SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 21
Baixar para ler offline
RAPORT
VJETOR
2021
QENDRA
MAQEDONASE PËR
BASHKËPUNIM
NDËRKOMBËTAR
Nikola Parapunov 41а
p. fax 55, 1060 Skopje
Tel.: 02/3065-381
Fax: 02/3065-298
mcms@mcms.mk
www.mcms.mk
QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR 2
VIZIONI DHE MISIONI
Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) është organizatë
e shoqërisë civile që beson në paqe, harmoni dhe prosperitet të njerëzve në
Maqedoni, në Ballkan dhe globalisht.
MCMS e bazon vizionin në parimet universale të shoqërisë civile dhe demokracinë
pjesëmarrëse, sundimin e të drejtës, zhvillimin e barabartë dhe të qëndrueshëm, jo
dhunën, respektin dhe ndërvarësinë dhe diversitetin kulturor.
Misioni i MCMS është të udhëheqë ndryshime me zgjidhje të reja dhe alternative të
problemeve shoqërore, që ndikojnë ndaj aktorëve tjerë dhe të cilët janë inkuadruar
në rrjedhat kryesore.
QËLLIMET AFATGJATE TË MCMS JANË
» Shoqëri civile e rrënjosur dhe me ndikim;
» Sundimi i drejt dhe lufta kundër korrupsionit;
» Inkluzioni social dhe kohezioni;
» Proces i mbështetur euro-integrues;
» Gatishmëri për sfidat migruese;
» MCMS, organizatë e pavarur dhe me kredibilitet – ndërlidhës i heshtur por i
dukshëm;
» MCMS është organizatë atraktive dhe novatore.
MCMS AKTIVITETET I REALIZON PËRMES
» Avokimit (informimi, ndërgjegjësimi, edukimi, krijimi dhe ndikimi mbi politikat,
vëzhgimi dhe kërkimi i përgjegjësisë);
» Mbështetja zhvillimore (kapacitete dhe infrastruktura);
» Mbështetja sociale - humanitare.
Metodat organizative janë udhëheqja dhe zbatimi.
QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM
NDËRKOMBËTAR
RAPORTVJETOR 2021
3
MCMS vazhdoi të funksionojë dhe të përballet me sfidën
globale, pandeminë e shkaktuar nga Covid-19. Në fund të vitit,
krahas krizës shëndetësore dhe tëvazhdueshme politike, filloi
të paralajmërohej edhe kriza e re që lidhet me energjinë.
Në kushte të tilla, MCMS ka realizuar gjithsej 37 projekte me
buxhet prej rreth 125 milionë denarë.
Në “Civica mobilitas” janë realizuar 94 grante. Organizatat
qytetare janë përshtatur me kohën e re, kështu që disa nga
ngjarjet u mbajtën online, të kombinuara ose hibride dhe live.
Temat e ngjarjeve u diktuan nga planet përvitin, por edhe nga
ngjarjet aktuale si regjistrimi i popullsisë, pushteti i ri vendor
dhe 30-vjetori i pavarësisë së vendit.
Është bërë Vlerësimi i parë i shfrytëzuesve dhe Indeksi i ri i
shoqërisë civile. Janë botuar edhe katër numra të revistës
Qytetarët për ndryshime.
Qendra e burimeve qytetare mbajti pesë trajnime dhe punëtori
për 70 përfaqësues të organizatave qytetare për programin
e ngritjes së kapaciteteve, duke përfunduar me një Kuiz të
njohurive. Janë mbajtur tre ngjarje online për rreth 420 përfaqësues të OQ. Zyra për mbështetje
iu përgjigj 154 kërkesave të organizatave qytetare apo qytetarëve dhe gjithsej 126 evente të
organizatave të tjera u mbajtën në ambientet e qendrave burimore ose nëpërmjet Zoom të ofruar
nga QRQ.
Nëpërmjet aktiviteteve të programit të Shoqëria e qëndrueshme qytetare - Financimi shtetëror
për OQ, vazhdoi monitorimi i financave shtetërore për organizatat e qytetare. Aktivitetet kryesore
ende synoninvetë-rregullimin. Është përgatiturKodi i OQ, i cili është nënshkruarnga 61 organizata
deri në fund të vitit. MCMS përgatiti Raportin e tetë për mjedisin e favorshëm për zhvillimin e
shoqërisë civile.
Partnerët e programit të Rrjetit rajonal për antikorrupsion kanë qenë aktivë në avokimin e
politikave dhe ndryshimeve në vendet e tyre. Janë përgatitur 22 storie gazetareske për trajtimin
e korrupsionit. U mbajt Forumi vjetor kundër korrupsionit ku u prezantua Raporti rajonal kundër
korrupsionit–Ballkani Perëndimor2020: Rreziqet e një shteti të robëruardhe reformate politikave
para rreth 150 pjesëmarrësve. Gjithashtu u publikua Raporti kombëtar i vlerësimit të korrupsionit
dhe u publikuan katër numra të buletinit elektronik SELDI.
Ka nisurprogrami Rruga drejt rrezistencës dhe riintegrimi i familjeve të cenueshme në komunitet.
Janë mbajtur pesë trajnime dhe punëtori për 81 përfaqësues të palëve të interesuara dhe janë
realizuar tetë fokus grupe me 39 pjesëmarrës dhe një anketë. Të dhënat janë pjesë e një studimi
bazë të veçantë.
Në kuadër të Iniciativave të vogla zhvillimore (MRI), së bashku me Komisionin për parandalimin
dhe mbrojtjen nga diskriminimi, u krijua një mini-fushatë e quajtur“Futbolli kundërdiskriminimit”,
e cila, ndër të tjera, bëri të mundur përmirësimin e dukshmërisë së Komisionit. Në projektin EUro
Fokus, temat aktuale lidhur me integrimet evropiane të Maqedonisë u analizuan dhe u diskutuan
në 3 emisione televizive, të mbështetura me anketë telefonike. Është mbajtur konferenca “Roli i
medias dhe organizatave të shoqërisë civile në procesin e integrimit në BE”.
AleksandarKrzhallovski
Drejtor
MESAZH NGA UDHËHEQËSIA
QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR 4
PROGRAMI PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË
CIVILE “CIVIKA MOBILITAS”
SHOQËRI
CIVILE
E
RRËNJOSUR
DHE
ME
NDIKIM
QËLLIMI:ArritjaendryshimeveshoqërorenëMaqedoni,tëcilatjanëtënxituranga
sektori I fuqishëm civil, qytetarët aktivdhe bashkëpunimi i mirë me pushtetin, që
rezulton me udhëheqje më transparente, më llogaridhënëse dhe sociale-inkluz-
ive në nivel qendrordhe lokal.
94 GRANTE
AKTIVE
160 PJESËMARRËS
NË 9 TRAJNAIME DHE
PUNËTORI
4 EVENTE PËR MBI 850
PJESËMARRËS DHE
RRETH 56000 SHIKUES
TELEVIZI
JANË PUBLIKUAR MBI
850 INFORMACIONE
PËR PROGRAMIN DHE
FITUESIT E GRANTEVE
12 FITUES TË GRANTEVE
E PËRFUNDUAN
PROGRAMIN PRË
MENTORIM
U PËRGATIT VLERËSIMI I
PARË I SHFRYTËZUESVE
U PËRGATIT INDEKSI I
SHOQËRISË CIVILE
RAPORTVJETOR 2021
5
Civica mobilitas e aktualizoi çështjen e deponive rajonale të mbeturinave në Forumin kombëtartë
mbajtur në fund të qershorit 2021 në Shkup.
“Ekspertët propozojnë dhe krijojnë zgjidhje të sigurta për të gjithë. Në anën tjetër, qytetarët dhe
organizatat e shoqërisë civile duhet të përfshihen në procesin e planifikimit dhe zbatimit, në
mënyrë që të sigurohet se institucionet kompetente do të menaxhojnë me mbeturinat në mënyrë
korrekte”, tha ambasadorja e Zvicrës, E.S. Sibil Suter Tejada, në hapjen e Forumit.
Përfaqësuesiteorganizataveqytetaredebatuanmepanelistët,kryetarëtekomunavetëKumanovës
dhe Gostivarit, Maksim Dimitrievski dhe Arben Taravari, si dhe me Ana Mazneva-Karanfillova
nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ata apeluan për vazhdimësi në strategjitë
e menaxhimit të mbetjeve të ngurta, për bashkëpunim ndërmjet institucioneve, komunave dhe
sektorit civil për të forcuar mbikëqyrjen inspektuese në këtë fushë dhe për edukimin e popullatës
për përfitimet nga deponitë rajonale.
Për Mazneva-Karanfillova, organizatat qytetare janë kyçe për ngritjen e vetëdijes publike për këtë
çështje. Ata janë më kompetentët për këtë çështje dhe mund të punojnë shumë me qytetarët”,
tha ajo. Kryetarët e komunave iu referuan çmimeve të shërbimeve, pra sa realiste janë ato dhe
lokacioneve për deponitë rajonale.
Të pranishmit insistuan në kontrollin civil në mbikëqyrjen inspektuese dhe propozuan ngritjen e
policisë komunale dhe ndryshime në Ligjin për mbetjet.
Për herë të parë u prezantua për publikun ideja e biznesit të Zoka enerxhi sollushën, e cila i
referohet menaxhimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë. Projekti parashikon grumbullimin
e mbetjeve nga 74% e territorit të vendit dhe 48% e popullsisë, çka do të çojë në mbylljen e të
gjitha deponive. Laze Filipov, përfaqësuesi i kompanisë, theksoi se në Maqedoni ka tre herë më
shumë deponi sesa numri i vendeve të banuara dhe zgjidhja e tyre tashmë funksionon në disa
qytete evropiane. Përfaqësuesit e Pakomak-ut patën edhe një prezantim të modeleve të reja të
përzgjedhjes së mbetjeve.
NË VEND KA TRE HERË MË SHUMË DEPONI SE
SA VENDBANIME
QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR 6
QENDRA RESURSE KOMBËTARE E
ORGANIZATAVE QYTETARE
SHOQËRI
CIVILE
E
RRËNJOSUR
DHE
ME
NDIKIM
QËLLIMI: Shërbime të siguruara të kapaciteteve të organizatave qytetare, që ata
të jenë aktorë të pavarurefektiv dhe llogaridhënës dhe kontribut drejt ambientit
që është i volitshëm përshoqërinë civile
3 EVENTE PËR MBI 420
PJESËMARRËS
70 PJESËMARRËS
NËË 5 TRAJNIME DHE
PUNËTORI
2 TAKIME
KONSULTATITVE ME OQ
ME KËRKESË TË DBE
213 INFORMACIONE
RELEVNATE TË NDARA
ME OQ
154 KËRKESA NGA
OQ DHE QYTETARËT
TË PËRGJIGJURA NGA
ZYRA PËR MBËSHTETJE
12 PASQYRA PËR
MUNDËSI FINANCIMI
RAPORTVJETOR 2021
7
Qendra e burimeve qytetare (QBQ) e përfundoi programin e saj për ngritjen e kapaciteteve me një
kuiz njohurish në të cilin morën pjesë 50 organizata të shoqërisë civile.
“Kemi një numër mbresëlënës të aktivistëve civilë të cilët kanë qenë pjesë e trajnimeve tona,”
thotë Valentina Veliçkovska, koordinatore e qendrave burimore. “Që nga shkurti 2018, më shumë
se 450 përfaqësues të organizatave qytetare i kanë përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre në
tema të ndryshme. Ne pamë se kuizi ishte një mënyrë argëtuese, porproduktive përtë testuardhe
rifreskuar atë njohuri dhe për të nxjerrë në pah arritjet në këtë fushë,” shtoi ajo.
Qendra për kulturë, komunikim dhe edukim të romëve “Svetla idnina” nga Koçani e fitoi finalen e
Kuizit të dijes që u mbajt më 25 gusht 2021, në Hotelin Bellvi në Shkup. Shoqata e fitoi çmimin
kryesor, mbështetje financiare prej 2000 eurosh për realizimin e idesë së projektit zhvillimor
organizativ me të cilin u paraqitën në kuiz.
“Fitorja është një tjetër konfirmim i njohurive që disponon organizata jonë për tema të tilla si
zhvillimi i një ideje projekti dhe përgatitja e një aplikacioni për projekt, mobilizimi i burimeve,
