SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 15
Fakulteti Juridik
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
Tema: Korrupsioni në Kosovë
Lënda: Kriminologji me Penologji
Mentori: Mr.sc.Flutra Tahiraj
Studenti: Endrit Rustemi
15-Nov-2016
Korrpsioni në Kosovë 2016
Përmbajtja
Hyrje ......................................................................................................................
Kapitulli I
1. Kuptimi i korrupsionit dhe zhvillimi i tij historik .................................................
1.1. Definicionet për korrupsionin .......... ......................................................
1.2. Llojet e korrupsionit ...............................................................................
1.3. Format e korrupsionit .............................................................................
1.4. Mënyrat e korruptimi ..............................................................................
2. Shkaqet e korrupsionit ........................................................................................
3. Pasojat e korrupsionit ..........................................................................................
Kapitulli II
1. Kosova sipas Transparency International ...........................................................
2. Përceptimet për korrupsionin në Kosovë ............................................................
Kapitulli III
1. Institucionet që merren me luftimin e korrupsionit në Republikën e Kosovës ...
1.1 Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ......................................................
1.2 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës .........................................
1.3 Task Forca Speciale Anti–Korrupsion e PSRK-së ...................................
1.4 Këshilli Kombëtar kundër Korrupsionit ...................................................
2. Legjislacioni penal në fushen e korrupsionit ........................................................
3. Qasja e tanishme e institucioneve në luf.tën kundër korrupsionit ........................
Përfundim ....................................................................................................................
Bibliografia .................................................................................................................
Korrpsioni në Kosovë 2016
Hyrje
Në këtë punim trajtohet dhe analizohet korrupsioni si një dukuri negative e cila
përbën një rrezik për zhvillimin e shtetit.
Ky punim pretendon të ofrojë studentëve me shumë njohuri rreth korrupsionit në
përgjithësi, në nivel lokal ti informoj për sfidat me të cilat përballet Kosova në luftimin dhe
parandalimin e korrupsionit, në masat instituionale të cilat ka ndërmarur Kosova, sektorët në
të cilët çalon.
Ky punim është i ndarë në tre kapituj. Në kapitullin e parë flitet për kuptimin e
korrupsionit, format në të cilat paraqitet, shkaqjet, pasojat dhe efektet e tij. Kapitulli i dytë
paraqet një analizë të raporteve ndërkombëtare të cilat merren me vlersimin e përceptimit të
korrupsionit në përgjithësi dhe në kapitullin e tretë trajtohen qështje që anë të bëjnë vetë me
Kosovën, e ç’rast flitet për institucionet në merren ekskluzivisht me luftimin e korrupsionit,
legjislacioni në këtë fushë, qasja e shoqërisë dhe aktërëve tjeren në luftimin dhe parandalimin
e korrupsionit.
Korrupsioni është një dukuri po aq e vjetër sa dhe vetë njerëzimi. Ai gjendet në të
gjitha mjediset, në të gjitha sistemet dhe regjimet e mundshme duke përbërë një kërcënim për
to, veçanërisht për demokracitë.
Korrupsioni sistematikisht ai ka shkaktuar shumë probleme shqetësuese në të gjitha
vendet e botës. Vendet e sapo dalura nga lufta dhe vendet në tranzicion kanë predispozita që
të kenë probleme të mëdha me korrupsionin. Kalimi nga prona shoqërore në atë privatë
gjithëonë përbën një sfidë të veqantë që ky proces të mos rrezultoj me përfshirjen e zyrtarëve
kompetent një raste korruptive.
Kosova vazhdon të ketë probleme të mëdha me korrupsionin. Një vend që është
raportuar të ka shkallën më të lartë të varfërisë dhe papunësisë në Evropë një gjë e tillë është
edhe e pritshme.
Korrpsioni në Kosovë 2016
Kapitulli I
1. Kuptimi i korrupsionit dhe zhvillimi i tij historik
Korrupsioni është një dukuri shumëdimensionale dhe po aq i vjetër sa edhe vetë
njerëzimi. Korrupsioni është i njohur që nga kohët më të lashta.. Është në natyrën e vetë
njeriut që të mundohet të krijojë privilegje dhe përfitime personale pa marrë parasysh nevojat
e të tjerëve, qoftë edhe në disfavor të tjerëve duke mbetur një ndër fenomenet më negative, që
cënojnë demokracinë dhe shtetin ligjor në shoqërinë e sotme.
Ai gjendet në të gjitha mjediset, në të gjitha sistemet dhe regjimet e mundshme duke
përbërë një kërcënim për to, veçanërisht për demokracitë. Nga pikëpamja e cenueshmërisë
nga korrupsioni dhe ndikimit të tij shoqëror, sistemi i drejtësisë mbetet një nga fushat më të
ndjeshme dhe të dukshme në këtë drejtim.
1.1 Definicionet për korrupsionin
Fjala 'korrupsion' vjen nga fjala latine 'corrumpere', që do të thotë 'thyej' ose 'shkatërroj'.
Pra akti korruptiv shkatërron ose thyen ligjin, detyrat dhe normat morale. Korrupsioni paraqet
një lloj 'sizmografi' që mat dhe vlerëson gjendjen e ligjshmërisë dhe moralit në një shoqëri.1
Konceptualizimi i korrupsionit nuk është detyrë e lehtë. Ka shumë definicione për
korrupsionin.
Përkufzimi i ‘korrupsionit’ i përdorur nga Transparency International është si vijon:
“Abuzimi i pushtetit të besuar për përftim privat”.
Banka Botërore thotë se: 'korrupsioni është përdorimi i paligjshëm i burimeve publike për
përfitim personal”.
Ligji për Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit e përkufizon korrupsionin si
keqpërdorim të pushtetit apo çfarëdo sjellje nga zyrtarët publik apo personat tjerë më qëllim
të përfitimit joligjor, e poashtu edhe për të arritur favore apo për të fituar të mira për vete apo
të tjerët.2
Korrupsioni sipas Ligjit kundër korrupsionit - Korrupsion - nënkupton çdo shkelje të
detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës në subjektet juridike dhe çdo veprimtari e
iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e drejtuar si përgjigje ndaj një shpërblimi që
drejtpërdrejt ose indirekt është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është pritur për
t’u marrë për veten apo për një person tjetër.3
1 Korrupsioni DheAntikorrupsioni fq.13
2 https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2662
3 http://ëëë.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2004_34_al.pdf
Korrpsioni në Kosovë 2016
1.2 Llojet e korrupsionit
Sipas literatuës kemi dy tipe ose lloje të korrupsionit:
 Korrupsioni aktiv dhe
 Korrupsioni pasiv
Korrupsioni aktiv (mitëdhënja)nënkupton vepra penale që realizohet me anë të premtimit,
propozimit ose dhënies së drejtëpërdrejtë ose tërthorazi të qdo lloj përfitimi, funksionarit
publik ose privat për të kryer një veprim në kundërshtim me detyrën apo funksionin e tij.
Korrupsioni pasiv (mitëmarrja)nënkupton veprën penale që realizohet me anë të kërkimit ,
marrjes të çdo lloj përfitimi të parregullt ose pranimi i një oferte a premtimi nga funksionari
publik ose privat për të kryer ose jo, një veprim në kundërshtimi më detyrën / funksionin e tij.
1.3. Format e korrupsionit
Ryshfeti- është një nga forma më e shfaqur e korrupsionit sidomos në vendin tonë. Ryshfeti
përfshinë dhënjën e çfarëdo vlere materiale përsonit me përgjegjesi publike me qellim të
përfitimit të në mënyrë të jashtligjshmë të ndonjë të mirë publikë.
Mitosja- (mitëdhënia dhe mitmarrja) ajo përfshin dy individë, atë që premton ose ofron një
aset ose përfitim tjetër dhe atë që e kërkon ose e merr atë në shkëmbim të kryerjes së ligjshme
ose të paligjshme të një veprimi që është pjesë e përshkrimit të detyrës së dikujt; nuk ka
rëndësi se kush e inicion aktin e korrupsionit.
Nepotizmi- është një formë e trajtimit preferencial që konsiston në lehtësimin e punësimit në
sistem të bashkëshortit ose të afërmit të dikujt;
Abuzimi me fondet: ka të bëjë me keqpërvetësimin e fondeve publike;
Tregtimi i influencës - lidhet me përfitimet e ofruara një individi që premton të bindë një
agjent publik që të kryejë (ose të mos kryejë) një veprim që është pjesë e përshkrimit të
punës;
Trajtimi preferencial- konsiston në dhënien e ndihmës miqve, njerëzve që shoqërohet
dikush, etj., të cilët fitojnë pozicione për shkak të lidhjeve të tyre më tepër se sa për shkak të
kompetencës.
Korrpsioni në Kosovë 2016
Varësishtë nga autorë të ndryshëm dallojmë disa forma të korrupsionit, që disa nga
këto janë:4
 Korrupsioni politik, i cili ka të bëjë me marrjen e funksioneve të pushtetit politik ose në
mbajtjen e privilegjeve të caktuara politike duke u dhënë rryshfetë, mito, gjatë fushatave
paraelektorale dhe gjatë zgjedhjeve, marrja e donacioneve dhe pagesave tjera nga persona
apo shoqata në mënyrë të fshehtë.
 Korrupsioni administrativ ka të bëjë me administratën shtetërore, duke i shfrytëzuar
kompetencat në administratë, prej asaj lokale deri tek ajo qendrore, merr mito, ryshfet
d.m.th. korruptohet duke u dhënë leje, qertifikata, dokumentedhe akte të tjera individëve,
grupeve dhe firmave për realiziminj e interesave të ndryshme ,materiale dhe financiare për
grumbullimin e pasurisë, që shpeshëherë që nuk u takon.
 Korrupsioni gjyqësor i cili ka të bëje me dhënien dhe marrjen e ryshfetiti dhe mitos të
punojësëve në gjykatë, me qëllim që te pengohet procedura penale , me qëllim që te
nxirren vendime gjyqësore të favorshme, me qëllim që të bishtërohet shqiptimi i dënimeve
dhe sanksioneve tjera.
1.4 Mënyrat e korruptimit
Kur korrupsioni përfshin të paktën dy persona, kontakti midis tyre arrihet në dy mënyra:
 DDrreejjttppëërrddrreejjtt - kjo kërkon besim të madh midis palëve, që zakonisht bazohet tek miqësia,
kontaktet e mëparshme, ose rekomandimi nga një person tjetër që e beson agjenti publik.
Kjo mund të përfshijë edhe mënyrat e presionit që rezultojnë nga marrëdhëniet e autoritetit
(p.sh., me një epror), ose nëpërmjet shantazhit;
 TTëërrtthhoorraazzii - kjo kërkon përdorimin e ndërmjetësve. Këto mund të jenë bashkëpunëtorët
aktualë ose të mëparshëm, pjesëtarët e familjes ose personat me të cilët zyrtari hyn në
kontakt shpesh, të tillë si personeli ndihmës i gjykatës, avokatët, ose madje fqinjët e
gjyqtarëve ose prokurorëve. Kontakti mund të bëhet për një akt të vetëm të paligjshëm
korrupsioni, ose ai mund të përsëritet (vepër penale e vazhduar).
2. Shkaqiete korrupsionit
