SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 31
Baixar para ler offline
Inkuadrim i përgjithshëm mbi Komisionin
Evropian
Komisioni Evropian (European Commission – EC) njohur
fillimisht si Komisioni i Komuniteteve Evropian, 1958, është
trupi ekzekutiv i Bashkësisë Evropiane (neni 17 TBE) me
Selia në Bruksel.
Së bashku me Parlamentin dhe Këshillin, është një nga tre
institucionet kryesore të Bashkësisë.
Por ndryshe nga te tjerët është i pari organ vërtetë
mbikombëtar.
Keshtu Komisarët nuk duhet të veprojnë për llogari të
vendeve të tyre të origjinës (për këtë është i njohur dhe
ndryshe si organe i individëve), por duhet të angazhohen në
pavarësi të plotë për interesin e Komunitetit.
Inkuadrim i përgjithshëm mbi Komisioni
Evropian
Komisioni është institucion politikisht i pavarur, i cili
përfaqëson dhe përkrah interesat e BE-së në tërësi.
Komisioni mbetet politikisht përgjegjës para Parlamentit, i
cili ka fuqinë ta shkarkojë me anë të miratimit të një
mocioni mosbesimi.
Komisioni merr pjesë në të gjitha seancat e Parlamentit, ku
duhet të shpjegoje dhe të justifikojë politikat e veta. Ai
gjithashtu rregullisht iu përgjigjet pyetjeve me shkrim dhe
me gojë, të parashtruara nga Deputetët e Parlamentit.
Përbërja dhe përzgjedhja
Si rezultat i rritjes së numrit të shteteve, Traktati i
Amsterdamit përcaktoi një reduktim në numrin e
Komisionerëve duke kaluar nga dy ne një për shtetet më të
mëdha.
Me Traktatin e Nisës, u vendos qe Komisioni i parë që do të
emërohet pasi numri i vendeve anëtare te arrije në 27 do të
duhet të reduktohet në "më pak se numri i shteteve anëtare".
Numri i saktë i Komisionerëve do te vendosej nga një votim
unanim i Këshillit Evropian dhe anëtarësimi do të rrotullohet
në mënyrë të barabartë në mes të shteteve anëtare.
Pas pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë në janar të vitit
2007, kjo klauzolë u be e detyrueshme me hyrjen në fuqi për
Komisionin e ardhshëm.
Procesi i Integrimit Europiane
Përbërja dhe përzgjedhja
Me projektin e Traktatit te Lisbonës u parashikuar (përveç
nëse Këshilli vendos ndryshe) se prej vitit 2014, Komisioni
Evropian do të ketë një numër Anëtarësh që do të
korrespondojnë në dy të tretat e numrit të Shteteve Anëtare
(neni 17(5)).
D.m.th. për numrin e përgjithshëm aktual të Shteteve
Anëtare 28, numri i Anëtarëve të Komisionit në vitin 2014
duhet te jete 18.
Për këtë arsye, sistemi i rotacionit do të ndërtohet qe te
mund te garantoj se për çdo Shtet Anëtar do të ketë nga një
Komisioner, në dy, nga çdo tre periudha konsekutive të
mandatit të Komisionit.
Përbërja dhe përzgjedhja
Megjithatë, ratifikimi i traktatit qe u refuzua nga votuesit në
Irlandë në 2008 kishte nder shqetësimet kryesor ate te
humbjes se Komisionerit të tyre.
Ne këtë kuadër, nisur nga fakti se Këshillit Evropian i është
dhënë fuqia të ndryshojë përbërjen me votë unanime, u dha
si garanci për përsëritjen e votimit qe Këshilli do të përdorë
fuqinë e tij për të ndryshuar numrin e Komisionerëve.
Me saktësisht se pari Këshilli Evropian i 11 dhe 12 dhjetor
2008 vendosi se sistemi rotacioni nuk do të
implementohej.
Vendim i cili u konfirmuar në konkluzat e mbledhjes së vet
më 18 dhe 19 qershor 2009 në Bruksel.
Përbërja dhe përzgjedhja
Në këtë mbledhje, Këshilli Evropian u pajtua të marrë
vendim pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës.
Njëkohësisht në përputhje me procedurat e nevojshme
ligjore u vendose se Komisioni do të vazhdojë të ketë një
shtetas nga çdo Shtet Anëtar.
Me këtë u plotësua një nga kërkesat themelore të kërkuara
nga Irlanda, kur organizoi referendumin e vet të dytë mbi
Traktatin e Lisbonës, aprovimi i se cilës solli dhe hyrjen ne
fuqi te këtij te fundit.
Megjithatë sipas traktateve mbete se numri i përgjithshëm i
anëtarëve duhet te jete sa 2/3 (neni 17(5)). Kështu u
propozua që shteti anëtar që nuk ka marrë një Komisioner do
të marrë postin e Përfaqësuesit të Lartë - e ashtuquajtura
formulë 26 + 1.
Përbërja dhe përzgjedhja
Përbërja
28
Anëtarë
Duke përfshirë Presidentin
Zëvendës Presidentin e parë
6 Zëvendës Presidentë
(përfshire Përfaqësuesin e Lartë te Unionit për
Politikë të Jashtme dhe Siguri)
Presidenca
Komisionin e udhëheq Presidenti (aktualisht Jean-Claude
Juncker), të cilin e ndihmojnë Zëvendës Presidenti i Pare
(Frans Timmermans) dhe gjashte Zëvendës Presidentë
(Federica Mogherini, Kristalina Georgieva, Jyrki Katainen,
Valdis Dombrovskis, Andrus Ansip, Maroš Šefčovič), duke
përfshirë këtu edhe Përfaqësuesin e Lartë të Unionit për
Politikë të Jashtme dhe Siguri (CFSP).
Pozita e Presidentit përbrenda Komisionit është përforcuar
dukshëm. Ai nuk është më ‘i pari midis të barabartëve’ por
gëzon një pozitë prominente në aspektin se Komisioni duhet
të punojë ‘në suaza të udhëzimeve politike’ të Presidentit të
vet (Neni 17(6) TBE).
Pozita dhe Kompetencat e Presidentit
Sipas (Neni 17(6) TBE) Presidenti:
 ka ‘fuqi për të ofruar udhëzime’ ne baze te te cilave duhet
