SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 12
ZBATIME TË EXEL-IT
NË FUSHA TË NDRYSHME
TEMA:

PUNOI:

Exhitah Vasija
XI-A
• Excel është një program me fletë llogaritëse që mund të
përdoret për ruajtjen, organizimin dhe manipulimin e të
dhënave.

• Llojet e të dhënave që një qelizë mund të mbajë
përfshijnë tekst, numra apo formula. Një qelizë është
njësia themelore për magazinimin e të dhënave në fletë.
• Operacione të tjera të përbashkëta ku Excel-i mund të
përdoret përfshijnë:
• grafikët ose vizatimin e të dhënave për të
ndihmuar përdoruesit në identifikimin e trendeve të
dhënave.
• klasifikimi dhe filtrimi i të dhënave për të gjetur
informacione specifike.
•

Një gjë e mirë për MS Excel është se ai është aq i adaptueshëm dhe për shkak

se zakonisht vjen i instaluar në PC-në që keni blerë për biznesin tuaj, është më
e lirë se blerja e një software tjetër të kontabilitetit.

• Excel gjithashtu ka aftësi shumë të fuqishme, një
gamë të tërë të funksioneve financiare dhe
statistikore, ka aftësi që të hartojë të dhënat tuaja

dhe ti analizojë ata në të gjitha llojet e mënyrave.
Për këtë arsye, kontabilistët (në varësi të sektorit të
tyre dhe funksionit të punës) e përdorin shumë
gjerësisht excel-in.
• Në vazhdim, paraqitet se si Exel-i fare thjeshtë
ndihmon në nxjerren e mesatares së ponderuar
në gjimnaze në ditët e sotme, kur vleresimi i
nxënësve konvertohet në pikë.
• Le të marrim lëndën e matematikës. Kjo lëndë
ka 3 kredite. Duhet të dimë se mesatarja e
ponderuar llogaritet:
Mes = mesatarja e notave me gojë 0.4 + mesatarja e notave të testeve 0.5 + mesatarja e notave të projekteve 0.1

Nota jepet me rrumbullakimin e pikëve, p.sh:
Pikët llogariten : pikët = mes

9.6=10

kreditet e lëndës
• Ndërtojmë një tabelë në Exel dhe emërtojmë kolonat:
Nr. i nxënësve, emri&mbiemri, nota me
gojë, teste, projekte, nota, mesatarja, pikë.
• E ndërtojmë tabelën me aq nxënës sa ka klasa.
• Shkruajmë emrat dhe notat e nxënësve, të shpërndara
në kategoritë e sapopërmendura.
• Në qelizën ku duhet të shfaqet mesatarja nevojitet
formula për gjetjen e saj, prandaj shkruajmë
përkatësisht në qelizën P7 të shembullit:
=AVERAGE(D7:J7)*0.4+AVERAGE(K7:M7)*0.5+AVERAGE(N7:O7)*0.1
Shtypim Enter dhe del rezultati, pra mesatarja. Duhet që mesataja të paraqitet
sa më saktë që të jetë e mundur, prandaj në zonën Number të tabit Home
zgjedhim Number, e cila e paraqet rezultatin si numër dhjetor.
• Në qelizën Nota duhet të shfaqet nota e
rrumbullakosur, pra rrumbullakosja e mesatares.
Shkruajmë formulën përkatësisht në qelizën Q7
të shembullit:
=ROUND(P7,0)
• Pikët llogariten duke shumezuar mesataren me

