SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 28
Baixar para ler offline
Të gjesh histori në faqet e Excel-it
Receta nga të dhënat e intervistimit dhe marrja e
përgjigjeve
Paul Bradshaw
Ky libër është në shitje te http://leanpub.com/spreadsheetstories
Ky version u publikua më 16.04.2016
Ky është libër i botuar nga Leanpub . Leanpub i fuqizon autorët dhe botuesin me procesin e Lean
Publishing. Lean Publishing është akti i publikimit të një libri elektronik duke përdorur
instrumente të thjeshta dhe shumë përsëritje për të marrë komente nga lexuesi, të bëni ndryshime
derisa të keni librin e duhur dhe të bëheni sa më të njohur nga lexuesit.
© 2013 - 2016 Paul Bradshaw
Shpërndajeni këtë libër në Twitter!
Ju lutemi, ndihmojeni Paul Bradshaw duke shpërndarë fjalën për këtë libër në Twitter!
Hashtag-u i propozuar për këtë libër është #spreadsheetstories.
Zbuloni se çfarë thonë njerëzit e tjerë për këtë libër duke klikuar në këtë link për të kërkuar
këtë hashtag në Twitter:
https://twitter.com/search?q=#spreadsheetstories
Listë publikimesh nga Paul Bradshaw
Scraping for Journalists
8000 Holes:How the 2012 Olympic Torch Relay Lost its Way Model for the 21st Century Newsroom -
Redux
Stories and Streams
Organising an Online Investigation Team Data
Journalism Heist
Excel para periodistas
Periodismo de datos: Un golpe rápido
Learning HTML and CSS by making tweetable quotes
Për Orrell, Entwistle, Howard dhe Sewart, që bënë një veprim fisnik për të cilin do t’iu jem
përgjithmonë mirënjohës.
Përmbajtja
Hyrje................................................................................................................................................1
Histori ndryshimi, histori sipas kontekstit: përllogaritjet bazë.................................................3
Vendndodhja e qelizave............................................................................................................3
Përllogaritja e një ndryshimi.....................................................................................................4
Përllogaritja e raporteve............................................................................................................5
Raportet: përllogaritja e raportit ‘1me10’.................................................................................6
Ndërthurja e të dyjave: përllogaritja e raportit të një ndryshimi...............................................8
Përmbledhje ..............................................................................................................................9
Sa kushtoi? Sa persona u prekën? Funksioni i parë: shtimi i disa qelizave me formulën
SUM .....................................................................11
Nëse funksionet janë receta gatimi, argumentet janë përbërësit.............................................15
Kur ka më tepër se një përbërës: presjet dhe pikëpresjet........................................................16
Përmbledhje ............................................................................................................................17
Hyrje
Nuk kam ndeshur akoma një faqe Excel-i që të mos ketë një histori për të treguar.
Zakonisht ato janë të tej mbushura me histori.
Disa kanë histori suksesi dhe disa të tjera, shpesh herë më interesante, histori dështimi. Disa
mund të vendosin një pasqyrë përpara nesh, dhe të tregojnë histori se ku kemi qenë dhe ku do të
shkojmë, si kemi ndryshuar dhe si kemi qëndruar të njëjtë.
Disa faqe Excel-i do të tregojnë me zë të lartë histori alarmi, e ndërsa disa mund të pëshpëritin
kuriozitetet që mund të kemi humbur në disa rrethana. Të tjerat do t’iu tregojnë histori mbi
sekretet. Ndërsa disa të tjera për gënjeshtrat.
Çelësi i të gjithave këtyre historive, ashtu si me të gjitha burimet është të dish çfarë pyetje të
bësh.
Ky libër flet për të gjitha këto pyetje.
Në fakt, është plot me pyetje të tilla në gjuhën që faqet e Excel-it kuptojnë. Ai përfshin pyetje si:
• Sa shumë ka ndryshuar diçka?
• Kush ose ku pati ndryshime të mëdha? Çfarë ndryshoi më pak?
• Cila kompani ose person mori më shumë para?
• Çfarë është e zakonshme- dhe kush bie në sy si më i veçantë?
• Sa shpesh del një emër? Ku?
• A mund të më tregosh vetëm pjesët për të cilat kam interes?
• Sa është shpenzuar në total për diçka?
• E kam kuptuar mirë?
• Ku mungon informacioni?
• Çfarë është e pazakonshme në këto të dhëna?
• Ku duhet të kërkoj?
Disa teknika në këtë libër kanë të bëjnë me ardhjen në ndihmë të pozicionimit të faqes së Excel-it
nga ku mund t’iu përgjigjet pyetjeve që nuk mund t’iu përgjigjej më parë, si: të ndash të dhënat
sipas viteve ose muajve, të heqësh rajone ose emra ose t’i kombinoni ato me grupe të tjera të
dhënash.
Nëse po hasni për herë të parë faqet e Excel-it, ju mund të lexoni librin sipas rregullit në të
cilin është shkruar, ku çdo kre është i ndërtuar mbi bazën e koncepteve dhe teknikave të
përmendura në kapitujt e mëparshëm, si dhe një numër ushtrimesh dhe pyetjesh që ju jep përvojë
në punimin e faqeve të Excel-it, duke ushtruar ndërkohë aftësitë redaktuese. Nëse po mendoni të
tregoni një histori, kjo e fundit është po aq e rëndësishme sa aftësitë teknike.
1
Hyrje 2
Por, libri është shkruar edhe për ata të cilët kanë përvojë në punimin e faqeve të Excel-it: ju mund të
kërkoni te kapitujt, ashtu si një libër recetash, për të gjetur kreun që i jep përgjigje pyetjes tuaj.
Për këtë arsye, mos e qasni librin si diçka që duhet mësuar përmendësh nga fillimi deri në fund.
Është më mirë që të mbani mend çfarë ndodh në tërësi me faqet e Excel-it dhe të praktikoni
teknikat që janë më të vlefshme për ju.
Më pas, nëse do të ju duhet të bëni diçka më specifike, ju do ta dini se ku mund ta gjeni.
Sa më shumë teknika specifike të përdorni, aq më shumë do t’i përvetësoni ato duke mos pasur
më nevojë të keni këtë libër si referencë.
Ah, dhe nëse keni ndonjë pyetje që nuk është përgjigjur këtu, më vini në dijeni dhe do
mundohem që ta përditësoj librin.
Më vonë do të përmend disa këshilla dhe teknika të vlefshme, që kanë të bëjnë me njohjen e një
faqeje Excel-i. Por, fillimisht le të merremi me disa llogaritje bazë.
Zhargoni për fillestarët: qeliza, faqe dhe libra pune
Do të përdor që në fillim një numër fjalësh, të cilat do t’i shpjegoj këtu:
Shpesh njerëzit i përdorin ‘faqet e Excel-it’ për t’iu referuar dy gjërave të ndryshme,
ose një dokumenti që përmban një numër të ndryshëm faqesh Excel-i me të dhëna,
ose vetëm një nga faqet.
Për të shmangur ngatërrimin, do të përdor fjalën libër pune për t’iu referuar një
dokumenti në tërësi me faqe Excel-i dhe fjalën faqe ose faqe Excel-i për t’iu referuar
një faqeje të vetme.
Do të flas edhe për qelizat – këto janë kuti, që ndodhen në një faqe Excel-i, që
përmban një pjesë të të dhënave.
Histori ndryshimi, histori sipas
kontekstit: përllogaritjet bazë
Pyetjet që ngrihen pasi u shpenzua 95% e buxhetit të
aktiviteteve të Birmingemit për Konferencën e Partisë
Konservatore
Gjetja e raporteve mund të nxjerrë rezultate të habitshme, dhe të drejtojë më shumë pyetje
Funksioni i parë i një faqe Excel-i (spreadsheet) është se vepron si një makinë llogaritëse. Ato
mund të mbledhin, zbresin, pjesëtojnë, dhe shumëzojnë, dhe të gjitha së bashku këto funksione
mund të përllogarisin mesatare, raporte, dhe shumë gjëra të tjera, që mund të mundësojnë një
kuptim të të dhënave.
Zakonisht, përllogaritjet në Excel quhen formula, dhe çdo formulë fillon me shenjën e barazimit:
=
Kjo i tregon Excel-it se ju nuk po fusni informacion në mënyrë të drejtpërdrejtë, por po prisni që
programi të punojë për ju.
Pas shenjës së barazimit vjen përllogaritja. Provoni veprimin e mëposhtëm në çfarëdolloj qelize,
në një faqe Excel-i bosh:
=15+145
Sapo të shtypni butonin Enter do të shfaqet përllogaritja dhe qeliza do të shfaqë rezultatin (me
shpresë 160).
Megjithatë, shumicën e rasteve Excel-i përdoret për të kryer përllogaritje të vlerave që ndodhen
në qeliza të tjera të faqes së programit.
Vendndodhja e qelizave
Çdo qelizë e një faqeje Excel-i ka vendndodhjen e saj, duke u bazuar te rreshti dhe kolona në të cilën ajo
ndodhet. Për shembull, qeliza e parë gjendet në kolonën A dhe rreshtin 1, prandaj quhet qeliza A1
(shkronja gjendet në krye të kolonës; numri i rreshtit mund të gjendet në cepin e majtë).
Qeliza pranë të parës që gjendet në kolonën B, quhet qeliza B1, (kolonë e ndryshme, por i njëjti rresht);
dhe qeliza poshtë qelizës A1 quhet
qeliza A2 (kolonë e njëjtë, por rresht i ndryshëm).
Nëse keni dyshime, mund ta gjeni vendndodhjen e qelizave (në këtë rast, qelizën A1) duke e përzgjedhur
(select) dhe duke parë mbi shiritin (bar) mbi shkronjat e kolonave.
4
Histori ndryshimi, histori sipas kontekstit: përllogaritjet bazë
Në të majtë të këtij shiriti gjendet një kuti që ju tregon vendndodhjen e qelizës, dhe pas tij gjendet
një kuti që tregon se çfarë përmban ajo qelizë. Kjo kuti më e madhe quhet Shiriti i formulave
(Formula bar).
Vini re se nëse qeliza përmban një formulë, ju do të shihni formulën dhe jo rezultatet e formulës
- që shihni në faqe.
Vendndodhja e qelizave bën të mundur që të kryhen përllogaritje të të dhënave në
faqen tuaj. Për shembull, shtypni numrin 15 në qelizën A1, dhe numrin 145 në
qelizën B1.
Ndërsa, në qelizën C1, shtypni si më poshtë:
=A1+B1
Formula në qelizën C1 - vini re se shiriti i formulave më sipër tregon formulën, ndërsa qeliza tregon
rezultatin
Formula mbledh çdo vlerë që gjendet në qelizën A1 me vlerën
që gjendet në qelizën B1. Si rrjedhojë, ekzistojnë dy përfitime:
• Nëse vlera në qelizën A1 ndryshon, formula juaj e përllogarit sërish në mënyrë automatike.
Provojeni dhe shihni rezultatin (sigurohuni që të shtypni butonin Enter pasi të keni
ndryshuar vlerën).
• Nëse keni dy ose më shumë kolona me numra dhe dëshironi të krijoni një kolonë të re me
të njëjtën përllogaritje për secilin rresht është shumë e thjeshtë.
Veprimin e dytë do ta shihni në kreun e ardhshëm.
Përllogaritja e një ndryshimi
Përpara këtij veprimi, ia vlen që të trajtojmë disa përllogaritje të përdorura gjerësisht që do t’ju
shërbejnë për të treguar histori nga të dhënat tuaja.
Një nga historitë më të zakonshme është ajo për ndryshimin. Nga vetë emri, fjala ndryshim përbën
lajm, dhe është një pjesë përbërëse e rrëfimit të një historie. Ndryshimi i rrjedhës së ngjarjeve
përbën lajm.
Por, sa i madh është ky ndryshim - dhe nga se është shkaktuar?
Një përllogaritje për të zbuluar se sa ka ndryshuar diçka realizohet me anë të zbritjes së
menjëhershme:
Si është diçka tani MINUS si ka qenë përpara ndryshimit.
Për shembull: nëse këtë vit në Aberdeen pati 1000 sulme, dhe vitin e shkuar pati 600, përllogaritja është kjo:
5
Histori ndryshimi, histori sipas kontekstit: përllogaritjet bazë
1000-600
Rezultati është 400. Me fjalë të tjera, sulmet janë rritur me 400. Ndonjëherë,
do të merrni një rezultat negativ, çka do të thotë se diçka ka rënë.
Le ta tregojmë me anë të një shembulli të ndryshëm nga i pari: këtë vit në Aberdeen pati 1000
sulme, ndërsa vitin e shkuar pati 1100 sulme. Përllogaritja është kjo:
1000-1100
Dhe rezultati është -100. Me fjalë të tjera, sulmet kanë rënë me 100.
Për fat të keq, kur e shohim ndryshimin në kontekstin e një numri absolut: rritet me 400, ose
zbret me 100, kjo nuk nënkupton nëse shifra 400 ose 100 do të thotë shumë ose pak. Dhe këtu
hyjnë në punë raportet.
