Anúncio

Rilindja Kombetare Shqiptare

28 de Oct de 2014
Anúncio

Mais conteúdo relacionado

Anúncio

Rilindja Kombetare Shqiptare

  1. Pikepamje te pergjithshme dhe ide te Rilindjes. Perfaqesuesit kryesore.
  2. Ne fillimin e shekullit XIX, perpjekjet kulturore te popullit shqiptar paten nje zhivillimte ri cilesor qe u quajt Rilindje. Idete kryesore lidheshin me ndikimin e Revoluconit Francez(1789-1794), me Deklaraten e te Drejtave te Njeriut si dhe me parimin e “Pavaresise se Popujve’ Idete e Volterit, te Dideroit ,te Rusoit , si dhe te iluministit gjerman Herder motivonin shkaterrimin e feudalizmit dhe hapnin horizonte per rritjen e marredhenieve kapitaliste dhe krijimin e nje identiteti te vecante.
  3. Keshtu Grigor Durrsaku dhe Teodor Haxhi Filipi(Dhaskal Totri) krijuan alfabetet e tyre origjinale per gjuhen shqipe per ta perdorur edhe ne shkrimin e librave liturgjike.Por si domosdoshmeri lindi nevoja per te krijuar nje ideologji kombetare si dhe zhvillimi I nje letersie te fuqishme , e cila ishte pjese e romantizmit evropian. Kolonite arbereshe luajten nje rol shume te madh per ndricimin e studimit te gjuhes dhe te kultures shqiptare. Poete te tjere si Serembe, Gavril Dara I Riu krijuan disa nga veprat me te shquara te romantizmint shqiptar.
  4. Studiuesit arbereshe ,Engell Mashi, Gjon Skiroi shkruan libra dhe aritkuj ku nenvizonin lashtesine e madhe te gjuhes shqipe dhe karakterin autokton te popullit shqiptar. Naum Veqilharxhi ishte I pari qe formuloi strukturen e nje ideologjie progresive te kohes. Ne kete kohe filloi veprimtarine e tij Jeronim de Rada, I cili u be figura e pare e romantizmit shqiptar dhe Ceshtjes Kombetare ne pergjithesi. Ne vitin 1836 ai botoi kryevepren e tij “Kenget e Milosaos”ne dialektin arberesh. Kjo eshte poema e pare e letersise romantike shqiptare e vleresuar edhe nga poetet franceze si Lamartini, Viktor Hygoi dhe Mistrali.
  5. Kjo vale e romantizmit arberesh vinte nga Perendimi drejt Shqiperise .Ajo u gershetua me perpjekjet e dijetareve dhe shkrimtareve te kolonive shqiptare ne Bukuresht, Stamboll si dhe brenda Shqiperise. Kostandin Kristoforidhi ndermori perkthimin e librave te gjuhes shqipe si dhe hartoi fjalorin shqip-greqisht me nje nivel te larte shkencor. Thimi Mitko botoi permbledhjen me folklor shqiptar “Bleta shqiptare” qe tregoi pasurine e madhe te kultures popullore dhe te folklorit tone. Sami Frasheri ishte ideologu me I madh shqiptar , me vizionin me te plote per Ceshtjen Kombetare . Ai ishte dijetar, studiues, perpilues fjaloresh, filolog, historian.
  6. Naum Panajot Bredhi(1767-1846). Ideologu I pare I Rilindjes Kombetare Shqiptare, mendimtar I shquar iluminist e veprimtar I shkolles shqipe.Lindi ne Vithkuq te Korces me 6 dhjetor. Me 1824 nisi punen per perpilimin e nje alfabeti shqiptar me 33 shkronja.Me kete alfabet botoi te paren abetare te shqipes “Evetarin”. Naum Veqilharxhi e kuptoi rrezikun e madh te shkollave te huaja dhe punoi per nje shkolle shqipe me permbajtje laike per te gjithe femijet pa dallim.U mbeshtet te gjuha e popullit, perdori fjale te vjetra e te rralla dhe u shpreh per pastrimine shqipes nga fjalet e huja .
  7. Pashko Vasa (1825-1892). Lindi ne Shkoder dhe vdiq ne Bejrut te Libanit.Veprimtar I shquar I Rilidjes Kombetare, shkrimtar, poet , publicist dhe guvernator I Libanit derisa vdiq. Me 1847 shkoi ne Itali, ku mori pjese ne rradhet e forcave kryengritese italiane. Me 1864, ne Stamboll, bashkohet me Kostandin Kristoforidhin, Hasan Tasinin dhe Ismail Qemalin per sigurimin e fondeve, lidhur me shkronjat shqipe, si dhe caktimin e nje alfabeti te vetem. Me 1879 ishet nder veprimtaret me aktive te “Shoqerise se te Shtypurit Shkronja Shqip”.Eshte autor I poezise “Moj Shqypni e mjera Shqypni” me 1880.Veper e tij ne lemin e historise eshte “Bardha e Temalit”(1890)Eshtrat e tij u sollen ne Shqiperi pas Luftes se Dyte Boterore.
  8. Zef Jubani(1818-1880). Veprimtar dhe ideolog I shquar I Rilindjes Kombetare. Lindi ne Shkoder me 1818. Studimet e larta I kreu ne Malte. Ne 1862 bashkepunoi me levizjen antiosmane te Mirdites. Me 1871 botoi ne Itali librin”Permbledhje kengesh popullore dhe rapsodi shqiptare”. Me 1878 botoi ne Venedik vepren “Projekt lundrimi me avullore italiane ne Adriatik, tregtia e Venedikut me Shqiprine”. La ne doreshkrim ne gjuhen shqipe vepren “Historia e jetes dhe e veprave te Gjergj Kastriotit”. Njihet si krijuesi I nje alfabeti te posacem me baze latine.Si atdhetar dhe mendimtar I dha nje ndihmese te vyer Levizjes Kombetare Shqiptare. Vdiq ne Shkoder ne vitin 1880.
  9. Sami Frasheri(1850-1904). Lindi ne Frasher te Permetit me 1 qershor. Mesimet e para I mori ne fshatin e lindjes. Ketu se bashku me Naimin kreu shkollen e mesme “Zosimea”, ku pervetesoi krahas greqishtes se re dhe te vjeter,edhe gjuhen latine, frenge dhe ate italiane.Ne Tetove mesoi arabisht, persisht dhe turqisht. Me 1872 u vendos ne Stamboll ku zhvilloi nje veprimtari te gjere patriotike. Ishte nje nder organizatoret kryesore te “Komitetit Qendror per Mbojtjen e te Drejtave te Kombesise Shqiptare” dhe te themelimit te “Shoqerise se te Shtypurit Shkronja Shqip” ku u be kryetari I saj. Drejtoi dy nga revistat e para “Drita” dhe “Dituria”. Ai haroi edhe librat “Abetare e gjuhes shqipe”, Shkronjtore e gjuhes shqipe”,”Shkronje” etj.