te punoj komisioni.
 vendos lidhur me organizimin e brendshëm të Komisionit,
për t’u siguruar qe te veproj në mënyrë konsistente dhe
efikase.
 u ndan përgjegjësitë Komisionerëve, dhe mund të
riorganizojë shpërndarjen e këtyre përgjegjësive gjatë
mandatit të Komisionerit.
 Presidenti emëron Zëvendës Presidentët, dhe mund të
detyrojë një Anëtar të Komisionit të japë dorëheqje.
Pozita e spikatur e Presidentit reflektohet gjithashtu edhe
nga anëtarësia e tij në Këshillin Evropian.
Presidenca dhe përzgjedhja
Presidenti dhe Anëtarët e Komisionit emërohen me mandat
pesë vjeçar.
Për ketë Këshilli Evropian, me mazhorancë te kualifikuar,
emëron personin të cilin planifikon ta propozojë, duke
mbajtur parasysh mazhorancën e votave të Parlamentit
Evropian, në mënyrë që Parlamenti Evropian ta zgjedhë për
President të Komisionit.
Per sa me siper Parlamenti Evropian shprehet me
mazhorancën e anëtarëve të vet.
Nëse kandidati nuk fiton mazhorancën e nevojshme në
Parlament, Këshilli Evropian propozon një kandidat të ri
përbrenda një muaji. (Neni 17(7) TBE)
Presidenca dhe përzgjedhja
Shtetet Anëtare atëherë hartojnë një listë të kandidateve
për ti propozuar si Anëtarë të Komisionit.
Këtë listë e miraton Këshilli, duke vepruar me mazhorancë
të kualifikuar dhe ne pajtim me Presidentin.
Pas zgjedhjes së Presidentit nga Parlamenti, Anëtarët e tjerë
të Komisionit i nënshtrohen votës miratuese të Parlamentit.
Pas miratimit të Parlamentit, Anëtarët e Komisionit, përveç
Presidentit zyrtarisht emërohen nga Këshilli i BE-së, me
mazhorancë të kualifikuar. (Neni 17/7 TBE)
Struktura Administrative e Komisionit
Komisioni vepron si një kabinet qeveritare, dhe ka ne
përbërje 28 anëtarë të Komisionit. Anëtarët e Komisionit
duhet të zgjidhen ‘në bazë të kompetencave të tyre të
përgjithshme’ dhe të jenë ‘plotësisht të pavarur në kryerjen
e detyrave të tyre’ (Neni 17(3) TEU). Ata nuk mund as të
kërkojnë dhe as të marrin instruksione nga asnjë qeveri.
Termi Komision përdoret ose në kuptimin e ngushtë të
Kolegjit të 28-anëtarëshe ose dhe të te strukturës
burokratike te 26 Drejtorive te përgjithshme (DG) përfshirë
edhe organin administrativ të rreth 23.000 nëpunësve civilë
evropianë të cilët janë të ndarë në departamente të quajtur
Drejtoritë e Përgjithshme dhe Shërbimet (siç janë Shërbimet
Ligjore dhe Shërbimet e Përkthimit).
Struktura Administrative e Komisionit
Strukture e cila ne tërësinë e saj mund të grupohen në katër
kategori të mëdha:
 sektorët e politikave (bujqësia dhe zhvillimi rural, politika
e konkurrencës, politika industriale etj.)
 marrëdhëniet me jashtë (zhvillimi, zgjerimi, tregtia etj.)
 shërbimet e përgjithshme (Eurostat, Sekretaria e
Përgjithshme etj.)
 shërbimet e brendshme (buxheti, përkthimet etj.)
Drejtoritë e Përgjithshme zhvillojnë dhe përpilojnë në fakt
propozimet legjislative të Komisionit, mirëpo këto propozime
bëhen zyrtare vetëm kur ‘miratohen’ nga Kolegji në
mbledhjen e vet javore. Procedura është afërsisht si sqarimi
në vijim.
Prasi i ndërhyrje legjislative
Ne rastin qe Komisioni sheh nevojën për një ndërhyrje
legjislative të BE-së, për parandalimin e ndotjes së lumenjve
të Evropës, Drejtoria e Përgjithshme për Mjedis do të
përpilojë një propozim, në bazë të konsultimeve të
përgjithshme me industrinë dhe bujqit e Evropës, me
ministritë e mjedisit në Shtetet Anëtare dhe me organizatat
e mjedisit.
Propozimet janë të hapura për konsultime publike, duke u
dhënë mundësi individëve të japin mendime me titull
personal ose në emër të një organizate.
Prasi i ndërhyrje legjislative
Legjislacioni i propozuar diskutohet me të gjitha
departamentet relevante duke reflektuar ndryshimet qe
shihem te nevojshme. Pastaj kontrollohet nga Shërbimi
Ligjor. Pas kompletimit të propozimit, Sekretari Gjeneral do
të përfshijë atë në agjendën për mbledhjen e ardhshme të
Komisionit.
Në këtë mbledhje, Komisioneri për Mjedis do t’u sqarojë
kolegëve pse propozohet dhe pastaj do e diskutojnë atë.
 Nëse ekziston marrëveshje: kolegji do të miratojë
propozimin dhe dokumenti do të dërgohet në Këshill dhe
në Parlamentin Evropian për shqyrtim.
 Nëse ekziston mosmarrëveshje: Presidenti kërkon arritjen
dhe votimin e saj. Nëse shumica janë në favor, propozimi
miratohet. Pas kësaj, ajo do të ketë mbështetjen e të
gjithë anëtarëve të Komisionit.
Detyrat Kryesore të Komisionit
Detyrat qendrore të Komisionit mund të përshkruhen me
katër drejtimi kryesore:
Detyrat
Inicimi i legjislacionit të
Unionit
Mbikëqyrja monitoruese
dhe zbatimi i duhur i të
drejtës së Unionit
Administrimi dhe
Implementimi i
legjislacionit të Unionit
Përfaqësimi i BE-së në
organizatat
ndërkombëtare
E drejta e marrjes se iniciativës
Çdo vendim i Këshillit duhet të paraprihet nga një propozim
i Komisionit. Ai, si «një motor i integrimit», duhet të
përpunojë propozime për zhvillimin e politikës komunitare.
E drejta për të përcaktuar rendin e ditës, për të bërë
