2. Kalaja e Prezës
. Ndërtuar mbi një shkëmb, i cili zgjatet duke u ulur në drejtim të veri-jugut.
Ana lindore e kalasë është e mbrojtur nga vetë terreni, kurse ana perëndimore
përbën një territor të sheshtë, prandaj dhe fortifikimi është përqendruar
pikërisht në këtë pjesë. Edhe kjo kala falë arkitekturës së saj, shtrirjes, historisë,
pamjes mbresëlënëse të zonës përreth dhe gatimeve tradicionale, përbën një
destinacion të rëndësishëm turistik duke tërhequr një numër të
konsiderueshëm vizitorësh pothuajse gjatë gjithë vitit.
3. Kalaja e Prezes ndodhet ne nje fshat me te njejten
emer. Preza është një krahinë që shtrihet në Veri dhe
Veri-Perëndim të Tiranës. Qendra historike e kësaj
krahine është vetëm 22 kilometra larg qendrës së
kryeqytetit.
Kalaja e Prezës është një kala tipike mesjetare.
Lulëzimin më të madh e ka pasur në shekullin XV, por
të dhëna të ndryshme i kanë shtyrë të mendojnë
specialistët, se duhet të jetë ndërtuar që andej nga
shekulli XIII – XIV.
4.
5. Historiku dhe Planimetria e Kalase
Kalaja e Prezës është ndërtuar nga turqit pas vdekjes së Skëndërbeut
më 1468. I përket fundit të shek. XV dhe ndodhet në vargun
perëndimor të kodrave që e rrethojnë fushën e Tiranës për të
mbikqyrur zonën e Krujës si një zonë e fortë kryengritjesh.
Kalaja ka planimetri katërkëndore me brinjë 80 x 50 m. Ajo
përforcohet nëpër qoshe me katër kulla që kanë planimetri rrethore.
Në murin perëndimor për të përforcuar më tepër sistemin fortifikues të
kalasë, pasi kjo pjesë është me e ekspozuar dhe më pak e mbrojtur ndaj
sulmeve si dhe ka një largësi të konsiderueshme midis kullave, është
ndërtuar një kullë katërkëndëshe e dalë nga muri. Në faqen jugore
është ndërtuar një kullë tjetër katërkëndëshe për të mbrojtur hyrjen e
vetme të kalasë.
Kjo kullë përforcohet dhe nga oborri që ndodhet në përbërje të saj.
6.
7. Fazat e ndertimit te Kalase.
Faza e pare: Fortifikimi i Kalase.
Faza e dyte: Rindertimi i mureve
rrethuese.
Faza e trete: Ndertimet qe jane
bere brenda mureve te kalase.
Faza e katert: Ndertimi i nje
kulle sahati.
8.
9.
10. Sipas disa fakteve, Preza gjate shek. XV ka patur
karakteristikat e nje qyteti.
Në shekullin XIX në Shqipëri ka pasur qytete pa kullë sahati, por nuk
ka pasur fshatra me kullë sahati sic Preza e kishte.
Në librin "Historia e Skënderbeut“ te shkruar nga humanisti Marin
Barleti Preza karakterizohet si qytezë e parthinëve. Në këtë vepër për
Prezën, ndër të tjera theksohet: "Pa dyshim këtu shumë gjëra më
thonë të parashtroj diçka për zanafillën dhe fatmirësinë e lashtë të
kësaj qyteze dhe në radhë të parë fakti që ajo është e përmendur edhe
për veprat e shkrimtarëve, gjë që nuk është e panjohur, as u shpëton
brezave të mëpasëm.
Per shume kohe Preza eshte quajtur shehër dhe banorët e Prezës
shehërli, fjalë turqishte që përkthehen përkatësisht qytet dhe qytetar.
11.
12.
13. Periudhës së parë i përkasin vetëm muret rrethuese,
të cilat ruhen në lartësi të ndryshme. Mbi mur në
trashësinë e tij është vendosur një platformë drusore
që shërbente për lëvizjen e luftëtarëve. Për mbrojtjen
e kalasë shërbenin frëngjitë, të cilat janë të pranishme
në të gjitha kullat.
Me anë të tyre kontrolloheshin të gjitha muret e
kalasë si dhe hyrja e saj. Kalaja ka pasur vetëm një
hyrje. Ajo ndodhet në mes të faqes jugore të murit
rrethues, midis kullave 1 dhe 2. Për të bërë sa më të
sigurt hyrjen, ajo është e mbrojtur nga një kullë
katërkëndëshe.