  10. Nder veprat me te shquara te ketij mendimtari ka qene vepra “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behet”. Ky traktat u be manifesti I Rilindjes Kombetare, vepra qe sintetizoi programin e levizjes, strategjine dhe taktiken e saj.Me vepren madhore ne gjuhen turke “Kamus-ul alam”, Samiu I jep nje vend te dukshem botes shqiptare, si dhe figurave te shquara qe ka nxjerre populli shqiptar gjate historise se tij. Vepra me e rendesishme letrare e Sami Frasherit eshte “Besa”(1875 ) me subjekt nga jeta shqiptare. Ai shquhej per kulturen e tij te gjere ne shume fusha.
  11. Elena Gjika lindi me 22 janar 1828. Ajo mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare të Evropës si kundërshtare e sundimit despotik monarkist dhe e shtypjes Kombëtare. U radhit në mes të 10 femrave më të ngritura intelektualisht ne botën e asaj kohe. Përkrahu nxehtësisht Rilindjen Kombëtare Shqiptare, mbajti lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar të saj, si : Jeronimde Rada, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko etj. Ajo rrahu mendime për organizimin e Lëvizjes Kombëtare sidomos në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në një varg studimesh : “Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore" Shkrimtarët shqiptarë të Italisë Jugore, “Shqiptarët në Rumani” ajo vuri në dukje nëpërmjet këngëve popullore historike luftën shumëshekullore të popullit Shqiptar kundër sundimit osman. Në shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në njohjen e Cështjes Shqiptare nga opinioni publik botëror, patriotët rilindës dhe arbëreshë të Italisë e të Greqisë i kushtuan librin me titull : Dora d'Istrias-Shqiptarët (A Dora D'Istria - Gli Albanesi, 1870), një përmbledhje vjershash patriotike.
  12. Jeronim de Rada (1814-1903), poet, publicist, themeluesi I kultures arbereshe . Lindi ne Makia te Kalabrise. Mesimet e para I kreu ne kolegjin e Shen Adrianit te Shen Miter Korones. Me 1834 studioi drejtesi ne Napoli, ku mori pjese ne levizjen kulturore te kohes. Me 1878 perkrahu Lidhjen Shqiptare te Prizrenit dhe ngriti zerin kunder gjymtimit te trojeve shqiptare.Ne fushen e studimeve gjuhesore I kushtoi vemendje ceshtjeve te prejardhjes shqiptare dhe gjuhes shqipe duke mbrojtur lashtesine e tyre. Ne veprimtarine e tij gjuhesore duhet permendur edhe organizimi I dy kongreseve gjuhesore arbereshe te shqipes, I pari ne Koriliano Kalabro, I dyti ne Lungro.Per dhjetevjecare te tere, derisa vdiq dha me vetemohim mesimin e shqipes ne kolegjin arberesh te Shen Miter Korones. Vepra qe e spikat si poet me talent te shquar eshte poema lirike-epike “Kenget e Milosaos”(1836), vepra e pare e letersise sone me vlera te medha artistike.
  13. Naim Frasheri(1846-1900). Lindi me 25 maj ne Frasher te Permetit dhe vdiq me 20 tetor ne Stamboll, ku edhe u varros. Ishte poeti me I madh I Rilindjes Kombetare Shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar I shquar I arsimit e I kultures shqiptare. Me 1865 u shperngul ne Janine. Nen ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe te veprimtarise kulturore patriotike te Shoqerise se Stambollit, Naimi e braktisi vjersherimin persisht dhe iu kushtua letersise shqiptare. Poema e tij e pare ishte “Shqiperia”(1880). Ne Stamboll ka qene nder botuesit kruesore te revistes “Drita”, me pas “Dituria”(1884-1885) Ishte anetar I Komisionit te Botimeve prane Ministrise se Arsimit, me pas kryetar.
  14. Me 1886 botoi poemen “Bageti e bujqesi”,” Deshira e vertete e shqiptareve”. Me 1890 doli permbledhja e lirikave “Lulet e veres”. Me 1898 u botua poema e madhe epike “Historia e Skenderbeut” dhe poema fetare “Qerbelaja”. Poema “Historia e Skenderbeut” ishte nje kurorezim I vepres se tij. Naim Frasheri u shqua per liriken e tij patriotike me teme aktuale . Shkroi disa proza per te vegjelit dhe beri disa pershtatje mjeshterore fabulash te La Fontenit. Naim Frasheri ishte nje veprimtar revolucionar ne tere fushat, si shkrimtar, njeri I mendimit, njeri politik etj. Kerkonte arsimim per te gjithe, emancipimin e gruas, qeverisjen demokratike te vendit, ngrinte lart vetite e karakterit te shqiptareve, traditat shqiptare qe nga lashtesia pellazgjike.
  15. Andon Zako Cajupi(27 mars 1866-11 korrik 1930) Poet I shquar, veprimtar, atdhetar dhe demokrat revolucionar shqiptar. Lindi ne Sheper te Zagorise. Ne Nivan kreu mesimet gjysme te mesme, te cilat I plotesoi ne nje lice francez ne Egjipt. Studimet e larta I kreu ne Zvicer, ku mori titullin e doktorit te drejtesise. Me 1909 botoi “Klubi I Selanikut”, nje pamflet derrmues kunder armiqve te brendshem te Levizjes Kombetare Shqiptare. Me 1902 botoi librin “Baba Tomorri”nje nga vepart me te shquara te Rilindjes Kombetare. Vjersha e gjate “Baba Tomorri”, me te cilen hapet permbledhja, eshte nje grishje e zjarrte drejtuar bashkatdhetareve qe te zgjohen dhe te perpiqen per atdheun e roberuar. Ne pjesen e trete te librit gjendet edhe komedia “Katermbedhjete vjec dhender”. Me 1919 u zgjodh kryetar I shoqerise “Vellazeria” me qender ne Kajro. Ishte frymezuesi dhe njeri nga hartuesit e memorandumit, qe shqiptaret e Egjiptit I derguan Konferences se Paqes me 1919 ne mbrojtje te teresise territoriale te Shqiperise.
  16. Gjergj Fishta(1871-1940). Lindi ne fshatin e Fishte te Zadrimes me 23 tetor, ku dhe u pagezua nga misionari franceskan Leonardo de Martino(1830-1923). Teolog , shkrimtar, (poet e prozator), historian, pedagog, filozof, piktor, deputet dhe mbrojtes I Shqierise ne arenen nderkombetare. Eshte shqiptari I pare I kandiduar per cmimin Nobel. Me 1886, kur ishte 15 vjec dergohet nga franceskanet ne Bosnje dhe ne vitin 1893 kthehet ne Shqiperi, tashme I formuar e njohes I disa gjuheve (latinisht, italisht, kroatisht, frengjisht e gjermanisht) me njohuri mbi muziken, artet figurative etj. Ne moshen 23 vjecare, mban meshen e pare ne kishen e Troshanit. Ne vitin 1902 emerohet sekretar I Komisariatit te Misionit Franceskan dhe drejtor I shkolles franceskane ne Shkoder.
