SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 7
SHKOLLA E LARTË E EDUKIMIT
DEGA: MASTER SHKENCOR NË EDUKIM
VITI: I
LËNDA: MODELE TË MËSIMDHËNIES

DETYRË KURSI

PUNOI: ANIDA RROSHI

PRANOI: Dr. TIDITA ABDURRAHMANI
SKENARI 8:
Nxënësit e klasave fillore harxhojnë shumë kohë duke mësuar copa të vogla informacioni
specifik si alfabetin, si të gërmëzojnë fjalën shtëpi, shumën e 6 dhe 6, dhe kështu. Për më tepër
ata janë në stadin e veprimeve konkrete të zhvillimit kognitiv. Për shkak të këtyre dy arsyeve,
është normale që t’i jepet fidbek i shpejtë dhe i menjëhershëm, sa më shpesh të jetë e mundur kur
instruktoni nxënës të klasës së parë. Nëse një fëmijë gërmëzon gabimisht një fjalë ose jep një
përgjigje të gabuar për një problemë aritmetike ka rëndësi t’i tërheqësh vëmendjen për gabimin,
sa më specifikisht dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Kur një nxënës jep një përgjigje të saktë,
është po aq e rëndësishme të përforcosh përgjigjen në mënyrë që të forcohet. Në një mënyrë të
tillë, ju duhet të përpiqeni të jepni fidbek të shpeshtë, të detajuar dhe të menjëhershëm, kur jep
mësim në klasat fillore, ose kur shpjegon informacion faktual studentëve më të rritur.

ZHVILLIMI
Procesi i të nxënit, nis që në fëmijëri, dhe çdo gjë që ndodh në atë moshë, lë gjurmët e
veta në gjithë periudhën jetësore të individit. Fëmijët janë një “tabula rasa”, ku ajo që shkruhet
në të është shumë e vështirë për t`u fshirë apo për t`u modifikuar, pra fëmijët mësojnë atë që
jetojnë.
Të nxënët në këtë skenar ndërtohet në mënyrë aktive, pra, paraqitet si një proces i
zbulimit aktiv. Roli i mësuesit në këtë skenar nuk është që të ngulitë njohuritë tek nxënësi
nëpërmjet përsëritjes së vazhdueshme, ose t’i shtyjë nxënësit që të mësojnë nëpërmjet përdorimit
të shpërblimeve apo dhe dënimeve. Roli i tij është që të lehtësojë zbulimin duke dhënë burimet e
nevojshme dhe duke i udhëhequr nxënësit ndërkohë që ata përpiqen të marrin njohuri të reja mbi
ato ekzistuese dhe të modifikojë njohuritë e vjetra për tu përshtatur me njohuritë e reja.
Meqë mënyrat e të nxënit të nxënësve janë aq të ndryshme, sikurse ngjyrat e ylberit, është
e domosdoshme që unë si mësuese të njoh se cilin stil preferojnë më shpesh nxënësit dhe ta kenë

2
parasysh në procesin e mësimdhënies. Kështu, gjatë studimit të këtij skenari dalin në pah këto
modele të mësimdhënies:
Zhvillimi Kognitiv
Në këtë skenar jemi në fazën konkrete operacionale (e treta) të zhvillimit kognitiv sipas
Piazhe-së. Kjo fazë fillon kur nxënësi fillon të përdorë logjikën e duhur. Nxënësi është në
gjëndje të klasifikojë objektet, ti rendisë ato sipas cilësive të tyre dhe e ndajnë një problem në
disa komponente, në mënyrë për ta zgjidhur atë.
Aftësitë kognitive në këtë skenar ndërlidhen me proceset mendore që hynë në funksion
gjatë marrjes së informacioneve, interpretimit, depozitimit në kujtesë dhe më pas riprodhimit të
tyre. Kjo gjë vihet re në rastin ku nxënësit i duhet të mësojnë alfabetin, pra: nxënësit njihen me
shkronjën që do të mësojnë, e interepretojnë atë me shembuj ose dhe duke gërmëzuar fjalë që
fillojnë me atë shkronjë. Më pas, informacionin e depozitojnë në kujtesë për ta përdorur në
mësimet e tjera.
Teoria Bihejvioriste
Në këtë skenar kjo teori vihet re në rastin kur nxënësi p.sh. gërmëzon saktë ose gabim.
Në rastin e gërmëzimit saktë kemi vlerësim, ndërsa në rastin gabim, nxënësi ndëshkohet. Por në
këtë rast, ajo që është më e rëndësishme është që nxënësi duhet stimuluar. Gjatë zbatimit të kësaj
teorie në këtë skenar duhet që nxënësit ti ndihmojmë të kalojnë me vullnet dhe sukses situatat që
u krijojnë ankth ( p.sh gërmëzimi i fjalëve). Gjithashtu nuk duhet të harrojmë dhe lëvdatat të cilat
duhet të jenë të qarta dhe të motivuara.
Teoria e përpunimit të informacionit
Ashtu si kompjuteri, mendja njerëzore e merr informacionin, kryen mbi të operacione për
t’i ndryshuar formën dhe përmbajtjen, e ruan informacionin, e nxjerr kur i nevojitet dhe gjeneron
reagimet ndaj tij. Në këtë skenar, aktiviteti i mendjes së nxënësve është në aftësinë që ata kanë
për të mbledhur, ruajtur dhe përdorur informacionin. Kjo gjë, vihet re në kohën që i duhet
nxënësit për të mbledhur, gërmëzuar apo në mësimin e alfabetit. Rezultati që pritet nga
përpunimi i informacionit shprehet nëpërmjet sjelljes si: një shtrembërim fytyre, një përgjigje ose
një lëvizje e trupit nga nxënësi në varësi të situatave që krijohen në klasë apo në skenarin e
dhënë.
3
Bazuar tek skenari këto teori kanë avantazhe dhe disavantazhe të cilat do jenë si mëposhtë:

