O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

Historia e se Drejtes 2

1.863 visualizações

Publicada em

Historia e se Drejtes

Publicada em: Direito
  • Seja o primeiro a comentar

Historia e se Drejtes 2

  1. 1. Zhvillimi i historise se shtetit dhe te drejtes si shkence e vecante Nje studim te se drejtes mund te themi se ka ekzistuar qysh ne shtetet skllavopronare, ne ate antike greke dhe ne Rome, ku e drejta komentohehej ne menyre dogmatike dhe ekzegetike. Ndersa shtetet tjera I quajshin barabare sic behej edhe me popujt qe nuk ishin greke ose romake. Studimi I historise eshte bere edhe ne feudalizim-nepermjet komentimeve.
  2. 2. Humanizmi dhe renesances-perpunohet historia e sferave tjera edhe ate psh.historia filozofike, letersise, artit dhe historise te se drejtes. Me zhvillimin ekonomik – qarkullimi I mallrave me se miri I pergjigjet e drejta civile romake. Shek.XVI krahas studimit te se drejtes romake fillon edhe studimi I historise nacionale te se drejtes. Kete ne fillim e hasim ne France e me vone ne Gjermani. Rol te rendesishem ne procesin e lindjes dhe krijimit te historise se shtetit dhe te drejtes kane shkollat e ndryshme juridike dhe koloset e shkences LAJBNICI dhe MONTESKIEU .
  3. 3. Ne periudhen e liberalizmit duhet permendur juristi dhe filozofi I shquar gjerman HEGELI. Qe zbuloi ligjet e dialektikes dhe te cilat I aplikoi edhe ne shkencat juridike. Vazhduan Marksi dhe Engelsi ku nuk kishin vetem pikpamje filozofike mbi zhvillimin e shoqerise dhe shtetit por e njohur edhe ne pikpamje ideologjike.
  4. 4. Studimi I se drejtes ne periudhen antike Ne kete periudhe edhe pse historia e shtetit dhe e drejtes nuk ekziston si disipline e vecante shkencore, nuk do te thote se per kete nuk eshte bere fjale. Historianet qe jane marre me kete ceshtje duke dhene te dhena tjera qofshin ato politike, kane dhene mjaft te dhena mbi historine e ndonje shteti konkret.
  5. 5. Te dhenat me te hershme mbi shtetin I gjejme te HERODOTI. Ka dhene mjaft te dhena te vlefshme per shtetin e Persise, Egjiptit dhe dysa poliseve greke. THUKIDIDI te dhena mbi poliset greke dhe rregullimi I tyre politik. POLIBI te dhena mbi te kaluaren e popujve, te shteteve dhe te sundimtareve. Pervec ketyre historianeve grek vlen te permendet edhe historiani egjiptas MANETON, I cili shkroi historine e Egjiptit.
  6. 6. Me ceshtjen e shtetit dhe te drejtes jane marre edhe filozofet antik. Ato nuk mirreshin drejtperdrejt me historine e shtetit dhe te drejtes por me analizimin e shoqerise se atehershme. SOKRATI-merrej me shqyrtimin teorik dhe filozofik mbi shtetin dhe politiken, bente klasifikimin e formave te shtetit, qeverisjes dhe sistemeve politike. Nxenesi I tij PLATONI-pervec qe merrej me shqyrtimin teorik dhe filozofik mbi shtetin dhe politiken, bente edhe veshtrime historike. ARISTOTELI-opusi I tij shkencor ka karakter te pergjithshem enciklopedik. Radhitet nje nder teoricientet me te spikatur antik mbi shtetin, kurse veprat e tij nga lemi I historise e rangojne ne historianin e pare te shtetit dhe te drejtes. Vepra e njohur ,,Kushtetuta e Athines,,.
  7. 7. Rome-zhvillimi I se drejtes arriti shkallen me te larte te zhvillimit, por juristet romake nuk dhane ndonje kontribut te larte ne studimin e historise se shtetit dhe te drejtes. Nga e gjithe kjo mund te konkludojme se ne periudhen e antikes duke perfshire Greqine dhe Romen e drejta eshte studjuar ne menyre dogmatike dhe ekzegetike, e jo ne menyre dhe metoda historike-perjashtuar Aristotelin, prandaj per kete periudhe nuk mund te flitet per ekzistimin e historise se shtetit dhe te drejtes, si disipline e vecante shkencore ne kete periudhe.