  17. Si I pari drejtor shqiptar I kesaj shkolle, ai vendos ne programin mesimor gjuhen shqipe ne te gjitha lendet. Ne nentor 1908 mblidhet Kongresi I Manatirit. Fishta se bashku me Luigj Gurakuqin mori pjese si perfaqesues I shoqerise “Bashkimi”. Me 1907 botoi permbledhjen satirike “Anxat e Parnasit”, e cila hodhi themelet e satires si gjini poetike ne letersine shqiptare. Nje tjeter vellim satirik-humoristik eshte edhe “Gomari I Babatasit”, ku ai godet patriotet e rreme dhe dembelet.Emri I tij eshte I lidhur me nje nga krijimet me mahnitese ne mbare leterine shqiptare, me “Lahuten e malcise”(1937). Ajo eshte nje poeme epike-historike me 15613 vargje, qe ve ne qender luften per autonomi e pavaresi e, ne vecanti, ngjarjet e historise se Shqiperise se Veriut nga 1858 deri me 1913.
  18. NdreMjeda(1866-1937). Lindi ne 20 nentor ne Shkoder. Ne edukimin e tij paten ndikim shkrimtari jezuit Anton Xanoni dhe poeti franceskan Leonardo de Martino. Ne moshen 21 vjecare boton poemthin romantik “Vaji I bylbylit”(1887), ku shpreh mallin per vendin e tij. Po e kesaj periudhe eshte vjersha “Vorri I Skanderbegut”. Nga viti 1889 studioi per disa vjet ne fakultetin teologjik te kolegjit Gregorian te Krakovit ne Poloni ku I zgjohet interesi per historine dhe zhvillimin e gjuhes shqipe. Vjershen “Gjuha shqype”(dhjetor 1892), ai ia kushtoi bashkegjuhetarit austriak Majer. Mori pjese ne veprimtarine e shoqerise letrare “Bashkimi” te themeluar ne Shkoder nga Preng Doci, Ndoc Nikaj dhe Gjergj Fishta. Me 1901, bashke me vellane e tij themeloi shoqerine “Agimi”. Per veprimatri patriotike ai arrestohet nga autoritetet osmane. Me 1908 merr pjese ne Kongresin e Manastirit dhe zgjidhet anetar I Komisionit per hartimin e alfabetit te njesuar te shqipes.
  19. Ne periudhen e hovit te levizjes demokratike (1920-1924) u zgjodh deputet. Nga viti 1930 ishte mesues I gjuhes dhe I letersise shqiptare ne kolegjin Jezuit ne Shkoder, ku dhe vdiq me 1 gusht 1937.Qe nga periudha qe botoi vjershen “Vaji I bylbylit”, Ndre Mjeda shkroi, por nuk botoi asgje derisa pa driten e botimit vellimi me vjersha “Juvenilia”. E kesaj kohe jane edhe poema “I tretuni”, ne te cilen eshte derdhur malli per atdheun, per njerezit dhe natyren e vendit me bukurite e saj; vjersha”Shtegtari”, “Malli per atdhe” etj. Ai hartoi edhe vepra poetike si “Liria”(1910-1911). Vjersha “Mustafa Pasha na Babune ” fshikullon pavendosmerine dhe qendrimin e lekundshem te parise feudale ne lufte kunder zgjedhes se huaj. Ne poemen e njohur “Andrra e jetes”, autori zbuloi tragjedine e malesoreve te varfer , qe rronin ne zgrip te jetes, mjerimin dhe padijen e madhe, ku ata ishin kredhur.
  20. Faik Konica(1875-1942). Lindi me 15 mars ne Konice dhe vdiq me 15 dhjetor ne Washington. Ky eseist I shkelqyer, stilist I perkryer, themelues teorik dhe praktik I kritikes letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perendimor, sic ishte edhe kultura e popullit qe I takonte, poligot, solli nje model te ri intelektuali dhe krijuesi qe ndikoi ne dukshem ne mendesine shqiptare. Mesimet e para I mori ne vendlindje, ne gjuhen turke, arabe dhe greke. Ne moshen 21 vjecare nxori numrin e pare te revistes “Albania”, qe u botua deri me 1909 ne Bruksel e ne Londer, me ndihmen e Austro-Hungarise. Me 1909 me mbyljen e revistes “Albania”, shkon ne SHBA ku drejton gazeten “Dielli” dhe me pas gazeten “Trumpeta e Krujes” Me themelimin e federates “Vatra” me 1912 zgjidhet sekretar I pergjithshem I saj. Faik konica dhe Fan Noli, duke qene udheheqeist kryesor te Levizjes Kombetare Shqiptare ne SHBA, shkojne ne Londer per mbrojtjen e ceshtjes kombetare ne Konferencen e Ambasadoreve. Konica u zgjodh kryetar I kongresit shqiptar te Triestes qe u mbajt ne vitin 1913 per te kundershtuar copetimin e trojeve shqiptare.Konica njihet edhe si shkrimtar. Disa nga botimet e tij jane: “Shqiperia dhe turqit”, “Gjuha jone”, “Mallkimi I memedheut”, “Doktor gjilpera”, “Shqiperia, kopshti shkembor I Evropes Juglindore” etj.
  21. Gjuha eshte shenja dalluese kryesore e nje kombi. Gjuha shqipe eshte pasaporta e patjetersueshme e Kombit Shqiptar. Ajo eshte nje gjuhe me vete qe I perket familjes se gjuheve indoevropiane; eshte nje gjuhe e lashte e percaktuar nga etnogjeneza iliro-shqiptare qe ka pasur zhillimin e saj ne kohe. Libri I pare eshte “Meshari” I Gjon Buzukut I shkruar ne vitin 1555. Ne shekullin XIX gjuha shqipe ishte kulti kryesor I frymezimit jo vetem per shkrimtaret dhe dijetaret shqiptare, por per te gjithe kombin. Perhapjen e shkronjave shqipe, shkrimit dhe leximit shqip brenda dhe jashte atdheut, patriotet dhe intelektualet e shquar e vleresonin si nje domosdoshmeri per te pare kombi drite , per te zgjuar e bashkuar shqiptaret per liri e perparim.
