2. Zonat e mbrojtura natyrore dhe turistike në vendin tonë, janë konsideruar si pjesë
tokësore dhe ujore të mbrojtura për shkak të shumëllojshmërisë biologjike të
pasurive natyrore dhe kulturore që ofrojnë. Këto zona mbrohen nga shteti dhe
numërohen rreth 384 të tilla. Ato ndahen në 6 kategori sipas rëndësisë: 4 zona
rreptësisht të mbrojtura ku përfshihen Laguna e Karavastasë (Lushnjë), Lumi i
Gashit (Tropojë), Rrajca (Librazhd) dhe Kardhiq (Gjirokastër), 11 parqe kombëtare;
300 monumente natyrore; 26 zona të menaxhuara, 4 peisazhe të mbrojtura
tokësore ose detare, si dhe 4 zona të mbrojtura resursesh. Zonat e mbrojtura zënë
një sipërfaqe të përgjithshme 109 050 ha, 10,5 % të fondit pyjor dhe 3,8 % të sip së
përgjithshme të vendit. Fillimet e zonave të mbrojtura kanë nisur që në vitin 1940
me shpalljen ose krijimin e rezervatit të parë shtetëror të gjuetisë Kune-Vain-Tale në
Lezhë
3. Parku natyror i Dajtit
Ndodhet në lindje të kryeqytetit të Shqipërisë dhe
ka një sipërfaqe prej 3300 ha. Ai ndodhet në pjesën
lindore të fushës se gjerë të Tiranës 26 km në lindje
të Tiranës dhe 50 km larg nga aeroporti “Nënë
Tereza”. Tipike e Parkut te Dajtit është shtrirja e
bimësisë me kate . Ky park është një zonë shumë e
frekuentuar nga pushuesit ditor. Ai konsiderohet
“Ballkoni natyror i Tiranës”. Ai ofron mundësi
akomodimi për pushuesit . Aty mund te shkohet me
teleferik , udhëtim i cili ofron një eksperience te
veçante..
4. Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës”
Ka një sip prej 8000 ha dhe
konsiderohet si mrekullia e Alpeve
Shqiptare. Ndodhet 25-30 km në veriperëndim të qytetit të Bajram Currit.
Shtrihet midis majash të larta e të
thepisura të mbuluara me një kolorit
fantastik ngjyrash në çdo stinë duke
dhënë kështu imazhin e një lugine
plot labirinte dhe të papritura.
5. Parku Kombëtar “Thethi”
Ka një siperfaqe prej 2630 ha dhe ndodhet
në Alpet e Shqipërisë, pranë Bjeshkëve të
Nëmura. Ai ndodhet në një distancë 70 km
larg qytetit të Shkodrës dhe përshkohet nga
lumi i Thethit, me një prurje prej rreth 10001300 l/sek dhe është i pasur me troftën e
malit. Një pikë mjaft piktoreske dhe
mahnitëse është Ujëvara e Grunasit. Për tu
vlerësuar është prania e drurit relikt të lisit.
Ky përfaqëson zonën më të populluar të
vendit me rrëqebull ( linx linx ) i cili
konsiderohet specia e rrezikuar
6. Parku Kombëtar i Lurës
Ka një sipërfaqe prej 1280 ha dhe shtrihet në
faqen lindore të Masivit “Kurora e Lurës”.
Mjaft piktoreske këtu janë 14 liqenet
akullnajore të Lurës. Në dimër sipërfaqet e
tyre ngrijnë. Ndërsa në pjesën jugore të
parkut ndodhet “Fusha e Pelave” që ofron
pamje shumë çlodhëse, pasi ka bimësi të
larmishme me lule shumëngjyrëshe të
rrethuara nga drurë shekullorë halorë. Në
këtë park ka mundësi të mëdha për zhvillimin
e ekoturizmit.
7. Parku “Bredhi i Hotoves”
Bredhi i Hotovës është park kombëtar, ndodhet në jug të
Shqipërisë pak kilometra nga qyteti i Përmetit, dhe mund të cilë
sohet si mushkria natyrore e Shqipërisë Jugore. Me një shtrirje
prej 1200 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë
kryesisht nga Bredhi Maqedonas, ky park kombëtar është një
nga perlat turistike të Shqipërisë, që ofron surpriza të këndëshme
në çdo stinë të vitit, si në dimër, ku ai është i mbuluar nga dëbora
por dhe në verë ku mund të shijosh freskinë e tij.
Bredhi i Hotovës konsiderohet një nga reliket bimore mesdhetare
më të rëndësishëm në vend dhe është një nga parqet më të
mëdhenj në Ballkan me Bredh Maqedonas.