Kjo histori bazohet te përllogaritja e një raporti - megjithëse ajo ka nevojë për të ditur se për çfarë shërbejnë
raportet në teknika përveç dënimeve alternative
Përllogaritja e raporteve
Një përllogaritje e njëjtë e përdorur në historitë rreth numrave është se çfarë është raporti i
diçkaje në lidhje me një tjetër. Ja disa shembuj:
• 95% of Birmingham events budget spent on Conservative Party Conference¹ (U shpenzua
95% e buxhetit të aktiviteteve të Birmingemit për Konferencën e Partisë Konservatore)
• US spends 17.9% of its GDP on healthcare² (SHBA-ja shpenzon 17.9% të PBB-së për
shëndetësinë)
¹http://www.birminghampost.co.uk/news/regional-affairs/questions-over-95-birmingham-events-7028090
²http://www.theguardian.com/news/datablog/2012/jun/30/healthcare-spending-world-country
6
Histori ndryshimi, histori sipas kontekstit: përllogaritjet bazë
• The most successful UK universities get 11% of their alumni to donate money³
(Universitetet më të suksesshme të Britanisë së Madhe marrin fonde nga 11% e alumnit të
tyre)
• Almost one in three criminals given treatment which involves speaking to their victims
reoffend⁴ (Përafërsisht një në tre kriminelë që u jepet mundësia të flasin me viktimat e
tyre, kryejnë sërish vepra penale)
Përllogaritja e një raporti është një ndarje e thjeshtë: ndarja e një pjese nga e tëra.
Nëse SHBA-ja shpenzon $2.6 trilionë për shëndetësinë, dhe PBB-ja e përgjithshme e saj është
$14.5 trilionë, atëherë për të arritur raportin e mësipërm, pjesëtoni shifrën 2,600,000,000,000 me
14,500,000,000,000.
Rezultati është 0.179 (me tre shifra dhjetore pas presjes) - ose 17.9%.
Si mund të jetë rezultati 0.179 i njëjtë me rezultatin 17.9%? Një qasje do të ishte të mendonit në
këtë mënyrë: Numri 1 është i njëjtë me 100% - çdo numër poshtë numrit 1 është thyesë e vetë
numrit 1: 0.5 është sa gjysma e numrit 1; 0.25 është sa çereku i numrit 1; e kështu me radhë.
0.5 , atëherë, mund të shprehet si 50%, dhe 0.25 mund të shprehet si 25%.
Për t’i kthyer numrat dhjetorë në përqindje mund të bëjmë dy veprime: ose t’i shumëzojmë me
100 (0.5 x 100 = 50) për t’i sjellë në krahun tjetër të shifrave dhjetore, ose thjesht të ndryshojmë
formatimin e qelizës që përmban rezultatin.
Veprimi i dytë është mënyrë më e mirë, pasi përmban numrin e ‘vërtetë’ dhe mund të bëjmë ende
përllogaritje me të (për shembull, 100 shumëzim për 50% është e barabartë me 50, ndërsa 100
shumëzim për 50 është e barabartë me 5000).
Për ta arritur këtë, klikoni me të djathtën mbi qelizë dhe përzgjidhni opsionin Format cells...
(Formato qelizat) - ose klikoni nga tastiera CTRL+1. Te dritarja që iu shfaqet, ndryshojeni
formatin te opsioni Percentage (Përqindje) - gjithashtu, ju mund të specifikoni se sa e detajuar
është përqindja.
Raportet: përllogaritja e raportit ‘1 me 10’
Një nga shembujt e mësipërm nuk e paraqet raportin si përqindje, por si raport: 1 me 3. Kjo është
një mënyrë veçanërisht e qartë e paraqitjes së një raporti: është më e lehtë për lexuesit që ta
përfytyrojnë
7
Histori ndryshimi, histori sipas kontekstit: përllogaritjet bazë
³http://www.nytimes.com/2007/04/15/weekinreview/15lyall.html?pagewanted=print&_r=0
⁴http://www.maidenhead-advertiser.co.uk/News/Areas/Maidenhead/Almost-a-third-of-criminals-given-restorative-disposals-reoffend-
05022014.htm
8
Histori ndryshimi, histori sipas kontekstit: përllogaritjet bazë
raportin ‘një me tre’ sesa shifrën abstrakte ‘33%’ (që mund ta arrini nëse pjesëtoni numrin një
me numrin 3 - 0.33, ose 33%).
Pra, si shprehet përqindja si raport? Mënyra më e drejtpërdrejtë është të shihen shënjuesit e qartë
gjatë rrugës.
Për shembull:
• 0.05 është një me njëzet (5%)
• 0.10 është një me dhjetë (10%)
• 0.20 është një me pesë (20%)
• 0.25 është një me katër - ose një çerek (25%)
• 0.33 është një me tre (33%)
• 0.40 është dy të pestat (40%)
• 0.5 është një me dy (50%)
• 0.6 është tre të pestat (60%)
• 0.66 është dy të tretat (66%)
• 0.75 treçerek, ose tre të katërtat (75%)
• 0.8 është katër të pestat (80%)
• 0.9 është nëntë të dhjetat (90%)
• 0.95 është nëntëmbëdhjetë të njëzetat (95%)
Cilado qoftë shifra, shihni raportin më të afërt me të, dhe përdoreni si mbështetje me shenjat e
krahasimit ‘më e madhe se’ ose ‘e përafërt me’.
Për shembull:
• 0.06 është ‘mbi një me njëzet’
• 0.09 është ‘përafërsisht një me dhjetë’
• 0.23 është ‘më e madhe se një me pesë’
• 0.27 është ‘mbi një çerek’
• 0.36 është ‘më e madhe se një me tre’
• 0.39 është ‘thuajse poshtë dy të pestave’
• 0.49 është ‘përafërsisht gjysmë’
…e kështu me radhë.
Gjithashtu, ju mund të përdorni shumëzuesit e disa raporteve në listën kryesore: Për shembull,
0.15 është tre herë ‘një me njëzet’ dhe mund të shprehet si ‘tre në çdo shifër njëzet’ dhe 0.3 është
‘gjashtë në çdo shifër njëzet’.
Sa më shumë të vazhdoni ta bëni këtë veprim, aq më shumë do të bëhet e natyrshme për ju. Deri
atëherë, mbajeni listën e mësipërme për t’ju ndihmuar.
9
Histori ndryshimi, histori sipas kontekstit: përllogaritjet bazë
Ndërthurja e të dyjave: përllogaritja e raportit të një
ndryshimi
Historia e paraqitur në gazetën Washington Times për shpenzimet e mirëqenies ka të bëjë me përllogaritjen e
ndryshimit si raport i shifrave të mësipërme
Pra, le t’i kthehemi ndryshimit te sulmet. Tanimë që e dimë se si të përllogarisim një raport, mund
të përllogarisim se sa ndikim ka rritja e sulmeve me 400 ose rënia e tyre me 200.
Pyetja është: me çfarë e pjesëtojmë? Me numrin më të vogël apo me numrin më të madh?
Përgjigjja qëndron te mënyra se si mund të shprehemi: ‘Sulmet janë rritur’ ose ‘sulmet kanë
rënë’. Ajo që nënkuptohet është: ‘nga ç’kanë qenë’.
Pra: duhet ta pjesëtoni ndryshimin tuaj me shifrën fillestare nga e cila ka ndryshuar
Nëse sulmet ishin 600 dhe kanë shkuar në shifrën 1000, kemi nevojë që të paraqesim se sa i
madh ka qenë ndryshimi në krahasim me shifrën fillestare 600, pra,
=400/600
Rezultati është 0.66 - 66% më i lartë, ose dy të tretat më i lartë, sesa shifra
e mëparshme. Rënia me 100 përllogaritet në këtë mënyrë:
=-100/1100
Pra, -0.09%, ose një rënie me 9% nga shifra e mëparshme.
Kur bëhet fjalë për rritjet duhet të jeni shumë të kujdesshëm me gjuhën që përdorni. Ju mund të
flisni për diçka që është 66% më e lartë, por mund të flisni edhe për shifra që mund të shkojnë
166% më shumë nga çfarë ishin (rritja me 66% plus shifrën fillestare - 100%). Sigurohuni që të
jeni të qartë me veten tuaj për atë që dëshironi të shprehni.
Kini kujdes të mos ngatërroni fjalën përqindje me pikë përqindjeje: e dyta përdoret më shpesh në
politikë, ku epërsia e një partie ndaj partisë kundërshtare mund të rritet nga 3% në 6% - kjo është
një rritje me tre pikë përqindjeje, por edhe ‘një dyfishim i epërsisë së tyre’. Përpiquni ta
shmangni përdorimin e togfjalëshit “pikë përqindjeje” jashtë kontekstit të këtyre fushave
specifike ku përdorimi i tij është më i lehtë, pasi mund të shkaktojë ngatërresa.
10
Histori ndryshimi, histori sipas kontekstit: përllogaritjet bazë
Një tjetër çështje është nëse përdorni fjalën ‘përqindje’ ose simbolin ‘%’. Nëse keni dyshime,
kontrolloni udhëzuesit stilistikorë në internet, si për shembull APA grammar of percentage⁵
Për ta vështruar këtë proces nga ana praktike, mjafton të shihni një histori të publikuar në gazetën The
Washington Times, ‘Welfare spending jumps 32% during Obama’s presidency⁶‘(Shpenzimet e
përkrahjes sociale rriten me 32% gjatë qeverisjes së Obamës). Numrat që gjenden pas titullit
kryesor ndodhen në fund të artikullit:
“Shpenzimi i mirëqenies, siç matej nga detyrimet ishte në shifrën $563 miliardë në
vitin fiskal 2008, por arriti shifrën $746 miliardë në vitin fiskal 2011, një rritje prej
32 për qind.”
Pra, 746 minus 563 është e barabartë me 183. 183 pjesëtim për 563 (shifra fillestare) është e
barabartë me 0.325 - ose 32.5%.
Përmbledhje
• Përllogaritjet në programin Excel dhe në programet e tjera me faqe quhen formula
• Formula fillon me një shenjë barazie si për shembull: =
• Formulat mund të punojnë me numra ose gamëje (të shënjuara nga shenjat e pikësimit), por kanë
më shumë të ngjarë që të përdorin vendndodhjen e qelizave, si për shembull, qeliza A2 ose B300.
• Për të përllogaritur se sa shumë ka ndryshuar diçka, përllogarisni atë se çfarë ka ndryshuar
minus atë se çfarë ka qenë përpara ndryshimit.
• Për të përllogaritur çfarë raporti përfaqëson ndryshimi, merreni atë sasi ndryshimi dhe
pjesëtojeni me shifrën e mëparshme (nga e cila ka ndryshuar).
• Përpiquni që t’i shprehni raportet si thyesë, si për shembull ‘përafërsisht një me dhjetë’ ose
‘mbi një çerek’ - shpesh lexuesi e ka më të lehtë që të kuptojë këtë mënyrë paraqitjeje, sesa
një përqindje precize dhe pa shumë interpretim-.vetëm nëse saktësia është e rëndësishme.
• Kini kujdes të mos ngatërroni fjalën përqindje me pikë përqindjeje - fjala e dytë përdoret
më pak dhe ka një kuptim të ndryshëm nga i pari.
⁵http://blog.apastyle.org/apastyle/2011/11/the-grammar-of-mathematics-percentage.html
⁶http://www.washingtontimes.com/news/2012/oct/18/welfare-spending-jumps-32-percent-four-years/?page=all
11
Histori ndryshimi, histori sipas kontekstit: përllogaritjet bazë
Zbuloni historinë: a ka më tepër
arrestime për shkak të pijes dhe prishjes së
qetësisë publike?
Në këtë link⁷ do të gjeni një faqe të thjeshtë Excel-i, që tregon numrin e
personave të arrestuar për shkak të pijes dhe prishjes së qetësisë publike, çdo
muaj për dy vjet. Shkarkojeni link-un duke përzgjedhur File > Download as >
Microsoft Excel (xlsx) ose Comma-separated values (CSV).
Ju dëshironi të dini nëse numri i arrestimeve po rritet ose po ulet. Ja se si mund ta realizoni këtë:
1. Hapni faqen e Excel-it. Krijoni një formulë të thjeshtë në qelizën D13, në fund të
shifrave të muajit Dhjetor, për të përllogaritur ndryshimin e numrit të arrestimeve
atë muaj, ndërmjet viteve 2011 dhe 2012
2. A është rritur apo ulur? Me sa ka ndryshuar?
3. A mund të shkruani një përllogaritje të re për të zbuluar se sa ka ndryshuar në
përqindje? Kujtohuni që po e shihni ndryshimin si përqindje të arrestimeve në
vitin e parë.
4. A mund ta shprehni përllogaritjen si një raport, p.sh. ‘një me dhjetë’ ose ‘gjysma
e’? Sa do të jetë raporti?
5. Pse mund të jetë e rëndësishme të dihet numri i arrestimeve për secilin muaj të dy
viteve të fundit, sesa të vërehet se sa ka ndryshuar numri i arrestimeve dy muajt e
fundit?
6. Çfarë titulli do të përdornit për këtë histori - dhe cilat periudha do të shmangnit?
12
Histori ndryshimi, histori sipas kontekstit: përllogaritjet bazë
7. Cilat histori të tjera mund të kërkonim te këto të dhëna, përveç faktit nëse numri i
arrestimeve ndërmjet dy viteve është rritur apo është ulur?
8. Në kreun e ardhshëm do të trajtojmë se si ta përsërisni këtë përllogaritje për të
gjithë muajt, por shihni nëse mund t’i kopjoni përllogaritjet për secilin prej tyre.
Sa kushtoi? Sa persona u
prekën? Funksioni i parë: shtimi
i disa qelizave me formulën SUM
Shuma totale financiare mund të krijojë tituj tërheqës - megjithëse nuk është e qartë se përse është e
rëndësishme
11
12
Sa kushtoi? Sa persona u prekën? Funksioni i parë: shtimi i disa qelizave me formulën SUM
Megjithatë, kur bëhet fjalë për numrin e personave, rëndësia është më e qartë. Kjo histori e publikuar në
gazetën Birmingham Mail ka një parathënie të thjeshtë: sa persona janë prekur nga një politikë e re
Një nga historitë më të zakonshme që do të dëshironit të tregonit me anë të një faqeje Excel-i
