SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 36
TEMA: EMA BOVARI dhe NORA e
IBSENIT dy protagoniste me
koncepte te ndryshme per jeten dhe
dashurine.
 1.Ema Bovari, nje grua e dobet te lufton ne
vetvete per vetveten
 2.Nora e Ibsenit përballë shoqërise përcmuese.
 3.Ema dhe Nora, dy përfaqësuese të botës
femërore që këekojnë lumturinë në rrugë të
kundërta.
 4.Revojta në gjunjë e Emës dhe përballja e
Norës, mësimet që morën nga shoqëria e
dhunshme, dhe leksionet e ndryshme për
jetën.
 Rrëfyesi
 Në kapitullin e parë, shokët e
Sharlit tregojnë historinë në
vetën e parë shumës “ne”.
Është e paqartë nëse flet e
gjithë klasa apo një person.
Deri në fundin e novelës, një
person i tretë e tregon
historinë. Megjithëse rrëfyesi
duket objektiv, ai shpesh e bën
opinionin e tij të ndihet, në
veçanti përpjekjet qesharake të
personazheve të tij të duken të
sofistikuara.
 Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon
shume libra romantikë dhe ka marrë një
formim konservator në manastir. Për shkak të
letërsisë romantike që lexonte, Ema bën
zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me
realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të
pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt
aventurave të pafundta. Ema dëshiron
ndryshimin në jetën e saj, por problemi
qëndron me faktin se ajo është heroinë pasive:
nuk vepron vetë për të dalë nga monotonia,
por varet prej personazheve të tjerë.
“Sharli u habit nga bardhesia e thonjeve te
saj! I kishte te shkelqyeshem, te holle me
maje,me te pastra sesa stolite e fildishta
teDiepes dhe ne trajte
bajamesh.Megjithate, duart nuk I kishte te
bukura,ndoshta jo aq te zbehta sa duhet.te
bukura ajo kishte syte, ndonese te erret si
ne te geshtenjte , ato dukeshin te zinj nga
qerpiket,dhe shikimin e kishte te drejte dhe
te patutr ne ciltersine e saj
Pikëpamja
Kapitulli i parë tregohet nga perspektiva
e një apo më shumë shokë klase të
Sharlit. Pas kësaj, ne e shohim botën
sipas syve të Sharlit momentalisht para
se të prezantohet me Emën. Pjesa më e
madhe e veprës tregon mënyrën se si ajo
i përjeton ngjarjet, megjithëse gjithmonë
në vetën e tretë dhe ndonjëherë duke na
dhënë një paraqitje të shpejtë në
mendjen e të tjerëve. Pavarësisht faktit
që rrëfyesi e kufizon vëmendjen drejt
Emës, gjithsesi, ekziston një përzierje e
vëzhgimeve objektive të sjelljes së saj
dhe e mendimeve subjektive pra të
ndjenjave dhe mendimeve të saj. Floberi
gjithashtu shpesh përdor ligjëratën e
drejtë, integrimin rrëfyes të mendimeve
dhe të ndjenjave pa shënime për të
treguar çfarë po mendonin personazhet e
tij. Pas vdekjes së Emës, rrëfimi është
pothuajse objektiv.
 Ema dëshiron dashuri
romantike, pasuri dhe
status shoqëror por
ajo nuk mund t’i ketë
pasi është e martuar
me një doktor të
shtresës së mesme.
 Ema fillon që të marrë para hua që të paguajë
dhuratat për të dashurin e saj të parë, Rodolfin.
Kur ai e lë atë, ajo sëmuret dhe bashkëshorti i saj,
Sharli, merr edhe më shumë para hua për kujdesin
e saj. Ema tashmë duhet që të marrë edhe më
shumë para hua që të paguajë borxhet e saj dhe të
ushqejë shijet e saj ekstravagante. Ajo zë një të
dashur të dytë, Leonin, por ai shpejt lodhet prej
saj.
Klima: Kreditori kryesor i Emës, z.Lërë, insiston
që ajo paguajë dhe zotëron një urdhër gjykate që
të konfiskojë të gjithë pronën e saj.
 Deri në dëshpërim, Ema kërkon ndihmë
financiare kudo, por nuk mund të gjejë askënd;
ajo gëlltit arsenik dhe vdes. Pas vdekjes së
Emës, Sharli humbet gjithçka. Ai zbulon
pabesitë e së shoqes dhe vdes si një burrë i
thyer. Vajza e Emës, Berta dërgohet në një
filaturë pambuku.
Tema: Papërshtatshmëria e gjuhës, varfëria e
një gruaje, të metat e klasës së borgjëzisë.
Motivet: Vdekja dhe sëmundja, dritaret
 Shkatërrimi financiar i Emës paralajmërohet në
kapitullin e parë të novelës, kur Floberi prezanton
rrezikun e financave nëpërmjet përshkrimit të
menaxhimit të paaftë të anëtarëve të familjes së
Sharlit. Prezenca e z.Lërë, që përpiqet për të
tunduar Emën, paralajmëron natyrën e saj në rënie:
ajo do ta shohë veten e saj thellë e më thellë në
borxh me z.Lërë. Zhgënjimet romantike të Emës
paralajmërohen gjithashtu ; me Rodolfin dhe
Leonin, ne i shohim në ndjenjat e tyre ndaj Emës
që nuk janë as të forta as të gjata sa ajo do të
dëshironte. Përfundimisht, arseniku me të cilin
Ema kryen vetëvrasjen na shfaqet gjashtë kapituj
para se ajo t’i japë fund jetës së saj.
Shpresa e Ema Bovarisë që fëmija i saj do të ishte një mashkull sepse
“një grua është gjithmonë e penguar” është vetëm një nga momentet ku
Floberi demonstron një mirëkuptim të lehtë mbi vështirësitë e gruas në
këtë kohë. Ne shohim përmes Emës sesi meshujt që rrethojnë Emën
zotërojnë fuqinë që të ndryshojnë jetën e tyre për mirë ose për keq, një
fuqi që asaj i mungon. Edhe Sharli ndikon në pafuqinë e Emës. Përtacia e
tij ndalon atë prej të qënit një doktor i mirë, dhe paaftësia e tij e ndalon
nga avancimi në një shkallë më të lartë që mund të kënaqte ambicjen e
Emës. Si rezultat, Ema ka ngecur në një qytet pa shumë para. Rodolfi, i
cili zotëron f uqinë financiare që ta largojë Emën nga jeta e saj e varfër, e
braktis atë, dhe si një grua, është e paaftë të largohet vetëm. Leoni
fillimisht ngjason me Emën. Të dy janë të shkëputur nga jeta e qytetit
dhe të dy ëndërrojnë gjëra më të mira dhe më të mëdha. Por duke qenë se
Leoni është një burrë, ai ka fuqinë që ta realizojë ëndrrën e tij të largohet
nga qyteti, kurse Ema duhet të qëndrojë e lidhur pas një burri dhe një
fëmije.
Sidoqoftë, struktura morale e novelës kërkon që Ema të mbajë përgjegjësitë për
veprimet e saj. Ajo nuk mund të fajësojë për gjithçka burrat përreth saj. Ajo
lirshmërisht zgjedh që të mos jetë besnike ndaj Sharlit dhe tradhtitë e saj e çojnë
Emën në një fund. Nga ana tjetër,në situatën e Emës, dy zgjidhjet e vetme që Ema ka
janë ose të mbajë të dashur ose të qëndrojë besnike në një martesë të kotë. Kur Ema
martohet me Sharlin, zgjedhja për të kryer tradhëti bashkëshortore është mjeti i
vetëm që ka Ema për të ushtruar forcë mbi fatin e saj. Ndërsa meshkujt kanë fuqi në
pasuri dhe pronë, e vetmja pasuri që Ema ka për të influencuar të tjerët është trupi i
saj, një formë pasurie që ajo mund ta tregtojë në fshehtësi me çmimin e turpit dhe
me shpenzimin e mashtrimit. Kur ajo kërkon dëshpërimisht për para që të paguajë
për borxhet e saj, burrat ofrojnë para në këmbim të ndereve të dashurisë së Emës.
Gradualisht, ajo përpiqet ta fitojë mbrapsht Rodolfin si një i dashur nëse ai i
paguan borxhet e saj. Vetë akti final i vetëvrasjes është bërë i mundur nga një
veprim i kryer me sharmin e saj, i cili i drejtohet Justinit, që Emën të marrë arsenik
nga ena ku mbahet. Edhe për të marrë jetën e saj, ajo duhet të përdorë fuqinë e
sharmit të saj, që të përdorë dashurinë e Justinit në mënyrë që ta bindë atë për të
bërë atë q&eu ml; ai dëshiron.
“Zonja Bovari” e Floberit gjendet ndërmjet mënyrës se si
është bota dhe mënyrës se si do të dëshironte ajo që të ishte.
Kjo novelë franceze është brilante në në portretin realist të
mërzisë ecila ishte tipike për Francën në këtë kohë. “Zonja
Bovari” është e avancuar, revolucionare dhe kontradiktore për
kohën në të cilën është shkruar. Kjo novelë pati influencë në
lëvizjen e realizmit dhe modernizmit në shekujt XIX dhe XX.
“Zonja Bovari” ishte qendra e romantizmit në shekujt e
mëtejshëm dhe shkatërroi mitet të cilët ishin përplasja e
romantizmit me botën moderne. Floberi e trajton
marrëdhënien fizike në një mënyrë të përparuar dhe modern,
duke pranuar që kënaqësia fizike nuk është vetëm dëshirë e
meshkujve por në mënyrë të vullnetshme mund të jetë edhe
dëshirë e grave.
I fuqishëm por i kuptuar, shkrimi i Floberit është më i miri ku
bëhet fjalë për imtësira të çdo dite dhe me thellësinë e
karaktereve të secilit. E fortë, e padobësuar në dëshirën për të
arritur të vërtetën e njerëzimit, “Zonja Bovari” trajton
dëshirën për një jetë më romantike dhe mirëkuptimin e këtij
irritimi.
Ema Bovari,
nje grua e
dobet qe
lufton ne
vetevete per
vetveten
LIBRAT
ROMANTIKE:
Ema u rrit duke
lexuar libra
romantik, saqe filloi
te enderronte me sy
hapur
TRADHETIA:
Ema donte te kapej
ne dicka me te forte
se dashuria donte
dinamike, dhe
prandaj e tradhetoi
te shoqin 2 here
VETEVRASJA
Zhgenjimi I Emes
nga realiteti, I cili
s’ishte aspak si ne
libra, nga burrat, e
shtyu Emen drejt
vetevrasjes
Edukimi:
Ne manastir larg
mamase duke
marre leksione
reth fese, librave te
artit per plotesimin
e te vertetes
 ENDERRIMET PERRALLORE te Emes e cila
mendonte se jeta ishte si ne romanet qe lexonte,
por u perball vetem me zhgenjimin.