Zhvillimi Kognitiv
Avantazhi i kësaj teorie është fakti që nxënësit mund të bëjnë veprime llogjike, mund të kuptojnë
ndryshimet si dhe mund të bëjnë ruajtjen dhe klasifikimin e detyrave.
Disavantazhi kryesor i kësaj teorie është tek ndarja e fazave të zhvillimit të fëmijëve. Nuk është
çdo gjë e ndarë me thikë që kjo fazë fillon dhe mbaron me grupmosha të caktuara. Në fakt, fazat
mbivendosin njëra tjetrën sepse mund të kemi zhvillim të vonshëm apo të hershëm të fëmijës.
Teoria Bihejvioriste
Avantazhet e kësaj teorie në këtë skenar:
− Përqëndrohet tek sjellja dhe sjelljet mund të mbikqyren dhe manipulohen (përforcimi
negativ dhe pozitiv).
Në këtë skenar kemi përforcim pozitiv në rastin kur nxënësi jep një përgjigje të saktë dhe në këtë
rast duhet që nxënësi të stimulohet. Por është dhe rasti kur nxënësi e zgjidh problemin gabim,
dhe kemi të bëjmë me përforcim negativ.
Si përforcimi pozitiv ashtu edhe ai negativ, bëjnë që sjellja të përsëritet. Ndërsa, ndryshimi është
se përforcimi pozitiv është efektiv sepse pas kryerjes së një sjelljeje jepet diçka pozitive, ndërsa
përforcimi negativ është efektiv për arsye se hiqet një diçka e pakëndshme.
− Përshtatet me mjedisin.
Mjedisi ose klasa ku zhvillohet mësimi ndikon në personalitetin dhe sjelljen e nxënësit. Sepse
është pikërisht ky mjedis që shkakton sjelljet e nxënësve. Disa sjellje që ndikohen nga mjedisi
bëhen pak a shumë të mundshme dhe të parashikueshme.
− Sjellja matet.
Matjet ndihmojnë në grumbullimin dhe analizimin në mënyrë efektive të dhënave mbi sjelljen që
shfaqin nxënësit në klasë apo mjedisin ku ata janë. Matjet që mund të përdorim në këtë skenar
p.sh janë provimet apo minitestet për të parë se sa e kanë përpunuar informacionin nxënësit. Pra,
ajo çfarë matet është sasia e të nxënit duke përdorur metoda që matin sjelljen.
4
Disavantazhet e kësaj teorie në këtë skenar:
− Janë teori shumë mekanike.
E konsiderojnë nxënësin si diçka të ngjashme me makinën apo kompjuterin, e zhveshin atë nga
cilësi të tilla si: nga aftësia për të menduar, nga aftësia për të imagjinuar dhe nga aftësia për të
kontrolluar sjelljen.
− Nuk i kushtojnë rëndësi proceseve mendore.
I kushtojnë shumë pak rëndësi proceseve mendore dhe mendojnë se duhet përqëndruar
vëmendja më shumë në sjelljen aktuale sesa në proceset mendore.
Teoritë bihevioriste nuk marrin parasysh individin, kapacitet e kreativitet, nevojat e fëmijës,
motivacionin. Individi nuk mund të kontrollohet por duhen marrë parasysh nevojat dhe
mundësitë e fëmijës, gjegjësisht nxënësit.