  22. Mesimi I gjuhes shqipe te arbereshet e italise dhe ne pergjithesi, ne Diaspore lidhet me emrat e shkrimtareve dhe mesuesve te njohur si De Rada, Vicens Dorsa, Anton Santori. Ata u pergatiten ne kolegjin e Shen Adrianit. Ne kete kolegj u vendos mesimi I shqipes me mesues te pare, De Raden. Ai ngriti Katedren e Gjuhes Shqipe, ku nxenesit njiheshin me lufterat heroike te Skenderbeut kunder pushtuesve osmane ne gjuhen shqipe. Nga kjo shkolle kane dale dhjetera intelektuale te shquar , si L.Gurakuqi, A.Rustemi, A.Xhuvani. Perpjekjet e pareshtura te Pashko Vasos me Zef Jubanin, Thimi Mitkon, Konstandin Kristoforidhin, Naim e Sami Frasherit per nje alfabet unik u konkretizuan ne botimin e librit te pare “Alfabetrja e gjuhes shqipe”. Ne tetor 1879 u krijua “Shoqeria e Stambollit”, te cilen e drejtonte Sami Frasheri. Kembengulja dhe presioni I Levizjes Kombetare Shqiptare, bene te mundur hapjen e shkolles se pare shqipe laike nen drejtimin e Pandeli Sotirit ne Korce me 7 mars 1887.
  23. “Me mire vone se kurre, po nisemi nga perparimi, nga ndertimi dhe perhapja e shkolles shqipe...”shkruan Naum Veqilharxhi. Naimi I madh ne vjershen kushtuar kesaj ngjarjeje “Mesonjetores” thote me gezim e shprese: “Hapu,hapu erresire/pa jake tehu, o dite/ se arriti koh’e mire/U gdhi nata, u be dite…” Shkolla te tjera a hapen edhe ne Pogradec, Oher, Reke, Treske, Leskovik, Elbasan, Erseke, Puke, Mat, Tropoje. Me gjithe pengesat dhe veshtiresite e panumerta u arrit te hapej e para shkolle shqipe ne Prizrenin historik me 1 maj 1889 ku mesuesi I pare ishte 23 vjecari Mati Logoreci. Me perpjekjet e palodhura dhe mbeshtetjen e pakursyer te Parashevi, Gjerasim e Sevasti Qiriazit si dhe te Kristo Dakos u ngrit e para shkolle shqipe Vashave me 23 tetor 1891. Ajo ishte per vajzat pa dallim feje dhe shtresash te ndryshme shoqerore.
  24. Me 1909, qeveria turke mbylli te gjitha shkollat shqipe dhe dha urdher te prere te shuhen ne zjarr te gjithe librat, dokumentet dhe letersia ne kete gjuhe. Gjendja politike ne vend ishte kritike. Gjate punes per krijimin e sistemit shkollor, atdhetaret u ndeshen me tri probleme te medha: pengesa nga autoritetet turke e greke, mungesa e te hollave dhe mungesa e mesuesve te shkolluar. Shuma te vogla sihin mbledhur aty-ketu brenda vendit, kurse ato me te medhate u grumbulluan nga klubet shqiptare ne vendet e tjera. Per t’I bere balle kesaj sfide arsimore, klubi I “Selanikut” thirri nje tjeter Kongres ne Elbasan nga data 20 deri me 07 gusht 1909. Ne kete kongres u vendos qe te themelohet “Shkolla Normale” ne Elbasan, nje shkolle gjashtevjecare per pergatitjen e mesuesve te rinj. Drejtori I pare I Normales ishte Luigj Gurakuqi. Vite me vone kjo shkolle u pagezua me emrin e tij. Shkolla Normale u hap ne dhjetor te vitit 1909 dhe kishte 143 nxenes.
  25. Me 14 nentor-22 nentor 1908 dijetaret shqiptare u mblodhen ne Manastir, per te percaktuar alfabetin e gjuhes shqipe. Per kete arsye, shoqeria “Bashkimi” ne Manastir thirri Kongresin e Pare te Pergjithshem per diskutimin e nje alfabeti te njesuar, I cili u be fillimi I shkrimit mbareshqiptar. Prandaj, me 14 nentor 1908 ne Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi I Alfabetit. Kryetari I kongresit u zgjodh Mit’hat Frasheri; sekretare e komisionit Parashevi Qiriazi, mesuese e shkolles se vashave ne Korce; nenkryetar Grigori Cilka nga Korca si dhe 11 anetare te tjere. Kongresi vendosi njezeri shkrimin e gjuhes shqipe me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet te cilin e perdorimedhe sot e kesaj dite. Gjithashtu u vendos qe pas 2 vjetesh te mbahej nje kongres I dyte ne Janine per te shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe per te bere perpjekje per shkrijen e dialekteve gege e toske ne nje gjuhe te njesuar shqipe.
  26. Parashevi Qiriazi(1880-1970). Studioi ne Kostandinopoje dhe u kthye ne Shqiperi per te punuar si mesuese. Me 1909 botoi nje abetare per shkollat fillore. Me pas organizoi arsimin per te vegjel, shkolla mbremjeje ne Shqiperine e Jugut dhe ndihmoi per te vene bazat e sistemit bibliotekar. Me 1908 mori pjese ne Kongresin e Manastirit. Ajo ndihmoi per themelimin e shoqates “Yll’ I mengjesit” me 1909 dhe ne SHBA botoi periodikun e ilustruar me te njejtin emer, qe doli ne Boston nga 1907-1920. E perdyjavshmja “Yll’ I mengjesit”, kushtuar ndricimit dhe perparimit te popullit shqiptar, perfshinte artikuj mbi politiken, shoqerine, historine, filologjine, letersine, arsimin dhe folkorin. Parashevi Qiriazi mori pjese edhe ne Konferencen e Paqes ne Paris me 1919 si perfaqesuese e bashkesise shqiptaro-amerikane.
  27. Petro Nini Luarasi(1865-1911) Lindi me 22 prill ne Luaras te Kolonjes dhe vdiq me 17 gusht. Ishte nxenes ne shkollen e Qestoriatit drejtoar nga Koto Hoxhi. Punoi si mesues ne fshatrat e Kolonjes, ku u mesonte femijeve fshehurazi gjuhen shqipe dhe pergatiti nje grup shokesh si mesues. Me 1882 hapi shkollen e pare shqipe ne fshatin Bezhan te Kolonjes, kurse me 1887 celi shkollen ne Erseke dhe pak me vone(1892-1893) shkollat shqipe ne krahinen e Kolonjes e te Vakefeve. Punoi si drejtor dhe si mesues I Mesonjetores. Ishte nismetar I shoqerive patriotike “Mall I memedheut” dhe “Pellazgu”. Mori pjese ne Kongresin e Manastirit. Per veprimtarine patriotike perndiqej nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq I helmuar prej tyre ne Erseke ne 17 gusht 1911. Bashkepunoi me shume gazeta ku dhe botoi shkrime publicistike, pedagogjike dhe poezi. Ne vepren “Mallkimi I shkronjave dhe çperfolja e shqiptarit ”(Manastir ,1911) mbrojti te drejten e popullit shqiptar dhe kulturen e vet kombetare.