  8. 8. Studimi I se drejtes ne periudhen e krishterimit te hershem (shek.IV-XII) Njihet sundimi I DIOKLECIANIT.Gjysma e shek. III KONSTATINI I-mund te bashkohen rreth skeptrit te perandorise dhe pastaj me Ediktin e Milanos e legalizoi krishterizmin dhe e shpalli si religjion te barabarte me ate shteteror, por normalisht qe nuk ishte e mjaftueshme te njejtesohet me shtetin. Ndikimi I ideologjise fetare shihet edhe ne kodifikimin e Justinianit sipas te cilit perandori eshte I vetmi dhe perfaqsuesi me I larte I perendise ne toke.
  9. 9. Aurelius AUGUSTIUNUS-vepra ,,De civitate dei,, apo ,,Mbi shtetin e perendise,, Sipas ketij ekzistojne dy shtete edhe ate: -shteti laik (keqja, djalli dhe mekati) dhe kisha e krishtere(mbretria e hyjnise ne toke). Ky e mbronte tezen se shteti ka te drejte te perdore dhunen ne ceshtjet fetare. Qe pati pasoja fatale kur kisha filloi te aplikoje ne praktike kunder heretikeve dhe herezive te ndryshme. Pra kjo periudhe nuk ka dhene fryta ne studimin e shtetit dhe te drejtes.
  10. 10. Periudha deri ne shek XII te gjitha shtetet e Evropes , perjashtim Bizantit nuk ka ndonje hape ne studimin e historise se shtetit . E njejta ndodh edhe me te drejten, pra e pashkruar – zakonore perjashtim kodifikimin e Justinianit. Periudha e Bizantit por edhe ketu nuk kemi studim te historise se shtetit dhe te drejtes. Vlen te permendet paraqitja e islamit ne pjesen perendimore te Azise si religjion dhe ideologji e re, e cila filloi ta pervetsoje trashigimine mendore antike. Kurse prej shek.XII nepermjet kultures se zhvilluar arabe Evropa fillon te arrije shkalle te zhvillimit kulturor dhe shkencor sa qe mund te merret modelet antike te kultures dhe shkences.
  11. 11. Glosatoret (shek.XI-XIII) Zhvillimi ekonomik dhe kulturor ne evropen perendimore shek.X e ben te veten.Qytetet nuk jane me vetem qendara administrative dhe klerikeve por edhe per qytetare te lire. Keto qytete paraqiten ne Italine Veriore, njihet tregetia e hovshme dhe ne kete periudhe paraqitet edhe prona private. Per kete qarkullim juridik e drejta zakonore nuk mund te rregullonte kete ceshtje prandaj kishte nevoje ashtu te themi norma te reja juridike te se drejtes. Ne kete kohe u mbeshteten ne burimet e te drejtes romake, kryesisht ne Kodifikimin e Justinianit.
  12. 12. Ky me vone u quajt ,,Corpus iuris civiles,,-rregullimi I marredhenieve civile juridike, ku juristet e quanin Bibel te drejtesise. Si te gjendet zgjedhje juridike? Nevoje per eksperte juridike ku juristi I njohur IRNERIUS ne Bolonje themeloi shkollen juridike ne te cilen do te studijohej e drejta romake. Juristet e ketyre kohrava studionin Korpusin (sidomos Digestat) duke shenuar ndermjet rreshtave (inter lineas) ose ne margjinat e tekstit (in margine) verejtjet, komentimet dhe shpjegimet lidhur me brendine e institucionit juridik konkret.
  13. 13. Keta vepronin keshtu per te kursyar pergamenet shume te shtrenjta te asaj kohe, kurse shenimet e tyre quheshin glosa, prandaj keta quheshin glosatore apo (shkolla e glosatoreve). Keshtu pas dy shekujsh veprimi te glosatoreve , paraqitet nevoja e botimit te glosave. Keshtu mesuesi I shquar I Bolonjes kah mesi I shek.XIII Francesco ACCURSIUS botoi permbledhjen e glosave me titull ,,Glossa magistralis seu ordinaria,,. Sa I perket ceshtjes se se eliminimit te kunderthenieve te glosave me vone do te merret nje plejade e re e juristeve.