Teoria e përpunimit të informacionit
Avantazhet e kësaj teorie në këtë skenar:
− Roli aktiv i nxënësit në zgjidhjen e problemit.
Ky rol duket në: formulimin e problemit, transformimin e tij në trajta që lehtësojnë zgjidhjen,
përpilimin e një strategjie për zgjidhjen e tij dhe përdorimin e informacionit ose të feedback-ut
gjatë kalimit stad pas stadi drejt zgjidhjes.
− Thekson rolin e provës dhe të gabimit.
Kjo lloj zgjidhjeje problemi përdoret shpesh kur nxënësit nuk kanë informacion tjetër ku të
bazohen (teksti mësimor). Atëherë ata provojnë çdo lloj gjëje që i del përpara, derisa rastësisht të
gjejnë zgjidhjen. Dhe në skenar kjo gjë vihet re gjatë procesit të feedback-ut ku nxënësi e gjen
zgjidhjen saktë ose gabim, por duke bërë prova ai e ndreq gabimin.
-

Aftësia për të memorizuar problemat.

5
Nxënësi ka aftësi për të memorizuar çdo problem që i jepet, dhe këtë e ruan në kujtesën afatgjatë.
Njohja e informacionit do bëhet pikërisht nga kujtesa aty ku informacioni është ruajtur. Nxënësit
e memorizojnë informacionit më shpejt se të rriturit.
Disavantazhet e kësaj teorie në këtë skenar:
-

Kapacitet i kufizuar

Në ndryshim nga i rrituri, nxënësi nuk mund të mbajë mend shumë informacion. Por, me kalimin
e viteve, ai është në gjendje të mbajë mend më shumë informacion. Gjithashtu nuk përcaktohet
sa gjatë nxënësi e ruan këtë informacion në mendje përpara se ta humbë atë. Si dhe nuk
përcaktohet sa shpejt nxënësi e përpunon informacionin.
Kjo gjë vihet re dhe në skenar, në rastin kur nxënësi gërmëzon gabimisht një fjalë ose jep një
përgjigje të gabuar për një problemë aritmetike. Pra, informacioni nuk është përpunuar siç duhet
nga nxënësi përndryshe do të kishim përgjigje të saktë.

Si përfundim mund të them që për teoritë e lartpërmendura mund të shtoj se këto teori
kanë diçka të vlefshme dhe asnjëra nuk është e gabueshme. Ajo që dua të them është se duhet të
dihet se cila teori ku duhet zbatuar, si duhet zbatuar dhe sa duhet zbatuar. Gjithashtu duhet të
dihet nëse keto teori janë të përshtatshme për tu zbatuar në situata të caktuara, siç ishte dhe
situata e paraqitur në skenar. Teoria që mund të jetë më e përshtatshme është ajo e përpunimit të
informacionit, ku duhet të sigurohemi që nxënësi e ka mendjen në mësim. Ti ndihmojmë ata të
vendosin lidhje midis informacionit të ri dhe atij ekzistues. Gjithashtu duhet që informacionin ta
përsërisim në mënyrë që të eliminojmë mësimin përmëndësh nga ana e nxënësve.

6

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Roli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorAnida Ago
 
Se Bashku Kunder Bullizmit
Se Bashku Kunder BullizmitSe Bashku Kunder Bullizmit
Se Bashku Kunder BullizmitArenoardReno
 
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneTeknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneJugerta Poçi
 
Kshillim ne karrier
Kshillim ne karrierKshillim ne karrier
Kshillim ne karrieravniv
 
Projekt Matematike
Projekt MatematikeProjekt Matematike
Projekt MatematikeS Gashi
 
Teoritë e të nxënit studim rasti
Teoritë e të nxënit studim rastiTeoritë e të nxënit studim rasti
Teoritë e të nxënit studim rastiValbona Imeraj
 
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisProjekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisMarinela Abedini
 
Psikologjia e zhvillimit të fëmijës
Psikologjia e zhvillimit të fëmijësPsikologjia e zhvillimit të fëmijës
Psikologjia e zhvillimit të fëmijësAnida Rroshi
 
Kundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëAlush Kryeziu
 
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe ShqipeHelio RAMOLLARI
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Darla Evangjeli
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotGenti Mustafaj
 
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitSyprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitAdelina Fejzulla
 
Fillimi i nje biznesi
Fillimi i nje biznesi Fillimi i nje biznesi
Fillimi i nje biznesi adahajdarmataj
 
Mais procurados (20)

Roli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollor
 
ZHVILLIMI I FEMIJES !!!!
ZHVILLIMI I FEMIJES !!!!ZHVILLIMI I FEMIJES !!!!
ZHVILLIMI I FEMIJES !!!!
 
