SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 13
1
PROCEDURË CIVILE 1
1.Nëse gjykata e cakton masën e sigurimit të kërkesëpadisë para fillimit të procedurës gjyqësore, me çka
detyrohet propozuesi dhe në çfarë afati?
Nëse paraqitet propozimi i tillë, dhe se si i tillë aprovohet nga ana e gjykatës duke u caktuar masa e
sigurimit, atëherë me vendimin me të cilin caktohet masa e sigurimit do të caktohet edhe afati jo më i
shkurtër se tridhjetë (30) ditor brenda të cilit propozuesi i sigurimit duhet të ngrejë padinë
2.Përgjigjia në ankesë në konteste tregtare mund të parashtrohet brenda afatit:
 5 ditë;
 7 ditë;
 15 ditë;
 30 ditë;
 Asnjëra;
3.Sqaro kuptimin remonstrativë të mjeteve juridike?
Për mjetet e goditjes qofshin ato të zakonshme apo të jashtëzakonshme, për të cilat vendos në mënyrë
meritore vetë gjykata vendimi i të cilës është goditur thuhet se janë remonstrativ (jodevolutiv).
Remonstrativ janë: prapësimi kundër urdhërpagesës dhe propozimi për përsëritjen e procedurës (i cili
vetëm përjashtimisht është devolutiv).
4.Për heqjen dorë nga kërkesëpadia nuk nevojitet pëlqimi i palës së paditur.
5.Afati për rimbursimin e shpenzimeve për marrjen e provave është:
 Objektiv;
 Subjektiv;
 Gjyqësor;
 Shtyrës;
 Joshtyrës;
6.Nga cili shkak Prokurori i shtetit nuk mund të ngritë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë?
Prokurori publik nuk mund të ngrejë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë për shkak të kapërcimit të
kërkesëpadisë dhe as për shkak të vërtetimit të gabueshëm apo jo të plotë të gjendjes faktike.
7.Pajtimi gjyqësor mund të goditet:
 Me padi;
 Nuk mund të goditet;
 Me ankesë;
 Me prapësim;
 Me kundërshtim;
 Asnjëra;
8.Kuptimi i zotësisë postulative?
Me zotësi postulative kuptojmë zotësinë e palës që e ka zotësinë procedurale, që personalisht (pa
përfaqësues) të kryejë veprime procedurale. Pala nuk e ka zotësinë postulative, nëse ajo, sipas dispozitave
procedurale, veprimet procedurale mund t’i kryejë vetëm nëpërmjet përfaqësuesit që i ka kualifikimet e
duhura. Në të drejtën tonë procedurale, çdo palë që ka zotësi procedurale ka edhe zotësinë postulative.
9.Thekso një rast kur pozita e palëve ndërgjyqëse në procedurën kontestimore fitohet varësisht nga
vullneti i tyre.
Në gjykimin në të cilin bashkëpronarët e kërkojnë sendin nga i padituri apo në gjykimin në të cilin
trashëgimtarët kërkojnë që të vërtetohet e drejta e trashëgimit apo në gjykimin në të cilin bashkëshortët
janë të paditur me padi për anulimin e martesës së tyre sepse ajo nuk mund të anulohet ndaj njërit e të
ekzistojë ndaj bashkëshortit tjetër, në gjykimin në të cilin janë të paditur disa kreditorë për ekzistimin e
kredisë që e kanë kontestuar ata në procedurën e falimentimit, në gjykimin në të cilin bashkëpronarët e
sendit të paluajtshëm kërkojnë që të shuhet e drejta e kalimit mbi të, në gjykimin në të cilin duhet të
anulohet apo të vërtetohet aftësia apo amësia, kur kërkohet zgjidhje e martesës së bashkëshortëve me
marrëveshje etj.
2
10.A mund të parashtrohet propozimi për masën e sigurimit të kërkesëpadisë pas përfundimit të procesit
gjyqësor? Nëse PO, pse? Nëse Jo, pse?
Në qoftë se propozuesi i sigurimit e bënë të besueshme ekzistimin e kërkesës apo të së drejtës subjektive
të tij. Në qoftë se ekziston rreziku se pa caktimin e masës së këtillë pala kundërshtare do të mund ta
pamundësonte apo vështirësonte dukshëm realizimin e kërkesës, sidomos me tjetërsimin e pasurisë së vet,
me fshehjen e saj, me ngarkimin apo me ndonjë mënyrë tjetër, me të cilën do ta ndryshonte gjendjen
ekzistuese të gjërave, ose në ndonjë mënyrë tjetër do të ndikonte negativisht në të drejtat e propozuesit të
sigurimit.
11.Pohimi i padisë është rezultat i vullnetit të palës së paditur.
12.Gjykata nuk do t’i miratojë disponimet e palëve që janë në kundërshtim me:
 Rendin juridik;
 Zakonet dhe doket e mira
 Rregullat e moralit publik;
13.Në procedurën kontestimore në shkallë të parë vendos:
 Gjyqtari individual dhe ai porotë;
 Gjyqtari individual;
 Kolegji gjyqësor;
 Trupi gjykues;
14.Kundër aktvendimit me të cilin vendoset lidhur me konfliktin për kompetencën:
 Nuk lejohet ankesë;
 Lejohet ankesë;
 Nuk lejohet prapësim;
15.Përfaqësuesit me prokurë, prokurën mund të:
 Revokojë;
 Denoncojë;
 Anulojë;
16.Kundër vendimit Restitutio in integrum vendoset me:
 Aktgjykim;
 Aktvendim;
 Konkluzion
17.Përshkruaj tre veçoritë e procedurës civile?
 Procedura kontestimore;
 Procedura jokontestimore;
 Procedura përmbaruese;
18.Thekso ndonjë përjashtim kur gjykata shqyrton çështje “Ex – officio”.
Përjashtimisht, gjykata mundet, në disa raste të shqyrtoj çështjen ex-officio, për shembull, kur ajo do të
vendosë lidhur me caktimin e kujdestarisë për fëmijët. Në këtë rast gjykata merr parasysh interesat dhe
më të mirën për fëmijën. Si rast tjetër përjashtimor janë edhe në kontestet nga marrëdhëniet familjare
juridike, martesore.
19.Esenca e parimit të shqyrtimit qëndron në atë se gjykata do të merr parasysh vetëm ato fakte të cilat
janë paraqitur dhe shtjelluar nga ana e palës.
20.Me rastin e pranimit të padisë gjykata kujdeset për verifikimin se a janë përmbushur prezumimet
procedurale. Këtë veprim kryetari i trupit gjykues e bënë në bazë të të dhënave që i përmban shkresa e
padisë si dhe në bazë të të dhënave që i përmban shkresa e padisë si dhe në bazë të fakteve që i din vetë
gjykata. Në bazë të materialit procedural që e ka në disponim, gjykata mund të konstatojë se a ekziston
ose jo juridiksioni i gjykatës sonë në çështjen juridike që i është paraqitur me padi, a është ajo kompetente
në pikëpamje lëndore dhe tokësore për të, a ekzistojnë shkaqet për përjashtimin e gjyqtarit nga gjykimi
konkret, a kanë palët zotësinë për të qenë palë dhe zotësinë procedural si dhe a janë të përfaqësuara
rregullisht, a është paraqitur padia me kohë nëse me dispozita të posaçme është caktuar afati për
paraqitjen e saj,a është e lejueshme etj.
3
21.Cili është instrumenti kyq që përcakton “Litispedencën”?
Litispendenca – kontestvarësia (ekzitimi i gjyqvarësisë) krijohet që në momentin në të cilin të paditurit i
dorëzohet padia, pra, në momentin në të cilin është njoftuar pala kundërshtare për kërkesën e tillë.
22.Përshkruaj kuptimin e kërkesëpadisë konekse?
Kërkespadia konekse janë kërkesa që kanë të njëjtën bazë juridike dhe bazë faktike. Kërkespadia konekse
është padi e palës së paditur ndaj objektit të kontestit e cila i kundërvihet kërkespadisë së paditësit. Të
dyja këto, pra edhe kërkespadia edhe kundërpadia rrjedhin prej një baze të njëjtë juridike.
23.Sqaro kuptimin e shprehjes “Reformatio in Peius”?
Gjykata e shkallës së dytë nuk mund ta ndryshojë aktgjykimin e shkallës së parë në dëm të palës ankuese,
po që se vetëm ajo ka bërë ankim, e jo edhe pala kundërshtare. Reformatio do të thotë ndryshim. Ndalimi
i reformatio in peius e ndalon mundësinë e dhënies së vendimit ndryshues në dëm të palës ankuese (nëse
vetëm njëra palë ushtron ankim), por jo edhe mundësinë e anulimit të vendimit të goditur.
24.Propozimi për sigurimin e kërkesëpadisë bëhet:
 Gojarisht ose me shkrim;
 Vetëm me parashtresë gjatë zhvillimit të procedurës;
 Vetëm gojarisht gjatë zhvillimit të procedurës;
 Asnjëra;
25.Sqaro kuptimin devolutiv të mjeteve juridike?
Për mjetet e goditjes thuhet se janë devolutive, kur procedura sipas tyre dhe vendosja meritore për to
bëhet nga gjykata më e lartë.
26.Tërheqja e padisë, heqja dorë nga kërkesëpadia dhe pajtimi gjyqësor janë rezultat i vullneti të palës
paditëse dhe palës së paditur.
27.Shkelja e parimit të kontradiktorialitetit përbën:
 Shkelje escenciale të rëndësisë relative;
 Shkelje esenciale të rëndësisë absolute;
 Kjo nuk konsiderohet shkelje decidivisht;
 Asnjëra;
28.Kundër vlerës së objektit të kontestit mund të parashtrohet:
 Prapësim;
 Kundërshtim;
 Padi;
 Propozim;
29.Ka njëjtësi të çështjes juridike kur:
 Njëra padi është e natyrës detyruese kurse tjetra vërtetuese;
 Njëra padi është e natyrës vërtetuese e tjetra detyruese;
 Të dy paditë janë të natyrës detyruese;
 Asnjëra;
 Njëra padi është e natyrës njohëse kurse tjetra vërtetuese;
30.Sqaro kuptimin e shprehjes “Dominus Litis”?
Dominus Litis – gjyqtari është zot i procesit dhe nga ai varet se cilat fakte do të konstatohen dhe cilat
mjete provuese do të përdoren.
31.Gjykata e aprovon kërkesëpadinë nëse:
 Padia është e lejuar;
 Thënia e paditësit në padi është e themeltë;
 Paditësi e bënë të besueshme ekzistimin e legjitimitetit procedural të padive;
32.Zotësinë procedurale për të vepruar në procedurë e kanë:
 Të gjithë ata që kanë zotësinë për të qenë palë;
 Të gjithë ata që kanë zotësinë për të vepruar;
 Palët që e kanë legjitimacionin procedural;
 Vetëm palët që kanë interes juridik për ndjekjen e çështjes në gjykatë;
4
33.Cila Compensatio mund të parashtrohet në procedurën e ankimit:
 Compensatio civilis;
 Compensatio per judicem;
 Edhe njëra edhe tjetra;
 Asnjëra nga to;
34.”Litis Denunciatio” sugjeron që personi i tretë të njoftohet se është në zhvillim e sipër procedura
lidhur me kontestin në të cilin vendimi i dhënë mund të ketë efekt juridik indirekt edhe ndaj tij.
Litis Denunciatio – Lajmërimi i personit të tretë mbi procesin kontestimor apo lajmërimi mbi procesin
kontestimor.
35.Paditësi i cili ka hequr dorë nga kërkesëpadia mund të revokojë deklaratën e tij, kurse i padituri që e ka
pohuar kërkesëpadinë nuk mund të revokojë atë: E saktë; E pasaktë;
36.Paditësi mund të heqë dorë nga padia deri në momentin kur:
 E lëshuarjes së të paditurit në shqyrtimin meritor të çështjes;
 E përfundimit të shqyrtimit kryesor;
 E dhënies së aktgjykimit;
 E marrjes së formës së prerë të aktgjykimit;
37.Objekt provues janë:
 Thëniet pretendimet e palëve për ekzistimin apo mosekzistimin e fakteve;
 Faktet nga të cilat varet vërtetësia e thënieve të palës;
 Tezat e gjykatës mbi ekzistimin e fakteve të caktuara por vetëm nëse palët më parë i kanë
parashtruar pretendimet lidhur me to;
38.Afati 6 mujor brenda të cilit palët mund të paraqesin propozimin për vazhdimin e procedurës së
