SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 6
Baixar para ler offline
Daniel Gàzulli

 “… fatosat që desin nuk kanë ç’ të bajnë në nji
vend që i harron e i përbuzë”.
                                                                     At Gjon Shllaku

Martiri i Atdheut dom Gjon Gàzulli - Në 85 vjetorin e varjes -

Një hymje e deturueme.

Historianë e politikanë, pikërisht me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, po flasin për
nevojen e rishikimit të figurës së “mbretit”.
Për t’u ardhë në “ndihmë”, para shkrimit për një prej veprave të tij “të lavdishme”,
mendova ta ilustroj me këte faqosje:


               “LAVDIA” E MBRETIT AHMET ZOGU I –rë…




    Dom Gjon Gàzulli                                 Ahmet Zogolli
       05.03.1927


NIPI SI DAJA…




Esat Toptani Pallati mbretnor Beograd          Pashiç    Zogu&Ceno Bej Kryeziu


                                      Faqe 1 nga 6
MARRËVESHJA Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu; Gusht, 1924...(Nga libri Sh.Hysit)
"1. Shqipëria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njoh dinastinë Karagjorgjeviq.
3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njoh Ahmet Zogun si kryetar
shteti . . . dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të
ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.
6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti
ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.
7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerët jugosllavë dhe të tjerë që qeveria
Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.
8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës
akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti
nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve. 9. Përfaqësuesit e jashtëm
Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra
diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.
10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq
pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e
Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.
11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe të bashkohet
Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare do të varet nga ajo
Jugosllave.
12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të
interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në
tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të
politikës jugosllave.
13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin
nga Jugosllavia.
14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të
drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin
bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave
do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj
nga invadimi eventual italian ose grek.
15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve".




                                               Faqe 2 nga 6
Faqosja punue prej Fritz RADOVANI (2012)

        Mbas vrasjes së atdhetarit opozitar, demokratit të madh Luigj Gurakuqi, të
idhullit të rinisë shqiptare e liridashësit të zjarrtë Avni Rrustemi, të Plakut të Maleve,
Lisit të paepun të Kosovës, Bajram Curri, nga mbeturinat antikombtare osmane,
rradha e eleminimit fizik i kishte ardhë deputetit të Opozitës, atdhetarit Dom Gjon
Gàzulli, të cilit anadollaku Ahmet Zogolli i zgjodhi, si prift katolik që ishte, mënyrën
ma “spaciale” dhe ma çnjerëzore: “varjen”.
        Kujtuen shqiptarët se mbas Ditës së Madhe të 28 Nandorit 1912 nuk do të
provonin ma shëmtime e masakrime si ato të turqëve. Po jo, çibanët që la mbrapa
otomani, feudalët e agallarët atavikë, shartue shpirtin me urrejtje aziatike ndaj të
krishtenëve, edhe pse bashkatdhetarë të tyne, shikonin po të njejtat andërra të
kobshme:
        “Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu në 1927 u ankue për klerikët katolikë:
“Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç e meritojnë”…E që të kënaqte
kërkesen e mbrendshme për t’i varë, ai çoi në trekambësh një klerik…( Dom Gjon
Gàzullin). ” (Bernd Fischer - Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographs
dell’Europa orientale, Boulder, 1984.)
        Ky ishte Ahmet Zogolli i Matit, që dënonte me tre vjet burg atentatorin e tij
Beqir Valteri, ndërsa çonte në litar meshtarin dom Gjon Gàzulli, pa i provue asnjë faj,
nëse faj nuk do të konsiderohen:
        - Të duesh Atdheun deri në flijim për të;
        - Të flijohesh për liri e drejtësi të popullit tand;
        - Të shkrihesh për përparimin e tij;
        - Të kesh miq toskë e gegë, të krishtenë e muslimanë, e me të gjithë tok të
luftojsh për një Shqipni Etnike.
        Ndoshta këto vepra për disa janë faje edhe sot, pse, ndërsa dom Gjoni nëmos
tjetër e ka një varr, i vëllaj, gjuhëtari i shquem dom Nikollë Gàzulli, pushkatue pa
gjyq me 02 shkurt 1946, nuk dihet as ku i ka eshtnat, ashtu si nuk dihet ku kanë
eshtnat shumë e shumë klerikë e atdhetarë të mirëfilltë masakrue prej bandës serbo-
komuniste në vitet 1944-1946.
        Varja e dom Gjon Gàzullit erdhi mbas marrëveshejs famëkeqe Pashiq/Ahmet
Zogolli, kurse vrasja e gjuhëtarit dom Nikollë Gàzulli mbas marrëveshjes Tito/Enver
Hoxha për ta kthye Shqipninë në republikë të shtatë të Jugosllavisë. Dy vëllazen, dy
viktima të asit tradhëtar Tiranë/Beograd.
(Në foto: Gjuhëtari dom Nikollë Gàzulli me atdhetarin legjendar Prekë Cali, të dy të
pushkatuem nga diktatura komuniste).
Ahmet Zogolli nuk e ndërpreu asnjëherë luftën kundër Klerit Katolik. Jo rastësisht
ipeshkvijtë i drejtoheshin më 1933 (kur i patën zanë “dritën” shkollat katolike)
se, “Na jemi këtu prej dymijë vjetësh; katolikë atëherë edhe sot, shqiptarë
atëherë shqiptarë edhe sot”.