  28. Perandoria osmane nuk I njohu asnjehere shqiptaret si nje komb me vete. Ajo zyratrisht I trajtoi ata sipas fese qe praktikonin, myslimanet si osmane, katolike si latine dhe ortodokset si greke. Ne shekullin XIX ishin kater vilajete, ai I Shkodres, I Kosoves, I Manastirit dhe I Janines ku perfshiheshin te gjitha trojet shqiptare por e vise malazeze, serbe, maqedonase dhe greke. Mungesa e nje njesie administrative teresisht per viset shqiptare, pra si njesi gjeografike me karakter etnik krijonte veshtiresi te medha edhe ne konceptin e karakterit homogjen te Kombit Shqiptar. Ne mesin e viteve ’70 te shekullit XIX vete Perandoria Osmane po kalonte nje krize te thelle e cila ishte e gjitheanshme, ekonomike, politike, e brendshme dhe ne kuadrin nderkombetar. Kjo u paqyrua ne ate qe u quajt Kriza Ballkanike e viteve 1875-1877. Shume popuj u ngriten ne kryengritje ndaj Portes se Larte dhe Perandorise, e cila u quajt “si e semura e Bosforit”.Kjo situate shperthyese ndodhi edhe ne Shqiperi me kryengritjen e Mirdites(1876-1877). Ne paranveren e vitit 1877 u be nje mbledhje e parise shqiptare te Shqiperise se Jugut ku rol kryesor ne organizimin e saj kishte Abdyl Frasheri.
  29. Ne kete mbledhje u formulua nje memorandum, qe njihet si Memorandumi Janines. Ne kete memorandum shqiptaret theksonin gjendjen e keqe ekonomike ne te cilen ndodheshin krahinat shqiptare dhe I parashtronin Portes se Larte, kerkesen per bashkimin e te gjitha krahinave te banuara nga shqiptare ne nje vilajet te vetem dhe ne nje administrate te perbere prej nepunesve shqiptare, me shkolla dhe gjyqe ne gjuhen shqipe. Memorandumi I Janines ishte kerkesa e pare e hapur dhe zyrtare per autonomine territoriale-administrative te Shqiperise. Ne vitet 1877-1878 ndodhi lufta ruso-turke dhe pas kesaj, Traktati I Shen Stefanit(3 mars 1878), ku Porta e Larte do I jepte Serbise, Malit te Zi dhe Rumanise pavaresine e plote. Bullgaria e fitoi autonomine por nen sovranitetin e sulltanit.
  30. Traktati I Shen Stefanit jo vetem qe e linte Shqiperine nen sundimin turk, por I cungonte mjaft rende territoret e saj ne favor para se gjithash te Bullgarise, pastaj te Malit te Zi dhe te Serbise. Situata pas traktatit te Shen Stefanit beri qe atdhetaret shqiptare te mobilizonin forcat per te krijuar forma te nje organizimi te fuqishem per shkak te rrezikut jo vetem te trojeve shqiptare, por edhe te vete ekzistences se Kombit Shqiptar.
  31. Traktati I Shen Stefanit shkaktoi shume protesta te medha ne Shqiperi, u organizuan shume mbledhje atdhetaresh ne qytete te ndryshme te Kosoves dhe ne Shkoder. Bazuar ne zemerimin e thelle te masave popullore, atdhetaret shqiptare zhvilluan idene e vetembrojtjes politike dhe ushtarake te trojeve shqiptare. Si qender per nje kuvend tepergjithshem atdhetaret caktuan Prizrenin, ku u ftuan perfaqesues nga te gjitha trojet shqiptare por edhe nga krahinat e prekura nga traktati I Shen Stefanit. Ky kuvend I zhvilloi punimet ne nje ndertese ne Prizren, me 10 qershor 1878. Ne te u vendos krijimi I nje organizate me karakter politik e ushtarak me qender Prizrenin dhe me dege ne perkatese ne krahinat e Shqiperise. Keshtu u krijua Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Kryetari I saj u zgjodh Iljaz Pashe Dibra, ndersa ai anetare te komitetit drejtues ishin Ali Pashe Gucia, Sheh Musafa Tetova, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi etj. Me 18 qershor u miratua dokumenti kryesor ku u caktuan detyrat e degeve te Lidhjes neper krahina, qe te organizoheshin dhe te mbanin secila reparte ushtarake.
  32. Me 18 qershor 1878 iu dergua nje memorandum te nenshkruar nga 500 shqiptare, kryetarit te delegacionit anglez ne Kongresin e Berlinit Me 20 qershor 1878 drejtuar ministrit te jashtem austro- hugarez, Andrashi, nga anetaret e Komitetit Shqiptar te Stambollit , Sami Frasheri, Jani Vreto, Zija Prishtina, iu shtrua kerkesa per te formuar nje komision shqiptaresh, per te hartuar nje rregullore organike per administrimin autonom dhe te njehsuar te krahinave shqiptare, duke iu pershtatur karakterit, dokeve dhe nevojave te vendit. Ne 2 korrik 1878 Lidhja e Prizrenit shpalli ”Udhezimet ushtarake” per formimin e 5-6 korpuseve me nje force prej afersisht 100 mije burrash per te mbrojtur vendin nga copetimi I trojeve shqiptare.
  33. Kongresi I Berlinit u hap ,e 13 qershor 1878. Me 13 korrik u nenshkrua traktati I Berlinit ku u moren vendime te pa drejta ne lidhje me Ceshtjen Shqiptare. Nuk u perkrah as kerkesa per njohjen e autonomise duke injoruar edhe vete ekzistencen e Ceshtjes Shqiptare. Me 27 nentor 1878 atdhetaret shqiptare iu drejtuan Portes se Larte me kerkesen ultimative se autonomia e Shqiperise ishte urgjente dhe e domosdoshme. Porta e Larte jo vetem qe nuk iu pergjigje kerkese per autonomi por nisi ta konsideronte Lidhjen si nje rrezik te madh edhe per vete ate. Per te mbrojtur interesat e Shqiperise, Abdyl Frasheri se bashku me Mehmet Ali Vrionin ne pranveren e vitit 1879, shkuan ne Rome, ne Paris, ne Londer, ne Berlin dhe ne Vjene per te kundershtuar vendimet e Kongresit te Berlinit.
  34. Me 22 prill 1881 ushtria osmane e Dervish Pashes hyri ne Prizren, ku arrestoi udheheqesit dhe aktivistet e ushtrise shqiptare, midis te cileve edhe Abdyl Frasherin, te cilin e burgosi ne keshtjellen e Prizrenit, gjate viteve 1881-1884. Abdyl Frasherit I bene gjygj ushtarak dhe e denuan me vdekje, por ky demin u ndryshua ne burgim te perjetshem. Abdyli u semur rende ne burg dhe u lirua me kusht qe te mos shfaqej ne publik ne vitin 1886. Vdiq ne nje moshe shume te re. Keshtu u vendos terrori dhe I mbaroi ditet e saj Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
  35. Kjo ngjarje pati karakter te madh epokal: E para, mbas kaq shume shekujsh nen suazen e Perandorise Osmane, shqiptaret e te gjithe trojeve ne menyre institucionale krijuan nje organizim mbarekombetar. U ndertua keshtu nje adminsitrate me nje forme juridike me atribute te nje qeverie autonome, qe synoi shkeputjen nga shteti osman. E dyta, e ngriti ndergjegjen kombetare ne nje lartesi te re, gje qe perben nje risi ne rrafshin politik, qe shpalli publikisht jo vetem ne aspektin kombetar, por edhe ne ate nderkombetar te drejten per krijimin e nje shteti shqiptar ne baze te kombesise se shqipetareve. Lidhja Shqiptare e Prizrenit shpalosi perpara gjithe botes shembelltyren e nje Shteti te Pavarur Shqiptar jo thjesht ne menyre embrionale, por per gati tre vite me rradhe deri ne vitin 1881, si nje force reale e mendimit politik dhe organizues te shqipetareve nga vete shqipetaret.