pezulluar është:
 Dilator;
 Gjyqësor;
 Suspenziv;
39.Afati për parashtrimin e përgjigjes në padi në kontestet ekonomike është: 7 ditë.
40.Përshkruaj shkaqet e ankesës kundër aktgjykimit?
 Për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës kontestimore;
 Për shkak të konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike;
 Për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale;
41.Përkthe maksimën latine “Ne eat iudec ultra petita partium” ?
Ne eat iudec ultra petita partium - Gjyqtari nuk mund të vendos përtej kërkesës së palës.
42.Gjykata e shqyrton rastin në seance jopublike vetëm në rastet?
 Është e nevojshme të ruhet një sekret zyrtar dhe rendi publik;
 Përmenden sekrete tregtare apo shpikjesh, nga publikimi i të cilave do të cënoheshin interesa që
mbrohen me ligj;
 Përmenden rrethana nga jeta intime private e palëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në proces;
43.Cila është përbërja e gjyqtarëve ku vendoset për zgjidhjen e konflikit për kompetencën?
Përbërja prej tre gjyqtarëve profesionalë.
44.Kundër aktvendimit me të cilin vendoset për konfliktin e kompetencës:
 Nuk lejohen mjetet e jashtëzakonshme;
 Lejohet ankesa;
 Lejohet prapësimi;
 Lejohet kundërshtimi;
45.Në procedurën kontestimore gjykata vendos brenda kufinjve të kërkesave që janë parashtruar nga palët
ndërgjygjëse.
46.Përkthe maksimën latine “iura novit curia”?
Iura novit curia - Gjykata duhet t’i dijë të gjitha normat që duhet t’i zbatojë.
47.Gjykata nuk do t’i marrë për bazë ato fakte dhe prova për të cilat palëve nuk u është dhënë mundësia të
deklarohen.
5
48.Kur gjykata është jokompetente çka ndodhë me veprimet e ndërmarra nga e njëjta?
Do t’i shpallë të pavlefshme të gjitha veprimet procedurale të kryera dhe do ta hedhë poshtë padinë që i
është paraqitur.
49.Cila gjykatë në pikëpamje territoriale është kompetente për rastet e shkaktimit të dëmit material dhe
jomateriale me pasoja të rënda nëse vendbanimi i palës dhe vendndodhja e dëmit, janë në vende të
ndryshme?
Për gjykim në kontestet lidhur me përgjegjësinë për dëmin, përveç gjykatës së kompetencës së
përgjithshme territoriale, është kompetente edhe gjykata në territorin e së cilës është kryer veprimi
dëmtues apo gjykata në territorin e së cilës ka lindur pasoja e dëmtimit.
Në qoftë se dëmi është shkaktuar për shkak të vdekjes apo të lëndimit të rëndë trupor, kompetente përveç
gjykatës së përmendur është edhe gjykata në territorin e së cilës paditësi e ka vendbanimin, respektivisht
vendqëndrimin e vet.
50.Vetëm disa vendime mund të merren për kërkesëpadinë pa u mbajtur shqyrtimi kryesor, të tilla janë:
 Urdhërpagesa;
 Aktgjykimi për shkak të mungesës nga seanca përgatitore;
 Aktgjykimi në bazë të pohimit;
 Aktgjykimi në bazë të gjendjes faktike jokontestuese në kontestet ekonomike;
51.Masa e sigurimit të kërkepadisë mund të caktohet nëse plotësohen këto kushte:
 Në qoftë se propozuesi i sigurimit e bënë të besueshme ekzistimin e kërkesës apo të së drejtës
subjektive të tij;
 Në qoftë se ekziston rreziku se pa caktimin e masës së këtillë pala kundërshtare do të mund ta
pamundësonte apo vështirësonte dukshëm realizimin e kërkesës, sidomos me tjetërsimin e
pasurisë së vet, me fshehjen e saj, me ngarkimin apo me ndonjë mënyrë tjetër, me të cilën do ta
ndryshonte gjendjen ekzistuese të gjërave, ose në ndonjë mënyrë tjetër do të ndikonte negativisht
në të drejtat e propozuesit të sigurimit;
52.Propozimi për sigurimin e kërkesëpadisë mund të bëhet kur çështja gjendet në:
 Gjykata Themelore;
 Gjykata Themelore dhe të Apelit;
 Gjykata Themelore, Apelit dhe Supreme;
53.Përkitazi me heqjen dorë nga kërkespadia gjykata lëshon Akvendim ndaj refuzon kërkesëpadinë por
vetëm në pjesën nga e cila paditësi ka hequr dorë apo nga e gjithë kërkesëpadia dhe atë deri në përfundim
të seancës për shqyrtimin kryesor të çështjes dhe për heqjen dorë nuk nevojitet pëlqimi i palës së paditur.
54.Procedura në shkallë të parë si rregull nuk përbëhet prej:
 Seancë përgatitore;
 Seancë për shqyrtimin kryesor të çështjes;
 Seancë dëgjimore;
55.Nëse në procedurë kontestimore konstatohet se duhet të zbatohet procedura jokontestimore gjykata do
të:
 Pezullojë procedurën kontestimore;
 Perfundojë procedurën kontestimore;
 Ndërprejë procedurën konstestimore;
56.Lidhur me vlerën e objektit të kontestit gjykata kujdeset:
 Ex officio;
 Prapësimit të paditësit;
 Sipas padisë së palës;
57.Për përjashtimin e kryetarit të gjykatës supreme vendos:
 Seanca e përgjithshme e gjyqëtarëve të saj;
 Gjykata kushtetuese si gjykatë më e lartë;
 Kjo gjë përjashtohet nga praktika gjyqësore;
6
58.Kundër aktvendimit për caktimin e seancës gjyqësore:
 Nuk lejohet ankesë;
 Lejohet ankesë;
 Lejohet e veçantë;
59.Procesverbali mbi këshillim dhe votim nuk duhet të:
 Vendoset në shkresë;
 Të mbyllet në zarf të veçantë;
60.Propozimi i vonuar dhe i pathemeltë për plotësimin e aktgjykimit nga gjykata:
 Hudhet poshtë (përkatësisht refuzohet nga gjykata pa u caktuar seancë gjyqësore);
 Lejohet ankesë;
 Lejohet ankesë e veçantë;
61.Pala kundërshtare përgjigjen në ankesë:
 Duhet të paraqesë brenda 7 ditëve;
 Mund ta paraqesë brenda 7 ditëve;
 Duhet të paraqesë brenda afatit të caktuar;
62.Shkaqet nga të cilat mund të goditet aktgjykimi janë:
 Për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës kontestimore;
 Për shkak të konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike;
 Për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale;
63.Parimi i disponibilitetit paraqet anën e kundërt të parimit të oficialitetit, sipas të cilit parim, gjykata
ndërmerr veprime të ndryshme procedurale.
64.Interesi juridik është:
 Prezumim procedural;
 Nuk është prezumin procedural;
 Asnjëra;
65.Për cilat veprime gjykata mund të urdhërojë përfaqësuesin e palës, kur konsideron se i njëjti nuk është
duke e kryer punën me profesionalizëm?
Vetëm për veprimet procedurale dhe të drejta proceduese.
66.Çka kuptoni me “prerogatio”?
Prerogatio – marrëveshje e palëve mbi kompetencën territoriale (Marrëveshje kontraktuese). Palët mund
të merren vesh, që çështjen e tyre juridike ta gjykojë gjykata e cila sipas rregullave ligjore për
kompetencën tokësore nuk do të ishte kompetente për një gjë të tillë. Me marrëveshjen e tillë të palëve
njëherësh themelohet kompetenca e gjykatës së caktuar nga to (prorogacioni) dhe përjashtohet
kompetenca e caktuar me ligj (derogacioni).
67.Nëse në gjykata themelore të ndryshëm kompetente është parashtruar njëkohësisht padia e njëjtë, në
cilën nga gjykatat do të zhvillohet procedura kontestimore?
Do të zhvillohet në atë gjykatë e cila më së pari e ka filluar që ta shqyrtojë çështjen kontestimore ku u
caktua së pari.
68.Bashkëndërgjyqsia materiale mund të jetë:
 Unike e domosdoshme;
 Reale e juridike;
 E thjesht e domosdoshme;
 Asnjëra;
69.Kur mund të paraqitet propozimi për masën e sigurimit të kërkesëpadisë?
Masa e sigurimit mund të propozohet para inicimit dhe gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor kontestimor si
dhe pas përfundimit të tij, derisa ekzekutimi të përfundojë plotësisht.
70.Aktvendimi për caktimin e masës së sigurimit të kërkesëpadisë:
 Duhet të ketë pjesën arsyetuese;
 Nuk duhet të ketë pjesën arsyetuese sepse bëhet fjalë për veprime drejtuese;
 Asnjëra;
7
71.Gjykata në pikëpamje territoriale mund të shpallet jokompetente:
 Me prapësim të palës së paditur të parashtruar me anë të përgjigjes me padi;
 Me kundërshtim të parashtruar në seancën përgatitore;
 Me ankesë të palës të parashtruar në rrugë gjyqësore;
 Me prapësim të parashtruar në seancën kryesore;
72.Për përjashtimin e procesmbajtësit vendos:
 Kryetari i gjykatës;
 Gjyqtari i çështjes;
 Trupi gjykues;
 Këshilli gjyqësor;
73.Vendimet gjyqësore mund të jenë në formë të:
 Aktvendimit;
 Konkluzionit;
 Përfundimit;
 Prapësimit;
74.Përgjigjia në padi në parim parashtrohet në afatin:
 15 ditë;
 7 ditë;
 5 ditë;
 10 ditë;
75.Nga cili moment fillon të rrjedhë “Litispendenca”?
Litispendenca (gjyqvarësia) fillon të rrjedhë që në momentin në të cilin të paditurit i dorëzohet padia.
76.Përgjigjia në padia është:
 E drejtë diskrecionale e palës së paditur;
 Kjo gjë çmohet nga gjykata nga rasti në rast;
 Është detyrim ligjor i të paditurit;
 Është tagër e të paditurit dhe paditësit;
77.Përkitazi me pengim posedimin gjykata vendos me:
 Aktvendim;
 Aktgjykimin;
 Konkluzion;
 Përfundim;
78.Si do të veprojë gjykata nëse padia e paditësit është e paqartë?
Në qoftë se gjykata konstaton, se padia është e pakuptueshme dhe jo e plotë, do t`ia kthejë padinë
paditësit dhe do ta ftojë të njëjtin që në afat prej 3 ditësh t’i eliminojë mangësitë e konstatuara.
79.Bashkëndërgjygjqësia fakultative varet nga:
 Paditësi;
 I padituri;
 Propozuesi;
 Kundërpropozuesi;
80.Nëse në seancën përgaditore vjen vetëm paditësi i cili nuk propozon dhënien e aktgjykimit për shkak
të mungesës edhe për një gjë të tillë janë plotësuar kushtet:
 Seanca do të mbahet përkundër mospranimit së të paditurit;
 Shkaktohet ndërprerja e procedurës;
 Bëhet pezullimi i procedurës;
 Gjykata ex officio jep aktgjykim për shkak të mungesës;
81.Revizioni është i palejuar nëse:
 E ka paraqitur personi i cili nuk është i autorizuar për paraqitjen e revizionit;
 Revizionin e ka paraqitur personi i cili e ka tërhequr revizionin;
 Nëse personi i cili ka paraqitur revizionin nuk ka interes për paraqitjen e tij;
 Është paraqitur revizioni kundër aktgjykimit kundër të cilit sipas ligjit nuk mund të paraqitet;
8
82.Përkitazi me ankesën kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së parë mbi masën e sigurisë vendos
gjykata e shkallës së dytë brenda afatit prej 15 ditësh nga dita në të cilën i arrin përgjigjia në ankesë apo
skadimit të afatit për paraqitjen e saj.
83.Kundër vendimit restitutio in integrum nuk mund të vendoset me:
 Aktgjykim;
 Aktvendim;
84.Nuk ka zotësi postulative:
 Personat fizik me zotësi të kufizuar;
 Njësitë administrative lokale;
 Bashkësitë të cilave gjykata ju ka njohur zotësinë për të qenë palë;