numrin e krediteve, prandaj në qelizën R7 të
shembullit shkruajmë :
=P7*3
• Rezultatet paraqiten në qelizat përkatëse. Këtu kryen puna
për një nxënës. Për te vazhduar me nxënësin tjetër nuk ka
nevojë të shkruhen formulat përsëri, mjafton ti kopjojme nga
nxënësi i parë.
• Vendosim kursorin në fund të qelizës djathtas ku na u shfaq
mesatarja e nxënësit të parë. Kursori kthehet në një plus të
vogël. Duke mbajtur të shtypur butonin e majtë të mausit
zhvendosemi poshtë deri ne fund të listës së nxënësve dhe e
lëshojmë. Mesataret e të gjithë nxënësve shfaqen.
• Veprojmë njëlloj edhe për Notat & Pikët.
• Pas këtyre veprimeve të thjeshta, tabela jonë
plotësohet dhe puna jonë kryen me kaq.
• Ky ishte një shembull fare i thjeshtë që na tregon
se si Exel-i na ndihmon me llogaritjet tona.
Përvec lehtësimit të punës, që në rastin e
mësipërm do të kishte qenë shumë e lodhshme
nxjerrja në mënyrë mekanike e mesatares dhe
pikëve të të gjithë nxënësve të shkollës, jemi të
sigurtë që nuk ka gabime në llogaritje, ndryshe
nga llogaritja mekanike, ku mundësitë për bërjen
e gabimeve do të ekzistonin medoemos.
PUNOI:

Exhitah Vasija
XI-A

Mais conteúdo relacionado

Mais de Exhitah Vasija

Hidrokarburet e halogjenuar
Hidrokarburet e halogjenuarHidrokarburet e halogjenuar
Hidrokarburet e halogjenuarExhitah Vasija
 
Ushqyerja e shëndetshme
Ushqyerja e shëndetshmeUshqyerja e shëndetshme
Ushqyerja e shëndetshmeExhitah Vasija
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreExhitah Vasija
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareExhitah Vasija
 
Reklame "Lana Del Ray Collection"
Reklame "Lana Del Ray Collection"Reklame "Lana Del Ray Collection"
Reklame "Lana Del Ray Collection"Exhitah Vasija
 

Mais de Exhitah Vasija (11)

Hidrokarburet e halogjenuar
Hidrokarburet e halogjenuarHidrokarburet e halogjenuar
Hidrokarburet e halogjenuar
 
Ushqyerja e shëndetshme
Ushqyerja e shëndetshmeUshqyerja e shëndetshme
Ushqyerja e shëndetshme
 
Semundjet e gjakut
Semundjet e gjakutSemundjet e gjakut
Semundjet e gjakut
 
Lojrat olimpike
Lojrat olimpikeLojrat olimpike
Lojrat olimpike
 
Lojrat sportive.
Lojrat sportive.Lojrat sportive.
Lojrat sportive.
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
 
Teenagers nowadays
Teenagers nowadaysTeenagers nowadays
Teenagers nowadays
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
 
Reklame "Lana Del Ray Collection"
Reklame "Lana Del Ray Collection"Reklame "Lana Del Ray Collection"
Reklame "Lana Del Ray Collection"
 