  36. Ymer Prizreni(1826-188). Nje nga udheheqesit kryesore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe kryetar I qeverise se perkohshme te formuar ne periudhen e fundit te saj. Sapo filloi lufta ruso-turke (1878-1888) udhehoqi levizjen shqiptare per te mbrojtur madhesine territoriale te Shqiperise. Organizoi komisionin e vetembrojtjes per sanxhakun e Prizrenit. Mori pjese ne formimin e Komitetit te Stambollit. Ne pranveren e vitit 1878 organizoi ne Prizren mbledhjen e kuvendit te pergjishemqe themeloi Lidhjen Shqiptare. Ne tetor 1879 u zgjodh kryetar I Lidhjes Shqiptare, kurse ne janar 1881 kryetar u qeverise se perkohshme te saj. Mbas shtypjes se Lidhjes, Ymer Prizreni u arratis per te mos rene ne duart e autoriteteve osmane. Vdiq me 1886 ne Ulqin.
  37. Abdyl Frasheri(1839-1892). Lindi ne Frasher te Permetit. Patriot, demokrat I shquar, nje nga ideologet perparimtare te Rilindjes Kombetare dhe nje nga udheheqesit kryesore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Hartoi projektin e shpalljes se pavaresise se Shqiperise me ane te kryengritjes clirimtare antiosmane. Bisedimet qe zhvilloi me perfaqesuesit e Greqise ne korrik dhe ne dhjetor 1877, per nje aleance politike dhe ushtarake shqiptaro-greke kunder perandorise osmane deshtuan sepse athina nuk e pranonte idene e nje shteti te pavarur shqiptar ne kufijte e saj etnike. Ne fund te vitit 1877, Abdyli u zgjodh kryetar I Komitetit Qendror per Mbrojtjen e te Drejtave te Kombesise Shqipatre, qe u formua ne Stamboll. Mori pjese dhe ishte nismetari kryesor ne thmelimin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.
  38. Veprimtarine e tij e ushtroi kryesisht ne viset e Kosoves dhe te vilajetit te Janines. Ne kuvedin themelues te Lidhjes se Prizrenit u zgjodh kryetar I Komisionit te Puneve te Jashtme. Ne pranveren e vitit 1879, kryesoi delegacionin e Lidhjes qe vizitoi kryeqytetet e Fuqive te Medha per te mbrojtur nga afer teresine territoriale dhe te drejtat per autonomi te Shqiperise. U be anetar I qeverise se perkoheshme qe u formua ne fillim te vitit 1881. Dha nje kontribut te rendesishem ne pergatitjet politike dhe ushtarake per mbrojtjen e autonomise kunder ekspedites ushtarake osmane. Ai e vazhdoi veprimtarine e tij derisa vdiq ne Stamboll me 23 tetor 1892. Eshtrat e tij u sollen ne Tirane me 1978.
  39. Iliaz Pashe Dibra(Iliaz Qoku) ka qene personalitet I shquar I Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Lindi ne Kollbisht te Dibres. Me 1844 mori pjese ne kryengritjen e Dibres kunder Tanzimatit. Me 1861 udhehoqi forcat dibrane kunder perpjekjeve malazeze per te shtene ne dore viset shqiptare te Shkodres. Eshte nje nga nismetaret e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Kryesoi me 10 qershor 1878 kuvendin e pergjithshem qe coi ne themelimin e Lidhjes dhe u zgjodh kryetar I saj. Drejtoi Kuvendin e Dibres (1 nentor 1878), qe miratoi rezoluten ne te cilen kerkoi krijimin e vilajetit autonom shqiptar. Kryesoi Kuvendin e Dyte te Dibres (20 tetor 1880) dhe kerkoi shkeputjen e Shqiperise nga Turqia.
  40. Hodo Sokoli – Veprimtar I lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Kryetar I deges se Lidhjes ne Shkoder. Ne 1880 doli hapur kunder vendimit te Portes se Larte per t’I dorezuarMalit te Zi Hotin dhe Gruden. Ne menyre demonstrative zhveshi publikisht uniformen e kolonelit te xhandarmerise turke. Shembullin e tij e ndoqen edhe shume oficere te tjere shqiptare qe sherbenin ne ushtrine shqiptare. Hodo Sokoli drejtoi luftimet per mbrojtjen e Hotit dhe te Grudes. Pas resnies se Ulqinit ne duart e Malit te Zi me 26 nentor 1880 Hodo u arrestua dhe u internua ne Anadoll ku edhe vdiq me 1883. Mic Sokoli(1839-1881). Luftetar dhe hero I Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Lindi ne Frang te Bujanit. Mori pjese ne luftimet e Gjakoves kunderMehmet Ali Pashes dhe u dallua ne betejen e Nikshiqit kunger agresoreve malazeze. Luftoi ne Plave, Guci, Hot, Grude, Tuz, Prizren, Gjakove, Ferizaj, Gjilan dhe ne Shkup. Ne betejen e Slivoves (prill 1881) kunder forcave osmane te Dervish Pashes kreu nje akt te rralle trimerie duke I vene gjoksin grykes se topit te armikut dhe ra heroikisht ne fushen e betejes
  41. Haxhi Zeka (1832-1902). Lindi me 20 dhjetor ne fshtain Shoshan teMalesise se Gjakoves dhe me vone u shprengul ne Peje. Ne Kuvendin e pare te Lidhjes se Prizrenit u zgjodh anetar I komitetit qendror. U shqua si komandant ushtarak ne ngjarjet e Gjakoves dhe ne mbrojtjen e Plaves dhe te Gucise. Me 1893 se bashku me Bajram Currin organizuan kryengritjen qe perfshiu Pejen, Gjakoven dhe vise te tjera te Kosoves. Me 1893 u arrestua ne Stamboll ku u mbajt I burgosur deri me 1896. Me 23-29 janar 1899 ai organizoi Kuvendin e Pejes. U vra pabesisht ne Peje me 1902 nga nje agjent I qarqeve shoviniste serbe.
