2. Gjimnazi: Qemal Stafa
Klasa 10-9
Lenda: Kimi
Punoi: Rexhina Marku, Ronela
Hasanaj, Nensi Ndreu, Keizbona
Sena, Ilira Karcanaj, Arsen
Dafku, Jurxhen Kutrolli, Aldail
Gjocaj
3. Roli I hekurit ne
organizmin tone..
Punoi : Rexhina Marku & Aresn Dafku
4. Roli I hekurit ne organizmin tone..
• Hekuri është pjesë mjaft e rëndësishme
eorganizimit, pasi merr pjesë në përbërjen e
hemoglobinës dhe ka rol në lidhjen dhe përcjelljen e
oksigjenit nga mushkëritë në gjak. Në indet dhe
organet e njeriut, hekuri lidhet me proteina të
ndryshme, siç janë kromoproteinat, flavoproteinat
dhe grupi i tretë ku bëjnë pjesë transferina dhe
feritina.
Hekuri merr pjesë edhe në sintezën e ADN-së, në
metabolizmin e katekolaminave dhe shërben si
përcjellës i elektroneve në mitokondrie.
5. Hekuri ne trupin tone..
• Në organizmin e njerëzve të rritur gjenden prej 3
deri në 5 mg hekur. Pjesa më e madhe gjendet në
hemoglobinë dhe mioglobinë. Pjesa e tepërt e
hekurit në organizëm gjendet si rezervë në formë të
feritinës dhe hemosiderinës në mëlçi, shpretkë dhe
palcën kockore. Feritina ka mjaft role në organizëm:
pengon grumbullimin e hekurit të lirë; ruan hekurin
për sintezën e hemoglobinës dhe ka rol në
përthithjen e hekurit nga zorra. Feritina është masë
më e mirë për të matur edhe sasinë e hekurit në
organizëm.
6. sasia e konsumimit te hekurit.
• Përmes ushqimit në organizëm futen
rreth 10 deri në 30 miligramë hekur në
ditë. Personat e shëndoshë, pa
simptoma të mungesës, absorbojnë nga
0.5 deri në 1 mg hekur, ose 5-10%. Tek
personat të cilët kanë mungesë të
hekurit në orgazmën, absorbohet rreth
30% e hekurit nga ushqimi.
7. Mungesa e hekurit
• Mungesa e hekurit në organizëm mund të jetë si
pasojë e rritjes së shtuar të tij (gjakderdhjet
kronike, të vogla nga trakti tretës, ulcera,
herniet, tumoret e traktit digjestiv, gjakderdhjet
menstruale), absorbimi i dobët, rritja e nevojave
për hekur (puberteti, shtatzënia) dhe mosmarrja
e mjaftueshme me anë të ushqimit. Po thuajse
secili person që ka mungesë të hekurit, ka
mungesë edhe të vitaminës A, që mund ta
përkeqësojë gjendjen anemike.
8. Shenjat….
• Shenjat tek njerëzit të cilët kanë mungesë
të hekurit shfaqen ngadalë, mundimet
fillojnë gjatë ngarkesave, paraqitet
mundim, plogështi, frymëmarrje e
vështirësuar, rrahje e zemrës,
kokëdhembje, përtypje e vështirësuar. Në
dukje të parë vërehet një zverdhje e
lëkurës dhe mukozës, flokët janë të thata,
të thyeshme dhe lehtë bien.
9. Simptomat e mungeses se hekurit.
• Jeni te rraskapitur.
• Jeni e zbehtë
• Zemra ju rreh fort
• Keni sindromën këmbës që s’pushon
• Keni dhimbje të kokës
• Ju keni tiroide jo aktive
• Ju merret fryma lehtë
10. Simptomat e mungeses se hekurit.
• Ju dëshironi të konsumuar sende jo
ushqimore
• Ndiheni në ankth pa ndonjë arsye
Jeni vegjetarian apo vegan
• Po ju bien flokët
• Gjuha juaj duket e çuditshme, te lenduar
dhe te lemuar..
• Keni sëmundje të duodenit ose sëmundje
inflamatore të zorrëve
11. Shërimi
Shërimi nga pasojat e mungesës së hekurit qëndron në
marrjen e preparateve perorale të hekurit ose përmes
injeksioneve. Në format e rënda duhet të bëhet edhe
transfuzioni i eritrociteve të koncentruara. Sigurisht, më i
mirë është shërimi i shkaktarit të anemisë. Tek personat
shumë të ndjeshëm, preferohet marrja e preparateve që
përmbajnë hekur së bashku me ushqimin, ose pas ushqimit.
12. Marrja e tepërt
Preparatet e hekurit tek disa njerëz mund të
shkaktojnë dhimbje në bark, mundime,
vjellje, diarre dhe kapsllëk. Efektet e
padëshirueshme në traktin digjestiv mund të
zvogëlohen nëse pacienti në fillim të
terapisë merr sasi më të vogla të hekurit.
