SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 10
Përfitimet e një ditari profesional!
Sfida e ngarkesës në punë!
Ngarkesa e madhe dhe e vazhdueshme në punë ka mjaft
aspekte negative që nuk karakterizohen vetëm nga
simptomat e stresit dhe lodhjes së vazhdueshme por
edhe nga:
• mungesa e përqendrimit,
• humbja e durimit,
• kujtesa e sforcuar – thuajse harresë e vazhdueshme,
• çorientim prioritetesh,
• mungesë planifikimi,
• harxhim hemoragjik energjish etj.
Mbani një ditar!
Secila prej simptomave apo efekteve të përmendura janë
jo vetëm të dëmshme për shëndetin dhe mirëqenien
tonë, por rrjedhimisht dëmtojnë efikasitetin tonë në
punë.
Ndaj, dëshiroj t’ju sugjeroj një “terapi” apo “praktikë”, e
cila kam bindjen do t’ju ndihmojë të ripërtërini një pjesë
të mirë të pasojave të ngarkesës që përjetoni si
profesionist.
• Sugjerimi është mjaft i thjeshtë: mbani një ditar!
• Më lejoni t’ju sfidoj që ta provoni vetëm për një javë.
Formati i ditarit!
Formati dhe përmbajtja është plotësisht në dorën tuaj
pasi është/dhe duhet të mbetet vetëm për ju.
Nëse ky sugjerim i thjeshtë nuk ju nxit sa duhet, atëherë
më lejoni t’ju tregoj për të paktën tre prej përfitimeve
direkte që do të keni nga praktika e hedhjes së
mendimeve tuaja në letër (fizike ose dixhitale)!
Përfitimet: Reflektimi
Kur jeni shumë të ngarkuar me punë mund të duket
praktikisht e pamundur të gjeni kohën e mjaftueshme
për të reflektuar mbi ato që bëni rregullisht, që fundja
mund të jenë edhe thjesht punë rutinë.
Por gjesti i hedhjes/përshkrimit të asaj që ju bëni çdo
ditë në letër ju detyron të ndaloni mjaftueshëm për t’i
dhënë kohë mendjes të reflektojë dhe të përqendrohet
nëpërmjet procesit të të shkruarit.
Rrjedhimisht, ju do jeni në gjendje të kuptoni dhe madje
të gjeni zgjidhje më praktike për punët dhe nevojat e
përditshme të punës.
Përfitimet: Kujtesa
Kujtesa afatshkurtër – Në punën time të përditshme
shpesh ndodh të takohem me njerëz të rinj apo të marrë
kërkesa për projekte dhe punë të ndryshme.
Rrjedhimisht, është praktikisht e pamundur të mbaj
mend çdo emër apo detaj.
Por, fakti që është që pas çdo takimi, bisede, pune apo
në fund të ditës, e detyroj veten të shënoj emrat, vendin,
detajet, ngjarjet, etj., në ditarin tim. Kjo praktikë më lejon
të kujtoj detajet dhe gjërat e tjera të cilat zakonisht mund
t’i harroja brenda pak minutash.
Përfitimet: Kujtesa
Kujtesa afatgjatë – nuk përpiqem të mbaj mend çdo gjë,
madje, nuk synoj ta bëj këtë pasi ka mjaft detaje dhe
aspekte të ditës me të cilat nuk ia vlen ta ngarkosh kot
mendjen.
Ndaj, mbajtja shënim e detajeve të ditës, qoftë edhe
thjesht të përmbledhura si një listë gjërash që kam bërë,
më lejon që t’i referohem detajeve me lehtësi edhe në të
ardhmen.
Përfitimet: Planifikimi
Një nga “surprizat” më të këndshme dhe efikase për
punën time mbetet ndikimi pozitiv që mbajtja e një ditari
vazhdon të ketë mbi aftësinë për të planifikuar ditën,
javën dhe më gjatë, të punës.
Rezultati është i drejtpërdrejtë për sa i përket efektit
pozitiv që ka reflektimi dhe kujtimi i detajeve të ditës së
punës mbi aftësinë për ta planifikuar më mirë ditën e
nesërme apo edhe vetë javën apo muajin.
Përfitimet: Planifikimi
Fakti që ti e “detyron” mendjen të reflektojë mbi
ndodhitë e ditës të bën të kuptosh më mirë se sa i
suksesshëm ke qenë dhe rrjedhimisht vjen edhe nevoja
që të përmirësohesh ditën apo javën në vazhdim duke
bërë të njëjtën gjë që mund ta kesh bërë me qindra herë
më parë.
Rrjedhimisht, je në gjendje që të planifikosh më mirë:
• Kohën tënde;
• Energjitë që do të duhen;
• Burimet dhe mjetet që do të nevojiten etj.
Përfundimi
Ky shkrim është kryesisht i bazuar mbi eksperiencat
dhe reflektimet e jetës dhe punës personale nëpërmjet
mbajtjes së një ditari, por jam i vetëdijshëm që nuk
është gjithëpërfshirës, ndaj mirëpres pa druajtje të
gjitha këshillat dhe sugjerimet tuaja pasi besoj se është
me interes mjaft të gjerë.
Autor: Elvis Plaku
Konsulent për marketingun & komunikimin dixhital
http://SfidaBiznesi.com

