biologji osteoporoza (19)

elementet kimik dhe roli i tyre
elementet kimik dhe roli i tyreelementet kimik dhe roli i tyre
elementet kimik dhe roli i tyre
 
biologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendetibiologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendeti
 
projekt kimi
projekt kimiprojekt kimi
projekt kimi
 
Biologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerja
Biologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerjaBiologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerja
Biologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerja
 
Sak
SakSak
Sak
 
kimi gjimnazi sami frasheri
kimi gjimnazi sami frasheri kimi gjimnazi sami frasheri
kimi gjimnazi sami frasheri
 
Demtimet e gjurit
Demtimet e gjuritDemtimet e gjurit
Demtimet e gjurit
 
Biologji
Biologji Biologji
Biologji
 
Projekt 2
Projekt 2Projekt 2
Projekt 2
 
Piramida ushqimore
Piramida ushqimorePiramida ushqimore
Piramida ushqimore
 
Projekt biologji xc
Projekt biologji xcProjekt biologji xc
Projekt biologji xc
 
Semundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeSemundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshme
 
Higjena
Higjena Higjena
Higjena
 
Endokarditi
EndokarditiEndokarditi
Endokarditi
 
Ateroskleroza sunilda rexhaj
Ateroskleroza sunilda rexhajAteroskleroza sunilda rexhaj
Ateroskleroza sunilda rexhaj
 
Armiqtë e shëndetit
Armiqtë e shëndetitArmiqtë e shëndetit
Armiqtë e shëndetit
 
Biologjia
BiologjiaBiologjia
Biologjia
 
Aparati i ekskretimit
Aparati i ekskretimitAparati i ekskretimit
Aparati i ekskretimit
 
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor
Kanceri  nje forme  e rebelimit qelizor Kanceri  nje forme  e rebelimit qelizor
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor
 

Mais de Xhoana Pepa

Terrorimi islamik
Terrorimi islamikTerrorimi islamik
Terrorimi islamikXhoana Pepa
 
14 Parimet e Wilson-it
14 Parimet e Wilson-it14 Parimet e Wilson-it
14 Parimet e Wilson-itXhoana Pepa
 
Projekt gjeografi 11a SHQIPERIA DHE BE
Projekt gjeografi 11a SHQIPERIA DHE BE Projekt gjeografi 11a SHQIPERIA DHE BE
Projekt gjeografi 11a SHQIPERIA DHE BE Xhoana Pepa
 
SHQIPERIA DHE BE
SHQIPERIA DHE BE SHQIPERIA DHE BE
SHQIPERIA DHE BE Xhoana Pepa
 
Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)
Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)
Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)Xhoana Pepa
 
Vallet shqiptare dhe baleti shqiptar
Vallet shqiptare dhe baleti shqiptar Vallet shqiptare dhe baleti shqiptar
Vallet shqiptare dhe baleti shqiptar Xhoana Pepa
 
SHQIPTARET NE PERANDORINE BIZANTINE
SHQIPTARET NE PERANDORINE BIZANTINESHQIPTARET NE PERANDORINE BIZANTINE
SHQIPTARET NE PERANDORINE BIZANTINEXhoana Pepa
 
Matematike e avancuar 1 FUNKSIONET
Matematike e avancuar 1 FUNKSIONETMatematike e avancuar 1 FUNKSIONET
Matematike e avancuar 1 FUNKSIONETXhoana Pepa
 
Perandoria Bizantine
Perandoria Bizantine  Perandoria Bizantine
Perandoria Bizantine Xhoana Pepa
 
Projekt fizikë
Projekt fizikë Projekt fizikë
Projekt fizikë Xhoana Pepa
 
Projekt biologji
Projekt biologji Projekt biologji
Projekt biologji Xhoana Pepa
 
Happy moments(ENGLISH PROJECT)
Happy moments(ENGLISH PROJECT)Happy moments(ENGLISH PROJECT)
Happy moments(ENGLISH PROJECT)Xhoana Pepa
 