Se Bashku Kunder Bullizmit
Se Bashku Kunder BullizmitSe Bashku Kunder Bullizmit
Se Bashku Kunder Bullizmit
 
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e MjedisitPROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
 
ESE
ESEESE
ESE
 
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneTeknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
 
Kshillim ne karrier
Kshillim ne karrierKshillim ne karrier
Kshillim ne karrier
 
Projekt Matematike
Projekt MatematikeProjekt Matematike
Projekt Matematike
 
Teoritë e të nxënit studim rasti
Teoritë e të nxënit studim rastiTeoritë e të nxënit studim rasti
Teoritë e të nxënit studim rasti
 
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisProjekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
 
Psikologjia e zhvillimit të fëmijës
Psikologjia e zhvillimit të fëmijësPsikologjia e zhvillimit të fëmijës
Psikologjia e zhvillimit të fëmijës
 
Kundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtë
 
Mesimi Bashkekohor
Mesimi  BashkekohorMesimi  Bashkekohor
Mesimi Bashkekohor
 
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi
 
Riciklmi
RiciklmiRiciklmi
Riciklmi
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sot
 
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitSyprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
 
Fillimi i nje biznesi
Fillimi i nje biznesi Fillimi i nje biznesi
Fillimi i nje biznesi
 
Taksonomia e Bloom
Taksonomia e BloomTaksonomia e Bloom
Taksonomia e Bloom
 
Semelhante a Detyre kursi metodologji

Met ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matMet ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matSeadin Xhaferi
 
LIBËR-MËSUESI-QYTETARIA-7.doc
LIBËR-MËSUESI-QYTETARIA-7.docLIBËR-MËSUESI-QYTETARIA-7.doc
LIBËR-MËSUESI-QYTETARIA-7.doccvffees
 
METODOLOGJI PER NX ME AFTESI NDRYSHE. .ppt
METODOLOGJI PER NX ME AFTESI  NDRYSHE. .pptMETODOLOGJI PER NX ME AFTESI  NDRYSHE. .ppt
METODOLOGJI PER NX ME AFTESI NDRYSHE. .pptornela9
 
Terapia e fokusuar ne zgjidhjen e problemeve
Terapia e fokusuar ne zgjidhjen e problemeveTerapia e fokusuar ne zgjidhjen e problemeve
Terapia e fokusuar ne zgjidhjen e problemeveAnida Ago
 
_menaxhimi-i-klases.ppt
_menaxhimi-i-klases.ppt_menaxhimi-i-klases.ppt
_menaxhimi-i-klases.pptshpresa14
 
Analiza e sjelljes se zbatuar gjate mesimdhenies ne klase
Analiza e sjelljes se zbatuar gjate mesimdhenies ne klaseAnaliza e sjelljes se zbatuar gjate mesimdhenies ne klase
Analiza e sjelljes se zbatuar gjate mesimdhenies ne klaseAnida Ago
 
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHOREMETODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE#MesueseAurela Elezaj
 
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjiaMetodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjiaanele892
 
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjiaMetodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjiaanele892
 
Mësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktiviste
Mësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktivisteMësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktiviste
Mësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktivisteValbona Imeraj
 
Mësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkollore
Mësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkolloreMësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkollore
Mësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkolloreAlbanë Temaj
 
Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10Luan Hykaj
 
NOTIMI FORMATIV DHE SUMATIV SIPAS NOTIMIT TË ARSIMTARËVE - Paul Black
NOTIMI FORMATIV DHE SUMATIV SIPAS NOTIMIT TË ARSIMTARËVE - Paul BlackNOTIMI FORMATIV DHE SUMATIV SIPAS NOTIMIT TË ARSIMTARËVE - Paul Black
NOTIMI FORMATIV DHE SUMATIV SIPAS NOTIMIT TË ARSIMTARËVE - Paul BlackAlush Kryeziu
 
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen fillore
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen filloreIntegrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen fillore
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen filloreproudtobealbanian1
 
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendoreIntegrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendoreproudtobealbanian11
 
Terapia e lojes ekosistemike
Terapia e lojes ekosistemikeTerapia e lojes ekosistemike
Terapia e lojes ekosistemikeAnida Ago
 
Hysen Doko, Didaktike matematike
Hysen Doko, Didaktike matematikeHysen Doko, Didaktike matematike
Hysen Doko, Didaktike matematikeHysen Doko
 
Semelhante a Detyre kursi metodologji (20)

Met ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matMet ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_mat
 
LIBËR-MËSUESI-QYTETARIA-7.doc
LIBËR-MËSUESI-QYTETARIA-7.docLIBËR-MËSUESI-QYTETARIA-7.doc
LIBËR-MËSUESI-QYTETARIA-7.doc
 
METODOLOGJI PER NX ME AFTESI NDRYSHE. .ppt
METODOLOGJI PER NX ME AFTESI  NDRYSHE. .pptMETODOLOGJI PER NX ME AFTESI  NDRYSHE. .ppt
METODOLOGJI PER NX ME AFTESI NDRYSHE. .ppt
 