  42. Idriz Seferi. Udheheqes ushtarak popullor. Lindi me 1847 ne fshatin Sefer ne Shkup. Ishte pjesetar ne kuvendet e Lidhjes Shqiptare se Prizrenit dhe te Pejes. Udheheqes kryesor I asaj te Kosoves me 1910. ushqua si strateg popullor ne betejen e Kacanikut, te Karadakut dhe te Moraves. Mori pjese ne kryengritjen e pergjithshme antiosmane me 1912 ne Kosove, ne clirimin e Shkupit, Kumanoves, Gjilanit, Presheves etj
  43. Isa Boletini(1864-1916). Atdhetar I shquar, udheheqes I levizjes per bashkim kombetar. Lindi ne Boletin te Mitrovices. Mori pjese ne Lidhjen e Prizrenit ne betejen e Slivoves. Ishte nje nga organizatoret e Kuvendit te Ferizajt me 1908. Gjate luftes se pare ballkanike u vendos ne krye te cetave per mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe qeverise se perkohshme te Vlores. Me 1913 si anetar I delegacionit shqiptar se bashku me Ismail Qemalin shkoi ne Londer ku protestoi kunder vendimit per te copetuar trojet shqiptare. Me 23 janar 1916 vritet pabesisht ne Podgorice
  44. Ded Gjo Luli – Luftetar I shquar I Malesise se Mbishkodres ne lufte per clirimin kombetar. Mori pjese ne qendresen ushtarake te organizuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit per mbrojtjen e Hotit dhe Grudes nga forcat malazeze. Aftesite e tij si prijes organizator ushtarak u shfaqen gjate kryengritjes antiosmane te shqiptareve gjate viteve 1911. U vra pabesisht me 24 shtator 1915 ne afersi te Oroshit.
  45. Sulejman Vokshi, (1815 - 1890) është veprimtar dhe figurë e shquar e Lidhjes së Prizrenit dhe Hero i Popullit në Kosovë. Lindi në Gjakovë në një familje me tradita kombëtare. Pjesëmarrës në kryengritjet antiosmane kundër Tanzimatit. Veprimtarinë patriotike e filloi që në moshën djaloshare. Në vitet 40 të shek. XIX mori pjesë me armë kundër reformave të Tanzimatit dhe prandaj qeveria osmane e internoi dhe e burgosi shumë herë. Lidhja Shqiptare Prizrenit e gjeti Sulejman Vokshin e përgatitur në të gjitha drejtimet si luftëtar e udhëheqës i shquar popullor dhe me koncepte të qarta politike. Ishte një nga nismëtarët e themelimit të Lidhjes dhe gjatë veprimtarisë së saj një ndër udhëheqësit kryesorë, politikë e ushtarakë. Anëtar i Komitetit Qendror dhe përfaqësues konsekuent i krahut revolucionar të saj. Ai qëndroi jo vetëm në ballë të luftës për mbrojtjen e tërësisë së trojeve shqiptare, por edhe të luftës për realizimin me forcën e armëve të autonomisë së mbarë trojeve shqiptare si shkallë e parë, e kushtëzuar nga rrethanat e brendshme dhe të jashtme, e luftës për fitoren e pavarësisë së plotë.
  46. Çerçiz Topulli lindi në Gjirokastër në vitin 1880 dhe ra dëshmor më 15 korrik të vitit 1915, ishte shkrimtar, atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve osmane për çlirimin kombëtar të vendit. Hero i Popullit. Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Me vendim të Komitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranë në fillim të marsit 1908 në Gjirokastër komandantin turk të xhandarmërisë. Drejtoi Luftën e Mashkullorës më 18 mars 1908. Në thirrjen "Nga malet e Shqipërisë" drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar 1907 në gazetën "Shpresa e Shqipërisë" Çerçiz Topulli pasi dënonte grabitjet e administratës osmane kërkonte që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur. Ai shprehte bindjen se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë, ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur, dhe ftonte te gjithë shqiptarët të ngriheshin me armë në dorë në luftën për lirinë e Shqipërisë.
  47. 17 qershor 1878 – Statuti I pare I Lidhjes Shqiptare te Prizrenit 1 korrik 1878 – Statuti I dyte I Lidhjes Shqiptare te Prizrenit 1 nentor 1878 – Kuvendi I Dibres I 11 janar 1879 – Kuvendi I Prevezes 26 nentor 1880 – Ulqini I kaloi Malit te Zi 25 korrik 1880 – U mblodh Kuvendi I Gjirokastres 20-24 tetor 1880 – U mblodh kuvendi I Dibres II Janar 1881 – Krijohet qeveria e perkohshme e Lidhjes se Prizrenit 23 prill 1881 – Ushtria osmane hyn ne Prizren 23-29 janar 1899 – zhvilloi punimet Kuvendi Shqiptar I Pejes Nentor 1905 – Komiteti I Manastirit Janar 1906 – Formohet ceta e pare ne krahinen e Korces
  48. Ndonëse shfaqjet dhe grupet e para teatrore duken pikërisht në fundin e shek. XIX, që i takon periudhës së Rilindjes Kombëtare, gjithsesi është trashëguar një pasuri e vyer më e hershme e kulturës popullore që i përgjigjet korpusit të njohur me emrin “Teatri folklorik”, ku përfshihen shumë lodra, ceremoniale, rituale dasme, morti e mikpritjeje, veprime mimike dhe pantomima gazmore, karnavalet, teatri i hijeve, ai i kukullave, veprimet dhe maskat etj. Rilindja Kombëtare Shqiptare është periudha kur teatri shfaqet tashmë si një dukuri e mirënjohur, e dokumentuar dhe e shtrirë në gjithë trojet shqiptare. Është koha kur dramaturgjia, si ushqimi kryesor i teatrit, nis të shënojë, tok me gjedhet letrare, titujt e emrat e parë të veprave dhe të autorëve të tyre. E para shfaqje teatrore e dokumentuar nga burimet arkivore është “Dasma e Lunxhërisë” e vitit 1874 e Koto Hoxhit, me nxënësit e shkollës normale “Ta zografia” të Qestoratit Gjirokastër. Ajo u prit me entuziazëm nga fshatarët e Qestoratit e fshatrat përreth dhe u çmua si një përpjekje për të ruajtur gjuhën e zakonet shqiptare. Më 1875 Sami Frashëri (1850-1904) botoi në gjuhën turke dramën “Besa”, lënda e së cilës ishte marrë nga jeta, nga morali dhe nga zakonet shqiptare. Ajo u shfaq po atë vit në Stamboll dhe më 1901 e më pas, tashmë e përkthyer në shqip, u vu në skenë në disa qytete të Shqipërisë. Më 1879 në Shkodër u shfaq farsa “Makko” e përkthyer nga italishtja, e luajtur nga nxënësit e “Kolegjës Saveriane”. Në vitin 1880 arbëreshi Leonardo de Martino (1830-1923) shkroi shqip dramën me karakter liturgjik “Nata e këshndellave”, e cila u shfaq po atë vit në Shkodër nga nxënësit e po këtij kolegji, kurse në vitin 1882 u dha komedia “I biri i çifutit”, e përshtatur në shqip nga Pashk Babi. E para dramë me strukturë të mirëfilltë është “Emira” e arbëreshit Françesk Anton Santori (1814- 1894), e shkruar më 1885 dhe e botuar nga De Rada në gazetën “Fjamuri i Arbrit” në vitet 1886-1887; më pas vjen drama “Alles Dukagjini”.
