Universiteti Aleksander Xhuvani
MSC Psikologji Edukimi
Anida Ago
Pyetësor për matjen e dhunes ne shkolle (12-16 vjec)
Mosha___
Gjinia F____ M____
1. A përdoret dhunë në shkollën tuaj nga vetë nxënësit? PO JO
2. Cila është forma e dhunës së përdorur?
a) Fizike
b) Psikologjike
3. Nëse po si ushtrohet dhuna fizike
____________________________________________
4. Nëse po si ushtrohet dhuna psikologjike
_______________________________________
5. Ju a jeni dhunuar ndonjëherë nga shokët e shkollës ? PO JO
6. Nëse po çfarë forme ka patur kjo dhunë?
a) Fizike
b) Psikologjike
7. Nëse po personi që ju ka dhunuar në shkollë është:
a)më i vogël se ju b)bashkëmoshatar c)më i rritur në klasat më të larta
8. Nëse po cfarë forme ka patur kjo dhunë?
a) Fizike
b) Psikologjike
9. Nëse keni përjetuar dhunë nga shokët e shkollës cilat janë disa nga pasojat fizike dhe
psikologjike të saj?
______________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
10. A keni dhunuar ndonjëherë shokët e shkollës? PO JO
11. A keni parë ndonjë rast kur dikush është dhunuar në shkollë qoftë fizikisht qoftë
psikologjikisht? PO JO
12. Nëse keni parë një nxënës të dhunohet në shkollë cili ka qënë qëndrimi juaj?
a) keni vëzhguar pa ndërhyrë b) keni ndërhyrë c) jeni larguar pa i kushtuar rëndësi
13. Si mendoni cilët fëmijë dhunojnë më tepër , djemtë apo vajzat?
a) Djemtë
b) Vajzat
14. Si mendoni cilët fëmijë dhunohen më tepër
a) Djemtë
b) Vajzat
15. A keni folur me dikë kur jeni dhunuar? PO JO
16. A mendoni se duhet përdorur dhuna në shkollë? PO JO
2.2 Analiza e studimit dhe e të dhënave të përftuara
A ushtrohet dhunë në shkollën tuaj? (1)
Dhuna është shumë i përhapur nëpër shkolla , nxënësit bien shpesh viktimë e saj por edhe janë
dëshmitarë të tij përmes vëzhgimit apo shikimit të ushtrimit të dhunës tek shokët e tyre , pra edhe
sikur një nxënës të mos jetë pre e këtij fenomeni ai mund të jetë dëshmitar. Nga 50 nxënës të
marë në studim , 80 % u shprehën se në shkollën e tyre ushtrohej dhunë nga vetë nxënësit
kundrejt njëri tjetrit ndërsa 20% u shprehën që nuk ushtrohej dhunë.
Cila është forma më e përdorur e dhunës së ushtruar nga vetë nxënësit? (2)
Siç e përmendëm edhe më sipër dhuna ishte në disa forma , ku më kryesoret ishin forma
psikologjike dhe ajo fizike . kësaj pyetjeje 40% e nxënësve iu përgjigjën se dhuna ështe
përdorur në formën fizike të tij ndërsa 60% iu përgjigjën se dhunA është përdorur në formë
psikologjike
Llojet e Formës fizike të dhunes(3)
Forma fizike e dhunes mund të paraqitet në disa lloje , ku më të përmendurat janë goditjet me
shpullë në kokë , në pjesë të tjera të trupit , shkulje flokësh , goditjet me objekt , me grusht
shtrëngim për fyti , tërheqje dhe shtytje me forcë , etj
Në tabelën e mëposhtme jepen rezultatet e pyetësorit të shprehura në % përsa i përket kësaj
pyetjeje.
Format fizike te bulizmit
Tabela 1
Format e bulizmit fizik të ushtruar nga nxënësit Nr i nxënësve
Goditje me shpullë në kokë 35.6%
Goditje me shpullë në pjesë të tjera të trupit 34.3%
Shkulje flokësh 29.7%
Goditje me objekt 38.2%
Goditje me grusht 19.6%
Shtrëngim për fyti 9.6%
Tërheqje dhe shtytje me forcë 39.1%
Format e dhunes psikologjike (4)
Edhe dhuna psikologjike mund të paraqitet në disa forma , nxënësit raportuan një përdorim
dramatik të kërcënimeve , të sharjeve, të përdorimit të nofkave , të mallkimeve , të talljeve ,
kërcënimeve për dhunë fizike , bërtitje etj...
format e bulizmit psikologjik
Tabela 2
Nr Format e bulizmit psikologjik
ne shkolle
Nxënësit në %
1 të bërtitur 60 %
2 Mallkim 40 %
3 Sharje 25 %
4 kercenim 20.8%
5 Refuzim 15.8%
6 Poshterim 14.1%
7 shfrytezim 25 %
A jeni dhunuar në shkollë nga nxënësit fizikisht apo psikologjikisht? (5)
Kjo pyetje është thelbësore pasi evidenton ekzistencën e bulling në shkollë, duhen marë parasysh
që jo të gjithë nxënësit mund të tregojnë të vërtetën përsa i përket kësaj pyetjeje, megjithatë u
evidentua se 30% e nxënësve kishin qënë viktimë e bulling qoftë fizik ose psikologjik.
