SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 10
Lindja e qyteteve dhe e jetës
qytetare
• Zhvillimi ekonomik e shoqëror i Ilirisë gjatë epokës së
hekurit dhe veçanërisht gjatë shek. VII-V p.e.sonë kishte
përgatitur kushtet për lindjen e qyteteve dhe të jetës
qytetare. Siç dëshmojnë të dhënat arkeologjike, qytetet ilire
ngrihen mbi bazën e vendbanimeve të fortifikuara të epokës
së hekurit dhe të qendrave protourbane që u krijuan si
rezultat i zhvillimit të zejtarisë, të bujqësisë, të blegtorisë, si
edhe të intensifikimit të marrëdhënieve të këmbimit me
botën greke. Kjo dëshmohet nga prania e gjerë e qeramikës
së importuar korinthike e jonike dhe më pas edhe nga
prodhimet e kolonive greke në Dyrrah e në Apoloni, të cilat
kishin hyrë në marrëdhënie të ngushta me prapatokën ilire.
• Lindja dhe zhvillimi i jetës qytetare ishte një dukuri me
karakter ekonomik e shoqëror tërësisht e re. Thelbi i saj
ishte vendosja e ekonomisë antike të tregut që u
materializua me krijimin e qyteteve si qendra prodhimi e
shkëmbimi. Kjo është e lidhur me shkëputjen e plotë të
zejtarisë nga bujqësia, me krijimin e mënyrës antike të
prodhimit dhe me zbatimin e punës së skllavit në degët e
ekonomisë.
Tregtia dhe qarkullimi monetar
• Si rrjedhim i zhvillimit të zejtarisë dhe
të degëve të tjera të ekonomisë ilire u
zgjeruan shkëmbimet dhe tregtia.
Gjetjet arkeologjike dëshmojnë për një
shtrirje të gjerë të prodhimeve të
zejtarisë ilire. Tipat standardë të
armëve, të zbukurimeve dhe të enëve
prej balte që përsëriten në gjetjet nga
një krahinë në tjetrën, dëshmojnë për
marrëdhënie intensive midis
popullsisë së krahinave të ndryshme
dhe për një zhvillim të
konsiderueshëm të këmbimeve midis
tyre.
• Një zhvillim më të gjerë morën në këtë
kohë shkëmbimet me botën greke. Jo
më kot pasuritë minerale dhe disa
prodhime bujqësore tërhoqën
vëmendjen e autorëve antikë të kësaj
kohe.
• Prerja dhe hedhja në treg e
monedhave nga një qytet ilir si
Damastioni është një fakt me
rëndësi të veçantë. Ai tregon se
tani, në pjesën e parë të shek. IV
p.e.sonë, krahas Dyrrahut dhe
Apolonisë, të cilat me monedhat e
tyre, qysh nga shek.V p.e.sonë
kishin mbuluar krahinat e afërta të
ultësirës bregdetare dhe i kishin
tërhequr ato në orbitën e
marrëdhënieve skllavopronare, një
qytet ilir, Damastioni, lindi dhe u bë
qendër e rëndësishme ekonomike e
krahinave të brendshme. Ai hodhi
në treg monedhën e vet dhe me
këtë shënoi shtrirjen e mëtejshme
të sistemit monetar në krahinat e
brendshme të Ilirisë Jugore.
Ekonomia monetare theu kështu
dhe në këtë pjesë të Ilirisë
ekonominë e prapambetur
natyrore, për t’i hapur rrugën një
sistemi të ri
Shoqëria dhe politika ilire në
lashtësi
• Që në fillim në kolonitë helene të bregdetit ilir u vendos mënyra antike e
prodhimit. Në ndarjen e shoqërisë në kolonitë rol të veçantë luante prejardhja
shoqërore dhe etnike e njerëzve. Në kushte më të privilegjuara ishte shtresa
me prejardhje aristokrate, që kishte qenë shpesh përkrahëse e themelimit të
kolonive. Përbërja shoqërore e shtresave të lira ishte e larmishme. Krahas të
mërguarve, për arsye politike gjatë luftërave të demosit me aristokracinë në
metropole, kishte fisnikë të varfëruar, zejtarë të zhveshur nga mjetet e
prodhimit, fshatarë të shpronësuar, tregtarë e detarë. Kjo masë e popullsisë
shtohej vazhdimisht si rrjedhim i dyndjeve të herëpashershme nga metropolet.
Në Dyrrah një kontingjent i madh njerëzish të tillë erdhi në gjysmën e dytë të
shek.V.
• Në Dyrrah e në Apoloni shtresa e skllevërve përbënte forcën kryesore të
fuqisë punëtore. Ajo ndahej në tri kategori: në skllevër të qytet-shtetit
skllavopronar, të cilët punonin në punishtet e tjegullave dhe të tullave, në
thyerjen, transportimin dhe në skalitjen e gurëve, në përpunimin e metaleve e
në prerjen e monedhave, pra në punët më të rënda. Të shumtë ishin edhe
skllevërit privatë që përbënin kategorinë e dytë, të cilët përveç ergasterive
shërbenin edhe në ekonomitë shtëpiake.
• Një pjesë të popullsisë, gjithmonë në rritje, e përbënin “të huajt”, kategoria e
tretë ose banorët me origjinë ilire. Këta në dhjetëvjeçarët e parë ishin të
privuar nga të drejtat shoqërore dhe politike.
• Në përputhje me këtë përbërje shoqërore të popullsisë, rendi politik në
Apoloni e Dyrrah kishte në fillim karakter oligarkik. Pushteti i takonte një
pakice me prejardhje aristokrate. Shumica dërrmuese e popullsisë, ashtu edhe