Shërimi me sasi të vogla të hekurit duhet të
zgjatë së paku 3 deri në 6 muaj. Arsyeja
është se duhet të mbushen edhe rezervat e
hekurit në organizëm.
13. Simptomat e teprices se hekurit ne
organizmin tone.
• Demtimi I melcise
• Dhimbje te nyjave
• Crreullime te zemres
• Oseteoporoze
• Kancer te melcise.
• Lekure ngjyre bronxi
14. Sherimi..
Niveli I larte I hekurit eshte po aq I
rrezikshem sa dhe niveli I ulet I tij.
Nje nder metodat me te mira per te
mjekuar tepricen e hekurit ne gjak
eshte derdhja e gjakut, ose sic
quhet ndryshe ne mjekesi
flebotomia.
16. Vendosem te benim nje pyetesor ne terren per te marre nje
informacion te sakte se sa njerezt jane te informuar mbi
rolin e hekurit ne organizmin e njeriut..
U moren ne pyetje rreth 156 persona te rastesishem ne rruge..
Pyetja: “SA I RENDESISHEM MENDONI JU SE ESHTE
HEKURI NE ORGANIZMIN TUAJ DHE PSE?”
NGA PERGJIGJET E MARRA REZULTOI SE NJE PJESE E
MADHE E PERSONAVE ISHIN VETEM PJESERISHT TE
INFORMUAR RRETH ROLIT TE HEKURIT DHE NUK
KISHIN TE DHENA TE SAKTA MBI VEPRIMIN E TIJ
NE ORGANIZIMIN TONE.
NJE PJESE E VOGEL ISHIN TE MIREINFORMUAR
RRETH HEKURIT.
NDERSA NJE PJESE E PERSONAVE NUK ISHIN TE
INFORMUAR ASPAK RRETH KESAJ CESHTJEJE..
19. Tema : Hekuri te
Bimet
Punoi : Ronela Hasanaj dhe Keizbona Sena
20. Hekuri te bimet
• 1) Hithra
• 2) Panxhari i kuq
• 3) Lule radhiqe
• 4) Sanza
• 5) Lëng portokalli dhe limoni
21. Disa modifikime në mënyrën e të
ushqyerit mund të kontribuojnë në
përmirësimin e anemisë të shkaktuar nga
deficienca e hekurit.
• 1) Hithra – është një bimë, e cila
karakterizohet nga përmbajtje e hekurit,
e pranishme kryesisht në gjethet e saj,
duke u konsideruar një bimëanti-
anemike. Hithra është në gjendje të
stimulojë prodhimin e qelizave të kuqe
të gjakut, për shkak të përmbajtjes së
hekurit dhe vitaminës C. Gjethet e
hithrës mund të përdoren për përgatitjen
e çajrave, supave, etj.
22. • 2) Panxhari i kuq – konsumi i
panxharit të kuq dhe lëngu i tij
është veçanërisht i përshtatshëm
për ata që vuajnë nga anemia.
Duhet të konsumohet për një muaj
dy gota me lëng panxhari në ditë,
sepse është si një strukturues i
shkëlqyer i elementeve të gjakut.
24. • 3) Lule radhiqe – është
konsideruar si një ilaç natyral e
dobishme në rastet e anemisë.
Mund të merret si çaj ose ekstrakt
bimor, por edhe e freskët, e cila
mund të shijohet në sallata. Lule
radhiqe është jashtëzakonisht e
pasur në kripëra ushqyese, të cilat
pastrojnë gjakun dhe shkatërrojnë
acidet në gjak.
25. • 4) Sanza – Shton rruazat e kuqe
dhe të bardha të gjakut, duke
luftuar kështu aneminë dhe duke
rritur rezistencën e organizmit.
26. • 5) Lëng portokalli dhe limoni – si dhe të
gjitha ushqimet e pasura me vitaminë C,
ndihmojnë për të nxitur përthithjen e hekurit.
Prandaj do të ishte e përshtatshme përfshirja e
kësaj vitamine përmes konsumimit të lëngjeve
të freskëta të agrumeve dhe nëpërmjet
përdorimit të lëngut të limonit nëpër sallata të
perimeve me gjethe të gjelbra. Është e
këshillueshme të konsumohen brenda të njëjtit
vakt ushqime të pasura me hekur (të tilla si
fasule, spinaq, panxhar, brokoli dhe lakër) duke
i shtuar dhe vitaminë C.
27. Për mirëmbajtjen e eshtrave të
forta është e nevojshme për të
futur në organizëm hekur dhe zink
me anë të dietës ushqimore.
Hekuri nuk gjendet vetëm në
mish.
• Spinaqi, brokoli, lakra dhe perime me gjethe
jeshile;
• - Fruta të thata;
• - Pjeshka të thata;
• - Fara kungulli;
• - Thjerrëza, fasule, qiqra dhe të gjitha
bishtajoret.