Mais conteúdo relacionado

Mais de Lincoln Centers of Albania

Monitorimi i shpenzimeve te partive politike gjate fushates - MJAFT
Monitorimi i shpenzimeve te partive politike gjate fushates - MJAFTMonitorimi i shpenzimeve te partive politike gjate fushates - MJAFT
Monitorimi i shpenzimeve te partive politike gjate fushates - MJAFT
Lincoln Centers of Albania
 

Mais de Lincoln Centers of Albania (13)

Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – M...
Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – M...Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – M...
Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – M...
 
Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – M...
Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – M...Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – M...
Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – M...
 
Truthmeter – 365 days of governance - MJAFT
Truthmeter – 365 days of governance - MJAFTTruthmeter – 365 days of governance - MJAFT
Truthmeter – 365 days of governance - MJAFT
 
Çfarë ndodh tani që bleva domain-in .AL ?
Çfarë ndodh tani që bleva domain-in .AL ?Çfarë ndodh tani që bleva domain-in .AL ?
Çfarë ndodh tani që bleva domain-in .AL ?
 
Pagesat me transferte brenda vendit
Pagesat me transferte brenda venditPagesat me transferte brenda vendit
Pagesat me transferte brenda vendit
 
Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!
Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!
Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!
 
Cfare lloj hosti duhet te zgjidhni per faqen tuaj?
Cfare lloj hosti duhet te zgjidhni per faqen tuaj?Cfare lloj hosti duhet te zgjidhni per faqen tuaj?
Cfare lloj hosti duhet te zgjidhni per faqen tuaj?
 
4 Hapa: Si te porosisni libra te ShtepiaeLibrit.com
4 Hapa: Si te porosisni libra te ShtepiaeLibrit.com4 Hapa: Si te porosisni libra te ShtepiaeLibrit.com
4 Hapa: Si te porosisni libra te ShtepiaeLibrit.com
 
Raportin përfundimtar i gjetjeve mbi “Monitorimin e Shpenzimeve të Fushatës Z...
Raportin përfundimtar i gjetjeve mbi “Monitorimin e Shpenzimeve të Fushatës Z...Raportin përfundimtar i gjetjeve mbi “Monitorimin e Shpenzimeve të Fushatës Z...
Raportin përfundimtar i gjetjeve mbi “Monitorimin e Shpenzimeve të Fushatës Z...
 
Monitorimi i shpenzimeve te partive politike gjate fushates elektorale 2013 r...
Monitorimi i shpenzimeve te partive politike gjate fushates elektorale 2013 r...Monitorimi i shpenzimeve te partive politike gjate fushates elektorale 2013 r...
Monitorimi i shpenzimeve te partive politike gjate fushates elektorale 2013 r...
 
Premtime të fryra të partive politike për zgjedhjet e vitit 2013
Premtime të fryra të partive politike për zgjedhjet e vitit 2013Premtime të fryra të partive politike për zgjedhjet e vitit 2013
Premtime të fryra të partive politike për zgjedhjet e vitit 2013
 
Raporti: Mendimet e qytetarëve përballë problemeve të ngritura nga politikanët
Raporti: Mendimet e qytetarëve përballë problemeve të ngritura nga politikanëtRaporti: Mendimet e qytetarëve përballë problemeve të ngritura nga politikanët
Raporti: Mendimet e qytetarëve përballë problemeve të ngritura nga politikanët
 
Monitorimi i shpenzimeve te partive politike gjate fushates - MJAFT
Monitorimi i shpenzimeve te partive politike gjate fushates - MJAFTMonitorimi i shpenzimeve te partive politike gjate fushates - MJAFT
Monitorimi i shpenzimeve te partive politike gjate fushates - MJAFT
 

Perfitimet e nje ditari profesional!