është: ‘Sa kushtoi?’ Këto janë historitë e totaleve të mëdha, dhe përfshijnë një nga përllogaritjet
më bazike që do të donit të tregonit në faqen tuaj të Excel-it: shtimin e vlerës në disa qeliza.
Tanimë, mund ta realizoni këtë veprim me një formulë shumë të gjatë, si më poshtë:
=A1+A2+A3+A4+A5
…E kështu me radhë. Por, kjo do të ishte shumë e mundimshme. Për këtë arsye, faqet e Excel-it
përmbajnë ato që quhen
funksione.
Funksionet janë fjalë që kanë kuptime të veçanta në Excel dhe programe të tjera me faqe. Ato janë
lidhje të shkurtra (shortcut) për një sërë udhëzimesh.
Për shembull, funksioni për shtimin e një numri qelizash quhet SUM. Ajo çfarë duhet të bëni për
të përdorur funksionin SUM
është që t’i bëni të ditur se çfarë qelizash dëshironi të shtoni, në kllapat pas funksionit.
13
Sa kushtoi? Sa persona u prekën? Funksioni i parë: shtimi i disa qelizave me formulën SUM
Funksionet në gjuhë të ndryshme
Përgjatë gjithë librit unë do t’i përdor emrat e funksioneve në gjuhën angleze.
Megjithatë, nëse programi juaj me faqe nuk jua lejon përdorimin e gjuhën angleze,
atëherë shumë funksione do të kenë emra të ndryshëm. Për shembull, funksioni SUM
shkruhet SUM edhe në gjuhën daneze, por SOMMA në gjuhën italiane, SUMA në
gjuhën spanjolle dhe SOMA në gjuhën portugeze.
Ekzistojnë shumë faqe që përkthejnë funksionet e Excel-it, duke përfshirë faqen e
internetit Dolf Trieschnigg⁸, ose mund të kërkoni për ‘Funksioni SUM i programit
Excel në gjuhën ruse’, duke e zëvendësuar funksionin dhe emrat e gjuhëve të huaja me
gjuhën tuaj mëmë.
Pra, për të shtuar vlerat nga qeliza A1 në qelizën A5 duke e përdorur këtë funksion, ju mund të
shkruani si më poshtë:
=SUM(A1:A5)
Është më e lehtë që t’i shihni funksionet si receta gatimi: në vend që të shkruani ‘shtoni këtë, atë
dhe më pas një tjetër’, thjesht mund të thoni: ‘përdorni recetën e KEKUT me këta përbërës’, ose
‘përdorni recetën e BYREKUT më këta përbërës’.
Sapo të dini ta bëni këtë, mund të filloni të hamendësoni se cilat udhëzime do të përdoren si receta
për
- funksione - në programin tuaj me faqe. Më poshtë gjenden disa udhëzime që i shprehin
funksionet e tyre me një fjalë të vetme:
• ‘Mblidhini të gjitha këto shifra së bashku’
• ‘Përllogarisni mesataren e këtyre shifrave’
• ‘Më bëj të ditur nëse një qelizë është e gabuar’
• ‘Numëro se sa numra gjenden në këtë kolonë’
• ‘Gjej datën e këtij muaji’
• ‘Zëvendëso pikat në këtë qelizë me presje’
Përveç këtyre udhëzimeve ka edhe shumë e shumë të tjera.
Sapo ta mësoni këtë veprim, mund të filloni të kërkoni për funksione të dobishme kurdoherë që hasni
një detyrë ose një problem që mendoni se të tjerët mund ta kenë zgjedhur, duke shtuar fjalën
“funksion”. Për shembull, ju mund të kërkoni në Google për ‘Funksionin në Excel që gjen datën
e një muaji’ ose ‘Funksioni që numëron qelizat bosh’.
⁸http://dolf.trieschnigg.nl/excel/index.php
14
Sa kushtoi? Sa persona u prekën? Funksioni i parë: shtimi i disa qelizave me formulën SUM
Përse funksionet dhe jo butonat
Ju mund të mblidhni shuma dhe të kryeni përllogaritje të tjera bazë, duke përdorur disa nga
butonat në Excel, por në këtë libër do të përqendrohem te funksionet për disa arsye:
• Së pari, shtypja e funksioneve është më e shpejtë se përdorimi i butonave. Është
veçanërisht e shpejtë kur dëshironi të kombinoni rezultatet - për shembull,
përdorimi i shumës si pjesë e një përllogaritjeje më të madhe. Gjithashtu, ju keni
më tepër kontroll mbi faktin se ku do të përfundojnë rezultatet.
• Së dyti, vendndodhja dhe vlefshmëria e butonave ndryshon gjerësisht me
programe të ndryshme, dhe me versione të ndryshme të Excel-it, kështu që është
e vështirë të jepet një udhëzim i vazhdueshëm për përdorimin e tyre. Të njihni
funksionet do të thotë që mund të përdorni të njëjtat teknika cilido qoftë versioni
i programit me të cilin do të punoni (megjithëse, ekzistojnë disa teknika që janë
specifike vetëm për faqet në Google ose Excel - Do të flas për këtë në vijim).
• Si përfundim, sapo të keni kryer përllogaritjet bazë nuk do keni gjithnjë të
vlefshëm butonat që kryejnë veprimet që ju keni nevojë. Është e mira të filloni
përderisa do e vazhdoni këtë veprim...
Një tjetër histori SUM - këtë herë mblidhni se sa streha bosh gjenden në një numër të caktuar vendesh
15
Sa kushtoi? Sa persona u prekën? Funksioni i parë: shtimi i disa qelizave me formulën SUM
Përdorimi i Lirisë së Informacionit për të gjetur kostot e gjërave është një qasje shumë e përdorur -
gjithashtu, ky artikull tregon shpenzimet më të mëdha, duke iu dhënë detaje dhe kontekst më konkret
Nëse funksionet janë receta gatimi, argumentet janë
përbërësit
Ju nuk mund ta gatuani një recetë pa përbërës, prandaj (ashtu si me shembullin e SUM) çdo
funksion ndiqet nga të paktën një përbërës, në kllapa. Këto quhen argumente.
Në shembullin e mësipërm, SUM ishte funksioni dhe A1:A5 ishte argumenti.
Ndonjëherë do të merrni një mesazh ku thuhet që keni gabuar sepse nuk ‘keni dhënë argumentet
e duhura’. Për shembull, ju mund të keni dhënë shumë ose pak argumente (ose asnjë argument).
Zakonisht, mesazhi do t’ju japë të dhëna, madje dhe një link me më tepër informacion. Prandaj,
mund të kërkoni më tepër informacion rreth gabimit të kryer. Por, njohja e zhargonit ju ndihmon.
Argument apo parametër?
Gjithashtu, ju mund ta shihni fjalën parametër për t’iu referuar përbërësve të një funksioni.
Ky është
emri se për cilat lloje përbërësish ka nevojë një funksion në përgjithësi. Për shembull,
funksioni SUM ka një parametër: mbledhjen e një game qelizash. Por, formula
=SUM(A1:A5) dha vetëm një argument: gamën e qelizave specifike nga A1 te A5.
Me fjalë të tjera, kur ta lexoni një funksion ju do të dëgjoni për parametrat që ai
funksion përdor; por, kur t’i përdorni në të vërtetë, ju do të jepni argumentet tuaja
specifike. I njëjti zhargon përdoret në gjuhën e programimit (për shembull, grumbullimi
i avancuar i të dhënave ose vizualizimi i të dhënave), ku funksionet janë të zakonshme,
pra nëse e kuptoni këtë ju do të keni një pikënisje nëse vendosni që të provoni gjuhën e
programimit.
Le të kthehemi te formula jonë. Ju do të vini re se ne i specifikojmë një gamë qelizash duke
përdorur simbolin e kolonës:
=SUM(A1:A5)
Kështu që, nëse do të dëshironim të mblidhnim qeliza nga A1 deri në A500, do t’i përshtatnim në
këtë mënyrë:
=SUM(A1:A500)
Gjithashtu, ju mund t’i përzgjidhni qelizat nga më shumë se një kolonë. Nëse do të dëshironim t’i mblidhnim të
gjitha qelizat nga A1 në krye të anës së majtë të gamës deri te B500 te qeliza në fund të anës së djathtë (e fundit),
atëherë do t’i përzgjidhnim me këtë gamë:
=SUM(A1:B500)
Çfarë është më e rëndësishme, funksionet si SUM që funksionojnë me numra, do ta anashkalonin çdo fjalë në një
gamë të caktuar qelizash. Me fjalë tjera, teksti nuk është problem për të.
16
Sa kushtoi? Sa persona u prekën? Funksioni i parë: shtimi i disa qelizave me formulën SUM
Për këtë arsye, nëse dëshironi që t’i mblidhni numrat në një kolonë, mund të bëni më tepër më shpejt duke përdorur
shkronjat në një kolonë, si më poshtë:
17
Sa kushtoi? Sa persona u prekën? Funksioni i parë: shtimi i disa qelizave me formulën SUM
=SUM(A:A)
Kjo thjesht nënkupton: përdorni funksionin SUM te të gjithë numrat në
kolonën A. E njëjta gjë vlen edhe për rreshtat:
=SUM(1:1)
Do të thotë mblidhni vlerat në të gjitha qelizat në rreshtin 1.
Kontrollet që duhen bërë kur caktoni një gamë me
kolona ose rreshta
Nëse do të caktoni një gamë me kolona ose rreshta, si A:A ose 1:1, kontrolloni si më poshtë:
• Pjesa kryesore nuk është numerike, p.sh., vitet ose datat. Nëse janë, ato do të
përfshihen te shuma.
• Nuk ka total të madh në fund të kolonës ose të rreshtit. Edhe kjo do të përfshihet
te shuma, duke iu dhënë një total dyfish më të madh se sa duhet të jetë.
• Nuk ka tabela të tjera poshtë asaj me të cilën jeni duke punuar (përndryshe
formula do t’i mblidhte të gjithë numrat edhe në kolonën A të asaj tabele).
Në kreun se si të përdorni faqen e Excel-it, ju mund t’i kontrolloni shpejt problemet,
duke përdorur lidhjet e shkurtra në tastierë - CTRL ose CMD dhe çelësat e kursorit -
për t’u njohur me pjesët anësore të tabelës tuaj.
Kur ka më tepër se një përbërës: presjet dhe
pikëpresjet
Funksioni SUM është një recetë e thjeshtë, prandaj i nevojitet vetëm një përbërës. Por, funksionet
e tjera kanë nevojë për më tepër se një përbërës - siç edhe do ta shohim te krerët në vazhdim.
Në këto raste, çdo përbërës - argument - ndahet me presje (në programet me version në gjuhën
angleze) ose pikëpresje (në programet me version në gjuhën spanjolle, portugeze, gjermane, etj.).
Në fakt, funksioni SUM është i pazakontë për faktin se mund të pranojë një ose më shumë se një
argument: ju mund të mblidhni më shumë se një gamë qelizash, duke shtuar një presje ose
pikëpresje ndërmjet secilës prej tyre, si më poshtë:
=SUM(A1:A5,A7:A9)
=SUM(A1:A5;A7:A9)
Ky veprim mbledh vlerat nga qeliza A1 deri te qeliza A5, dhe nga qeliza A7 deri te qeliza A9.
Por, përpara se të përdorim funksione të tjera me shumë përbërës, ekzistojnë edhe disa funksione
më të thjeshta për t’u përdorur.
18
Sa kushtoi? Sa persona u prekën? Funksioni i parë: shtimi i disa qelizave me formulën SUM
Përmbledhje
Në pjesën e mbetur të librit do të përdor presjen, por kujtohuni që të përdorni
pikëpresjen nëse edhe programi juaj e përdor.
• Funksionet janë fjalë që kanë kuptime të veçanta në Excel dhe programe të tjera me faqe:
lidhje të shkurtra për një sërë udhëzimesh.
• Funksionet ndiqen gjithmonë nga kllapat, ku gjenden përbërësit që nevojiten. Këto quhen
argumente (në mënyrë specifike) ose parametra (në përgjithësi).
• Nëse një funksion përdor më shumë se një parametër, secili prej tyre ndahet me presje
ose pikëpresje, në varësi të gjuhës së programit që jeni duke përdorur.
• Ju mund të kërkoni për funksione të vlefshme kurdoherë që hasni një detyrë ose
problem, të cilin mendoni se hartuesit e programit mund ta kenë zgjidhur më parë, duke
shtuar fjalën “funksion”.
• Specifikoni një gamë qelizash, duke vendosur një kolonë ndërmjet qelizës së parë dhe të
fundit të të njëjtit rresht, p.sh.
A2:A300.
• Ju mund ta përzgjidhni një kolonë ose rresht të tërë më shpejt, duke përdorur vetëm shkronjën
ose numrin e asaj kolone ose rreshti, p.sh., A:A ose 1:1
Zbuloni historinë: numri i përgjithshëm i
arrestimeve për shkak të pijeve dhe prishjes së
qetësisë publike
Për të përfunduar me të dhënat tona për arrestimet për shkak të pijes ose prishjes së qetësisë
publike⁹, shtypni një përllogaritje, duke përdorur funksionin SUM
që gjen numrin e përgjithshëm për çdo vit.
1. Cila formulë do t’i mbledhë të gjithë numrat për vitin 2011, dhe cila formulë do
të bëjë të njëjtën gjë për vitin 2012? (Ju mund ta kopjoni kurdoherë përllogaritjen
e një qelize në të djathtë dhe do të jetë e vlefshme edhe te qelizat për vitin e
ardhshëm)
2. Përse nuk është ide e mirë që në këtë rast të përdoret gama e kolonave B:B?
3. Cila formulë do ta përllogarisë ndryshimin nga viti 2011 te viti 2012?
4. Bazuar te ky rezultat, cila formulë do ta përllogarisë ndryshimin si përqindje?
5. Çfarë historish mund të tregoni për këto shuma?
6. Çfarë të dhënash të tjera do të kërkonit për ta plotësuar historinë?
Përgjigjet do të mund t’i gjeni në fund të kreut të ardhshëm.
⁹https://docs.google.com/spreadsheets/d/1iUMiNs7P5P1mEQXwsFDgIn8dF5ZnO4YhRcAEMsmciVI/edit?usp=sharing
19Sa kushtoi? Sa persona u prekën? Funksioni i parë: shtimi i disa qelizave me formulën SUM

