1. Çka është Hulumtimi i Tregut
Qëllimi i hulumtimit të tregut është që të
ndihmohen kompanitë, që të marrin
vendime të drejta rreth zhvillimit dhe
marketingut të produkteve të reja.
Hulumtimi i tregut paraqet zërin e
konsumatorit në një kompani.
Hulumtimi i tregut është një komponent
kryesore e Marketingut, i cili shfrytëzohet nga pronarët e bizneseve dhe
kompanitë, ashtu që të kuptojë se kush janë konsumatorët e tyre, cilat janë
nevojat dhe kërkesat e tyre, kur dhe ku ti kërkojnë ata/ato. Ju nuk mund ti
përcaktoni konsumatorët e ardhshëm, nëse nuk i njihni më mirë
konsumatorët aktual.
i. Cdo hulumtim tregu fillon me identifikimin e ndonje kërkese apo
mundësie ne treg.
ii. Ne cdo hulumtim duhet te merret parasysh sjellja e konsumatorit,
si dhe faktoret te tjere te cilet ndikojne ne vendimet e tij, gjate
blerjes.
iii. Pas identifikimit te konsumatoreve, ndermarrja merr masa
përkatëse, rreth segmentimit te tregut dhe pozicionohet ne treg me
produktet dhe shërbimet e veta .
Procesi i marketingut
Hulumtimi i tregut
Përcaktimi i qëllimeve
Përcaktimi i strategjisë se marketingut
Plani-Programi i marketingut (marketingu Mix)
www.facebook.com/ideatransfer 1
2. Marketing kontrola
Hulumtimi i tregut
Marketingu do të thotë zbulimi dhe pastaj
plotësimi i nevojave të konsumatorëve.
Në zemër të marketingut gjendet procesi i
Hulumtimit të tregut.
Hulumtimi i Tregut përfshinë identifikimin e
kërkesave të konsumatorëve dhe plotësimin e
nevojave të tyre.
Kriteret e mbledhjes se informacioneve
Informacioni mbi tregun duhet të jetë:
shkencor; jointuitiv ose i mbledhur rastësisht
objektiv
jopersonal dhe
në kohë të duhur
Mënyrat e Hulumtimit të Tregut
Ekzistojnë disa mënyra dhe tipe për
hulumtim:
Observimi – Vëzhgimi - Nëpërmjet kesaj
metode ju mund të bëni hulumtimin e tregut
tuaj duke vëzhguar, dhe të gjitha vëzhgimet
www.facebook.com/ideatransfer 2
3. tuaja i futni ne statestiken t’uaj dhe me pas mund të nxjerni rezultate
përfundimtare.
Grupet Fokuese- Nëpërmjet kësaj metode ju duhet të përcaktoni një grup
personash, prej 6 deri ne 12, duke i ndar ne 2 grupe. Grupin fokues e
udheheq profesionisti dhe kjo zgjatë 1 deri 2 orë.
Intervistat - Permes kësaj metode ju mund te bëni anketim
drejtpërdrejtë, intervista në telefon, intervista me e-mail.
Eksperimentale - Nëpërmjet kësaj metode ju eksperimentoni produktin
tuaj duke i shikuar reagimet e konsulmatorëve, p.sh. nëse ju keni gjellëtore,
nje dite i vëni krypë teper, ditën tjeter më pak.
Objekti i Hulumtimit të Tregut
Produkti
Çmimi
Vendi, Distribuimi (Shpërndarja)
Promovimi
PRODUKTI
• Qëllimi i përzierjes së produktit
• Kuptimi i përzierjes së produktit
• Cilësia
• Disenjimi
• Paketimi
• Mirëmbajtja
• Shërbimi
• Shërbimet e garancionit
• Mundësia e kthimit të blerjes
www.facebook.com/ideatransfer 3
4. ÇMIMI
• Pozicionimi i çmimit
• Rabati dhe kushtet e pagesës
• Kushtet e financimit
PROMOVIMI
• Reklamimi
• Lidhjet me publikun
• Shitja personale
• Promovimi i shitjeve
• Politika e firmës
VENDI
• Kanalet e shpërndarjes
• Dendësia (ngjedhja e shpërndarjes)
• Koha
• Stoku
• Transporti
HULUMTIMI INDUSTRIAL (Hulumtimi i
ofertës)
Aktiviteti i konkurrentit –
Hulumtimi i produkteve ë tyre, çmimit, promovimit.Si ndryshon produkti juaj
nga produktet që tashmë janë në treg? Cilët janë ata që udhëheqin në treg
dhe pse?