                                       Faqe 3 nga 6
Gjoni leu në Dajç të Sapës (Zadrimë) me 26 Mars 1893. Mësimet e para i bani
në shkollën e fshatit, që e kishte çelë dom Ndre Mjeda.
       Si vijoi të mesmën në Shkodër, studimet e matejshme i ndoq në Itali dhe
Austri, ku ishte edhe vëllaj tjetër, Nikolla.
       Ai u Shugurue Meshtar me 4 Gusht 1919 në vendlindje, në Dajç. Mbas një
shërbimi të shkurtë në Gjadër të Lezhës, e çuen në Qelëz të Pukës.
       Tue pa trazimet e Atdheut, ai u angazhue përkrah Luigj Gurakuqit, Avni
Rrustemit, Fan Nolit, Bajram Currit, At Gjergj Fishtës, At Anton Harapit, Hasan
Prishtinës, në atë krah që asht quejtë në histori “opozita”, pse i ishte kundërvu
“popullores” së Ahmet Zogut, dhe në zgjedhjet politike të vitit 1923 dom Gjoni u
zgjodh deputet.
       Kurse “Popullorja” ishte e përbame prej mbetjeve ma të përçudnueme të
Stambollit, ashtu si i ka pikturue At Fishta, “Ky babën gjaks, gjyshin katil, stërgjyshin
mizuer … hasëm të kulturës …”; ata nuk përfaqësonin asnjë interes të popullit
shqiptar, po një interes të ngushtë bejlerësh që donin me ruejtë ato previlegje që i
kishin sigurue tue i shërbue pushtuesit otoman, kryesisht në një rreth nepotik: Ahmet
Zogu, nipi i Esat Pashë Toptanit, dhandrri i Shefqet Verlacit, kunati i Ceno bej
Kryeziut, një qerthull mehmurësh anadollakë, të shitun te serbi deri në ditën e
vdekjes.
       Ndërkohë, tue qenë meshtar në Qelëz, meshtari-deputet Dom Gjon Gazulli kreu
atë akt që për kohën ishte një veprim revolucionar i pashembullt: Hapi në qelë
(shtëpinë ku banonte vetë, ashtu si banë edhe shumë klerikë të tjerë) shkollën e parë
mikse në botë. Po po, në botë. Asht diçka e vështirë për brezin e ri me kuptue disa
gjana, por edhe në Europën e përparueme shkollat mikse (djelm e vajza bashkë) janë
çelë për herë të parë mbas Luftës së Dytë Botnore, në Francë më 1948, kurse në Itali
katër vjet ma vonë, më 1952. Kurse ai, prift, hapi në qelë shkollë mikse me djelm e
vajza bashkë, të krishtenë e muslimanë bashkë.
       Jo rastësisht një ndër votuesit e tij kryesorë, pse zgjedhjet në atë kohë
baheshin me përfaqësim, ka qenë Myftiu i Hasit. Kur Musa Juka iu drejtue Myftiut: “Po
ti, si nuk pate turp e votove për priftin?!”, Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i
qetë: “Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë
Shqipni, çka do me thanë Atdhe”.
       Vrasja e Avni Rrustemit çoi në trazimet e qershorit 1924 dhe ramjen e
“popullores”. Zogolli u strehue në Beograd. Diçka duhet t’u thotë kjo atyne që kanë
vesh me dëgjue e sy me pa: Mjaft të lexoni marrëveshjen ma sipër në mes Pashiçit
dhe Zogollit. Dhe prej atje, me paret e Serbisë dhe ruset e bardhë të Wrangelit
“rimori” Tiranën”. Vallë as këto fakte historike që i ka në dorë një Europë mbarë mbi
tradhëtinë e Zogollit historianët tanë nuk i dinë?!
                                 Dom Gjoni nuk u largue kur në Shqipni u rikthye Zogu
                          me hordhitë serbe e bjellogardistët. Nuk iku as atëherë kur
                          Zogu i vrau miqtë e tij ma të mirë, Luigj Gurakuqin e Bajram
                          Currin.
                                 Atë, mbasi iu desht të përballej në krye të pukjanëve
                          të Qelzës me boshibozukët e Pëllumb Lleshit, që shkonin tue
                          gjuejtë kudo ndeshnin Kryqat e tue vra edhe pukjanët e
                          pafaj tek ktheheshin me bagëti a prej mullinit, në shkurt
                          1926 e transferuen dhe e çuen në Koman. E puna e parë që
                          bani sa u vendue atje ishte me hapë edhe aty një shkollë.
                                 Ahmet Zogu, para se me i shprehë dëshiren e zjarrë
                          ambasadorit anglez me varë klerin katolik, po zbatonte
politikën e tokës së djegun ndër krahinat e krishtena të Mirditës, Pukës, Zadrimës,
Dukagjinit, Malësisë së Madhe me andërren e fshehtë që të ishte jo sundimtar i
Shqipnisë, po i Arnautistanit anadollak. E për të realizue këte, duheshin zhdukë, ose
ma e pakta, të mundoheshin, sa t’i detyronin me lëshue vendin, katolikët e maleve,