“Para se te martohej, ajo kishte kujtuar se ndiente
dashuri, mirepo meqe lumturia qe do t’I siguronte
kjo dashuri nuk u duk asgjekundi. Ajo mendonte se
do te ishte gabuar. Atehere Ema filloi te vriste
mendjen per te marre vesh c’kuptohej tamam ne
jete, me fjalet dashuri, lumturi dhe pasion, qe I
iishin dukur aq te bukura neper libra.”
 “Ajo donte djale, te ishte zeshkan dhe emrin ta
kishte Zhorzh; dhe mendimi qe te lindte mashkull
ishte si nje shprese per te, per hakmarrje per
gjithcka qe s’kishte mundur te arrinte vete ne te
kaluaren.djali te pakten eshte I lire, ai mund t’I
kenaqe pasionet e veta, dhe te bredhe neper vende
te ndryshme, te kaperceje pengeset, te shijoje
lumturite me te paarritshme. Ndersa vajza s’ka
nga t’ia mbaje gjithe jeten. E ngordhur dhe delikate
njekohesisht, ajo duhet te perballoje edhe dobesite
e trupit te vet dhe nenshtrimin ndaj ligjit. Vullneti,
ashtu si velloja e kapeles se saj qe mbahet me nje
cope lidheze, I lekundet nga te fryje era, gjithmone
e terheq nga nje deshire.
 “Naten kur poshte dritareve kalonin me qerre
peshkashitesit, ajo zgjohej nga gjumi dhe si
degjonte zhurmen e rrotave te hekurta, qe ne te
dale te fshatit shuhej pernjehere mbi dhe, thoshte
me vete: “Neser do te jene ne Paris”. Dhe ajo I
ndiqte me mend, se si I hipnin dhe I zbrisnin
kodrat, pershkronin fushat , ecnin neper rrugicen
kryesore nen driten e yjeve.”
 “Ajo bleu nje plan te Parisit dhe ne maje te gishtit
shetiste neper kryeqytet…mbyllte qepallat, dhe
ashtu ne erresire shihte sesi era perdridhte flaket e
fenereve te rrugeve, sesi hapeshin gjithe zhurme
shkallaret e karrocave mu perpara kolonave te
teatrove.”
 “…celesi u rrotullua ne brave dhe ajo shkoi drejt e
tek rafti I trete, e prirur nga kujtesa, mori
kavanozin e kalter,ia hoqi kapakun, futi doren
brenda, dhe si e nxorri plot me nje pluhur te
bardhe, filloi ta hante..dhe u leshua e tera per se
gjati ne krevatin e saj. E zgjoi nje athesi qe ndiente
ne goje. Ajo vezhgonte veten me kureshtje
 se mos I fillonte ndonje dhimbje…dhe I erdhi per
te vjelle…supet I tundeshin nga nje drithme e forte
dhe po behej me e bardhe sesa carcafi..pulsi I
crregullt nuk I degjohej fare tani.ne fytyren e
kaltereme I dilnin bulbeza djerse…I doli nje
ulerime e shurdhet…
 Shkruar më 1879, kjo dramë e merr temën dhe personazhet nga jeta. Henrik
Ibsen shpalos aty një mospërkim të thellë mes dukjes së lumtur dhe dobësisë së
brendshme të realitetit të servirur. Ai vuri seriozisht në dyshim përmes protestës
së heroinës, Norës, të gjitha normat e ngulitura të sistemit shoqëror, duke
kërkuar emancipim të vërtetë të femrës.
 Por Ibseni shkon edhe më tej. Çështja qendrore për autorin tek kjo dramë është
çështja e çlirimit të njeriut në përgjithësi dhe krijimi i kushteve për lindjen dhe
shfaqjen e personalitetit të tij.
 Njeriu, para së gjithash duhet të edukojë vetveten, pastaj dikë tjetër. Nora
dënon ligjet e kësaj shoqërie, fenë dhe madje dashurinë e saj. Ajo vendos të
kërkojë të vërtetën dhe niset drejt së panjohurës. Kompozicioni analitik i
dramës fillon me paraqitjen e iluzionit të lumturisë familjare dhe përfundon me
shuarjen e këtij iluzioni. Novatorizmi i Ibsenit shprehet dhe në fundin e veprës
pa një zgjidhje përfundimtare.
 Secili prej personazheve zhvillohet në kah të kundërt me pikënisjen e dramës,
duke u bërë kështu përfaqësues i një shumësie individësh që kanë veti të
përbashkëta. Didaskalite luajne rol te vecante ne realizimin e kesaj diagrame te
zhvillimit te personazhit.
 Fabula e dramës shtrihet në tri akte. Akti i parë përmban 16 skena, akti i
dytë 12 skena dhe akti i tretë 5 skena.
 Tragjedia e trajtuar në dramë është universale dhe e
pranishme gjithmonë, sepse gjithmonë ka në çdo kohë dhe
në çdo vend të botës njerëz të cilëve u duhet të kalojnë nëpër
metamorfoza të ndryshme derisa të zbulojnë thelbin e
vetvetes. Dhe në fakt drama e Ibsenit është drama e njohjes
së vetvetes.
 Simbolika e titullit të dramës “Shtëpi kukulle” qëndron në
faktin se ajo mishëronte të gjithë klasën sociale ku individët
harronin të ishin vetvetja e tyre dhe ktheheshin në marioneta të
shoqërisë. Ndërsa ironia e titullit lidhet me faktin se janë
shumë të pakët ata që veprojnë duke ndryshuar edhe pse e
kuptojnë që jeta e tyre nuk ka asnjë vlerë në formën që është.
 Gangrena e shoqërisë ngërthen disa antivlera së bashku:
 · Hipokrizinë përmes dramës familjare
 · Oportunizmin përmes figurës së Krogstadit
 · Mashtrimin përmes Norës
 · Mosnjohjen përmes çiftit Helmer
 Të gjitha këto së bashku reflektojnë degradimin e shoqërisë së
Evropës Veriore të fundit të shek.XIX dhe fillimit të shek. XX
duke kërkuar kështu në fakt modelin e një qytetari të ri dhe të
një shoqërie të re.
 · Shtrimi i çështjeve të nxehta që shqetësonin bashkëkohësit e
Ibsenit
 · Ibseni është mjeshtër për ta bindur lexuesin të kërkonte përgjigje
mbi çështjet e shtruara. Ai i detyron ata të heqin dorë nga ndarja
tradicionale e heronjve në pozitivë dhe negativë dhe t’i pranojnë ashtu
siç janë në tërësinë e tyre të ndërlikuar, me të gjitha mospërputhjet.
 · Drama shquhet për vërtetësinë e karaktereve dhe të detajit
artistik, për thellësinë e trajtimit të argumentit dhe për gamën e gjerë
tematik, duke ngjitur në skenë njeriun e zakonshëm dhe duke e bërë
teatrin një pasqyrë të jetës reale, çka i përgjigjej aspiratës së thellë të
njerëzve të epokës.
 · Ibsen shfrtytëzoi një tip kompozocioni të quajtur analitik. Rolin
më të rëndësishëm në këtë kompozicion e luan misteri dhe ngjarja.
 · Ibseni shfrytëzon mundësinë shumëkuptimore të fjalës. Secila
frazë e tekstit jepet vetëm për shkakun se ajo është e domosdoshme në
realizimin e një ose disa detyrave artistike. Ndonjëherë duket sikur
personazhet thjesht flasin, ndërkohë diçka të shtrëngon t’ia vësh veshin
me shumë vëmendje çdo fjale dhe pas çdo fraze tensioni rritet.