propozime në një moment të caktuar si dhe për të lidhur
iniciativat me njëra-tjetrën, i lejon Komisionit të ushtrojë
një ndikim të konsiderueshëm në procedurat ligjvënëse.
Gjithsesi edhe Këshilli (Neni 241 TFBE), Parlamenti Evropian
(Neni 225 TFBE) dhe një grup i qytetarëve të BE-së që
veprojnë në emër të iniciativës së qytetarëve (Neni 11(4)
TBE) mund të kërkojnë që Komisioni të hartojë një propozim.
E drejta e marrjes se iniciativës
Komisioni ka fuqi primare për të iniciuar legjislacion në
fusha të caktuara siç është buxheti i Unionit, Fondet
Strukturore, masat që merren me diskriminimet tatimore,
dispozita e financimit dhe klauzolat e mbrojtjes.
Nga ana tjetër me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës, në
rastet e veçanta që përcaktohen me Traktatet, aktet
legjislative mund të merren me iniciativën e një grupi të
Shteteve Anëtare ose te Parlamentit Evropian, me
rekomandimin e Bankës Evropiane për Investime ose me
kërkesën e Gjykatës të së Drejtës ose Bankës Evropiane të
Investimeve.
Mbrojtës i marrëveshjeve
Mirëpo, shumë më të mëdha janë fuqitë e implementimit të
rregullave të Unionit, të cilat i janë transferuar Komisionit
nga Këshilli dhe Parlamenti (Neni 290 TFBE).
Komisioni mbikëqyr zbatimin e dispozitave të marrëveshjeve
dhe të vendimeve të marra nga organet e Komunitetit
Evropian dhe, në rast se konstaton shkelje të tyre, mund të
kërkojë ndërmjetësinë e Gjykatës Evropiane.
Pra Komisioni si ‘gardiani i të drejtës së Unionit’:
 monitoron aplikacionin e Shteteve Anëtare dhe
implementimin e legjislacionit primar dhe sekondar të
Unionit (Neni 258 TFEU) dhe, nëse është nevoja, i referon
çështjen Gjykatës të Drejtësisë.
 Dhe njëkohësisht Komisioni gjithashtu ndërhynë nëse bëhet
shkelja e ligjit të Unionit nga ndonjë person fizik ose
juridik dhe imponon gjoba të rënda.
Mbrojtës i marrëveshjeve
Lidhur ngushtë me rolin e gardianit është detyra e
përfaqësimit të interesave të Unionit. Në parim, Komisioni
mund t’u shërbejë vetëm interesave të Unionit.
Ai duhet në mënyrë konstante të përpiqet lidhur me
negociatat e vështira përbrenda Këshillit, në mënyrë që
interesi i Unionit të mbizotërojë. Dhe të kërkojë kompromise
dhe zgjidhje që marrin parasysh këtë interes.
Duke bërë këtë, ai gjithashtu luan rolin e mediatorit midis
Shteteve Anëtare, një rol për të cilin është i përshtatshëm
dhe i kualifikuar duke marrë parasysh virtytin e asnjanësisë
së tij.
Përfaqësim i jashtëm
Komisioni përfaqëson Komunitetin përballë organizatave
ndërkombëtare për shembull në seancat e GATT/WTO. Kjo
realizohet pjesërisht së bashku me shtetet anëtare dhe/ose
me Presidencën e radhës.
Komisioni përgjigjet edhe për funksionimin e përditshëm të
misioneve diplomatike të Unionit, jashtë dhe përbrenda BE-
së.
Në bazë të fuqive të transferuara nga Këshilli, Komisioni
përgjigjet për marrëveshjet negociuese me organizatat
ndërkombëtare dhe vendet jo anëtare, përfshirë këtu edhe
Traktatet e Anëtarësimit me Shtetet e reja Anëtare.
Komisioni përfaqëson Unionin në gjykatat e Shteteve Anëtare
dhe — aty ku është e nevojshme së bashku me Këshillin —
para Gjykatës të Drejtësisë.
Organ ekzekutiv për zbatimin e politikave
Komisioni është organi ekzekutiv për zbatimin e politikës
komunitare përfshire zbatimin e politikave dhe administrimin
e financave publike.
Kjo, natyrisht, nuk do të thotë, që vetë Komisioni do të
marrë përsipër zbatimin konkret në shtetet anëtare të
urdhëresave dhe direktivave të panumërta.
Ai nuk do të kishte qenë absolutisht në gjendje për ta bërë
këtë, qoftë edhe vetëm duke u nisur nga struktura e
personelit të tij. Kjo është detyrë e administratës së
shteteve anëtare apo edhe e njësive të tyre rajonale.
Ndërsa detyra kryesore e Komisionit qëndron në mbikëqyrjen
dhe kontrollin e zbatimit të këtyre rregullave nga shtetet
anëtare.
Organ ekzekutiv për zbatimin e politikës
komunitare
Pra Komisioni është organ ekzekutiv — ndonëse në masë të
kufizuar. Per shembull në fushën e ligjit të konkurrencës, ku
Komisioni vepron si autoritet normal administrativ, me atë që
kontrollon fakte, jep miratime ose ndalon, dhe nëse është
nevoja imponon gjoba. Fuqitë e Komisionit në lidhje me
Fondet Strukturore dhe buxhetin e BE-së janë gjithashtu të
shumta.
Mirëpo, në parim, janë Shtetet Anëtare ato që duhet të
garantojnë zbatimin e rregullave të unionit në raste
individuale. Kjo zgjidhje e selektuar nga Traktatet e Unionit
ka përparësi pasi që qytetarët janë më afër asaj që ata e
konsiderojnë si realitet të ‘huaj’ të sistemit Evropian,
përmes aksionit formues së njohur të sistemeve të tyre
kombëtare (brendshme).
Detejat dhe Kontaktet: 
Av. Lorenc Gordani, PhD
Profesor i se Drejtes të Bashkimit Evropian
Phone: +355 69 95 32 443
Skype: lorenc_Gordani
www.albaniaenergy.org
Biografi e këshilluar për këtë
trajtim Jean Paul Jacqué, E
Drejta Institucionale e
Bashkimit Evropianë, Papirus,
Tirane, 2010, dhe veçanërisht
pjesët qe shkojnë nga faqja 267-
285.