ilirët, duke mos bërë fjalë për skllevërit, nuk gëzonte të drejta në qeverisjen e
qytetit.
• Zhvillimi i vrullshëm ekonomik i Dyrrahut dhe i Apolonisë në
shek.VI-V shoqërohet me ndryshime në rendin shoqëror e
politik të dy kolonive, si rrjedhim i një lufte të ashpër sociale
e politike. Me zgjerimin e prodhimit zejtar dhe të shkëmbimit
të mallrave me ilirët dhe me Greqinë, u pasuruan dhe u
forcuan ekonomikisht shtresat tregtare e zejtare të kolonive.
Këto shtresa dolën tani si forca të pavarura në arenën
politike kundër grupit oligarkik, me synimin për të marrë
pushtetin dhe për ta përdorur atë në dobi të interesave të
tyre. Si rrjedhim i kësaj, në vitin 437 shpërtheu në Dyrrah një
kryengritje e demosit, e njohur në historinë antike për rolin
që luajti në prag të luftës së Peloponezit. Në arenën e kësaj
lufte përveç forcave të demosit dhe aristokracisë, u duk
edhe ndeshja e interesave të Korkyrës, prapa së cilës
qëndronte Athina dhe Korinthi. Të dyja fuqitë synonin të
përfitonin mundësi më të gjera në tregun ilir. Gjithashtu në
këtë ndeshje morën pjesë aktive edhe ilirët fqinjë, të cilët
duke ndihmuar aristokratët e dëbuar nga qyteti, u radhitën
me forcat që përkahnin Athinën në luftën kundër lidhjes së
Peloponezit.
• Rrjedhimi kryesor i luftës civile në Dyrrah ishte triumfi i plotë
i parimit të ndarjes klasore të shoqërisë, forcimi i polisit
skllavopronar. Pushteti tani kalon nga rrethi i kufizuar i
aristokracisë skllavopronare në duart e gjithë
skllavopronarëve si klasë
Kultura e Ilirëve
• Kultura e ilirëve karakterizohet për lashtësinë e traditave të saj dhe për
veçoritë etnike që ka. Ajo arriti lulëzimin e parë të saj gjatë shek. VIII-V
p.K., kur një sërë objektesh morën forma të përkthyera, tipike ilire, me një art
dekorativ të formuar, që e dallon atë nga popujt fqinjë. Kjo kulturë u formua në
sajë të marrëdhënieve ekonomike e politike ndërkrahinore ilire, në kushtet e
fuqizimit të artizanatit vendës dhe të këmbimeve tregtare e kulturore me
popujt fqinjë. Në bazën e kulturës ilire qëndron niveli i lartë i punimit të
qeramikës dhe veçanërisht i punimit të objekteve prej argjendi e prej
ari, veçanërisht në Dardani. Ilirët përdornin forma të ndryshme enësh
tryeze, enë për mbajtjen e ruajtjen e ushqimeve dhe enë rituale. Karakteristike
për ilirët janë enët me dy vegla të ngritura lart mbi buzë, që përdoreshin për të
pirë. Objektet metalike më të shumta ishin ato që përdorëshin për veshjen dhe
zbukurimin e trupit, të punuara prej hekuri, bronzi, argjendi e më rrallë prej ari.
Me shumicë punoheshin armët e sulmit e të mbrojtjes, kryesisht prej hekuri.
Ndër to ka forma që janë tipike ilire, siç janë hanxhari me kurriz të përkulur
dhe përkrenarja ilire. Po kështu të ndryshme janë edhe veglat e punës prej
hekuri. Gjatë shek. V-II p.K. kultura ilire arriti një nivel të ri lulëzimi, me
zhvillimin e kulturës qytetare. Karakteristikë dhe meritë e ilirëve është se ata
nuk qëndruan të izoluar vetëm me kulturën e tyre tradicionale, por ditën të
huazonin çdo gjë përparimtare, bashkëkohore, si në ekonomi, në organizimin
politik, ahtu edhe në fushën kulturore. Zhvillimi i kulturës qytetare u shoqërua
me përhapjen e ndikimit helen në Iliri, ashtu si në të gjithë Mesdheun. Një sëre
qendrash prehistorike u kthyen në qytete dhe përkrah tyre lindën shumë
qytete të reja. Këto qytete ishin të rrethuara me mure të fuqishme
mbrojtëse, të pajisura me porta e kulla të shumta. Arkitektura qytetare ilire u
ngrit sipas shembullit të qyteteve bashkëkohore të Greqisë, që në ate kohë u
përhap në gjithë pellgun e Mesdheut.
• Qytetet u pajisën me teatro, tempuj, stadiume e gjimnate. Vetëm teatri i
Bylisit, i ngritur në shek.III p.K., zinte 9000 shikues. Pjesë e jetës së kulturuar
ishin edhe shëtitoret e portikët ku njerëzit, veçanërisht aristrokraciam, duke
shëtitur, zhvillonin biseda shoqërore, filozofike e politike. Në këto vende, gjatë
shëtitjes, jepeshin edhe mësime. Monumente të këtilla kulturore janë zbuluar
në gërmimet erkeologjike në Bylis e në Nikaja të Fierit si dhe në Dimal (në
rrethin e Beratit). Në Bylis, pranë teatrit ishte ndërtuar stadiumi, gjimnazi dhe
shëtitorja. Një teatër është zbuluar në Nikaja, kurse në Amantie (Plloça e
Vlorës) është zbuluar një stadium. Krahas teatrit, muzikës dhe gjimnastikës, u
zhvillua edhe letërsia. Edhe pse nuk kemi tzë trashëguara vepra të këtilla, kjo