 Të gjithë personat me zotësi procedurale e kanë zotësi postulative;
85.Nuk është e lejuar kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve në rastet kur:
 Me të cilën kërkohet përjashtimi i të gjithë gjyqtarëve të gjykatës që do të mund të gjykonin në
një kontest të caktuar;
 Për kërkesën për të cilën është vendosur njëherë;
 Në të cilin nuk është arsyetuar shkaku në bazë të të cilit kërkohet përjashtimi;
86.Përgjigjia në ankesë i parashtrohet:
 Gjykatës e cila ka marrë aktgjykim;
 Gjykatës së shkallës më të lartë e cila shqyrton ankesën;
 Gjykatës së shkallës së dytë përmes gjykatës së shkallës së parë;
87.Përkitazi me propozimin për përsëritjen e procedurës gjykata vendos zakonisht:
 Para seancës për shqyrtim kryesor;
 Jashtë seancës për shqyrtim kryesor;
 Kjo gjë varet nga mënyrat e kontestit;
 Kjo gjë varet nga vlera e kontestit;
88.Procedura e mbajtjes së të sëmurit psikik në institucionit shëndetësor duhet të përfundoj brenda afatit:
 7 ditë;
 5 ditë;
 14 ditë;
89.Gjykata jep vendime në formë:
 Aktvendimeve;
 Aktgjykimeve;
 Konkluzioneve;
90.Përkthe këtë fjali në procedurat “Iudex ex officio”?
Iudex ex officio – Nuk ka procedim pa detyrë zyrtare.
91.Përkthe këtë fjali në procedurat “Ne procedat iudex ex officio”?
Ne procedat iudex officio – Sa i përket vënies në veprim e procedurës vlen rregulli se një gjë të tillë e bën
paditësi me padi, e jo gjykata.
92.Provat mund të merren edhe nga:
 Gjykata e porositur duke njoftuar palët ndërgjyqëse;
 Gjykata e porositur duke mos njoftuar palët ndërgjyqëse;
 Gjykata e porositur në ligj përjashtohet nga veprimet e tilla;
 Gjykata e çështjes vendos për marrjen e provës;
93.Procedura gjyqësore civile në kuptimin material?
Procedura apo procesi në kuptimin material si material i përbërë nga një seri veprimesh konkrete të
subjekteve të ndryshme, prania e të cilëve është e domosdoshme për mbrojtjen gjyqësore apo për
realizimin e të drejtës subjektive të shkelur.
94.Veçoritë e të drejtës procedurale kontestimore?
Në procedurën kontestimore ekzistojnë tri subjekte kryesore, e të cilat janë: paditësi, i padituri dhe
gjykata. Paditësi, është ai apo ajo i cili parashtron kërkesën pranë gjykatës për t’i dhënë mbrojtje juridike,
kurse ndaj të paditurit kërkohet kjo mbrojtje. Subjekti i tretë është gjykata, e cila duhet të vendosë, nëse
9
kërkesa për mbrojtje juridike është e themeltë ose e pathemeltë dhe varësisht nga rezultatet e shqyrtimit
me aktgjykim konstaton se a ka vend për dhënien e mbrojtjes juridike apo kërkesa e paditësit është e pa
bazë. Nëse i padituri e ka shkelur një të drejtë të paditësit përmes një veprimi ose mosveprimi, gjykata e
urdhëron të paditurin përmes vendimit të akordojë sjelljen e tij me të drejtën e paditësit brenda një afati të
caktuar në vendim. Rregullat e procedurës civile kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave subjektive civile.
Gjykata duhet të ketë një rol aktiv dhe detyrim për të siguruar zhvillimin e procesit civil në mënyrë të
shpejtë dhe efikase, por pa e dëmtuar qëllimin kryesor të gjykimit dhe arritjen te e vërteta materiale.
95.Dallimet në mes të procedurës kontestimore dhe procedurës administrative?
Në procedurën kontestimore gjykata vendos për kontestet që lindin nga raportet personale, familjare, nga
raportet e punës dhe ato pasurore – juridike si dhe nga raportet e tjera juridike – civile kurse në
procedurën administrative autoriteti publik duke ushtruar autorizimet publike që i ka, vendosë për të
drejtat suvjektive apo detyrimet në çështjet e natyrës administrative.
96.Parimi i koncentrimit të procesit gjyqësor?
Qëllimi i përbashkët i të gjitha veprimeve procedurale të kryera nga palët dhe gjykata është vendimi
meritor me të cilin zgjidhet kontesti midis palëve. Në sistemin tonë procedural është pranuar metoda e
radhës diskrecionale por në masë të caktuar e korrigjuar me rregullat e regjimit të rreptë të zhvillimit të
aktivitetit procedural. Shqyrtimi kryesor i çështjes është tërësi unike procedurale pa marrë parasysh se a
mbaron në një apo më shumë seanca. Palët mund të paraqesin fakte, prova dhe kërkesa gjatë shqyrtimit
kryesor. Veprimet e kryera në seancën paraprake mbeten të vlefshme dhe nuk ka nevojë të përsëriten në
seancën pasuese. Përjashtimet janë të pakta dhe kryesisht të natyrës procedurale. Ato kanë të bëjnë me
kufizimet në pikëpamje kohore për paraqitjen e prapësimit të kompetencës, paraqitjen e kërkesës, për
përjashtimin apo rekuizimin e qytetarit nga gjykimi, për emërimin e paraardhësit juridik të të paditurit etj.
97.Rekuzimi dhe përjashtimi i gjyqtarit?
Përjashtimi i gjyqtarit (judex inhabilis):
Gjyqtari profesional dhe ai porotë nuk mund ta ushtrojë detyrën e gjyqtarit konkret:
 Nëse është vetë palë, përfaqësues ligjor apo me prokurë i palës, nëse me palën është
bashkëkreditor a bashkëdebitor ose i obliguar për regresim apo nëse në të njëjtën çështje është
dëgjuar si dëshmitar apo ekspert;
 Nëse pala ose përfaqësuesi ligjor apo me prokurë i saj është kushëri gjaku në vijën vertikale deri
në cilëndo shkallë, kurse në vijën horizontale deri në shkallë të katërt, apo nëse është bashkëshort,
apo gjini e krushqisë deri në shkallën e dytë, pavarësisht nëse martesa ka pushuar ose jo;
 Nëse është kujdestar, adoptues ose i adoptuar i palës, i përfaqësuesit të saj ligjor ose me prokurë;
 Nëse në të njëjtën çështje ka marrë pjesë në dhënien e vendimit të gjykatës më të ulët, ose të
organit tjetër ose në procedurën e ndërmjetësimit;
 Nëse ka vepruar në çështjen në të cilën është bërë ujdia gjyqësore, e me padinë e ngritur kërkohet
anulimi i ujdisë së këtillë;
 Nëse është aksionar apo anëtar i shoqërisë tregtare që është palë në procedurën e inicuar me padi;
Rekuizimi i gjyqtarit (judex suspectus):
Shkak për rekuizim konsiderohet çdo rrethanë e cila e sjell në dyshim objektivitetin dhe paanësinë e
gjyqtarit në gjykimin konkret. Si rrethana që mund ta shkaktojnë rekuizimin e gjyqtarit merren gjinia e
gjakut në shkallë më të largët, miqësia apo armiqësia e gjyqtarit me palën, qënia kreditor apo debitor e tij
në raportin materialo – juridik me palën, qenia konkubin apo ushqyes e gjyqtarit në raport me palën etj.
98.Kompetenca ekskluzive (forum exclusive)?
Me dispozitat ligjore për këtë kompetencë tokësore të posaçme caktohet gjykata e cila ekskluzivisht do të
jetë kompetente në pikëpamje tokësore që ta zgjidhë kontestin konkret. Konteste të tilla janë ato në lidhje
me sendet e paluajtshme, kontestet në lidhje me fluturaket dhe anijet si dhe kontestet që lindin gjatë
procedurës përmbaruese dhe të falimentimit.
100.Ekzistimi dhe përcaktimi i palës?
Palët janë subjekte të procesit kontestimor andaj ato duhet të ekzistojnë dhe të jenë të përcaktuara, sepse
në të kundërtën nuk mund të kemi proces kontestimor. Personi i panjohur apo ai që nuk ekziston nuk
mund ta fitojë cilësinë e palës. Palët janë të detyruara që gjykatës t’ia mundësojnë identifikimin e plotë të
10
tyre. Përcaktimin e të dy palëve e bën paditësi me padi. Personaliteti i palës përcaktohet duke u treguar
për personin fizik, emri, mbiemri, profesioni dhe vendbanimi. Kur është në pyetje personi juridik një gjë e
tillë bëhet duke u treguar në padi firma apo emri i tij si dhe selia e tij.
101.Përfaqësimi i personit juridik?
Personat juridikë kanë si zotësi për të qenë palë ashtu edhe zotësi procedurale. Personat juridikë marrin
pjesë në qarkullimin juridik me anë të personave fizikë të cilët kryejnë veprime relevante. Personat fizikë
që veprojnë në emër të personave juridikë janë zakonisht organe të tyre, të caktuara me anë të
statutit.Këtu mund të përmendim përfaqësuesin e shoqërive tregtare apo përfaqësuesin e personit juridik
tjetër që sipas Kushtetutës së Kosovës Republiken e Kosovës e përfaqëson Presidenti si brenda dhe jashtë.
102.Numëro rastet kur merr fund prokura për kryerjen e veprimit konkret?
Prokura për kryerjen e veprimit konkret merr fund:
 Posa të kryhet veprimi procedural;
 Kur vdes pala apo përfaqësuesi i saj ligjor, kur mbaron (shuhet) personi juridik, kur e humb
zotësinë për të vepruar pala apo përfaqësuesi ligjor i saj si dhe kur vdes apo e humb zotësinë për
të vepruar vetë përfaqësuesi i palës;
 Kur e revokon pala atë, apo kur përfaqësuesi heq dorë nga ajo;
103.Çka emërtohet me termin procedurë gjyqësore civile?
Me termin procedurë gjyqësore civile emërtohen:
1. Procedura apo procesi në kuptimin material si material i përbërë nga një seri veprimesh konkrete të
subjekteve të ndryshme, prania e të cilëve është e domosdoshme për mbrojtjen gjyqësore apo për
realizimin e të drejtës subjektive të shkelur.
2. Procedura në kuptimin formal si tërësi e rregullave juridike me të cilat përcaktohet pjesëmarrësit në
procesin civil, mandej të drejtat dhe detyrimet e tyre procedurale, mandej forma dhe afatet për kryerjen e
veprimeve procedurale, si dhe efektet që i prodhojnë në gjykim veprimet e tilla;
104.Procedura kontestimore dhe procedura penale?
Në procedurën kontestimore bëhet shqyrtimi dhe vendoset mbi kërkesëpadinë e natyrës juridiko – civile
kurse objekti i procesit penale është pretendimi i prokurorit publik apo i paditësit privat se i akuzuari ka
kryer një vepër penale. Në procedurën kontestimore kryesore është parimi i disponibilitetit sipas të cilit
palëve u jepet e drejta që me veprimet e tyre të ndikojnë drejtpërdrejtë në fillimin, zhvillimin dhe
përfundimin e procesit kontestimor, kurse procedura penale karakterizohet nga parimi i gjykimit hetimor
sipas të cilit gjykata ka detyrë që ex officio t’i vërtetojë të gjitha faktet relevante dhe t’i marrë të gjitha
provat e nevojshme, pa marrë parasysh se çfarë qëndrimi lidhur me to kanë i akuzuari dhe prokurori
publik, përkatësisht paditësi privat.
105.Procedura e zgjedhjes së gjyqtarëve?
Gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë i emëron, riemëron dhe i shkarkon Presidenti i Republikës së Kosovës me
propozim e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Mandate fillestar për gjyqtarët është tre vjeçar. Në raste të