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
Jetmira Sula
 
Institucionet e be-se
Institucionet e be-seInstitucionet e be-se
Institucionet e be-se
alteareci
 
Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2
kulla 2010
 
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e KosovesSistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Bessnik Latifi
 
drejt bashkimit europian
drejt bashkimit europiandrejt bashkimit europian
drejt bashkimit europian
ornela rama
 
Unioni evropian
Unioni evropianUnioni evropian
Unioni evropian
kulla 2010
 
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJLevizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
Sadiona Abazaj
 

Mais procurados (20)

Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
 
Unioni evropian
Unioni evropianUnioni evropian
Unioni evropian
 
Institucionet e be-se
Institucionet e be-seInstitucionet e be-se
Institucionet e be-se
 
Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2
 
Traktati i Lisbonës/ Treaty of Lisbon
Traktati i Lisbonës/ Treaty of LisbonTraktati i Lisbonës/ Treaty of Lisbon
Traktati i Lisbonës/ Treaty of Lisbon
 
Be
BeBe
Be
 
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e KosovesSistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
 
Vlerat evropiane (2)
Vlerat evropiane  (2)Vlerat evropiane  (2)
Vlerat evropiane (2)
 
drejt bashkimit europian
drejt bashkimit europiandrejt bashkimit europian
drejt bashkimit europian
 
Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (i...
Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (i...Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (i...
Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (i...
 
Evolution of the EU institutional framework (in Albanian Language) by Dr Lore...
Evolution of the EU institutional framework (in Albanian Language) by Dr Lore...Evolution of the EU institutional framework (in Albanian Language) by Dr Lore...
Evolution of the EU institutional framework (in Albanian Language) by Dr Lore...
 
Unioni evropian
Unioni evropianUnioni evropian
Unioni evropian
 
Traktatet e Bashkimit Europian
Traktatet e Bashkimit EuropianTraktatet e Bashkimit Europian
Traktatet e Bashkimit Europian
 
Deputeti im
Deputeti imDeputeti im
Deputeti im
 
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJLevizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
 
Aktgjykimi ko70 20 simulim verzioni perfundimtar - gjyqtari shpend jahja
Aktgjykimi ko70 20 simulim verzioni perfundimtar - gjyqtari shpend jahjaAktgjykimi ko70 20 simulim verzioni perfundimtar - gjyqtari shpend jahja
Aktgjykimi ko70 20 simulim verzioni perfundimtar - gjyqtari shpend jahja
 
Punim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne bePunim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne be
 
Keshilli i evropes
Keshilli i evropesKeshilli i evropes
Keshilli i evropes
 
Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)
 
EVROPA
EVROPA  EVROPA
EVROPA
 

Destaque

Presenting Naked - Baseball by Masaki 8A
Presenting Naked - Baseball by Masaki 8APresenting Naked - Baseball by Masaki 8A
Presenting Naked - Baseball by Masaki 8A
Baseballaddict1998
 
งานนำเสนอบทที่6
งานนำเสนอบทที่6งานนำเสนอบทที่6
งานนำเสนอบทที่6
sawitri555
 
Follow upsystem
Follow upsystemFollow upsystem
Follow upsystem
alroche
 
Tyler's Webquest
Tyler's WebquestTyler's Webquest
Tyler's Webquest
tjschultz85
 

Destaque (20)

ο μικρος αδελφος, μπουρέκας χρ.
ο μικρος αδελφος, μπουρέκας χρ.ο μικρος αδελφος, μπουρέκας χρ.
ο μικρος αδελφος, μπουρέκας χρ.
 
01 principios basicos
01 principios basicos01 principios basicos
01 principios basicos
 
η μοβ ομπρέλα, κλεώπα ελ.
η μοβ ομπρέλα, κλεώπα ελ.η μοβ ομπρέλα, κλεώπα ελ.
η μοβ ομπρέλα, κλεώπα ελ.
 
Presenting Naked - Baseball by Masaki 8A
Presenting Naked - Baseball by Masaki 8APresenting Naked - Baseball by Masaki 8A
Presenting Naked - Baseball by Masaki 8A
 
стенгазета4
стенгазета4стенгазета4
стенгазета4
 
Међумолекулске интеракције и водонична веза
Међумолекулске интеракције и водонична везаМеђумолекулске интеракције и водонична веза
Међумолекулске интеракције и водонична веза
 
お中元に日本酒!お中元に喜ばれる新潟の日本酒を!!
お中元に日本酒!お中元に喜ばれる新潟の日本酒を!!お中元に日本酒!お中元に喜ばれる新潟の日本酒を!!
お中元に日本酒!お中元に喜ばれる新潟の日本酒を!!
 
газета 6
газета 6газета 6
газета 6
 
งานนำเสนอบทที่6
งานนำเสนอบทที่6งานนำเสนอบทที่6
งานนำเสนอบทที่6
 
Projekt unijny eSerwisowanie (prezentacja projektu)
Projekt unijny eSerwisowanie (prezentacja projektu)Projekt unijny eSerwisowanie (prezentacja projektu)
Projekt unijny eSerwisowanie (prezentacja projektu)
 
Zombie action plan
Zombie action planZombie action plan
Zombie action plan
 
Reputation Matters: The MWW Manifesto
Reputation Matters: The MWW ManifestoReputation Matters: The MWW Manifesto
Reputation Matters: The MWW Manifesto
 
Realisasi anggaran
Realisasi anggaranRealisasi anggaran
Realisasi anggaran
 
Follow upsystem
Follow upsystemFollow upsystem
Follow upsystem
 
Credera - Agile comes to you 9-27
Credera - Agile comes to you   9-27Credera - Agile comes to you   9-27
Credera - Agile comes to you 9-27
 