Mais de Xhoana Pepa (12)

Terrorimi islamik
Terrorimi islamikTerrorimi islamik
Terrorimi islamik
 
14 Parimet e Wilson-it
14 Parimet e Wilson-it14 Parimet e Wilson-it
14 Parimet e Wilson-it
 
Projekt gjeografi 11a SHQIPERIA DHE BE
Projekt gjeografi 11a SHQIPERIA DHE BE Projekt gjeografi 11a SHQIPERIA DHE BE
Projekt gjeografi 11a SHQIPERIA DHE BE
 
SHQIPERIA DHE BE
SHQIPERIA DHE BE SHQIPERIA DHE BE
SHQIPERIA DHE BE
 
Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)
Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)
Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)
 
Vallet shqiptare dhe baleti shqiptar
Vallet shqiptare dhe baleti shqiptar Vallet shqiptare dhe baleti shqiptar
Vallet shqiptare dhe baleti shqiptar
 
SHQIPTARET NE PERANDORINE BIZANTINE
SHQIPTARET NE PERANDORINE BIZANTINESHQIPTARET NE PERANDORINE BIZANTINE
SHQIPTARET NE PERANDORINE BIZANTINE
 
Matematike e avancuar 1 FUNKSIONET
Matematike e avancuar 1 FUNKSIONETMatematike e avancuar 1 FUNKSIONET
Matematike e avancuar 1 FUNKSIONET
 
Perandoria Bizantine
Perandoria Bizantine  Perandoria Bizantine
Perandoria Bizantine
 
Projekt fizikë
Projekt fizikë Projekt fizikë
Projekt fizikë
 
Projekt biologji
Projekt biologji Projekt biologji
Projekt biologji
 
Happy moments(ENGLISH PROJECT)
Happy moments(ENGLISH PROJECT)Happy moments(ENGLISH PROJECT)
Happy moments(ENGLISH PROJECT)
 