Disa studiues mendojnë që vvaarrffëërriiaa është burimi i problemit. Pa varfëri nuk do të
kishte korrupsion. Por dhe pse është një shkak ai nuk mund të jetë i vetmi. Nëse varfëria është
4 http://juridiksi.e-monsite.com/faqe/e-drejta-penale/korrupsioni-dhe-vecorite-e-tij.html
Korrpsioni në Kosovë 2016
shkak i korrupsionit, atëherë do të ishte e vështirë të shpjegohej pse vendet e pasura
gjithashtu kanë korrupsion. Do të ishte e vështirë të shpjegohej pse shumë zyrtarë të cilët
fare nuk kanë probleme me varfërinë, korruptohen më shuma milionëshe. Korrupsioni është
pra, ―një thikë me dy tehe - ai mund të shfaqet nga pasuria dhe bollëku, por dhe nga
mungesa e tij.
PPaaggeessaatt ee ppaammjjaaffttuueesshhmmee për nëpunësit publik konsiderohen nga të gjithë si
kontribues në korrupsion, të paktën në nivelet e saj të ulta.
Si shkaqije të korrupsionit mund ti përmendim edhe shkaqiet institucionale si
mmuunnggeessaa ee ttrraannssppaarreenncceess,, mmuunnggeessaa ee llllooggaarriiddhhëënnjjeess,, sshhppëërrbblliimmeett ppëërr ppeerrffoorrmmaanncceenn,, mmooss
pprrooffeessiioonnaalliizzmmii,, kkoommppeetteennccaatt ee ggjjeerraa etj.
Transparenca është një nga elementet kyçe në luftimin e korrupsionit. Transparenca
është sinonim i qeverisjes së mirë, llogaridhënies dhe i ngritjes së besimit tek qytetarët në
institucione publike. Transparenca e qasjes në dokumente publike është e drejtë themelore e
të gjithë qytetarëve për t’u informuar se si paraja publike është duke u shpenzuar.5 Nëse
mungon transparenca, shtohet dyshimi për institucionin dhe rrjedhimit shumë besimi në të.
Si shkaqie të cilat e sjellin korrupsionin janë edhe ppaabbaarraazziittëë ee nnddrryysshhmmee ssoocciiaallee ddhhee
ddiisskkrriimmiinniimmii nnëë bbaazzaa eekkoonnoommiikkee..
Shumë mendojnë se korrupsioni është ppjjeessëë ee kkuullttuurrëëss së vendit të tyre, por kjo nuk
mund të jetë kurrë një justifikim llogjik. Kjo vërethet edhe në vedin tonë, ku zyrtarët e
misioneve të huaja kanë qenë pikërisht subiekte të veprimeve kriminale të korrupsionit.
Mirpo siç shihet shkaqiet që sjellin korrupsionin janë të shumta dhe luftimi i tij duhet
të bëhet pikërishtë mbi bazën e shkaqieve që e sjellin atë.
3. Pasojate korrupsionit
Korrupsioni është një kërcënim për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e
njeriut. Korrupsioni si dukuri negative në shoqëri, mbi të gjitha frenon zhvillimin ekonomik
dhe social, duke dëmtuar sidomos vendet në zhvillim sidomos ato shtete që janë dal nga
tranzicioni ku bëjmë pjesë edhe ne.
Korrupsioni përbën një kërcënim për rritjen ekonomike të një vendi pasi ndikon në
uljen e efiçencës në sektorin privat dhe në atë publik. Ai është një nga faktorët më të
rëndësishëm që ndikon në reduktimin e rritjes ekonomike në shumë vende të botës.
5 https://ëëë.kdi-kosova.org/publikime/59-2016-03-31-virusi-transparentitis_alb_final_isbn.pdf
Korrpsioni në Kosovë 2016
Kapitulli II
Kosova sipas Transparency International
Transparency international është organizatë ndërkombëtare jo-qeveritare e cila
angazhohet për luftimin e korrupsionit. Ajo është themeluar në vitin 1993 me seli në Berlin.
Fillimisht duhet theksuar se korrupsioni është vështirë të matet në nivel të saktë. Është
njëri prej krimeve që zakonisht nuk ka viktima të caktuara, mirpo që të gjithë në një formë
jemi viktima të tij. Sidoqoftë matja e korrupsionit zakonisht është shumë e përafërt me
realitetin duke marrë parasyshë metodologjinë dhe llojllojshmërinë e burimeve që i përdorin
institucionet të cilat merren më vlersimin e korrupsionit.
Metodologjia se si Transparency Interanlional i realizon matjet për vlersimit të nivelit
e korrupsionit jane të ndryshme. Kryesishtë ajo bazohet në opinionet dhe përvojat e
njerëzve. Një sondazh që ata bëjnë bazohet në përvojen e njerëzve afaristë, ekspertëve - ky
është Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI). Kurse Barometri Global i Korrupsonit është
një sondazh tjetër i cili realizohet duke i pytur njerëzit në rrugë, në familjeve etj. 6
Korrupsioni përkufizohet nga Transparency International (TI) si shpërdorim i
autorizimeve të besuara për përfitim privat7. Më tutje, TI bën dallim ndërmjet korrupsionit
“sipas rregullit” dhe atij “kundër rregullit”. Korrupsioni “sipas rregullit” përbëhet nga pagesat
për lehtësim, ku paguhet ryshfet për të marrë trajtim preferencial për diçka që marrësi i
ryshfetit është i obliguar të bëjë me ligj. Në anën tjetër, korrupsioni “kundër rregullit” është
ryshfeti i paguar për të fituar shërbime të cilat marrësi i ryshfetit e ka të ndaluar t’i japë.
‘Korrupsioni i madh’ përkufzohet si “Aktet e kryera në nivel të lartë të Qeverisë që
shtrembërojnë politikat apo funksionimin e shtetit, duke i bërë të mundur liderëve të përftojnë
në kurriz të së mirës publike”. ‘Korrupsioni i vogël’ përkufzohet si “Abuzimi i përditshëm
i pushtetit të besuar nga ana e zyrtarëve publik të nivelit të ulët dhe të mesëm në
ndërveprimet e tyre me qytetarë të zakonshëm, të cilët shpesh janë duke u përpjekur për tu
qasur të mirave ose shërbimeve elementare në vende si spitalet, shkollat, departamentet e
policisë dhe agjencitë tjera.” ‘Korrupsioni politik’ është përkufzuar si “Manipulimi i
politikave, institucioneve dhe rregulloreve të punës në shpërndarjen e burimeve dhe fnancimit
nga ana e vendimmarrësve politik, të cilët abuzojnë me pozitën e tyre për të mbajtur fuqinë,
statusin dhe pasurinë e tyre.”8
6 http://ëëë.bbc.co.uk/albanian/neës/2009/06/090603_transparencyinternational_marschall.shtml
7 https://ëëë.transparency.org/ëhat-is-corruption/#define
8
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Vlerësimi i sistemit të integritetit kombëtar në Kosovë, fq.13
Korrpsioni në Kosovë 2016
Kosova konsiderohet si relativisht më e korruptuar se vendet fqinje, sipas
Transparency international.
Për në vitin 2015 Kosova gjendet në vendin
e 103-të, së bashku me Moldavinë, Etiopinë dhe
Republikën Domenikane. Të gjitha vendet e rajonit
rezultojnë të jenë më mirë. Shqipëria gjendet në
vendin e 88, Maqedonia 66, Serbia 71, Mali i Zi 61,
Bosnja dhe Hercegovina 76, Kroacia 50.9
Në vendet e para të ranglistës që disa vite
rresht qëndrojnë vendet e Europës, përkatësisht
vendet skandinave së bashku me Zelandën e Re.
Për vitin 2015 në vendin e parë gjendet Danimarka
kurse vendin e fundit e ndajnë Korea e Veriut dhe Somalia.
Edhe në vitet e kaluara Kosova është renditur kryesisht në të njejtat pozicione dhe
është vleruar me të njetat pikë.
Në vitin 2013 Kosova është renditur në
vendin e 111 nga 177 vende të botës, kurse në vitin
2014 radhitet një vend më lartë me të njetat pikë. Kjo
d.m.th se pothuajse nuk ka psaur asnjë përparim sa i
përket kuftimit të korrupsionit në vitin 2014. Në
vitin 2015 Kosova radhitet në vendin e 103 me 33
pikë. Nga tabela mund të vërejmë së ka pasur një
ngritje të kosiderueshme për 7 vende mirpo nuk
mund të thuhet qe ka pasur një përmirsim të dukshëm
të situatës në terren. Kjo ndryshim mund të cilsohet sepse këtë vit ka më pak shtete në të cilat
janë vlersuar nga TI e jo se pse ka pasur një ndryshim drestim në luftën kundër korrupsionit.
Të njejtën gji nuk mund të thuhet për Republikën e Shqipërise e cila në vitin 2014 ishte e
radhitur në vendin 104 se bashku me Republikën e Kosovës, mirpo një vit më vonë ajo
radhitet në vendin e 88.
9 https://ëëë.transparency.org/search
Renditja Vendi Pikë
35 SLLOVENIA 60
50 KROACIA 51
61 MALI I ZI 44
66 MACEDONIA 42
71 SERBIA 40
76 B&H 38
88 SHQIPERIA 36
103 KOSOVA 33
Korrpsioni në Kosovë 2016
2. Përceptimet për korrupsionin në Kosovë
Perceptimet e korrupsionit zakonisht janë shumë më negative se sa përhapja aktuale e
praktikave korruptive, dhe si të tilla nuk janë matësi kryesor i nivelit të korrupsionit në vend.
Mirëpo, perceptimet akoma përdoren tradicionalisht si indikatorë për vlerësimin e mjedisit të
korrupsionit në nivel ndërkombëtar.
Pritjet rreth përjetimit të ndonjë forme të presionit të lartë korruptiv, për popullatën e
Kosovës janë të larta. 73 përqind e popullatës besojnë se për ta është e mundshme të hasin në
presion nga ndonjë zyrtar publik, për të dhënë formë ryshfeti në mënyrë që problemi të
zgjidhet.
Sipas sondazheve të bëra nga SELDI
(Southeast Europe Leadership for Development
and Integrity)10, institucionet publike të cilave
qytetarët i përceptojnë si më të korruptuarat janë:
Qeveria, Kuvendi dhe Gykatat, Prokuroria,
Agjensia Kosovare e Privatizimit, Eulex-i etj.
Kurse institucionet të cilat qytetarët mendojnë
qe nuk janë të korruptuara, apo që jane më pak të
korruptuara jane: FSK-ja, Presidenca, Policia etj.
11
Perceptimet e Kosovarëve rreth përhapjes së korrupsionit në
vendet e Evropës Jug-Lindore janë zhvilluar përmes përvojës direkte
me vendin, ose përmes influenca të tjera si mediave apo bisedave.
Tabela tregon se sipas perceptimit gjeneral korrupsioni është
shumë i përhapur në Kosovë. Qytetarët e perceptojnë Kosovën si
vendin më të korruptuar në rajon, me një indeks prej 3.4, në një shkallë
prej 1 deri në 5. Vendet fqinje, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi,
radhiten menjëherë pas në listë si vendet më të korruptuara me indekse
të barabarta me 3.2, 3.2 dhe respektivisht 2.9. Përderisa, në fundi i
radhitjes tregon që Kosovarët i përceptojnë Turqinë dhe Kroacinë si
vendet më së paku të korruptuara.
10 http://seldi.net/about-us/
11 Vlerësimi i Korrupsionit në Kosovë Prishtinë 2016, fq.18
5-niveli me i larte i
1-niveli më i ulët
Vendet
Kosova 3.4
Shqipëria 3.2
Serbia 3.1
Mali i Zi 2.9
Maqedonia 2.9
B& H 2.7
Bullgaria 2.6
Rumania 2.6
Turqia 1.9
Kroacia 1.8
Korrpsioni në Kosovë 2016
Kapitulli III
1. Institucionet që merren me luftimine korrupsionit në Republikën e Kosovës
Problemi kryesor se pse ka korrupsion në Kosovë rrjedh nga fakti se ligjet dhe
institucionet ligjore nuk janë përdorur si arsenal për ta luftuar në praktikë. Ky dështim është
pasojë e mungesës së vullnetit politik që ka prodhuar (a) mbivendosje institucionale dhe (b)
sistem të dobët të drejtësisë.12
Janë të paktën pesë institucione të cilat merren me korrupsionin duke filluar nga Zyra
e Kryeprokurorit të Shtetit, Prokurori Special dhe Misioni për Sundimin e Ligjit (EULEX) e
deri te Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Këshilli kombëtar kundër korrupsionit, mirpo unë
në këtë punim do të flas vetëm për Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Këshilli kombëtar
kundër korrupsionit.
1.1. Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) 13
Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) e Kosovës është organ i pavarur dhe i