menaxhimi i mirë etj. Çmimin e fituar do ta shfrytëzojmë për zhvillim organizativ dhe ngritje të
kapaciteteve tona”, thotë Mustafa Saidov nga “Svetla idnina”.
Vendin e dytë e ka shoqata e qytetarëve “AGORA Qendra për promovimin e vlerave qytetare” –
Shkup, ndërsa pozitën e tretë e ka fituarekipi i Shoqatës së këshilltarëve përzhvillim të karrierës –
ASK, po ashtu nga Shkupi. Të dyja organizatat morën një grant prej1000 euro secila për zhvillimin
organizativ.
Garuesit u shprehën të kënaqurme mundësinë përtë demonstruarnjohuritë e tyre në këtë mënyrë,
por edhe për ta konfirmuar atë. Ata theksuan se përveçse ishin shumë interesante, gjatë gjithë
procesit mësuan shumë gjëra të reja.
11 organizatat më të mira të fazës paraprake kaluan në finalen e Kuizit të QBQ. Gjithsej 20 finalistë
iu përgjigjën pyetjeve mbi tema të lidhura me funksionimin e qëndrueshëm, efektiv dhe të
përgjegjshëm të organizatave të shoqërisë civile.
KONTROLLIMI I NJOHURIVE TË
AKTIVISTËVE CIVIL
QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR 8
SHOQËRI E QËNDRUESHME QYTETARE –
FINANCIMI SHTETËROR I ORGANIZATAVE
QYTETARE
SHOQËRI
CIVILE
E
RRËNJOSUR
DHE
ME
NDIKIM
QËLLIMI: Organizata qytetare efektive, transparente dhe llogaridhënëse të cilat
veprojnë në mjedis mbështetës financiar
U PËRGATIT KODI I OQ
61 ORGANIZATA
QYTETARE E
NËNSHKRUAN
KODEKSIN
84 PJESËMARRËS NË 3
PUNËTORI
1 RAPORT – FINANCIMI
I ORGANIZATAVE
QYTETARE GJATË
COVID-19...
5 RRJETE I FORCUAN
KAPACITETE PËR PUNË
TRANSPARENTE DHE
LLOGARIDHËNËSE
2 INFO GRAFIKË TË
PUBLIKUAR PËR
FINANCIM SHTETËTOR
RAPORTVJETOR 2021
9
Gjatë vitit 2021, MCMS së bashku me 50 organizata të tjera iniciuan, përgatitën dhe nënshkruan
Kodin përorganizatat qytetare. “Ne jemi veçanërisht krenarë që në 30 vjetorin e aktivizmit qytetar
në Maqedoni u krijua një masë kritike e organizatave që bashkërisht dhe në mënyrë të pavarur
vendosën standarde më të larta në punën e tyre”, tha Aleksandra Savevska, koordinatore e
Programit.
Kodi është një mjet me të cilin sektori civil është ngriturdhe ka treguarse në bazë të ekzistencës së
çdo organizate qëndron interesi publik dhe veçanërisht interesi i qytetarëve. Nënshkruesit presin
që respektimi dhe zbatimi i këtij Kodi të ndikojë pozitivisht në ndërtimin e besimit mes tyre dhe
qytetarëve. Praktika e përgjegjësisë më të gjerë për punën është në qendër të tetë angazhimeve
aspiruese dhe 44 standardeve dhe parimeve specifike nga të cilat organizatat do të udhëhiqen në
të ardhmen.
Organizatat civile pajtohen se legjitimiteti i tyre rrjedh nga cilësia e punës dhe nga mbështetja
e dhënë nga njerëzit me dhe për të cilët punojnë, nga anëtarët, donatorët, publiku i gjerë,
institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare. Prandaj, është e domosdoshme që OQ të tregojnë
se mund dhe dinë të krijojnë një sistem të vetërregullimit përmes të cilit do të sigurojnë punë të
bazuar në menaxhim të mirë, llogaridhënie, transparencë dhe efikasitet.
Nga ana tjetër, ky Kod do të jetë një forcë lëvizëse për zhvillimin e të gjithë shoqërisë përmes
punës së bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut, duke avokuar për një transparencë dhe
llogaridhënie më të madhe për të gjitha institucionet dhe duke mbështetur proceset demokratike
në përgjithësi.
Në fund të vitit 2021, 61 organizata qytetare nënshkruan Kodin. Ato janë rajone të ndryshme të
vendit, veprojnë në zona dhe eko-mjedise të ndryshme dhe punojnë përtë arriturndikime pozitive
në shoqërinë maqedonase. Kodi është vullnetar dhe çdo organizatë civile që akseson atë merr
përsipër përgjegjësinë për respektimin dhe zbatimin e angazhimeve, vlerave dhe standardeve të
vendosura në të.
KODI I OQ
QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR 10
RRJETI RAJONAL PËR ANTIKORRUPSION
SUNDIMI
I
DREJTË
DHE
LUFTA
KUNDËR
KORRUPSIONIT
QËLLIMI: Ti zgjerojë dhe thellojë veprimet kundër korrupsionit nga veprimet lig-
jore në veprime më të bazuara ekonomike, të tilla si adresimi i lidhjes midis kor-
rupsionit dhe ekonomisë së fshehurdhe korrupsionit dhe krimit të organizuar.
U PUBLIKUA RAPORTI
RAJONAL PËR
ANTIKORRUPSION
1 FORUM
ANTIKORRUPSIONIT PËR
150 PJESËMARRËS
U PUBLIKUA
RAPORTI KOMBËTAR
PËR VLERËSIM TË
KORRUPSIONIT
22 STORIE
GAZETARESKE PËR
PËRBALLJE ME
KORRUPSIONIN
4 BOTIME TË
E-BULETINIT TË SELDI
RAPORTVJETOR 2021
11
Forumi vjetor kundër korrupsionit i rrjetit më të madh antikorrupsion në Evropën Juglindore,
SELDI, e hapi diskutimin mbi axhendën antikorrupsion të vendeve të Ballkanit Perëndimor për
dekadën e ardhshme. Përfaqësues nga rrjeti SELDI prezantuan Raportin më të fundit Rajonal
kundër korrupsionit - Ballkani Perëndimor 2020: Rreziqet e një shteti të robëruar dhe reformat e
politikave.
Sipas Raportit, presioni për të kapur shtetet në rajon mbetet në një nivel të lartë. Në secilin prej
vendeve ka shqetësime kritike në funksionimin e kontrolleve dhe balancave demokratike dhe
ekonomike. Shkalla në të cilën korrupsioni tolerohet në publik është një tregues i rëndësishëm i
integritetit të funksioneve publike. Sistemi i monitorimit të korrupsionit i SELDI, i cili mat format
më të vogla të korrupsionit (ryshfeti), tregon se pranueshmëria e korrupsionit mbetet relativisht
e lartë në Ballkanin Perëndimor. Është më i larti në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut
dhe Kosovë.
Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe
resurse njerëzore, Ljupço Nikolovski, theksoi se qasja e qeverisë mbështetet në digjitalizimin e
shërbimeve publike dhe regjistrave, me çka do të largohet çdo ndikim subjektiv në procedurat
administrative.
Nikola Bertolini nga Delegacioni i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Giulio Veneri
nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit
(DG NEAR) e theksuan nevojën për të demonstruar vullnet politik për reforma të dukshme në
vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata theksuan se zbatimi i Planit ekonomik dhe investiv të miratuar
për Ballkanin Perëndimor ecën paralelisht me angazhimin për t'u përballur me mashtrimet,
korrupsionin, pastrimin e parave dhe shpërdorimin e detyrës me sanksione efektive, bindëse dhe
proporcionale me krimet.
Panelistët ranë dakord se trajtimi i korrupsionit është një çështje komplekse që mund të marrë
dekada. Vendet nuk duhet të humbasin motivimin për reforma dhe as t'i nënshtrohen ndikimeve
ekonomike apo politike të përfaqësuesve të regjimeve gjysmë-autoritare.
REFORMA KUNDËR KORRUPSIONIT NË VENDET
E BALLKANIT PERËNDIMOR: NJË VËSHTRIM
PRAPA NË DEKADËN E ARDHSHME
QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR 12
RRUGA DREJT RREZISTENCËS DHE
RIINTEGRIMI I FAMILJEVE TË CENUESHME NË
KOMUNITET
INKLUZIONI
SOCIAL
DHE
KOHEZIONI
QËLLIMI: Inicimi i qasjeve gjithëpërfshirëse për riintegrimin e qëndrueshëm të
familjeve të cenueshme (përfshirë edhe ato me të riatdhesuarit) në Maqedoninë
e Veriut
8 FOKUS GRUPE ME 39
PJESËMARRËS
5 TRAJNIME DHE
PUNËTORI PËR 81
PËRFAQËSUES TË PALËVE
TË PREKURA
1 ANKETË E REALIZUAR
SUDIM BAZË I
PËRGATITUR
RAPORTVJETOR 2021
13
Të riatdhesuarit nga fushëbeteja të huaja dhe familjet e tyre, risocializimi, riintegrimi dhe
rehabilitimi i tyre janë një fenomen relativisht i ri për shoqërinë maqedonase. Prandaj, MCMS i ka
hulumtuar perceptimet e qytetarëve për to.
Anketa telefonike ka përfshirë 800 qytetarë nga komunat e Haraçinës, Butelit, Gazi Babës,
Kumanovës, Sarajit, Studeniçanit, Tetovës dhe Çairit. Zgjedhja është bërë për nevojat e programit,
pra atyre që përballen drejtpërdrejt me këtë fenomen.
Hulumtimi tregoi se shumica e qytetarëve të anketuar nga komunat e përfshira shohin kërcënim
tek të riatdhesuarit nga fushbetejat e huaja. 55% e të anketuarve e shohin atë si një kërcënim të
përgjithshëm, dhe kjo përqindje rritet në 59% kur bëhet fjalë për përhapjen e ideologjisë radikale,
dhe është edhe më e lartë për ndikimin negativ në komunitet dhe arrin në 63%.
Megjithatë, në tablonë më të gjerë të problemeve, qytetarët i japin përparësi çështjeve
ekzistenciale dhe terrorizmi ekstrem është në vendin e 12-të dhe është deklaruar nga më pak se
1% e të anketuarve. Edhe kur bëhet fjalë për sigurinë e vendit, të anketuarit fillimisht mendojnë
për jostabilitetin politik (48.7%).
Në dritën e riintegrimit të këtyre personave, shumica e qytetarëve të anketuarmendojnë se duhet
t'ujepetnjëshansidytë(67.4%)dheaksesnëshërbimetqështetiofronpërkategoritëecenueshme
të qytetarëve (66.0%). Familjet e tyre kontribuojnë më së shumti në riintegrim (64.9%). Menjëherë
pas tyre janë Qendrat për punë sociale, organizatat qytetare dhe bashkësitë fetare.
Disangarezultatettregojnësekomunitetikanjërezistencëtëcaktuarndajdukurivetëekstremizmit
të dhunshëm dhe terrorizmit. Shumica e të anketuarve do të bisedonin me të dashurit e tyre për
qëllimin e tyre për të shkuar në fushëbeteja të huaja. Në pyetjen tjetër, gatishmëria për të reaguar
është më e madhe. Pak më shumë se 10% nuk do ta raportojnë këtë qëllim në asnjë institucion.
Ekzemplari është reprezentativ për komunat e përfshira në anketë. Anketa është realizuar në
periudhën 20-28 tetor 2021. Anketa është realizuar nga M-Prospect, në mënyrë anonime, sipas të
gjitha standardeve për konfidencialitet dhe mbrojtje të të dhënave personale.
PERCEPTIMET PËR TË RIATDHESUARIT NGA
KONFLIKTET E HUAJA
QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR 14
EURO FOKUS
PROCES
I
MBËSHTETUR
I
EUROINTEGRIMEVE
QËLLIMI: Përmirësimi i pjesëmarrjes aktive të mediave dhe organizatave qyetare
në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
3 EMISIONE TELEVIZIVE
PËR EUROINTEGRIME
1 HULUMTIM
1 FAKTOGRAF
1 KONFERENCË PËR 80
PJESËMARRËS
RAPORTVJETOR 2021
15
“Është shumë e vështirë të bësh reforma, është shumë e vështirë të luftosh për drejtësi, luftë