Aty përveç bredhit gjen disa lloje panjash, shkozë e zezë, ilqe,
dëllinjë e kuqe dhe e zezë, mjedër etj. Në lartësinë 800-1000
metra takohen livadhe e vende të sheshta të rrethuar nga drurë
shekullorë të përmasave të mëdha. Parku formon një kurorë të
gjelbërt gjigande me kontraste të dukshme nga njëra-tjetra. Bota
shtazore është e pasur. Nga gjitarët takohen ariu i murrmë, ujku,
dhelpra, kunadhja, derri i egër, lepuri i egër, ketri etj. Por krenaria
e këtij parku dhe përfaqësuesi tipik i tij është kaprolli, të cilin
mund ta shohësh në livadhe dhe lëndina në thellësi të pyllit.
8. Parku Kombëtar “Pishat e Divjakës”
Ka një sipërfaqe prej 1250 ha dhe ndodhet 5
km larg qytetit të Divjakës dhe 40 km larg
qytetit të Lushnjes. Ky park është
njëkohësisht edhe pjesë e kompleksit Laguna
e Karavastasë ndodhet nën mbrojtjen e
Konventës Ndërkombëtare të Ramsarit, që
nga viti 1994. Ky park përbën një nga
ekosistemet më të rëndësishme të gjithë
vendit. Kjo sidomos për faunën e pasur ku
përfaqësuesi më tipik është pelikani kaçurrel, i
cili zë rreth 6.4% të popullatës botërore. Ketu
ndodhet pika perendimore e folezimit te ketij
shpendi ne europe.
9. Biza
Pika malore e Bizës, gjendet në rrethin e Tiranës, në komunën e
Shën Gjergjit. Largësia nga kryeqyteti është 85 km. Për të shkuar
atje ndiqet itinerari Tiranë-Linzë-Qafë Priskë-Qafë Mollë-Bizë. Ajo
është një fushë karstike e ndodhur në skajin juglindor të malit me
Gropa. Fusha e Bizës shtihet në lartësinë 1.200 metra mbi nivelin
e detit. Ajo është 4 km e gjatë dhe 2 km e gjerë. Ky është një
vend mjaft i këndshëm dhe me ajër të pastër. Në perëndim fusha
ka forma të zhvillimit të fenomeneve karstike. Fusha e Bizës
përshkohet nga lumi me të njëjtin emër, i cili më pas zhduket
brenda një shpelle karstike pranë fshatit Val.
Zona e Bizës është e pasur me pyje të shumta, sidomos të
dushkut dhe ahut. Në këtë zonë gjejnë strehë kafshë të egra si
ariu i murrmë, ujku, dhitë e egra, dhelpra, lepuri i egër, derri i
egër, lakuriqet e natës, skifteri etj. Zona karakterizohet nga reshje
të konsiderueshme dëbore gjatë stinës së ftohtë.
Biza ka shërbyer edhe për shfrytëzimin e lëndës së drurit.
Gjithsesi ajo ofron kushte mjaft të favorshme natyrore edhe për
organizimin e aktiviteteve turistike ku mund të përmendim
turizmin me çadra gjatë stinës së ngrohtë, skitë në pistat
natyrore, speleologjine në shpellën e Valit etj. Zona e Bizës
përbën një park natyror, e cila ka statusin e zonës së mbrojtur me
një sipërfaqe prej 1.370 hektarë.
10. Lagunat e Kune – Vainit
Ky sistem lagunor dhe njëkohësisht zonë e mbrojtur
gjendet në grykëderdhjen e lumit Drin. Këtu ka shumë
shpendë ujorë dhe gjenden dy laguna, ajo e Cekës me sip
235 ha dhe e Merxhanit 77 ha. Surpriza më e këndshme
për turistin është ishulli ranor i Kunes me një sip prej 125
ha në të djathtë të deltës së Drinit. Ishulli i Kunes është i
mbuluar me një bimësi të harlisur hidrofile. Aty rriten
shkurre të gjelbërta mesdhetare, liane, shelgje, Frashëri
etj. Në këtë rajon njihen 227 lloje bimësh. Përsa i takon
faunës nga shpendët përmendim rosat e egra, fazanët,
qukapikët, karabullakët, çapkat, rosën e madhe krye kuqe
etj. Mjafton të themi se në këtë sistem lagunor gjenden 70
lloje shpendësh, 22 reptilë nga 33 që ka Shqipëria dhe 6
lloje amfibësh nga 15 që ka Shqipëria dhe disa lloje
gjitarësh. Aktivitet kryesore që mund të zhvillohen janë
observimi i shpendëve dhe eko turizmi.
Notas do Editor
In Slide Show mode, click the arrow to enter the PowerPoint Getting Started Center.