Mais conteúdo relacionado

Mais de Paul Bradshaw

Teaching data journalism (Abraji 2021)
Teaching data journalism (Abraji 2021)Teaching data journalism (Abraji 2021)
Teaching data journalism (Abraji 2021)Paul Bradshaw
 
Data journalism on the air: 3 tips
Data journalism on the air: 3 tipsData journalism on the air: 3 tips
Data journalism on the air: 3 tipsPaul Bradshaw
 
7 angles for data stories
7 angles for data stories7 angles for data stories
7 angles for data storiesPaul Bradshaw
 
Uncertain times, stories of uncertainty
Uncertain times, stories of uncertaintyUncertain times, stories of uncertainty
Uncertain times, stories of uncertaintyPaul Bradshaw
 
Ergodic education (online teaching and interactivity)
Ergodic education (online teaching and interactivity)Ergodic education (online teaching and interactivity)
Ergodic education (online teaching and interactivity)Paul Bradshaw
 
Storytelling in the database era: uncertainty and science reporting
Storytelling in the database era: uncertainty and science reportingStorytelling in the database era: uncertainty and science reporting
Storytelling in the database era: uncertainty and science reportingPaul Bradshaw
 
Cognitive bias: a quick guide for journalists
Cognitive bias: a quick guide for journalistsCognitive bias: a quick guide for journalists
Cognitive bias: a quick guide for journalistsPaul Bradshaw
 
The 3 chords of data journalism
The 3 chords of data journalismThe 3 chords of data journalism
The 3 chords of data journalismPaul Bradshaw
 
Data journalism: what it is, how to use data for stories
Data journalism: what it is, how to use data for storiesData journalism: what it is, how to use data for stories
Data journalism: what it is, how to use data for storiesPaul Bradshaw
 
Teaching AI in data journalism
Teaching AI in data journalismTeaching AI in data journalism
Teaching AI in data journalismPaul Bradshaw
 
10 ways AI can be used for investigations
10 ways AI can be used for investigations10 ways AI can be used for investigations
10 ways AI can be used for investigationsPaul Bradshaw
 
Open Data Utopia? (SciCAR 19)
Open Data Utopia? (SciCAR 19)Open Data Utopia? (SciCAR 19)
Open Data Utopia? (SciCAR 19)Paul Bradshaw
 
Scraping for journalists - ideas, concepts and tips (CIJ Summer School 2019)
Scraping for journalists - ideas, concepts and tips (CIJ Summer School 2019)Scraping for journalists - ideas, concepts and tips (CIJ Summer School 2019)
Scraping for journalists - ideas, concepts and tips (CIJ Summer School 2019)Paul Bradshaw
 
Scraping in 60 minutes (CIJ Summer School 2019)
Scraping in 60 minutes (CIJ Summer School 2019)Scraping in 60 minutes (CIJ Summer School 2019)
Scraping in 60 minutes (CIJ Summer School 2019)Paul Bradshaw
 
MA Multiplatform and Mobile Journalism: Taster Class
MA Multiplatform and Mobile Journalism: Taster ClassMA Multiplatform and Mobile Journalism: Taster Class
MA Multiplatform and Mobile Journalism: Taster ClassPaul Bradshaw
 
Verification techniques, tips and tools
Verification techniques, tips and toolsVerification techniques, tips and tools
Verification techniques, tips and toolsPaul Bradshaw
 
Journalism, data and storytelling: navigating the battlefield
Journalism, data and storytelling: navigating the battlefieldJournalism, data and storytelling: navigating the battlefield
Journalism, data and storytelling: navigating the battlefieldPaul Bradshaw
 
Mobile + community: designing a news day that gets student journalists speaki...
Mobile + community: designing a news day that gets student journalists speaki...Mobile + community: designing a news day that gets student journalists speaki...
Mobile + community: designing a news day that gets student journalists speaki...Paul Bradshaw
 