Porta e kalasë mbyllet nga sipër me qemer cilindrik të
shtrirë.
14.
15. Vepra e Marin Barletit
Ndihmesën e parë përsa i përket datimit të saj
na e jep Marin Barleti. Në pjesën ku bën fjalë
për ardhjen e ushtrisë turke dhe rrethimin e
Krujës, ai përmend fushën e Tiranës që e vendos
midis qytetit të Krujës dhe qytezës së
parthinëve. Më poshtë ai thotë se kjo qytezë
quhej me emrin Prezë dhe ishte kthyer në një
gërmadhë.
16.
17. Qyteti ‘’Feniks’’
Rruga që na dikton drejt hyrjes në kala, e shtruar me
kalldrëm, përfundon te një portë e lartë druri, ku
ndodhet edhe një mbishkrim, prej të cilit mësojmë më
shumë për historinë e kalasë së Prezës. “Mendohet se
kalaja është ndërtuar në shekullin e III-të para Krishtit
dhe që nga ajo kohë deri në shekullin e XIX-të është
rrënuar dhe rindërtuar krejtësisht disa herë dhe nga
kjo mori edhe emrin qyteti Feniks (që simbolizon
ripërtëritjen)” thuhet në mbishkrim.
18.
19.
20. Zona rreth kalase se
Prezes
Kjo zone dallohej per
pranine e ullinjve,
karakteristike kjo per
periudhen e mesjetes
se mesme. Prania e
ketyre ullinjve
shekullore e verteton
kete gje.
21.
22. Rendesia e Kalase se Prezes
Kjo kala mendohet te kete pasur funksion ushtarak.
Përmasat e vogla të saj si dhe qëndrueshmëria jo shumë e
madhe e mureve rrethuese, e klasifikojnë këtë kala si një
objekt që ka shërbyer për vëzhgimin e rrugëve të
rëndësishme ekonomike dhe ushtarake, që kalonin poshtë
saj, nëpër fushën e Tiranës, dhe ne rrugen me rendesi qe
lidhte ne ate kohe Durresin me Krujen dhe me Shkodren.
Kjo kala përbën edhe një pikë komunikimi vizual ose të
përcjelljes së mesazheve nëpërmjet sinjaleve pamore
ndërmjet kalasë së Petrelës, të Krujës, të Durrësit dhe të
Ishmit .
23.
24. Perfundime
Kalaja e Prezes ishte nje kala me rendesi te madhe ne mesjeten e mesme. Kjo duket qarte
nga pozicioni ku ishte vendosur kjo kala dhe rindertimi disa here i saj.
Teknika e ndertimit te saj ishte me gure te latuar dhe forma te rregullta gjeometrike, cka
do te thote se teknika e ndertimit kishte perparuar shume nga nje periudhe ne tjetren dhe
fortifikimet ishin me te qendrueshme se me pare. Kjo vertetohet nga gjendja mjaft e mire e
kalase ne ditet e sotme.
Prania e ullishteve na jep informacione rreth ekonomise se Prezes, ku ulliri ishte kultura
kryesore, dhe kjo vihet ne dukje nga prania e shumte e ullishteve shumevjecare te Prezes.
Ekonomia e zones rreth Prezes karakterizohet nga zhvillimi i kulturave te ndryshme
bujqesore dhe zhvillimi i blegtorise.
Duke qene afer me Aeroportin ‘’Nene Tereza’’ kjo kala terheq cdo vit dhe me shume turiste
te huaj dhe shqiptare, duke u kthyer ne kete menyre ne nje nga vendet me rendesi te
madhe kulturore ne vend.
Nese me pare kjo kala ishte nje zone e lakmuar nga te huajt per ta pushtuar, sot eshte nje
zone e lakmuar nga te huajt per tu vizituar.
Preza ne vitet e ardhme do te rritet shume ekonomikisht, dhe do te kete te njejten rendesi
qe kishte dikur, duke u kthyer ne qendren me te rendesishme turistike & kulturore ne
vend.
25.
26. Literatura kryesore:
Marin Barleti: Histori e Skënderbeut, Shtëpia Botuese
"Faik Konica", Prishtinë 2001.
Shtjefn Gjecovi: Mnera e Prezës, Botim i Shoqatës
Kulturore "Pellazgët", Tiranë 2000.
Lazar Papajani: Kalaja e Prezes.