P1 a4shd
P1 a4shdP1 a4shd
P1 a4shd
 
Dpa perubahan 1
Dpa perubahan 1Dpa perubahan 1
Dpa perubahan 1
 
Tyler's Webquest
Tyler's WebquestTyler's Webquest
Tyler's Webquest
 
Realisasi anggaran
Realisasi anggaranRealisasi anggaran
Realisasi anggaran
 
Assignment 4
Assignment 4Assignment 4
Assignment 4
 

Semelhante a Lorenc Gordani, Lecture on the European Commission (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

4.2. burimet e të drejtes se be
4.2. burimet e të drejtes se be4.2. burimet e të drejtes se be
4.2. burimet e të drejtes se be
Njomza Mjeku
 
Sistemi presidencial në SHBA
Sistemi presidencial në SHBASistemi presidencial në SHBA
Sistemi presidencial në SHBA
Durim Krasniqi
 
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Refik Mustafa
 
Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)
Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)
Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)
HermesNews.al
 

Semelhante a Lorenc Gordani, Lecture on the European Commission (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015 (13)

Bashkimi evropian
Bashkimi evropianBashkimi evropian
Bashkimi evropian
 
Bashkimi Europian
Bashkimi EuropianBashkimi Europian
Bashkimi Europian
 
E drejt be.docx
E drejt be.docxE drejt be.docx
E drejt be.docx
 
Kara evropiane per v.q lokale
Kara evropiane per v.q lokaleKara evropiane per v.q lokale
Kara evropiane per v.q lokale
 
Procesi ligjvenes pjesa 1
Procesi ligjvenes pjesa 1Procesi ligjvenes pjesa 1
Procesi ligjvenes pjesa 1
 
Lecture on the EU Institutions Framework (in Albanian Language) by Dr Lorenc ...
Lecture on the EU Institutions Framework (in Albanian Language) by Dr Lorenc ...Lecture on the EU Institutions Framework (in Albanian Language) by Dr Lorenc ...
Lecture on the EU Institutions Framework (in Albanian Language) by Dr Lorenc ...
 
4.2. burimet e të drejtes se be
4.2. burimet e të drejtes se be4.2. burimet e të drejtes se be
4.2. burimet e të drejtes se be
 
Sistemi presidencial në SHBA
Sistemi presidencial në SHBASistemi presidencial në SHBA
Sistemi presidencial në SHBA
 
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
 
Organizimi i procedurave
Organizimi i proceduraveOrganizimi i procedurave
Organizimi i procedurave
 
KUSHETUTA FRANCEZE
KUSHETUTA FRANCEZEKUSHETUTA FRANCEZE
KUSHETUTA FRANCEZE
 
Struktura e parlamentit
Struktura e parlamentitStruktura e parlamentit
Struktura e parlamentit
 
Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)
Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)
Raporti une votoj_shtator-dhjetor_2012-final_(1)
 

Mais de Lorenc Gordani

Albanian Hydro by Dr. Lorenc Gordani
Albanian Hydro by Dr. Lorenc GordaniAlbanian Hydro by Dr. Lorenc Gordani
Albanian Hydro by Dr. Lorenc Gordani
Lorenc Gordani
 
Albanian Res by Dr Lorenc Gordani - Slides
Albanian Res by Dr Lorenc Gordani - SlidesAlbanian Res by Dr Lorenc Gordani - Slides
Albanian Res by Dr Lorenc Gordani - Slides
Lorenc Gordani
 
Albania Energy 2015 Summit- Agenda V
Albania Energy 2015 Summit- Agenda VAlbania Energy 2015 Summit- Agenda V
Albania Energy 2015 Summit- Agenda V
Lorenc Gordani
 
Lorenc gordani winter outlook report 201415 and summer review 2014
Lorenc gordani   winter outlook report 201415 and summer review 2014Lorenc gordani   winter outlook report 201415 and summer review 2014
Lorenc gordani winter outlook report 201415 and summer review 2014
Lorenc Gordani
 

Mais de Lorenc Gordani (8)

Albania toward large and sustainable energy developments by lorenc gordani
Albania toward large and sustainable energy developments by lorenc gordaniAlbania toward large and sustainable energy developments by lorenc gordani
Albania toward large and sustainable energy developments by lorenc gordani
 
Albanian Hydro by Dr. Lorenc Gordani
Albanian Hydro by Dr. Lorenc GordaniAlbanian Hydro by Dr. Lorenc Gordani
Albanian Hydro by Dr. Lorenc Gordani
 
Albanian Res by Dr Lorenc Gordani - Slides
Albanian Res by Dr Lorenc Gordani - SlidesAlbanian Res by Dr Lorenc Gordani - Slides
Albanian Res by Dr Lorenc Gordani - Slides
 
Albania Energy 2015 Summit- Agenda V
Albania Energy 2015 Summit- Agenda VAlbania Energy 2015 Summit- Agenda V
Albania Energy 2015 Summit- Agenda V
 
Fundamental Rights and Values of the European Union (in Albanian Language) by...
Fundamental Rights and Values of the European Union (in Albanian Language) by...Fundamental Rights and Values of the European Union (in Albanian Language) by...
Fundamental Rights and Values of the European Union (in Albanian Language) by...
 
European Union Enlargement Process (in Albanian Language) by Dr Lorenc Gordani
European Union Enlargement Process (in Albanian Language) by Dr Lorenc GordaniEuropean Union Enlargement Process (in Albanian Language) by Dr Lorenc Gordani
European Union Enlargement Process (in Albanian Language) by Dr Lorenc Gordani
 
Lorenc gordani winter outlook report 201415 and summer review 2014
Lorenc gordani   winter outlook report 201415 and summer review 2014Lorenc gordani   winter outlook report 201415 and summer review 2014
Lorenc gordani winter outlook report 201415 and summer review 2014
 
Historical Precursor Steps on the EU Integration (in Albanian Language) by Dr...
Historical Precursor Steps on the EU Integration (in Albanian Language) by Dr...Historical Precursor Steps on the EU Integration (in Albanian Language) by Dr...
Historical Precursor Steps on the EU Integration (in Albanian Language) by Dr...
 