Data journalism exercise in Albanian
Data journalism exercise in AlbanianData journalism exercise in Albanian
Data journalism exercise in AlbanianPaul Bradshaw
 
Udhëzues i shkurtër për formulat në programet spreadsheet (përllogaritëse)
Udhëzues i shkurtër për formulat në programet spreadsheet (përllogaritëse)Udhëzues i shkurtër për formulat në programet spreadsheet (përllogaritëse)
Udhëzues i shkurtër për formulat në programet spreadsheet (përllogaritëse)Paul Bradshaw
 

Mais de Paul Bradshaw (20)

Teaching data journalism (Abraji 2021)
Teaching data journalism (Abraji 2021)Teaching data journalism (Abraji 2021)
Teaching data journalism (Abraji 2021)
 
Data journalism on the air: 3 tips
Data journalism on the air: 3 tipsData journalism on the air: 3 tips
Data journalism on the air: 3 tips
 
7 angles for data stories
7 angles for data stories7 angles for data stories
7 angles for data stories
 
Uncertain times, stories of uncertainty
Uncertain times, stories of uncertaintyUncertain times, stories of uncertainty
Uncertain times, stories of uncertainty
 
Ergodic education (online teaching and interactivity)
Ergodic education (online teaching and interactivity)Ergodic education (online teaching and interactivity)
Ergodic education (online teaching and interactivity)
 
Storytelling in the database era: uncertainty and science reporting
Storytelling in the database era: uncertainty and science reportingStorytelling in the database era: uncertainty and science reporting
Storytelling in the database era: uncertainty and science reporting
 
Cognitive bias: a quick guide for journalists
Cognitive bias: a quick guide for journalistsCognitive bias: a quick guide for journalists
Cognitive bias: a quick guide for journalists
 
The 3 chords of data journalism
The 3 chords of data journalismThe 3 chords of data journalism
The 3 chords of data journalism
 
Data journalism: what it is, how to use data for stories
Data journalism: what it is, how to use data for storiesData journalism: what it is, how to use data for stories
Data journalism: what it is, how to use data for stories
 
Teaching AI in data journalism
Teaching AI in data journalismTeaching AI in data journalism
Teaching AI in data journalism
 
10 ways AI can be used for investigations
10 ways AI can be used for investigations10 ways AI can be used for investigations
10 ways AI can be used for investigations
 
Open Data Utopia? (SciCAR 19)
Open Data Utopia? (SciCAR 19)Open Data Utopia? (SciCAR 19)
Open Data Utopia? (SciCAR 19)
 
Scraping for journalists - ideas, concepts and tips (CIJ Summer School 2019)
Scraping for journalists - ideas, concepts and tips (CIJ Summer School 2019)Scraping for journalists - ideas, concepts and tips (CIJ Summer School 2019)
Scraping for journalists - ideas, concepts and tips (CIJ Summer School 2019)
 
Scraping in 60 minutes (CIJ Summer School 2019)
Scraping in 60 minutes (CIJ Summer School 2019)Scraping in 60 minutes (CIJ Summer School 2019)
Scraping in 60 minutes (CIJ Summer School 2019)
 
MA Multiplatform and Mobile Journalism: Taster Class
MA Multiplatform and Mobile Journalism: Taster ClassMA Multiplatform and Mobile Journalism: Taster Class
MA Multiplatform and Mobile Journalism: Taster Class
 
Verification techniques, tips and tools
Verification techniques, tips and toolsVerification techniques, tips and tools
Verification techniques, tips and tools
 
Journalism, data and storytelling: navigating the battlefield
Journalism, data and storytelling: navigating the battlefieldJournalism, data and storytelling: navigating the battlefield
Journalism, data and storytelling: navigating the battlefield
 
Mobile + community: designing a news day that gets student journalists speaki...
Mobile + community: designing a news day that gets student journalists speaki...Mobile + community: designing a news day that gets student journalists speaki...
Mobile + community: designing a news day that gets student journalists speaki...
 
Data journalism exercise in Albanian
Data journalism exercise in AlbanianData journalism exercise in Albanian
Data journalism exercise in Albanian
 
Udhëzues i shkurtër për formulat në programet spreadsheet (përllogaritëse)
Udhëzues i shkurtër për formulat në programet spreadsheet (përllogaritëse)Udhëzues i shkurtër për formulat në programet spreadsheet (përllogaritëse)
Udhëzues i shkurtër për formulat në programet spreadsheet (përllogaritëse)
 