                                      Faqe 4 nga 6
kurrë të shtruem nga pushtuesit e tiranët, pse si thotë Imzot Noli, “Vetëm Malësorët
e Veriut mbetën Katholikë me armë në dorë…”.
        Kështu, në verën e vitit 1926, Zogu i kishte dhanë letër të bardhë një katili si
Ismajl Osmani, që shkretoi fshatrat e Pukës me njerëz e me pasuni. E njejta gja po
ndodhte prej Fanit në Dukagjin. Ajo që asht quejtë Kryengritja e Veriut kundër
Zogollit, në të vërtetë nuk ka qenë tjetër veçse mbrojtje e lirisë e deri e egzistencës
fizike nga masakrat mbi popullin e pambrojtun të barbarit diktator të Matit.
        Postkomandanti i Pukës Dedë Sadrija kishte marrë urdhnin drejtpërdrejt nga
Zogolli: Të digjet Puka, sikur edhe për shtatë vjet atje të mos mbijë ma bar! Kështu
kishte ba dikur edhe Turqia! Ahmet Zogolli po u dëshmonte shqiptarëve si ishte nip “i
dejë” i Esat Pashë Toptanit!
        Dom Gjon Gàzulli, në pamundësi me ndejë ma në Koman, pse rrezikohej jeta e
tij, u strehue në Kalivare. I thanë të largohej nga Shqipnia, nëse donte të shpëtonte
kryet. Po jo: Ai nuk do ta linte kurrë truellin amtar! Ai, në luftë me Nënprefektin
anadollak të Pukës për çashtje të shkollës që mbante në Koman, Ai, që ishte i
mbuluem me nder prej Hasit në Zadrimë, tashti ishte rrethue prej çakejsh e nuk
mund të kthehej ma as deri në famullì. E Zogolli nxitoi t’i thurte të gjitha kurthet: së
pari, një hoxhë fanatik, që rrejti një njeri qyqan e mendjeshterpë tue e nxitë t’i bante
një padi; sekreatri i Prefekturës Ismaijl Axhemi (me origjinë turke), nënprefekti
Abedin Sakiqi, komandanti i rajonit Rexhep Aliaj – të gjithë të angazhuem me provue
“fajsinë” e tij.
        Dom Gjon Gàzulli, dom Nikollë Gàzulli, dom Lekë Dredha u arrestuen në
Kalivare me 28 dhjetor 1926.
        Gjyqi, një ndër farsat ma të neveritëshme të Zogollit, akuzoi Dom Gjonin dhe
shokët e tij se: 1) kishte organizue kryengritjen; 2) kishte shpërnda armë ndër male;
3) kishte pre telin e telefonit. Po po, e akuzuen se kishte pré telin e telefonit!

Vendimi i gjyqit:
Dom Gjon Gàzulli, dënim me vdekje, varje në litar.
Dom Nikollë Gàzulli, me burg të përjetshëm …. (Mbas 4 vjetësh burg në Kala të
Gjirokastres, me ndërhymjen e intelektualëve ma të shquem të kohës, e liruen. Sa
duel prej burgut, iu dogj qela (shtëpia e banimit) “aksidentalisht” bashkë me
dorëshkrimet. A nuk i ishte djegë 15 vjet ma parë biblioteka e pasun edhe të Madhit
Imzot Kaçorri?! Haxhi Qamilët, që dogjën shërbëtorin, qelën e bibliotekën e Imzot
Kaçorrit, nuk i kanë mungue kurrë Shqipnisë.
       Arsyeja e vërtetë: të masakroheshin priftënit, ashtu si ishin masakrue për pesë
shekuj nga etnit e tij shpirtnorë, osmanët. Por jo si klerikë, pse atëherë do të
mbeteshin Martirë të fesë, por si politikanë.
       Ja pra: “Sa dëshirë do të kisha me i varë… “
       Pjesa e pashkrueme e atij vendimi gjyqi kishte ma shumë randësi se dënimi me
varje i Dom Gjon Gàzullit. Me atë varje barbare Zogolli u thonte të gjithëve: Ose rrini
urtë, ose të gjithë në litar si prifti!
       Ja një fragmente nga intervista dhanë të revistës gjermane “Korrespondez des
Priestergebetsve” nga oficeri i ngarkuem me varjen e Dom Gjonit, Xhemal Dibra:
       “Ishte ora 11 para mesnate. Udhët e Shkodrës ishin ende të rrahuna prej
njerëzish, pse ishte Bajram. Dhash urdhën të thirrej famullitari Gàzulli n’oborr, pse
donte me folë me të Ipeshkvi. Gazulli zbriti poshtë. E kuptoj çfarë do të ndodhte. Një
françeskan me Sakramend ndej para tij (At Martin Gjoka, shënim im). … Françeskani
kishte mbetë pa gojë. Famullitarit Gàzulli nuk i ndrroi aspak ngjyra e fytyrës. …… Ai i
kapi dorën Atit e i tha: “Pater Martin, tash ke me më rrëfye”. Ati iu lut ushtarëve të
mbledhun për rreth me u largue. Mbasi na nuk u larguem, Ati i tha: – “Dom Gjon,
rrëfeju, pra, latinisht a italisht”. – “Jo, Pater, i përgjigjet Gàzulli, të mbramin rrëfim
due me e ba në gjuhë të Nanës”. E kështu ai u rrëfye në sy tanë. Na, Muhamedanët,
pak marrim vesht kësi sendesh, por mëkat nuk dëgjuem prej gojës së tij.