riemërimit, mandati është i përhershëm deri në moshën e pensionomit, sikurse është përcaktuar me ligj,
përveç nëse shkarkohet në pajtim me ligjin. Këta e ushtrojnë funksionin në mënyrën e caktuar me ligj apo
akt për themelimin e gjykatës.
106.Delegimi dhe ordinimi i lëndëve gjyqësore?
Në disa raste delegimi (forum delegatum) paraqitet si masë e domosdoshme që duhet të ndërmarrë
gjykata e lartë. Propozimi për delegim pranohet nga gjykata e lartë nëse është e qartë se me anë të
delegimit do të lehtësohet gjykimi. Në të shumtën e rasteve propozimi për delegim do të lehtësohet
gjykimi. Në të shumtën e rasteve propozimi për delegim pranohet për arsye se në territorin e gjykatës
tjetër ndodhen dëshmitarët dhe provat e tjera.
Ordinimi (forum ordinatum) bëhet kur sipas dispozitave ligjore nuk mund të konstatohet se cila gjykatë e
shtetit tonë është kompetente në pikëpamje tokësore edhe pse me siguri çështja konkrete juridike hyn në
juridiksion civil të vendit tonë.
11
h107.Forma e procesverbalit gjyqësor?
 Procesverbalin për shqyrtimin e çështjes juridike;
 Procesverbalin për marrjen e provës jashtë shqyrtimit kryesor;
 Procesverbali me të cilin zëvendësohet parashtresa (veprimi procedural i shkruar i palës);
 Procesverbalin për këshillim dhe votim (që përpilohet me rastin e dhënies së vendimit nga trupi
gjykues jashtë shqyrtimit kryesor të çështjes).
108.Denoncimi dhe revokimi i prokurës për kryerjen e veprimit konkret?
Me revokimin që e bën pala (tërheqja e prokurës) dhe me heqjen dorë (denoncimin) të përfaqësuesit nga
prokura. Të dyja këto veprime kryhen me shkrim jashtë seancës apo gojarisht në seancë. Ndaj palës
kundërshtare ato prodhojnë efekt kur t’i komunikohen. Pas denoncimit, përfaqësuesi është i detyruar që
për palën të kryejë veprime procedural dhe një muaj, nëse një gjë e tillë është e nevojshme që të evitohet
dëmi që mund t’i shkaktohet palës.
109.Prezumimet procedurale lidhur me vlerën e objektit të kontestit?
Prezumimet janë mosekzistimi i gjyqvarësisë së dyfishtë, mosekzistimi i vendimit të formës së prerë, të
mos ketë hequr dorë paditësi nga kërkespadia, mosekzistimi i ujdisë gjyqësore lidhur me objektin e
kontestit, paditshmëria e së drejtës subjektive dhe ekzistimi i interesit për mbrojtje juridike.
110.Parimi i kontradiktorialitetit?
Sipas këtij parimi gjykata ka detyrë që para se ta japë vendimin meritor çdonjërës nga palët t’ia japë
mundësinë që ta paraqesë mendimin lidhur me çështjen mbi të cilën duhet vendosur si dhe që të
deklarohet lidhur me thëniet dhe pretendimet e palës kundërshtare. Ky parim i cili quhet ndryshe parim i
kontradiktorialitetit në një maksimë latine është shprehur si “Audiatur et altera pars”.
111.Afati ligjor:
 Mund të zgjatet;
 Nuk mund të zgjatet;
 Lejohet ankesë e veçantë;
112.Me rastin e ndërprerjes së gjykimit afatet për zhvillimin e veprimeve procedurale:
 Ndërpriten;
 Pushojnë;
 Ndalen;
 Pezullohen;
113.Lidhur me kundërshtimet në procesverbal gjykata vendos:
 Në seancë;
 Jashtë seance;
 Sipas ankesës kundër aktgjykimit;
114.Në cilat raste gjykata mund të marrë aktgjykime pa shqyrtim gjyqësor me marrëveshje të palëve?
Po që se i padituri me anë të përgjigjes në padi i ka pohuar faktet vendimtare, përkundrejt kontestimit të
kërkesëpadisë, gjykata mundet pa caktuar seance gjyqësore, të jep aktgjykim, nëse nuk ekzistojnë pengesa
të tjera për dhënien e tij.
115.Revizioni nuk lejohet në konteste pasurore juridike me të cilat vlera e kërkespadisë:
 3000 E;
 Nuk kalon 3000 E;
 S’ka rëndësi vlera e kontestit;
 Nuk kalon 5000 E;
 Kalon 5000 E;
116.Në procedurën kontestimore në shkallë të parë nuk vendos:
 Gjyqtari individual dhe ata porotë;
 Gjyqtari individual;
 Kolegji gjyqësor;
117.Si vlerë e objektit të kontestit merret parasysh vetëm:
 Vlera e kërkesës kryesore dhe akcesore;
 Vlera e kërkesës kryesore;
12
 Vlera e kërkesës komulative;
118.Kthimi në gjendjen e mëparshme?
Kthimi në gjendjen e mëparshme (restitutio in integrum) është institut procedural me të cilin procesi
kontestimor kthehet në atë gjendje në të cilën ka qenë para se të jetë prekluduar pala nga mundësia e
kryerjes së veprimit procedural që është dashur të kryhet brenda afatit të caktuar apo në ndonjë seancë
gjyqësore. Kur lejohet restitution in integrum anulohen pasojat procedurale negative të shkaktuara me
moskryerjen e veprimit procedural dhe palës i lejohet kryerja e mëvonshme e veprimit procedural.
119.Me aktvendim gjykata vendos tek rastet:
 E pengim posedimit;
 Sipas procedurës së urdhërpagesës;
120.Cka është e drejta materiale dhe e drejta procedurale?
E drejta materiale dhe ajo procedurale kanë lëndë të ndryshme por në procesin kontestimor janë
ngushtësisht të lidhura. Zbatimi i së drejtës procedurale në gjykimin konkret kushtëzohet me zbatimin e së
drejtës materiale. Kur gjykatës i paraqitet padia, ajo së pari konstaton se a është ajo e rregullt e mandej se
ku bën pjesë çështja juridike për të cilën kërkohet mbrojtja gjyqësore: në kompetencën e gjykatës
shtetërore, në atë të gjykatës joshtetërore apo atë të organit administrativ. Për gjykimin e disa çështjeve
juridike kompetenca lëndore dhe tokësore me ligj është caktuar varësisht nga natyra materialo – juridike e
vetë të së drejtës subjektive kontestuese. Për konstatimin e disa prezumimeve procedurale të tjera gjykata
e bën gjithashtu në bazë të normës materiale.
Raporti mes të drejtës materiale dhe asaj procedurale shprehet më së miri me rastin e vendosjes mbi
kërkesën e padisë sepse me atë rast zbatohet norma materialo – juridike mbi gjendjen faktike të konstatuar
gjatë procedimit të çështjes juridike kontestuese.
121.Kuptimi i juridiksionit?
Me fjalën juridiksion në kuptimin e gjerë e kuptojmë gjithë aktivitetin e drejtuar kah realizimi dhe
mbrojtja e sistemit të paraparë materialo – juridik, kurse në kuptimin e ngushtë me juridiksion kuptojmë
aktivitetin gjyqësor që përbëhet nga konstatimi se çka është e drejtë në rastin konkret e në rast nevoje
edhe nga ekzekutimi i vendimeve të gjykatave. Fjala juridiksion rrjedh nga fjala latine “ius dicere” që do
të thotë zbatim ligji.
122.Kur pala nuk ka zotësi të veprimit atëherë duhet të përfaqësohet nga (përfaqësuesi) avokati.
123.Te kontestet mbi 10.000 E duhet të përfaqësohet pala nga avokati.
124.Legjitimimi aktiv dhe legjitimimi pasiv i palës?
Paditësi është i legjitimuar aktivisht, nëse në raportin materialo – juridik e ka rolin e kreditorit kurse i
padituri është i legjitimuar pasivisht në raportin e krijuar proceduralo – juridik, në rast se në raportin
materialo – juridik e ka rolin e debitorit.
125.Çka është “Perpetuatio fori”?
Perpetuatio fori - vazhdimi i kompetencës. Kompetencën e saj gjykata e çmon duke i marrë parasysh
rrethanat që ekzistojnë në momentin e ngritjen së padisë. Ndryshimet që ndodhin pas momentit të tillë
nuk janë relevante. Gjykata që ka qenë kompetente për gjykimin e çështjes juridike në momentin e
ngritjes së padisë mbetet edhe më tutje kompetente edhe pse gjatë gjykimit kanë ndryshuar rrethanat në të
cilat është mbështetur kompetenca e saj.
126. Çka do të thotë “Nemo iudex sine actore”?
Nemo iudex sine actore - Do të thotë se nuk ka proces kontestimor pa kërkesën e personit të autorizuar që
gjykata t’i japë mbrojtje juridike për të drejtën subjektive, mandej se ajo shqyrton dhe vendos vetëm mbi
atë që është kërkuar dhe së fundi se vendimi i dhënë bëhet i formës së prerë vetëm brenda kufinjve të
kërkesës së parashtruar nga pala.
127.Gjykata do t’i miratoj disponimet e palëve që janë pajtim me:
 Rendin shoqëror;
 Zakonet dhe doket e mira;
 Rregullat e moralit publik;
13
128.Numëro rastet kur revizioni lejohet pavarësisht vlerës së objektit të kontestit:
 Në kontestet për ushqim;
 Në kontestet për shpërblimin e dëmit për ushqimin e humbur, për shkak të vdekjes së dhënësit të
ushqimit;
 Në kontestet nga marrëdhëniet e punës të cilat i fillon i punësuari kundër vendimit për shuarjen e
marrëdhënies së punës;
129.Deri në cilën fazë paditësi mund të tërheqë padinë pa pëlqimin e të paditurit:
 Deri në përfundim të seancës kryesore;
 Deri në përfundim të seancës përgatitore;
 Deri në momentin e paraqitjes së përgjigjes në padi nga i padituri;
 Në çdo kohë nëse palët janë të pajtimit për një veprim të tillë procedural;
130.Kundër aktvendimeve të dhëna gjatë përgatitjes së shqyrtimit kryesor që kanë të bëjnë me drejtimin e
gjykimit:
 Lejohet ankimi;
 Nuk lejohet ankimi;
 Lejohet ankimi i veçantë;
 Lejohet mjeti i rregullt juridik;
 Nuk leohet mjeti i rregullt juridik;
131.Gjatë fazës së përgatitjes së shqyrtimit kryesor gjykata mund të japë:
 Aktgjykim në bazë të pohimit;
 Aktgjykimi në bazë të heqjes dorë nga kërkespadia;
 Aktgjykimi për mos bindje;
 Aktgjykimi për shkak të mungesës si dhe të miratojë ujdinë gjyqësore të palëve;
132.Prokura ndaj personit fizik shuhet me:
 Vdekje;
 Anulim;
 Refuzim;
133.Pas pranimit të përgjigjes në padi gjykata e cakton seancën gjyqësore më së largu në afat prej:
 15 ditë;
 30 ditë;
 3 muaj;
 7 ditë;
134.Çka kuptoni me “litisconsortium”?
Litisconsorcium - bashkëndërgjyqësia është fenomen procedural në të cilin në rolin e një pale paraqiten
disa subjekte procedurale. Bashkëndërgjyqësia është aktive, kur më tepër subjekte në një proces
kontestimor marrin pjesë me cilësi të paditësit. Ajo është pasive, kur më tepër subjekte paraqiten në rolin
e palës së paditur.
135.Pajtimi gjyqësor:
 Me kundërshtim;
 Nuk mund të goditet;
 Me ankesë;
 Me prapësim;
136.Kuptimi i procedurës siguruese?
Organi kompetent u jep subjekteve të së drejtës mbrojtje juridike edhe në situatat në të cilat ekziston
rreziku se zbatimi i sanksionit nuk do të japë rezultatin e duhur. Me fjalë të tjera ajo jepet në rastet kur ka
gjasa se e drejta subjektive nuk do të realizohet përkundër zbatimit të forcës së organit kompetent. Ajo
zgjatë derisa të mos e realizojë kreditori kredinë e tij nga debitori apo derisa gjykata në procedurën
kontestimore ta japë vendimin me të cilin refuzohet si e pathemeltë kërkesa për mbrojtje juridike.