Cilat janë paojat fizike dhe psikologjike të dhunes? (9)
Disa nga pasojat e formës fizike të bulling janë: marrje mendsh , mavijosje , gjakosje , humbje
ndjenjash , dhembje , plagosje , shenja etj
Disa nga pasojat e formës psikologjike të bulling janë : depresion , izolim , rënie në notë ,
pasiguri , vetëbesim i ulët , ulje e vetëvlerësimit, braktisje të mësimit , faj, frikë , çrregullime të
ushqyerit , të gjumit etj
A keni dhunuar ndonjëherë shokët e shkollës?
Kësaj pyetjeje vetëm 10 % e nxenesve iu përgjigjën me po pjesa tjetër 90 % u përgjigjën me jo.
Si mendoni kush dhunojnë më tepër djemtë apo vajzat? (13)
Kësaj pyetjeje nxënësit iu përgjigjën se djemtë ishin më tepër ngacmues apo dhunues sesa vajzat.
Çfarë përjetojnë fëmijët që bien pre e bulling ?
Kësaj pyetjeje nxenesit iu pergjigjen me disa alternativa Depresion ,Vetëbesim të ulët ,nota të
dobëta, mendimet për vetëvrasje ,ndjenja faji, fenomene disocative , agresivitet, probleme të
sjelljes, çrregullime të gjumit , çrregullime të të ushqyerit, ankth kronik ,ulje të
vetëvlerësimit...etj..
Pothuajse 30 % e adoleshentëve ,rezultuan që të jenë të përfshirë në fenomenin bulling , ose
si një ngacmues ,ose si një një objektiv i ngacmimit , ose të dyja. Në klasat 6 deri në 9, 13 %
kanë raportuar ngacmimin nga të tjerët,11 përqind kanë raportuar se kanë qënë ngacmues
, dhe 6 për qind thanë se ata ngacmojnë të tjerët dhe kanë qënë edhe vetë të viktimizuar.
Të dhënat e kufizuara në dispozicion tregojnë se ngacmimi është shumë më i zakonshëm në
mesin e adoleshencës, pra te adoleshentët ë të rinj. Tek adoleshentët e vjetër ekziston më tepër
mundësia që ata të jenë ushtrues të bulling ndërsa ata më të rinj të jenë objektivat e bullies.
Ngacmimi në shkollë ndodh më shpesh ndër djem se sa ndër vajza. Djemtë adoleshente kanë
më shumë gjasa për të qënë ngacmues dhe të jenë objektivat e bullies sesa vajzat. Ndërsa të dyja
palët ,edhe djemtë edhe vajzat thonë se kanë qënë të viktimizuar , duke bërë shaka me mënyrën
se si duken në paraqitjen e jashtme apo në mënyrën sesi flasin, djemtë kanë më shumë
gjasa të raportojnë se janë goditur,gjuajtur me shpullë, ose janë shtyrë.
Vajzat adoleshente janë më shpesh objektivat e thashethemeve dhe komenteve seksuale.
Ndërsa djemtë adoleshentë kanë si objektiva të ngacmojnë të dy palët edhe djemtë edhe vajzat,
vajzat adoleshente më shpesh kanë si objektiva të tyre vajzat e tjera, duke përdorur forma më të
holla dhe të tërthorta të agresionit se sa djemtë. Për shembull, në vend që të dëmtojnë
fizikisht , ato kanë më shumë gjasa për të përhapur thashetheme apo të inkurajojë të tjerët për
të refuzuar ose përjashtojnë një tjetër vajzë nga një grup social.
Paraqesim më poshtë në mënyrë të përmbledhur disa nga konkluzionet që rezultojnë nga të
dhënat e pyetesorit.
Së pari duhet të pranojmë se: fenomeni bulling është një çështje e rëndësishme së cilës i duhet
kushtuar mjaft vëmendje, Efekti bulling është një problem shumë I madh dhe I një rëndësie të
madhe pasi ai ndikon negatisht në mënyrën e perceptimit të fëmijëve për veten e tyre, shkatërron
vetëvlerësimin, vetëbesimin apo dhe mendimin që ai /ajo ka për veten , për të tjerët , për botën.
Nga rezultatet e pyetesorit vume re se fëmijët që ngacmojnë shokët e tyre në shkollë janë djem
dhe se djemtë bien pre e bulling më tepër sesa vajzat. Forma më e shpeshtë e bulling është ajo
psikologjike , e vënies së pseudonimeve , e talljes dhe e përjashtimit të fëmijës nga grupi
social.Bulizmi ka pasoja te renda fizike dhe psikologjike. Pasoja me e perhapur tek adoleshentet
e rinj eshte ulja e vetevleresimit