  49. Autorët që e ngrenë dramaturgjinë e kësaj periudhe në shkallën e saj më të lartë janë Andon Z. Çajupi (1866-1930) me komeditë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr” (1902) dhe “Pas vdekjes” (1910), si edhe me tragjedinë në vargje “Burri i dheut”; Gjergj Fishta (1871- 1940) me melodramën “Shën Françesku i Asizit” (1909); Fan S. Noli (1882-1965) me dramën “Israelitë e Filistinë” (1902); Mihal Grameno (1872-1931) me komedinë në tri akte “Mallkimi i gjuhës shqipe” (1905) dhe tragjedinë në vargje “Vdekja e Pirros” (1905); Kristo Floqi me dramën “Fe e kombësi” (1912) dhe më tej Tito Toska, Shtjefën Gjeçovi (1873-1929), Namik S. Delvina etj. Lënda letrare e shkruar për shfaqjet teatrore të kësaj kohe ka qenë e natyrave të ndryshme, qoftë kjo e organizuar në format e mirëfillta dramatike, qoftë në trajtën e skenarëve a të libreteve ku thureshin e tuboheshin brenda një teme shumë elemente teatrore që shërbenin për ndërtimin e shfaqjes, qoftë edhe në trajta të përshtatshme për skenë. Pjesët teatrore në formë fjalëkëmbimesh të lëvruara nga Gjerasim Qiriazi (1861-1894) dhe Petro Nini Luarasi, të cilat janë dhënë në një varg shkollash në Shqipërinë e Jugut, kishin karakter didaktik (për mësimdhënien); ato synonin nxënien e diturive, mësimin e edukimin me norma të shëndosha morale dhe përcillnin gjithashtu subjekte, ngjarje e figura nga historia e popullit shqiptar.
  50. Në vitin 1890 Urdhri i Jezuitëve i kishës katolike të Shkodrës mundi të ndërtojë në Shkodër një sallë për të organizuar shfaqje teatri. Ky është institucioni i parë teatror i ngritur me ndihmën e kishës, ndonëse u sollën mjaft pengesa nga ana e autoriteteve turke. Në këtë sallë janë dhënë shumë shfaqje me karakter fetar, kryesisht në gjuhën italiane, por edhe në gjuhën shqipe. Vlen të theksohet se Urdhri i Jezuitëve bënte shpenzime të mëdha për përgatitjen dhe për mbarëvajtjen e shfaqjeve, për veshjet e shtrenjta e luksoze të aktorëve, për dekorimet e skenës, për krijimin e mjediseve skenografike historike a alegorike, deri edhe për përdorimin e pajisjeve teknike të kohës, për efektet e ndriçimit etj. Në vitin 1899 në Korçë u dha nga një grup shkollor shfaqja e tragjedisë “Otello” e Shekspirit, gjë që flet për dashurinë dhe për njohjen e vlerave të larta të dramaturgjisë botërore.
  51. Ndonëse zhvillimi i teatrit në periudhën e Rilindjes është i vijueshëm dhe përfaqëson në vetvete një dukuri pak a shumë të njësuar, për nga ritmet e shtrirja ai mund të ndahet në dy etapa: para dhe pas vitit 1908, Revolucionit të turqve të rinj dhe shpalljes së kushtetutës së shtetit turk. Duke shfrytëzuar disa të drejta që iu njohën, shqiptarët organizuan me shpejtësi klube kulturore artistike. Një vend të veçantë zinin grupet teatrore. Brenda një kohe të shkurtër në qytetet kryesore të Shqipërisë vepronin shumë shoqëri e grupe dramatike teatrore. Janë të shumta shfaqjet teatrore që u dhanë në vitet 1908-1912. Kështu, klubi “Labëria” i Vlorës spikati me shfaqjen e tragjedisë së Mihal Gramenos “Vdekja e Pirros” (1908) dhe të dramës së Sami Frashërit “Besa” (1909); klubi “Drita” i Gjirokastrës dha shfaqjet “Besa”, “Agimi” etj.; klubi “Bashkimi” i Delvinës shfaqi dramën “Dashuria e mëmëdheut” të Namik Delvinës; shoqëria e grave “Ylli i mëngjesit” shfaqi dramën e Shilerit “Vilhelm Teli”. Po kështu dhanë shfaqje klubi “Dituria” i Korçës, klubi “Afërdita” i Elbasanit, shoqëria “Vllaznia” e Durrësit. Në Shkodër jepeshin rregullisht nga kleri jezuit, nga shkolla françeskane, si dhe nga “Motrat stigmatike”, shfaqje pjesësh dramatike të njohura në gjuhën italiane, por edhe në gjuhën shqipe, edhe pse si subjekte të tyre parapëlqeheshin ato me motive fetare e biblike. Në Janinë më 1909, në kafe “Iskania” u luajt drama “Besa”, e cila ngjalli entuziazëm te shqiptarët. Shfaqje teatrore u luajtën nga klube atdhetare kulturore edhe në Stamboll, Bukuresht, Kostancë, Shkup, Uorçester (ShBA) etj.
  52. Edhe muzika shqiptare e periudhës së Rilindjes është pjesë e zhvillimit të përgjithshëm kulturor e artistik që u vu re në Shqipëri gjatë kësaj kohe. Muzika e kultivuar e ka zanafillën në lëvizjen kulturore që shpërtheu fill pas krijimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 1878. Në këtë vit në Shkodër u krijua banda e parë muzikore shqiptare, e cila hodhi themelet për zhvillimin e një muzike të re në Shqipëri. Formimi i orkestrave frymore më parë në Shkodër, pastaj në Korçë, në Elbasan dhe në qytete të tjera, bëri të mundur që të njihen e të përhapen gjinitë e kultivuara në artin muzikor, ato të formacioneve orkestrale. Ky repertor i ri do të shërbente si përvojë e drejtpërdrejtë për krijimin e veprave muzikore të para shqiptare, si marshi “Bashkimi i Shqipërisë”, i kompozuar nga Palokë Kurti më 1881. Qytetet e Shkodrës e të Korçës ishin dy qendrat kryesore të zhvillimit të muzikës shqiptare të periudhës së Rilindjes. Në vitin 1909 në Korçë u ngrit orkestra frymore e quajtur “Banda e Lirisë”. Tipar dallues i muzikës së Rilindjes Kombëtare ishte karakteri atdhetar që shoqëroi periudhën e Rilindjes dhe u thellua më tej me periudhën e Pavarësisë.
  53. Punoi: Olsjan Sita
Anúncio