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialVerlona Pireci
 
Pyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimorePyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimoreDonikë Mjaki
 
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateKushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateMenaxherat
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta TregtareMenaxherat
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesDurim Kërhanaj
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeRefik Mustafa
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeRefik Mustafa
 
Kontrata komerciale
Kontrata komerciale Kontrata komerciale
Kontrata komerciale GenTa Karpuzi
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeRefik Mustafa
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme Refik Mustafa
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateRefik Mustafa
 
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseAktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseendritrrustemi9
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreRefik Mustafa
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJERefik Mustafa
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e PergjigjeRefik Mustafa
 

Mais procurados (20)

E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit social
 
Pyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimorePyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimore
 
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateKushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
Punet juridike
Punet    juridikePunet    juridike
Punet juridike
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
 
Kontrata komerciale
Kontrata komerciale Kontrata komerciale
Kontrata komerciale
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseAktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 
Penologjia
PenologjiaPenologjia
Penologjia
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 

Semelhante a E drejta e procedures civile 1

Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleDonikë Mjaki
 
Procedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciProcedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciJURIST
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 testedritashala
 
E drejta biznezsore ushtrime
E drejta biznezsore ushtrimeE drejta biznezsore ushtrime
E drejta biznezsore ushtrimeanashqipe
 
E drejta e pronësisë intelektuale Pjesa II
E drejta e pronësisë intelektuale Pjesa IIE drejta e pronësisë intelektuale Pjesa II
E drejta e pronësisë intelektuale Pjesa IIVerlona Pireci
 
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoE drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoEsi Hasko
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreDonikë Mjaki
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreDonikë Mjaki
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesMarjan DODAJ
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitRefik Mustafa
 
Lidhja e kontrates shtese
Lidhja e kontrates   shteseLidhja e kontrates   shtese
Lidhja e kontrates shteseMenaxherat
 
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penalezogaj
 
Shkaktimi i demit
Shkaktimi i demitShkaktimi i demit
Shkaktimi i demitMenaxherat
 
Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka ArberSusuri
 
Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01
Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01
Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01zogaj
 
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"Valbona Bali
 
Prezantim
PrezantimPrezantim
PrezantimJana511
 

Semelhante a E drejta e procedures civile 1 (20)

Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
 
Procedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciProcedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovci
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
 
E drejta biznezsore ushtrime
E drejta biznezsore ushtrimeE drejta biznezsore ushtrime
E drejta biznezsore ushtrime
 
E drejta e pronësisë intelektuale Pjesa II
E drejta e pronësisë intelektuale Pjesa IIE drejta e pronësisë intelektuale Pjesa II
E drejta e pronësisë intelektuale Pjesa II
 
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoE drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimore
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimore
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e Falimentimit
 
Lidhja e kontrates shtese
Lidhja e kontrates   shteseLidhja e kontrates   shtese
Lidhja e kontrates shtese
 
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
 
Shkaktimi i demit
Shkaktimi i demitShkaktimi i demit
Shkaktimi i demit
 
Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka
 
Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01
Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01
Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01
 
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
 
Procedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarikProcedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarik
 