Të gjesh histori në faqet e Excel-it

  • 1.
  • 2. Të gjesh histori në faqet e Excel-it Receta nga të dhënat e intervistimit dhe marrja e përgjigjeve Paul Bradshaw Ky libër është në shitje te http://leanpub.com/spreadsheetstories Ky version u publikua më 16.04.2016 Ky është libër i botuar nga Leanpub . Leanpub i fuqizon autorët dhe botuesin me procesin e Lean Publishing. Lean Publishing është akti i publikimit të një libri elektronik duke përdorur instrumente të thjeshta dhe shumë përsëritje për të marrë komente nga lexuesi, të bëni ndryshime derisa të keni librin e duhur dhe të bëheni sa më të njohur nga lexuesit. © 2013 - 2016 Paul Bradshaw
  • 3. Shpërndajeni këtë libër në Twitter! Ju lutemi, ndihmojeni Paul Bradshaw duke shpërndarë fjalën për këtë libër në Twitter! Hashtag-u i propozuar për këtë libër është #spreadsheetstories. Zbuloni se çfarë thonë njerëzit e tjerë për këtë libër duke klikuar në këtë link për të kërkuar këtë hashtag në Twitter: https://twitter.com/search?q=#spreadsheetstories
  • 4. Listë publikimesh nga Paul Bradshaw Scraping for Journalists 8000 Holes:How the 2012 Olympic Torch Relay Lost its Way Model for the 21st Century Newsroom - Redux Stories and Streams Organising an Online Investigation Team Data Journalism Heist Excel para periodistas Periodismo de datos: Un golpe rápido Learning HTML and CSS by making tweetable quotes
  • 5. Për Orrell, Entwistle, Howard dhe Sewart, që bënë një veprim fisnik për të cilin do t’iu jem përgjithmonë mirënjohës.
  • 6. Përmbajtja Hyrje................................................................................................................................................1 Histori ndryshimi, histori sipas kontekstit: përllogaritjet bazë.................................................3 Vendndodhja e qelizave............................................................................................................3 Përllogaritja e një ndryshimi.....................................................................................................4 Përllogaritja e raporteve............................................................................................................5 Raportet: përllogaritja e raportit ‘1me10’.................................................................................6 Ndërthurja e të dyjave: përllogaritja e raportit të një ndryshimi...............................................8 Përmbledhje ..............................................................................................................................9 Sa kushtoi? Sa persona u prekën? Funksioni i parë: shtimi i disa qelizave me formulën SUM .....................................................................11 Nëse funksionet janë receta gatimi, argumentet janë përbërësit.............................................15 Kur ka më tepër se një përbërës: presjet dhe pikëpresjet........................................................16 Përmbledhje ............................................................................................................................17
  • 7. Hyrje Nuk kam ndeshur akoma një faqe Excel-i që të mos ketë një histori për të treguar. Zakonisht ato janë të tej mbushura me histori. Disa kanë histori suksesi dhe disa të tjera, shpesh herë më interesante, histori dështimi. Disa mund të vendosin një pasqyrë përpara nesh, dhe të tregojnë histori se ku kemi qenë dhe ku do të shkojmë, si kemi ndryshuar dhe si kemi qëndruar të njëjtë. Disa faqe Excel-i do të tregojnë me zë të lartë histori alarmi, e ndërsa disa mund të pëshpëritin kuriozitetet që mund të kemi humbur në disa rrethana. Të tjerat do t’iu tregojnë histori mbi sekretet. Ndërsa disa të tjera për gënjeshtrat. Çelësi i të gjithave këtyre historive, ashtu si me të gjitha burimet është të dish çfarë pyetje të bësh. Ky libër flet për të gjitha këto pyetje. Në fakt, është plot me pyetje të tilla në gjuhën që faqet e Excel-it kuptojnë. Ai përfshin pyetje si: • Sa shumë ka ndryshuar diçka? • Kush ose ku pati ndryshime të mëdha? Çfarë ndryshoi më pak? • Cila kompani ose person mori më shumë para? • Çfarë është e zakonshme- dhe kush bie në sy si më i veçantë? • Sa shpesh del një emër? Ku? • A mund të më tregosh vetëm pjesët për të cilat kam interes? • Sa është shpenzuar në total për diçka? • E kam kuptuar mirë? • Ku mungon informacioni? • Çfarë është e pazakonshme në këto të dhëna? • Ku duhet të kërkoj? Disa teknika në këtë libër kanë të bëjnë me ardhjen në ndihmë të pozicionimit të faqes së Excel-it nga ku mund t’iu përgjigjet pyetjeve që nuk mund t’iu përgjigjej më parë, si: të ndash të dhënat sipas viteve ose muajve, të heqësh rajone ose emra ose t’i kombinoni ato me grupe të tjera të dhënash. Nëse po hasni për herë të parë faqet e Excel-it, ju mund të lexoni librin sipas rregullit në të cilin është shkruar, ku çdo kre është i ndërtuar mbi bazën e koncepteve dhe teknikave të përmendura në kapitujt e mëparshëm, si dhe një numër ushtrimesh dhe pyetjesh që ju jep përvojë në punimin e faqeve të Excel-it, duke ushtruar ndërkohë aftësitë redaktuese. Nëse po mendoni të tregoni një histori, kjo e fundit është po aq e rëndësishme sa aftësitë teknike. 1
  • 8. Hyrje 2 Por, libri është shkruar edhe për ata të cilët kanë përvojë në punimin e faqeve të Excel-it: ju mund të kërkoni te kapitujt, ashtu si një libër recetash, për të gjetur kreun që i jep përgjigje pyetjes tuaj. Për këtë arsye, mos e qasni librin si diçka që duhet mësuar përmendësh nga fillimi deri në fund. Është më mirë që të mbani mend çfarë ndodh në tërësi me faqet e Excel-it dhe të praktikoni teknikat që janë më të vlefshme për ju. Më pas, nëse do të ju duhet të bëni diçka më specifike, ju do ta dini se ku mund ta gjeni. Sa më shumë teknika specifike të përdorni, aq më shumë do t’i përvetësoni ato duke mos pasur më nevojë të keni këtë libër si referencë. Ah, dhe nëse keni ndonjë pyetje që nuk është përgjigjur këtu, më vini në dijeni dhe do mundohem që ta përditësoj librin. Më vonë do të përmend disa këshilla dhe teknika të vlefshme, që kanë të bëjnë me njohjen e një faqeje Excel-i. Por, fillimisht le të merremi me disa llogaritje bazë. Zhargoni për fillestarët: qeliza, faqe dhe libra pune Do të përdor që në fillim një numër fjalësh, të cilat do t’i shpjegoj këtu: Shpesh njerëzit i përdorin ‘faqet e Excel-it’ për t’iu referuar dy gjërave të ndryshme, ose një dokumenti që përmban një numër të ndryshëm faqesh Excel-i me të dhëna, ose vetëm një nga faqet. Për të shmangur ngatërrimin, do të përdor fjalën libër pune për t’iu referuar një dokumenti në tërësi me faqe Excel-i dhe fjalën faqe ose faqe Excel-i për t’iu referuar një faqeje të vetme. Do të flas edhe për qelizat – këto janë kuti, që ndodhen në një faqe Excel-i, që përmban një pjesë të të dhënave.
  • 9. Histori ndryshimi, histori sipas kontekstit: përllogaritjet bazë Pyetjet që ngrihen pasi u shpenzua 95% e buxhetit të aktiviteteve të Birmingemit për Konferencën e Partisë Konservatore Gjetja e raporteve mund të nxjerrë rezultate të habitshme, dhe të drejtojë më shumë pyetje Funksioni i parë i një faqe Excel-i (spreadsheet) është se vepron si një makinë llogaritëse. Ato mund të mbledhin, zbresin, pjesëtojnë, dhe shumëzojnë, dhe të gjitha së bashku këto funksione mund të përllogarisin mesatare, raporte, dhe shumë gjëra të tjera, që mund të mundësojnë një kuptim të të dhënave. Zakonisht, përllogaritjet në Excel quhen formula, dhe çdo formulë fillon me shenjën e barazimit: = Kjo i tregon Excel-it se ju nuk po fusni informacion në mënyrë të drejtpërdrejtë, por po prisni që programi të punojë për ju. Pas shenjës së barazimit vjen përllogaritja. Provoni veprimin e mëposhtëm në çfarëdolloj qelize, në një faqe Excel-i bosh: =15+145 Sapo të shtypni butonin Enter do të shfaqet përllogaritja dhe qeliza do të shfaqë rezultatin (me shpresë 160). Megjithatë, shumicën e rasteve Excel-i përdoret për të kryer përllogaritje të vlerave që ndodhen në qeliza të tjera të faqes së programit. Vendndodhja e qelizave Çdo qelizë e një faqeje Excel-i ka vendndodhjen e saj, duke u bazuar te rreshti dhe kolona në të cilën ajo ndodhet. Për shembull, qeliza e parë gjendet në kolonën A dhe rreshtin 1, prandaj quhet qeliza A1 (shkronja gjendet në krye të kolonës; numri i rreshtit mund të gjendet në cepin e majtë). Qeliza pranë të parës që gjendet në kolonën B, quhet qeliza B1, (kolonë e ndryshme, por i njëjti rresht); dhe qeliza poshtë qelizës A1 quhet qeliza A2 (kolonë e njëjtë, por rresht i ndryshëm). Nëse keni dyshime, mund ta gjeni vendndodhjen e qelizave (në këtë rast, qelizën A1) duke e përzgjedhur
  • 10. (select) dhe duke parë mbi shiritin (bar) mbi shkronjat e kolonave.
  • 11. 4 Histori ndryshimi, histori sipas kontekstit: përllogaritjet bazë Në të majtë të këtij shiriti gjendet një kuti që ju tregon vendndodhjen e qelizës, dhe pas tij gjendet një kuti që tregon se çfarë përmban ajo qelizë. Kjo kuti më e madhe quhet Shiriti i formulave (Formula bar). Vini re se nëse qeliza përmban një formulë, ju do të shihni formulën dhe jo rezultatet e formulës - që shihni në faqe. Vendndodhja e qelizave bën të mundur që të kryhen përllogaritje të të dhënave në faqen tuaj. Për shembull, shtypni numrin 15 në qelizën A1, dhe numrin 145 në qelizën B1. Ndërsa, në qelizën C1, shtypni si më poshtë: =A1+B1 Formula në qelizën C1 - vini re se shiriti i formulave më sipër tregon formulën, ndërsa qeliza tregon rezultatin Formula mbledh çdo vlerë që gjendet në qelizën A1 me vlerën që gjendet në qelizën B1. Si rrjedhojë, ekzistojnë dy përfitime: • Nëse vlera në qelizën A1 ndryshon, formula juaj e përllogarit sërish në mënyrë automatike. Provojeni dhe shihni rezultatin (sigurohuni që të shtypni butonin Enter pasi të keni ndryshuar vlerën). • Nëse keni dy ose më shumë kolona me numra dhe dëshironi të krijoni një kolonë të re me të njëjtën përllogaritje për secilin rresht është shumë e thjeshtë. Veprimin e dytë do ta shihni në kreun e ardhshëm. Përllogaritja e një ndryshimi Përpara këtij veprimi, ia vlen që të trajtojmë disa përllogaritje të përdorura gjerësisht që do t’ju shërbejnë për të treguar histori nga të dhënat tuaja. Një nga historitë më të zakonshme është ajo për ndryshimin. Nga vetë emri, fjala ndryshim përbën lajm, dhe është një pjesë përbërëse e rrëfimit të një historie. Ndryshimi i rrjedhës së ngjarjeve përbën lajm. Por, sa i madh është ky ndryshim - dhe nga se është shkaktuar? Një përllogaritje për të zbuluar se sa ka ndryshuar diçka realizohet me anë të zbritjes së menjëhershme: Si është diçka tani MINUS si ka qenë përpara ndryshimit. Për shembull: nëse këtë vit në Aberdeen pati 1000 sulme, dhe vitin e shkuar pati 600, përllogaritja është kjo:
  • 12. 5 Histori ndryshimi, histori sipas kontekstit: përllogaritjet bazë 1000-600 Rezultati është 400. Me fjalë të tjera, sulmet janë rritur me 400. Ndonjëherë, do të merrni një rezultat negativ, çka do të thotë se diçka ka rënë. Le ta tregojmë me anë të një shembulli të ndryshëm nga i pari: këtë vit në Aberdeen pati 1000 sulme, ndërsa vitin e shkuar pati 1100 sulme. Përllogaritja është kjo: 1000-1100 Dhe rezultati është -100. Me fjalë të tjera, sulmet kanë rënë me 100. Për fat të keq, kur e shohim ndryshimin në kontekstin e një numri absolut: rritet me 400, ose zbret me 100, kjo nuk nënkupton nëse shifra 400 ose 100 do të thotë shumë ose pak. Dhe këtu hyjnë në punë raportet. Kjo histori bazohet te përllogaritja e një raporti - megjithëse ajo ka nevojë për të ditur se për çfarë shërbejnë raportet në teknika përveç dënimeve alternative Përllogaritja e raporteve Një përllogaritje e njëjtë e përdorur në historitë rreth numrave është se çfarë është raporti i diçkaje në lidhje me një tjetër. Ja disa shembuj: • 95% of Birmingham events budget spent on Conservative Party Conference¹ (U shpenzua 95% e buxhetit të aktiviteteve të Birmingemit për Konferencën e Partisë Konservatore) • US spends 17.9% of its GDP on healthcare² (SHBA-ja shpenzon 17.9% të PBB-së për shëndetësinë) ¹http://www.birminghampost.co.uk/news/regional-affairs/questions-over-95-birmingham-events-7028090 ²http://www.theguardian.com/news/datablog/2012/jun/30/healthcare-spending-world-country