kundër korrupsionit dhe tendencave autoritare nëse nuk ka liri të mediave”, tha Nikola Dimitrov,
zëvendëskryetari Qeverisë së RMV përçështje evropiane, në fjalimin e tij në Konferencën me temë
“Roli i medias dhe organizatave të shoqërisë civile në procesin e integrimit në BE”.
Ai theksoi se sektori civil“ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në demokratizimin e shoqërisë,
si burim dijeje dhe si kontrollues dhe kritik i pushtetit”. Sipas tij, reformat janë për qytetarët dhe
vetë procesi i anëtarësimit është më i rëndësishëm se qëllimi. “Nëse nesër bëhemi anëtare të BE-
së, gjërat nuk do të ndryshojnë ndjeshëm.
Ato do të ndryshojnë nëse shoqëria jonë bëhet një demokraci normale evropiane me një gjyqësor
të pavarur, ku puna e mediave do të jetë prioritet kryesor, ku sundimi i ligjit do të mundësojë
zhvillimin ekonomik dhe do të rezultojë në një demokraci të begatë”, tha ai.
E.T. David Geer, ambasadori i BE-së në RMV, theksoi se mediat dhe organizatat e shoqërisë civile
duhet të punojnë në mbështetjen e publikut. “Ky është një projekt kombëtardhe të gjithë duhet të
angazhohen në të”, tha ai.
Ambasadorja e Suedisë, E.S. Kristin Forsgren Bengtsson, theksoi se një demokraci e shëndetshme
ka një shoqëri civile të fortë dhe të gjallë, media të pavarura dhe të lira – “ju të gjithë keni një rol
të rëndësishëm në shoqëri në ofrimin e informacionit të bazuar në fakte, analizave dhe raportim
objektiv, inkurajim i debateve publike dhe organizim diskutimesh me politikanë dhe institucione,
ndërgjegjësim dhe njohuri për BE-në dhe procesin e anëtarësimit, por edhe duke kërkuar llogari
për punën”, tha ajo.
Në konferencë folën edhe Sherife Ismaili Kasapi, nga Zyra e OKB-së për shërbimet e projektit
(UNOPS)dheTanjaMishçeviq,zëvendëseeSekretarotgjeneraltëKëshillitrajonalpërbahskëpunim.
MCMS dhe Televizioni Telma me EUro Fokus ndanë përmbajtje cilësore dhe të dobishme për
procesin e integrimit evropian, hapën debate për shumë tema dhe forcuan ndërgjegjësimin e
publikut.
RRËFIMI EVROPIAN I VENDIT ËSHTË I
MUNDUR ME PRESIONIN E MEDIAVE DHE
ORGANIZATAVE QYTETARE
QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR 16
RAPORTET ME AKTORËT
QASJA DREJT BURIMEVE TË FINANCIMIT
MCMS përgatiti dhe dorëzoi pesë koncepte ose aplikime për projekte. Deri në fund të vitit janë
miratuar tre dhe po aq janë refuzuar. Përgjigje pritet për dy aplikime. Një pjesë e aplikimeve janë
dorëzuar në vitin e kaluar.
VULLNETARIZMI
Pavarësisht pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, MCMS pranoi katër letra interesi nga katër
vullnetarë dhe vendosi të përfshijë dy prej tyre në aktivitetet e saj në periudhën korrik-shtator.
Njëri prej tyre u punësua edhe për dy muaj të tjerë dhe në muajin e fundit të vitit u punësua një
vullnetar i huaj, i cili virtualisht iu bashkua punës së organizatës dhe realizoi disa nga aktivitetet.
MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN
MCMS informon rregullisht përaktivitetet e saj përmes disa kanaleve informative. Në vitin 2021, u
publikuan 12 numra të buletinit elektronik të MCMS.
Raporti vjetori punës 2020 është përgatiturdhe publikuar, dhe ueb faqja e MCMS është plotësisht
funksionale dhe e përditësuarvazhdimisht.
Disa nga përmbajtjet publikohen edhe në media të tjera sociale, duke mundësuar kështu
shikueshmërinë më të madhe të mundshme të punës së MCMS.
Në vitin 2021 ueb faqja kishte 33,857 vizita në të cilat vizitorët shikuan 74,980 artikuj.
MCMS komunikonte rregullisht me mediat përmes njoftimeve për shtyp, kontakteve të
drejtpërdrejta në prezantime dhe promovime. Kontaktet rezultuan në 281 postime.
MBËSHTETJA – MCMS I QËNDRUESHËM
PARTNERITETE,
MARRËDHËNIET
ME
PUBLIKUN
DHE
MBËSHETJE
Në vitin 2021, bashkëpunimi me organizatat qytetare vendase dhe të huaja, ministritë dhe
institucionet shtetërore u realizua në kuadër të programeve të rregullta të MCMS, me dinamikë
ende të kushtëzuar nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19.
Përfaqësuesit e MCMS morën pjesë në disa seanca konsultative të organizuara nga Qeveria dhe
ministritë, dhe përfaqësues të Qeverisë morën pjesë në ngjarjet e MCMS. Ka pasur bashkëpunim
edhe me komunat.
Bashkëpunëtorët morën pjesë në ngjarje në vend, në rajon dhe më gjerë. Shumica e ngjarjeve, për
shkak të krizës aktuale shëndetësore, u zhvilluan online.
RAPORTVJETOR 2021
17
ORGANIZATA
Këshilli i MCMS mbajti dy mbledhje ku u miratua Raporti vjetor për punën e MCMS për vitin 2020
bashkë me Raportin financiardhe raportin e auditit, u zgjodh përbërja e re e Këshillit dhe përbërja
e re e Këshillit drejtues.
Këshilli drejtues mbajti pesë mbledhje.
KËSHILLI I MCMS
» Bllagica Petreski (Fajnans Tink)
» ViktorArnaudovski (BNJVL)
» German Fillkov (QKQ)
» Danella Arsovska (LOM)
» Dejan Straçkovski (KOM)
» Dragan Sekullovski (SHGM)
» Elena Koçoska (Polio Plus)
» Irsal Jakupi (BFM)
» Lulzim Haziri (ADI)
» Marija Ackovski (Kisha ungjillore-
metodiste (KUM)
» Marko Troshanovski (IDSCS)
» Hazim Rashidi (Diverziti media)
» Nikica Kusinikova (Konekt)
» Nikica Mojsoska Bllazhevski (Maqedonia
2025)
» Samet Skenderi (InSok)
» Sanja Vasiq (Instituti maqedonas i
mediave )
» Sasho Klekovski (sektori privat)
» Tetjana Llazarevska (MRFP)
» Tome Hristoski (Komuna e Krushevës)
KËSHILLI DREJTUES
» Lëna Koçoska, kryesuese, Polio plus –
lëvizja kundër hendikepit
» Nazim Rashidi, zëvendës-kryesues,
redkator në televizionin Alsat M dhe
kryetar i shoqatës “Diverziti media”
» Samet Skenderi, anëtar i SHBHR “Hëna” -
Gostivar
» Naser Selmani, ish kryetar i Shoqatës së
Gazetarëve të Maqedonisë
» Neda Milevska Kostova, drejtoreshë
e Institutit për inovacione sociale nga
Shkupi dhe bashkëpunëtore e lartë
shkencore
» Boba Mitevski, Kisha Ortodokse
Maqedonase
» Sanja Vasiq, redaktore e televizionit
kombëtar Telma dhe korrespondente e
Zërit të Amerikës
QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR 18
PERSONELI – ZYRA EKZEKUTIVE
Në fund të vitit 2021 në MCMS punuan 23 bashkëpunëtorë. Pothuaj gjysma e të punësuarve (10)
kanë marrëdhënie pune në periudhë të pacaktuar. Gjatë vitit 2021, individualisht ose në grup,
bashkëpunëtorët kanë vizituar 9 trajnime prej të cilave katër për përsosje grupore dhe pesë për
individuale.
BORDI I DREJTORËVE
» Drejtor
Aleksandar Krzhallovski
akr@mcms.mk
GRUPI PËR SHOQËRI CIVILE
» Valentina Atanasovska
vat@mcms.mk
» Jasmina Ristovska
jrs@mcms.mk
» Snezhana Kamillovska Trpovska
skt@mcms.mk
» Aleksandra Savevska
asv@mcms.mk
» Valentina Çiçeva
vch@mcms.mk
» Natasha Serdareviq
nsr@mcms.mk
» Darko Dimov
ddm@mcms.mk
» Jasmina Çaushoska
jch@mcms.mk
» Sara Mustafa
sms@mcms.mk
» Natasha Dimova
niv@mcms.mk
» Fanija Ivanovska
fiv@mcms.mk
» Aleksandar Kostadinov (deri në shtator)
» Jëllmaz Dervishi
jdr@mcms.mk
» Kristina Vesiq
kvs@mcms.mk
» Blinera Rexhepi
brd@mcms.mk
» Florijan Mehmeti
fmh@mcms.mk
GRUPI PËR ZHVILLIM LOKAL
» Goran Stamatoski
gst@mcms.mk
GRUPI PËR INFORMATA
» Gonce Jakovleska
gjk@mcms.mk
» Boris Rostovski
brs@mcms.mk
GRUPI ADMINISTRATIV
» Milka Bozhinovska Miova
mmv@mcms.mk
» Adis Rahiq
arh@mcms.mk
» Borçe Jakimovski
bjk@mcms.mk
» Danillo Mitov
dmv@mcms.mk
RAPORTVJETOR 2021
19
MENDIM I AUDITIT
QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR 20
TË HYRAT 2021 2020
DONACIONE DHE GRANTE
Bashkimi Evropian 19.759 10.617
Agjencia Zvicerane për Zhv. dhe Bash. 80.226 77.512
Agjencia Suedeze për Zhv. Ndërkombëtar 93 2.136
GCERF 6.729 0
Kompanitë e duhanit 0 440
Donatorë të tjerë 1.487 1.694
Gjithsej donacione dhe grante 108.294 92.398
TË HYRAVETANAKE
Fondacioni Zhv. Maq. për Ndërmarrje 1.947 1.674
NIRAS (Civika mobilitas) 13.694 13.772
Të hyra tjera vetanake 339 2.840
Gjithsej të hyra vetanake 15.980 18.287
Interesi dhe dallime pozitive të kursit 2.274 2.445
Të hyra të jashtëzakonshme 1.846 2.053
GJITHSEJ TË HYRA 128.393 115.183
SHPENZIME 2021 2020
SHPENZIME BAMIRËSE
Civika mobilitas (PCM) 77.689 68.895
Qendra resurse kombëtare për OQ (NRC) 1.499 5.059
Financimi shtetëror i OQ (DFG) 505 3.727
Rrjeti rajonal kundër korrupsionit SELDI 11.466 337
Proces i mbështetur i euro integrimeve 17 786
Risocializimi dhe riintegrimi i të kthyerve 3.416 0
Inkluzioni social dhe kohezioni (SIK) 677 1.423
Shpenzime për projektet e përfunduara 0 221
Gjithsej shpenzime bamirëse 95.270 80.449
Gjithsej shpenzime operative 29.863 29.189
GJITHSEJ SHPENZIME 125.133 109.638
BILANCI para tatimit 3.260 5.546
Tatimi i tepricës së të hyrave mbi shpen. 187 198
BILANCI 3.073 5.348
BILANCI I GJENDJES 2021 2020
MJETE
Mjete të përhershme
Mjete themelore 5.232 8.138
Investime jo materiale 960 960
Kredi, depozita dhe huazime afagjate 90.224 0
Fondi për banim 2.902 3.210
Gjithsej mjete të përhershme 99.319 12.309
Mjete qarkulluese
Mjete në të holla 27.242 28.913
Avance 45 45
Kërkesa nga blerësit 1.772 3.983
Kërkesa financiare afatshkurta 1.027 90.185
Kërkesa tjera 20.782 14.131
Gjithsej mjete qarkulluese 50.868 137.257
GJITHSEJ MJETE 150.186 149.566
OBLIGIME DHE FONDE
Obligime afatshkurta
Obligime ndaj furnitorëve 340 181
Obligime thera afatshkurta 396 16.128
Gjithsej obligime afatshkurta 737 16.309
Kufizime kohore afatshkurta 0 0
Të hyra të pranuara përvitet e ardhshme 36.102 36.073
Obligime afatgjate 15.531 2.225
Gjithsej obligime 52.370 38.298
Fonde dhe rezerva
Fonde 94.959 89.611
Dallimi të ard./shpen. në periud. aktuale 2.858 5.348
Gjithsej fonde dhe rezerva 97.817 94.959
GJITHSEJ OBLIGIME DHE FONDE 150.186 149.566
RAPORT FINANCIAR
Botues
Qendra Maqedonase për
Bashkëpunim Ndërkombëtar
(MCMS)
Adresa e botuesit
rr. “Nikolla Parapunov” 41a
F. Postar 55, 1060 Shkup,
Republika e Maqedonisë
Kontakt
tel.: 02/3065-381
faksi: 02/3065-298
mcms@mcms.mk
www.mcms.mk
facebook.com/mcms.mk
Drejtori
Aleksandar Kërzhallovski
Redaktorpërgjegjës
Gonce Jakovleska
Fotografitë
Foto arkiva e MCMS