Biologji osteoporoza

  • 1. 1:) Cfare eshte osteoporoza? Kockat tona janë ato që ruajnë disa organe të trupit tonë (zemrën, trurin), realizojnë lëvizjen, depozitojnë minerale dhe mbajnë në vetvete të ashtuquajturën palcën e kockës vendi ku prodhohen qelizat e gjakut. Janë të përbëra nga kristale të mineraleve si fosfori, kalciumi dhe magneziumi. Ka dy lloj qelizash, ato që formojnë kockën dhe ato që e tresin kockën. Deri në moshën 20-25 vjeç dominante janë qelizat që formojnë kockën, më pas ato shkatërruese megjithëse kanë një ekuilibër mes tyre. Rritja e shkatërrimit pakëson sasinë e mineralit dhe kjo sjell thyerjen e kockës. Gjendja ku sasia e mineralit pakësohet shumë quhet osteoporozë. Kjo është sëmundja më e shpeshtë metabolike e kockave ku mikroarkitekturae tyre dhe masa e kockës janë zvogëluar. 2:)Cilet jane shkaktaret e semundjes se osteoporozes? Shkaku kryesor i osteoporozës është një rënie e nivelit të estrogjenit në femrat në menopauzë, apo e testosteronit te burrat. Gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 70 vjeç janë më të prirur për osteoporozë. Por ka edhe shkaqe të tjera: Regjimi i shtratit Sëmundjet kronike reumatizmale, sëmundjet kronike të veshkave, çrregullimet e të ushqyerit Marrja e kortizonit për një kohë të gjatë Hiperparatiroidizmi (mbiprodhim i hormoneve të gjëndrës paratiroide) Mungesa e vitaminës d Ekzistojnë edhe disa faktorë që ndihmojnë prezencën e osteoporozës: Histori familiare për osteoporozë Mungesa e menstruacioneve (amenorrhea) për një kohë të gjatë Marrja e ekzagjeruar e alkolit Trajtimi hormonal për kancerin e prostatës apo kancerin e gjirit Gjendja nën peshën normale Duhani Dietat e varfra me kalcium. 3:) Cilat gjini preken me shume nga kjo semundje? Gjysma e të gjitha grave 50 vjeç e me lart, do të kenë një asht të thyer nga osteoporoza, në një kohë, gjatë jetës së tyre. –
  • 2. Osteoporoza ka më shumë gjasa për: gratë pas menopauzës, më së shumti sepse trupi ka më pak estrogjen; gratë më të vogla dhe më të dobëta; gratë e bardha apo aziatike; gratë të cilat kanë pasur familjarë me osteoporozë; gratë të cilat konsumojnë duhan apo alkool; gratë të cilat përdorin ilaçe të caktuara, si steroide apo tiroide. Edhe burrat edhe gratë mund të kenë osteoporozë, por shumica e hulumtimeve janë rreth gruas. Grate kane nje rrezik 8 here me te larte se burrat per te zhvilluar osteoporoze. Keshillat per ta parandaluar dhe trajtuar semundjen Statistikat boterore tregojne se 1 ne 3 femra dhe 1 ne 5 meshkuj te moshes mbi 50 vjec jane te prekur nga semundja e kockave, ndersa ne vendin tone, sipas mjekeve, kjo shifer mund te jete edhe me e larte, per shkak te kushteve te veshtira te jeteses dhe shkalles se ulet te diagnostikimit. Indi kockor eshte nje ind i organizimit njerezor qe eshte ne ndertim te vazhdueshem. Ne kushte normale ekziston nje ekuiliber midis proceseve qe shkaterrojne kocken dhe atyre qe e ndertojne ate. Humbja e mases kockore fillon si te burri dhe te gruaja pasi kane kaluar 35 vjetet. Por te femrat kjo theksohet edhe me shume ne menopauze e pas saj. Gjashte vjet pas menopauzes vihet re nje humbje e konsiderueshme e mases kockore, e cila ka te beje drejtperdrejt me mungesen e estrogjeneve. Ne disa raste humbja e mases kockore mund te jete aq e madhe, sa mund te coje ne thyerje te kockave ne menyre spontane (pa ndonje shkak te vertete). Ne kete rast thuhet se gruaja paraqet osteoporoze. 