specializuar për zbatimin e politikave shtetërore për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit
në Kosovë. Është themeluar në korrik të vitit 2006, ndërsa ka filluar të funksionojë më 12
shkurt të viti 2007. Baza ligjore për themelimin e Agjencisë është Ligji kundër Korrupsionit
(2004/34) i cili i ka përcaktuar përgjegjësitë dhe fushë- veprimtarinë e tij . I ka të punësuar 40
punonjës.
Mandati i Agjencisë është i përqendruar në zbulimin dhe hetimin e rasteve korruptive,
përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit si dhe sensibilizimin e opinionit
publik me qëllim të ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë që bazohet në shtetin e së drejtës.
Agjencia kundër Korrupsionit nuk ka autoritet të plotë hetimor: roli i saj është më
shumë i drejtuar në parandalim dhe hetime administrative preliminare, në përputhje me
standardet ndërkombëtare.
Agjensia Kundër Korrupsionit për punën e saj i raporton direkt Kuvendit të Kosovës
meqenësë Kuvendi e ka themeluar atë.
Ligji për deklarim të pasurisë është një ndër pikat kyqe të kësaj agjensie.
Implemnetimi i ligjit lidhet më shumë me kompetencat për senzibilizim të opinionit publik
që i ka agjensia, sesa me efktivitetin thelbësor te ketij ligji. Kjo është vërejtur në shumë raste
në praktikë, në vetvlërsimin e pasurisë. Shumbull mund të jetë kryetari i Partisë së Fortë, i
cili e vlerson një pikurë të tij në vlerë 1.000.000.000 euro.
12 KDI-Analizëe politikavembi mekanizmat institucional për luftimin ekorrupsionitnëkosovë, Prill 2016 fq.8
13 http://ëëë.akk-ks.org/sq/pergjegjesite#indexmain
Korrpsioni në Kosovë 2016
Sipas raporteve të shoqërisë civile, Kuvendi duhet ti rishikoj Kompetencat e
Agjensisë dhe mekanizmave tjerë që mërren më luftim të korrupsionit. Ndryshime sipas tyre
duhet të ketë edhe në mënyrën e financimit, ku AKK duhet ta propozoj vet buxhetin e saj
dhe Qeveria ose ndonjë organizatë tjertër buxhetore të mos ketë mundësi ta ndryshoj atë.
1.2. Këshilli Kombëtar kundër Korrupsionit
Këshilli Kundër Korrupsionit i themeluar nga Presidentja e Republikës së Kosovës në
vitin 2012. Këshilli ka për qëllim bashkërendimin e punës dhe aktiviteteve të institucioneve e
agjencive, në kuadër të kompetencave dhe të fushëveprimit të tyre, për parandalimin dhe
luftimin e korrupsionit.
Funksionet e Këshillit:
 Të koordinoj aktivitetet në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.
 Të identifikojë dhe të koordinoj aktivitetet në përkrahje të zbatimit të strategjisë kombëtare
në luftimin e korrupsionit.
 Të përcaktoj prioritetet dhe politikat për zbatimin e agjendës legjislative në ngritjen e
efektivitetit në luftën kundër korrupsion.
 Të koordinoj punën e aktivitetet e institucioneve përgjegjëse në forcimin e mekanizmave
ekzistues për luftimin e korrupsionit.
 Të rrisë vetëdijen e shoqërisë për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit
Deri më tani Kshilli është treguar kryesisht i paefektshëm në koordinimin e përpjekjeve
kundër-korrupsion. Roli i tij është shumë politik dhe i mungon përcjellja sistematike e
rekomandimeve të miratuara.
Nga komisionet parlamentare ka pasur shumë vërejtje në punën e Komisionit ku janë
përmendur se komisioni nuk po e zbaton mandatin e tij por vetem po paraqet një barrë për
buxhetin e shtetit.
Që nga zgjedhja e Presidentit të ri, Këshilli nuk është mbledhur më edhe pse në
mbledhjen e tij të fundit është theksuar që vendi po ballafaqohet me shkallë të lartë të
korrupsionit.14
14 http://ëëë.botasot.info/politika-lajme/583198/presidenti-thaci-hesht-keshillin-kombetar-kunder-
korrupsionit/
Korrpsioni në Kosovë 2016
2. Legjislacioni penal në fushen e korrupsionit
Në përgjithësi, kuadri legjislativ dhe institucional kundër korrupsionit është fuqizuar dhe
tani është kryesisht në përputhje me Acquis Communitaire të BE-së. Në janar të vitit 2013,
Kodi i ri Penal dhe Kodi i ri i Procedurës Penale hynë në fuqi. Kodet e përkufzojnë
korrupsionin si një vepër penale, duke e kategorizuar atë në të paktën gjashtë forma: (1)
konflikti i interesit, (2) abuzimi dhe keqpërdorimi i pozitës zyrtare, (3) mashtrimi në
detyrë, (4) pranimi dhe/ose dhënia e ryshfetit, (5) ndikimi në tregti, dhe (6) shpalosja e
informacionit zyrtar. Më tej, në bazë të Kodit të ri, çdo dështim për të deklaruar pasurinë, te
ardhurat, dhuratat, përftimet tjera materiale ose detyrimet fnanciare është i dënueshëm me
gjobë ose burgim deri në tre (3) vjet.
Ligjet e tjera që ndërlidhen me sektorin e anti-korrupsionit, përveç Kodit Penal dhe Civil janë
ligjet për prokurimin publik, qasjen në dokumentet publike, konfliktin e të interesit,
deklarimin e pasurisë, zgjedhjeve, si dhe lirinë e shtypit dhe të shoqërimit.
3. Qasja e tanishme e institucioneve në luftën kundër korrupsionit
Deri tani mund të vërejmë se çasja e institucioneve tona për luftim të korrupsoinit nuk ka
qenë e duhura. zbatuar atë. Nga qeveritë gjithmonë kemi ndëgjuar dhe ende ndëgjojme se
do të ketë “zero tolerancë ndaj korrupsionit”mirpo praktika e tregon të kundërtën.
Përkundër legjislacionit progresiv mungon vullneti politik për ta zbatuar atë.
Bashkëpunimi dhe koordinimi i autoriteteve përgjegjëse për hetimin dhe ndjekjen penale
të korrupsionit është treguar shumë i brishtë.
Moskordimini në mes agjensive të pavaruar edhe institucioneve tjera shtetërore deri më
tani ka rezultuar në konfuzitet mbi primatin për luftim të korrupsionit dhe shumë herë brjten e
përgjegjesië nga një institucion në tjetrin.
Gjyqësori vazhdon të jetë jo efektiv në luftimin e korrupsionit pavarësisht përpjekjeve
të Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial që rastet e korrupsionit ti trajtojnë me prioritet.15
Sipas Institutit KIPRED disa prej arsyjeve për këtë mosefektivitet janë kapacitetet dhe
hezitimi i gjyqëtarëve dhe prokurorëve që të merren më rastet e korrupsionit që janë të
sofistikuara dhe që janë të përfshirë zyrtarë politikë. Deri më tani, aktgjykimi më serioz i
lëshuar nga Gjykata Themelore ishtenë maj të vitit 2013, me të cilin ish-kreu i Task Forcës
Anti-Korrupsion, Nazmi Mustafa, u dënua me 5 vjet burg. Ai ushpall fajtor për pranimin e
një ryshfeti për të hedhur poshtë akuzat në një hetim që zhvillohej në vitin 2012.
15
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Vlerësimi i sistemit të integritetit kombëtar në Kosovë, fq.71
Korrpsioni në Kosovë 2016
PPëërrffuunnddiimm
Në këtë punim jam përpjekur të trajtoj dhe analizoj ndikimin e korrupsionit në
vendin tonë. Se si korrupsioni përbënë një problem shoqëror i cili destabilizon funksionimin
demokratikë të institucionve dhe rrezikon mirëqenjen e qytetarëve.
Nga studimi mund të konstatojmë se ekziston një mungesë e bashkëpunimit në mes të
institucioneve dhe aktorëve të përfshirë në luftën kundër korrupsionit, pavarësisht nga një
sërë nismash dhe strategjish kundër-korrupsion të formuara nga shteti.
Legjislacioni kundër korrupsionit kryesisht është adekuat, por në praktikë zbatimi i tij
ka mbetur shumë prapa.
Roli i qytëtarëve në raportim të komunicionit është një pikë kyqë nga i cili varet
luftimi i kësaj dukurie. Është mjaft e rëndësishme që shteti të garantojë në mënyrë efektive
mundësinë për ushtrimin e një të drejte të tillë nga çdo qytetar i thjeshtë, duke mos lejuar që
ai raportimi i korrupsionit të ketë pasoja për qytetarët.
Shoqëria civlie, organizatat ndërkombëtare dhe sidomos mediat e pavarura kanë një
rol shumë më rëndësi në informimin e publikut mbi zbulimin e rasteve korruptive,
ndërshkimin e tyre dhe mënyrat e trajtimit të këtyre rasteve nga ana e institucioneve.
Transparenca e institucionve në trajtimin e rasteve të korrupsionit ndikon në rritjen e besimit
të qytetarëve dhe bashkpunimin e tyre në raportimin e rasteve korruptcionit.
Dhe në fumd mund të konkludojmë se lufta kundër korrupsionit paraqet një sfidë të
madhe jo vetëm për Kosvën si shtet i ri por për çdo shtet në botë. Viktima të korrupsionit
jemi të gjithë ne. Pasojat e tij i hasim çdo ditë, të gjithë ne, sapo të dalim nga shtëpia. Kjo
duhet të jetë një motiv shtesë që lufta kundër tij të jetë prioritet dhe kjo dukuri të mos i
afektoj brezat që vijnë në nivelin që po na afektin neve.
Korrpsioni në Kosovë 2016
Bibliografia
- Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Vlerësimi i sistemit të integritetit kombëtar në
Kosovë, Tetor 2015
- Instituti Riinvest - Vlersimi i korrupsionit në Kosovë, Prishtinë 2016
- KIPRED - Hetimi i korrupsionit në kosovë: (mos) bashkëpunimi në mes të policisë
dhe prokurorisë, Prishtinë 2014
- Lëvizja Fol - Skenimi i korrupsionit, Nëntor 2016
- Instituti i Kosovës për Drejtësi – Korrupsioni në Kosovë , Raporti vlerësues
gjithëpërfshirës mbi efikasitetin e sistemit prokurorial në zbatimin e planit të veprimit
për rastet e korrupsionit, Betim Musliu , Prishtinë shtator 2014
- Prof. Dr. Ismet Salihu / Mr.Sc. Hilmi Zhitija / Dr.Sc. Fejzullah Hasani - Komentari i
Kodit Penal të Republikës së Kosovës
- Prof.Dr. Rexhep Gashi , Kriminologjia Prishtinë 2016
- Agjensia Kundër Korrupsionit - Strategjia kundër korrupsionit 2013-2017 Prishtinë,
Nëntor 2012
- Agjensia Kundër Korrupsionit -Analizë mbi ndjekjen dhe gjykimet e rasteve
korruptive në Kosovë, Qershor 2013
- Raporti i Progresit 2015 - Dokument pune i personelit të komisionit europian
- Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)-Vlerësimi i sistemit të integritetit kombëtar në
kosovë, Tetor 2015
- Transparency International Albania - Mekanizmat për përfshirjen e publikut ne luften
kundër korrupsionit – Tiranë
- Qendra për Arsim e Kosovës - Edukimi kundër korrupsionit – Prishtinë tetor 2006
- Plani i Veprimit Kundër-Korrupsion - Prioritet social dhe ekonomik për Kosovën -
Tetor 2006
- Msc Adela SHERA - Korrupsioni dhe ndikimi i tij në rritjen ekonomike
- UNDP - Anketë për perceptimet publike për korrupsionin në sektorin e arsimit në
Kosovë, Prishtinë 2014
- Task Forca për Integrim Evropian - Material Diskutues për Politikat Kundër
Korrupsionit , Tavolina e Rrumbullakëta “Drejtësi, Liri dhe Siguri” , Prishtinë
- Cristi Danilet - Korrupsioni dhe antikorrupsioni në sistemin e drejtësisë - Bucharest :
Editura C.H. Beck, 2009
- Robert Klitgaard Ronald MacLean-Abaroa dhe H. Lindsey Parris - Qytete të
Korruptuara Një Udhëzues Praktik për Kurimin dhe Parandalimin , Maqedoni 2000
Ligji Nr. 2004/34 LIGJI KUNDËR KORRUPSIONIT
Ligji nr. 03/L- 159 PËR AGJENCINË KUNDËR KORRUPSIONIT
Web:
https://kec-ks.org/ëp-content/uploads/2016/03/Edukimi-kunder-korrupsionit.pdf
http://ëëë.akk-ks.org/
http://levizjafol.org/folneë/ëp-content/uploads/2016/03/Edu-Corruption-Scan-SQ.pdf