nënkuptohet nga vetë niveli kulturor i qyteteve ilire. Siç mësojmë nga
historiani grek Plutarku, Pirroja i Epirit shkroi libra për artin ushtarak. Rritja e
tregtisë me qendrat helene bëri që të përlqeheshin objektet e prodhuara prej
atyre, dhe kjo e detyroi artizanatin ilir t'u përshtatej kërkesave të tregut dhe
të prodhonte kryesisht objekte me forma helene. Megjithatë, traditat ilire në
artizanat u ruajtën në shumë krahina ilire, sidomos në punishet dardane.
Përhapje të gjerë mori gjuha greke, e cila përdorej si gjuhë tregtare dhe
zyrtare. Megjithëse ilirët, ashtu si shumë popuj të tjerë evropianë, nuk kanë
lënë të shkruar gjuhën e tyre, gjuha ilire mbeti e gjallë. Për këtë dëshmojnë
mbishkrimet e zbuluara, të cilat japin rreth 1000 fjalë ilire, të shkruara me
alfabetin grek ose latin. Këto fjalë paraqesin emra ilirë të njerëzve, të
fiseve, të perëndive, të lumenjve, të qyteteve etj. Gjuha ilire është gjuhë indo-
evropiane dhe ka elemente të përbashkëta me trakishten. Si degë e ilirishtes
njihet mesapishtja e shkruar e Italisë së Jugut. Nga kjo gjuhë janë ruajtur400
mbishkrime të shkruara me një alfabet të veçantë. Për një jetë të kulturuar të
ilirëve dëshmojnë edhe shkrimtarët e jashtëm grekë, sipas të cilëve ilirët
bënin një jetë shumë të hijshme, e donin jetën shoqërore dhe ishin shumë të
drejtë e mikpritës.
SHTETET ILIRE
• Në fundin e shek. V p.e.sonë ilirët hynë në rrugën e zhvillimit
skllavopronar. Në shekujt që pasuan e deri në pushtimin romak krahinat
më të përparuara ilire, ato jugore, kryesisht bregdetare, njohën zhvillimin
e tyre më të lartë shoqëror e politik të pavarur. Urbanizimi intensiv i
kësaj treve dhe zhvillimi që mori, për pasojë, mënyra antike e prodhimit
në shek. IV-III p.e.sonë çoi në krijimin e një shoqërie antike të mirëfilltë
dhe në formimin e një vargu shtetesh ilire, të cilat u inkuadruan në
qytetërimin e përparuar të botës mesdhetare.
Midis formacioneve shtetërore që u formuan në trevën e gjerë ilire, ai që
arriti një shkallë të lartë të zhvillimit politik dhe që luajti një rol të shquar
në ngjarjet politike të kohës qe Shteti Ilir apo Mbretëria Ilire. Që nga
dukja e këtij shteti emrat ilir dhe Iliri morën, përveç kuptimit të gjerë
etnik, edhe një kuptim të ngushtë politik, që u lidhën me fatet historike të
këtij formacioni shtetëror dhe të popullsisë së tij, e cila në burimet e
shkruara do të njihet me emrin Illyrii propriedictii (ilirë të mirëfilltë). Në
kohë të ndryshme Mbretëria Ilire ushtroi pushtetin e vet, natyrisht me
luhatjet që i imponuan rrethanat politike, në një territor të gjerë që
përfshinte krahinat prej lumit Naretva (Narona) në veri e deri te lumi
Vjosa (Aous), në jug me një shtrirje drejt lindjes deri te liqenet Lyhnide në
kufi me Maqedoninë dhe më në veri me Mbretërinë Dardane.
Në krahinat më jugore ilire u formua një shtet tjetër i rëndësishëm ilir i
njohur me emrin Shteti i Epirit, i cili shquhet sidomos në ngjarjet politike
të fundit të shek.
• IV dhe të çerekut të parë të shek. III p.e.sonë. Në kohën e
shtrirjes më të gjerë të tij, ai përfshinte tokat prej lumit
Vjosa (Aous) e deri në gjirin e Artës (Nikopolit), duke u
kufizuar nga jugu me Akarnaninë, kurse nga lindja me
Thesalinë e Maqedonisë.
Në këtë hapësirë kanë ekzistuar si formacione shtetërore të
pavarura edhe një varg qytetesh shtete, si
Dyrrahu, Apolonia, Ambrakia, historia politike e të cilave u
zhvillua herë në lidhje të ngushtë e herë në kundërshtim me
atë të Shtetit Ilir dhe të atij të Epirit. Në rrethana të caktuara
politike lindin gjithashtu formacione më pak të rëndësishme
në formën e lidhjeve qytetare (Koinon), si ajo e Bylinëve
etj., që kanë një peshë më të vogël në historinë politike të
Ilirisë.
Në krahinat e brendshme jugore dhe qendrore ilire u formuan
tri mbretëri të vogla ilire: e paionëve, e dardanëve dhe e
athamanëve. E para shfaqet me një shkëlqim të shkurtër në
shek. IV p.e.sonë për të rënë pastaj shpejt nën goditjet e
politikës ekspansioniste të shtetit maqedon, kurse dy të
fundit dalin në arenën politike në shek. III me një rol të
parëndësishëm.
Popullsitë ilire të krahinave të brendshme qendrore e veriore
nuk njohën deri në fillim të erës sonë një organizim politik
shtetëror; edhe në këtë kohë ato arritën të organizohen
vetëm në federata fisnore, siç është rasti i dalmatëve ose i
fiseve të tjera.