Mais conteúdo relacionado

Semelhante a MCMS Raport Vjetor 2021

NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...
NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...
NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...NGO THY
 
Publikimi final draft 17.12.2018
Publikimi final draft 17.12.2018Publikimi final draft 17.12.2018
Publikimi final draft 17.12.2018Dardan Aliu
 
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetare
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetareDoracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetare
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetareМЦМС | MCIC
 
S T R A T E G J I A E R I N I S E
S T R A T E G J I A  E  R I N I S ES T R A T E G J I A  E  R I N I S E
S T R A T E G J I A E R I N I S EParlamenti Rinor
 
Искуства од КОЗ Чаир алб.
Искуства од КОЗ Чаир алб.Искуства од КОЗ Чаир алб.
Искуства од КОЗ Чаир алб.Проект МЕК
 
Hulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdf
Hulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdfHulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdf
Hulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdfAvdyl Gashi
 
Broshura 300 ditet web final-web
Broshura 300 ditet web final-webBroshura 300 ditet web final-web
Broshura 300 ditet web final-webEljo Hyska
 
Mirëqenia Sociale në komunën e Pejës
Mirëqenia Sociale në komunën e PejësMirëqenia Sociale në komunën e Pejës
Mirëqenia Sociale në komunën e PejësAlbesian Neziri
 
Искуства од КОЗ Дебар- алб.
Искуства од КОЗ Дебар- алб.Искуства од КОЗ Дебар- алб.
Искуства од КОЗ Дебар- алб.Проект МЕК
 
Искуства КОЗ- Гостивар алб.
Искуства КОЗ- Гостивар алб.Искуства КОЗ- Гостивар алб.
Искуства КОЗ- Гостивар алб.Проект МЕК
 
Marrëdhëniet me publikun
Marrëdhëniet me publikun Marrëdhëniet me publikun
Marrëdhëniet me publikun Metamorphosis
 
Titulli i projektit per prezantim ne power point
Titulli i projektit  per prezantim ne power  pointTitulli i projektit  per prezantim ne power  point
Titulli i projektit per prezantim ne power pointDjbesjan Balliu
 
Punim seminarik
Punim seminarik Punim seminarik
Punim seminarik RinorAjeti1
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...ALTAX Consulting
 

Semelhante a MCMS Raport Vjetor 2021 (20)

Shenjë se mundet
Shenjë se mundetShenjë se mundet
Shenjë se mundet
 
NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...
NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...
NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...
 
Publikimi final draft 17.12.2018
Publikimi final draft 17.12.2018Publikimi final draft 17.12.2018
Publikimi final draft 17.12.2018
 
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetare
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetareDoracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetare
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetare
 
S T R A T E G J I A E R I N I S E
S T R A T E G J I A  E  R I N I S ES T R A T E G J I A  E  R I N I S E
S T R A T E G J I A E R I N I S E
 
Strategjia e rinise
Strategjia e riniseStrategjia e rinise
Strategjia e rinise
 
CCOSLA Project. Taining Module
CCOSLA Project. Taining ModuleCCOSLA Project. Taining Module
CCOSLA Project. Taining Module
 
Искуства од КОЗ Чаир алб.
Искуства од КОЗ Чаир алб.Искуства од КОЗ Чаир алб.
Искуства од КОЗ Чаир алб.
 
Hulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdf
Hulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdfHulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdf
Hulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdf
 
Besimi ne Мaqedoni
Besimi ne МaqedoniBesimi ne Мaqedoni
Besimi ne Мaqedoni
 
Strategjia 1-3
Strategjia 1-3Strategjia 1-3
Strategjia 1-3
 
Broshura 300 ditet web final-web
Broshura 300 ditet web final-webBroshura 300 ditet web final-web
Broshura 300 ditet web final-web
 
Mirëqenia Sociale në komunën e Pejës
Mirëqenia Sociale në komunën e PejësMirëqenia Sociale në komunën e Pejës
Mirëqenia Sociale në komunën e Pejës
 
Pp debar alb
Pp debar   albPp debar   alb
Pp debar alb
 
Искуства од КОЗ Дебар- алб.
Искуства од КОЗ Дебар- алб.Искуства од КОЗ Дебар- алб.
Искуства од КОЗ Дебар- алб.
 