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeRefik Mustafa
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
Etika e Biznesit - Ymer Havolli
Etika e Biznesit   - Ymer HavolliEtika e Biznesit   - Ymer Havolli
Etika e Biznesit - Ymer HavolliMenaxherat
 
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)fatonbajrami1
 
Menaxhimi i Resurseve Njerzore
Menaxhimi i Resurseve NjerzoreMenaxhimi i Resurseve Njerzore
Menaxhimi i Resurseve NjerzoreErmon Cërvadiku
 
Diskriminimi ne pune
Diskriminimi ne puneDiskriminimi ne pune
Diskriminimi ne puneMenaxherat
 
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJERefik Mustafa
 
Shpërblimi për performancë
Shpërblimi për performancëShpërblimi për performancë
Shpërblimi për performancëDoruntina Nikçi
 
MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
Etika e Biznesit - Dr. Ymer HavolliEtika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havollifatonbajrami1
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)fatonbajrami1
 
Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)
Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)
Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)Blerim Raci
 
Menaxhimi i personelit dhe vlerësimi i performancës
Menaxhimi i personelit dhe vlerësimi i performancësMenaxhimi i personelit dhe vlerësimi i performancës
Menaxhimi i personelit dhe vlerësimi i performancësyllferizi
 
Menaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë V
Menaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë VMenaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë V
Menaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë VNGO Etnika
 

Mais procurados (20)

Menaxhi i burimeve njerëzore
Menaxhi i burimeve njerëzoreMenaxhi i burimeve njerëzore
Menaxhi i burimeve njerëzore
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
 
Etika e Biznesit - Ymer Havolli
Etika e Biznesit   - Ymer HavolliEtika e Biznesit   - Ymer Havolli
Etika e Biznesit - Ymer Havolli
 
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
 
Menaxhimi i Resurseve Njerzore
Menaxhimi i Resurseve NjerzoreMenaxhimi i Resurseve Njerzore
Menaxhimi i Resurseve Njerzore
 
Diskriminimi ne pune
Diskriminimi ne puneDiskriminimi ne pune
Diskriminimi ne pune
 
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
Shpërblimi për performancë
Shpërblimi për performancëShpërblimi për performancë
Shpërblimi për performancë
 
MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)
 
Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
Etika e Biznesit - Dr. Ymer HavolliEtika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
 
Vendosje ne biznes
Vendosje ne biznesVendosje ne biznes
Vendosje ne biznes
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
 
Strategjite Marketingu2
Strategjite Marketingu2Strategjite Marketingu2
Strategjite Marketingu2
 
Ese
EseEse
Ese
 
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
 
Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)
Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)
Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)
 
Menaxhimi i personelit dhe vlerësimi i performancës
Menaxhimi i personelit dhe vlerësimi i performancësMenaxhimi i personelit dhe vlerësimi i performancës
Menaxhimi i personelit dhe vlerësimi i performancës
 
Menaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë V
Menaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë VMenaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë V
Menaxhimi i burimeve njerëzore në kompaninë V
 

Destaque

Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2zogaj
 
Raporti progresit 2013 2014-2015
Raporti progresit 2013 2014-2015Raporti progresit 2013 2014-2015
Raporti progresit 2013 2014-2015ALTAX Consulting
 
Lufta e nisur ndaj korrupsionizmit
Lufta e nisur ndaj korrupsionizmitLufta e nisur ndaj korrupsionizmit
Lufta e nisur ndaj korrupsionizmitALTAX Consulting
 