Lorenc Gordani, Lecture on the European Commission (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

  • 1.
  • 2.
  • 3.
  • 4.
  • 5. Inkuadrim i përgjithshëm mbi Komisionin Evropian Komisioni Evropian (European Commission – EC) njohur fillimisht si Komisioni i Komuniteteve Evropian, 1958, është trupi ekzekutiv i Bashkësisë Evropiane (neni 17 TBE) me Selia në Bruksel. Së bashku me Parlamentin dhe Këshillin, është një nga tre institucionet kryesore të Bashkësisë. Por ndryshe nga te tjerët është i pari organ vërtetë mbikombëtar. Keshtu Komisarët nuk duhet të veprojnë për llogari të vendeve të tyre të origjinës (për këtë është i njohur dhe ndryshe si organe i individëve), por duhet të angazhohen në pavarësi të plotë për interesin e Komunitetit.
  • 6. Inkuadrim i përgjithshëm mbi Komisioni Evropian Komisioni është institucion politikisht i pavarur, i cili përfaqëson dhe përkrah interesat e BE-së në tërësi. Komisioni mbetet politikisht përgjegjës para Parlamentit, i cili ka fuqinë ta shkarkojë me anë të miratimit të një mocioni mosbesimi. Komisioni merr pjesë në të gjitha seancat e Parlamentit, ku duhet të shpjegoje dhe të justifikojë politikat e veta. Ai gjithashtu rregullisht iu përgjigjet pyetjeve me shkrim dhe me gojë, të parashtruara nga Deputetët e Parlamentit.
  • 7.
  • 8. Përbërja dhe përzgjedhja Si rezultat i rritjes së numrit të shteteve, Traktati i Amsterdamit përcaktoi një reduktim në numrin e Komisionerëve duke kaluar nga dy ne një për shtetet më të mëdha. Me Traktatin e Nisës, u vendos qe Komisioni i parë që do të emërohet pasi numri i vendeve anëtare te arrije në 27 do të duhet të reduktohet në "më pak se numri i shteteve anëtare". Numri i saktë i Komisionerëve do te vendosej nga një votim unanim i Këshillit Evropian dhe anëtarësimi do të rrotullohet në mënyrë të barabartë në mes të shteteve anëtare. Pas pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë në janar të vitit 2007, kjo klauzolë u be e detyrueshme me hyrjen në fuqi për Komisionin e ardhshëm.
  • 10. Përbërja dhe përzgjedhja Me projektin e Traktatit te Lisbonës u parashikuar (përveç nëse Këshilli vendos ndryshe) se prej vitit 2014, Komisioni Evropian do të ketë një numër Anëtarësh që do të korrespondojnë në dy të tretat e numrit të Shteteve Anëtare (neni 17(5)). D.m.th. për numrin e përgjithshëm aktual të Shteteve Anëtare 28, numri i Anëtarëve të Komisionit në vitin 2014 duhet te jete 18. Për këtë arsye, sistemi i rotacionit do të ndërtohet qe te mund te garantoj se për çdo Shtet Anëtar do të ketë nga një Komisioner, në dy, nga çdo tre periudha konsekutive të mandatit të Komisionit.
  • 11. Përbërja dhe përzgjedhja Megjithatë, ratifikimi i traktatit qe u refuzua nga votuesit në Irlandë në 2008 kishte nder shqetësimet kryesor ate te humbjes se Komisionerit të tyre. Ne këtë kuadër, nisur nga fakti se Këshillit Evropian i është dhënë fuqia të ndryshojë përbërjen me votë unanime, u dha si garanci për përsëritjen e votimit qe Këshilli do të përdorë fuqinë e tij për të ndryshuar numrin e Komisionerëve. Me saktësisht se pari Këshilli Evropian i 11 dhe 12 dhjetor 2008 vendosi se sistemi rotacioni nuk do të implementohej. Vendim i cili u konfirmuar në konkluzat e mbledhjes së vet më 18 dhe 19 qershor 2009 në Bruksel.
  • 12. Përbërja dhe përzgjedhja Në këtë mbledhje, Këshilli Evropian u pajtua të marrë vendim pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës. Njëkohësisht në përputhje me procedurat e nevojshme ligjore u vendose se Komisioni do të vazhdojë të ketë një shtetas nga çdo Shtet Anëtar. Me këtë u plotësua një nga kërkesat themelore të kërkuara nga Irlanda, kur organizoi referendumin e vet të dytë mbi Traktatin e Lisbonës, aprovimi i se cilës solli dhe hyrjen ne fuqi te këtij te fundit. Megjithatë sipas traktateve mbete se numri i përgjithshëm i anëtarëve duhet te jete sa 2/3 (neni 17(5)). Kështu u propozua që shteti anëtar që nuk ka marrë një Komisioner do të marrë postin e Përfaqësuesit të Lartë - e ashtuquajtura formulë 26 + 1.
  • 13. Përbërja dhe përzgjedhja Përbërja 28 Anëtarë Duke përfshirë Presidentin Zëvendës Presidentin e parë 6 Zëvendës Presidentë (përfshire Përfaqësuesin e Lartë te Unionit për Politikë të Jashtme dhe Siguri)
  • 14. Presidenca Komisionin e udhëheq Presidenti (aktualisht Jean-Claude Juncker), të cilin e ndihmojnë Zëvendës Presidenti i Pare (Frans Timmermans) dhe gjashte Zëvendës Presidentë (Federica Mogherini, Kristalina Georgieva, Jyrki Katainen, Valdis Dombrovskis, Andrus Ansip, Maroš Šefčovič), duke përfshirë këtu edhe Përfaqësuesin e Lartë të Unionit për Politikë të Jashtme dhe Siguri (CFSP). Pozita e Presidentit përbrenda Komisionit është përforcuar dukshëm. Ai nuk është më ‘i pari midis të barabartëve’ por gëzon një pozitë prominente në aspektin se Komisioni duhet të punojë ‘në suaza të udhëzimeve politike’ të Presidentit të vet (Neni 17(6) TBE).