Furnizuesit dhe burimet –
www.facebook.com/ideatransfer 4
5. Kostot e lokaleve, lëndës së pare, punës – a mund ta krijoni produktin apo
shërbimin me kosto të ulëta? A do të keni mundësi të krijoni njësi me kosto
të ulët sa që ta shisni produktin apo shërbimin me çmim konkurrues dhe
akoma të arrini një bruto fitim?
Ligji dhe ndjekja e ligjeve -
A ka faktorë mjedisor të cilët duhet ti keni parasysh? A do të ndotë
ambientin biznesi juaj?
Në qoftë se biznesi juaj ka nevojë për licence, cilët hapa I keni marrë për të
marrë licencen?
A do të keni nevojë për sigurim?
A ka inovatorë apo investues që duhet ti merrni parasysh për të qenë
partner me ta?
Çka është plani i marketingut?
Plani i marketingut i kompletuar duhet të jetë i strukturuar si në vijim:
www.facebook.com/ideatransfer 5
6. 1. Përshkrimi i produktit
2. Tregu
3. Vendi/lokacioni
4. Krahasimi me konkurentët
5. Klientëe mëdhenj
6. Çmimet e shitjës
7. Kërkesat totale
Anketim me klient
konkuruesit
Statistikat nga Enti statistikor
Analiza e importeve
Sistemi i shitjës
Tregjet e ngjashme jasht vendit
8. Përndarja e tregut
9. Parashikimi i shitjeve
10. Tregu ”Mix”
11. Vlerësimi i promovimit
12. Buxheti I marketingut
Disa këshilla për dizajnimin e pyetësorit
Bëni pyetje të thjeshta
Përfshini në anketën tuaj udhëzimet se si duhët përgjigjur
në pyetje
Filloni anketën me pytje të përgjithshme duke shkuar kah
pyetjet më specifike
www.facebook.com/ideatransfer 6
7. Secila pyetje duhet të jetë e shkurtër
Nëse pyetësori duhet të plotësohet nga të anketuarit e jo
nga intervistuesi (ekipi anketues), mbani në mend që
duhet të dizajnoni një pyetsor që është tërheqës dhe i
lehtë për tu lexuar
Mbani mend që ta para-testoni pyetsorin. Para se ta
shtypni pyetsorin, pyetni disa njerëz si p.sh. konsumatorët
e regullt, kolegët, shoqërinë dhe punëtorët që ta
plotësojnë anketën. Kërkoni nga ata që t`iu japin reagimet
e tyre për stilin e anketës, thjeshtësinë dhe si e
përceptojnë ata qëllimin e anketës.
Mënyra se si formulohet pyetja ndikon ne përgjigjën e
respondentëve.
Shembull konkret nga hulumtimi i tregut
Hulumtimi i tregut
a). Brenda ekipit tuaj, luteni që të identifikoni 6 konsumatorë potencial për
produktin apo shërbimin tuaj dhe intervistoni ata me qëllim të identifikimit
të:
• nevojave dhe kërkesave të tyre
• dëshirave dhe preferencave të tyre
www.facebook.com/ideatransfer 7
8. Luteni që të shënoni rezultatet e intervistës suaj dhe dërgoni draftin tutorit
tuaj sipas kohës së përcaktuar.
b). Brenda ekipit tuaj, luteni që të zgjedhni dhe vizitoni një ndërmarrje apo
biznes dhe intervistoni drejtorin e marketingut. Luteni për intervistë t’i keni
parasysh pyetjet në vijim:
1. Si e zhvillon ndërmarrja/biznesi strategjinë e marketingut?
2. Si i përcaktojnë çmimet për produkte/shërbime?
3. Cilat janë mediumet dhe kanalet reklamuese të tyre dhe pse i kanë
zgjedhur ato?
4. Cili është buxheti i caktuar për strategjinë e marketingut (% e buxhetit
të përgjiithshëm)?
5. Si e dinë apo e masin cili aktivitet i marketingut është i suksesshëm?
Luteni që të shënoni rezultatet e intervistës suaj dhe dërgoni draftin tutorit
tuaj sipas kohës së përcaktuar.
www.facebook.com/ideatransfer 8