  • 13. 6 Histori ndryshimi, histori sipas kontekstit: përllogaritjet bazë • The most successful UK universities get 11% of their alumni to donate money³ (Universitetet më të suksesshme të Britanisë së Madhe marrin fonde nga 11% e alumnit të tyre) • Almost one in three criminals given treatment which involves speaking to their victims reoffend⁴ (Përafërsisht një në tre kriminelë që u jepet mundësia të flasin me viktimat e tyre, kryejnë sërish vepra penale) Përllogaritja e një raporti është një ndarje e thjeshtë: ndarja e një pjese nga e tëra. Nëse SHBA-ja shpenzon $2.6 trilionë për shëndetësinë, dhe PBB-ja e përgjithshme e saj është $14.5 trilionë, atëherë për të arritur raportin e mësipërm, pjesëtoni shifrën 2,600,000,000,000 me 14,500,000,000,000. Rezultati është 0.179 (me tre shifra dhjetore pas presjes) - ose 17.9%. Si mund të jetë rezultati 0.179 i njëjtë me rezultatin 17.9%? Një qasje do të ishte të mendonit në këtë mënyrë: Numri 1 është i njëjtë me 100% - çdo numër poshtë numrit 1 është thyesë e vetë numrit 1: 0.5 është sa gjysma e numrit 1; 0.25 është sa çereku i numrit 1; e kështu me radhë. 0.5 , atëherë, mund të shprehet si 50%, dhe 0.25 mund të shprehet si 25%. Për t’i kthyer numrat dhjetorë në përqindje mund të bëjmë dy veprime: ose t’i shumëzojmë me 100 (0.5 x 100 = 50) për t’i sjellë në krahun tjetër të shifrave dhjetore, ose thjesht të ndryshojmë formatimin e qelizës që përmban rezultatin. Veprimi i dytë është mënyrë më e mirë, pasi përmban numrin e ‘vërtetë’ dhe mund të bëjmë ende përllogaritje me të (për shembull, 100 shumëzim për 50% është e barabartë me 50, ndërsa 100 shumëzim për 50 është e barabartë me 5000). Për ta arritur këtë, klikoni me të djathtën mbi qelizë dhe përzgjidhni opsionin Format cells... (Formato qelizat) - ose klikoni nga tastiera CTRL+1. Te dritarja që iu shfaqet, ndryshojeni formatin te opsioni Percentage (Përqindje) - gjithashtu, ju mund të specifikoni se sa e detajuar është përqindja. Raportet: përllogaritja e raportit ‘1 me 10’ Një nga shembujt e mësipërm nuk e paraqet raportin si përqindje, por si raport: 1 me 3. Kjo është një mënyrë veçanërisht e qartë e paraqitjes së një raporti: është më e lehtë për lexuesit që ta përfytyrojnë
  • 14. 7 Histori ndryshimi, histori sipas kontekstit: përllogaritjet bazë ³http://www.nytimes.com/2007/04/15/weekinreview/15lyall.html?pagewanted=print&_r=0 ⁴http://www.maidenhead-advertiser.co.uk/News/Areas/Maidenhead/Almost-a-third-of-criminals-given-restorative-disposals-reoffend- 05022014.htm
  • 15. 8 Histori ndryshimi, histori sipas kontekstit: përllogaritjet bazë raportin ‘një me tre’ sesa shifrën abstrakte ‘33%’ (që mund ta arrini nëse pjesëtoni numrin një me numrin 3 - 0.33, ose 33%). Pra, si shprehet përqindja si raport? Mënyra më e drejtpërdrejtë është të shihen shënjuesit e qartë gjatë rrugës. Për shembull: • 0.05 është një me njëzet (5%) • 0.10 është një me dhjetë (10%) • 0.20 është një me pesë (20%) • 0.25 është një me katër - ose një çerek (25%) • 0.33 është një me tre (33%) • 0.40 është dy të pestat (40%) • 0.5 është një me dy (50%) • 0.6 është tre të pestat (60%) • 0.66 është dy të tretat (66%) • 0.75 treçerek, ose tre të katërtat (75%) • 0.8 është katër të pestat (80%) • 0.9 është nëntë të dhjetat (90%) • 0.95 është nëntëmbëdhjetë të njëzetat (95%) Cilado qoftë shifra, shihni raportin më të afërt me të, dhe përdoreni si mbështetje me shenjat e krahasimit ‘më e madhe se’ ose ‘e përafërt me’. Për shembull: • 0.06 është ‘mbi një me njëzet’ • 0.09 është ‘përafërsisht një me dhjetë’ • 0.23 është ‘më e madhe se një me pesë’ • 0.27 është ‘mbi një çerek’ • 0.36 është ‘më e madhe se një me tre’ • 0.39 është ‘thuajse poshtë dy të pestave’ • 0.49 është ‘përafërsisht gjysmë’ …e kështu me radhë. Gjithashtu, ju mund të përdorni shumëzuesit e disa raporteve në listën kryesore: Për shembull, 0.15 është tre herë ‘një me njëzet’ dhe mund të shprehet si ‘tre në çdo shifër njëzet’ dhe 0.3 është ‘gjashtë në çdo shifër njëzet’. Sa më shumë të vazhdoni ta bëni këtë veprim, aq më shumë do të bëhet e natyrshme për ju. Deri atëherë, mbajeni listën e mësipërme për t’ju ndihmuar.
  • 16. 9 Histori ndryshimi, histori sipas kontekstit: përllogaritjet bazë Ndërthurja e të dyjave: përllogaritja e raportit të një ndryshimi Historia e paraqitur në gazetën Washington Times për shpenzimet e mirëqenies ka të bëjë me përllogaritjen e ndryshimit si raport i shifrave të mësipërme Pra, le t’i kthehemi ndryshimit te sulmet. Tanimë që e dimë se si të përllogarisim një raport, mund të përllogarisim se sa ndikim ka rritja e sulmeve me 400 ose rënia e tyre me 200. Pyetja është: me çfarë e pjesëtojmë? Me numrin më të vogël apo me numrin më të madh? Përgjigjja qëndron te mënyra se si mund të shprehemi: ‘Sulmet janë rritur’ ose ‘sulmet kanë rënë’. Ajo që nënkuptohet është: ‘nga ç’kanë qenë’. Pra: duhet ta pjesëtoni ndryshimin tuaj me shifrën fillestare nga e cila ka ndryshuar Nëse sulmet ishin 600 dhe kanë shkuar në shifrën 1000, kemi nevojë që të paraqesim se sa i madh ka qenë ndryshimi në krahasim me shifrën fillestare 600, pra, =400/600 Rezultati është 0.66 - 66% më i lartë, ose dy të tretat më i lartë, sesa shifra e mëparshme. Rënia me 100 përllogaritet në këtë mënyrë: =-100/1100 Pra, -0.09%, ose një rënie me 9% nga shifra e mëparshme. Kur bëhet fjalë për rritjet duhet të jeni shumë të kujdesshëm me gjuhën që përdorni. Ju mund të flisni për diçka që është 66% më e lartë, por mund të flisni edhe për shifra që mund të shkojnë 166% më shumë nga çfarë ishin (rritja me 66% plus shifrën fillestare - 100%). Sigurohuni që të jeni të qartë me veten tuaj për atë që dëshironi të shprehni. Kini kujdes të mos ngatërroni fjalën përqindje me pikë përqindjeje: e dyta përdoret më shpesh në politikë, ku epërsia e një partie ndaj partisë kundërshtare mund të rritet nga 3% në 6% - kjo është një rritje me tre pikë përqindjeje, por edhe ‘një dyfishim i epërsisë së tyre’. Përpiquni ta shmangni përdorimin e togfjalëshit “pikë përqindjeje” jashtë kontekstit të këtyre fushave specifike ku përdorimi i tij është më i lehtë, pasi mund të shkaktojë ngatërresa.
  • 17. 10 Histori ndryshimi, histori sipas kontekstit: përllogaritjet bazë Një tjetër çështje është nëse përdorni fjalën ‘përqindje’ ose simbolin ‘%’. Nëse keni dyshime, kontrolloni udhëzuesit stilistikorë në internet, si për shembull APA grammar of percentage⁵ Për ta vështruar këtë proces nga ana praktike, mjafton të shihni një histori të publikuar në gazetën The Washington Times, ‘Welfare spending jumps 32% during Obama’s presidency⁶‘(Shpenzimet e përkrahjes sociale rriten me 32% gjatë qeverisjes së Obamës). Numrat që gjenden pas titullit kryesor ndodhen në fund të artikullit: “Shpenzimi i mirëqenies, siç matej nga detyrimet ishte në shifrën $563 miliardë në vitin fiskal 2008, por arriti shifrën $746 miliardë në vitin fiskal 2011, një rritje prej 32 për qind.” Pra, 746 minus 563 është e barabartë me 183. 183 pjesëtim për 563 (shifra fillestare) është e barabartë me 0.325 - ose 32.5%. Përmbledhje • Përllogaritjet në programin Excel dhe në programet e tjera me faqe quhen formula • Formula fillon me një shenjë barazie si për shembull: = • Formulat mund të punojnë me numra ose gamëje (të shënjuara nga shenjat e pikësimit), por kanë më shumë të ngjarë që të përdorin vendndodhjen e qelizave, si për shembull, qeliza A2 ose B300. • Për të përllogaritur se sa shumë ka ndryshuar diçka, përllogarisni atë se çfarë ka ndryshuar minus atë se çfarë ka qenë përpara ndryshimit. • Për të përllogaritur çfarë raporti përfaqëson ndryshimi, merreni atë sasi ndryshimi dhe pjesëtojeni me shifrën e mëparshme (nga e cila ka ndryshuar). • Përpiquni që t’i shprehni raportet si thyesë, si për shembull ‘përafërsisht një me dhjetë’ ose ‘mbi një çerek’ - shpesh lexuesi e ka më të lehtë që të kuptojë këtë mënyrë paraqitjeje, sesa një përqindje precize dhe pa shumë interpretim-.vetëm nëse saktësia është e rëndësishme. • Kini kujdes të mos ngatërroni fjalën përqindje me pikë përqindjeje - fjala e dytë përdoret më pak dhe ka një kuptim të ndryshëm nga i pari. ⁵http://blog.apastyle.org/apastyle/2011/11/the-grammar-of-mathematics-percentage.html ⁶http://www.washingtontimes.com/news/2012/oct/18/welfare-spending-jumps-32-percent-four-years/?page=all
  • 18. 11 Histori ndryshimi, histori sipas kontekstit: përllogaritjet bazë Zbuloni historinë: a ka më tepër arrestime për shkak të pijes dhe prishjes së qetësisë publike? Në këtë link⁷ do të gjeni një faqe të thjeshtë Excel-i, që tregon numrin e personave të arrestuar për shkak të pijes dhe prishjes së qetësisë publike, çdo muaj për dy vjet. Shkarkojeni link-un duke përzgjedhur File > Download as > Microsoft Excel (xlsx) ose Comma-separated values (CSV). Ju dëshironi të dini nëse numri i arrestimeve po rritet ose po ulet. Ja se si mund ta realizoni këtë: 1. Hapni faqen e Excel-it. Krijoni një formulë të thjeshtë në qelizën D13, në fund të shifrave të muajit Dhjetor, për të përllogaritur ndryshimin e numrit të arrestimeve atë muaj, ndërmjet viteve 2011 dhe 2012 2. A është rritur apo ulur? Me sa ka ndryshuar? 3. A mund të shkruani një përllogaritje të re për të zbuluar se sa ka ndryshuar në përqindje? Kujtohuni që po e shihni ndryshimin si përqindje të arrestimeve në vitin e parë. 4. A mund ta shprehni përllogaritjen si një raport, p.sh. ‘një me dhjetë’ ose ‘gjysma e’? Sa do të jetë raporti? 5. Pse mund të jetë e rëndësishme të dihet numri i arrestimeve për secilin muaj të dy viteve të fundit, sesa të vërehet se sa ka ndryshuar numri i arrestimeve dy muajt e fundit? 6. Çfarë titulli do të përdornit për këtë histori - dhe cilat periudha do të shmangnit?
  • 19. 12 Histori ndryshimi, histori sipas kontekstit: përllogaritjet bazë 7. Cilat histori të tjera mund të kërkonim te këto të dhëna, përveç faktit nëse numri i arrestimeve ndërmjet dy viteve është rritur apo është ulur? 8. Në kreun e ardhshëm do të trajtojmë se si ta përsërisni këtë përllogaritje për të gjithë muajt, por shihni nëse mund t’i kopjoni përllogaritjet për secilin prej tyre.
  • 20. Sa kushtoi? Sa persona u prekën? Funksioni i parë: shtimi i disa qelizave me formulën SUM Shuma totale financiare mund të krijojë tituj tërheqës - megjithëse nuk është e qartë se përse është e rëndësishme 11