Presentshtetiweb
PresentshtetiwebPresentshtetiweb
PresentshtetiwebShtetiWeb
 
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo ...
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo   ...Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo   ...
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo ...fakete duraku
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminaledritashala
 
Etika Profesionale
Etika ProfesionaleEtika Profesionale
Etika Profesionaledani
 
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e KosovesSistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e KosovesBessnik Latifi
 
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuesePyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetueseNasuf GËRMIZAJ
 
Punim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e Bashkuar
Punim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e BashkuarPunim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e Bashkuar
Punim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e BashkuarArberSusuri
 
PUNIM SEMINARIK Ymer Ejupi
PUNIM SEMINARIK Ymer EjupiPUNIM SEMINARIK Ymer Ejupi
PUNIM SEMINARIK Ymer EjupiYmer Ejupi
 
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese ArberSusuri
 
Kontrolli dhe auditmi i brendshem
Kontrolli dhe auditmi i brendshemKontrolli dhe auditmi i brendshem
Kontrolli dhe auditmi i brendshemAnabelle11
 

Destaque (20)

Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2
 
Penologjia
PenologjiaPenologjia
Penologjia
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
Raporti progresit 2013 2014-2015
Raporti progresit 2013 2014-2015Raporti progresit 2013 2014-2015
Raporti progresit 2013 2014-2015
 
Lufta e nisur ndaj korrupsionizmit
Lufta e nisur ndaj korrupsionizmitLufta e nisur ndaj korrupsionizmit
Lufta e nisur ndaj korrupsionizmit
 
Presentshtetiweb
PresentshtetiwebPresentshtetiweb
Presentshtetiweb
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo ...
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo   ...Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo   ...
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo ...
 
Punim seminarik,,,dsk
Punim seminarik,,,dskPunim seminarik,,,dsk
Punim seminarik,,,dsk
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminale
 
Etika Profesionale
Etika ProfesionaleEtika Profesionale
Etika Profesionale
 
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e KosovesSistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
 
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuesePyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
 
Punim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e Bashkuar
Punim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e BashkuarPunim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e Bashkuar
Punim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e Bashkuar
 
etika e punes
etika e punesetika e punes
etika e punes
 
PUNIM SEMINARIK Ymer Ejupi
PUNIM SEMINARIK Ymer EjupiPUNIM SEMINARIK Ymer Ejupi
PUNIM SEMINARIK Ymer Ejupi
 
Administrata publike
Administrata publikeAdministrata publike
Administrata publike
 
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
 
Kontrolli dhe auditmi i brendshem
Kontrolli dhe auditmi i brendshemKontrolli dhe auditmi i brendshem
Kontrolli dhe auditmi i brendshem
 

Semelhante a Korrupsioni ne kosove

Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesoreKriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesoreDonikë Mjaki
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penalezogaj
 
Gjeo. ekonomike-Viti II
Gjeo. ekonomike-Viti IIGjeo. ekonomike-Viti II
Gjeo. ekonomike-Viti IIEkloidaBengu
 
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.AlbanFejzullahu2
 
Sigurianacionale 111219031658-phpapp01
Sigurianacionale 111219031658-phpapp01Sigurianacionale 111219031658-phpapp01
Sigurianacionale 111219031658-phpapp01Ministry of Health
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah AliuRefik Mustafa
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.#MesueseAurela Elezaj
 

Semelhante a Korrupsioni ne kosove (12)

Krimi i Organizuar ne Republiken Maqedonis 1.0 (2020)
Krimi i Organizuar ne Republiken Maqedonis 1.0 (2020)Krimi i Organizuar ne Republiken Maqedonis 1.0 (2020)
Krimi i Organizuar ne Republiken Maqedonis 1.0 (2020)
 
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesoreKriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penale
 
Gjeo. ekonomike-Viti II
Gjeo. ekonomike-Viti IIGjeo. ekonomike-Viti II
Gjeo. ekonomike-Viti II
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
 
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
Siguria nacionale
Siguria nacionaleSiguria nacionale
Siguria nacionale
 
Sigurianacionale 111219031658-phpapp01
Sigurianacionale 111219031658-phpapp01Sigurianacionale 111219031658-phpapp01
Sigurianacionale 111219031658-phpapp01
 
Kriminaliteti i organizuar
Kriminaliteti i organizuarKriminaliteti i organizuar
Kriminaliteti i organizuar
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
 