                                       Faqe 5 nga 6
Mandej i dha Ati një bukë të hollë, të bardhë, e rrumbullakët, që e kapërdini me
një përshpirtnì të madhe. Ai u dukte se po shndritte krejt fytyret. Tash u çil dera e
burgut, e u nisëm. Ushtarët ishin para, mbrapa e në të dy anët, ma shumë se kurrë.
Në mjedis ishte Ai dhe Ati. Gjithë udhën u luten të dy me za të naltë, por unë muejta
me vu ore se zani i Atit dridhej, nësa zani i famullitarit tingëllonte i qetë e i qartë. Një
trimni kaq të madhe kurrë s’e pash në jetë time.
       Kishim arrijtë te vendi i vdekjes, në Fushë të Druve. Aty ishte shtylla e vdekjes.
       Magjypi ishte gati me litar në dorë. Një dritë elektrike e shndritte thektas
famullitarin në fytyrë. Ai nuk dridhej aspak. Edhe mue më kishte kapë frika. Mue më
ishte dashtë me përcjellë edhe të tjerë te ky vend i mjerë, por tash ishte tjetër. Unë
kisha gati si nji frikë para qetësisë së këtij prifti. Ai ishte me të këputme i pafaj. Këte
e dijshim të gjithë. Por, urdhni! Unë, sikur asht zakoni, i lash fjalën e lirë. Por ma mirë
mos ta kisha ba këte gja! Ai nisi me folë me një za aq të fortë, e me fjalë të drejta e
që të këputshin zemrën, sa që mue përnjimend më kapi frika. E ta kisha lanë me
shkue gjatë me fjalë, kishte muejtë të gjithëve me na ba me u kthye prej vetit. Mue
më duhej me mendue për përgjegjësinë teme. E i thash shkurt: Zotni, s’duem me
ndje predke! Foli fjalët e mbrame. Mjaft! Atëherë ai çoi zanin edhe ma e tha: Vetë po
vdes i pafaj. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rrënoftë Shqipnia dhe Shqiptarët e
vërtetë”.
       Na ishim të gjithë të përmalluem fort. Lexova vendimin e dekës. I qe veshë një
këmishë e bardhë. Magjypi ia vuni vjekcën e konopit në fyt e i hoq shkambin nën
kambë. Ai ishte i vdekun! – Kështu foli kapiteni.
                                               Ishte dita e 5 marsit 1927.”
                                               Katër orë mbas varjes, Zogolli, kjo
                                        mbeturinë me djallëzi orientale, dërgoi një
                                        telegram ku gjoja i falte jetën.
                                               Nuk e di nëse ishte Shejt apo jo. Di po, se
                                        edhe sot mbas 85 vjetësh Varri i tij në
                                        “Rrëmaji” në Shkodër asht qendër pelegrinazhi
                                        e Shqiptarëve e se Ai ishte Atdhetar, aq sa në
                                        gjyq pat lanë atë thanjen e tij lapidare: “I vetmi
                                        faj që i njoh vetes, asht se e kam dashtë
                                        Atdheun deri në flijim për të”.
                                               Pat shkrue më 1942 At Gjon Shllaku për
                                        Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Dom Gjon
                                        Gàzullin: “Fatosa të vramë dy herë, nji herë kur i
                                        mbyten, dhe nji herë kur i lanë në harresë”.
                                               Po jo, nuk do të harrojë populli i
                                        Shkodrës, i krishten apo musliman qoftë. Do të
                                        jetë gjithmonë dikush që do të çojë lule tek ai
                                        varr, dikush që do të ndezë një qiri, dikush që
                                        do t’i drejtohet në heshtje: Dom Gjon, lutu për
                                        ne, se përsëri sot po vazhdojmë me ju vra. Nuk
                                        po dijmë çka bajmë, Dom Gjon, po rivrasim të
                                        vramët e po vritemi edhe mes të gjallëve !…

Këshillime:
At Gjergj Fishta – Trazimet e qershorit 1924 (Hylli i Dritës, Nr. 5, 6, 1924)
At Gjon Shllaku – Të vramë dy herë …. (Hylli i Dritës, 1942)
At Konrad Gjolaj –Çinarët, 1996
Dom Nikollë Gazulli – Fjalori toponomastik (Gazullorët), Hylli i Dritës, 1941
Fritz Radovani – Një monument në dhé
La Croix, 28.06.1933


                                        Faqe 6 nga 6

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Cfare ishte Holokausti?
Cfare ishte Holokausti?Cfare ishte Holokausti?
Cfare ishte Holokausti?
Valeria Baçi
 
Shqiperia e 23 burgjeve dhe 48 kampeve te
Shqiperia e 23 burgjeve dhe 48 kampeve teShqiperia e 23 burgjeve dhe 48 kampeve te
Shqiperia e 23 burgjeve dhe 48 kampeve te
Ilir Koci
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Marjan DODAJ
 

Mais procurados (10)

Cfare ishte Holokausti?
Cfare ishte Holokausti?Cfare ishte Holokausti?
Cfare ishte Holokausti?
 
Holokausti
HolokaustiHolokausti
Holokausti
 
Shqiperia e 23 burgjeve dhe 48 kampeve te
Shqiperia e 23 burgjeve dhe 48 kampeve teShqiperia e 23 burgjeve dhe 48 kampeve te
Shqiperia e 23 burgjeve dhe 48 kampeve te
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
 
Realiteti kosovës e vërteta e pazbuluar
Realiteti kosovës e vërteta e pazbuluar Realiteti kosovës e vërteta e pazbuluar
Realiteti kosovës e vërteta e pazbuluar
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
 
Holokausti
HolokaustiHolokausti
Holokausti
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
 
Isa boletini
Isa boletiniIsa boletini
Isa boletini
 
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf BikliqiRrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
 

Destaque

Destaque (7)

Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
 
Jewish Survival in Albania & the Ethics of ‘Besa’ by Shirley Cloyes DioGuardi
Jewish Survival in Albania & the Ethics of ‘Besa’ by Shirley Cloyes DioGuardi Jewish Survival in Albania & the Ethics of ‘Besa’ by Shirley Cloyes DioGuardi
Jewish Survival in Albania & the Ethics of ‘Besa’ by Shirley Cloyes DioGuardi
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
 