Terapia e fokusuar ne zgjidhjen e problemeve
Terapia e fokusuar ne zgjidhjen e problemeveTerapia e fokusuar ne zgjidhjen e problemeve
Terapia e fokusuar ne zgjidhjen e problemeve
 
_menaxhimi-i-klases.ppt
_menaxhimi-i-klases.ppt_menaxhimi-i-klases.ppt
_menaxhimi-i-klases.ppt
 
Analiza e sjelljes se zbatuar gjate mesimdhenies ne klase
Analiza e sjelljes se zbatuar gjate mesimdhenies ne klaseAnaliza e sjelljes se zbatuar gjate mesimdhenies ne klase
Analiza e sjelljes se zbatuar gjate mesimdhenies ne klase
 
Ese
EseEse
Ese
 
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHOREMETODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
 
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjiaMetodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
 
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjiaMetodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
 
Mësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktiviste
Mësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktivisteMësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktiviste
Mësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktiviste
 
Mësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkollore
Mësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkolloreMësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkollore
Mësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkollore
 
Ese Pedagogjie
Ese PedagogjieEse Pedagogjie
Ese Pedagogjie
 
Menaxhimi i klases.pdf
Menaxhimi i klases.pdfMenaxhimi i klases.pdf
Menaxhimi i klases.pdf
 
Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10
 
NOTIMI FORMATIV DHE SUMATIV SIPAS NOTIMIT TË ARSIMTARËVE - Paul Black
NOTIMI FORMATIV DHE SUMATIV SIPAS NOTIMIT TË ARSIMTARËVE - Paul BlackNOTIMI FORMATIV DHE SUMATIV SIPAS NOTIMIT TË ARSIMTARËVE - Paul Black
NOTIMI FORMATIV DHE SUMATIV SIPAS NOTIMIT TË ARSIMTARËVE - Paul Black
 
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen fillore
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen filloreIntegrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen fillore
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen fillore
 
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendoreIntegrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore
 
Terapia e lojes ekosistemike
Terapia e lojes ekosistemikeTerapia e lojes ekosistemike
Terapia e lojes ekosistemike
 
Hysen Doko, Didaktike matematike
Hysen Doko, Didaktike matematikeHysen Doko, Didaktike matematike
Hysen Doko, Didaktike matematike
 
Mais de Anida Rroshi

Zhvillimi moral dhe social adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social   adoleshencaZhvillimi moral dhe social   adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social adoleshencaAnida Rroshi
 
Detyra ne komunikim, anida rroshi
Detyra ne komunikim, anida rroshiDetyra ne komunikim, anida rroshi
Detyra ne komunikim, anida rroshiAnida Rroshi
 
Prezantim mendimi kritik
Prezantim mendimi kritikPrezantim mendimi kritik
Prezantim mendimi kritikAnida Rroshi
 
Suksesi në rritje
Suksesi në rritjeSuksesi në rritje
Suksesi në rritjeAnida Rroshi
 
Presentation vetvleresimi
Presentation vetvleresimiPresentation vetvleresimi
Presentation vetvleresimiAnida Rroshi
 
Këndvështrimet bihejvioriste
Këndvështrimet bihejvioristeKëndvështrimet bihejvioriste
Këndvështrimet bihejvioristeAnida Rroshi
 
Teoria e te nxenit
Teoria e te nxenitTeoria e te nxenit
Teoria e te nxenitAnida Rroshi
 
Problemet mjedisore
Problemet mjedisoreProblemet mjedisore
Problemet mjedisoreAnida Rroshi
 
Mais de Anida Rroshi (9)

Zhvillimi moral dhe social adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social   adoleshencaZhvillimi moral dhe social   adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social adoleshenca
 
Detyra ne komunikim, anida rroshi
Detyra ne komunikim, anida rroshiDetyra ne komunikim, anida rroshi
Detyra ne komunikim, anida rroshi
 
Prezantim mendimi kritik
Prezantim mendimi kritikPrezantim mendimi kritik
Prezantim mendimi kritik
 
Suksesi në rritje
Suksesi në rritjeSuksesi në rritje
Suksesi në rritje
 
Prezantimi
PrezantimiPrezantimi
Prezantimi
 
Presentation vetvleresimi
Presentation vetvleresimiPresentation vetvleresimi
Presentation vetvleresimi
 
Këndvështrimet bihejvioriste
Këndvështrimet bihejvioristeKëndvështrimet bihejvioriste
Këndvështrimet bihejvioriste
 