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiElton Gjoka
 
"Greqia e lashte" Projekt Historie
"Greqia e lashte" Projekt Historie"Greqia e lashte" Projekt Historie
"Greqia e lashte" Projekt HistorieMatilda Gremi
 
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNISTDESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNISTelvakastrati
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Liil Otr
 
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxJeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxAleksandrosHodo
 
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)Diana Lamaj
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Darla Evangjeli
 
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisProjekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisMarinela Abedini
 
Makinat e thjeshta
Makinat e thjeshta Makinat e thjeshta
Makinat e thjeshta Ke Keiss
 
Fjalia e përbërë me bashkërenditje
Fjalia e përbërë me bashkërenditjeFjalia e përbërë me bashkërenditje
Fjalia e përbërë me bashkërenditjeAlush Kryeziu
 
Ballkani ne periudhen mes dy lufterave13
Ballkani ne periudhen mes dy lufterave13Ballkani ne periudhen mes dy lufterave13
Ballkani ne periudhen mes dy lufterave13Arjan Shahinlli
 
Kompozitoret shqiptare
Kompozitoret shqiptare Kompozitoret shqiptare
Kompozitoret shqiptare Kristina Xani
 
Shkolla dhe funksioni i saj
Shkolla dhe funksioni i sajShkolla dhe funksioni i saj
Shkolla dhe funksioni i sajFleurati
 
POLIMERET NE JETEN E PERDITSHME
POLIMERET NE JETEN E PERDITSHMEPOLIMERET NE JETEN E PERDITSHME
POLIMERET NE JETEN E PERDITSHMEKleaHaka
 

Mais procurados (20)

Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
 
Iliret
IliretIliret
Iliret
 
"Greqia e lashte" Projekt Historie
"Greqia e lashte" Projekt Historie"Greqia e lashte" Projekt Historie
"Greqia e lashte" Projekt Historie
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNISTDESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
 
Kuvendi i lezhes
Kuvendi i lezhesKuvendi i lezhes
Kuvendi i lezhes
 
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxJeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
 
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
 
Ndotja e ujit
Ndotja e ujitNdotja e ujit
Ndotja e ujit
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi
 
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisProjekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
 
Makinat e thjeshta
Makinat e thjeshta Makinat e thjeshta
Makinat e thjeshta
 
Fjalia e përbërë me bashkërenditje
Fjalia e përbërë me bashkërenditjeFjalia e përbërë me bashkërenditje
Fjalia e përbërë me bashkërenditje
 