Abcom
Abcom Abcom
Abcom
 
Rryma elektrike
Rryma elektrikeRryma elektrike
Rryma elektrike
 

Zbatime te exel-it ne fusha te ndryshme

  • 1. ZBATIME TË EXEL-IT NË FUSHA TË NDRYSHME TEMA: PUNOI: Exhitah Vasija XI-A
  • 2. • Excel është një program me fletë llogaritëse që mund të përdoret për ruajtjen, organizimin dhe manipulimin e të dhënave. • Llojet e të dhënave që një qelizë mund të mbajë përfshijnë tekst, numra apo formula. Një qelizë është njësia themelore për magazinimin e të dhënave në fletë. • Operacione të tjera të përbashkëta ku Excel-i mund të përdoret përfshijnë: • grafikët ose vizatimin e të dhënave për të ndihmuar përdoruesit në identifikimin e trendeve të dhënave. • klasifikimi dhe filtrimi i të dhënave për të gjetur informacione specifike.
  • 3. • Një gjë e mirë për MS Excel është se ai është aq i adaptueshëm dhe për shkak se zakonisht vjen i instaluar në PC-në që keni blerë për biznesin tuaj, është më e lirë se blerja e një software tjetër të kontabilitetit. • Excel gjithashtu ka aftësi shumë të fuqishme, një gamë të tërë të funksioneve financiare dhe statistikore, ka aftësi që të hartojë të dhënat tuaja dhe ti analizojë ata në të gjitha llojet e mënyrave. Për këtë arsye, kontabilistët (në varësi të sektorit të tyre dhe funksionit të punës) e përdorin shumë gjerësisht excel-in.
  • 4. • Në vazhdim, paraqitet se si Exel-i fare thjeshtë ndihmon në nxjerren e mesatares së ponderuar në gjimnaze në ditët e sotme, kur vleresimi i nxënësve konvertohet në pikë.
  • 5. • Le të marrim lëndën e matematikës. Kjo lëndë ka 3 kredite. Duhet të dimë se mesatarja e ponderuar llogaritet: Mes = mesatarja e notave me gojë 0.4 + mesatarja e notave të testeve 0.5 + mesatarja e notave të projekteve 0.1 Nota jepet me rrumbullakimin e pikëve, p.sh: Pikët llogariten : pikët = mes 9.6=10 kreditet e lëndës
  • 6. • Ndërtojmë një tabelë në Exel dhe emërtojmë kolonat: Nr. i nxënësve, emri&mbiemri, nota me gojë, teste, projekte, nota, mesatarja, pikë. • E ndërtojmë tabelën me aq nxënës sa ka klasa. • Shkruajmë emrat dhe notat e nxënësve, të shpërndara në kategoritë e sapopërmendura.
  • 7. • Në qelizën ku duhet të shfaqet mesatarja nevojitet formula për gjetjen e saj, prandaj shkruajmë përkatësisht në qelizën P7 të shembullit: =AVERAGE(D7:J7)*0.4+AVERAGE(K7:M7)*0.5+AVERAGE(N7:O7)*0.1 Shtypim Enter dhe del rezultati, pra mesatarja. Duhet që mesataja të paraqitet sa më saktë që të jetë e mundur, prandaj në zonën Number të tabit Home zgjedhim Number, e cila e paraqet rezultatin si numër dhjetor.
  • 8. • Në qelizën Nota duhet të shfaqet nota e rrumbullakosur, pra rrumbullakosja e mesatares. Shkruajmë formulën përkatësisht në qelizën Q7 të shembullit: =ROUND(P7,0) • Pikët llogariten duke shumezuar mesataren me numrin e krediteve, prandaj në qelizën R7 të shembullit shkruajmë : =P7*3
  • 9. • Rezultatet paraqiten në qelizat përkatëse. Këtu kryen puna për një nxënës. Për te vazhduar me nxënësin tjetër nuk ka nevojë të shkruhen formulat përsëri, mjafton ti kopjojme nga nxënësi i parë. • Vendosim kursorin në fund të qelizës djathtas ku na u shfaq mesatarja e nxënësit të parë. Kursori kthehet në një plus të vogël. Duke mbajtur të shtypur butonin e majtë të mausit zhvendosemi poshtë deri ne fund të listës së nxënësve dhe e lëshojmë. Mesataret e të gjithë nxënësve shfaqen. • Veprojmë njëlloj edhe për Notat & Pikët.
  • 10. • Pas këtyre veprimeve të thjeshta, tabela jonë plotësohet dhe puna jonë kryen me kaq.
  • 11. • Ky ishte një shembull fare i thjeshtë që na tregon se si Exel-i na ndihmon me llogaritjet tona. Përvec lehtësimit të punës, që në rastin e mësipërm do të kishte qenë shumë e lodhshme nxjerrja në mënyrë mekanike e mesatares dhe pikëve të të gjithë nxënësve të shkollës, jemi të sigurtë që nuk ka gabime në llogaritje, ndryshe nga llogaritja mekanike, ku mundësitë për bërjen e gabimeve do të ekzistonin medoemos.