  14. 14. Postglosatoret (komentatoret) shek.XIII-XVI -Mirren me shqyrtimin e glasave dhe me eliminimin e kunderthenieve te tyre. -Ne Itali gjysma e dyte e shek.XIII prodhimi I letres) qe mundsoi botimin e glosave. -pershtaten sa me mire nevojave te rendit dhe praktiks juridike feudale. -Glosatoret studimin e te drejtes romake e benin drejtperdrejt nga Korpus jurisi, ndersa postglosatoret e benin nepermjet glosave.
  15. 15. -shpjegimet e gjeresishme I ceshtjeve juridike nepermjet glosave krijohen ,,traktate,,. -shtimi i shkollave juridike ne Paris, Tulus, Oksford etj. Kijon korporacion te profesoreve dhe te studenteve te quajtur-universitas. -Nga keto perpjekje edhe postglosatoret nuk arriten te quhen historian te se drejtes. Keta merreshin me ceshtjen historike te se drejtes vetem per aq sa sa per ta kuptuar brendine e normes juridike konkrete. -edhe keta mbeten ne suazat e metodes dogmatike dhe ekzegetike. Ne shkencen juridike kjo metode u quajt ,,mos docendi Italicus,,.
  16. 16. Shkolla juridike e juristeve elegante (shek.XVI-XVII) Koha e Humanizmit dhe Renesances– te arriturat ne shkencat juridike. Keta filluan te aplikojne metoden kritike, te komentojne lirshem dhe te kritikojne Biblen. -Ne kete shkolle njehet edhe metoda historike e studimit te se drejtes. -Per shkak te gjeresise se lendes kete e ndane ne historine e ligjeve-legista dhe ne historine e antikuiteteve.
  17. 17. -juristet e kesaj shkolle pervec perpunimit kritik te teksteve dhe burimit historik te se drejtes romake, u orvatn te bejne edhe komentimin historik te se drejtes. -shkolla e jurispodences elegante-per shkak te pedanterise (emertimi). Kjo shkolle u krijua ne France dhe quhej shkolla juridike franceze. -metoda historike eshte kusht themelor I vet shkences juridike (pa histori shkenca juridike eshte e verbet)
  18. 18. -juristet elegante edhe pse studijojne vetem historine e te drejtes romake, por mund te themi se keta jane themelues te disiplines se vecante shkencore- historise se te drejtes. -metoda e studimit u quajt mos docendi Gallicus (francicus). -kjo periudhe si periudhe e forcimit te shtreses se qytetareve dhe luftes permanente kunder absolitizmit feudal, mund te konkludohet se rezultatet e kesaj shkolle ne krijimin e historise se shtetit dhe te drejtes jane te pamohueshme.
  19. 19. Shkolla e te drejtes natyrale (shek.XVII-XVIII) Gjate ketyre shekujve ne Evropen perendimore shkencat juridike u zhvilluan ne dominim te kesaj shkolle.Kemi zhvillimin epokal te shkencave ekzakte. Themelues I kesaj shkolle eshte juristi, filozofi dhe diplomati holandez Hugo GROTIUS me librin e tij te njohur ,,De iure belli ac pacis,, - Mbi te drejten e luftes dhe paqes. -lufta 30 vjecare ndermjet Holandes dhe Spanjes, -Revolucioni borgjez Anglez, -pefaqsues tjere te kesaj shkolle (Hobsi, Loku, Ruso, Volteri, Monteskije etj).
  20. 20. -Teoricientet e kesaj shkolle-borgjeze ishin kritikues te ashper te rendit shoqror feudal e sidomos te formes se sundimit –monarkise absolute. - E drejta natyrale njeh: Te drejten e lirise, marteses, zgjedhjes se profesinit etj. -Kjo shkolle njihet edhe antihistorike, por prap ne praktik tregon dicka tjeter. -Sipas teorise mbi kontratat shoqereore-me lindje njerezit fitojne dysa te drejta natyrore. -Rrezikim nga shoqeria e paorganizuar – Hobsi (homo homini lupus), Ruso – pabarazia ndermjet njerezve, formimi I shteteve dhe garanca per te drejtat e tyre.