 Drama fillon per Krishtlindje ne shtepine e zotit Helmer, i cili ka 8 vjet i
martuar me Noren dhe ka bere tre femije. Nora vjen ne shtepi me dhurata per
Krishtlindje per femijet dhe burrin. Helmeri i sillet me ledhe Nores, e cila ishte
nje grua shume e bukur. Duke u larguar per ne kabinetin e tij, ne shtepine e tyre
vjen zonja Lide e cila sapo kishte zbritur nga anija. Ajo ishte nje mikeshe e
vjeter e Nores te ciles sapo i kishte vdekur i shoqi, me te cilin nuk ka pasur
femije.
 Po Nora? Nores i kishte shkuar jeta vaj. Ne vitin e pare te marteses burrin e
kishin shkarkuar nga puna ne ministri dhe ai ishte i detyruar te punonte pune te
ndryshme private, duke u gdhire mbi letra deri vone. Per pasoje, ai semuret
rende dhe mjeket thone se mund ta sheroje vetem klima e jugut. Gjithe familja e
kaloi vitin ne Itali. Ju desh nje shume e majme per te paguar udhetimin, te cilat
tha se ja kishte marre babait, por ne fakt ia kishte marre borxh nje zoterie me
emrin Krogstad. Dhe tani Nora punonte qe t’ja shlyente borxhin zoterise pa i
thene gje burrit.
 Torvaldi rritet ne detyre dhe shkarkon Krogstadin nga puna, pasi ai nuk i do
prane vetes njerezit me reputacion te dyshimte. E quan te tille pasi ai kishte
falsifikuar nje dokument financiar dhe kishte dale pa lagur, e jo vetem. Por kete
gje del te kete bere edhe Nora. Ajo ka falsifikuar firmen e te atit per te hyre ne
borxh me fajde nderkohe qe i ati ndodhej ne shtratin e vdekjes. Pervec kesaj,
dokumenti mbante firmen e te atit ne ate date qe ai kishte vdekur.
 Keshtu i perzene nga puna, Krogstati i kerkon Nores ti
lutet te shoqit qe ti gjeje nje vend pune. Nora i nderhyn te
shoqit per Krogstatin por ai nuk ndryshon mendje.
Krogstati i ben presjon Nores duke i thene se do e
demaskonte te burri per borxhin qe kishte marre. Ai i
shkruan nje leter Helmerit ku thote se nese do te beje
pubilike mashtrimin e Nores, posti i tij si drejtor banke do
ti iki nga duart.
 Si fillim Nora komunikon me mjekun e familjes Rankun i
cili eshte i dashuruar ne heshtje me Noren. Ai ishte i
gatshem qe t’i jepte parate Nores por Krogstati kerkonte
nje pune tashme dhe jo leket. Ranku ndahet tragjikisht
nga familja Helmer duke i derguar nje kartolin me kryq te
zi qe do te thoshte se doktori ishte mbyllur ne shtepi, po i
afrohej vdekja dhe nuk donte te donte te vinin ta shikonin
ne ate gjendje.Nora shikon si rrugezgjidhje vetevrasjen
por Krogstadi i thote se keshtu nuk arrin asgje, vetem se
mbulon me turp kujtimin e saj.
 Ndihma ne kete situate vjen nga nje drejtim i papritur. Zonja
Lide dhe Krogstati kane qene te dashuruar me pare por zonja
Lide ishte e martuar me nje burre tjeter. Tashme ajo u kthye dhe
i kishte gjithe mundesite qe te mund te martohej me te. Ne kete
menyre Krogstadi ndihet i gezuar, jeta e tij merr nje tjeter
me kuptim dhe ai tashme gjen dashurine dhe besinikerine.
Keshtu ai heq dore nga shantazhi, por letren e le ta marri
Helmeri ne menyre qe Nora ta njohe mire se kush eshte burri i
saj.
 Kur Helmeri merr letren, gati sa nuk kalon ne histeri. Ai nga
laureshe, kukull, harabel i tha kriminele. U transformua direkt.
Do merrte dado per te mbajtur femijet pasi gruaja e tij s’ishte e
denje. Per shkak te turpit se cdo thonin te tjeret, Helmeri nuk e
perze Noren nga shtepia, por tashme jetet e tyre jane ndare. Ne
kete moment postieri sjell elteren e Krogstadit, i cili kishte
shkruar ne leter se hoqi dore nga kerkesat dhe pretendimet e do
e linte Noren te qete. Ne ate moment Helmeri transformohet
direkt! Ai gezohet e thote ne fillim qe shpetova, pastaj
shpetuam. Por ai ishte mesuar qe gjithmone Noren ta perdorte
dhe ta nenshtronte, ndersa Nora ne kete moment ngre kyre
kunder tij. Ajo largohet pergjithmone, iken nga shtepia.
Nora gjithnje e ka ditur qe si nga babi dhe burri eshte trajtuar si
nje kukull, por nuk donte ta pranonte pasi ajo i donte. Helmeri
u trondit nga vendimi i Nores, por vendimi i saj ishte i
pakthyeshem.
 Ky eshte nje percaktim simbolik, qe
nenkupton dicka te panatyrshme, te
pavertete, te sajuar. Ne kete shtepi,
jetonte nje kukull, nje femer e trajtuar
si nje kukull, Nora. Ne fund te vepres,
prej kesaj parajse nuk mbetet asnje
grime, asnje gjurme.