K r o n o l o g j i a
K r o n o l o g j i aK r o n o l o g j i a
K r o n o l o g j i a
 
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitTe pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
 
Country Profile Kosova
Country Profile KosovaCountry Profile Kosova
Country Profile Kosova
 
Kalkulator-i
Kalkulator-iKalkulator-i
Kalkulator-i
 

Semelhante a Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI

Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushkeRilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Merkur Sinani
 
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunistDeshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
Valiana Rama
 
SHKOLLA "ALBANET Ahmet Zogu Kimberli KLASA 8
SHKOLLA "ALBANET Ahmet Zogu Kimberli KLASA 8SHKOLLA "ALBANET Ahmet Zogu Kimberli KLASA 8
SHKOLLA "ALBANET Ahmet Zogu Kimberli KLASA 8
SHKOLLA "ALBANET"
 

Semelhante a Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI (20)

Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
 
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
 
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
 
Golgota Shqiptare
Golgota ShqiptareGolgota Shqiptare
Golgota Shqiptare
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
 
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
 
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushkeRilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke
 
Dritero Agolli.
Dritero Agolli.Dritero Agolli.
Dritero Agolli.
 
100-VJET-PAVARSI.pptx
100-VJET-PAVARSI.pptx100-VJET-PAVARSI.pptx
100-VJET-PAVARSI.pptx
 
Ahmet zogu
Ahmet zoguAhmet zogu
Ahmet zogu
 
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunistDeshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
 
SHKOLLA "ALBANET Ahmet Zogu Kimberli KLASA 8
SHKOLLA "ALBANET Ahmet Zogu Kimberli KLASA 8SHKOLLA "ALBANET Ahmet Zogu Kimberli KLASA 8
SHKOLLA "ALBANET Ahmet Zogu Kimberli KLASA 8
 
Plisi
PlisiPlisi
Plisi
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
 
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
 
Programet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtim
Programet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtimProgramet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtim
Programet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtim
 
PROJEKT"HISTORI"
PROJEKT"HISTORI" PROJEKT"HISTORI"
PROJEKT"HISTORI"
 
Ahmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan NoliAhmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan Noli
 
Ahmet Zogu
Ahmet ZoguAhmet Zogu
Ahmet Zogu
 
Ahmet Zogu
Ahmet ZoguAhmet Zogu
Ahmet Zogu
 

Mais de Marjan DODAJ

Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuajSi ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Marjan DODAJ
 

Mais de Marjan DODAJ (20)

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosoves
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
 
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
 
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
 
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
 
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
 
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
 
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareCLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
 
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuajSi ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
 
Globalizimi
GlobalizimiGlobalizimi
Globalizimi
 
BE-ja dhe OKB-ja
BE-ja dhe OKB-jaBE-ja dhe OKB-ja
BE-ja dhe OKB-ja
 
Dr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdf
Dr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdfDr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdf
Dr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdf
 

Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI

  • 1. Daniel Gàzulli “… fatosat që desin nuk kanë ç’ të bajnë në nji vend që i harron e i përbuzë”. At Gjon Shllaku Martiri i Atdheut dom Gjon Gàzulli - Në 85 vjetorin e varjes - Një hymje e deturueme. Historianë e politikanë, pikërisht me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, po flasin për nevojen e rishikimit të figurës së “mbretit”. Për t’u ardhë në “ndihmë”, para shkrimit për një prej veprave të tij “të lavdishme”, mendova ta ilustroj me këte faqosje: “LAVDIA” E MBRETIT AHMET ZOGU I –rë… Dom Gjon Gàzulli Ahmet Zogolli 05.03.1927 NIPI SI DAJA… Esat Toptani Pallati mbretnor Beograd Pashiç Zogu&Ceno Bej Kryeziu Faqe 1 nga 6
  • 2. MARRËVESHJA Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu; Gusht, 1924...(Nga libri Sh.Hysit) "1. Shqipëria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal. 2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njoh dinastinë Karagjorgjeviq. 3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti . . . dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit. 4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare. 5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij. 6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë. 7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerët jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve. 8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve. 9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit. 10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë. 11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe të bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare do të varet nga ajo Jugosllave. 12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave. 13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia. 14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek. 15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë. 16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve". Faqe 2 nga 6
  • 3. Faqosja punue prej Fritz RADOVANI (2012) Mbas vrasjes së atdhetarit opozitar, demokratit të madh Luigj Gurakuqi, të idhullit të rinisë shqiptare e liridashësit të zjarrtë Avni Rrustemi, të Plakut të Maleve, Lisit të paepun të Kosovës, Bajram Curri, nga mbeturinat antikombtare osmane, rradha e eleminimit fizik i kishte ardhë deputetit të Opozitës, atdhetarit Dom Gjon Gàzulli, të cilit anadollaku Ahmet Zogolli i zgjodhi, si prift katolik që ishte, mënyrën ma “spaciale” dhe ma çnjerëzore: “varjen”. Kujtuen shqiptarët se mbas Ditës së Madhe të 28 Nandorit 1912 nuk do të provonin ma shëmtime e masakrime si ato të turqëve. Po jo, çibanët që la mbrapa otomani, feudalët e agallarët atavikë, shartue shpirtin me urrejtje aziatike ndaj të krishtenëve, edhe pse bashkatdhetarë të tyne, shikonin po të njejtat andërra të kobshme: “Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu në 1927 u ankue për klerikët katolikë: “Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç e meritojnë”…E që të kënaqte kërkesen e mbrendshme për t’i varë, ai çoi në trekambësh një klerik…( Dom Gjon Gàzullin). ” (Bernd Fischer - Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographs dell’Europa orientale, Boulder, 1984.) Ky ishte Ahmet Zogolli i Matit, që dënonte me tre vjet burg atentatorin e tij Beqir Valteri, ndërsa çonte në litar meshtarin dom Gjon Gàzulli, pa i provue asnjë faj, nëse faj nuk do të konsiderohen: - Të duesh Atdheun deri në flijim për të; - Të flijohesh për liri e drejtësi të popullit tand; - Të shkrihesh për përparimin e tij; - Të kesh miq toskë e gegë, të krishtenë e muslimanë, e me të gjithë tok të luftojsh për një Shqipni Etnike. Ndoshta këto vepra për disa janë faje edhe sot, pse, ndërsa dom Gjoni nëmos tjetër e ka një varr, i vëllaj, gjuhëtari i shquem dom Nikollë Gàzulli, pushkatue pa gjyq me 02 shkurt 1946, nuk dihet as ku i ka eshtnat, ashtu si nuk dihet ku kanë eshtnat shumë e shumë klerikë e atdhetarë të mirëfilltë masakrue prej bandës serbo- komuniste në vitet 1944-1946. Varja e dom Gjon Gàzullit erdhi mbas marrëveshejs famëkeqe Pashiq/Ahmet Zogolli, kurse vrasja e gjuhëtarit dom Nikollë Gàzulli mbas marrëveshjes Tito/Enver Hoxha për ta kthye Shqipninë në republikë të shtatë të Jugosllavisë. Dy vëllazen, dy viktima të asit tradhëtar Tiranë/Beograd. (Në foto: Gjuhëtari dom Nikollë Gàzulli me atdhetarin legjendar Prekë Cali, të dy të pushkatuem nga diktatura komuniste). Ahmet Zogolli nuk e ndërpreu asnjëherë luftën kundër Klerit Katolik. Jo rastësisht ipeshkvijtë i drejtoheshin më 1933 (kur i patën zanë “dritën” shkollat katolike) se, “Na jemi këtu prej dymijë vjetësh; katolikë atëherë edhe sot, shqiptarë atëherë shqiptarë edhe sot”. Faqe 3 nga 6