  • 1. Përfitimet e një ditari profesional!
  • 2. Sfida e ngarkesës në punë! Ngarkesa e madhe dhe e vazhdueshme në punë ka mjaft aspekte negative që nuk karakterizohen vetëm nga simptomat e stresit dhe lodhjes së vazhdueshme por edhe nga: • mungesa e përqendrimit, • humbja e durimit, • kujtesa e sforcuar – thuajse harresë e vazhdueshme, • çorientim prioritetesh, • mungesë planifikimi, • harxhim hemoragjik energjish etj.
  • 3. Mbani një ditar! Secila prej simptomave apo efekteve të përmendura janë jo vetëm të dëmshme për shëndetin dhe mirëqenien tonë, por rrjedhimisht dëmtojnë efikasitetin tonë në punë. Ndaj, dëshiroj t’ju sugjeroj një “terapi” apo “praktikë”, e cila kam bindjen do t’ju ndihmojë të ripërtërini një pjesë të mirë të pasojave të ngarkesës që përjetoni si profesionist. • Sugjerimi është mjaft i thjeshtë: mbani një ditar! • Më lejoni t’ju sfidoj që ta provoni vetëm për një javë.
  • 4. Formati i ditarit! Formati dhe përmbajtja është plotësisht në dorën tuaj pasi është/dhe duhet të mbetet vetëm për ju. Nëse ky sugjerim i thjeshtë nuk ju nxit sa duhet, atëherë më lejoni t’ju tregoj për të paktën tre prej përfitimeve direkte që do të keni nga praktika e hedhjes së mendimeve tuaja në letër (fizike ose dixhitale)!
  • 5. Përfitimet: Reflektimi Kur jeni shumë të ngarkuar me punë mund të duket praktikisht e pamundur të gjeni kohën e mjaftueshme për të reflektuar mbi ato që bëni rregullisht, që fundja mund të jenë edhe thjesht punë rutinë. Por gjesti i hedhjes/përshkrimit të asaj që ju bëni çdo ditë në letër ju detyron të ndaloni mjaftueshëm për t’i dhënë kohë mendjes të reflektojë dhe të përqendrohet nëpërmjet procesit të të shkruarit. Rrjedhimisht, ju do jeni në gjendje të kuptoni dhe madje të gjeni zgjidhje më praktike për punët dhe nevojat e përditshme të punës.
  • 6. Përfitimet: Kujtesa Kujtesa afatshkurtër – Në punën time të përditshme shpesh ndodh të takohem me njerëz të rinj apo të marrë kërkesa për projekte dhe punë të ndryshme. Rrjedhimisht, është praktikisht e pamundur të mbaj mend çdo emër apo detaj. Por, fakti që është që pas çdo takimi, bisede, pune apo në fund të ditës, e detyroj veten të shënoj emrat, vendin, detajet, ngjarjet, etj., në ditarin tim. Kjo praktikë më lejon të kujtoj detajet dhe gjërat e tjera të cilat zakonisht mund t’i harroja brenda pak minutash.
  • 7. Përfitimet: Kujtesa Kujtesa afatgjatë – nuk përpiqem të mbaj mend çdo gjë, madje, nuk synoj ta bëj këtë pasi ka mjaft detaje dhe aspekte të ditës me të cilat nuk ia vlen ta ngarkosh kot mendjen. Ndaj, mbajtja shënim e detajeve të ditës, qoftë edhe thjesht të përmbledhura si një listë gjërash që kam bërë, më lejon që t’i referohem detajeve me lehtësi edhe në të ardhmen.
  • 8. Përfitimet: Planifikimi Një nga “surprizat” më të këndshme dhe efikase për punën time mbetet ndikimi pozitiv që mbajtja e një ditari vazhdon të ketë mbi aftësinë për të planifikuar ditën, javën dhe më gjatë, të punës. Rezultati është i drejtpërdrejtë për sa i përket efektit pozitiv që ka reflektimi dhe kujtimi i detajeve të ditës së punës mbi aftësinë për ta planifikuar më mirë ditën e nesërme apo edhe vetë javën apo muajin.
  • 9. Përfitimet: Planifikimi Fakti që ti e “detyron” mendjen të reflektojë mbi ndodhitë e ditës të bën të kuptosh më mirë se sa i suksesshëm ke qenë dhe rrjedhimisht vjen edhe nevoja që të përmirësohesh ditën apo javën në vazhdim duke bërë të njëjtën gjë që mund ta kesh bërë me qindra herë më parë. Rrjedhimisht, je në gjendje që të planifikosh më mirë: • Kohën tënde; • Energjitë që do të duhen; • Burimet dhe mjetet që do të nevojiten etj.
  • 10. Përfundimi Ky shkrim është kryesisht i bazuar mbi eksperiencat dhe reflektimet e jetës dhe punës personale nëpërmjet mbajtjes së një ditari, por jam i vetëdijshëm që nuk është gjithëpërfshirës, ndaj mirëpres pa druajtje të gjitha këshillat dhe sugjerimet tuaja pasi besoj se është me interes mjaft të gjerë. Autor: Elvis Plaku Konsulent për marketingun & komunikimin dixhital http://SfidaBiznesi.com