Korrupsioni ne kosove

  • 1. Fakulteti Juridik Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” Tema: Korrupsioni në Kosovë Lënda: Kriminologji me Penologji Mentori: Mr.sc.Flutra Tahiraj Studenti: Endrit Rustemi 15-Nov-2016
  • 2. Korrpsioni në Kosovë 2016 Përmbajtja Hyrje ...................................................................................................................... Kapitulli I 1. Kuptimi i korrupsionit dhe zhvillimi i tij historik ................................................. 1.1. Definicionet për korrupsionin .......... ...................................................... 1.2. Llojet e korrupsionit ............................................................................... 1.3. Format e korrupsionit ............................................................................. 1.4. Mënyrat e korruptimi .............................................................................. 2. Shkaqet e korrupsionit ........................................................................................ 3. Pasojat e korrupsionit .......................................................................................... Kapitulli II 1. Kosova sipas Transparency International ........................................................... 2. Përceptimet për korrupsionin në Kosovë ............................................................ Kapitulli III 1. Institucionet që merren me luftimin e korrupsionit në Republikën e Kosovës ... 1.1 Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ...................................................... 1.2 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ......................................... 1.3 Task Forca Speciale Anti–Korrupsion e PSRK-së ................................... 1.4 Këshilli Kombëtar kundër Korrupsionit ................................................... 2. Legjislacioni penal në fushen e korrupsionit ........................................................ 3. Qasja e tanishme e institucioneve në luf.tën kundër korrupsionit ........................ Përfundim .................................................................................................................... Bibliografia .................................................................................................................
  • 3. Korrpsioni në Kosovë 2016 Hyrje Në këtë punim trajtohet dhe analizohet korrupsioni si një dukuri negative e cila përbën një rrezik për zhvillimin e shtetit. Ky punim pretendon të ofrojë studentëve me shumë njohuri rreth korrupsionit në përgjithësi, në nivel lokal ti informoj për sfidat me të cilat përballet Kosova në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit, në masat instituionale të cilat ka ndërmarur Kosova, sektorët në të cilët çalon. Ky punim është i ndarë në tre kapituj. Në kapitullin e parë flitet për kuptimin e korrupsionit, format në të cilat paraqitet, shkaqjet, pasojat dhe efektet e tij. Kapitulli i dytë paraqet një analizë të raporteve ndërkombëtare të cilat merren me vlersimin e përceptimit të korrupsionit në përgjithësi dhe në kapitullin e tretë trajtohen qështje që anë të bëjnë vetë me Kosovën, e ç’rast flitet për institucionet në merren ekskluzivisht me luftimin e korrupsionit, legjislacioni në këtë fushë, qasja e shoqërisë dhe aktërëve tjeren në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit. Korrupsioni është një dukuri po aq e vjetër sa dhe vetë njerëzimi. Ai gjendet në të gjitha mjediset, në të gjitha sistemet dhe regjimet e mundshme duke përbërë një kërcënim për to, veçanërisht për demokracitë. Korrupsioni sistematikisht ai ka shkaktuar shumë probleme shqetësuese në të gjitha vendet e botës. Vendet e sapo dalura nga lufta dhe vendet në tranzicion kanë predispozita që të kenë probleme të mëdha me korrupsionin. Kalimi nga prona shoqërore në atë privatë gjithëonë përbën një sfidë të veqantë që ky proces të mos rrezultoj me përfshirjen e zyrtarëve kompetent një raste korruptive. Kosova vazhdon të ketë probleme të mëdha me korrupsionin. Një vend që është raportuar të ka shkallën më të lartë të varfërisë dhe papunësisë në Evropë një gjë e tillë është edhe e pritshme.
  • 4. Korrpsioni në Kosovë 2016 Kapitulli I 1. Kuptimi i korrupsionit dhe zhvillimi i tij historik Korrupsioni është një dukuri shumëdimensionale dhe po aq i vjetër sa edhe vetë njerëzimi. Korrupsioni është i njohur që nga kohët më të lashta.. Është në natyrën e vetë njeriut që të mundohet të krijojë privilegje dhe përfitime personale pa marrë parasysh nevojat e të tjerëve, qoftë edhe në disfavor të tjerëve duke mbetur një ndër fenomenet më negative, që cënojnë demokracinë dhe shtetin ligjor në shoqërinë e sotme. Ai gjendet në të gjitha mjediset, në të gjitha sistemet dhe regjimet e mundshme duke përbërë një kërcënim për to, veçanërisht për demokracitë. Nga pikëpamja e cenueshmërisë nga korrupsioni dhe ndikimit të tij shoqëror, sistemi i drejtësisë mbetet një nga fushat më të ndjeshme dhe të dukshme në këtë drejtim. 1.1 Definicionet për korrupsionin Fjala 'korrupsion' vjen nga fjala latine 'corrumpere', që do të thotë 'thyej' ose 'shkatërroj'. Pra akti korruptiv shkatërron ose thyen ligjin, detyrat dhe normat morale. Korrupsioni paraqet një lloj 'sizmografi' që mat dhe vlerëson gjendjen e ligjshmërisë dhe moralit në një shoqëri.1 Konceptualizimi i korrupsionit nuk është detyrë e lehtë. Ka shumë definicione për korrupsionin. Përkufzimi i ‘korrupsionit’ i përdorur nga Transparency International është si vijon: “Abuzimi i pushtetit të besuar për përftim privat”. Banka Botërore thotë se: 'korrupsioni është përdorimi i paligjshëm i burimeve publike për përfitim personal”. Ligji për Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit e përkufizon korrupsionin si keqpërdorim të pushtetit apo çfarëdo sjellje nga zyrtarët publik apo personat tjerë më qëllim të përfitimit joligjor, e poashtu edhe për të arritur favore apo për të fituar të mira për vete apo të tjerët.2 Korrupsioni sipas Ligjit kundër korrupsionit - Korrupsion - nënkupton çdo shkelje të detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës në subjektet juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e drejtuar si përgjigje ndaj një shpërblimi që drejtpërdrejt ose indirekt është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është pritur për t’u marrë për veten apo për një person tjetër.3 1 Korrupsioni DheAntikorrupsioni fq.13 2 https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2662 3 http://ëëë.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2004_34_al.pdf
  • 5. Korrpsioni në Kosovë 2016 1.2 Llojet e korrupsionit Sipas literatuës kemi dy tipe ose lloje të korrupsionit:  Korrupsioni aktiv dhe  Korrupsioni pasiv Korrupsioni aktiv (mitëdhënja)nënkupton vepra penale që realizohet me anë të premtimit, propozimit ose dhënies së drejtëpërdrejtë ose tërthorazi të qdo lloj përfitimi, funksionarit publik ose privat për të kryer një veprim në kundërshtim me detyrën apo funksionin e tij. Korrupsioni pasiv (mitëmarrja)nënkupton veprën penale që realizohet me anë të kërkimit , marrjes të çdo lloj përfitimi të parregullt ose pranimi i një oferte a premtimi nga funksionari publik ose privat për të kryer ose jo, një veprim në kundërshtimi më detyrën / funksionin e tij. 1.3. Format e korrupsionit Ryshfeti- është një nga forma më e shfaqur e korrupsionit sidomos në vendin tonë. Ryshfeti përfshinë dhënjën e çfarëdo vlere materiale përsonit me përgjegjesi publike me qellim të përfitimit të në mënyrë të jashtligjshmë të ndonjë të mirë publikë. Mitosja- (mitëdhënia dhe mitmarrja) ajo përfshin dy individë, atë që premton ose ofron një aset ose përfitim tjetër dhe atë që e kërkon ose e merr atë në shkëmbim të kryerjes së ligjshme ose të paligjshme të një veprimi që është pjesë e përshkrimit të detyrës së dikujt; nuk ka rëndësi se kush e inicion aktin e korrupsionit. Nepotizmi- është një formë e trajtimit preferencial që konsiston në lehtësimin e punësimit në sistem të bashkëshortit ose të afërmit të dikujt; Abuzimi me fondet: ka të bëjë me keqpërvetësimin e fondeve publike; Tregtimi i influencës - lidhet me përfitimet e ofruara një individi që premton të bindë një agjent publik që të kryejë (ose të mos kryejë) një veprim që është pjesë e përshkrimit të punës; Trajtimi preferencial- konsiston në dhënien e ndihmës miqve, njerëzve që shoqërohet dikush, etj., të cilët fitojnë pozicione për shkak të lidhjeve të tyre më tepër se sa për shkak të kompetencës.
  • 6. Korrpsioni në Kosovë 2016 Varësishtë nga autorë të ndryshëm dallojmë disa forma të korrupsionit, që disa nga këto janë:4  Korrupsioni politik, i cili ka të bëjë me marrjen e funksioneve të pushtetit politik ose në mbajtjen e privilegjeve të caktuara politike duke u dhënë rryshfetë, mito, gjatë fushatave paraelektorale dhe gjatë zgjedhjeve, marrja e donacioneve dhe pagesave tjera nga persona apo shoqata në mënyrë të fshehtë.  Korrupsioni administrativ ka të bëjë me administratën shtetërore, duke i shfrytëzuar kompetencat në administratë, prej asaj lokale deri tek ajo qendrore, merr mito, ryshfet d.m.th. korruptohet duke u dhënë leje, qertifikata, dokumentedhe akte të tjera individëve, grupeve dhe firmave për realiziminj e interesave të ndryshme ,materiale dhe financiare për grumbullimin e pasurisë, që shpeshëherë që nuk u takon.  Korrupsioni gjyqësor i cili ka të bëje me dhënien dhe marrjen e ryshfetiti dhe mitos të punojësëve në gjykatë, me qëllim që te pengohet procedura penale , me qëllim që te nxirren vendime gjyqësore të favorshme, me qëllim që të bishtërohet shqiptimi i dënimeve dhe sanksioneve tjera. 1.4 Mënyrat e korruptimit Kur korrupsioni përfshin të paktën dy persona, kontakti midis tyre arrihet në dy mënyra:  DDrreejjttppëërrddrreejjtt - kjo kërkon besim të madh midis palëve, që zakonisht bazohet tek miqësia, kontaktet e mëparshme, ose rekomandimi nga një person tjetër që e beson agjenti publik. Kjo mund të përfshijë edhe mënyrat e presionit që rezultojnë nga marrëdhëniet e autoritetit (p.sh., me një epror), ose nëpërmjet shantazhit;  TTëërrtthhoorraazzii - kjo kërkon përdorimin e ndërmjetësve. Këto mund të jenë bashkëpunëtorët aktualë ose të mëparshëm, pjesëtarët e familjes ose personat me të cilët zyrtari hyn në kontakt shpesh, të tillë si personeli ndihmës i gjykatës, avokatët, ose madje fqinjët e gjyqtarëve ose prokurorëve. Kontakti mund të bëhet për një akt të vetëm të paligjshëm korrupsioni, ose ai mund të përsëritet (vepër penale e vazhduar). 2. Shkaqiete korrupsionit Disa studiues mendojnë që vvaarrffëërriiaa është burimi i problemit. Pa varfëri nuk do të kishte korrupsion. Por dhe pse është një shkak ai nuk mund të jetë i vetmi. Nëse varfëria është 4 http://juridiksi.e-monsite.com/faqe/e-drejta-penale/korrupsioni-dhe-vecorite-e-tij.html