  • 21. 12 Sa kushtoi? Sa persona u prekën? Funksioni i parë: shtimi i disa qelizave me formulën SUM Megjithatë, kur bëhet fjalë për numrin e personave, rëndësia është më e qartë. Kjo histori e publikuar në gazetën Birmingham Mail ka një parathënie të thjeshtë: sa persona janë prekur nga një politikë e re Një nga historitë më të zakonshme që do të dëshironit të tregonit me anë të një faqeje Excel-i është: ‘Sa kushtoi?’ Këto janë historitë e totaleve të mëdha, dhe përfshijnë një nga përllogaritjet më bazike që do të donit të tregonit në faqen tuaj të Excel-it: shtimin e vlerës në disa qeliza. Tanimë, mund ta realizoni këtë veprim me një formulë shumë të gjatë, si më poshtë: =A1+A2+A3+A4+A5 …E kështu me radhë. Por, kjo do të ishte shumë e mundimshme. Për këtë arsye, faqet e Excel-it përmbajnë ato që quhen funksione. Funksionet janë fjalë që kanë kuptime të veçanta në Excel dhe programe të tjera me faqe. Ato janë lidhje të shkurtra (shortcut) për një sërë udhëzimesh. Për shembull, funksioni për shtimin e një numri qelizash quhet SUM. Ajo çfarë duhet të bëni për të përdorur funksionin SUM është që t’i bëni të ditur se çfarë qelizash dëshironi të shtoni, në kllapat pas funksionit.
  • 22. 13 Sa kushtoi? Sa persona u prekën? Funksioni i parë: shtimi i disa qelizave me formulën SUM Funksionet në gjuhë të ndryshme Përgjatë gjithë librit unë do t’i përdor emrat e funksioneve në gjuhën angleze. Megjithatë, nëse programi juaj me faqe nuk jua lejon përdorimin e gjuhën angleze, atëherë shumë funksione do të kenë emra të ndryshëm. Për shembull, funksioni SUM shkruhet SUM edhe në gjuhën daneze, por SOMMA në gjuhën italiane, SUMA në gjuhën spanjolle dhe SOMA në gjuhën portugeze. Ekzistojnë shumë faqe që përkthejnë funksionet e Excel-it, duke përfshirë faqen e internetit Dolf Trieschnigg⁸, ose mund të kërkoni për ‘Funksioni SUM i programit Excel në gjuhën ruse’, duke e zëvendësuar funksionin dhe emrat e gjuhëve të huaja me gjuhën tuaj mëmë. Pra, për të shtuar vlerat nga qeliza A1 në qelizën A5 duke e përdorur këtë funksion, ju mund të shkruani si më poshtë: =SUM(A1:A5) Është më e lehtë që t’i shihni funksionet si receta gatimi: në vend që të shkruani ‘shtoni këtë, atë dhe më pas një tjetër’, thjesht mund të thoni: ‘përdorni recetën e KEKUT me këta përbërës’, ose ‘përdorni recetën e BYREKUT më këta përbërës’. Sapo të dini ta bëni këtë, mund të filloni të hamendësoni se cilat udhëzime do të përdoren si receta për - funksione - në programin tuaj me faqe. Më poshtë gjenden disa udhëzime që i shprehin funksionet e tyre me një fjalë të vetme: • ‘Mblidhini të gjitha këto shifra së bashku’ • ‘Përllogarisni mesataren e këtyre shifrave’ • ‘Më bëj të ditur nëse një qelizë është e gabuar’ • ‘Numëro se sa numra gjenden në këtë kolonë’ • ‘Gjej datën e këtij muaji’ • ‘Zëvendëso pikat në këtë qelizë me presje’ Përveç këtyre udhëzimeve ka edhe shumë e shumë të tjera. Sapo ta mësoni këtë veprim, mund të filloni të kërkoni për funksione të dobishme kurdoherë që hasni një detyrë ose një problem që mendoni se të tjerët mund ta kenë zgjedhur, duke shtuar fjalën “funksion”. Për shembull, ju mund të kërkoni në Google për ‘Funksionin në Excel që gjen datën e një muaji’ ose ‘Funksioni që numëron qelizat bosh’. ⁸http://dolf.trieschnigg.nl/excel/index.php
  • 23. 14 Sa kushtoi? Sa persona u prekën? Funksioni i parë: shtimi i disa qelizave me formulën SUM Përse funksionet dhe jo butonat Ju mund të mblidhni shuma dhe të kryeni përllogaritje të tjera bazë, duke përdorur disa nga butonat në Excel, por në këtë libër do të përqendrohem te funksionet për disa arsye: • Së pari, shtypja e funksioneve është më e shpejtë se përdorimi i butonave. Është veçanërisht e shpejtë kur dëshironi të kombinoni rezultatet - për shembull, përdorimi i shumës si pjesë e një përllogaritjeje më të madhe. Gjithashtu, ju keni më tepër kontroll mbi faktin se ku do të përfundojnë rezultatet. • Së dyti, vendndodhja dhe vlefshmëria e butonave ndryshon gjerësisht me programe të ndryshme, dhe me versione të ndryshme të Excel-it, kështu që është e vështirë të jepet një udhëzim i vazhdueshëm për përdorimin e tyre. Të njihni funksionet do të thotë që mund të përdorni të njëjtat teknika cilido qoftë versioni i programit me të cilin do të punoni (megjithëse, ekzistojnë disa teknika që janë specifike vetëm për faqet në Google ose Excel - Do të flas për këtë në vijim). • Si përfundim, sapo të keni kryer përllogaritjet bazë nuk do keni gjithnjë të vlefshëm butonat që kryejnë veprimet që ju keni nevojë. Është e mira të filloni përderisa do e vazhdoni këtë veprim... Një tjetër histori SUM - këtë herë mblidhni se sa streha bosh gjenden në një numër të caktuar vendesh
  • 24. 15 Sa kushtoi? Sa persona u prekën? Funksioni i parë: shtimi i disa qelizave me formulën SUM Përdorimi i Lirisë së Informacionit për të gjetur kostot e gjërave është një qasje shumë e përdorur - gjithashtu, ky artikull tregon shpenzimet më të mëdha, duke iu dhënë detaje dhe kontekst më konkret Nëse funksionet janë receta gatimi, argumentet janë përbërësit Ju nuk mund ta gatuani një recetë pa përbërës, prandaj (ashtu si me shembullin e SUM) çdo funksion ndiqet nga të paktën një përbërës, në kllapa. Këto quhen argumente. Në shembullin e mësipërm, SUM ishte funksioni dhe A1:A5 ishte argumenti. Ndonjëherë do të merrni një mesazh ku thuhet që keni gabuar sepse nuk ‘keni dhënë argumentet e duhura’. Për shembull, ju mund të keni dhënë shumë ose pak argumente (ose asnjë argument). Zakonisht, mesazhi do t’ju japë të dhëna, madje dhe një link me më tepër informacion. Prandaj, mund të kërkoni më tepër informacion rreth gabimit të kryer. Por, njohja e zhargonit ju ndihmon. Argument apo parametër? Gjithashtu, ju mund ta shihni fjalën parametër për t’iu referuar përbërësve të një funksioni. Ky është emri se për cilat lloje përbërësish ka nevojë një funksion në përgjithësi. Për shembull, funksioni SUM ka një parametër: mbledhjen e një game qelizash. Por, formula =SUM(A1:A5) dha vetëm një argument: gamën e qelizave specifike nga A1 te A5. Me fjalë të tjera, kur ta lexoni një funksion ju do të dëgjoni për parametrat që ai funksion përdor; por, kur t’i përdorni në të vërtetë, ju do të jepni argumentet tuaja specifike. I njëjti zhargon përdoret në gjuhën e programimit (për shembull, grumbullimi i avancuar i të dhënave ose vizualizimi i të dhënave), ku funksionet janë të zakonshme, pra nëse e kuptoni këtë ju do të keni një pikënisje nëse vendosni që të provoni gjuhën e programimit. Le të kthehemi te formula jonë. Ju do të vini re se ne i specifikojmë një gamë qelizash duke përdorur simbolin e kolonës: =SUM(A1:A5) Kështu që, nëse do të dëshironim të mblidhnim qeliza nga A1 deri në A500, do t’i përshtatnim në këtë mënyrë: =SUM(A1:A500) Gjithashtu, ju mund t’i përzgjidhni qelizat nga më shumë se një kolonë. Nëse do të dëshironim t’i mblidhnim të gjitha qelizat nga A1 në krye të anës së majtë të gamës deri te B500 te qeliza në fund të anës së djathtë (e fundit), atëherë do t’i përzgjidhnim me këtë gamë: =SUM(A1:B500) Çfarë është më e rëndësishme, funksionet si SUM që funksionojnë me numra, do ta anashkalonin çdo fjalë në një gamë të caktuar qelizash. Me fjalë tjera, teksti nuk është problem për të.
  • 25. 16 Sa kushtoi? Sa persona u prekën? Funksioni i parë: shtimi i disa qelizave me formulën SUM Për këtë arsye, nëse dëshironi që t’i mblidhni numrat në një kolonë, mund të bëni më tepër më shpejt duke përdorur shkronjat në një kolonë, si më poshtë:
  • 26. 17 Sa kushtoi? Sa persona u prekën? Funksioni i parë: shtimi i disa qelizave me formulën SUM =SUM(A:A) Kjo thjesht nënkupton: përdorni funksionin SUM te të gjithë numrat në kolonën A. E njëjta gjë vlen edhe për rreshtat: =SUM(1:1) Do të thotë mblidhni vlerat në të gjitha qelizat në rreshtin 1. Kontrollet që duhen bërë kur caktoni një gamë me kolona ose rreshta Nëse do të caktoni një gamë me kolona ose rreshta, si A:A ose 1:1, kontrolloni si më poshtë: • Pjesa kryesore nuk është numerike, p.sh., vitet ose datat. Nëse janë, ato do të përfshihen te shuma. • Nuk ka total të madh në fund të kolonës ose të rreshtit. Edhe kjo do të përfshihet te shuma, duke iu dhënë një total dyfish më të madh se sa duhet të jetë. • Nuk ka tabela të tjera poshtë asaj me të cilën jeni duke punuar (përndryshe formula do t’i mblidhte të gjithë numrat edhe në kolonën A të asaj tabele). Në kreun se si të përdorni faqen e Excel-it, ju mund t’i kontrolloni shpejt problemet, duke përdorur lidhjet e shkurtra në tastierë - CTRL ose CMD dhe çelësat e kursorit - për t’u njohur me pjesët anësore të tabelës tuaj. Kur ka më tepër se një përbërës: presjet dhe pikëpresjet Funksioni SUM është një recetë e thjeshtë, prandaj i nevojitet vetëm një përbërës. Por, funksionet e tjera kanë nevojë për më tepër se një përbërës - siç edhe do ta shohim te krerët në vazhdim. Në këto raste, çdo përbërës - argument - ndahet me presje (në programet me version në gjuhën angleze) ose pikëpresje (në programet me version në gjuhën spanjolle, portugeze, gjermane, etj.). Në fakt, funksioni SUM është i pazakontë për faktin se mund të pranojë një ose më shumë se një argument: ju mund të mblidhni më shumë se një gamë qelizash, duke shtuar një presje ose pikëpresje ndërmjet secilës prej tyre, si më poshtë: =SUM(A1:A5,A7:A9) =SUM(A1:A5;A7:A9) Ky veprim mbledh vlerat nga qeliza A1 deri te qeliza A5, dhe nga qeliza A7 deri te qeliza A9. Por, përpara se të përdorim funksione të tjera me shumë përbërës, ekzistojnë edhe disa funksione më të thjeshta për t’u përdorur.
  • 27. 18 Sa kushtoi? Sa persona u prekën? Funksioni i parë: shtimi i disa qelizave me formulën SUM Përmbledhje Në pjesën e mbetur të librit do të përdor presjen, por kujtohuni që të përdorni pikëpresjen nëse edhe programi juaj e përdor. • Funksionet janë fjalë që kanë kuptime të veçanta në Excel dhe programe të tjera me faqe: lidhje të shkurtra për një sërë udhëzimesh. • Funksionet ndiqen gjithmonë nga kllapat, ku gjenden përbërësit që nevojiten. Këto quhen argumente (në mënyrë specifike) ose parametra (në përgjithësi). • Nëse një funksion përdor më shumë se një parametër, secili prej tyre ndahet me presje ose pikëpresje, në varësi të gjuhës së programit që jeni duke përdorur. • Ju mund të kërkoni për funksione të vlefshme kurdoherë që hasni një detyrë ose problem, të cilin mendoni se hartuesit e programit mund ta kenë zgjidhur më parë, duke shtuar fjalën “funksion”. • Specifikoni një gamë qelizash, duke vendosur një kolonë ndërmjet qelizës së parë dhe të fundit të të njëjtit rresht, p.sh. A2:A300. • Ju mund ta përzgjidhni një kolonë ose rresht të tërë më shpejt, duke përdorur vetëm shkronjën ose numrin e asaj kolone ose rreshti, p.sh., A:A ose 1:1 Zbuloni historinë: numri i përgjithshëm i arrestimeve për shkak të pijeve dhe prishjes së qetësisë publike Për të përfunduar me të dhënat tona për arrestimet për shkak të pijes ose prishjes së qetësisë publike⁹, shtypni një përllogaritje, duke përdorur funksionin SUM që gjen numrin e përgjithshëm për çdo vit. 1. Cila formulë do t’i mbledhë të gjithë numrat për vitin 2011, dhe cila formulë do të bëjë të njëjtën gjë për vitin 2012? (Ju mund ta kopjoni kurdoherë përllogaritjen e një qelize në të djathtë dhe do të jetë e vlefshme edhe te qelizat për vitin e ardhshëm) 2. Përse nuk është ide e mirë që në këtë rast të përdoret gama e kolonave B:B? 3. Cila formulë do ta përllogarisë ndryshimin nga viti 2011 te viti 2012? 4. Bazuar te ky rezultat, cila formulë do ta përllogarisë ndryshimin si përqindje? 5. Çfarë historish mund të tregoni për këto shuma? 6. Çfarë të dhënash të tjera do të kërkonit për ta plotësuar historinë? Përgjigjet do të mund t’i gjeni në fund të kreut të ardhshëm. ⁹https://docs.google.com/spreadsheets/d/1iUMiNs7P5P1mEQXwsFDgIn8dF5ZnO4YhRcAEMsmciVI/edit?usp=sharing
  • 28. 19Sa kushtoi? Sa persona u prekën? Funksioni i parë: shtimi i disa qelizave me formulën SUM