  • 4. Gjoni leu në Dajç të Sapës (Zadrimë) me 26 Mars 1893. Mësimet e para i bani në shkollën e fshatit, që e kishte çelë dom Ndre Mjeda. Si vijoi të mesmën në Shkodër, studimet e matejshme i ndoq në Itali dhe Austri, ku ishte edhe vëllaj tjetër, Nikolla. Ai u Shugurue Meshtar me 4 Gusht 1919 në vendlindje, në Dajç. Mbas një shërbimi të shkurtë në Gjadër të Lezhës, e çuen në Qelëz të Pukës. Tue pa trazimet e Atdheut, ai u angazhue përkrah Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Fan Nolit, Bajram Currit, At Gjergj Fishtës, At Anton Harapit, Hasan Prishtinës, në atë krah që asht quejtë në histori “opozita”, pse i ishte kundërvu “popullores” së Ahmet Zogut, dhe në zgjedhjet politike të vitit 1923 dom Gjoni u zgjodh deputet. Kurse “Popullorja” ishte e përbame prej mbetjeve ma të përçudnueme të Stambollit, ashtu si i ka pikturue At Fishta, “Ky babën gjaks, gjyshin katil, stërgjyshin mizuer … hasëm të kulturës …”; ata nuk përfaqësonin asnjë interes të popullit shqiptar, po një interes të ngushtë bejlerësh që donin me ruejtë ato previlegje që i kishin sigurue tue i shërbue pushtuesit otoman, kryesisht në një rreth nepotik: Ahmet Zogu, nipi i Esat Pashë Toptanit, dhandrri i Shefqet Verlacit, kunati i Ceno bej Kryeziut, një qerthull mehmurësh anadollakë, të shitun te serbi deri në ditën e vdekjes. Ndërkohë, tue qenë meshtar në Qelëz, meshtari-deputet Dom Gjon Gazulli kreu atë akt që për kohën ishte një veprim revolucionar i pashembullt: Hapi në qelë (shtëpinë ku banonte vetë, ashtu si banë edhe shumë klerikë të tjerë) shkollën e parë mikse në botë. Po po, në botë. Asht diçka e vështirë për brezin e ri me kuptue disa gjana, por edhe në Europën e përparueme shkollat mikse (djelm e vajza bashkë) janë çelë për herë të parë mbas Luftës së Dytë Botnore, në Francë më 1948, kurse në Itali katër vjet ma vonë, më 1952. Kurse ai, prift, hapi në qelë shkollë mikse me djelm e vajza bashkë, të krishtenë e muslimanë bashkë. Jo rastësisht një ndër votuesit e tij kryesorë, pse zgjedhjet në atë kohë baheshin me përfaqësim, ka qenë Myftiu i Hasit. Kur Musa Juka iu drejtue Myftiut: “Po ti, si nuk pate turp e votove për priftin?!”, Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i qetë: “Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhe”. Vrasja e Avni Rrustemit çoi në trazimet e qershorit 1924 dhe ramjen e “popullores”. Zogolli u strehue në Beograd. Diçka duhet t’u thotë kjo atyne që kanë vesh me dëgjue e sy me pa: Mjaft të lexoni marrëveshjen ma sipër në mes Pashiçit dhe Zogollit. Dhe prej atje, me paret e Serbisë dhe ruset e bardhë të Wrangelit “rimori” Tiranën”. Vallë as këto fakte historike që i ka në dorë një Europë mbarë mbi tradhëtinë e Zogollit historianët tanë nuk i dinë?! Dom Gjoni nuk u largue kur në Shqipni u rikthye Zogu me hordhitë serbe e bjellogardistët. Nuk iku as atëherë kur Zogu i vrau miqtë e tij ma të mirë, Luigj Gurakuqin e Bajram Currin. Atë, mbasi iu desht të përballej në krye të pukjanëve të Qelzës me boshibozukët e Pëllumb Lleshit, që shkonin tue gjuejtë kudo ndeshnin Kryqat e tue vra edhe pukjanët e pafaj tek ktheheshin me bagëti a prej mullinit, në shkurt 1926 e transferuen dhe e çuen në Koman. E puna e parë që bani sa u vendue atje ishte me hapë edhe aty një shkollë. Ahmet Zogu, para se me i shprehë dëshiren e zjarrë ambasadorit anglez me varë klerin katolik, po zbatonte politikën e tokës së djegun ndër krahinat e krishtena të Mirditës, Pukës, Zadrimës, Dukagjinit, Malësisë së Madhe me andërren e fshehtë që të ishte jo sundimtar i Shqipnisë, po i Arnautistanit anadollak. E për të realizue këte, duheshin zhdukë, ose ma e pakta, të mundoheshin, sa t’i detyronin me lëshue vendin, katolikët e maleve, Faqe 4 nga 6
  • 5. kurrë të shtruem nga pushtuesit e tiranët, pse si thotë Imzot Noli, “Vetëm Malësorët e Veriut mbetën Katholikë me armë në dorë…”. Kështu, në verën e vitit 1926, Zogu i kishte dhanë letër të bardhë një katili si Ismajl Osmani, që shkretoi fshatrat e Pukës me njerëz e me pasuni. E njejta gja po ndodhte prej Fanit në Dukagjin. Ajo që asht quejtë Kryengritja e Veriut kundër Zogollit, në të vërtetë nuk ka qenë tjetër veçse mbrojtje e lirisë e deri e egzistencës fizike nga masakrat mbi popullin e pambrojtun të barbarit diktator të Matit. Postkomandanti i Pukës Dedë Sadrija kishte marrë urdhnin drejtpërdrejt nga Zogolli: Të digjet Puka, sikur edhe për shtatë vjet atje të mos mbijë ma bar! Kështu kishte ba dikur edhe Turqia! Ahmet Zogolli po u dëshmonte shqiptarëve si ishte nip “i dejë” i Esat Pashë Toptanit! Dom Gjon Gàzulli, në pamundësi me ndejë ma në Koman, pse rrezikohej jeta e tij, u strehue në Kalivare. I thanë të largohej nga Shqipnia, nëse donte të shpëtonte kryet. Po jo: Ai nuk do ta linte kurrë truellin amtar! Ai, në luftë me Nënprefektin anadollak të Pukës për çashtje të shkollës që mbante në Koman, Ai, që ishte i mbuluem me nder prej Hasit në Zadrimë, tashti ishte rrethue prej çakejsh e nuk mund të kthehej ma as deri në famullì. E Zogolli nxitoi t’i thurte të gjitha kurthet: së pari, një hoxhë fanatik, që rrejti një njeri qyqan e mendjeshterpë tue e nxitë t’i bante një padi; sekreatri i Prefekturës Ismaijl Axhemi (me origjinë turke), nënprefekti Abedin Sakiqi, komandanti i rajonit Rexhep Aliaj – të gjithë të angazhuem me provue “fajsinë” e tij. Dom Gjon Gàzulli, dom Nikollë Gàzulli, dom Lekë Dredha u arrestuen në Kalivare me 28 dhjetor 1926. Gjyqi, një ndër farsat ma të neveritëshme të Zogollit, akuzoi Dom Gjonin dhe shokët e tij se: 1) kishte organizue kryengritjen; 2) kishte shpërnda armë ndër