  • 7. Korrpsioni në Kosovë 2016 shkak i korrupsionit, atëherë do të ishte e vështirë të shpjegohej pse vendet e pasura gjithashtu kanë korrupsion. Do të ishte e vështirë të shpjegohej pse shumë zyrtarë të cilët fare nuk kanë probleme me varfërinë, korruptohen më shuma milionëshe. Korrupsioni është pra, ―një thikë me dy tehe - ai mund të shfaqet nga pasuria dhe bollëku, por dhe nga mungesa e tij. PPaaggeessaatt ee ppaammjjaaffttuueesshhmmee për nëpunësit publik konsiderohen nga të gjithë si kontribues në korrupsion, të paktën në nivelet e saj të ulta. Si shkaqije të korrupsionit mund ti përmendim edhe shkaqiet institucionale si mmuunnggeessaa ee ttrraannssppaarreenncceess,, mmuunnggeessaa ee llllooggaarriiddhhëënnjjeess,, sshhppëërrbblliimmeett ppëërr ppeerrffoorrmmaanncceenn,, mmooss pprrooffeessiioonnaalliizzmmii,, kkoommppeetteennccaatt ee ggjjeerraa etj. Transparenca është një nga elementet kyçe në luftimin e korrupsionit. Transparenca është sinonim i qeverisjes së mirë, llogaridhënies dhe i ngritjes së besimit tek qytetarët në institucione publike. Transparenca e qasjes në dokumente publike është e drejtë themelore e të gjithë qytetarëve për t’u informuar se si paraja publike është duke u shpenzuar.5 Nëse mungon transparenca, shtohet dyshimi për institucionin dhe rrjedhimit shumë besimi në të. Si shkaqie të cilat e sjellin korrupsionin janë edhe ppaabbaarraazziittëë ee nnddrryysshhmmee ssoocciiaallee ddhhee ddiisskkrriimmiinniimmii nnëë bbaazzaa eekkoonnoommiikkee.. Shumë mendojnë se korrupsioni është ppjjeessëë ee kkuullttuurrëëss së vendit të tyre, por kjo nuk mund të jetë kurrë një justifikim llogjik. Kjo vërethet edhe në vedin tonë, ku zyrtarët e misioneve të huaja kanë qenë pikërisht subiekte të veprimeve kriminale të korrupsionit. Mirpo siç shihet shkaqiet që sjellin korrupsionin janë të shumta dhe luftimi i tij duhet të bëhet pikërishtë mbi bazën e shkaqieve që e sjellin atë. 3. Pasojate korrupsionit Korrupsioni është një kërcënim për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Korrupsioni si dukuri negative në shoqëri, mbi të gjitha frenon zhvillimin ekonomik dhe social, duke dëmtuar sidomos vendet në zhvillim sidomos ato shtete që janë dal nga tranzicioni ku bëjmë pjesë edhe ne. Korrupsioni përbën një kërcënim për rritjen ekonomike të një vendi pasi ndikon në uljen e efiçencës në sektorin privat dhe në atë publik. Ai është një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikon në reduktimin e rritjes ekonomike në shumë vende të botës. 5 https://ëëë.kdi-kosova.org/publikime/59-2016-03-31-virusi-transparentitis_alb_final_isbn.pdf
  • 8. Korrpsioni në Kosovë 2016 Kapitulli II Kosova sipas Transparency International Transparency international është organizatë ndërkombëtare jo-qeveritare e cila angazhohet për luftimin e korrupsionit. Ajo është themeluar në vitin 1993 me seli në Berlin. Fillimisht duhet theksuar se korrupsioni është vështirë të matet në nivel të saktë. Është njëri prej krimeve që zakonisht nuk ka viktima të caktuara, mirpo që të gjithë në një formë jemi viktima të tij. Sidoqoftë matja e korrupsionit zakonisht është shumë e përafërt me realitetin duke marrë parasyshë metodologjinë dhe llojllojshmërinë e burimeve që i përdorin institucionet të cilat merren më vlersimin e korrupsionit. Metodologjia se si Transparency Interanlional i realizon matjet për vlersimit të nivelit e korrupsionit jane të ndryshme. Kryesishtë ajo bazohet në opinionet dhe përvojat e njerëzve. Një sondazh që ata bëjnë bazohet në përvojen e njerëzve afaristë, ekspertëve - ky është Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI). Kurse Barometri Global i Korrupsonit është një sondazh tjetër i cili realizohet duke i pytur njerëzit në rrugë, në familjeve etj. 6 Korrupsioni përkufizohet nga Transparency International (TI) si shpërdorim i autorizimeve të besuara për përfitim privat7. Më tutje, TI bën dallim ndërmjet korrupsionit “sipas rregullit” dhe atij “kundër rregullit”. Korrupsioni “sipas rregullit” përbëhet nga pagesat për lehtësim, ku paguhet ryshfet për të marrë trajtim preferencial për diçka që marrësi i ryshfetit është i obliguar të bëjë me ligj. Në anën tjetër, korrupsioni “kundër rregullit” është ryshfeti i paguar për të fituar shërbime të cilat marrësi i ryshfetit e ka të ndaluar t’i japë. ‘Korrupsioni i madh’ përkufzohet si “Aktet e kryera në nivel të lartë të Qeverisë që shtrembërojnë politikat apo funksionimin e shtetit, duke i bërë të mundur liderëve të përftojnë në kurriz të së mirës publike”. ‘Korrupsioni i vogël’ përkufzohet si “Abuzimi i përditshëm i pushtetit të besuar nga ana e zyrtarëve publik të nivelit të ulët dhe të mesëm në ndërveprimet e tyre me qytetarë të zakonshëm, të cilët shpesh janë duke u përpjekur për tu qasur të mirave ose shërbimeve elementare në vende si spitalet, shkollat, departamentet e policisë dhe agjencitë tjera.” ‘Korrupsioni politik’ është përkufzuar si “Manipulimi i politikave, institucioneve dhe rregulloreve të punës në shpërndarjen e burimeve dhe fnancimit nga ana e vendimmarrësve politik, të cilët abuzojnë me pozitën e tyre për të mbajtur fuqinë, statusin dhe pasurinë e tyre.”8 6 http://ëëë.bbc.co.uk/albanian/neës/2009/06/090603_transparencyinternational_marschall.shtml 7 https://ëëë.transparency.org/ëhat-is-corruption/#define 8 Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Vlerësimi i sistemit të integritetit kombëtar në Kosovë, fq.13
  • 9. Korrpsioni në Kosovë 2016 Kosova konsiderohet si relativisht më e korruptuar se vendet fqinje, sipas Transparency international. Për në vitin 2015 Kosova gjendet në vendin e 103-të, së bashku me Moldavinë, Etiopinë dhe Republikën Domenikane. Të gjitha vendet e rajonit rezultojnë të jenë më mirë. Shqipëria gjendet në vendin e 88, Maqedonia 66, Serbia 71, Mali i Zi 61, Bosnja dhe Hercegovina 76, Kroacia 50.9 Në vendet e para të ranglistës që disa vite rresht qëndrojnë vendet e Europës, përkatësisht vendet skandinave së bashku me Zelandën e Re. Për vitin 2015 në vendin e parë gjendet Danimarka kurse vendin e fundit e ndajnë Korea e Veriut dhe Somalia. Edhe në vitet e kaluara Kosova është renditur kryesisht në të njejtat pozicione dhe është vleruar me të njetat pikë. Në vitin 2013 Kosova është renditur në vendin e 111 nga 177 vende të botës, kurse në vitin 2014 radhitet një vend më lartë me të njetat pikë. Kjo d.m.th se pothuajse nuk ka psaur asnjë përparim sa i përket kuftimit të korrupsionit në vitin 2014. Në vitin 2015 Kosova radhitet në vendin e 103 me 33 pikë. Nga tabela mund të vërejmë së ka pasur një ngritje të kosiderueshme për 7 vende mirpo nuk mund të thuhet qe ka pasur një përmirsim të dukshëm të situatës në terren. Kjo ndryshim mund të cilsohet sepse këtë vit ka më pak shtete në të cilat janë vlersuar nga TI e jo se pse ka pasur një ndryshim drestim në luftën kundër korrupsionit. Të njejtën gji nuk mund të thuhet për Republikën e Shqipërise e cila në vitin 2014 ishte e radhitur në vendin 104 se bashku me Republikën e Kosovës, mirpo një vit më vonë ajo radhitet në vendin e 88. 9 https://ëëë.transparency.org/search Renditja Vendi Pikë 35 SLLOVENIA 60 50 KROACIA 51 61 MALI I ZI 44 66 MACEDONIA 42 71 SERBIA 40 76 B&H 38 88 SHQIPERIA 36 103 KOSOVA 33
  • 10. Korrpsioni në Kosovë 2016 2. Përceptimet për korrupsionin në Kosovë Perceptimet e korrupsionit zakonisht janë shumë më negative se sa përhapja aktuale e praktikave korruptive, dhe si të tilla nuk janë matësi kryesor i nivelit të korrupsionit në vend. Mirëpo, perceptimet akoma përdoren tradicionalisht si indikatorë për vlerësimin e mjedisit të korrupsionit në nivel ndërkombëtar. Pritjet rreth përjetimit të ndonjë forme të presionit të lartë korruptiv, për popullatën e Kosovës janë të larta. 73 përqind e popullatës besojnë se për ta është e mundshme të hasin në presion nga ndonjë zyrtar publik, për të dhënë formë ryshfeti në mënyrë që problemi të zgjidhet. Sipas sondazheve të bëra nga SELDI (Southeast Europe Leadership for Development and Integrity)10, institucionet publike të cilave qytetarët i përceptojnë si më të korruptuarat janë: Qeveria, Kuvendi dhe Gykatat, Prokuroria, Agjensia Kosovare e Privatizimit, Eulex-i etj. Kurse institucionet të cilat qytetarët mendojnë qe nuk janë të korruptuara, apo që jane më pak të korruptuara jane: FSK-ja, Presidenca, Policia etj. 11 Perceptimet e Kosovarëve rreth përhapjes së korrupsionit në vendet e Evropës Jug-Lindore janë zhvilluar përmes përvojës direkte me vendin, ose përmes influenca të tjera si mediave apo bisedave. Tabela tregon se sipas perceptimit gjeneral korrupsioni është shumë i përhapur në Kosovë. Qytetarët e perceptojnë Kosovën si vendin më të korruptuar në rajon, me një indeks prej 3.4, në një shkallë prej 1 deri në 5. Vendet fqinje, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, radhiten menjëherë pas në listë si vendet më të korruptuara me indekse të barabarta me 3.2, 3.2 dhe respektivisht 2.9. Përderisa, në fundi i radhitjes tregon që Kosovarët i përceptojnë Turqinë dhe Kroacinë si vendet më së paku të korruptuara. 10 http://seldi.net/about-us/ 11 Vlerësimi i Korrupsionit në Kosovë Prishtinë 2016, fq.18 5-niveli me i larte i 1-niveli më i ulët Vendet Kosova 3.4 Shqipëria 3.2 Serbia 3.1 Mali i Zi 2.9 Maqedonia 2.9 B& H 2.7 Bullgaria 2.6 Rumania 2.6 Turqia 1.9 Kroacia 1.8