Искуства КОЗ- Гостивар алб.
Искуства КОЗ- Гостивар алб.Искуства КОЗ- Гостивар алб.
Искуства КОЗ- Гостивар алб.
 
Marrëdhëniet me publikun
Marrëdhëniet me publikun Marrëdhëniet me publikun
Marrëdhëniet me publikun
 
Titulli i projektit per prezantim ne power point
Titulli i projektit  per prezantim ne power  pointTitulli i projektit  per prezantim ne power  point
Titulli i projektit per prezantim ne power point
 
Punim seminarik
Punim seminarik Punim seminarik
Punim seminarik
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 

Mais de МЦМС | MCIC

Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I дел
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I делПостигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I дел
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I делМЦМС | MCIC
 
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантови
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантовиПостигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантови
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантовиМЦМС | MCIC
 
Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022
Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022
Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022МЦМС | MCIC
 
Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022
Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022
Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022МЦМС | MCIC
 
Годишен извештај 2021 - МЦМС
Годишен извештај 2021 - МЦМСГодишен извештај 2021 - МЦМС
Годишен извештај 2021 - МЦМСМЦМС | MCIC
 
Годишен извештај 2020 - МЦМС
Годишен извештај 2020 - МЦМСГодишен извештај 2020 - МЦМС
Годишен извештај 2020 - МЦМСМЦМС | MCIC
 
Видливост на граѓанските организации - 3
Видливост на граѓанските организации - 3Видливост на граѓанските организации - 3
Видливост на граѓанските организации - 3МЦМС | MCIC
 
Видливост на граѓанските организации - 2
Видливост на граѓанските организации - 2Видливост на граѓанските организации - 2
Видливост на граѓанските организации - 2МЦМС | MCIC
 
Вклучување на конституенти во ГО
Вклучување на конституенти во ГОВклучување на конституенти во ГО
Вклучување на конституенти во ГОМЦМС | MCIC
 
Видливост на граѓанските организации - 1
Видливост на граѓанските организации - 1Видливост на граѓанските организации - 1
Видливост на граѓанските организации - 1МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 4
Транспарентност на граѓански организации 4Транспарентност на граѓански организации 4
Транспарентност на граѓански организации 4МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 3
Транспарентност на граѓански организации 3Транспарентност на граѓански организации 3
Транспарентност на граѓански организации 3МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 2
Транспарентност на граѓански организации 2Транспарентност на граѓански организации 2
Транспарентност на граѓански организации 2МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 1
Транспарентност на граѓански организации 1Транспарентност на граѓански организации 1
Транспарентност на граѓански организации 1МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 8
Транспарентност на граѓански организации 8Транспарентност на граѓански организации 8
Транспарентност на граѓански организации 8МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 7
Транспарентност на граѓански организации 7Транспарентност на граѓански организации 7
Транспарентност на граѓански организации 7МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 6
Транспарентност на граѓански организации 6Транспарентност на граѓански организации 6
Транспарентност на граѓански организации 6МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 5
Транспарентност на граѓански организации 5Транспарентност на граѓански организации 5
Транспарентност на граѓански организации 5МЦМС | MCIC
 

Mais de МЦМС | MCIC (20)

Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I дел
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I делПостигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I дел
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I дел
 
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантови
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантовиПостигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантови
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантови
 
Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022
Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022
Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022
 
Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022
Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022
Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022
 
MCIC Annual Report 2021
MCIC Annual Report 2021MCIC Annual Report 2021
MCIC Annual Report 2021
 
Годишен извештај 2021 - МЦМС
Годишен извештај 2021 - МЦМСГодишен извештај 2021 - МЦМС
Годишен извештај 2021 - МЦМС
 
MCIC Annual Report 2020
MCIC Annual Report 2020MCIC Annual Report 2020
MCIC Annual Report 2020
 
Годишен извештај 2020 - МЦМС
Годишен извештај 2020 - МЦМСГодишен извештај 2020 - МЦМС
Годишен извештај 2020 - МЦМС
 
Видливост на граѓанските организации - 3
Видливост на граѓанските организации - 3Видливост на граѓанските организации - 3
Видливост на граѓанските организации - 3
 
Видливост на граѓанските организации - 2
Видливост на граѓанските организации - 2Видливост на граѓанските организации - 2
Видливост на граѓанските организации - 2
 
Вклучување на конституенти во ГО
Вклучување на конституенти во ГОВклучување на конституенти во ГО
Вклучување на конституенти во ГО
 
Видливост на граѓанските организации - 1
Видливост на граѓанските организации - 1Видливост на граѓанските организации - 1
Видливост на граѓанските организации - 1
 
Транспарентност на граѓански организации 4
Транспарентност на граѓански организации 4Транспарентност на граѓански организации 4
Транспарентност на граѓански организации 4
 
Транспарентност на граѓански организации 3
Транспарентност на граѓански организации 3Транспарентност на граѓански организации 3
Транспарентност на граѓански организации 3
 
Транспарентност на граѓански организации 2
Транспарентност на граѓански организации 2Транспарентност на граѓански организации 2
Транспарентност на граѓански организации 2
 
Транспарентност на граѓански организации 1
Транспарентност на граѓански организации 1Транспарентност на граѓански организации 1
Транспарентност на граѓански организации 1
 
Транспарентност на граѓански организации 8
Транспарентност на граѓански организации 8Транспарентност на граѓански организации 8
Транспарентност на граѓански организации 8
 
Транспарентност на граѓански организации 7
Транспарентност на граѓански организации 7Транспарентност на граѓански организации 7
Транспарентност на граѓански организации 7
 
Транспарентност на граѓански организации 6
Транспарентност на граѓански организации 6Транспарентност на граѓански организации 6
Транспарентност на граѓански организации 6
 
Транспарентност на граѓански организации 5
Транспарентност на граѓански организации 5Транспарентност на граѓански организации 5
Транспарентност на граѓански организации 5
 