  21. 21. -kjo shkolle prap shfrytezon te dhenat historike edhe pse eshte kritike ndaj te njejtes…. -kontrata shoqrore ofruan te dhena dhe njohuri te reja dhe ngjallen interesim edhe per historine e shtetit dhe te se drejtes. -kjo shkolle luajti rol progresiv (Revolucioni amerikan, Revolucioni borgjez Francez 1789, aktet shteterore-juridike u hartuan ne frymen e kesaj shkolle.
  22. 22. Kontributi I Lajbnicit dhe Monteskieut ne zhvillimin e historise se shtetit dhe te se drejtes -qendrimi pozitiv ndaj historicizmit dhe historise nepergjithesi-kolese shkencor te kesaj periudhe Lajbnici dhe Monteskieu. -Lajbnici pervec zbulimeve ne matematike dhe fizike ka merita te venies se themeleve te historise te se drejtes. Vepra e tij ,,Metoda e re se si duhet te studiohet dhe mesohet shkenca juridike,,. -Sipas tij juristet duhet ti studjojne jo vetem shkencat dogmatike juridike dhe teorine e se drejtes natyrore por edhe historine e se drejtes.
  23. 23. -Lajbnici thote nga historia kerkojme tri gjera: 1.Te na iformoje per ngjarjet ne te kaluaren, 2.Te na ofroje rregulla te dobishme per jete, 3.Te na sqaroje krijimin e se tashmes nga e kaluara. -Lajbnici sugjeronte qe studimet juridike te shkurtohen nga 5 vjet ne 2 dhe vend te posacem te gjeje historija e se drejtes. -Lajbnici dallonte historine e brendshme dhe te jashtme.
  24. 24. Lajbnici parashifte sistematimizimin e burimeve juridike – historike, te formoje nje ,,teatrum legale,, (teater I ligjeve). -Botoi permbledhjen e dokumenteve nderkombetare ,,Codex iuris gentium,,) Idete e Lajbnicit nuk pranoheshin per shkak te ndikimit te shkolles natyrale por prap llogaritej si themeluesi I pare I historise se shtetit dhe te drejtes. Idete e tij gjeten vend ne shek.XIX.
  25. 25. Paraardhesi I dyte I historizmit ne shkencat juridike eshte juristi francez MONTESKIJE. Veprat ,,Mbi madheshtine dhe renien e Romes,, dhe ,,Mbi frymen e ligjeve,, Ky sqaron se ligjet duhet te jene te aferta per popullin dhe si ato nuk I pershtaten popullit tjeter. Monteskije duke analizuar kushtetutshmerine e Anglise krijoi teorine mbi ndarjen e pushtetit ne pushtetin Ligjvenes, ekzekutiv dhe gjyqesor.
  26. 26. -Vlen te ceket se keta dy juriste e sidomos Lajbnici ndikuan pozitivisht ne studimin e historise se shtetit dhe te drejtes, ku veprat e tyre u ribotuan ne Gjermani dhe keta moren epitetin e themeluesve te pare te kesaj disipline te re shkencore.
  27. 27. Shkolla historike e se drejtes Kjo shkolle lind ne Gjermani si reagim ndaj shkolles natyrore dhe Revolucionit francez. Sundimi totalitar I Napoleonit , filozofi Gjerman Fihte mban ligjerate me titull ,,fjalime kombit gjerman,,-faktori I kombit. -pas renies se Napoleonit 1814, profesori gjerman me origjine franceze TIBO shkroi broshuren me titull ,,Mbi nevojen e kodit civil te pergjithshem gjerman,,.