 Torvaldi perpiqet ta mbaje Noren duke i kujtuar asaj detyrimet
qe ka ndaj “burrit dhe femijeve”. Nora i kthen nje pergjigje te
cilen atij nuk ia priste mendja. Nora thote qe ajo nuk eshte
vetem mamaja e familjes, por “para se gjithash, njeri njelloj si
ti ose, tek e fundit, duhet te behet njeri”. Me dramen e tij
“Shtepi kukulle”, Ibseni shpalosi nje mosperkim te thelle
ndermjet dukjes se lumtur dhe dobesise se brendeshme te
realitetit te servirur. Ai vuri seriozisht ne dyshim, nepermjet
protestes se heroines, te gjitha normat e ngulitura te sistemit
shoqeror, duke kerkuar nje emancipim te vertete te femres.
Shkalla e emancipimit dhe mirkuptimit te femres eshte treguesi
me i mire i shkalle se emancipimit te nje shoqerie. Shoqeria
tradicionale puritane, me mitet dhe paragjykimet konservatore,
nuk eshte solide. Ajo mbahet nga sakrifikimi dhe heroizmi
vetmohues i femres. Ti njohesh asaj keto vlera dinjitoze,
pasionante dhe emocionale, c’ka perben frymen dhe shpirtin e
brendshem te familjes dhe shoqerise.
 Perpjekja e pare e rebelimit te Nores kunder
shoqerise evidentohet kur ajo thote se
meqenese ligji nuk eshte ne anen e femrave,
atehere nje ligj i tille (qe te marre borxh) duhet
ndryshuar ose nuk duhet te ekzistoje fare. Me
shtjellimin e ngjarjeve rebelimi i saj rritet, duke
perfshire gjithe sistemin e rregullave dhe
vlerave.
 Temen, si dhe personazhet, shkrimtari i merr nga
jeta. Konflikti dramatik zhvillohet sipas nje logjike artistike,
qe eshte ajo e rrjedhjes se ngjarjeve ne realitetin e
perditshem. Pas zgjidhjes se konfliktit ne shohim nje Nore
dhe Torvalt krejt te ndryshem nga ata ne fillim: nese do ti
paraqisnim grafikisht keto personazhe ata do te
zhvilloheshin ne krah te kundert. Secili prej tyre behet
perfaqesues i nje shumesie indvidesh qe kane veti te
perbashketa. Torvaldi perfaqeson ata burra e bashkeshorte
qe reduktojne rolin e gruas brenda mureve te shtepise, si te
nje kukulle ne duart e tyre, ndersa Nora perfaqeson ato gra
qe me guxim arrijne te kundershtojne kete mentalitet dhe te
marrin pergjegjesine e jetes se tyre ne duart e veta.
 Heronjte e Ibsenit nuk jane vetem misherimi i ideve te
caktuara te autorit. Ata mbartin te gjitha pasionet njerezore,
gjithcka qe e bene njeriun- njeri. Ne dramat e Ibsen eshte
pikerisht mendja, e afte per te kuptimesuar realitetin dhe
per tu dhene mundesi heronjve te ndryshojne fatin e tyre.
 Por kur njeriu nuk gjen forca per te perballuar fuqine
e mendimit dhe materializmin e tij, ai paguan rende
per kete. “Shtepi Kukulle”, ne te cilen jetojne
Helmeri dhe Nora, shkaterrohet, ashtu si heroi, i cili
nuk arrin te largohet mbi egoizmin e vet dhe as mbi
paragjykimet e shoqerise.
 Kompozicioni analitik i Ibsenit perpiqet te zbuloje
tragjizmin e brendeshem, i cili fshihet pertej perdes
se qete te realitetit. Keshtu eshte ndertuar drama
“Shtepi kukulle”, ne te cilen zbulohet thelbi i jetes
familjare, se jashtmi e qete, te avokatit Helmer, jeten
e ndertuar mbi egoizmin dhe genjeshtren. Ne fillim
Nora te jep pershtypjen e nje gruaje te paafte per te
ndermarre vendime te guximshme, ajo i nenshtrohet
autoritetit te burrit te saj qe e quan model dhe i
perkushtohet vetem familjes, burrit dhe femijeve. Por
dalengadale kuptojme qe kjo pershtypje eshte e
rreme pasi Nora ne fakt fsheh nje sekret shume te
madh dhe ne fund merr guximin te largohet.
FALIMINDERIT PER
VEMENDJEN TUAJ!!

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Syprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshitSyprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshitRamiz Ilazi
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriErgi Nushi
 
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptxBisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptxSalviAlmadhi2
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.ronela hasanaj
 
Roli i perzgjedhies natyrore ne eolucionin e llojeve
Roli i perzgjedhies natyrore ne eolucionin e llojeveRoli i perzgjedhies natyrore ne eolucionin e llojeve
Roli i perzgjedhies natyrore ne eolucionin e llojeveDenisa Caushi
 
Folja ne kohen e tashme
Folja ne kohen e tashmeFolja ne kohen e tashme
Folja ne kohen e tashmeAdriatik Meta
 
Valet elektomagnetike
Valet elektomagnetikeValet elektomagnetike
Valet elektomagnetikedionis dioni
 
Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
Ndikimi i pH në jetën e njeriut. Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
Ndikimi i pH në jetën e njeriut. Darla Evangjeli
 
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME gregorjupa
 
JETA DHE VEPRAT E CHARLES BAUDELAIRE
JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIREJETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE
JETA DHE VEPRAT E CHARLES BAUDELAIREAnja Cami
 
Huazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipeHuazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipebusinessforlife
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreFatjon Cane
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS” #MesueseAurela Elezaj
 
Prodhimi i energjise
Prodhimi i energjiseProdhimi i energjise
Prodhimi i energjiseroberto1723
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiDenis Lezo
 
Projekt Kimi - Historiku i shkences se Kimise
Projekt Kimi - Historiku i shkences se KimiseProjekt Kimi - Historiku i shkences se Kimise
Projekt Kimi - Historiku i shkences se KimiseIris Sakej
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesssuseree34b8
 

Mais procurados (20)

Syprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshitSyprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshit
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
 
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptxBisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
 
Projekt Fizik - valet
Projekt Fizik - valetProjekt Fizik - valet
Projekt Fizik - valet
 
Roli i perzgjedhies natyrore ne eolucionin e llojeve
Roli i perzgjedhies natyrore ne eolucionin e llojeveRoli i perzgjedhies natyrore ne eolucionin e llojeve
Roli i perzgjedhies natyrore ne eolucionin e llojeve
 
Folja ne kohen e tashme
Folja ne kohen e tashmeFolja ne kohen e tashme
Folja ne kohen e tashme
 
Valet elektomagnetike
Valet elektomagnetikeValet elektomagnetike
Valet elektomagnetike
 
Tropoja
Tropoja Tropoja
Tropoja
 
Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
Ndikimi i pH në jetën e njeriut. Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
 
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
 
JETA DHE VEPRAT E CHARLES BAUDELAIRE
JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIREJETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE
JETA DHE VEPRAT E CHARLES BAUDELAIRE
 
Don kishoti
Don kishotiDon kishoti
Don kishoti
 
Huazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipeHuazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipe
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
 
Prodhimi i energjise
Prodhimi i energjiseProdhimi i energjise
Prodhimi i energjise
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
 
Projekt Kimi - Historiku i shkences se Kimise
Projekt Kimi - Historiku i shkences se KimiseProjekt Kimi - Historiku i shkences se Kimise
Projekt Kimi - Historiku i shkences se Kimise
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliades
 

Destaque

Bovarizmi
BovarizmiBovarizmi
BovarizmiGersa_a
 
Ema bovaria
Ema bovariaEma bovaria
Ema bovariaSonnjaK
 
Aleksander Moisiu
Aleksander Moisiu Aleksander Moisiu
Aleksander Moisiu Ornela Keçi
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersianndos
 
Dr. musli vërbani martesa dhe dasma dhe dënimi i shpenzimeve të dasmës
Dr. musli vërbani   martesa dhe dasma dhe dënimi i shpenzimeve të dasmësDr. musli vërbani   martesa dhe dasma dhe dënimi i shpenzimeve të dasmës
Dr. musli vërbani martesa dhe dasma dhe dënimi i shpenzimeve të dasmësShkumbim Jakupi
 
Arti ne Epoka te Ndryshme
Arti ne Epoka te NdryshmeArti ne Epoka te Ndryshme
Arti ne Epoka te NdryshmeAnja Cami
 
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” ...
“Mos e lejo gjuhën të dalë  para mendimit”                                   ...“Mos e lejo gjuhën të dalë  para mendimit”                                   ...
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” ...#MesueseAurela Elezaj
 