MCMS Raport Vjetor 2021

  • 1. RAPORT VJETOR 2021 QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Nikola Parapunov 41а p. fax 55, 1060 Skopje Tel.: 02/3065-381 Fax: 02/3065-298 mcms@mcms.mk www.mcms.mk
  • 2. QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR 2 VIZIONI DHE MISIONI Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) është organizatë e shoqërisë civile që beson në paqe, harmoni dhe prosperitet të njerëzve në Maqedoni, në Ballkan dhe globalisht. MCMS e bazon vizionin në parimet universale të shoqërisë civile dhe demokracinë pjesëmarrëse, sundimin e të drejtës, zhvillimin e barabartë dhe të qëndrueshëm, jo dhunën, respektin dhe ndërvarësinë dhe diversitetin kulturor. Misioni i MCMS është të udhëheqë ndryshime me zgjidhje të reja dhe alternative të problemeve shoqërore, që ndikojnë ndaj aktorëve tjerë dhe të cilët janë inkuadruar në rrjedhat kryesore. QËLLIMET AFATGJATE TË MCMS JANË » Shoqëri civile e rrënjosur dhe me ndikim; » Sundimi i drejt dhe lufta kundër korrupsionit; » Inkluzioni social dhe kohezioni; » Proces i mbështetur euro-integrues; » Gatishmëri për sfidat migruese; » MCMS, organizatë e pavarur dhe me kredibilitet – ndërlidhës i heshtur por i dukshëm; » MCMS është organizatë atraktive dhe novatore. MCMS AKTIVITETET I REALIZON PËRMES » Avokimit (informimi, ndërgjegjësimi, edukimi, krijimi dhe ndikimi mbi politikat, vëzhgimi dhe kërkimi i përgjegjësisë); » Mbështetja zhvillimore (kapacitete dhe infrastruktura); » Mbështetja sociale - humanitare. Metodat organizative janë udhëheqja dhe zbatimi. QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR
  • 3. RAPORTVJETOR 2021 3 MCMS vazhdoi të funksionojë dhe të përballet me sfidën globale, pandeminë e shkaktuar nga Covid-19. Në fund të vitit, krahas krizës shëndetësore dhe tëvazhdueshme politike, filloi të paralajmërohej edhe kriza e re që lidhet me energjinë. Në kushte të tilla, MCMS ka realizuar gjithsej 37 projekte me buxhet prej rreth 125 milionë denarë. Në “Civica mobilitas” janë realizuar 94 grante. Organizatat qytetare janë përshtatur me kohën e re, kështu që disa nga ngjarjet u mbajtën online, të kombinuara ose hibride dhe live. Temat e ngjarjeve u diktuan nga planet përvitin, por edhe nga ngjarjet aktuale si regjistrimi i popullsisë, pushteti i ri vendor dhe 30-vjetori i pavarësisë së vendit. Është bërë Vlerësimi i parë i shfrytëzuesve dhe Indeksi i ri i shoqërisë civile. Janë botuar edhe katër numra të revistës Qytetarët për ndryshime. Qendra e burimeve qytetare mbajti pesë trajnime dhe punëtori për 70 përfaqësues të organizatave qytetare për programin e ngritjes së kapaciteteve, duke përfunduar me një Kuiz të njohurive. Janë mbajtur tre ngjarje online për rreth 420 përfaqësues të OQ. Zyra për mbështetje iu përgjigj 154 kërkesave të organizatave qytetare apo qytetarëve dhe gjithsej 126 evente të organizatave të tjera u mbajtën në ambientet e qendrave burimore ose nëpërmjet Zoom të ofruar nga QRQ. Nëpërmjet aktiviteteve të programit të Shoqëria e qëndrueshme qytetare - Financimi shtetëror për OQ, vazhdoi monitorimi i financave shtetërore për organizatat e qytetare. Aktivitetet kryesore ende synoninvetë-rregullimin. Është përgatiturKodi i OQ, i cili është nënshkruarnga 61 organizata deri në fund të vitit. MCMS përgatiti Raportin e tetë për mjedisin e favorshëm për zhvillimin e shoqërisë civile. Partnerët e programit të Rrjetit rajonal për antikorrupsion kanë qenë aktivë në avokimin e politikave dhe ndryshimeve në vendet e tyre. Janë përgatitur 22 storie gazetareske për trajtimin e korrupsionit. U mbajt Forumi vjetor kundër korrupsionit ku u prezantua Raporti rajonal kundër korrupsionit–Ballkani Perëndimor2020: Rreziqet e një shteti të robëruardhe reformate politikave para rreth 150 pjesëmarrësve. Gjithashtu u publikua Raporti kombëtar i vlerësimit të korrupsionit dhe u publikuan katër numra të buletinit elektronik SELDI. Ka nisurprogrami Rruga drejt rrezistencës dhe riintegrimi i familjeve të cenueshme në komunitet. Janë mbajtur pesë trajnime dhe punëtori për 81 përfaqësues të palëve të interesuara dhe janë realizuar tetë fokus grupe me 39 pjesëmarrës dhe një anketë. Të dhënat janë pjesë e një studimi bazë të veçantë. Në kuadër të Iniciativave të vogla zhvillimore (MRI), së bashku me Komisionin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, u krijua një mini-fushatë e quajtur“Futbolli kundërdiskriminimit”, e cila, ndër të tjera, bëri të mundur përmirësimin e dukshmërisë së Komisionit. Në projektin EUro Fokus, temat aktuale lidhur me integrimet evropiane të Maqedonisë u analizuan dhe u diskutuan në 3 emisione televizive, të mbështetura me anketë telefonike. Është mbajtur konferenca “Roli i medias dhe organizatave të shoqërisë civile në procesin e integrimit në BE”. AleksandarKrzhallovski Drejtor MESAZH NGA UDHËHEQËSIA
  • 4. QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR 4 PROGRAMI PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE “CIVIKA MOBILITAS” SHOQËRI CIVILE E RRËNJOSUR DHE ME NDIKIM QËLLIMI:ArritjaendryshimeveshoqërorenëMaqedoni,tëcilatjanëtënxituranga sektori I fuqishëm civil, qytetarët aktivdhe bashkëpunimi i mirë me pushtetin, që rezulton me udhëheqje më transparente, më llogaridhënëse dhe sociale-inkluz- ive në nivel qendrordhe lokal. 94 GRANTE AKTIVE 160 PJESËMARRËS NË 9 TRAJNAIME DHE PUNËTORI 4 EVENTE PËR MBI 850 PJESËMARRËS DHE RRETH 56000 SHIKUES TELEVIZI JANË PUBLIKUAR MBI 850 INFORMACIONE PËR PROGRAMIN DHE FITUESIT E GRANTEVE 12 FITUES TË GRANTEVE E PËRFUNDUAN PROGRAMIN PRË MENTORIM U PËRGATIT VLERËSIMI I PARË I SHFRYTËZUESVE U PËRGATIT INDEKSI I SHOQËRISË CIVILE
  • 5. RAPORTVJETOR 2021 5 Civica mobilitas e aktualizoi çështjen e deponive rajonale të mbeturinave në Forumin kombëtartë mbajtur në fund të qershorit 2021 në Shkup. “Ekspertët propozojnë dhe krijojnë zgjidhje të sigurta për të gjithë. Në anën tjetër, qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile duhet të përfshihen në procesin e planifikimit dhe zbatimit, në mënyrë që të sigurohet se institucionet kompetente do të menaxhojnë me mbeturinat në mënyrë korrekte”, tha ambasadorja e Zvicrës, E.S. Sibil Suter Tejada, në hapjen e Forumit. Përfaqësuesiteorganizataveqytetaredebatuanmepanelistët,kryetarëtekomunavetëKumanovës dhe Gostivarit, Maksim Dimitrievski dhe Arben Taravari, si dhe me Ana Mazneva-Karanfillova nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ata apeluan për vazhdimësi në strategjitë e menaxhimit të mbetjeve të ngurta, për bashkëpunim ndërmjet institucioneve, komunave dhe sektorit civil për të forcuar mbikëqyrjen inspektuese në këtë fushë dhe për edukimin e popullatës për përfitimet nga deponitë rajonale. Për Mazneva-Karanfillova, organizatat qytetare janë kyçe për ngritjen e vetëdijes publike për këtë çështje. Ata janë më kompetentët për këtë çështje dhe mund të punojnë shumë me qytetarët”, tha ajo. Kryetarët e komunave iu referuan çmimeve të shërbimeve, pra sa realiste janë ato dhe lokacioneve për deponitë rajonale. Të pranishmit insistuan në kontrollin civil në mbikëqyrjen inspektuese dhe propozuan ngritjen e policisë komunale dhe ndryshime në Ligjin për mbetjet. Për herë të parë u prezantua për publikun ideja e biznesit të Zoka enerxhi sollushën, e cila i referohet menaxhimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë. Projekti parashikon grumbullimin e mbetjeve nga 74% e territorit të vendit dhe 48% e popullsisë, çka do të çojë në mbylljen e të gjitha deponive. Laze Filipov, përfaqësuesi i kompanisë, theksoi se në Maqedoni ka tre herë më shumë deponi sesa numri i vendeve të banuara dhe zgjidhja e tyre tashmë funksionon në disa qytete evropiane. Përfaqësuesit e Pakomak-ut patën edhe një prezantim të modeleve të reja të përzgjedhjes së mbetjeve. NË VEND KA TRE HERË MË SHUMË DEPONI SE SA VENDBANIME
  • 6. QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR 6 QENDRA RESURSE KOMBËTARE E ORGANIZATAVE QYTETARE SHOQËRI CIVILE E RRËNJOSUR DHE ME NDIKIM QËLLIMI: Shërbime të siguruara të kapaciteteve të organizatave qytetare, që ata të jenë aktorë të pavarurefektiv dhe llogaridhënës dhe kontribut drejt ambientit që është i volitshëm përshoqërinë civile 3 EVENTE PËR MBI 420 PJESËMARRËS 70 PJESËMARRËS NËË 5 TRAJNIME DHE PUNËTORI 2 TAKIME KONSULTATITVE ME OQ ME KËRKESË TË DBE 213 INFORMACIONE RELEVNATE TË NDARA ME OQ 154 KËRKESA NGA OQ DHE QYTETARËT TË PËRGJIGJURA NGA ZYRA PËR MBËSHTETJE 12 PASQYRA PËR MUNDËSI FINANCIMI
  • 7. RAPORTVJETOR 2021 7 Qendra e burimeve qytetare (QBQ) e përfundoi programin e saj për ngritjen e kapaciteteve me një kuiz njohurish në të cilin morën pjesë 50 organizata të shoqërisë civile. “Kemi një numër mbresëlënës të aktivistëve civilë të cilët kanë qenë pjesë e trajnimeve tona,” thotë Valentina Veliçkovska, koordinatore e qendrave burimore. “Që nga shkurti 2018, më shumë se 450 përfaqësues të organizatave qytetare i kanë përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre në tema të ndryshme. Ne pamë se kuizi ishte një mënyrë argëtuese, porproduktive përtë testuardhe rifreskuar atë njohuri dhe për të nxjerrë në pah arritjet në këtë fushë,” shtoi ajo. Qendra për kulturë, komunikim dhe edukim të romëve “Svetla idnina” nga Koçani e fitoi finalen e Kuizit të dijes që u mbajt më 25 gusht 2021, në Hotelin Bellvi në Shkup. Shoqata e fitoi çmimin kryesor, mbështetje financiare prej 2000 eurosh për realizimin e idesë së projektit zhvillimor organizativ me të cilin u paraqitën në kuiz. “Fitorja është një tjetër konfirmim i njohurive që disponon organizata jonë për tema të tilla si zhvillimi i një ideje projekti dhe përgatitja e një aplikacioni për projekt, mobilizimi i burimeve, menaxhimi i mirë etj. Çmimin e fituar do ta shfrytëzojmë për zhvillim organizativ dhe ngritje të kapaciteteve tona”, thotë Mustafa Saidov nga “Svetla idnina”. Vendin e dytë e ka shoqata e qytetarëve “AGORA Qendra për promovimin e vlerave qytetare” – Shkup, ndërsa pozitën e tretë e ka fituarekipi i Shoqatës së këshilltarëve përzhvillim të karrierës – ASK, po ashtu nga Shkupi. Të dyja organizatat morën një grant prej1000 euro secila për zhvillimin organizativ. Garuesit u shprehën të kënaqurme mundësinë përtë demonstruarnjohuritë e tyre në këtë mënyrë, por edhe për ta konfirmuar atë. Ata theksuan se përveçse ishin shumë interesante, gjatë gjithë procesit mësuan shumë gjëra të reja. 11 organizatat më të mira të fazës paraprake kaluan në finalen e Kuizit të QBQ. Gjithsej 20 finalistë iu përgjigjën pyetjeve mbi tema të lidhura me funksionimin e qëndrueshëm, efektiv dhe të përgjegjshëm të organizatave të shoqërisë civile. KONTROLLIMI I NJOHURIVE TË AKTIVISTËVE CIVIL