  • 11. Korrpsioni në Kosovë 2016 Kapitulli III 1. Institucionet që merren me luftimine korrupsionit në Republikën e Kosovës Problemi kryesor se pse ka korrupsion në Kosovë rrjedh nga fakti se ligjet dhe institucionet ligjore nuk janë përdorur si arsenal për ta luftuar në praktikë. Ky dështim është pasojë e mungesës së vullnetit politik që ka prodhuar (a) mbivendosje institucionale dhe (b) sistem të dobët të drejtësisë.12 Janë të paktën pesë institucione të cilat merren me korrupsionin duke filluar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Prokurori Special dhe Misioni për Sundimin e Ligjit (EULEX) e deri te Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Këshilli kombëtar kundër korrupsionit, mirpo unë në këtë punim do të flas vetëm për Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Këshilli kombëtar kundër korrupsionit. 1.1. Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) 13 Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) e Kosovës është organ i pavarur dhe i specializuar për zbatimin e politikave shtetërore për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë. Është themeluar në korrik të vitit 2006, ndërsa ka filluar të funksionojë më 12 shkurt të viti 2007. Baza ligjore për themelimin e Agjencisë është Ligji kundër Korrupsionit (2004/34) i cili i ka përcaktuar përgjegjësitë dhe fushë- veprimtarinë e tij . I ka të punësuar 40 punonjës. Mandati i Agjencisë është i përqendruar në zbulimin dhe hetimin e rasteve korruptive, përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit si dhe sensibilizimin e opinionit publik me qëllim të ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë që bazohet në shtetin e së drejtës. Agjencia kundër Korrupsionit nuk ka autoritet të plotë hetimor: roli i saj është më shumë i drejtuar në parandalim dhe hetime administrative preliminare, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Agjensia Kundër Korrupsionit për punën e saj i raporton direkt Kuvendit të Kosovës meqenësë Kuvendi e ka themeluar atë. Ligji për deklarim të pasurisë është një ndër pikat kyqe të kësaj agjensie. Implemnetimi i ligjit lidhet më shumë me kompetencat për senzibilizim të opinionit publik që i ka agjensia, sesa me efktivitetin thelbësor te ketij ligji. Kjo është vërejtur në shumë raste në praktikë, në vetvlërsimin e pasurisë. Shumbull mund të jetë kryetari i Partisë së Fortë, i cili e vlerson një pikurë të tij në vlerë 1.000.000.000 euro. 12 KDI-Analizëe politikavembi mekanizmat institucional për luftimin ekorrupsionitnëkosovë, Prill 2016 fq.8 13 http://ëëë.akk-ks.org/sq/pergjegjesite#indexmain
  • 12. Korrpsioni në Kosovë 2016 Sipas raporteve të shoqërisë civile, Kuvendi duhet ti rishikoj Kompetencat e Agjensisë dhe mekanizmave tjerë që mërren më luftim të korrupsionit. Ndryshime sipas tyre duhet të ketë edhe në mënyrën e financimit, ku AKK duhet ta propozoj vet buxhetin e saj dhe Qeveria ose ndonjë organizatë tjertër buxhetore të mos ketë mundësi ta ndryshoj atë. 1.2. Këshilli Kombëtar kundër Korrupsionit Këshilli Kundër Korrupsionit i themeluar nga Presidentja e Republikës së Kosovës në vitin 2012. Këshilli ka për qëllim bashkërendimin e punës dhe aktiviteteve të institucioneve e agjencive, në kuadër të kompetencave dhe të fushëveprimit të tyre, për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Funksionet e Këshillit:  Të koordinoj aktivitetet në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.  Të identifikojë dhe të koordinoj aktivitetet në përkrahje të zbatimit të strategjisë kombëtare në luftimin e korrupsionit.  Të përcaktoj prioritetet dhe politikat për zbatimin e agjendës legjislative në ngritjen e efektivitetit në luftën kundër korrupsion.  Të koordinoj punën e aktivitetet e institucioneve përgjegjëse në forcimin e mekanizmave ekzistues për luftimin e korrupsionit.  Të rrisë vetëdijen e shoqërisë për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit Deri më tani Kshilli është treguar kryesisht i paefektshëm në koordinimin e përpjekjeve kundër-korrupsion. Roli i tij është shumë politik dhe i mungon përcjellja sistematike e rekomandimeve të miratuara. Nga komisionet parlamentare ka pasur shumë vërejtje në punën e Komisionit ku janë përmendur se komisioni nuk po e zbaton mandatin e tij por vetem po paraqet një barrë për buxhetin e shtetit. Që nga zgjedhja e Presidentit të ri, Këshilli nuk është mbledhur më edhe pse në mbledhjen e tij të fundit është theksuar që vendi po ballafaqohet me shkallë të lartë të korrupsionit.14 14 http://ëëë.botasot.info/politika-lajme/583198/presidenti-thaci-hesht-keshillin-kombetar-kunder- korrupsionit/
  • 13. Korrpsioni në Kosovë 2016 2. Legjislacioni penal në fushen e korrupsionit Në përgjithësi, kuadri legjislativ dhe institucional kundër korrupsionit është fuqizuar dhe tani është kryesisht në përputhje me Acquis Communitaire të BE-së. Në janar të vitit 2013, Kodi i ri Penal dhe Kodi i ri i Procedurës Penale hynë në fuqi. Kodet e përkufzojnë korrupsionin si një vepër penale, duke e kategorizuar atë në të paktën gjashtë forma: (1) konflikti i interesit, (2) abuzimi dhe keqpërdorimi i pozitës zyrtare, (3) mashtrimi në detyrë, (4) pranimi dhe/ose dhënia e ryshfetit, (5) ndikimi në tregti, dhe (6) shpalosja e informacionit zyrtar. Më tej, në bazë të Kodit të ri, çdo dështim për të deklaruar pasurinë, te ardhurat, dhuratat, përftimet tjera materiale ose detyrimet fnanciare është i dënueshëm me gjobë ose burgim deri në tre (3) vjet. Ligjet e tjera që ndërlidhen me sektorin e anti-korrupsionit, përveç Kodit Penal dhe Civil janë ligjet për prokurimin publik, qasjen në dokumentet publike, konfliktin e të interesit, deklarimin e pasurisë, zgjedhjeve, si dhe lirinë e shtypit dhe të shoqërimit. 3. Qasja e tanishme e institucioneve në luftën kundër korrupsionit Deri tani mund të vërejmë se çasja e institucioneve tona për luftim të korrupsoinit nuk ka qenë e duhura. zbatuar atë. Nga qeveritë gjithmonë kemi ndëgjuar dhe ende ndëgjojme se do të ketë “zero tolerancë ndaj korrupsionit”mirpo praktika e tregon të kundërtën. Përkundër legjislacionit progresiv mungon vullneti politik për ta zbatuar atë. Bashkëpunimi dhe koordinimi i autoriteteve përgjegjëse për hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit është treguar shumë i brishtë. Moskordimini në mes agjensive të pavaruar edhe institucioneve tjera shtetërore deri më tani ka rezultuar në konfuzitet mbi primatin për luftim të korrupsionit dhe shumë herë brjten e përgjegjesië nga një institucion në tjetrin. Gjyqësori vazhdon të jetë jo efektiv në luftimin e korrupsionit pavarësisht përpjekjeve të Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial që rastet e korrupsionit ti trajtojnë me prioritet.15 Sipas Institutit KIPRED disa prej arsyjeve për këtë mosefektivitet janë kapacitetet dhe hezitimi i gjyqëtarëve dhe prokurorëve që të merren më rastet e korrupsionit që janë të sofistikuara dhe që janë të përfshirë zyrtarë politikë. Deri më tani, aktgjykimi më serioz i lëshuar nga Gjykata Themelore ishtenë maj të vitit 2013, me të cilin ish-kreu i Task Forcës Anti-Korrupsion, Nazmi Mustafa, u dënua me 5 vjet burg. Ai ushpall fajtor për pranimin e një ryshfeti për të hedhur poshtë akuzat në një hetim që zhvillohej në vitin 2012. 15 Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Vlerësimi i sistemit të integritetit kombëtar në Kosovë, fq.71
  • 14. Korrpsioni në Kosovë 2016 PPëërrffuunnddiimm Në këtë punim jam përpjekur të trajtoj dhe analizoj ndikimin e korrupsionit në vendin tonë. Se si korrupsioni përbënë një problem shoqëror i cili destabilizon funksionimin demokratikë të institucionve dhe rrezikon mirëqenjen e qytetarëve. Nga studimi mund të konstatojmë se ekziston një mungesë e bashkëpunimit në mes të institucioneve dhe aktorëve të përfshirë në luftën kundër korrupsionit, pavarësisht nga një sërë nismash dhe strategjish kundër-korrupsion të formuara nga shteti. Legjislacioni kundër korrupsionit kryesisht është adekuat, por në praktikë zbatimi i tij ka mbetur shumë prapa. Roli i qytëtarëve në raportim të komunicionit është një pikë kyqë nga i cili varet luftimi i kësaj dukurie. Është mjaft e rëndësishme që shteti të garantojë në mënyrë efektive mundësinë për ushtrimin e një të drejte të tillë nga çdo qytetar i thjeshtë, duke mos lejuar që ai raportimi i korrupsionit të ketë pasoja për qytetarët. Shoqëria civlie, organizatat ndërkombëtare dhe sidomos mediat e pavarura kanë një rol shumë më rëndësi në informimin e publikut mbi zbulimin e rasteve korruptive, ndërshkimin e tyre dhe mënyrat e trajtimit të këtyre rasteve nga ana e institucioneve. Transparenca e institucionve në trajtimin e rasteve të korrupsionit ndikon në rritjen e besimit të qytetarëve dhe bashkpunimin e tyre në raportimin e rasteve korruptcionit. Dhe në fumd mund të konkludojmë se lufta kundër korrupsionit paraqet një sfidë të madhe jo vetëm për Kosvën si shtet i ri por për çdo shtet në botë. Viktima të korrupsionit jemi të gjithë ne. Pasojat e tij i hasim çdo ditë, të gjithë ne, sapo të dalim nga shtëpia. Kjo duhet të jetë një motiv shtesë që lufta kundër tij të jetë prioritet dhe kjo dukuri të mos i afektoj brezat që vijnë në nivelin që po na afektin neve.
  • 15. Korrpsioni në Kosovë 2016 Bibliografia - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Vlerësimi i sistemit të integritetit kombëtar në Kosovë, Tetor 2015 - Instituti Riinvest - Vlersimi i korrupsionit në Kosovë, Prishtinë 2016 - KIPRED - Hetimi i korrupsionit në kosovë: (mos) bashkëpunimi në mes të policisë dhe prokurorisë, Prishtinë 2014 - Lëvizja Fol - Skenimi i korrupsionit, Nëntor 2016 - Instituti i Kosovës për Drejtësi – Korrupsioni në Kosovë , Raporti vlerësues gjithëpërfshirës mbi efikasitetin e sistemit prokurorial në zbatimin e planit të veprimit për rastet e korrupsionit, Betim Musliu , Prishtinë shtator 2014 - Prof. Dr. Ismet Salihu / Mr.Sc. Hilmi Zhitija / Dr.Sc. Fejzullah Hasani - Komentari i Kodit Penal të Republikës së Kosovës - Prof.Dr. Rexhep Gashi , Kriminologjia Prishtinë 2016 - Agjensia Kundër Korrupsionit - Strategjia kundër korrupsionit 2013-2017 Prishtinë, Nëntor 2012 - Agjensia Kundër Korrupsionit -Analizë mbi ndjekjen dhe gjykimet e rasteve korruptive në Kosovë, Qershor 2013 - Raporti i Progresit 2015 - Dokument pune i personelit të komisionit europian - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)-Vlerësimi i sistemit të integritetit kombëtar në kosovë, Tetor 2015 - Transparency International Albania - Mekanizmat për përfshirjen e publikut ne luften kundër korrupsionit – Tiranë - Qendra për Arsim e Kosovës - Edukimi kundër korrupsionit – Prishtinë tetor 2006 - Plani i Veprimit Kundër-Korrupsion - Prioritet social dhe ekonomik për Kosovën - Tetor 2006 - Msc Adela SHERA - Korrupsioni dhe ndikimi i tij në rritjen ekonomike - UNDP - Anketë për perceptimet publike për korrupsionin në sektorin e arsimit në Kosovë, Prishtinë 2014 - Task Forca për Integrim Evropian - Material Diskutues për Politikat Kundër Korrupsionit , Tavolina e Rrumbullakëta “Drejtësi, Liri dhe Siguri” , Prishtinë - Cristi Danilet - Korrupsioni dhe antikorrupsioni në sistemin e drejtësisë - Bucharest : Editura C.H. Beck, 2009 - Robert Klitgaard Ronald MacLean-Abaroa dhe H. Lindsey Parris - Qytete të Korruptuara Një Udhëzues Praktik për Kurimin dhe Parandalimin , Maqedoni 2000 Ligji Nr. 2004/34 LIGJI KUNDËR KORRUPSIONIT Ligji nr. 03/L- 159 PËR AGJENCINË KUNDËR KORRUPSIONIT Web: https://kec-ks.org/ëp-content/uploads/2016/03/Edukimi-kunder-korrupsionit.pdf http://ëëë.akk-ks.org/ http://levizjafol.org/folneë/ëp-content/uploads/2016/03/Edu-Corruption-Scan-SQ.pdf