Ballkani ne periudhen mes dy lufterave13
Ballkani ne periudhen mes dy lufterave13Ballkani ne periudhen mes dy lufterave13
Ballkani ne periudhen mes dy lufterave13
 
Kompozitoret shqiptare
Kompozitoret shqiptare Kompozitoret shqiptare
Kompozitoret shqiptare
 
Veriu i shqiperise
Veriu i shqiperiseVeriu i shqiperise
Veriu i shqiperise
 
Shkolla dhe funksioni i saj
Shkolla dhe funksioni i sajShkolla dhe funksioni i saj
Shkolla dhe funksioni i saj
 
POLIMERET NE JETEN E PERDITSHME
POLIMERET NE JETEN E PERDITSHMEPOLIMERET NE JETEN E PERDITSHME
POLIMERET NE JETEN E PERDITSHME
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 

Semelhante a Anuuuuuuuuuuuuuuu

Iliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajIliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajAsewqs Kiaq
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne beklerina
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, FierLili Liljana
 
Projekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeProjekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeAnisa 19
 
Guida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersiGuida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersiXhesika Merko
 
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar Oksana Kamberi
 
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdurprojekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdurKleeviPro
 
Veprimtari praktike 1 anisa
Veprimtari praktike 1 anisaVeprimtari praktike 1 anisa
Veprimtari praktike 1 anisaAn An
 
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)Eris Todri
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalave
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalaveHistoria e trevave shqiptare nepermjet kalave
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalaveAlimerko Brunilda
 
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKEBota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKEAltin Emiri
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeArlinda
 

Semelhante a Anuuuuuuuuuuuuuuu (20)

Iliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajIliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i saj
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne be
 
Iliret Ardit Rexhmataj
Iliret  Ardit RexhmatajIliret  Ardit Rexhmataj
Iliret Ardit Rexhmataj
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, Fier
 
Projekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeProjekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistike
 
Historia e vlorës
Historia e vlorësHistoria e vlorës
Historia e vlorës
 
Guida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersiGuida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersi
 
EKONOMIA E ILYRICIUMIT !!!!
EKONOMIA E ILYRICIUMIT  !!!!EKONOMIA E ILYRICIUMIT  !!!!
EKONOMIA E ILYRICIUMIT !!!!
 
Fieri
FieriFieri
Fieri
 
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
 
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdurprojekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
 
Veprimtari praktike 1 anisa
Veprimtari praktike 1 anisaVeprimtari praktike 1 anisa
Veprimtari praktike 1 anisa
 
Arti në shqipëri
Arti në shqipëriArti në shqipëri
Arti në shqipëri
 
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
 
Cameria
CameriaCameria
Cameria
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalave
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalaveHistoria e trevave shqiptare nepermjet kalave
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalave
 
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKEBota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesme
 
Histori 9
Histori 9Histori 9
Histori 9
 

Mais de Algita Mesiti (20)

TEST ENGLISH
TEST ENGLISHTEST ENGLISH
TEST ENGLISH
 
ADOLESHENCA
ADOLESHENCAADOLESHENCA
ADOLESHENCA
 
Next sunday
Next sundayNext sunday
Next sunday
 
TEST
TESTTEST
TEST
 
Language in-use-beginner-tests
Language in-use-beginner-testsLanguage in-use-beginner-tests
Language in-use-beginner-tests
 
Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326
Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326
Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326
 
Shopping time
Shopping time Shopping time
Shopping time
 
PRICESSSSSSSS
PRICESSSSSSSSPRICESSSSSSSS
PRICESSSSSSSS
 
Mendimi politik
Mendimi politikMendimi politik
Mendimi politik
 
ESE
ESEESE
ESE
 
HISTORI
HISTORIHISTORI
HISTORI
 
Konflikti qipro turqi
Konflikti qipro turqiKonflikti qipro turqi
Konflikti qipro turqi
 
PKSH
PKSHPKSH
PKSH
 
Detyra perkthim
Detyra perkthimDetyra perkthim
Detyra perkthim
 
english
englishenglish
english
 
Algita
AlgitaAlgita
Algita
 
Equipments in medicine
Equipments in medicineEquipments in medicine
Equipments in medicine
 
