1. SISTEMI INFORMATIK
SISTEMI INFORMATIK mundë të definohet si:
“një bashkësi e elementeve të ndërlidhura të cilat me atributet e
tyre mundësojnë përpunimin elektronik të të dhënave”
Sistemi informatik përbëhet nga njerzit dhe pajisjet, kurse detyrë
e tij është mbledhja e të dhënave, përpunimi, memorimi dhe
transmetimi i tyre.
Sistemi informatik proceson informata nga të dhënat,
përkatësisht ai transferon inputet në outpute sipas nevojave dhe
kërkesave për informata.
Sistemi informatik paraqet sistem DINAMIK – me kohë dhe nën
ndikimin e rethinës ndryshojnë elementet e tij e me këtë edhe vet
sistemi në tërësi.
1 1
2. Organizimi i sistemit informatik duhet të siguroj:
Inkuadrimin e të gjitha qëllimeve të sistemit
Minimizimin e aktiviteteve të dyfishta në procesimin e
informatave, si dhe menjanimin e konflikteve midis
projekteve zhvillimore
Motivimin e personelit
Nxitjen e interakcionit midis nënsitemeve të cilat
duhet të sigurojnë efikasitetin e punës së sistemit
informatik
2 2
3. Profilet e ekspertve të nevojshëm në një sistem
informatik të menaxhmentit do të ishin:
Specialistët për softverin e sistemit
Specialistët për bazën e të dhënave
Projektuesit
Analitikët sistemor
Programerët
Specialistët për hardver- në rastë se ndërmarja organizon
mirëmbajtjen vetanake të sistemit informatik.
3
4. Llojet e sistemit informatik
Varësisht nga marrëdhënja midis inputeve dhe outputeve sistemet
informatike mundë të jenë:
Sisteme neutrale- kur inputi i tyre është i barabartë me
outputin-inputet nuk pësojnë ndonjë ndryshim dhe ky sistem
themi se është vetëm transmetues i informatave.
Sisteme të informuara,- kur inputet janë më të mëdha se
outputet- sistemi i tillë është pasiv, sepse më tepër mer informata
nga sistemet tjera, se sa që i përpunon ato.
Sistemi informatik qeverisës ,- është sistem kreativ , inputet e
tij janë më të vogla se outputet.-gjatë procesit të përpunimit të të
dhënave krijon cilësi të re, prandaj themi se ky sistem është në
funksion të qeverisjes.
4 4
5. Sistemi informatik i biznesit
Sistemi informatik i biznesit paraqet sistemin informatik i cili
ka për detyrë të sigurojë informata të sakta, relevante dhe me
kohë për strukturën menaxheriale, të cilat do të ishin bazë gjatë
procesit të marrjes së vendimeve afariste.
5
5
6. Nënsistemet e sistemit informatik të biznesit janë:
Nënsistemi informatik i blerjes dhe materialit i cili përmban:
-fajllin lidhur me planifikimin dhe kontrollin e mallrave dhe
materialit (mallrave komerciale, shërbimeve, paketimin e
materialit etj.)
-fajllin e llogaris së shitjes së produkteve, sasin e shitjes me
shumicë,
-fajllin e materialit,
-fajllin e furnizuesve
-fajllin e bilancit të furnizuesve.
6
7. Nënsistemi informatik i shitjes me shumicë përmbanë:
-fajllin e kontratave me konsumator,
-fajllin e porosive,
-fajllin e fakturave dhe shitjes
-fajllin e konsumatorëve, fajllin e bilancit të knsumatorëve.
Nënsistemi informatik i shitjes me pakicë përmbanë:
-fajllin e shitoreve, llogarin e shitjes me pakicë,katalogun e
mallrave (listën e çmimeve), rezervat minimale dhe
maksimale,inventarin e shitoreve,
-fajllin e shitjes së mallrave përmes rrjetit
7
8. Nënsistemi informatik i kontabilitetit përmban:
-llogarit financiare dhe operacionet financiare
Nënsistemi informatik i vlersimit të kapitalit përmban:
-fajllin e llogarisë së vlersimit të kapitalit dhe të mirëmbajtjes.
Nënsistemi informatik i shitjeve ditore përmban:
-fajllin e shitjeve ditore
Nënsistemi informatik i kontrollit të prodhimit i cili do
të ofron informata lidhur me komponentat e prodhimit,
procedurat teknologjike, planin prodhues, dokumentacionin
prodhues dhe shpenzimet e prodhimit.