  28. 28. -profesori I te drejtes romake njeherit edhe kritikuesi I Tibos – F.K.Savinj shkroi kumtesen me titull ,,Mbi detyren e kohes sone ne aspektin e nxjerrjes se ligjeve dhe te praktikes juridike,,. Kalimi neper tri faza te zhvillimit: 1.Faza e te drejtes zakonore, 2.asaj shkencore dhe 3.drejtes se kodifikuar. Per ti eliminuar dobesite duhet aplikuar metoden historike te studimit te se drejtes. Ndersa me 1815 themeloi revisten shkencore mbi historine e se drejtes- ithtar I tij ishte Puhta.
  29. 29. -shkolla historike e se drejtes promovoi ide te reja dhe zgjoi interesim per historine e se drejtes.(1.zhvillimi evolutiv I te drejtes, 2.spjegimet e ligjshmerise se shvillimit shoqeror). Kjo shkolle u zhvillua ne Gjermani dhe aty qendroi me shume. -me vone paraqiten edhe shkolla tjera te se drejtes edhe ate: -shkolla sociologjike, psikologjike,normativiste etj.
  30. 30. Burimet dhe monumentet historike-juridike -me burime kuptojme te gjitha ato materiale, fakte dhe te dhena qe na ofrojne njohuri per ndonje ceshtje. Varesisht te kujt kohe jane ashtu ato edhe quhen psh.nese jane te kohes se kaluar atehere ao jane burime historike. -Burimet historike ndahen ne tre grupe: 1.Ne monumentet e kultures materiale,(veglat e punes, armet, stolite, godinat, varrezat, vizatimet etj). 2.Ne dokumentet e shkruara –burime historike (dokument per te kaluaren)dhe burime historike –juridike (ligjet,dekretligjet,urdheresat,aktgjykimet,taktatet,kontratat, bulat statutet etj.) 3.Ne burimet gojore (krijimtarine gojore-popullore dhe ngjarjeve dhe deshmitareve te kohes).
  31. 31. Psh.proverbat popullore ,,Kau lidhet per brire, kurse burri per fjale,, etj.(kontrata,dorzanine etj). Poashtu kujtimet e njerzve te moshuar psh.ligjet demokratike te ish-Jugosllavise e ne praktike ligje torture. -Burimet historike-juridike ku ato jane burime materiale (shteti dhe forcat qe krijojne te drejten)dhe formale (jane format qe formulohen normat juridike(ligjet,vendimet administrative,statutet etj).
  32. 32. Periodizimi I historise se shtetit dhe te se drejtes Per te bere nje rekonstruktim te pergjithshem te historise se pergjithshme te shtetit dhe te se drejtes duhet bere periodizimin e saj. -Kriteri tipologjik dhe kronologjik Tipologjik-sipas formacioneve shoqrore- ekonomike (skllavopronar-shteti dhe e drejta skllavopronare, feudal-shteti dhe e drejta feudale, borgjez-shteti dhe e drejta borgjeze).
  33. 33. -Sipas tipit te shtetit dhe te drejtes, historia e pergjithshme e shtetit dhe te drejtes periodizohet ne 4 periudha te zhvillimit: 1.Periudha e shtetit dhe te drejtes skllavopronare,(despotive lindore dhe shteteve antike) 2.Feudale (hershem, zhvilluar dhe te vonshem) 3.liberale-bashkokohore (liberalizmit, imperializmit dhe shteteve bashkokohore) 4.Socialiste ne mezokohe
  34. 34. Periodizimi kronologjik apo kohor ndahet ne: 1.Historia e kohes se vjeter 2.Kohes se mesme 3.Kohes se re dhe 4.Kohes me te re Pervec periodizimit tipologjik dhe kronologjik ka edhe periodizime tjera qe konsiderohen si te vjetra. Ne mesjete historia e botes ndahej ne 4 periudha edhe ate: 1.megjano-persiane 2.asiro-babilonase 3.greko- maqedonase dhe 4.romako-bizantine.
  35. 35. Ndersa ne shek e XIX historiani danez Tomson zhvillimin e shoqerise njerzore e ndane ne tri periudha 1.Periudha e gurit 2.Bronzit dhe 3.Hekurit Ky periodizim ka te beje me parahistorine. Ky periodizim eshte I vjetruar, ndersa historianet e ardhshem kohen e sotshme do ta quajne kohen e elektronikes ose te fluturimeve kozmike.

×