  • 8. QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR 8 SHOQËRI E QËNDRUESHME QYTETARE – FINANCIMI SHTETËROR I ORGANIZATAVE QYTETARE SHOQËRI CIVILE E RRËNJOSUR DHE ME NDIKIM QËLLIMI: Organizata qytetare efektive, transparente dhe llogaridhënëse të cilat veprojnë në mjedis mbështetës financiar U PËRGATIT KODI I OQ 61 ORGANIZATA QYTETARE E NËNSHKRUAN KODEKSIN 84 PJESËMARRËS NË 3 PUNËTORI 1 RAPORT – FINANCIMI I ORGANIZATAVE QYTETARE GJATË COVID-19... 5 RRJETE I FORCUAN KAPACITETE PËR PUNË TRANSPARENTE DHE LLOGARIDHËNËSE 2 INFO GRAFIKË TË PUBLIKUAR PËR FINANCIM SHTETËTOR
  • 9. RAPORTVJETOR 2021 9 Gjatë vitit 2021, MCMS së bashku me 50 organizata të tjera iniciuan, përgatitën dhe nënshkruan Kodin përorganizatat qytetare. “Ne jemi veçanërisht krenarë që në 30 vjetorin e aktivizmit qytetar në Maqedoni u krijua një masë kritike e organizatave që bashkërisht dhe në mënyrë të pavarur vendosën standarde më të larta në punën e tyre”, tha Aleksandra Savevska, koordinatore e Programit. Kodi është një mjet me të cilin sektori civil është ngriturdhe ka treguarse në bazë të ekzistencës së çdo organizate qëndron interesi publik dhe veçanërisht interesi i qytetarëve. Nënshkruesit presin që respektimi dhe zbatimi i këtij Kodi të ndikojë pozitivisht në ndërtimin e besimit mes tyre dhe qytetarëve. Praktika e përgjegjësisë më të gjerë për punën është në qendër të tetë angazhimeve aspiruese dhe 44 standardeve dhe parimeve specifike nga të cilat organizatat do të udhëhiqen në të ardhmen. Organizatat civile pajtohen se legjitimiteti i tyre rrjedh nga cilësia e punës dhe nga mbështetja e dhënë nga njerëzit me dhe për të cilët punojnë, nga anëtarët, donatorët, publiku i gjerë, institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare. Prandaj, është e domosdoshme që OQ të tregojnë se mund dhe dinë të krijojnë një sistem të vetërregullimit përmes të cilit do të sigurojnë punë të bazuar në menaxhim të mirë, llogaridhënie, transparencë dhe efikasitet. Nga ana tjetër, ky Kod do të jetë një forcë lëvizëse për zhvillimin e të gjithë shoqërisë përmes punës së bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut, duke avokuar për një transparencë dhe llogaridhënie më të madhe për të gjitha institucionet dhe duke mbështetur proceset demokratike në përgjithësi. Në fund të vitit 2021, 61 organizata qytetare nënshkruan Kodin. Ato janë rajone të ndryshme të vendit, veprojnë në zona dhe eko-mjedise të ndryshme dhe punojnë përtë arriturndikime pozitive në shoqërinë maqedonase. Kodi është vullnetar dhe çdo organizatë civile që akseson atë merr përsipër përgjegjësinë për respektimin dhe zbatimin e angazhimeve, vlerave dhe standardeve të vendosura në të. KODI I OQ
  • 10. QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR 10 RRJETI RAJONAL PËR ANTIKORRUPSION SUNDIMI I DREJTË DHE LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT QËLLIMI: Ti zgjerojë dhe thellojë veprimet kundër korrupsionit nga veprimet lig- jore në veprime më të bazuara ekonomike, të tilla si adresimi i lidhjes midis kor- rupsionit dhe ekonomisë së fshehurdhe korrupsionit dhe krimit të organizuar. U PUBLIKUA RAPORTI RAJONAL PËR ANTIKORRUPSION 1 FORUM ANTIKORRUPSIONIT PËR 150 PJESËMARRËS U PUBLIKUA RAPORTI KOMBËTAR PËR VLERËSIM TË KORRUPSIONIT 22 STORIE GAZETARESKE PËR PËRBALLJE ME KORRUPSIONIN 4 BOTIME TË E-BULETINIT TË SELDI
  • 11. RAPORTVJETOR 2021 11 Forumi vjetor kundër korrupsionit i rrjetit më të madh antikorrupsion në Evropën Juglindore, SELDI, e hapi diskutimin mbi axhendën antikorrupsion të vendeve të Ballkanit Perëndimor për dekadën e ardhshme. Përfaqësues nga rrjeti SELDI prezantuan Raportin më të fundit Rajonal kundër korrupsionit - Ballkani Perëndimor 2020: Rreziqet e një shteti të robëruar dhe reformat e politikave. Sipas Raportit, presioni për të kapur shtetet në rajon mbetet në një nivel të lartë. Në secilin prej vendeve ka shqetësime kritike në funksionimin e kontrolleve dhe balancave demokratike dhe ekonomike. Shkalla në të cilën korrupsioni tolerohet në publik është një tregues i rëndësishëm i integritetit të funksioneve publike. Sistemi i monitorimit të korrupsionit i SELDI, i cili mat format më të vogla të korrupsionit (ryshfeti), tregon se pranueshmëria e korrupsionit mbetet relativisht e lartë në Ballkanin Perëndimor. Është më i larti në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Ljupço Nikolovski, theksoi se qasja e qeverisë mbështetet në digjitalizimin e shërbimeve publike dhe regjistrave, me çka do të largohet çdo ndikim subjektiv në procedurat administrative. Nikola Bertolini nga Delegacioni i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Giulio Veneri nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR) e theksuan nevojën për të demonstruar vullnet politik për reforma të dukshme në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata theksuan se zbatimi i Planit ekonomik dhe investiv të miratuar për Ballkanin Perëndimor ecën paralelisht me angazhimin për t'u përballur me mashtrimet, korrupsionin, pastrimin e parave dhe shpërdorimin e detyrës me sanksione efektive, bindëse dhe proporcionale me krimet. Panelistët ranë dakord se trajtimi i korrupsionit është një çështje komplekse që mund të marrë dekada. Vendet nuk duhet të humbasin motivimin për reforma dhe as t'i nënshtrohen ndikimeve ekonomike apo politike të përfaqësuesve të regjimeve gjysmë-autoritare. REFORMA KUNDËR KORRUPSIONIT NË VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR: NJË VËSHTRIM PRAPA NË DEKADËN E ARDHSHME
  • 12. QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR 12 RRUGA DREJT RREZISTENCËS DHE RIINTEGRIMI I FAMILJEVE TË CENUESHME NË KOMUNITET INKLUZIONI SOCIAL DHE KOHEZIONI QËLLIMI: Inicimi i qasjeve gjithëpërfshirëse për riintegrimin e qëndrueshëm të familjeve të cenueshme (përfshirë edhe ato me të riatdhesuarit) në Maqedoninë e Veriut 8 FOKUS GRUPE ME 39 PJESËMARRËS 5 TRAJNIME DHE PUNËTORI PËR 81 PËRFAQËSUES TË PALËVE TË PREKURA 1 ANKETË E REALIZUAR SUDIM BAZË I PËRGATITUR
  • 13. RAPORTVJETOR 2021 13 Të riatdhesuarit nga fushëbeteja të huaja dhe familjet e tyre, risocializimi, riintegrimi dhe rehabilitimi i tyre janë një fenomen relativisht i ri për shoqërinë maqedonase. Prandaj, MCMS i ka hulumtuar perceptimet e qytetarëve për to. Anketa telefonike ka përfshirë 800 qytetarë nga komunat e Haraçinës, Butelit, Gazi Babës, Kumanovës, Sarajit, Studeniçanit, Tetovës dhe Çairit. Zgjedhja është bërë për nevojat e programit, pra atyre që përballen drejtpërdrejt me këtë fenomen. Hulumtimi tregoi se shumica e qytetarëve të anketuar nga komunat e përfshira shohin kërcënim tek të riatdhesuarit nga fushbetejat e huaja. 55% e të anketuarve e shohin atë si një kërcënim të përgjithshëm, dhe kjo përqindje rritet në 59% kur bëhet fjalë për përhapjen e ideologjisë radikale, dhe është edhe më e lartë për ndikimin negativ në komunitet dhe arrin në 63%. Megjithatë, në tablonë më të gjerë të problemeve, qytetarët i japin përparësi çështjeve ekzistenciale dhe terrorizmi ekstrem është në vendin e 12-të dhe është deklaruar nga më pak se 1% e të anketuarve. Edhe kur bëhet fjalë për sigurinë e vendit, të anketuarit fillimisht mendojnë për jostabilitetin politik (48.7%). Në dritën e riintegrimit të këtyre personave, shumica e qytetarëve të anketuarmendojnë se duhet t'ujepetnjëshansidytë(67.4%)dheaksesnëshërbimetqështetiofronpërkategoritëecenueshme të qytetarëve (66.0%). Familjet e tyre kontribuojnë më së shumti në riintegrim (64.9%). Menjëherë pas tyre janë Qendrat për punë sociale, organizatat qytetare dhe bashkësitë fetare. Disangarezultatettregojnësekomunitetikanjërezistencëtëcaktuarndajdukurivetëekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Shumica e të anketuarve do të bisedonin me të dashurit e tyre për qëllimin e tyre për të shkuar në fushëbeteja të huaja. Në pyetjen tjetër, gatishmëria për të reaguar është më e madhe. Pak më shumë se 10% nuk do ta raportojnë këtë qëllim në asnjë institucion. Ekzemplari është reprezentativ për komunat e përfshira në anketë. Anketa është realizuar në periudhën 20-28 tetor 2021. Anketa është realizuar nga M-Prospect, në mënyrë anonime, sipas të gjitha standardeve për konfidencialitet dhe mbrojtje të të dhënave personale. PERCEPTIMET PËR TË RIATDHESUARIT NGA KONFLIKTET E HUAJA
  • 14. QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR 14 EURO FOKUS PROCES I MBËSHTETUR I EUROINTEGRIMEVE QËLLIMI: Përmirësimi i pjesëmarrjes aktive të mediave dhe organizatave qyetare në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. 3 EMISIONE TELEVIZIVE PËR EUROINTEGRIME 1 HULUMTIM 1 FAKTOGRAF 1 KONFERENCË PËR 80 PJESËMARRËS