4+5:) Si duhet te veprojme per tu mbrojtur nga kjo semundje? Per te parandaluar osteoporozen, sipas mjekeve, duhet qe qysh ne periudhen e femijerise dhe adoleshences te ndiqet nje aktivitet fizik i pershtatshem, si: ecje ne kembe, me biciklete, berja e ekskursioneve te perditshme, ose te pakten tri here ne jave dhe ndjekja e nje regjimi ushqimor korrekt, me pak mish dhe shume fruta, perime, zarzavate, qumesht (te skremuar, ne qofte se ekzistojne probleme te yndyrave ne gjak), djathe, kos etj. Gjithashtu, duhet te nderpritet ose te pakesohet perdorimi i duhanit dhe i alkoolit. Nje kujdes i vecante duhet pasur nga rrezimet, sepse shtojne rrezikun e thyerjeve te kockave. Marrja e kalciumit cdo dite, e shoqeruar me vitamine d, eshte gjithashtu e rendesishme, por per kete duhet me pare te keshilloheni me mjekun. Per arsyet e permendura me siper, eshte e rendesishme te ndiqet nje regjim ushqimor i ekuilibruar dhe i larmishem, por ne te njejten kohe duhet te kryhen ushtrime fizike te pakten tri here ne dite. Afrimi i periudhes se menopauzes mund te jete edhe nje mundesi per te ndryshuar disa zakone te te ushqyerit jokorrekt. Rregullat e te ushqyerit mund te ndihmojne gruan per te ndjekur nje regjim ushqimor te mire si per vete, ashtu edhe per te gjithe familjen. Perdorni larmi ushqimesh, por qe gjithnje te jene sa me te fresketa. Perdorni sa me shume fruta e zarzavate. Filloni vaktin me sallate ose me supe me zarzavate. Pakesoni vaktet me mish (jo me shume se 4 here ne jave) dhe zevendesojini ato me ushqime me zarzavate. Ulni perdorimin e yndyrave gjate pergatitjes se ushqimeve. Pakesoni sa me shume qe te jete e mundur perdorimin e embelsirave. Hani fruta, por jo menjehere pas ngrenies se vaktit. 6 :) Semundjet e tjera te aparatit levizor Artriti nënkupton inflamim (pezmatim, ndezje) të nyjave. Inflamacioni është një reaksion natyral i trupit ndaj sëmundjeve ose lëndimeve dhe përfshin ënjtje, dhimbje dhe shtangie. Inflamacioni, i cili mund të zgjatë për një kohë shumë të gjatë ose të rikthehet pas një kohë, si në rastet e artritit, mund të çojë në demtim te indeve.
  • 3. Ka më shumë se 100 lloje të ndryshme të artritit. Disa prej llojeve më të shpeshta të kësaj sëmundje janë:  Osteoartriti – ky është lloji më i shpeshtë i artirit. Kjo ndodh kur kërci që mbështjell fundin e kockës tuaj gradualisht zhvishet. Pa mbrojtjen e kërcit, kockat fillojnë të prekin me njëra-tjetrën dhe ky fërkim mund të shkaktojë dhimbje dhe ënjtje. Osteoartriti mund të prekë çdo nyje, por më së shumti i prek duart dhe nyjat që mbajnë pesha të mëdha si gjunjët, ijën (legenin) dhe unazat e shpinës. Osteoartriti zakonisht ndodh kur kërci dëmtohet ose degjenerohet me kalimin e moshës ose për shkak të përdorimit të tepruar. Për këtë arsye, osteoartriti ndonjëherë quhet edhe sëmundja degjenerative e nyjave.  Artirti reumatoid – ky lloj artriti është sëmundja që zgjatë më së shumti dhe e cila prek nyjat në çdo pjesë të trupit, përveç shpinës dhe më së shumti përfshin duart, kyçet e duarve dhe gjunjët. Në rastin e artritit reumatoid, sistemi imun (sistemi mbrojtës i organizmit) gabimisht sulmon veten dhe shkakton ënjtje të shtresës mbrojtëse të nyjave. Inflamimi më pas shpërndahet në gjithë nyjën dhe mund ta dëmtojë kërcin dhe ashtin. Në rastet më të shpeshta, artirti reumatoid mund të prekë edhe zona të tjera të trupit, si lëkurën, sytë, mushkëritë, dhe nervat.  