Roli i qytetit
Roli i qytetitRoli i qytetit
Roli i qytetit
 
Jeta urbane
Jeta urbaneJeta urbane
Jeta urbane
 
His baz
His bazHis baz
His baz
 

Anuuuuuuuuuuuuuuu

  • 1.
  • 2.
  • 3. Lindja e qyteteve dhe e jetës qytetare • Zhvillimi ekonomik e shoqëror i Ilirisë gjatë epokës së hekurit dhe veçanërisht gjatë shek. VII-V p.e.sonë kishte përgatitur kushtet për lindjen e qyteteve dhe të jetës qytetare. Siç dëshmojnë të dhënat arkeologjike, qytetet ilire ngrihen mbi bazën e vendbanimeve të fortifikuara të epokës së hekurit dhe të qendrave protourbane që u krijuan si rezultat i zhvillimit të zejtarisë, të bujqësisë, të blegtorisë, si edhe të intensifikimit të marrëdhënieve të këmbimit me botën greke. Kjo dëshmohet nga prania e gjerë e qeramikës së importuar korinthike e jonike dhe më pas edhe nga prodhimet e kolonive greke në Dyrrah e në Apoloni, të cilat kishin hyrë në marrëdhënie të ngushta me prapatokën ilire. • Lindja dhe zhvillimi i jetës qytetare ishte një dukuri me karakter ekonomik e shoqëror tërësisht e re. Thelbi i saj ishte vendosja e ekonomisë antike të tregut që u materializua me krijimin e qyteteve si qendra prodhimi e shkëmbimi. Kjo është e lidhur me shkëputjen e plotë të zejtarisë nga bujqësia, me krijimin e mënyrës antike të prodhimit dhe me zbatimin e punës së skllavit në degët e ekonomisë.
  • 4. Tregtia dhe qarkullimi monetar • Si rrjedhim i zhvillimit të zejtarisë dhe të degëve të tjera të ekonomisë ilire u zgjeruan shkëmbimet dhe tregtia. Gjetjet arkeologjike dëshmojnë për një shtrirje të gjerë të prodhimeve të zejtarisë ilire. Tipat standardë të armëve, të zbukurimeve dhe të enëve prej balte që përsëriten në gjetjet nga një krahinë në tjetrën, dëshmojnë për marrëdhënie intensive midis popullsisë së krahinave të ndryshme dhe për një zhvillim të konsiderueshëm të këmbimeve midis tyre. • Një zhvillim më të gjerë morën në këtë kohë shkëmbimet me botën greke. Jo më kot pasuritë minerale dhe disa prodhime bujqësore tërhoqën vëmendjen e autorëve antikë të kësaj kohe. • Prerja dhe hedhja në treg e monedhave nga një qytet ilir si Damastioni është një fakt me rëndësi të veçantë. Ai tregon se tani, në pjesën e parë të shek. IV p.e.sonë, krahas Dyrrahut dhe Apolonisë, të cilat me monedhat e tyre, qysh nga shek.V p.e.sonë kishin mbuluar krahinat e afërta të ultësirës bregdetare dhe i kishin tërhequr ato në orbitën e marrëdhënieve skllavopronare, një qytet ilir, Damastioni, lindi dhe u bë qendër e rëndësishme ekonomike e krahinave të brendshme. Ai hodhi në treg monedhën e vet dhe me këtë shënoi shtrirjen e mëtejshme të sistemit monetar në krahinat e brendshme të Ilirisë Jugore. Ekonomia monetare theu kështu dhe në këtë pjesë të Ilirisë ekonominë e prapambetur natyrore, për t’i hapur rrugën një sistemi të ri
  • 5. Shoqëria dhe politika ilire në lashtësi • Që në fillim në kolonitë helene të bregdetit ilir u vendos mënyra antike e prodhimit. Në ndarjen e shoqërisë në kolonitë rol të veçantë luante prejardhja shoqërore dhe etnike e njerëzve. Në kushte më të privilegjuara ishte shtresa me prejardhje aristokrate, që kishte qenë shpesh përkrahëse e themelimit të kolonive. Përbërja shoqërore e shtresave të lira ishte e larmishme. Krahas të mërguarve, për arsye politike gjatë luftërave të demosit me aristokracinë në metropole, kishte fisnikë të varfëruar, zejtarë të zhveshur nga mjetet e prodhimit, fshatarë të shpronësuar, tregtarë e detarë. Kjo masë e popullsisë shtohej vazhdimisht si rrjedhim i dyndjeve të herëpashershme nga metropolet. Në Dyrrah një kontingjent i madh njerëzish të tillë erdhi në gjysmën e dytë të shek.V. • Në Dyrrah e në Apoloni shtresa e skllevërve përbënte forcën kryesore të fuqisë punëtore. Ajo ndahej në tri kategori: në skllevër të qytet-shtetit skllavopronar, të cilët punonin në punishtet e tjegullave dhe të tullave, në thyerjen, transportimin dhe në skalitjen e gurëve, në përpunimin e metaleve e në prerjen e monedhave, pra