Teoria e te nxenit
Teoria e te nxenitTeoria e te nxenit
Teoria e te nxenit
 
Problemet mjedisore
Problemet mjedisoreProblemet mjedisore
Problemet mjedisore
 
Detyre kursi metodologji

  • 1. SHKOLLA E LARTË E EDUKIMIT DEGA: MASTER SHKENCOR NË EDUKIM VITI: I LËNDA: MODELE TË MËSIMDHËNIES DETYRË KURSI PUNOI: ANIDA RROSHI PRANOI: Dr. TIDITA ABDURRAHMANI
  • 2. SKENARI 8: Nxënësit e klasave fillore harxhojnë shumë kohë duke mësuar copa të vogla informacioni specifik si alfabetin, si të gërmëzojnë fjalën shtëpi, shumën e 6 dhe 6, dhe kështu. Për më tepër ata janë në stadin e veprimeve konkrete të zhvillimit kognitiv. Për shkak të këtyre dy arsyeve, është normale që t’i jepet fidbek i shpejtë dhe i menjëhershëm, sa më shpesh të jetë e mundur kur instruktoni nxënës të klasës së parë. Nëse një fëmijë gërmëzon gabimisht një fjalë ose jep një përgjigje të gabuar për një problemë aritmetike ka rëndësi t’i tërheqësh vëmendjen për gabimin, sa më specifikisht dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Kur një nxënës jep një përgjigje të saktë, është po aq e rëndësishme të përforcosh përgjigjen në mënyrë që të forcohet. Në një mënyrë të tillë, ju duhet të përpiqeni të jepni fidbek të shpeshtë, të detajuar dhe të menjëhershëm, kur jep mësim në klasat fillore, ose kur shpjegon informacion faktual studentëve më të rritur. ZHVILLIMI Procesi i të nxënit, nis që në fëmijëri, dhe çdo gjë që ndodh në atë moshë, lë gjurmët e veta në gjithë periudhën jetësore të individit. Fëmijët janë një “tabula rasa”, ku ajo që shkruhet në të është shumë e vështirë për t`u fshirë apo për t`u modifikuar, pra fëmijët mësojnë atë që jetojnë. Të nxënët në këtë skenar ndërtohet në mënyrë aktive, pra, paraqitet si një proces i zbulimit aktiv. Roli i mësuesit në këtë skenar nuk është që të ngulitë njohuritë tek nxënësi nëpërmjet përsëritjes së vazhdueshme, ose t’i shtyjë nxënësit që të mësojnë nëpërmjet përdorimit të shpërblimeve apo dhe dënimeve. Roli i tij është që të lehtësojë zbulimin duke dhënë burimet e nevojshme dhe duke i udhëhequr nxënësit ndërkohë që ata përpiqen të marrin njohuri të reja mbi ato ekzistuese dhe të modifikojë njohuritë e vjetra për tu përshtatur me njohuritë e reja. Meqë mënyrat e të nxënit të nxënësve janë aq të ndryshme, sikurse ngjyrat e ylberit, është e domosdoshme që unë si mësuese të njoh se cilin stil preferojnë më shpesh nxënësit dhe ta kenë 2
  • 3. parasysh në procesin e mësimdhënies. Kështu, gjatë studimit të këtij skenari dalin në pah këto modele të mësimdhënies: Zhvillimi Kognitiv Në këtë skenar jemi në fazën konkrete operacionale (e treta) të zhvillimit kognitiv sipas Piazhe-së. Kjo fazë fillon kur nxënësi fillon të përdorë logjikën e duhur. Nxënësi është në gjëndje të klasifikojë objektet, ti rendisë ato sipas cilësive të tyre dhe e ndajnë një problem në disa komponente, në mënyrë për ta zgjidhur atë. Aftësitë kognitive në këtë skenar ndërlidhen me proceset mendore që hynë në funksion gjatë marrjes së informacioneve, interpretimit, depozitimit në kujtesë dhe më pas riprodhimit të tyre. Kjo gjë vihet re në rastin ku nxënësit i duhet të mësojnë alfabetin, pra: nxënësit njihen me shkronjën që do të mësojnë, e interepretojnë atë me shembuj ose dhe duke gërmëzuar fjalë që fillojnë me atë shkronjë. Më pas, informacionin e depozitojnë në kujtesë për ta përdorur në mësimet e tjera. Teoria Bihejvioriste Në këtë skenar kjo teori vihet re në rastin kur nxënësi p.sh. gërmëzon saktë ose gabim. Në rastin e gërmëzimit saktë kemi vlerësim, ndërsa në rastin gabim, nxënësi ndëshkohet. Por në këtë rast, ajo që është më e rëndësishme është që nxënësi duhet stimuluar. Gjatë zbatimit të kësaj teorie në këtë skenar duhet që nxënësit ti ndihmojmë të kalojnë me vullnet dhe sukses situatat që u krijojnë ankth ( p.sh