  • 15. Pozita dhe Kompetencat e Presidentit Sipas (Neni 17(6) TBE) Presidenti:  ka ‘fuqi për të ofruar udhëzime’ ne baze te te cilave duhet te punoj komisioni.  vendos lidhur me organizimin e brendshëm të Komisionit, për t’u siguruar qe te veproj në mënyrë konsistente dhe efikase.  u ndan përgjegjësitë Komisionerëve, dhe mund të riorganizojë shpërndarjen e këtyre përgjegjësive gjatë mandatit të Komisionerit.  Presidenti emëron Zëvendës Presidentët, dhe mund të detyrojë një Anëtar të Komisionit të japë dorëheqje. Pozita e spikatur e Presidentit reflektohet gjithashtu edhe nga anëtarësia e tij në Këshillin Evropian.
  • 16. Presidenca dhe përzgjedhja Presidenti dhe Anëtarët e Komisionit emërohen me mandat pesë vjeçar. Për ketë Këshilli Evropian, me mazhorancë te kualifikuar, emëron personin të cilin planifikon ta propozojë, duke mbajtur parasysh mazhorancën e votave të Parlamentit Evropian, në mënyrë që Parlamenti Evropian ta zgjedhë për President të Komisionit. Per sa me siper Parlamenti Evropian shprehet me mazhorancën e anëtarëve të vet. Nëse kandidati nuk fiton mazhorancën e nevojshme në Parlament, Këshilli Evropian propozon një kandidat të ri përbrenda një muaji. (Neni 17(7) TBE)
  • 17. Presidenca dhe përzgjedhja Shtetet Anëtare atëherë hartojnë një listë të kandidateve për ti propozuar si Anëtarë të Komisionit. Këtë listë e miraton Këshilli, duke vepruar me mazhorancë të kualifikuar dhe ne pajtim me Presidentin. Pas zgjedhjes së Presidentit nga Parlamenti, Anëtarët e tjerë të Komisionit i nënshtrohen votës miratuese të Parlamentit. Pas miratimit të Parlamentit, Anëtarët e Komisionit, përveç Presidentit zyrtarisht emërohen nga Këshilli i BE-së, me mazhorancë të kualifikuar. (Neni 17/7 TBE)
  • 18. Struktura Administrative e Komisionit Komisioni vepron si një kabinet qeveritare, dhe ka ne përbërje 28 anëtarë të Komisionit. Anëtarët e Komisionit duhet të zgjidhen ‘në bazë të kompetencave të tyre të përgjithshme’ dhe të jenë ‘plotësisht të pavarur në kryerjen e detyrave të tyre’ (Neni 17(3) TEU). Ata nuk mund as të kërkojnë dhe as të marrin instruksione nga asnjë qeveri. Termi Komision përdoret ose në kuptimin e ngushtë të Kolegjit të 28-anëtarëshe ose dhe të te strukturës burokratike te 26 Drejtorive te përgjithshme (DG) përfshirë edhe organin administrativ të rreth 23.000 nëpunësve civilë evropianë të cilët janë të ndarë në departamente të quajtur Drejtoritë e Përgjithshme dhe Shërbimet (siç janë Shërbimet Ligjore dhe Shërbimet e Përkthimit).
  • 19. Struktura Administrative e Komisionit Strukture e cila ne tërësinë e saj mund të grupohen në katër kategori të mëdha:  sektorët e politikave (bujqësia dhe zhvillimi rural, politika e konkurrencës, politika industriale etj.)  marrëdhëniet me jashtë (zhvillimi, zgjerimi, tregtia etj.)  shërbimet e përgjithshme (Eurostat, Sekretaria e Përgjithshme etj.)  shërbimet e brendshme (buxheti, përkthimet etj.) Drejtoritë e Përgjithshme zhvillojnë dhe përpilojnë në fakt propozimet legjislative të Komisionit, mirëpo këto propozime bëhen zyrtare vetëm kur ‘miratohen’ nga Kolegji në mbledhjen e vet javore. Procedura është afërsisht si sqarimi në vijim.
  • 20. Prasi i ndërhyrje legjislative Ne rastin qe Komisioni sheh nevojën për një ndërhyrje legjislative të BE-së, për parandalimin e ndotjes së lumenjve të Evropës, Drejtoria e Përgjithshme për Mjedis do të përpilojë një propozim, në bazë të konsultimeve të përgjithshme me industrinë dhe bujqit e Evropës, me ministritë e mjedisit në Shtetet Anëtare dhe me organizatat e mjedisit. Propozimet janë të hapura për konsultime publike, duke u dhënë mundësi individëve të japin mendime me titull personal ose në emër të një organizate.
  • 21. Prasi i ndërhyrje legjislative Legjislacioni i propozuar diskutohet me të gjitha departamentet relevante duke reflektuar ndryshimet qe shihem te nevojshme. Pastaj kontrollohet nga Shërbimi Ligjor. Pas kompletimit të propozimit, Sekretari Gjeneral do të përfshijë atë në agjendën për mbledhjen e ardhshme të Komisionit. Në këtë mbledhje, Komisioneri për Mjedis do t’u sqarojë kolegëve pse propozohet dhe pastaj do e diskutojnë atë.  Nëse ekziston marrëveshje: kolegji do të miratojë propozimin dhe dokumenti do të dërgohet në Këshill dhe në Parlamentin Evropian për shqyrtim.  Nëse ekziston mosmarrëveshje: Presidenti kërkon arritjen dhe votimin e saj. Nëse shumica janë në favor, propozimi miratohet. Pas kësaj, ajo do të ketë mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Komisionit.
  • 22. Detyrat Kryesore të Komisionit Detyrat qendrore të Komisionit mund të përshkruhen me katër drejtimi kryesore: Detyrat Inicimi i legjislacionit të Unionit Mbikëqyrja monitoruese dhe zbatimi i duhur i të drejtës së Unionit Administrimi dhe Implementimi i legjislacionit të Unionit Përfaqësimi i BE-së në organizatat ndërkombëtare