Podagra – podagra është një sëmundje e dhimbshme e cila ndodh kur trupi nuk mund ta eliminojë një substancë natyrale të quajtur acidi urik. Sasitë e tepruara të acidit urik formojnë kristale në formë të gjilpërave në nyje të cilat shkaktojnë shtangie dhe dhimbje. Podagra më së shpeshti prek gishtin e madh të këmbës, gjurin, dhe nyjat e dorës.  Spondiliti ankiloz  Spondiliti është një formë e artritit progresiv që shfaqet si pasojë e pezmatimit kronik të kyçeve në shpinë. Emri i saj vjen nga fjala greke “ankulos”, që do të thotë mpiksje e kyçit (nyjës), dhe “spondylo”, që nënkupton unazë. Spondilit do të thotë inflamacion i shpinës në një ose më shumë struktura të afërta të unazave (vertebrave).  Spondiliti ankiloz i takon grupit të sëmundjeve të quajtura spondiloartropati seronegative. Seronegative do të thotë se një person ka dalë negativ për një autoantitrup të quajtur faktori reumatoid.  Spondiloartropatitë janë familje e sëmundjeve të ngjashme të cilat zakonisht shkaktojnë inflamacion në kyçe dhe shpinë. Sindromat tjera të këtij grupi përfshijnë artritin psoriatik, artritin e sëmundjes inflamatore të zorrëve, artritin kronik reaktiv, dhe artritin idiopatik juvenil të lidhur me entezitin.  Edhe pse këto sëmundje kanë ngjashmëri, ato po ashtu kanë tipare që i dallojnë nga të tjerat. Vula apo tipari dallues i spondilitit ankiloz është “sakroilitisi” ose inflamacioni i kyçit sakroiliak, vendit ku shpina bashkohet me pelvikun (legenin).  Te disa njerëz, spondiliti ankiloz mund të prekë edhe kyçet jashtë shpinës, si shpatullat, brinjët, ijët, gjunjët dhe shputat. Ai po ashtu prek entezat, të cilat janë vende ku tendonet dhe ligamentet lidhen për kocka. Është e mundshme që ai të prekë edhe organet tjera, si sytë, zorrët, dhe – më rrallë – zemrën dhe mushkëritë.  Edhe pse shumë njerëz me spondilit ankiloz kanë episode të lehta të dhimbjes së shpinës që herë shfaqen dhe herë largohen, të tjerët kanë dhimbje të ashpra, të vazhdueshme, të shoqëruara me humbje të fleksibilitetit të shpinës. Në shumicën e rasteve inflamacioni afat-gjatë çon në kalcifikim, proces i cili bën që dy ose më shumë kocka të shpinës të ngjiten. Ngjitja mund po ashtu të ndodhë
  • 4. në kafazin e kraharorit, duke bërë të kufizohet kapaciteti dhe funksioni i mushkërive..  Sistemi imun është i ndërtuar për të mbrojtur organizmin dhe për të sulmuar substancat e huaja që pushtojnë atë. Por, nëse ju vuani nga lupusi, diçka nuk funksionon mirë me sistemin tuaj imun dhe ai sulmon qelizat dhe indet e shëndetshme të organizmit. Kjo mund të çojë në dëmtime të shumë pjesëve të trupit si:  Nyja  Lëkurë  Veshka  Zemër  Mushkëri  Enë të gjakut  Tru. Ka disa lloje të lupusit. Lloji më i shpeshtë, lupusi eritematoz sistemik, prek shumë pjesë të trupit përnjëherë. Llojet tjera të lupist janë:  Lupusi eritematoz diskoid – shkakton puçrra të lëkurës që nuk largohen  Lupusi eritematoz subakut i lëkurës – shkakton plagë të lëkurës në pjesë të trupit të ekspozuara në diell  Lupusi i nxitur nga barnat – mund të shkaktohet nga medikamentet  Lupusi neonatal – një lloj i rrallë i lupusit që prek të porsalindurit. 7+8 Nga shkaktohen semundjet e aparatit levizor? Si shkaqe të dhimbjeve të shpinës përmendenshpeshndryshimet degjenerative, dmth. Reaksionet amortizative (nga shkërmoqjet) Nëpër nyjat kurrizore, si dhe statika e gabuar. Madje dhe inflamacione në disqet Ndërunazore. Këto shfaqen gjithashtu dhe te një sërë sëmundjesh Inflamatore-reumatike. Edhe ngacmuesit (p.sh. Viruset, bakteret mund të shpien Tek një inflamacion. 10. Terapiteqe perdoren per semundjet . Ekzistojnë mundësi të shumta për të mbetur aktiv. Fitnesi në ujë i kursen kyçet (nyjat) dhe e forcon muskulaturën. Lidhja reumatike ofron trajnimin ujor «aquawell» dhe gjimnastikën terapeutike ujore «aquacura». Masa pasive terapeutike, si p.sh. masazhi ose fango