gërmëzimi i fjalëve). Gjithashtu nuk duhet të harrojmë dhe lëvdatat të cilat duhet të jenë të qarta dhe të motivuara. Teoria e përpunimit të informacionit Ashtu si kompjuteri, mendja njerëzore e merr informacionin, kryen mbi të operacione për t’i ndryshuar formën dhe përmbajtjen, e ruan informacionin, e nxjerr kur i nevojitet dhe gjeneron reagimet ndaj tij. Në këtë skenar, aktiviteti i mendjes së nxënësve është në aftësinë që ata kanë për të mbledhur, ruajtur dhe përdorur informacionin. Kjo gjë, vihet re në kohën që i duhet nxënësit për të mbledhur, gërmëzuar apo në mësimin e alfabetit. Rezultati që pritet nga përpunimi i informacionit shprehet nëpërmjet sjelljes si: një shtrembërim fytyre, një përgjigje ose një lëvizje e trupit nga nxënësi në varësi të situatave që krijohen në klasë apo në skenarin e dhënë. 3
  • 4. Bazuar tek skenari këto teori kanë avantazhe dhe disavantazhe të cilat do jenë si mëposhtë: Zhvillimi Kognitiv Avantazhi i kësaj teorie është fakti që nxënësit mund të bëjnë veprime llogjike, mund të kuptojnë ndryshimet si dhe mund të bëjnë ruajtjen dhe klasifikimin e detyrave. Disavantazhi kryesor i kësaj teorie është tek ndarja e fazave të zhvillimit të fëmijëve. Nuk është çdo gjë e ndarë me thikë që kjo fazë fillon dhe mbaron me grupmosha të caktuara. Në fakt, fazat mbivendosin njëra tjetrën sepse mund të kemi zhvillim të vonshëm apo të hershëm të fëmijës. Teoria Bihejvioriste Avantazhet e kësaj teorie në këtë skenar: − Përqëndrohet tek sjellja dhe sjelljet mund të mbikqyren dhe manipulohen (përforcimi negativ dhe pozitiv). Në këtë skenar kemi përforcim pozitiv në rastin kur nxënësi jep një përgjigje të saktë dhe në këtë rast duhet që nxënësi të stimulohet. Por është dhe rasti kur nxënësi e zgjidh problemin gabim, dhe kemi të bëjmë me përforcim negativ. Si përforcimi pozitiv ashtu edhe ai negativ, bëjnë që sjellja të përsëritet. Ndërsa, ndryshimi është se përforcimi pozitiv është efektiv sepse pas kryerjes së një sjelljeje jepet diçka pozitive, ndërsa përforcimi negativ është efektiv për arsye se hiqet një diçka e pakëndshme. − Përshtatet me mjedisin. Mjedisi ose klasa ku zhvillohet mësimi ndikon në personalitetin dhe sjelljen e nxënësit. Sepse është pikërisht ky mjedis që shkakton sjelljet e nxënësve. Disa sjellje që ndikohen nga mjedisi bëhen pak a shumë të mundshme dhe të parashikueshme. − Sjellja matet. Matjet ndihmojnë në grumbullimin dhe analizimin në mënyrë efektive të dhënave mbi sjelljen që shfaqin nxënësit në klasë apo mjedisin ku ata janë. Matjet që mund të përdorim në këtë skenar p.sh janë provimet apo minitestet për të parë se sa e kanë përpunuar informacionin nxënësit. Pra, ajo çfarë matet është sasia e të nxënit duke përdorur metoda që matin sjelljen. 4
  • 5. Disavantazhet e kësaj teorie në këtë skenar: − Janë teori shumë mekanike. E konsiderojnë nxënësin si diçka të ngjashme me makinën apo kompjuterin, e zhveshin atë nga cilësi të tilla si: nga aftësia për të menduar, nga aftësia për të imagjinuar dhe nga aftësia për të kontrolluar sjelljen. − Nuk i kushtojnë rëndësi proceseve mendore. I kushtojnë shumë pak rëndësi proceseve mendore dhe mendojnë se duhet përqëndruar vëmendja më shumë në sjelljen aktuale sesa në proceset mendore. Teoritë bihevioriste nuk marrin parasysh individin, kapacitet e kreativitet, nevojat e fëmijës, motivacionin. Individi nuk mund të kontrollohet por duhen marrë parasysh nevojat dhe mundësitë e fëmijës, gjegjësisht nxënësit. Teoria e përpunimit të informacionit Avantazhet e kësaj teorie në këtë skenar: − Roli aktiv i nxënësit në zgjidhjen e problemit. Ky rol duket në: formulimin e problemit, transformimin e tij në trajta që lehtësojnë zgjidhjen, përpilimin e një strategjie për zgjidhjen e tij dhe përdorimin e informacionit ose të feedback-ut gjatë kalimit stad pas stadi drejt zgjidhjes. − Thekson rolin e provës dhe të gabimit. Kjo lloj zgjidhjeje problemi përdoret shpesh kur nxënësit nuk kanë informacion tjetër ku të bazohen (teksti mësimor). Atëherë ata provojnë çdo lloj gjëje që i del përpara, derisa rastësisht të gjejnë zgjidhjen. Dhe në skenar kjo gjë vihet re gjatë procesit të feedback-ut ku nxënësi e gjen zgjidhjen saktë ose gabim, por duke bërë prova ai e ndreq gabimin. - Aftësia për të memorizuar problemat. 5