në punët më të rënda. Të shumtë ishin edhe skllevërit privatë që përbënin kategorinë e dytë, të cilët përveç ergasterive shërbenin edhe në ekonomitë shtëpiake. • Një pjesë të popullsisë, gjithmonë në rritje, e përbënin “të huajt”, kategoria e tretë ose banorët me origjinë ilire. Këta në dhjetëvjeçarët e parë ishin të privuar nga të drejtat shoqërore dhe politike. • Në përputhje me këtë përbërje shoqërore të popullsisë, rendi politik në Apoloni e Dyrrah kishte në fillim karakter oligarkik. Pushteti i takonte një pakice me prejardhje aristokrate. Shumica dërrmuese e popullsisë, ashtu edhe ilirët, duke mos bërë fjalë për skllevërit, nuk gëzonte të drejta në qeverisjen e qytetit.
  • 6. • Zhvillimi i vrullshëm ekonomik i Dyrrahut dhe i Apolonisë në shek.VI-V shoqërohet me ndryshime në rendin shoqëror e politik të dy kolonive, si rrjedhim i një lufte të ashpër sociale e politike. Me zgjerimin e prodhimit zejtar dhe të shkëmbimit të mallrave me ilirët dhe me Greqinë, u pasuruan dhe u forcuan ekonomikisht shtresat tregtare e zejtare të kolonive. Këto shtresa dolën tani si forca të pavarura në arenën politike kundër grupit oligarkik, me synimin për të marrë pushtetin dhe për ta përdorur atë në dobi të interesave të tyre. Si rrjedhim i kësaj, në vitin 437 shpërtheu në Dyrrah një kryengritje e demosit, e njohur në historinë antike për rolin që luajti në prag të luftës së Peloponezit. Në arenën e kësaj lufte përveç forcave të demosit dhe aristokracisë, u duk edhe ndeshja e interesave të Korkyrës, prapa së cilës qëndronte Athina dhe Korinthi. Të dyja fuqitë synonin të përfitonin mundësi më të gjera në tregun ilir. Gjithashtu në këtë ndeshje morën pjesë aktive edhe ilirët fqinjë, të cilët duke ndihmuar aristokratët e dëbuar nga qyteti, u radhitën me forcat që përkahnin Athinën në luftën kundër lidhjes së Peloponezit. • Rrjedhimi kryesor i luftës civile në Dyrrah ishte triumfi i plotë i parimit të ndarjes klasore të shoqërisë, forcimi i polisit skllavopronar. Pushteti tani kalon nga rrethi i kufizuar i aristokracisë skllavopronare në duart e gjithë skllavopronarëve si klasë
  • 7. Kultura e Ilirëve • Kultura e ilirëve karakterizohet për lashtësinë e traditave të saj dhe për veçoritë etnike që ka. Ajo arriti lulëzimin e parë të saj gjatë shek. VIII-V p.K., kur një sërë objektesh morën forma të përkthyera, tipike ilire, me një art dekorativ të formuar, që e dallon atë nga popujt fqinjë. Kjo kulturë u formua në sajë të marrëdhënieve ekonomike e politike ndërkrahinore ilire, në kushtet e fuqizimit të artizanatit vendës dhe të këmbimeve tregtare e kulturore me popujt fqinjë. Në bazën e kulturës ilire qëndron niveli i lartë i punimit të qeramikës dhe veçanërisht i punimit të objekteve prej argjendi e prej ari, veçanërisht në Dardani. Ilirët përdornin forma të ndryshme enësh tryeze, enë për mbajtjen e ruajtjen e ushqimeve dhe enë rituale. Karakteristike për ilirët janë enët me dy vegla të ngritura lart mbi buzë, që përdoreshin për të pirë. Objektet metalike më të shumta ishin ato që përdorëshin për veshjen dhe zbukurimin e trupit, të punuara prej hekuri, bronzi, argjendi e më rrallë prej ari. Me shumicë punoheshin armët e sulmit e të mbrojtjes, kryesisht prej hekuri. Ndër to ka forma që janë tipike ilire, siç janë hanxhari me kurriz të përkulur dhe përkrenarja ilire. Po kështu të ndryshme janë edhe veglat e punës prej hekuri. Gjatë shek. V-II p.K. kultura ilire arriti një nivel të ri lulëzimi, me zhvillimin e kulturës qytetare. Karakteristikë dhe meritë e ilirëve është se ata nuk qëndruan të izoluar vetëm me kulturën e tyre tradicionale, por ditën të huazonin çdo gjë përparimtare, bashkëkohore, si në ekonomi, në organizimin politik, ahtu edhe në fushën kulturore. Zhvillimi i kulturës qytetare u shoqërua me përhapjen e ndikimit helen në Iliri, ashtu si në të gjithë Mesdheun. Një sëre qendrash prehistorike u kthyen në qytete dhe përkrah tyre lindën shumë qytete të reja. Këto qytete ishin të rrethuara me mure të fuqishme mbrojtëse, të pajisura me porta e kulla të shumta. Arkitektura qytetare ilire u ngrit sipas shembullit të qyteteve bashkëkohore të Greqisë, që në ate kohë u përhap në gjithë pellgun e Mesdheut.