  • 5. (balto-terapia) do të duheshin përdorur në raste të skajshme vetëm si masa plotësuese. Një kombinacion terapish të ndryshme duhet të synojë zvogëlimin e dhimbjeve, dhe para së gjithash, aftësinë e përgjithshme për aktivitet. Kjo e fundit është shumë më e rëndësishme se sa kërkimi, shpeshherë i dëshpërueshëm, për të gjetur shkaktarin e dhimbjeve. Pasiviteti trupor të çon për një kohë të shkurtër drejt një dobësimi të muskulaturës së trungut dhe gjymtyrëve, drejt një përkeqësimi të kondicionit 11.SEMUNDJET E APARATIT MUSKULOR  Distrofia muskulare-Qenia njerëzore mund të hasë shqetësime shëndetësore nga me të ndryshmet. Disa prej tyre mund të jenë lehtësisht të kurueshme, disa mund të shfaqin vështirësi dhe probleme, e disa prej tyre nuk mund të kurohen. Jo vetëm organet e trupit të njeriut mund të shfaqin probleme, por edhe muskujt që i ndërtojnë ato. Çdo sëmundje e trashëguar e karakterizuar nga dobësimi progresiv i muskujve të skeletit ka të bëjë me atë që quhet Distrofia muskulare. Ekzistojnë 5 forma kryesore të shfaqjes së sëmundjes. Ato janë klasifikuar sipas moshës, mënyrës së trashëgimisë, dhe pjesës së trupit kryesisht të prekur prej saj. Lloji më i zakonshëm i formës së distrofisë muskulare emërtohet Duchenne dhe është përshkruar për herë të parë në Francë në vitin 1861, nga mjeku Duchenne. Shumë raste shkaktohen nga dëmtimi i një gjeni që ka lidhje me seksin, në kromozomin X dhe mbartet vetëm nga femrat. Çdo djalë i një mbartëse ka 50 për qind mundësi ta trashëgojë gjenin dhe të zhvillojë sëmundjen, ndërsa çdo vajzë ka 50 për qind mundësi të trashëgojë gjenin dhe të bëhet mbartës. Në një numër sporadik rastesh nuk ka asnjë histori në familje.  Miopatia është një term i përgjithshëm që i referohet çdo sëmundje skeletore muskulore ose çrregullimi neuromuskular. Miopatia mund të merret ose trashëgohet dhe mund të ndodhë në lindje ose më vonë në jetë. Miopatitë ndodhin si rezultat i çrregullimit të endokrinës, infeksionit të muskujve ose ënjtjes, ilaçeve dhe mutacionit të gjeneve. Sëmundjet e muskujve skeletorë ose miopatitë janë çrregullime me ndryshime strukturore ose çrregullim i funksionit të muskujve. Këto kushte mund të jenë të ndryshme nga sëmundje të tjera dhe simptoma kryesore është dobësia e muskujve që mund të jetë me intervale ose e vazhdueshme. Distrofia muskulare i referohet një grupi sëmundjesh gjenetike që
  • 6. karakterizohen nga dobësia progresive dhe degjenerimi i muskujve skeletorë që kontrollojnë lëvizjet.  12.Siptomate semundjeve hiperatrofi-atrofi - Dobësia e muskujveskeletorëtë shpatullave, - Dhembje në pjesën e sipërme të krahëve - Dobësim të muskujve të kofshëve - Dhembje të muskujve të legenit. - Të sëmurëtndjenë kërcitje,fortësidhe shtrëngim të muskujve - Këta individë ndjejnë lodhje gjatë aktiviteteve të lehta fizike - Mund të lodhen duke ecur dhe ngjitur shkallët - Shpesh e kanë të vështirë të ngrihennga karrigia  Atrofi-1-Dobësim imuskujvetë krahëve  2-Dobësim imuskujveskeletorë  3-Kanë vështirësinë ecje  4-Shtrëngim i muskujve të zemrës  5-Shtrëngim dhe dobësim imuskujvetë mushkërive  6-Dobësim progresiv.