Pyetje dhe pergjigje ne gjuhen shqipe
Pyetje dhe pergjigje ne  gjuhen  shqipePyetje dhe pergjigje ne  gjuhen  shqipe
Pyetje dhe pergjigje ne gjuhen shqipe#MesueseAurela Elezaj
 
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"the blue bee
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaValmir Nuredini
 
Gramatika e gjuhes shqipe
Gramatika e gjuhes shqipeGramatika e gjuhes shqipe
Gramatika e gjuhes shqipeEsat_Imeraj
 

Destaque (18)

Zonja Bovari
Zonja BovariZonja Bovari
Zonja Bovari
 
Bovarizmi
BovarizmiBovarizmi
Bovarizmi
 
Ema bovaria
Ema bovariaEma bovaria
Ema bovaria
 
Aleksander Moisiu
Aleksander Moisiu Aleksander Moisiu
Aleksander Moisiu
 
Iliada (Homeri)
Iliada (Homeri)Iliada (Homeri)
Iliada (Homeri)
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersi
 
Dr. musli vërbani martesa dhe dasma dhe dënimi i shpenzimeve të dasmës
Dr. musli vërbani   martesa dhe dasma dhe dënimi i shpenzimeve të dasmësDr. musli vërbani   martesa dhe dasma dhe dënimi i shpenzimeve të dasmës
Dr. musli vërbani martesa dhe dasma dhe dënimi i shpenzimeve të dasmës
 
Arti ne Epoka te Ndryshme
Arti ne Epoka te NdryshmeArti ne Epoka te Ndryshme
Arti ne Epoka te Ndryshme
 
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” ...
“Mos e lejo gjuhën të dalë  para mendimit”                                   ...“Mos e lejo gjuhën të dalë  para mendimit”                                   ...
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” ...
 
Referat ne letersi
Referat ne letersiReferat ne letersi
Referat ne letersi
 
Pyetje dhe pergjigje ne gjuhen shqipe
Pyetje dhe pergjigje ne  gjuhen  shqipePyetje dhe pergjigje ne  gjuhen  shqipe
Pyetje dhe pergjigje ne gjuhen shqipe
 
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
 
Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!
 
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
 
Historia e numrit
Historia e numritHistoria e numrit
Historia e numrit
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
 
Djemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës PalDjemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës Pal
 
Gramatika e gjuhes shqipe
Gramatika e gjuhes shqipeGramatika e gjuhes shqipe
Gramatika e gjuhes shqipe
 

Semelhante a Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te ndryshme per jeten dhe dashurine

Zonja Bovari.pdf
Zonja Bovari.pdfZonja Bovari.pdf
Zonja Bovari.pdfLorina7
 
Romeo and juliet projekt
Romeo and juliet projektRomeo and juliet projekt
Romeo and juliet projektXhuLia Muca
 
Analizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autoriAnalizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autoriErtil EB
 

Semelhante a Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te ndryshme per jeten dhe dashurine (6)

1622
16221622
1622
 
Zonja Bovari.pdf
Zonja Bovari.pdfZonja Bovari.pdf
Zonja Bovari.pdf
 
Zonja BOVARI
Zonja BOVARIZonja BOVARI
Zonja BOVARI
 
Romeo and juliet projekt
Romeo and juliet projektRomeo and juliet projekt
Romeo and juliet projekt
 
Romeo + juliet
Romeo + julietRomeo + juliet
Romeo + juliet
 
Analizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autoriAnalizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autori
 

Mais de Oksana Kamberi

Biologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerja
Biologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerjaBiologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerja
Biologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerjaOksana Kamberi
 
Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"
Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"
Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"Oksana Kamberi
 
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar Oksana Kamberi
 
MATEMATIKE AVANC: "Matja e objekteve te paarritshme ndermjet funksioneve trig...
MATEMATIKE AVANC: "Matja e objekteve te paarritshme ndermjet funksioneve trig...MATEMATIKE AVANC: "Matja e objekteve te paarritshme ndermjet funksioneve trig...
MATEMATIKE AVANC: "Matja e objekteve te paarritshme ndermjet funksioneve trig...Oksana Kamberi
 
The tour guide in Albania
 The tour guide in Albania The tour guide in Albania
The tour guide in AlbaniaOksana Kamberi
 

Mais de Oksana Kamberi (6)

William Shakespeare
William ShakespeareWilliam Shakespeare
William Shakespeare
 
Biologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerja
Biologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerjaBiologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerja
Biologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerja
 
Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"
Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"
Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"
 
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
 
MATEMATIKE AVANC: "Matja e objekteve te paarritshme ndermjet funksioneve trig...
MATEMATIKE AVANC: "Matja e objekteve te paarritshme ndermjet funksioneve trig...MATEMATIKE AVANC: "Matja e objekteve te paarritshme ndermjet funksioneve trig...
MATEMATIKE AVANC: "Matja e objekteve te paarritshme ndermjet funksioneve trig...
 
The tour guide in Albania
 The tour guide in Albania The tour guide in Albania
The tour guide in Albania
 

Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te ndryshme per jeten dhe dashurine