  • 15. RAPORTVJETOR 2021 15 “Është shumë e vështirë të bësh reforma, është shumë e vështirë të luftosh për drejtësi, luftë kundër korrupsionit dhe tendencave autoritare nëse nuk ka liri të mediave”, tha Nikola Dimitrov, zëvendëskryetari Qeverisë së RMV përçështje evropiane, në fjalimin e tij në Konferencën me temë “Roli i medias dhe organizatave të shoqërisë civile në procesin e integrimit në BE”. Ai theksoi se sektori civil“ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në demokratizimin e shoqërisë, si burim dijeje dhe si kontrollues dhe kritik i pushtetit”. Sipas tij, reformat janë për qytetarët dhe vetë procesi i anëtarësimit është më i rëndësishëm se qëllimi. “Nëse nesër bëhemi anëtare të BE- së, gjërat nuk do të ndryshojnë ndjeshëm. Ato do të ndryshojnë nëse shoqëria jonë bëhet një demokraci normale evropiane me një gjyqësor të pavarur, ku puna e mediave do të jetë prioritet kryesor, ku sundimi i ligjit do të mundësojë zhvillimin ekonomik dhe do të rezultojë në një demokraci të begatë”, tha ai. E.T. David Geer, ambasadori i BE-së në RMV, theksoi se mediat dhe organizatat e shoqërisë civile duhet të punojnë në mbështetjen e publikut. “Ky është një projekt kombëtardhe të gjithë duhet të angazhohen në të”, tha ai. Ambasadorja e Suedisë, E.S. Kristin Forsgren Bengtsson, theksoi se një demokraci e shëndetshme ka një shoqëri civile të fortë dhe të gjallë, media të pavarura dhe të lira – “ju të gjithë keni një rol të rëndësishëm në shoqëri në ofrimin e informacionit të bazuar në fakte, analizave dhe raportim objektiv, inkurajim i debateve publike dhe organizim diskutimesh me politikanë dhe institucione, ndërgjegjësim dhe njohuri për BE-në dhe procesin e anëtarësimit, por edhe duke kërkuar llogari për punën”, tha ajo. Në konferencë folën edhe Sherife Ismaili Kasapi, nga Zyra e OKB-së për shërbimet e projektit (UNOPS)dheTanjaMishçeviq,zëvendëseeSekretarotgjeneraltëKëshillitrajonalpërbahskëpunim. MCMS dhe Televizioni Telma me EUro Fokus ndanë përmbajtje cilësore dhe të dobishme për procesin e integrimit evropian, hapën debate për shumë tema dhe forcuan ndërgjegjësimin e publikut. RRËFIMI EVROPIAN I VENDIT ËSHTË I MUNDUR ME PRESIONIN E MEDIAVE DHE ORGANIZATAVE QYTETARE
  • 16. QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR 16 RAPORTET ME AKTORËT QASJA DREJT BURIMEVE TË FINANCIMIT MCMS përgatiti dhe dorëzoi pesë koncepte ose aplikime për projekte. Deri në fund të vitit janë miratuar tre dhe po aq janë refuzuar. Përgjigje pritet për dy aplikime. Një pjesë e aplikimeve janë dorëzuar në vitin e kaluar. VULLNETARIZMI Pavarësisht pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, MCMS pranoi katër letra interesi nga katër vullnetarë dhe vendosi të përfshijë dy prej tyre në aktivitetet e saj në periudhën korrik-shtator. Njëri prej tyre u punësua edhe për dy muaj të tjerë dhe në muajin e fundit të vitit u punësua një vullnetar i huaj, i cili virtualisht iu bashkua punës së organizatës dhe realizoi disa nga aktivitetet. MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN MCMS informon rregullisht përaktivitetet e saj përmes disa kanaleve informative. Në vitin 2021, u publikuan 12 numra të buletinit elektronik të MCMS. Raporti vjetori punës 2020 është përgatiturdhe publikuar, dhe ueb faqja e MCMS është plotësisht funksionale dhe e përditësuarvazhdimisht. Disa nga përmbajtjet publikohen edhe në media të tjera sociale, duke mundësuar kështu shikueshmërinë më të madhe të mundshme të punës së MCMS. Në vitin 2021 ueb faqja kishte 33,857 vizita në të cilat vizitorët shikuan 74,980 artikuj. MCMS komunikonte rregullisht me mediat përmes njoftimeve për shtyp, kontakteve të drejtpërdrejta në prezantime dhe promovime. Kontaktet rezultuan në 281 postime. MBËSHTETJA – MCMS I QËNDRUESHËM PARTNERITETE, MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN DHE MBËSHETJE Në vitin 2021, bashkëpunimi me organizatat qytetare vendase dhe të huaja, ministritë dhe institucionet shtetërore u realizua në kuadër të programeve të rregullta të MCMS, me dinamikë ende të kushtëzuar nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19. Përfaqësuesit e MCMS morën pjesë në disa seanca konsultative të organizuara nga Qeveria dhe ministritë, dhe përfaqësues të Qeverisë morën pjesë në ngjarjet e MCMS. Ka pasur bashkëpunim edhe me komunat. Bashkëpunëtorët morën pjesë në ngjarje në vend, në rajon dhe më gjerë. Shumica e ngjarjeve, për shkak të krizës aktuale shëndetësore, u zhvilluan online.
  • 17. RAPORTVJETOR 2021 17 ORGANIZATA Këshilli i MCMS mbajti dy mbledhje ku u miratua Raporti vjetor për punën e MCMS për vitin 2020 bashkë me Raportin financiardhe raportin e auditit, u zgjodh përbërja e re e Këshillit dhe përbërja e re e Këshillit drejtues. Këshilli drejtues mbajti pesë mbledhje. KËSHILLI I MCMS » Bllagica Petreski (Fajnans Tink) » ViktorArnaudovski (BNJVL) » German Fillkov (QKQ) » Danella Arsovska (LOM) » Dejan Straçkovski (KOM) » Dragan Sekullovski (SHGM) » Elena Koçoska (Polio Plus) » Irsal Jakupi (BFM) » Lulzim Haziri (ADI) » Marija Ackovski (Kisha ungjillore- metodiste (KUM) » Marko Troshanovski (IDSCS) » Hazim Rashidi (Diverziti media) » Nikica Kusinikova (Konekt) » Nikica Mojsoska Bllazhevski (Maqedonia 2025) » Samet Skenderi (InSok) » Sanja Vasiq (Instituti maqedonas i mediave ) » Sasho Klekovski (sektori privat) » Tetjana Llazarevska (MRFP) » Tome Hristoski (Komuna e Krushevës) KËSHILLI DREJTUES » Lëna Koçoska, kryesuese, Polio plus – lëvizja kundër hendikepit » Nazim Rashidi, zëvendës-kryesues, redkator në televizionin Alsat M dhe kryetar i shoqatës “Diverziti media” » Samet Skenderi, anëtar i SHBHR “Hëna” - Gostivar » Naser Selmani, ish kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë » Neda Milevska Kostova, drejtoreshë e Institutit për inovacione sociale nga Shkupi dhe bashkëpunëtore e lartë shkencore » Boba Mitevski, Kisha Ortodokse Maqedonase » Sanja Vasiq, redaktore e televizionit kombëtar Telma dhe korrespondente e Zërit të Amerikës
  • 18. QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR 18 PERSONELI – ZYRA EKZEKUTIVE Në fund të vitit 2021 në MCMS punuan 23 bashkëpunëtorë. Pothuaj gjysma e të punësuarve (10) kanë marrëdhënie pune në periudhë të pacaktuar. Gjatë vitit 2021, individualisht ose në grup, bashkëpunëtorët kanë vizituar 9 trajnime prej të cilave katër për përsosje grupore dhe pesë për individuale. BORDI I DREJTORËVE » Drejtor Aleksandar Krzhallovski akr@mcms.mk GRUPI PËR SHOQËRI CIVILE » Valentina Atanasovska vat@mcms.mk » Jasmina Ristovska jrs@mcms.mk » Snezhana Kamillovska Trpovska skt@mcms.mk » Aleksandra Savevska asv@mcms.mk » Valentina Çiçeva vch@mcms.mk » Natasha Serdareviq nsr@mcms.mk » Darko Dimov ddm@mcms.mk » Jasmina Çaushoska jch@mcms.mk » Sara Mustafa sms@mcms.mk » Natasha Dimova niv@mcms.mk » Fanija Ivanovska fiv@mcms.mk » Aleksandar Kostadinov (deri në shtator) » Jëllmaz Dervishi jdr@mcms.mk » Kristina Vesiq kvs@mcms.mk » Blinera Rexhepi brd@mcms.mk » Florijan Mehmeti fmh@mcms.mk GRUPI PËR ZHVILLIM LOKAL » Goran Stamatoski gst@mcms.mk GRUPI PËR INFORMATA » Gonce Jakovleska gjk@mcms.mk » Boris Rostovski brs@mcms.mk GRUPI ADMINISTRATIV » Milka Bozhinovska Miova mmv@mcms.mk » Adis Rahiq arh@mcms.mk » Borçe Jakimovski bjk@mcms.mk » Danillo Mitov dmv@mcms.mk
  • 20. QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR 20 TË HYRAT 2021 2020 DONACIONE DHE GRANTE Bashkimi Evropian 19.759 10.617 Agjencia Zvicerane për Zhv. dhe Bash. 80.226 77.512 Agjencia Suedeze për Zhv. Ndërkombëtar 93 2.136 GCERF 6.729 0 Kompanitë e duhanit 0 440 Donatorë të tjerë 1.487 1.694 Gjithsej donacione dhe grante 108.294 92.398 TË HYRAVETANAKE Fondacioni Zhv. Maq. për Ndërmarrje 1.947 1.674 NIRAS (Civika mobilitas) 13.694 13.772 Të hyra tjera vetanake 339 2.840 Gjithsej të hyra vetanake 15.980 18.287 Interesi dhe dallime pozitive të kursit 2.274 2.445 Të hyra të jashtëzakonshme 1.846 2.053 GJITHSEJ TË HYRA 128.393 115.183 SHPENZIME 2021 2020 SHPENZIME BAMIRËSE Civika mobilitas (PCM) 77.689 68.895 Qendra resurse kombëtare për OQ (NRC) 1.499 5.059 Financimi shtetëror i OQ (DFG) 505 3.727 Rrjeti rajonal kundër korrupsionit SELDI 11.466 337 Proces i mbështetur i euro integrimeve 17 786 Risocializimi dhe riintegrimi i të kthyerve 3.416 0 Inkluzioni social dhe kohezioni (SIK) 677 1.423 Shpenzime për projektet e përfunduara 0 221 Gjithsej shpenzime bamirëse 95.270 80.449 Gjithsej shpenzime operative 29.863 29.189 GJITHSEJ SHPENZIME 125.133 109.638 BILANCI para tatimit 3.260 5.546 Tatimi i tepricës së të hyrave mbi shpen. 187 198 BILANCI 3.073 5.348 BILANCI I GJENDJES 2021 2020 MJETE Mjete të përhershme Mjete themelore 5.232 8.138 Investime jo materiale 960 960 Kredi, depozita dhe huazime afagjate 90.224 0 Fondi për banim 2.902 3.210 Gjithsej mjete të përhershme 99.319 12.309 Mjete qarkulluese Mjete në të holla 27.242 28.913 Avance 45 45 Kërkesa nga blerësit 1.772 3.983 Kërkesa financiare afatshkurta 1.027 90.185 Kërkesa tjera 20.782 14.131 Gjithsej mjete qarkulluese 50.868 137.257 GJITHSEJ MJETE 150.186 149.566 OBLIGIME DHE FONDE Obligime afatshkurta Obligime ndaj furnitorëve 340 181 Obligime thera afatshkurta 396 16.128 Gjithsej obligime afatshkurta 737 16.309 Kufizime kohore afatshkurta 0 0 Të hyra të pranuara përvitet e ardhshme 36.102 36.073 Obligime afatgjate 15.531 2.225 Gjithsej obligime 52.370 38.298 Fonde dhe rezerva Fonde 94.959 89.611 Dallimi të ard./shpen. në periud. aktuale 2.858 5.348 Gjithsej fonde dhe rezerva 97.817 94.959 GJITHSEJ OBLIGIME DHE FONDE 150.186 149.566 RAPORT FINANCIAR
  • 21. Botues Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) Adresa e botuesit rr. “Nikolla Parapunov” 41a F. Postar 55, 1060 Shkup, Republika e Maqedonisë Kontakt tel.: 02/3065-381 faksi: 02/3065-298 mcms@mcms.mk www.mcms.mk facebook.com/mcms.mk Drejtori Aleksandar Kërzhallovski Redaktorpërgjegjës Gonce Jakovleska Fotografitë Foto arkiva e MCMS