8
9. Fazat e zhvillimit të sistemit informatik të biznesit
Cikli jetësor i sistemit karakterizohet me disa faza të zhvillimit. Ato
janë:
Faza iniciale (e krijimit) të sistemit – inicijativa për zhvillimin e
sistemit informatik zakonisht vjen nga menaxherët e ndërmarrjes të
cilët kanë nevojë për informim më të mirë,
Faza e ekspanzionit (rritjes) të sistemit – duke investuar mjete e
dituri të konsiderueshme vërehet një rritje kuantitative e sistemit në
të gjtha segmentet e tij. Sigurohen pajisjet dhe programet, përgaditen
kuadrot dhe komponentet rrjetore të sistemit,
Faza e konsolidimit – rëndësi e veçantë i kushtohet standardizimit
dhe harmonizimit të punës së të gjitha komponenteve. Plotësimi i
kritereve të kualitetit siguron kalimin në
fazën e pjekurisë ku sistemi siguron rezultate optimale, prandaj
synohet që kjo fazë të zgjasë sa më shumë dhe të kompenzohen
shpenzimet e bëra në fazën e konsolidimit.
9
9
10. Funksioni posaçërisht i rëndësishëm i sistemeve informatike
qëndron në afarizëm dhe automatizimin e afarizmit të zyrës
Automatizimi i afarizimit të zyrës (zyrja e automatizuar)
përfshinë: këmbimin e postës elektronike,të të dhënave,
planifikimin e kohës dhe aktiviteteve,qeverisjen me
projekte,përpunimin e dokumenteve, përpunimin e grafikës,
arhivimin e të dhënave, kërkimin e dokumentave,
përgaditjen e vendimeve, përgaditja dhe realizimi i takimeve
afariste.
Ne me sistem të informatik do të nënkuptojmë vetëm ato
sisteme të cilat janë të bazuara në kompjuter.
10
11. Sistemi informatik i biznesit dhe menaxhmenti
Sistemi informatik duhet të jetë në funksion të menaxhmentit, në
funksion të arritjes së qëllimeve të synuara afariste.
Teknolojgia informatike nuk guxon të jetë qëllim në vetvetë dhe
informatika duhet të jetë në shërbim të menaxhmentit, pra të jetë
servis i tij.
HIERARKIA
BAZA E TË MENAXHERIKE
DHËNAVE
DBMS
Bazat e të dhënave dhe nivelet e menaxhmentit
11
12. Disa lloje të veçanta të sistemeve informatike
Sistemi informatik i menaxhmentit-MIS
Sistemi informatik i menaxhmentit- prodhon informata
përmbledhëse të cilat i lejojnë menaxhmentit të përmirsojë inputet
me qëllim të ndryshimit të outputeve në të ardhshmen.
Roli kryesor i sistemit informatik të menaxhmentit është të vlersojë
nevojat informatike të menaxhmentit gjatë procesit të marjes së
vendimeve me qëllim që të siguroj informata në kohën e duhur, ti
shpërndajë ato dhe ti lehtësoj menaxhmentit zgjedhjen e alternativës
më të mirë nëse disponon me disa sosh.
Elementet apo komponentat e sistemit informatik të menaxhmentit
janë:
hardveri, softveri, baza e të dhënave, procedurat dhe personeli
12
13. Sistemi për mbështetje të vendimeve (DSS)
Sistemi për mbështetje të vendimeve (DSS) – paraqet softver i cili ofron
mundësin e testimit të alternativave të ndryshme në fazën përgatitore të
marjes së vendimeve
Sistemi për mbështetje të vendimeve parasesin sisteme informatike
interaktive të bazauara në kompjuter të cilët përdorin bazat e
specijalizuara të të dhënave dhe modelet e vendosjes – përgjigje në
pyetjet Çka nëse? (what if)
SIBK – Sisteme
SIBK tjera të ndërmarjes informative të tjera të
bazuara në kompjutor
Nënsistemi i Nënsistemi i
TË DHËNA INTERNE
qeverisjes me qeverisjes me
të dhëna modele
Nënsistemi i
TË DHËNA EKSTERNE qeverisjes
me dialog
SHFRYTËZUESIT DHE DETYRAT
arkitektura tipike e sistemit për
13
mbështetje të vendimeve - DSS
14. Sistemet e eksperteve (ES)
Sistemet e eksperteve - paraqet sistemin informatik i cili njohurit
e eksperteve nga lëmi të ndryshme shkencore i strukturon në
kompjutor dhe pastaj përmes gjeneralizimit të problemit
ndihmon marrjen e vendimeve në formë të vendimeve të
propozuara
Pjesët kryesore të sistemit të eksperteve janë:
- baza e diturisë
- mjetet ndihmëse të sistemit të ekspertëve
14