  • 1. TEMA: EMA BOVARI dhe NORA e IBSENIT dy protagoniste me koncepte te ndryshme per jeten dhe dashurine.
  • 2.  1.Ema Bovari, nje grua e dobet te lufton ne vetvete per vetveten  2.Nora e Ibsenit përballë shoqërise përcmuese.  3.Ema dhe Nora, dy përfaqësuese të botës femërore që këekojnë lumturinë në rrugë të kundërta.  4.Revojta në gjunjë e Emës dhe përballja e Norës, mësimet që morën nga shoqëria e dhunshme, dhe leksionet e ndryshme për jetën.
  • 3.
  • 4.  Rrëfyesi  Në kapitullin e parë, shokët e Sharlit tregojnë historinë në vetën e parë shumës “ne”. Është e paqartë nëse flet e gjithë klasa apo një person. Deri në fundin e novelës, një person i tretë e tregon historinë. Megjithëse rrëfyesi duket objektiv, ai shpesh e bën opinionin e tij të ndihet, në veçanti përpjekjet qesharake të personazheve të tij të duken të sofistikuara.
  • 5.  Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema bën zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta. Ema dëshiron ndryshimin në jetën e saj, por problemi qëndron me faktin se ajo është heroinë pasive: nuk vepron vetë për të dalë nga monotonia, por varet prej personazheve të tjerë.
  • 6. “Sharli u habit nga bardhesia e thonjeve te saj! I kishte te shkelqyeshem, te holle me maje,me te pastra sesa stolite e fildishta teDiepes dhe ne trajte bajamesh.Megjithate, duart nuk I kishte te bukura,ndoshta jo aq te zbehta sa duhet.te bukura ajo kishte syte, ndonese te erret si ne te geshtenjte , ato dukeshin te zinj nga qerpiket,dhe shikimin e kishte te drejte dhe te patutr ne ciltersine e saj
  • 7. Pikëpamja Kapitulli i parë tregohet nga perspektiva e një apo më shumë shokë klase të Sharlit. Pas kësaj, ne e shohim botën sipas syve të Sharlit momentalisht para se të prezantohet me Emën. Pjesa më e madhe e veprës tregon mënyrën se si ajo i përjeton ngjarjet, megjithëse gjithmonë në vetën e tretë dhe ndonjëherë duke na dhënë një paraqitje të shpejtë në mendjen e të tjerëve. Pavarësisht faktit që rrëfyesi e kufizon vëmendjen drejt Emës, gjithsesi, ekziston një përzierje e vëzhgimeve objektive të sjelljes së saj dhe e mendimeve subjektive pra të ndjenjave dhe mendimeve të saj. Floberi gjithashtu shpesh përdor ligjëratën e drejtë, integrimin rrëfyes të mendimeve dhe të ndjenjave pa shënime për të treguar çfarë po mendonin personazhet e tij. Pas vdekjes së Emës, rrëfimi është pothuajse objektiv.
  • 8.  Ema dëshiron dashuri romantike, pasuri dhe status shoqëror por ajo nuk mund t’i ketë pasi është e martuar me një doktor të shtresës së mesme.
  • 9.  Ema fillon që të marrë para hua që të paguajë dhuratat për të dashurin e saj të parë, Rodolfin. Kur ai e lë atë, ajo sëmuret dhe bashkëshorti i saj, Sharli, merr edhe më shumë para hua për kujdesin e saj. Ema tashmë duhet që të marrë edhe më shumë para hua që të paguajë borxhet e saj dhe të ushqejë shijet e saj ekstravagante. Ajo zë një të dashur të dytë, Leonin, por ai shpejt lodhet prej saj. Klima: Kreditori kryesor i Emës, z.Lërë, insiston që ajo paguajë dhe zotëron një urdhër gjykate që të konfiskojë të gjithë pronën e saj.
  • 10.  Deri në dëshpërim, Ema kërkon ndihmë financiare kudo, por nuk mund të gjejë askënd; ajo gëlltit arsenik dhe vdes. Pas vdekjes së Emës, Sharli humbet gjithçka. Ai zbulon pabesitë e së shoqes dhe vdes si një burrë i thyer. Vajza e Emës, Berta dërgohet në një filaturë pambuku. Tema: Papërshtatshmëria e gjuhës, varfëria e një gruaje, të metat e klasës së borgjëzisë. Motivet: Vdekja dhe sëmundja, dritaret
  • 11.  Shkatërrimi financiar i Emës paralajmërohet në kapitullin e parë të novelës, kur Floberi prezanton rrezikun e financave nëpërmjet përshkrimit të menaxhimit të paaftë të anëtarëve të familjes së Sharlit. Prezenca e z.Lërë, që përpiqet për të tunduar Emën, paralajmëron natyrën e saj në rënie: ajo do ta shohë veten e saj thellë e më thellë në borxh me z.Lërë. Zhgënjimet romantike të Emës paralajmërohen gjithashtu ; me Rodolfin dhe Leonin, ne i shohim në ndjenjat e tyre ndaj Emës që nuk janë as të forta as të gjata sa ajo do të dëshironte. Përfundimisht, arseniku me të cilin Ema kryen vetëvrasjen na shfaqet gjashtë kapituj para se ajo t’i japë fund jetës së saj.
  • 12. Shpresa e Ema Bovarisë që fëmija i saj do të ishte një mashkull sepse “një grua është gjithmonë e penguar” është vetëm një nga momentet ku Floberi demonstron një mirëkuptim të lehtë mbi vështirësitë e gruas në këtë kohë. Ne shohim përmes Emës sesi meshujt që rrethojnë Emën zotërojnë fuqinë që të ndryshojnë jetën e tyre për mirë ose për keq, një fuqi që asaj i mungon. Edhe Sharli ndikon në pafuqinë e Emës. Përtacia e tij ndalon atë prej të qënit një doktor i mirë, dhe paaftësia e tij e ndalon nga avancimi në një shkallë më të lartë që mund të kënaqte ambicjen e Emës. Si rezultat, Ema ka ngecur në një qytet pa shumë para. Rodolfi, i cili zotëron f uqinë financiare që ta largojë Emën nga jeta e saj e varfër, e braktis atë, dhe si një grua, është e paaftë të largohet vetëm. Leoni fillimisht ngjason me Emën. Të dy janë të shkëputur nga jeta e qytetit dhe të dy ëndërrojnë gjëra më të mira dhe më të mëdha. Por duke qenë se Leoni është një burrë, ai ka fuqinë që ta realizojë ëndrrën e tij të largohet nga qyteti, kurse Ema duhet të qëndrojë e lidhur pas një burri dhe një fëmije.
  • 13. Sidoqoftë, struktura morale e novelës kërkon që Ema të mbajë përgjegjësitë për veprimet e saj. Ajo nuk mund të fajësojë për gjithçka burrat përreth saj. Ajo lirshmërisht zgjedh që të mos jetë besnike ndaj Sharlit dhe tradhtitë e saj e çojnë Emën në një fund. Nga ana tjetër,në situatën e Emës, dy zgjidhjet e vetme që Ema ka janë ose të mbajë të dashur ose të qëndrojë besnike në një martesë të kotë. Kur Ema martohet me Sharlin, zgjedhja për të kryer tradhëti bashkëshortore është mjeti i vetëm që ka Ema për të ushtruar forcë mbi fatin e saj. Ndërsa meshkujt kanë fuqi në pasuri dhe pronë, e vetmja pasuri që Ema ka për të influencuar të tjerët është trupi i saj, një formë pasurie që ajo mund ta tregtojë në fshehtësi me çmimin e turpit dhe me shpenzimin e mashtrimit. Kur ajo kërkon dëshpërimisht për para që të paguajë për borxhet e saj, burrat ofrojnë para në këmbim të ndereve të dashurisë së Emës. Gradualisht, ajo përpiqet ta fitojë mbrapsht Rodolfin si një i dashur nëse ai i paguan borxhet e saj. Vetë akti final i vetëvrasjes është bërë i mundur nga një veprim i kryer me sharmin e saj, i cili i drejtohet Justinit, që Emën të marrë arsenik nga ena ku mbahet. Edhe për të marrë jetën e saj, ajo duhet të përdorë fuqinë e sharmit të saj, që të përdorë dashurinë e Justinit në mënyrë që ta bindë atë për të bërë atë q&eu ml; ai dëshiron.
  • 14. “Zonja Bovari” e Floberit gjendet ndërmjet mënyrës se si është bota dhe mënyrës se si do të dëshironte ajo që të ishte. Kjo novelë franceze është brilante në në portretin realist të mërzisë ecila ishte tipike për Francën në këtë kohë. “Zonja Bovari” është e avancuar, revolucionare dhe kontradiktore për kohën në të cilën është shkruar. Kjo novelë pati influencë në lëvizjen e realizmit dhe modernizmit në shekujt XIX dhe XX. “Zonja Bovari” ishte qendra e romantizmit në shekujt e mëtejshëm dhe shkatërroi mitet të cilët ishin përplasja e romantizmit me botën moderne. Floberi e trajton marrëdhënien fizike në një mënyrë të përparuar dhe modern, duke pranuar që kënaqësia fizike nuk është vetëm dëshirë e meshkujve por në mënyrë të vullnetshme mund të jetë edhe dëshirë e grave. I fuqishëm por i kuptuar, shkrimi i Floberit është më i miri ku bëhet fjalë për imtësira të çdo dite dhe me thellësinë e karaktereve të secilit. E fortë, e padobësuar në dëshirën për të arritur të vërtetën e njerëzimit, “Zonja Bovari” trajton dëshirën për një jetë më romantike dhe mirëkuptimin e këtij irritimi.