Prezantim
PrezantimPrezantim
Prezantim
 
Gjyqesia
GjyqesiaGjyqesia
Gjyqesia
 
Punimi seminarik
Punimi seminarik Punimi seminarik
Punimi seminarik
 

E drejta e procedures civile 1

  • 1. 1 PROCEDURË CIVILE 1 1.Nëse gjykata e cakton masën e sigurimit të kërkesëpadisë para fillimit të procedurës gjyqësore, me çka detyrohet propozuesi dhe në çfarë afati? Nëse paraqitet propozimi i tillë, dhe se si i tillë aprovohet nga ana e gjykatës duke u caktuar masa e sigurimit, atëherë me vendimin me të cilin caktohet masa e sigurimit do të caktohet edhe afati jo më i shkurtër se tridhjetë (30) ditor brenda të cilit propozuesi i sigurimit duhet të ngrejë padinë 2.Përgjigjia në ankesë në konteste tregtare mund të parashtrohet brenda afatit:  5 ditë;  7 ditë;  15 ditë;  30 ditë;  Asnjëra; 3.Sqaro kuptimin remonstrativë të mjeteve juridike? Për mjetet e goditjes qofshin ato të zakonshme apo të jashtëzakonshme, për të cilat vendos në mënyrë meritore vetë gjykata vendimi i të cilës është goditur thuhet se janë remonstrativ (jodevolutiv). Remonstrativ janë: prapësimi kundër urdhërpagesës dhe propozimi për përsëritjen e procedurës (i cili vetëm përjashtimisht është devolutiv). 4.Për heqjen dorë nga kërkesëpadia nuk nevojitet pëlqimi i palës së paditur. 5.Afati për rimbursimin e shpenzimeve për marrjen e provave është:  Objektiv;  Subjektiv;  Gjyqësor;  Shtyrës;  Joshtyrës; 6.Nga cili shkak Prokurori i shtetit nuk mund të ngritë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë? Prokurori publik nuk mund të ngrejë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë për shkak të kapërcimit të kërkesëpadisë dhe as për shkak të vërtetimit të gabueshëm apo jo të plotë të gjendjes faktike. 7.Pajtimi gjyqësor mund të goditet:  Me padi;  Nuk mund të goditet;  Me ankesë;  Me prapësim;  Me kundërshtim;  Asnjëra; 8.Kuptimi i zotësisë postulative? Me zotësi postulative kuptojmë zotësinë e palës që e ka zotësinë procedurale, që personalisht (pa përfaqësues) të kryejë veprime procedurale. Pala nuk e ka zotësinë postulative, nëse ajo, sipas dispozitave procedurale, veprimet procedurale mund t’i kryejë vetëm nëpërmjet përfaqësuesit që i ka kualifikimet e duhura. Në të drejtën tonë procedurale, çdo palë që ka zotësi procedurale ka edhe zotësinë postulative. 9.Thekso një rast kur pozita e palëve ndërgjyqëse në procedurën kontestimore fitohet varësisht nga vullneti i tyre. Në gjykimin në të cilin bashkëpronarët e kërkojnë sendin nga i padituri apo në gjykimin në të cilin trashëgimtarët kërkojnë që të vërtetohet e drejta e trashëgimit apo në gjykimin në të cilin bashkëshortët janë të paditur me padi për anulimin e martesës së tyre sepse ajo nuk mund të anulohet ndaj njërit e të ekzistojë ndaj bashkëshortit tjetër, në gjykimin në të cilin janë të paditur disa kreditorë për ekzistimin e kredisë që e kanë kontestuar ata në procedurën e falimentimit, në gjykimin në të cilin bashkëpronarët e sendit të paluajtshëm kërkojnë që të shuhet e drejta e kalimit mbi të, në gjykimin në të cilin duhet të anulohet apo të vërtetohet aftësia apo amësia, kur kërkohet zgjidhje e martesës së bashkëshortëve me marrëveshje etj.
  • 2. 2 10.A mund të parashtrohet propozimi për masën e sigurimit të kërkesëpadisë pas përfundimit të procesit gjyqësor? Nëse PO, pse? Nëse Jo, pse? Në qoftë se propozuesi i sigurimit e bënë të besueshme ekzistimin e kërkesës apo të së drejtës subjektive të tij. Në qoftë se ekziston rreziku se pa caktimin e masës së këtillë pala kundërshtare do të mund ta pamundësonte apo vështirësonte dukshëm realizimin e kërkesës, sidomos me tjetërsimin e pasurisë së vet, me fshehjen e saj, me ngarkimin apo me ndonjë mënyrë tjetër, me të cilën do ta ndryshonte gjendjen ekzistuese të gjërave, ose në ndonjë mënyrë tjetër do të ndikonte negativisht në të drejtat e propozuesit të sigurimit. 11.Pohimi i padisë është rezultat i vullnetit të palës së paditur. 12.Gjykata nuk do t’i miratojë disponimet e palëve që janë në kundërshtim me:  Rendin juridik;  Zakonet dhe doket e mira  Rregullat e moralit publik; 13.Në procedurën kontestimore në shkallë të parë vendos:  Gjyqtari individual dhe ai porotë;  Gjyqtari individual;  Kolegji gjyqësor;  Trupi gjykues; 14.Kundër aktvendimit me të cilin vendoset lidhur me konfliktin për kompetencën:  Nuk lejohet ankesë;  Lejohet ankesë;  Nuk lejohet prapësim; 15.Përfaqësuesit me prokurë, prokurën mund të:  Revokojë;  Denoncojë;  Anulojë; 16.Kundër vendimit Restitutio in integrum vendoset me:  Aktgjykim;  Aktvendim;  Konkluzion 17.Përshkruaj tre veçoritë e procedurës civile?  Procedura kontestimore;  Procedura jokontestimore;  Procedura përmbaruese; 18.Thekso ndonjë përjashtim kur gjykata shqyrton çështje “Ex – officio”. Përjashtimisht, gjykata mundet, në disa raste të shqyrtoj çështjen ex-officio, për shembull, kur ajo do të vendosë lidhur me caktimin e kujdestarisë për fëmijët. Në këtë rast gjykata merr parasysh interesat dhe më të mirën për fëmijën. Si rast tjetër përjashtimor janë edhe në kontestet nga marrëdhëniet familjare juridike, martesore. 19.Esenca e parimit të shqyrtimit qëndron në atë se gjykata do të merr parasysh vetëm ato fakte të cilat janë paraqitur dhe shtjelluar nga ana e palës. 20.Me rastin e pranimit të padisë gjykata kujdeset për verifikimin se a janë përmbushur prezumimet procedurale. Këtë veprim kryetari i trupit gjykues e bënë në bazë të të dhënave që i përmban shkresa e padisë si dhe në bazë të të dhënave që i përmban shkresa e padisë si dhe në bazë të fakteve që i din vetë gjykata. Në bazë të materialit procedural që e ka në disponim, gjykata mund të konstatojë se a ekziston ose jo juridiksioni i gjykatës sonë në çështjen juridike që i është paraqitur me padi, a është ajo kompetente në pikëpamje lëndore dhe tokësore për të, a ekzistojnë shkaqet për përjashtimin e gjyqtarit nga gjykimi konkret, a kanë palët zotësinë për të qenë palë dhe zotësinë procedural si dhe a janë të përfaqësuara rregullisht, a është paraqitur padia me kohë nëse me dispozita të posaçme është caktuar afati për paraqitjen e saj,a është e lejueshme etj.
  • 3. 3 21.Cili është instrumenti kyq që përcakton “Litispedencën”? Litispendenca – kontestvarësia (ekzitimi i gjyqvarësisë) krijohet që në momentin në të cilin të paditurit i dorëzohet padia, pra, në momentin në të cilin është njoftuar pala kundërshtare për kërkesën e tillë. 22.Përshkruaj kuptimin e kërkesëpadisë konekse? Kërkespadia konekse janë kërkesa që kanë të njëjtën bazë juridike dhe bazë faktike. Kërkespadia konekse është padi e palës së paditur ndaj objektit të kontestit e cila i kundërvihet kërkespadisë së paditësit. Të dyja këto, pra edhe kërkespadia edhe kundërpadia rrjedhin prej një baze të njëjtë juridike. 23.Sqaro kuptimin e shprehjes “Reformatio in Peius”? Gjykata e shkallës së dytë nuk mund ta ndryshojë aktgjykimin e shkallës së parë në dëm të palës ankuese, po që se vetëm ajo ka bërë ankim, e jo edhe pala kundërshtare. Reformatio do të thotë ndryshim. Ndalimi i reformatio in peius e ndalon mundësinë e dhënies së vendimit ndryshues në dëm të palës ankuese (nëse vetëm njëra palë ushtron ankim), por jo edhe mundësinë e anulimit të vendimit të goditur. 24.Propozimi për sigurimin e kërkesëpadisë bëhet:  Gojarisht ose me shkrim;  Vetëm me parashtresë gjatë zhvillimit të procedurës;  Vetëm gojarisht gjatë zhvillimit të procedurës;  Asnjëra; 25.Sqaro kuptimin devolutiv të mjeteve juridike? Për mjetet e goditjes thuhet se janë devolutive, kur procedura sipas tyre dhe vendosja meritore për to bëhet nga gjykata më e lartë. 26.Tërheqja e padisë, heqja dorë nga kërkesëpadia dhe pajtimi gjyqësor janë rezultat i vullneti të palës paditëse dhe palës së paditur. 27.Shkelja e parimit të kontradiktorialitetit përbën:  Shkelje escenciale të rëndësisë relative;  Shkelje esenciale të rëndësisë absolute;  Kjo nuk konsiderohet shkelje decidivisht;  Asnjëra; 28.Kundër vlerës së objektit të kontestit mund të parashtrohet:  Prapësim;  Kundërshtim;  Padi;  Propozim; 29.Ka njëjtësi të çështjes juridike kur:  Njëra padi është e natyrës detyruese kurse tjetra vërtetuese;  Njëra padi është e natyrës vërtetuese e tjetra detyruese;  Të dy paditë janë të natyrës detyruese;  Asnjëra;  Njëra padi është e natyrës njohëse kurse tjetra vërtetuese; 30.Sqaro kuptimin e shprehjes “Dominus Litis”? Dominus Litis – gjyqtari është zot i procesit dhe nga ai varet se cilat fakte do të konstatohen dhe cilat mjete provuese do të përdoren. 31.Gjykata e aprovon kërkesëpadinë nëse:  Padia është e lejuar;  Thënia e paditësit në padi është e themeltë;  Paditësi e bënë të besueshme ekzistimin e legjitimitetit procedural të padive; 32.Zotësinë procedurale për të vepruar në procedurë e kanë:  Të gjithë ata që kanë zotësinë për të qenë palë;  Të gjithë ata që kanë zotësinë për të vepruar;  Palët që e kanë legjitimacionin procedural;  Vetëm palët që kanë interes juridik për ndjekjen e çështjes në gjykatë;
  • 4. 4 33.Cila Compensatio mund të parashtrohet në procedurën e ankimit:  Compensatio civilis;  Compensatio per judicem;  Edhe njëra edhe tjetra;  Asnjëra nga to; 34.”Litis Denunciatio” sugjeron që personi i tretë të njoftohet se është në zhvillim e sipër procedura lidhur me kontestin në të cilin vendimi i dhënë mund të ketë efekt juridik indirekt edhe ndaj tij. Litis Denunciatio – Lajmërimi i personit të tretë mbi procesin kontestimor apo lajmërimi mbi procesin kontestimor. 35.Paditësi i cili ka hequr dorë nga kërkesëpadia mund të revokojë deklaratën e tij, kurse i padituri që e ka pohuar kërkesëpadinë nuk mund të revokojë atë: E saktë; E pasaktë; 36.Paditësi mund të heqë dorë nga padia deri në momentin kur:  E lëshuarjes së të paditurit në shqyrtimin meritor të çështjes;  E përfundimit të shqyrtimit kryesor;  E dhënies së aktgjykimit;  E marrjes së formës së prerë të aktgjykimit; 37.Objekt provues janë:  Thëniet pretendimet e palëve për ekzistimin apo mosekzistimin e fakteve;  Faktet nga të cilat varet vërtetësia e thënieve të palës;  Tezat e gjykatës mbi ekzistimin e fakteve të caktuara por vetëm nëse palët më parë i kanë parashtruar pretendimet lidhur me to; 38.Afati 6 mujor brenda të cilit palët mund të paraqesin propozimin për vazhdimin e procedurës së pezulluar është:  Dilator;  Gjyqësor;  Suspenziv; 39.Afati për parashtrimin e përgjigjes në padi në kontestet ekonomike është: 7 ditë. 40.Përshkruaj shkaqet e ankesës kundër aktgjykimit?  Për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës kontestimore;  Për shkak të konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike;  Për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale; 41.Përkthe maksimën latine “Ne eat iudec ultra petita partium” ? Ne eat iudec ultra petita partium - Gjyqtari nuk mund të vendos përtej kërkesës së palës. 42.Gjykata e shqyrton rastin në seance jopublike vetëm në rastet?  Është e nevojshme të ruhet një sekret zyrtar dhe rendi publik;  Përmenden sekrete tregtare apo shpikjesh, nga publikimi i të cilave do të cënoheshin interesa që mbrohen me ligj;  Përmenden rrethana nga jeta intime private e palëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në proces; 43.Cila është përbërja e gjyqtarëve ku vendoset për zgjidhjen e konflikit për kompetencën? Përbërja prej tre gjyqtarëve profesionalë. 44.Kundër aktvendimit me të cilin vendoset për konfliktin e kompetencës:  Nuk lejohen mjetet e jashtëzakonshme;  Lejohet ankesa;  Lejohet prapësimi;  Lejohet kundërshtimi; 45.Në procedurën kontestimore gjykata vendos brenda kufinjve të kërkesave që janë parashtruar nga palët ndërgjygjëse. 46.Përkthe maksimën latine “iura novit curia”? Iura novit curia - Gjykata duhet t’i dijë të gjitha normat që duhet t’i zbatojë. 47.Gjykata nuk do t’i marrë për bazë ato fakte dhe prova për të cilat palëve nuk u është dhënë mundësia të deklarohen.
  • 5. 5 48.Kur gjykata është jokompetente çka ndodhë me veprimet e ndërmarra nga e njëjta? Do t’i shpallë të pavlefshme të gjitha veprimet procedurale të kryera dhe do ta hedhë poshtë padinë që i është paraqitur. 49.Cila gjykatë në pikëpamje territoriale është kompetente për rastet e shkaktimit të dëmit material dhe jomateriale me pasoja të rënda nëse vendbanimi i palës dhe vendndodhja e dëmit, janë në vende të ndryshme? Për gjykim në kontestet lidhur me përgjegjësinë për dëmin, përveç gjykatës së kompetencës së përgjithshme territoriale, është kompetente edhe gjykata në territorin e së cilës është kryer veprimi dëmtues apo gjykata në territorin e së cilës ka lindur pasoja e dëmtimit. Në qoftë se dëmi është shkaktuar për shkak të vdekjes apo të lëndimit të rëndë trupor, kompetente përveç gjykatës së përmendur është edhe gjykata në territorin e së cilës paditësi e ka vendbanimin, respektivisht vendqëndrimin e vet. 50.Vetëm disa vendime mund të merren për kërkesëpadinë pa u mbajtur shqyrtimi kryesor, të tilla janë:  Urdhërpagesa;  Aktgjykimi për shkak të mungesës nga seanca përgatitore;  Aktgjykimi në bazë të pohimit;  Aktgjykimi në bazë të gjendjes faktike jokontestuese në kontestet ekonomike; 51.Masa e sigurimit të kërkepadisë mund të caktohet nëse plotësohen këto kushte:  Në qoftë se propozuesi i sigurimit e bënë të besueshme ekzistimin e kërkesës apo të së drejtës subjektive të tij;  Në qoftë se ekziston rreziku se pa caktimin e masës së këtillë pala kundërshtare do të mund ta pamundësonte apo vështirësonte dukshëm realizimin e kërkesës, sidomos me tjetërsimin e pasurisë së vet, me fshehjen e saj, me ngarkimin apo me ndonjë mënyrë tjetër, me të cilën do ta ndryshonte gjendjen ekzistuese të gjërave, ose në ndonjë mënyrë tjetër do të ndikonte negativisht në të drejtat e propozuesit të sigurimit; 52.Propozimi për sigurimin e kërkesëpadisë mund të bëhet kur çështja gjendet në:  Gjykata Themelore;  Gjykata Themelore dhe të Apelit;  Gjykata Themelore, Apelit dhe Supreme; 53.Përkitazi me heqjen dorë nga kërkespadia gjykata lëshon Akvendim ndaj refuzon kërkesëpadinë por vetëm në pjesën nga e cila paditësi ka hequr dorë apo nga e gjithë kërkesëpadia dhe atë deri në përfundim të seancës për shqyrtimin kryesor të çështjes dhe për heqjen dorë nuk nevojitet pëlqimi i palës së paditur. 54.Procedura në shkallë të parë si rregull nuk përbëhet prej:  Seancë përgatitore;  Seancë për shqyrtimin kryesor të çështjes;  Seancë dëgjimore; 55.Nëse në procedurë kontestimore konstatohet se duhet të zbatohet procedura jokontestimore gjykata do të:  Pezullojë procedurën kontestimore;  Perfundojë procedurën kontestimore;  Ndërprejë procedurën konstestimore; 56.Lidhur me vlerën e objektit të kontestit gjykata kujdeset:  Ex officio;  Prapësimit të paditësit;  Sipas padisë së palës; 57.Për përjashtimin e kryetarit të gjykatës supreme vendos:  Seanca e përgjithshme e gjyqëtarëve të saj;  Gjykata kushtetuese si gjykatë më e lartë;  Kjo gjë përjashtohet nga praktika gjyqësore;