male; 3) kishte pre telin e telefonit. Po po, e akuzuen se kishte pré telin e telefonit! Vendimi i gjyqit: Dom Gjon Gàzulli, dënim me vdekje, varje në litar. Dom Nikollë Gàzulli, me burg të përjetshëm …. (Mbas 4 vjetësh burg në Kala të Gjirokastres, me ndërhymjen e intelektualëve ma të shquem të kohës, e liruen. Sa duel prej burgut, iu dogj qela (shtëpia e banimit) “aksidentalisht” bashkë me dorëshkrimet. A nuk i ishte djegë 15 vjet ma parë biblioteka e pasun edhe të Madhit Imzot Kaçorri?! Haxhi Qamilët, që dogjën shërbëtorin, qelën e bibliotekën e Imzot Kaçorrit, nuk i kanë mungue kurrë Shqipnisë. Arsyeja e vërtetë: të masakroheshin priftënit, ashtu si ishin masakrue për pesë shekuj nga etnit e tij shpirtnorë, osmanët. Por jo si klerikë, pse atëherë do të mbeteshin Martirë të fesë, por si politikanë. Ja pra: “Sa dëshirë do të kisha me i varë… “ Pjesa e pashkrueme e atij vendimi gjyqi kishte ma shumë randësi se dënimi me varje i Dom Gjon Gàzullit. Me atë varje barbare Zogolli u thonte të gjithëve: Ose rrini urtë, ose të gjithë në litar si prifti! Ja një fragmente nga intervista dhanë të revistës gjermane “Korrespondez des Priestergebetsve” nga oficeri i ngarkuem me varjen e Dom Gjonit, Xhemal Dibra: “Ishte ora 11 para mesnate. Udhët e Shkodrës ishin ende të rrahuna prej njerëzish, pse ishte Bajram. Dhash urdhën të thirrej famullitari Gàzulli n’oborr, pse donte me folë me të Ipeshkvi. Gazulli zbriti poshtë. E kuptoj çfarë do të ndodhte. Një françeskan me Sakramend ndej para tij (At Martin Gjoka, shënim im). … Françeskani kishte mbetë pa gojë. Famullitarit Gàzulli nuk i ndrroi aspak ngjyra e fytyrës. …… Ai i kapi dorën Atit e i tha: “Pater Martin, tash ke me më rrëfye”. Ati iu lut ushtarëve të mbledhun për rreth me u largue. Mbasi na nuk u larguem, Ati i tha: – “Dom Gjon, rrëfeju, pra, latinisht a italisht”. – “Jo, Pater, i përgjigjet Gàzulli, të mbramin rrëfim due me e ba në gjuhë të Nanës”. E kështu ai u rrëfye në sy tanë. Na, Muhamedanët, pak marrim vesht kësi sendesh, por mëkat nuk dëgjuem prej gojës së tij. Faqe 5 nga 6
  • 6. Mandej i dha Ati një bukë të hollë, të bardhë, e rrumbullakët, që e kapërdini me një përshpirtnì të madhe. Ai u dukte se po shndritte krejt fytyret. Tash u çil dera e burgut, e u nisëm. Ushtarët ishin para, mbrapa e në të dy anët, ma shumë se kurrë. Në mjedis ishte Ai dhe Ati. Gjithë udhën u luten të dy me za të naltë, por unë muejta me vu ore se zani i Atit dridhej, nësa zani i famullitarit tingëllonte i qetë e i qartë. Një trimni kaq të madhe kurrë s’e pash në jetë time. Kishim arrijtë te vendi i vdekjes, në Fushë të Druve. Aty ishte shtylla e vdekjes. Magjypi ishte gati me litar në dorë. Një dritë elektrike e shndritte thektas famullitarin në fytyrë. Ai nuk dridhej aspak. Edhe mue më kishte kapë frika. Mue më ishte dashtë me përcjellë edhe të tjerë te ky vend i mjerë, por tash ishte tjetër. Unë kisha gati si nji frikë para qetësisë së këtij prifti. Ai ishte me të këputme i pafaj. Këte e dijshim të gjithë. Por, urdhni! Unë, sikur asht zakoni, i lash fjalën e lirë. Por ma mirë mos ta kisha ba këte gja! Ai nisi me folë me një za aq të fortë, e me fjalë të drejta e që të këputshin zemrën, sa që mue përnjimend më kapi frika. E ta kisha lanë me shkue gjatë me fjalë, kishte muejtë të gjithëve me na ba me u kthye prej vetit. Mue më duhej me mendue për përgjegjësinë teme. E i thash shkurt: Zotni, s’duem me ndje predke! Foli fjalët e mbrame. Mjaft! Atëherë ai çoi zanin edhe ma e tha: Vetë po vdes i pafaj. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rrënoftë Shqipnia dhe Shqiptarët e vërtetë”. Na ishim të gjithë të përmalluem fort. Lexova vendimin e dekës. I qe veshë një këmishë e bardhë. Magjypi ia vuni vjekcën e konopit në fyt e i hoq shkambin nën kambë. Ai ishte i vdekun! – Kështu foli kapiteni. Ishte dita e 5 marsit 1927.” Katër orë mbas varjes, Zogolli, kjo mbeturinë me djallëzi orientale, dërgoi një telegram ku gjoja i falte jetën. Nuk e di nëse ishte Shejt apo jo. Di po, se edhe sot mbas 85 vjetësh Varri i tij në “Rrëmaji” në Shkodër asht qendër pelegrinazhi e Shqiptarëve e se Ai ishte Atdhetar, aq sa në gjyq pat lanë atë thanjen e tij lapidare: “I vetmi faj që i njoh vetes, asht se e kam dashtë Atdheun deri në flijim për të”. Pat shkrue më 1942 At Gjon Shllaku për Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Dom Gjon Gàzullin: “Fatosa të vramë dy herë, nji herë kur i mbyten, dhe nji herë kur i lanë në harresë”. Po jo, nuk do të harrojë populli i Shkodrës, i krishten apo musliman qoftë. Do të jetë gjithmonë dikush që do të çojë lule tek ai varr, dikush që do të ndezë një qiri, dikush që do t’i drejtohet në heshtje: Dom Gjon, lutu për ne, se përsëri sot po vazhdojmë me ju vra. Nuk po dijmë çka bajmë, Dom Gjon, po rivrasim të vramët e po vritemi edhe mes të gjallëve !… Këshillime: At Gjergj Fishta – Trazimet e qershorit 1924 (Hylli i Dritës, Nr. 5, 6, 1924) At Gjon Shllaku – Të vramë dy herë …. (Hylli i Dritës, 1942) At Konrad Gjolaj –Çinarët, 1996 Dom Nikollë Gazulli – Fjalori toponomastik (Gazullorët), Hylli i Dritës, 1941 Fritz Radovani – Një monument në dhé La Croix, 28.06.1933 Faqe 6 nga 6