  • 6. Nxënësi ka aftësi për të memorizuar çdo problem që i jepet, dhe këtë e ruan në kujtesën afatgjatë. Njohja e informacionit do bëhet pikërisht nga kujtesa aty ku informacioni është ruajtur. Nxënësit e memorizojnë informacionit më shpejt se të rriturit. Disavantazhet e kësaj teorie në këtë skenar: - Kapacitet i kufizuar Në ndryshim nga i rrituri, nxënësi nuk mund të mbajë mend shumë informacion. Por, me kalimin e viteve, ai është në gjendje të mbajë mend më shumë informacion. Gjithashtu nuk përcaktohet sa gjatë nxënësi e ruan këtë informacion në mendje përpara se ta humbë atë. Si dhe nuk përcaktohet sa shpejt nxënësi e përpunon informacionin. Kjo gjë vihet re dhe në skenar, në rastin kur nxënësi gërmëzon gabimisht një fjalë ose jep një përgjigje të gabuar për një problemë aritmetike. Pra, informacioni nuk është përpunuar siç duhet nga nxënësi përndryshe do të kishim përgjigje të saktë. Si përfundim mund të them që për teoritë e lartpërmendura mund të shtoj se këto teori kanë diçka të vlefshme dhe asnjëra nuk është e gabueshme. Ajo që dua të them është se duhet të dihet se cila teori ku duhet zbatuar, si duhet zbatuar dhe sa duhet zbatuar. Gjithashtu duhet të dihet nëse keto teori janë të përshtatshme për tu zbatuar në situata të caktuara, siç ishte dhe situata e paraqitur në skenar. Teoria që mund të jetë më e përshtatshme është ajo e përpunimit të informacionit, ku duhet të sigurohemi që nxënësi e ka mendjen në mësim. Ti ndihmojmë ata të vendosin lidhje midis informacionit të ri dhe atij ekzistues. Gjithashtu duhet që informacionin ta përsërisim në mënyrë që të eliminojmë mësimin përmëndësh nga ana e nxënësve. 6
  • 7. Nxënësi ka aftësi për të memorizuar çdo problem që i jepet, dhe këtë e ruan në kujtesën afatgjatë. Njohja e informacionit do bëhet pikërisht nga kujtesa aty ku informacioni është ruajtur. Nxënësit e memorizojnë informacionit më shpejt se të rriturit. Disavantazhet e kësaj teorie në këtë skenar: - Kapacitet i kufizuar Në ndryshim nga i rrituri, nxënësi nuk mund të mbajë mend shumë informacion. Por, me kalimin e viteve, ai është në gjendje të mbajë mend më shumë informacion. Gjithashtu nuk përcaktohet sa gjatë nxënësi e ruan këtë informacion në mendje përpara se ta humbë atë. Si dhe nuk përcaktohet sa shpejt nxënësi e përpunon informacionin. Kjo gjë vihet re dhe në skenar, në rastin kur nxënësi gërmëzon gabimisht një fjalë ose jep një përgjigje të gabuar për një problemë aritmetike. Pra, informacioni nuk është përpunuar siç duhet nga nxënësi përndryshe do të kishim përgjigje të saktë. Si përfundim mund të them që për teoritë e lartpërmendura mund të shtoj se këto teori kanë diçka të vlefshme dhe asnjëra nuk është e gabueshme. Ajo që dua të them është se duhet të dihet se cila teori ku duhet zbatuar, si duhet zbatuar dhe sa duhet zbatuar. Gjithashtu duhet të dihet nëse keto teori janë të përshtatshme për tu zbatuar në situata të caktuara, siç ishte dhe situata e paraqitur në skenar. Teoria që mund të jetë më e përshtatshme është ajo e përpunimit të informacionit, ku duhet të sigurohemi që nxënësi e ka mendjen në mësim. Ti ndihmojmë ata të vendosin lidhje midis informacionit të ri dhe atij ekzistues. Gjithashtu duhet që informacionin ta përsërisim në mënyrë që të eliminojmë mësimin përmëndësh nga ana e nxënësve. 6