  • 6. 6 58.Kundër aktvendimit për caktimin e seancës gjyqësore:  Nuk lejohet ankesë;  Lejohet ankesë;  Lejohet e veçantë; 59.Procesverbali mbi këshillim dhe votim nuk duhet të:  Vendoset në shkresë;  Të mbyllet në zarf të veçantë; 60.Propozimi i vonuar dhe i pathemeltë për plotësimin e aktgjykimit nga gjykata:  Hudhet poshtë (përkatësisht refuzohet nga gjykata pa u caktuar seancë gjyqësore);  Lejohet ankesë;  Lejohet ankesë e veçantë; 61.Pala kundërshtare përgjigjen në ankesë:  Duhet të paraqesë brenda 7 ditëve;  Mund ta paraqesë brenda 7 ditëve;  Duhet të paraqesë brenda afatit të caktuar; 62.Shkaqet nga të cilat mund të goditet aktgjykimi janë:  Për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës kontestimore;  Për shkak të konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike;  Për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale; 63.Parimi i disponibilitetit paraqet anën e kundërt të parimit të oficialitetit, sipas të cilit parim, gjykata ndërmerr veprime të ndryshme procedurale. 64.Interesi juridik është:  Prezumim procedural;  Nuk është prezumin procedural;  Asnjëra; 65.Për cilat veprime gjykata mund të urdhërojë përfaqësuesin e palës, kur konsideron se i njëjti nuk është duke e kryer punën me profesionalizëm? Vetëm për veprimet procedurale dhe të drejta proceduese. 66.Çka kuptoni me “prerogatio”? Prerogatio – marrëveshje e palëve mbi kompetencën territoriale (Marrëveshje kontraktuese). Palët mund të merren vesh, që çështjen e tyre juridike ta gjykojë gjykata e cila sipas rregullave ligjore për kompetencën tokësore nuk do të ishte kompetente për një gjë të tillë. Me marrëveshjen e tillë të palëve njëherësh themelohet kompetenca e gjykatës së caktuar nga to (prorogacioni) dhe përjashtohet kompetenca e caktuar me ligj (derogacioni). 67.Nëse në gjykata themelore të ndryshëm kompetente është parashtruar njëkohësisht padia e njëjtë, në cilën nga gjykatat do të zhvillohet procedura kontestimore? Do të zhvillohet në atë gjykatë e cila më së pari e ka filluar që ta shqyrtojë çështjen kontestimore ku u caktua së pari. 68.Bashkëndërgjyqsia materiale mund të jetë:  Unike e domosdoshme;  Reale e juridike;  E thjesht e domosdoshme;  Asnjëra; 69.Kur mund të paraqitet propozimi për masën e sigurimit të kërkesëpadisë? Masa e sigurimit mund të propozohet para inicimit dhe gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor kontestimor si dhe pas përfundimit të tij, derisa ekzekutimi të përfundojë plotësisht. 70.Aktvendimi për caktimin e masës së sigurimit të kërkesëpadisë:  Duhet të ketë pjesën arsyetuese;  Nuk duhet të ketë pjesën arsyetuese sepse bëhet fjalë për veprime drejtuese;  Asnjëra;
  • 7. 7 71.Gjykata në pikëpamje territoriale mund të shpallet jokompetente:  Me prapësim të palës së paditur të parashtruar me anë të përgjigjes me padi;  Me kundërshtim të parashtruar në seancën përgatitore;  Me ankesë të palës të parashtruar në rrugë gjyqësore;  Me prapësim të parashtruar në seancën kryesore; 72.Për përjashtimin e procesmbajtësit vendos:  Kryetari i gjykatës;  Gjyqtari i çështjes;  Trupi gjykues;  Këshilli gjyqësor; 73.Vendimet gjyqësore mund të jenë në formë të:  Aktvendimit;  Konkluzionit;  Përfundimit;  Prapësimit; 74.Përgjigjia në padi në parim parashtrohet në afatin:  15 ditë;  7 ditë;  5 ditë;  10 ditë; 75.Nga cili moment fillon të rrjedhë “Litispendenca”? Litispendenca (gjyqvarësia) fillon të rrjedhë që në momentin në të cilin të paditurit i dorëzohet padia. 76.Përgjigjia në padia është:  E drejtë diskrecionale e palës së paditur;  Kjo gjë çmohet nga gjykata nga rasti në rast;  Është detyrim ligjor i të paditurit;  Është tagër e të paditurit dhe paditësit; 77.Përkitazi me pengim posedimin gjykata vendos me:  Aktvendim;  Aktgjykimin;  Konkluzion;  Përfundim; 78.Si do të veprojë gjykata nëse padia e paditësit është e paqartë? Në qoftë se gjykata konstaton, se padia është e pakuptueshme dhe jo e plotë, do t`ia kthejë padinë paditësit dhe do ta ftojë të njëjtin që në afat prej 3 ditësh t’i eliminojë mangësitë e konstatuara. 79.Bashkëndërgjygjqësia fakultative varet nga:  Paditësi;  I padituri;  Propozuesi;  Kundërpropozuesi; 80.Nëse në seancën përgaditore vjen vetëm paditësi i cili nuk propozon dhënien e aktgjykimit për shkak të mungesës edhe për një gjë të tillë janë plotësuar kushtet:  Seanca do të mbahet përkundër mospranimit së të paditurit;  Shkaktohet ndërprerja e procedurës;  Bëhet pezullimi i procedurës;  Gjykata ex officio jep aktgjykim për shkak të mungesës; 81.Revizioni është i palejuar nëse:  E ka paraqitur personi i cili nuk është i autorizuar për paraqitjen e revizionit;  Revizionin e ka paraqitur personi i cili e ka tërhequr revizionin;  Nëse personi i cili ka paraqitur revizionin nuk ka interes për paraqitjen e tij;  Është paraqitur revizioni kundër aktgjykimit kundër të cilit sipas ligjit nuk mund të paraqitet;
  • 8. 8 82.Përkitazi me ankesën kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së parë mbi masën e sigurisë vendos gjykata e shkallës së dytë brenda afatit prej 15 ditësh nga dita në të cilën i arrin përgjigjia në ankesë apo skadimit të afatit për paraqitjen e saj. 83.Kundër vendimit restitutio in integrum nuk mund të vendoset me:  Aktgjykim;  Aktvendim; 84.Nuk ka zotësi postulative:  Personat fizik me zotësi të kufizuar;  Njësitë administrative lokale;  Bashkësitë të cilave gjykata ju ka njohur zotësinë për të qenë palë;  Të gjithë personat me zotësi procedurale e kanë zotësi postulative; 85.Nuk është e lejuar kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve në rastet kur:  Me të cilën kërkohet përjashtimi i të gjithë gjyqtarëve të gjykatës që do të mund të gjykonin në një kontest të caktuar;  Për kërkesën për të cilën është vendosur njëherë;  Në të cilin nuk është arsyetuar shkaku në bazë të të cilit kërkohet përjashtimi; 86.Përgjigjia në ankesë i parashtrohet:  Gjykatës e cila ka marrë aktgjykim;  Gjykatës së shkallës më të lartë e cila shqyrton ankesën;  Gjykatës së shkallës së dytë përmes gjykatës së shkallës së parë; 87.Përkitazi me propozimin për përsëritjen e procedurës gjykata vendos zakonisht:  Para seancës për shqyrtim kryesor;  Jashtë seancës për shqyrtim kryesor;  Kjo gjë varet nga mënyrat e kontestit;  Kjo gjë varet nga vlera e kontestit; 88.Procedura e mbajtjes së të sëmurit psikik në institucionit shëndetësor duhet të përfundoj brenda afatit:  7 ditë;  5 ditë;  14 ditë; 89.Gjykata jep vendime në formë:  Aktvendimeve;  Aktgjykimeve;  Konkluzioneve; 90.Përkthe këtë fjali në procedurat “Iudex ex officio”? Iudex ex officio – Nuk ka procedim pa detyrë zyrtare. 91.Përkthe këtë fjali në procedurat “Ne procedat iudex ex officio”? Ne procedat iudex officio – Sa i përket vënies në veprim e procedurës vlen rregulli se një gjë të tillë e bën paditësi me padi, e jo gjykata. 92.Provat mund të merren edhe nga:  Gjykata e porositur duke njoftuar palët ndërgjyqëse;  Gjykata e porositur duke mos njoftuar palët ndërgjyqëse;  Gjykata e porositur në ligj përjashtohet nga veprimet e tilla;  Gjykata e çështjes vendos për marrjen e provës; 93.Procedura gjyqësore civile në kuptimin material? Procedura apo procesi në kuptimin material si material i përbërë nga një seri veprimesh konkrete të subjekteve të ndryshme, prania e të cilëve është e domosdoshme për mbrojtjen gjyqësore apo për realizimin e të drejtës subjektive të shkelur. 94.Veçoritë e të drejtës procedurale kontestimore? Në procedurën kontestimore ekzistojnë tri subjekte kryesore, e të cilat janë: paditësi, i padituri dhe gjykata. Paditësi, është ai apo ajo i cili parashtron kërkesën pranë gjykatës për t’i dhënë mbrojtje juridike, kurse ndaj të paditurit kërkohet kjo mbrojtje. Subjekti i tretë është gjykata, e cila duhet të vendosë, nëse
  • 9. 9 kërkesa për mbrojtje juridike është e themeltë ose e pathemeltë dhe varësisht nga rezultatet e shqyrtimit me aktgjykim konstaton se a ka vend për dhënien e mbrojtjes juridike apo kërkesa e paditësit është e pa bazë. Nëse i padituri e ka shkelur një të drejtë të paditësit përmes një veprimi ose mosveprimi, gjykata e urdhëron të paditurin përmes vendimit të akordojë sjelljen e tij me të drejtën e paditësit brenda një afati të caktuar në vendim. Rregullat e procedurës civile kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave subjektive civile. Gjykata duhet të ketë një rol aktiv dhe detyrim për të siguruar zhvillimin e procesit civil në mënyrë të shpejtë dhe efikase, por pa e dëmtuar qëllimin kryesor të gjykimit dhe arritjen te e vërteta materiale. 95.Dallimet në mes të procedurës kontestimore dhe procedurës administrative? Në procedurën kontestimore gjykata vendos për kontestet që lindin nga raportet personale, familjare, nga raportet e punës dhe ato pasurore – juridike si dhe nga raportet e tjera juridike – civile kurse në procedurën administrative autoriteti publik duke ushtruar autorizimet publike që i ka, vendosë për të drejtat suvjektive apo detyrimet në çështjet e natyrës administrative. 96.Parimi i koncentrimit të procesit gjyqësor? Qëllimi i përbashkët i të gjitha veprimeve procedurale të kryera nga palët dhe gjykata është vendimi meritor me të cilin zgjidhet kontesti midis palëve. Në sistemin tonë procedural është pranuar metoda e radhës diskrecionale por në masë të caktuar e korrigjuar me rregullat e regjimit të rreptë të zhvillimit të aktivitetit procedural. Shqyrtimi kryesor i çështjes është tërësi unike procedurale pa marrë parasysh se a mbaron në një apo më shumë seanca. Palët mund të paraqesin fakte, prova dhe kërkesa gjatë shqyrtimit kryesor. Veprimet e kryera në seancën paraprake mbeten të vlefshme dhe nuk ka nevojë të përsëriten në seancën pasuese. Përjashtimet janë të pakta dhe kryesisht të natyrës procedurale. Ato kanë të bëjnë me kufizimet në pikëpamje kohore për paraqitjen e prapësimit të kompetencës, paraqitjen e kërkesës, për përjashtimin apo rekuizimin e qytetarit nga gjykimi, për emërimin e paraardhësit juridik të të paditurit etj. 97.Rekuzimi dhe përjashtimi i gjyqtarit? Përjashtimi i gjyqtarit (judex inhabilis): Gjyqtari profesional dhe ai porotë nuk mund ta ushtrojë detyrën e gjyqtarit konkret:  Nëse është vetë palë, përfaqësues ligjor apo me prokurë i palës, nëse me palën është bashkëkreditor a bashkëdebitor ose i obliguar për regresim apo nëse në të njëjtën çështje është dëgjuar si dëshmitar apo ekspert;  Nëse pala ose përfaqësuesi ligjor apo me prokurë i saj është kushëri gjaku në vijën vertikale deri në cilëndo shkallë, kurse në vijën horizontale deri në shkallë të katërt, apo nëse është bashkëshort, apo gjini e krushqisë deri në shkallën e dytë, pavarësisht nëse martesa ka pushuar ose jo;  Nëse është kujdestar, adoptues ose i adoptuar i palës, i përfaqësuesit të saj ligjor ose me prokurë;  Nëse në të njëjtën çështje ka marrë pjesë në dhënien e vendimit të gjykatës më të ulët, ose të organit tjetër ose në procedurën e ndërmjetësimit;  Nëse ka vepruar në çështjen në të cilën është bërë ujdia gjyqësore, e me padinë e ngritur kërkohet anulimi i ujdisë së këtillë;  Nëse është aksionar apo anëtar i shoqërisë tregtare që është palë në procedurën e inicuar me padi; Rekuizimi i gjyqtarit (judex suspectus): Shkak për rekuizim konsiderohet çdo rrethanë e cila e sjell në dyshim objektivitetin dhe paanësinë e gjyqtarit në gjykimin konkret. Si rrethana që mund ta shkaktojnë rekuizimin e gjyqtarit merren gjinia e gjakut në shkallë më të largët, miqësia apo armiqësia e gjyqtarit me palën, qënia kreditor apo debitor e tij në raportin materialo – juridik me palën, qenia konkubin apo ushqyes e gjyqtarit në raport me palën etj. 98.Kompetenca ekskluzive (forum exclusive)? Me dispozitat ligjore për këtë kompetencë tokësore të posaçme caktohet gjykata e cila ekskluzivisht do të jetë kompetente në pikëpamje tokësore që ta zgjidhë kontestin konkret. Konteste të tilla janë ato në lidhje me sendet e paluajtshme, kontestet në lidhje me fluturaket dhe anijet si dhe kontestet që lindin gjatë procedurës përmbaruese dhe të falimentimit. 100.Ekzistimi dhe përcaktimi i palës? Palët janë subjekte të procesit kontestimor andaj ato duhet të ekzistojnë dhe të jenë të përcaktuara, sepse në të kundërtën nuk mund të kemi proces kontestimor. Personi i panjohur apo ai që nuk ekziston nuk mund ta fitojë cilësinë e palës. Palët janë të detyruara që gjykatës t’ia mundësojnë identifikimin e plotë të