  • 15. Ema Bovari, nje grua e dobet qe lufton ne vetevete per vetveten LIBRAT ROMANTIKE: Ema u rrit duke lexuar libra romantik, saqe filloi te enderronte me sy hapur TRADHETIA: Ema donte te kapej ne dicka me te forte se dashuria donte dinamike, dhe prandaj e tradhetoi te shoqin 2 here VETEVRASJA Zhgenjimi I Emes nga realiteti, I cili s’ishte aspak si ne libra, nga burrat, e shtyu Emen drejt vetevrasjes Edukimi: Ne manastir larg mamase duke marre leksione reth fese, librave te artit per plotesimin e te vertetes
  • 16.  ENDERRIMET PERRALLORE te Emes e cila mendonte se jeta ishte si ne romanet qe lexonte, por u perball vetem me zhgenjimin.  “Para se te martohej, ajo kishte kujtuar se ndiente dashuri, mirepo meqe lumturia qe do t’I siguronte kjo dashuri nuk u duk asgjekundi. Ajo mendonte se do te ishte gabuar. Atehere Ema filloi te vriste mendjen per te marre vesh c’kuptohej tamam ne jete, me fjalet dashuri, lumturi dhe pasion, qe I iishin dukur aq te bukura neper libra.”
  • 17.  “Ajo donte djale, te ishte zeshkan dhe emrin ta kishte Zhorzh; dhe mendimi qe te lindte mashkull ishte si nje shprese per te, per hakmarrje per gjithcka qe s’kishte mundur te arrinte vete ne te kaluaren.djali te pakten eshte I lire, ai mund t’I kenaqe pasionet e veta, dhe te bredhe neper vende te ndryshme, te kaperceje pengeset, te shijoje lumturite me te paarritshme. Ndersa vajza s’ka nga t’ia mbaje gjithe jeten. E ngordhur dhe delikate njekohesisht, ajo duhet te perballoje edhe dobesite e trupit te vet dhe nenshtrimin ndaj ligjit. Vullneti, ashtu si velloja e kapeles se saj qe mbahet me nje cope lidheze, I lekundet nga te fryje era, gjithmone e terheq nga nje deshire.
  • 18.  “Naten kur poshte dritareve kalonin me qerre peshkashitesit, ajo zgjohej nga gjumi dhe si degjonte zhurmen e rrotave te hekurta, qe ne te dale te fshatit shuhej pernjehere mbi dhe, thoshte me vete: “Neser do te jene ne Paris”. Dhe ajo I ndiqte me mend, se si I hipnin dhe I zbrisnin kodrat, pershkronin fushat , ecnin neper rrugicen kryesore nen driten e yjeve.”  “Ajo bleu nje plan te Parisit dhe ne maje te gishtit shetiste neper kryeqytet…mbyllte qepallat, dhe ashtu ne erresire shihte sesi era perdridhte flaket e fenereve te rrugeve, sesi hapeshin gjithe zhurme shkallaret e karrocave mu perpara kolonave te teatrove.”
  • 19.
  • 20.  “…celesi u rrotullua ne brave dhe ajo shkoi drejt e tek rafti I trete, e prirur nga kujtesa, mori kavanozin e kalter,ia hoqi kapakun, futi doren brenda, dhe si e nxorri plot me nje pluhur te bardhe, filloi ta hante..dhe u leshua e tera per se gjati ne krevatin e saj. E zgjoi nje athesi qe ndiente ne goje. Ajo vezhgonte veten me kureshtje  se mos I fillonte ndonje dhimbje…dhe I erdhi per te vjelle…supet I tundeshin nga nje drithme e forte dhe po behej me e bardhe sesa carcafi..pulsi I crregullt nuk I degjohej fare tani.ne fytyren e kaltereme I dilnin bulbeza djerse…I doli nje ulerime e shurdhet…
  • 21.
  • 22.
  • 23.  Shkruar më 1879, kjo dramë e merr temën dhe personazhet nga jeta. Henrik Ibsen shpalos aty një mospërkim të thellë mes dukjes së lumtur dhe dobësisë së brendshme të realitetit të servirur. Ai vuri seriozisht në dyshim përmes protestës së heroinës, Norës, të gjitha normat e ngulitura të sistemit shoqëror, duke kërkuar emancipim të vërtetë të femrës.  Por Ibseni shkon edhe më tej. Çështja qendrore për autorin tek kjo dramë është çështja e çlirimit të njeriut në përgjithësi dhe krijimi i kushteve për lindjen dhe shfaqjen e personalitetit të tij.  Njeriu, para së gjithash duhet të edukojë vetveten, pastaj dikë tjetër. Nora dënon ligjet e kësaj shoqërie, fenë dhe madje dashurinë e saj. Ajo vendos të kërkojë të vërtetën dhe niset drejt së panjohurës. Kompozicioni analitik i dramës fillon me paraqitjen e iluzionit të lumturisë familjare dhe përfundon me shuarjen e këtij iluzioni. Novatorizmi i Ibsenit shprehet dhe në fundin e veprës pa një zgjidhje përfundimtare.  Secili prej personazheve zhvillohet në kah të kundërt me pikënisjen e dramës, duke u bërë kështu përfaqësues i një shumësie individësh që kanë veti të përbashkëta. Didaskalite luajne rol te vecante ne realizimin e kesaj diagrame te zhvillimit te personazhit.  Fabula e dramës shtrihet në tri akte. Akti i parë përmban 16 skena, akti i dytë 12 skena dhe akti i tretë 5 skena.
  • 24.  Tragjedia e trajtuar në dramë është universale dhe e pranishme gjithmonë, sepse gjithmonë ka në çdo kohë dhe në çdo vend të botës njerëz të cilëve u duhet të kalojnë nëpër metamorfoza të ndryshme derisa të zbulojnë thelbin e vetvetes. Dhe në fakt drama e Ibsenit është drama e njohjes së vetvetes.  Simbolika e titullit të dramës “Shtëpi kukulle” qëndron në faktin se ajo mishëronte të gjithë klasën sociale ku individët harronin të ishin vetvetja e tyre dhe ktheheshin në marioneta të shoqërisë. Ndërsa ironia e titullit lidhet me faktin se janë shumë të pakët ata që veprojnë duke ndryshuar edhe pse e kuptojnë që jeta e tyre nuk ka asnjë vlerë në formën që është.  Gangrena e shoqërisë ngërthen disa antivlera së bashku:  · Hipokrizinë përmes dramës familjare  · Oportunizmin përmes figurës së Krogstadit  · Mashtrimin përmes Norës  · Mosnjohjen përmes çiftit Helmer  Të gjitha këto së bashku reflektojnë degradimin e shoqërisë së Evropës Veriore të fundit të shek.XIX dhe fillimit të shek. XX duke kërkuar kështu në fakt modelin e një qytetari të ri dhe të një shoqërie të re.
  • 25.  · Shtrimi i çështjeve të nxehta që shqetësonin bashkëkohësit e Ibsenit  · Ibseni është mjeshtër për ta bindur lexuesin të kërkonte përgjigje mbi çështjet e shtruara. Ai i detyron ata të heqin dorë nga ndarja tradicionale e heronjve në pozitivë dhe negativë dhe t’i pranojnë ashtu siç janë në tërësinë e tyre të ndërlikuar, me të gjitha mospërputhjet.  · Drama shquhet për vërtetësinë e karaktereve dhe të detajit artistik, për thellësinë e trajtimit të argumentit dhe për gamën e gjerë tematik, duke ngjitur në skenë njeriun e zakonshëm dhe duke e bërë teatrin një pasqyrë të jetës reale, çka i përgjigjej aspiratës së thellë të njerëzve të epokës.  · Ibsen shfrtytëzoi një tip kompozocioni të quajtur analitik. Rolin më të rëndësishëm në këtë kompozicion e luan misteri dhe ngjarja.  · Ibseni shfrytëzon mundësinë shumëkuptimore të fjalës. Secila frazë e tekstit jepet vetëm për shkakun se ajo është e domosdoshme në realizimin e një ose disa detyrave artistike. Ndonjëherë duket sikur personazhet thjesht flasin, ndërkohë diçka të shtrëngon t’ia vësh veshin me shumë vëmendje çdo fjale dhe pas çdo fraze tensioni rritet. 