  • 23. E drejta e marrjes se iniciativës Çdo vendim i Këshillit duhet të paraprihet nga një propozim i Komisionit. Ai, si «një motor i integrimit», duhet të përpunojë propozime për zhvillimin e politikës komunitare. E drejta për të përcaktuar rendin e ditës, për të bërë propozime në një moment të caktuar si dhe për të lidhur iniciativat me njëra-tjetrën, i lejon Komisionit të ushtrojë një ndikim të konsiderueshëm në procedurat ligjvënëse. Gjithsesi edhe Këshilli (Neni 241 TFBE), Parlamenti Evropian (Neni 225 TFBE) dhe një grup i qytetarëve të BE-së që veprojnë në emër të iniciativës së qytetarëve (Neni 11(4) TBE) mund të kërkojnë që Komisioni të hartojë një propozim.
  • 24. E drejta e marrjes se iniciativës Komisioni ka fuqi primare për të iniciuar legjislacion në fusha të caktuara siç është buxheti i Unionit, Fondet Strukturore, masat që merren me diskriminimet tatimore, dispozita e financimit dhe klauzolat e mbrojtjes. Nga ana tjetër me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës, në rastet e veçanta që përcaktohen me Traktatet, aktet legjislative mund të merren me iniciativën e një grupi të Shteteve Anëtare ose te Parlamentit Evropian, me rekomandimin e Bankës Evropiane për Investime ose me kërkesën e Gjykatës të së Drejtës ose Bankës Evropiane të Investimeve.
  • 25. Mbrojtës i marrëveshjeve Mirëpo, shumë më të mëdha janë fuqitë e implementimit të rregullave të Unionit, të cilat i janë transferuar Komisionit nga Këshilli dhe Parlamenti (Neni 290 TFBE). Komisioni mbikëqyr zbatimin e dispozitave të marrëveshjeve dhe të vendimeve të marra nga organet e Komunitetit Evropian dhe, në rast se konstaton shkelje të tyre, mund të kërkojë ndërmjetësinë e Gjykatës Evropiane. Pra Komisioni si ‘gardiani i të drejtës së Unionit’:  monitoron aplikacionin e Shteteve Anëtare dhe implementimin e legjislacionit primar dhe sekondar të Unionit (Neni 258 TFEU) dhe, nëse është nevoja, i referon çështjen Gjykatës të Drejtësisë.  Dhe njëkohësisht Komisioni gjithashtu ndërhynë nëse bëhet shkelja e ligjit të Unionit nga ndonjë person fizik ose juridik dhe imponon gjoba të rënda.
  • 26. Mbrojtës i marrëveshjeve Lidhur ngushtë me rolin e gardianit është detyra e përfaqësimit të interesave të Unionit. Në parim, Komisioni mund t’u shërbejë vetëm interesave të Unionit. Ai duhet në mënyrë konstante të përpiqet lidhur me negociatat e vështira përbrenda Këshillit, në mënyrë që interesi i Unionit të mbizotërojë. Dhe të kërkojë kompromise dhe zgjidhje që marrin parasysh këtë interes. Duke bërë këtë, ai gjithashtu luan rolin e mediatorit midis Shteteve Anëtare, një rol për të cilin është i përshtatshëm dhe i kualifikuar duke marrë parasysh virtytin e asnjanësisë së tij.
  • 27. Përfaqësim i jashtëm Komisioni përfaqëson Komunitetin përballë organizatave ndërkombëtare për shembull në seancat e GATT/WTO. Kjo realizohet pjesërisht së bashku me shtetet anëtare dhe/ose me Presidencën e radhës. Komisioni përgjigjet edhe për funksionimin e përditshëm të misioneve diplomatike të Unionit, jashtë dhe përbrenda BE- së. Në bazë të fuqive të transferuara nga Këshilli, Komisioni përgjigjet për marrëveshjet negociuese me organizatat ndërkombëtare dhe vendet jo anëtare, përfshirë këtu edhe Traktatet e Anëtarësimit me Shtetet e reja Anëtare. Komisioni përfaqëson Unionin në gjykatat e Shteteve Anëtare dhe — aty ku është e nevojshme së bashku me Këshillin — para Gjykatës të Drejtësisë.
  • 28. Organ ekzekutiv për zbatimin e politikave Komisioni është organi ekzekutiv për zbatimin e politikës komunitare përfshire zbatimin e politikave dhe administrimin e financave publike. Kjo, natyrisht, nuk do të thotë, që vetë Komisioni do të marrë përsipër zbatimin konkret në shtetet anëtare të urdhëresave dhe direktivave të panumërta. Ai nuk do të kishte qenë absolutisht në gjendje për ta bërë këtë, qoftë edhe vetëm duke u nisur nga struktura e personelit të tij. Kjo është detyrë e administratës së shteteve anëtare apo edhe e njësive të tyre rajonale. Ndërsa detyra kryesore e Komisionit qëndron në mbikëqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të këtyre rregullave nga shtetet anëtare.
  • 29. Organ ekzekutiv për zbatimin e politikës komunitare Pra Komisioni është organ ekzekutiv — ndonëse në masë të kufizuar. Per shembull në fushën e ligjit të konkurrencës, ku Komisioni vepron si autoritet normal administrativ, me atë që kontrollon fakte, jep miratime ose ndalon, dhe nëse është nevoja imponon gjoba. Fuqitë e Komisionit në lidhje me Fondet Strukturore dhe buxhetin e BE-së janë gjithashtu të shumta. Mirëpo, në parim, janë Shtetet Anëtare ato që duhet të garantojnë zbatimin e rregullave të unionit në raste individuale. Kjo zgjidhje e selektuar nga Traktatet e Unionit ka përparësi pasi që qytetarët janë më afër asaj që ata e konsiderojnë si realitet të ‘huaj’ të sistemit Evropian, përmes aksionit formues së njohur të sistemeve të tyre kombëtare (brendshme).
  • 30. Detejat dhe Kontaktet:  Av. Lorenc Gordani, PhD Profesor i se Drejtes të Bashkimit Evropian Phone: +355 69 95 32 443 Skype: lorenc_Gordani www.albaniaenergy.org
  • 31. Biografi e këshilluar për këtë trajtim Jean Paul Jacqué, E Drejta Institucionale e Bashkimit Evropianë, Papirus, Tirane, 2010, dhe veçanërisht pjesët qe shkojnë nga faqja 267- 285.