  • 10. 10 tyre. Përcaktimin e të dy palëve e bën paditësi me padi. Personaliteti i palës përcaktohet duke u treguar për personin fizik, emri, mbiemri, profesioni dhe vendbanimi. Kur është në pyetje personi juridik një gjë e tillë bëhet duke u treguar në padi firma apo emri i tij si dhe selia e tij. 101.Përfaqësimi i personit juridik? Personat juridikë kanë si zotësi për të qenë palë ashtu edhe zotësi procedurale. Personat juridikë marrin pjesë në qarkullimin juridik me anë të personave fizikë të cilët kryejnë veprime relevante. Personat fizikë që veprojnë në emër të personave juridikë janë zakonisht organe të tyre, të caktuara me anë të statutit.Këtu mund të përmendim përfaqësuesin e shoqërive tregtare apo përfaqësuesin e personit juridik tjetër që sipas Kushtetutës së Kosovës Republiken e Kosovës e përfaqëson Presidenti si brenda dhe jashtë. 102.Numëro rastet kur merr fund prokura për kryerjen e veprimit konkret? Prokura për kryerjen e veprimit konkret merr fund:  Posa të kryhet veprimi procedural;  Kur vdes pala apo përfaqësuesi i saj ligjor, kur mbaron (shuhet) personi juridik, kur e humb zotësinë për të vepruar pala apo përfaqësuesi ligjor i saj si dhe kur vdes apo e humb zotësinë për të vepruar vetë përfaqësuesi i palës;  Kur e revokon pala atë, apo kur përfaqësuesi heq dorë nga ajo; 103.Çka emërtohet me termin procedurë gjyqësore civile? Me termin procedurë gjyqësore civile emërtohen: 1. Procedura apo procesi në kuptimin material si material i përbërë nga një seri veprimesh konkrete të subjekteve të ndryshme, prania e të cilëve është e domosdoshme për mbrojtjen gjyqësore apo për realizimin e të drejtës subjektive të shkelur. 2. Procedura në kuptimin formal si tërësi e rregullave juridike me të cilat përcaktohet pjesëmarrësit në procesin civil, mandej të drejtat dhe detyrimet e tyre procedurale, mandej forma dhe afatet për kryerjen e veprimeve procedurale, si dhe efektet që i prodhojnë në gjykim veprimet e tilla; 104.Procedura kontestimore dhe procedura penale? Në procedurën kontestimore bëhet shqyrtimi dhe vendoset mbi kërkesëpadinë e natyrës juridiko – civile kurse objekti i procesit penale është pretendimi i prokurorit publik apo i paditësit privat se i akuzuari ka kryer një vepër penale. Në procedurën kontestimore kryesore është parimi i disponibilitetit sipas të cilit palëve u jepet e drejta që me veprimet e tyre të ndikojnë drejtpërdrejtë në fillimin, zhvillimin dhe përfundimin e procesit kontestimor, kurse procedura penale karakterizohet nga parimi i gjykimit hetimor sipas të cilit gjykata ka detyrë që ex officio t’i vërtetojë të gjitha faktet relevante dhe t’i marrë të gjitha provat e nevojshme, pa marrë parasysh se çfarë qëndrimi lidhur me to kanë i akuzuari dhe prokurori publik, përkatësisht paditësi privat. 105.Procedura e zgjedhjes së gjyqtarëve? Gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë i emëron, riemëron dhe i shkarkon Presidenti i Republikës së Kosovës me propozim e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Mandate fillestar për gjyqtarët është tre vjeçar. Në raste të riemërimit, mandati është i përhershëm deri në moshën e pensionomit, sikurse është përcaktuar me ligj, përveç nëse shkarkohet në pajtim me ligjin. Këta e ushtrojnë funksionin në mënyrën e caktuar me ligj apo akt për themelimin e gjykatës. 106.Delegimi dhe ordinimi i lëndëve gjyqësore? Në disa raste delegimi (forum delegatum) paraqitet si masë e domosdoshme që duhet të ndërmarrë gjykata e lartë. Propozimi për delegim pranohet nga gjykata e lartë nëse është e qartë se me anë të delegimit do të lehtësohet gjykimi. Në të shumtën e rasteve propozimi për delegim do të lehtësohet gjykimi. Në të shumtën e rasteve propozimi për delegim pranohet për arsye se në territorin e gjykatës tjetër ndodhen dëshmitarët dhe provat e tjera. Ordinimi (forum ordinatum) bëhet kur sipas dispozitave ligjore nuk mund të konstatohet se cila gjykatë e shtetit tonë është kompetente në pikëpamje tokësore edhe pse me siguri çështja konkrete juridike hyn në juridiksion civil të vendit tonë.
  • 11. 11 h107.Forma e procesverbalit gjyqësor?  Procesverbalin për shqyrtimin e çështjes juridike;  Procesverbalin për marrjen e provës jashtë shqyrtimit kryesor;  Procesverbali me të cilin zëvendësohet parashtresa (veprimi procedural i shkruar i palës);  Procesverbalin për këshillim dhe votim (që përpilohet me rastin e dhënies së vendimit nga trupi gjykues jashtë shqyrtimit kryesor të çështjes). 108.Denoncimi dhe revokimi i prokurës për kryerjen e veprimit konkret? Me revokimin që e bën pala (tërheqja e prokurës) dhe me heqjen dorë (denoncimin) të përfaqësuesit nga prokura. Të dyja këto veprime kryhen me shkrim jashtë seancës apo gojarisht në seancë. Ndaj palës kundërshtare ato prodhojnë efekt kur t’i komunikohen. Pas denoncimit, përfaqësuesi është i detyruar që për palën të kryejë veprime procedural dhe një muaj, nëse një gjë e tillë është e nevojshme që të evitohet dëmi që mund t’i shkaktohet palës. 109.Prezumimet procedurale lidhur me vlerën e objektit të kontestit? Prezumimet janë mosekzistimi i gjyqvarësisë së dyfishtë, mosekzistimi i vendimit të formës së prerë, të mos ketë hequr dorë paditësi nga kërkespadia, mosekzistimi i ujdisë gjyqësore lidhur me objektin e kontestit, paditshmëria e së drejtës subjektive dhe ekzistimi i interesit për mbrojtje juridike. 110.Parimi i kontradiktorialitetit? Sipas këtij parimi gjykata ka detyrë që para se ta japë vendimin meritor çdonjërës nga palët t’ia japë mundësinë që ta paraqesë mendimin lidhur me çështjen mbi të cilën duhet vendosur si dhe që të deklarohet lidhur me thëniet dhe pretendimet e palës kundërshtare. Ky parim i cili quhet ndryshe parim i kontradiktorialitetit në një maksimë latine është shprehur si “Audiatur et altera pars”. 111.Afati ligjor:  Mund të zgjatet;  Nuk mund të zgjatet;  Lejohet ankesë e veçantë; 112.Me rastin e ndërprerjes së gjykimit afatet për zhvillimin e veprimeve procedurale:  Ndërpriten;  Pushojnë;  Ndalen;  Pezullohen; 113.Lidhur me kundërshtimet në procesverbal gjykata vendos:  Në seancë;  Jashtë seance;  Sipas ankesës kundër aktgjykimit; 114.Në cilat raste gjykata mund të marrë aktgjykime pa shqyrtim gjyqësor me marrëveshje të palëve? Po që se i padituri me anë të përgjigjes në padi i ka pohuar faktet vendimtare, përkundrejt kontestimit të kërkesëpadisë, gjykata mundet pa caktuar seance gjyqësore, të jep aktgjykim, nëse nuk ekzistojnë pengesa të tjera për dhënien e tij. 115.Revizioni nuk lejohet në konteste pasurore juridike me të cilat vlera e kërkespadisë:  3000 E;  Nuk kalon 3000 E;  S’ka rëndësi vlera e kontestit;  Nuk kalon 5000 E;  Kalon 5000 E; 116.Në procedurën kontestimore në shkallë të parë nuk vendos:  Gjyqtari individual dhe ata porotë;  Gjyqtari individual;  Kolegji gjyqësor; 117.Si vlerë e objektit të kontestit merret parasysh vetëm:  Vlera e kërkesës kryesore dhe akcesore;  Vlera e kërkesës kryesore;
  • 12. 12  Vlera e kërkesës komulative; 118.Kthimi në gjendjen e mëparshme? Kthimi në gjendjen e mëparshme (restitutio in integrum) është institut procedural me të cilin procesi kontestimor kthehet në atë gjendje në të cilën ka qenë para se të jetë prekluduar pala nga mundësia e kryerjes së veprimit procedural që është dashur të kryhet brenda afatit të caktuar apo në ndonjë seancë gjyqësore. Kur lejohet restitution in integrum anulohen pasojat procedurale negative të shkaktuara me moskryerjen e veprimit procedural dhe palës i lejohet kryerja e mëvonshme e veprimit procedural. 119.Me aktvendim gjykata vendos tek rastet:  E pengim posedimit;  Sipas procedurës së urdhërpagesës; 120.Cka është e drejta materiale dhe e drejta procedurale? E drejta materiale dhe ajo procedurale kanë lëndë të ndryshme por në procesin kontestimor janë ngushtësisht të lidhura. Zbatimi i së drejtës procedurale në gjykimin konkret kushtëzohet me zbatimin e së drejtës materiale. Kur gjykatës i paraqitet padia, ajo së pari konstaton se a është ajo e rregullt e mandej se ku bën pjesë çështja juridike për të cilën kërkohet mbrojtja gjyqësore: në kompetencën e gjykatës shtetërore, në atë të gjykatës joshtetërore apo atë të organit administrativ. Për gjykimin e disa çështjeve juridike kompetenca lëndore dhe tokësore me ligj është caktuar varësisht nga natyra materialo – juridike e vetë të së drejtës subjektive kontestuese. Për konstatimin e disa prezumimeve procedurale të tjera gjykata e bën gjithashtu në bazë të normës materiale. Raporti mes të drejtës materiale dhe asaj procedurale shprehet më së miri me rastin e vendosjes mbi kërkesën e padisë sepse me atë rast zbatohet norma materialo – juridike mbi gjendjen faktike të konstatuar gjatë procedimit të çështjes juridike kontestuese. 121.Kuptimi i juridiksionit? Me fjalën juridiksion në kuptimin e gjerë e kuptojmë gjithë aktivitetin e drejtuar kah realizimi dhe mbrojtja e sistemit të paraparë materialo – juridik, kurse në kuptimin e ngushtë me juridiksion kuptojmë aktivitetin gjyqësor që përbëhet nga konstatimi se çka është e drejtë në rastin konkret e në rast nevoje edhe nga ekzekutimi i vendimeve të gjykatave. Fjala juridiksion rrjedh nga fjala latine “ius dicere” që do të thotë zbatim ligji. 122.Kur pala nuk ka zotësi të veprimit atëherë duhet të përfaqësohet nga (përfaqësuesi) avokati. 123.Te kontestet mbi 10.000 E duhet të përfaqësohet pala nga avokati. 124.Legjitimimi aktiv dhe legjitimimi pasiv i palës? Paditësi është i legjitimuar aktivisht, nëse në raportin materialo – juridik e ka rolin e kreditorit kurse i padituri është i legjitimuar pasivisht në raportin e krijuar proceduralo – juridik, në rast se në raportin materialo – juridik e ka rolin e debitorit. 125.Çka është “Perpetuatio fori”? Perpetuatio fori - vazhdimi i kompetencës. Kompetencën e saj gjykata e çmon duke i marrë parasysh rrethanat që ekzistojnë në momentin e ngritjen së padisë. Ndryshimet që ndodhin pas momentit të tillë nuk janë relevante. Gjykata që ka qenë kompetente për gjykimin e çështjes juridike në momentin e ngritjes së padisë mbetet edhe më tutje kompetente edhe pse gjatë gjykimit kanë ndryshuar rrethanat në të cilat është mbështetur kompetenca e saj. 126. Çka do të thotë “Nemo iudex sine actore”? Nemo iudex sine actore - Do të thotë se nuk ka proces kontestimor pa kërkesën e personit të autorizuar që gjykata t’i japë mbrojtje juridike për të drejtën subjektive, mandej se ajo shqyrton dhe vendos vetëm mbi atë që është kërkuar dhe së fundi se vendimi i dhënë bëhet i formës së prerë vetëm brenda kufinjve të kërkesës së parashtruar nga pala. 127.Gjykata do t’i miratoj disponimet e palëve që janë pajtim me:  Rendin shoqëror;  Zakonet dhe doket e mira;  Rregullat e moralit publik;
  • 13. 13 128.Numëro rastet kur revizioni lejohet pavarësisht vlerës së objektit të kontestit:  Në kontestet për ushqim;  Në kontestet për shpërblimin e dëmit për ushqimin e humbur, për shkak të vdekjes së dhënësit të ushqimit;  Në kontestet nga marrëdhëniet e punës të cilat i fillon i punësuari kundër vendimit për shuarjen e marrëdhënies së punës; 129.Deri në cilën fazë paditësi mund të tërheqë padinë pa pëlqimin e të paditurit:  Deri në përfundim të seancës kryesore;  Deri në përfundim të seancës përgatitore;  Deri në momentin e paraqitjes së përgjigjes në padi nga i padituri;  Në çdo kohë nëse palët janë të pajtimit për një veprim të tillë procedural; 130.Kundër aktvendimeve të dhëna gjatë përgatitjes së shqyrtimit kryesor që kanë të bëjnë me drejtimin e gjykimit:  Lejohet ankimi;  Nuk lejohet ankimi;  Lejohet ankimi i veçantë;  Lejohet mjeti i rregullt juridik;  Nuk leohet mjeti i rregullt juridik; 131.Gjatë fazës së përgatitjes së shqyrtimit kryesor gjykata mund të japë:  Aktgjykim në bazë të pohimit;  Aktgjykimi në bazë të heqjes dorë nga kërkespadia;  Aktgjykimi për mos bindje;  Aktgjykimi për shkak të mungesës si dhe të miratojë ujdinë gjyqësore të palëve; 132.Prokura ndaj personit fizik shuhet me:  Vdekje;  Anulim;  Refuzim; 133.Pas pranimit të përgjigjes në padi gjykata e cakton seancën gjyqësore më së largu në afat prej:  15 ditë;  30 ditë;  3 muaj;  7 ditë; 134.Çka kuptoni me “litisconsortium”? Litisconsorcium - bashkëndërgjyqësia është fenomen procedural në të cilin në rolin e një pale paraqiten disa subjekte procedurale. Bashkëndërgjyqësia është aktive, kur më tepër subjekte në një proces kontestimor marrin pjesë me cilësi të paditësit. Ajo është pasive, kur më tepër subjekte paraqiten në rolin e palës së paditur. 135.Pajtimi gjyqësor:  Me kundërshtim;  Nuk mund të goditet;  Me ankesë;  Me prapësim; 136.Kuptimi i procedurës siguruese? Organi kompetent u jep subjekteve të së drejtës mbrojtje juridike edhe në situatat në të cilat ekziston rreziku se zbatimi i sanksionit nuk do të japë rezultatin e duhur. Me fjalë të tjera ajo jepet në rastet kur ka gjasa se e drejta subjektive nuk do të realizohet përkundër zbatimit të forcës së organit kompetent. Ajo zgjatë derisa të mos e realizojë kreditori kredinë e tij nga debitori apo derisa gjykata në procedurën kontestimore ta japë vendimin me të cilin refuzohet si e pathemeltë kërkesa për mbrojtje juridike.