  • 26.  Drama fillon per Krishtlindje ne shtepine e zotit Helmer, i cili ka 8 vjet i martuar me Noren dhe ka bere tre femije. Nora vjen ne shtepi me dhurata per Krishtlindje per femijet dhe burrin. Helmeri i sillet me ledhe Nores, e cila ishte nje grua shume e bukur. Duke u larguar per ne kabinetin e tij, ne shtepine e tyre vjen zonja Lide e cila sapo kishte zbritur nga anija. Ajo ishte nje mikeshe e vjeter e Nores te ciles sapo i kishte vdekur i shoqi, me te cilin nuk ka pasur femije.  Po Nora? Nores i kishte shkuar jeta vaj. Ne vitin e pare te marteses burrin e kishin shkarkuar nga puna ne ministri dhe ai ishte i detyruar te punonte pune te ndryshme private, duke u gdhire mbi letra deri vone. Per pasoje, ai semuret rende dhe mjeket thone se mund ta sheroje vetem klima e jugut. Gjithe familja e kaloi vitin ne Itali. Ju desh nje shume e majme per te paguar udhetimin, te cilat tha se ja kishte marre babait, por ne fakt ia kishte marre borxh nje zoterie me emrin Krogstad. Dhe tani Nora punonte qe t’ja shlyente borxhin zoterise pa i thene gje burrit.  Torvaldi rritet ne detyre dhe shkarkon Krogstadin nga puna, pasi ai nuk i do prane vetes njerezit me reputacion te dyshimte. E quan te tille pasi ai kishte falsifikuar nje dokument financiar dhe kishte dale pa lagur, e jo vetem. Por kete gje del te kete bere edhe Nora. Ajo ka falsifikuar firmen e te atit per te hyre ne borxh me fajde nderkohe qe i ati ndodhej ne shtratin e vdekjes. Pervec kesaj, dokumenti mbante firmen e te atit ne ate date qe ai kishte vdekur.
  • 27.  Keshtu i perzene nga puna, Krogstati i kerkon Nores ti lutet te shoqit qe ti gjeje nje vend pune. Nora i nderhyn te shoqit per Krogstatin por ai nuk ndryshon mendje. Krogstati i ben presjon Nores duke i thene se do e demaskonte te burri per borxhin qe kishte marre. Ai i shkruan nje leter Helmerit ku thote se nese do te beje pubilike mashtrimin e Nores, posti i tij si drejtor banke do ti iki nga duart.  Si fillim Nora komunikon me mjekun e familjes Rankun i cili eshte i dashuruar ne heshtje me Noren. Ai ishte i gatshem qe t’i jepte parate Nores por Krogstati kerkonte nje pune tashme dhe jo leket. Ranku ndahet tragjikisht nga familja Helmer duke i derguar nje kartolin me kryq te zi qe do te thoshte se doktori ishte mbyllur ne shtepi, po i afrohej vdekja dhe nuk donte te donte te vinin ta shikonin ne ate gjendje.Nora shikon si rrugezgjidhje vetevrasjen por Krogstadi i thote se keshtu nuk arrin asgje, vetem se mbulon me turp kujtimin e saj.
  • 28.  Ndihma ne kete situate vjen nga nje drejtim i papritur. Zonja Lide dhe Krogstati kane qene te dashuruar me pare por zonja Lide ishte e martuar me nje burre tjeter. Tashme ajo u kthye dhe i kishte gjithe mundesite qe te mund te martohej me te. Ne kete menyre Krogstadi ndihet i gezuar, jeta e tij merr nje tjeter me kuptim dhe ai tashme gjen dashurine dhe besinikerine. Keshtu ai heq dore nga shantazhi, por letren e le ta marri Helmeri ne menyre qe Nora ta njohe mire se kush eshte burri i saj.  Kur Helmeri merr letren, gati sa nuk kalon ne histeri. Ai nga laureshe, kukull, harabel i tha kriminele. U transformua direkt. Do merrte dado per te mbajtur femijet pasi gruaja e tij s’ishte e denje. Per shkak te turpit se cdo thonin te tjeret, Helmeri nuk e perze Noren nga shtepia, por tashme jetet e tyre jane ndare. Ne kete moment postieri sjell elteren e Krogstadit, i cili kishte shkruar ne leter se hoqi dore nga kerkesat dhe pretendimet e do e linte Noren te qete. Ne ate moment Helmeri transformohet direkt! Ai gezohet e thote ne fillim qe shpetova, pastaj shpetuam. Por ai ishte mesuar qe gjithmone Noren ta perdorte dhe ta nenshtronte, ndersa Nora ne kete moment ngre kyre kunder tij. Ajo largohet pergjithmone, iken nga shtepia. Nora gjithnje e ka ditur qe si nga babi dhe burri eshte trajtuar si nje kukull, por nuk donte ta pranonte pasi ajo i donte. Helmeri u trondit nga vendimi i Nores, por vendimi i saj ishte i pakthyeshem.
  • 29.  Ky eshte nje percaktim simbolik, qe nenkupton dicka te panatyrshme, te pavertete, te sajuar. Ne kete shtepi, jetonte nje kukull, nje femer e trajtuar si nje kukull, Nora. Ne fund te vepres, prej kesaj parajse nuk mbetet asnje grime, asnje gjurme. 
  • 30.  Torvaldi perpiqet ta mbaje Noren duke i kujtuar asaj detyrimet qe ka ndaj “burrit dhe femijeve”. Nora i kthen nje pergjigje te cilen atij nuk ia priste mendja. Nora thote qe ajo nuk eshte vetem mamaja e familjes, por “para se gjithash, njeri njelloj si ti ose, tek e fundit, duhet te behet njeri”. Me dramen e tij “Shtepi kukulle”, Ibseni shpalosi nje mosperkim te thelle ndermjet dukjes se lumtur dhe dobesise se brendeshme te realitetit te servirur. Ai vuri seriozisht ne dyshim, nepermjet protestes se heroines, te gjitha normat e ngulitura te sistemit shoqeror, duke kerkuar nje emancipim te vertete te femres. Shkalla e emancipimit dhe mirkuptimit te femres eshte treguesi me i mire i shkalle se emancipimit te nje shoqerie. Shoqeria tradicionale puritane, me mitet dhe paragjykimet konservatore, nuk eshte solide. Ajo mbahet nga sakrifikimi dhe heroizmi vetmohues i femres. Ti njohesh asaj keto vlera dinjitoze, pasionante dhe emocionale, c’ka perben frymen dhe shpirtin e brendshem te familjes dhe shoqerise.
  • 31.  Perpjekja e pare e rebelimit te Nores kunder shoqerise evidentohet kur ajo thote se meqenese ligji nuk eshte ne anen e femrave, atehere nje ligj i tille (qe te marre borxh) duhet ndryshuar ose nuk duhet te ekzistoje fare. Me shtjellimin e ngjarjeve rebelimi i saj rritet, duke perfshire gjithe sistemin e rregullave dhe vlerave.
  • 32.  Temen, si dhe personazhet, shkrimtari i merr nga jeta. Konflikti dramatik zhvillohet sipas nje logjike artistike, qe eshte ajo e rrjedhjes se ngjarjeve ne realitetin e perditshem. Pas zgjidhjes se konfliktit ne shohim nje Nore dhe Torvalt krejt te ndryshem nga ata ne fillim: nese do ti paraqisnim grafikisht keto personazhe ata do te zhvilloheshin ne krah te kundert. Secili prej tyre behet perfaqesues i nje shumesie indvidesh qe kane veti te perbashketa. Torvaldi perfaqeson ata burra e bashkeshorte qe reduktojne rolin e gruas brenda mureve te shtepise, si te nje kukulle ne duart e tyre, ndersa Nora perfaqeson ato gra qe me guxim arrijne te kundershtojne kete mentalitet dhe te marrin pergjegjesine e jetes se tyre ne duart e veta.  Heronjte e Ibsenit nuk jane vetem misherimi i ideve te caktuara te autorit. Ata mbartin te gjitha pasionet njerezore, gjithcka qe e bene njeriun- njeri. Ne dramat e Ibsen eshte pikerisht mendja, e afte per te kuptimesuar realitetin dhe per tu dhene mundesi heronjve te ndryshojne fatin e tyre.
  • 33.  Por kur njeriu nuk gjen forca per te perballuar fuqine e mendimit dhe materializmin e tij, ai paguan rende per kete. “Shtepi Kukulle”, ne te cilen jetojne Helmeri dhe Nora, shkaterrohet, ashtu si heroi, i cili nuk arrin te largohet mbi egoizmin e vet dhe as mbi paragjykimet e shoqerise.  Kompozicioni analitik i Ibsenit perpiqet te zbuloje tragjizmin e brendeshem, i cili fshihet pertej perdes se qete te realitetit. Keshtu eshte ndertuar drama “Shtepi kukulle”, ne te cilen zbulohet thelbi i jetes familjare, se jashtmi e qete, te avokatit Helmer, jeten e ndertuar mbi egoizmin dhe genjeshtren. Ne fillim Nora te jep pershtypjen e nje gruaje te paafte per te ndermarre vendime te guximshme, ajo i nenshtrohet autoritetit te burrit te saj qe e quan model dhe i perkushtohet vetem familjes, burrit dhe femijeve. Por dalengadale kuptojme qe kjo pershtypje eshte e rreme pasi Nora ne fakt fsheh nje sekret shume te madh dhe ne fund merr guximin te largohet.
  • 34.
  • 35.