  • 8. • Qytetet u pajisën me teatro, tempuj, stadiume e gjimnate. Vetëm teatri i Bylisit, i ngritur në shek.III p.K., zinte 9000 shikues. Pjesë e jetës së kulturuar ishin edhe shëtitoret e portikët ku njerëzit, veçanërisht aristrokraciam, duke shëtitur, zhvillonin biseda shoqërore, filozofike e politike. Në këto vende, gjatë shëtitjes, jepeshin edhe mësime. Monumente të këtilla kulturore janë zbuluar në gërmimet erkeologjike në Bylis e në Nikaja të Fierit si dhe në Dimal (në rrethin e Beratit). Në Bylis, pranë teatrit ishte ndërtuar stadiumi, gjimnazi dhe shëtitorja. Një teatër është zbuluar në Nikaja, kurse në Amantie (Plloça e Vlorës) është zbuluar një stadium. Krahas teatrit, muzikës dhe gjimnastikës, u zhvillua edhe letërsia. Edhe pse nuk kemi tzë trashëguara vepra të këtilla, kjo nënkuptohet nga vetë niveli kulturor i qyteteve ilire. Siç mësojmë nga historiani grek Plutarku, Pirroja i Epirit shkroi libra për artin ushtarak. Rritja e tregtisë me qendrat helene bëri që të përlqeheshin objektet e prodhuara prej atyre, dhe kjo e detyroi artizanatin ilir t'u përshtatej kërkesave të tregut dhe të prodhonte kryesisht objekte me forma helene. Megjithatë, traditat ilire në artizanat u ruajtën në shumë krahina ilire, sidomos në punishet dardane. Përhapje të gjerë mori gjuha greke, e cila përdorej si gjuhë tregtare dhe zyrtare. Megjithëse ilirët, ashtu si shumë popuj të tjerë evropianë, nuk kanë lënë të shkruar gjuhën e tyre, gjuha ilire mbeti e gjallë. Për këtë dëshmojnë mbishkrimet e zbuluara, të cilat japin rreth 1000 fjalë ilire, të shkruara me alfabetin grek ose latin. Këto fjalë paraqesin emra ilirë të njerëzve, të fiseve, të perëndive, të lumenjve, të qyteteve etj. Gjuha ilire është gjuhë indo- evropiane dhe ka elemente të përbashkëta me trakishten. Si degë e ilirishtes njihet mesapishtja e shkruar e Italisë së Jugut. Nga kjo gjuhë janë ruajtur400 mbishkrime të shkruara me një alfabet të veçantë. Për një jetë të kulturuar të ilirëve dëshmojnë edhe shkrimtarët e jashtëm grekë, sipas të cilëve ilirët bënin një jetë shumë të hijshme, e donin jetën shoqërore dhe ishin shumë të drejtë e mikpritës.
  • 9. SHTETET ILIRE • Në fundin e shek. V p.e.sonë ilirët hynë në rrugën e zhvillimit skllavopronar. Në shekujt që pasuan e deri në pushtimin romak krahinat më të përparuara ilire, ato jugore, kryesisht bregdetare, njohën zhvillimin e tyre më të lartë shoqëror e politik të pavarur. Urbanizimi intensiv i kësaj treve dhe zhvillimi që mori, për pasojë, mënyra antike e prodhimit në shek. IV-III p.e.sonë çoi në krijimin e një shoqërie antike të mirëfilltë dhe në formimin e një vargu shtetesh ilire, të cilat u inkuadruan në qytetërimin e përparuar të botës mesdhetare. Midis formacioneve shtetërore që u formuan në trevën e gjerë ilire, ai që arriti një shkallë të lartë të zhvillimit politik dhe që luajti një rol të shquar në ngjarjet politike të kohës qe Shteti Ilir apo Mbretëria Ilire. Që nga dukja e këtij shteti emrat ilir dhe Iliri morën, përveç kuptimit të gjerë etnik, edhe një kuptim të ngushtë politik, që u lidhën me fatet historike të këtij formacioni shtetëror dhe të popullsisë së tij, e cila në burimet e shkruara do të njihet me emrin Illyrii propriedictii (ilirë të mirëfilltë). Në kohë të ndryshme Mbretëria Ilire ushtroi pushtetin e vet, natyrisht me luhatjet që i imponuan rrethanat politike, në një territor të gjerë që përfshinte krahinat prej lumit Naretva (Narona) në veri e deri te lumi Vjosa (Aous), në jug me një shtrirje drejt lindjes deri te liqenet Lyhnide në kufi me Maqedoninë dhe më në veri me Mbretërinë Dardane. Në krahinat më jugore ilire u formua një shtet tjetër i rëndësishëm ilir i njohur me emrin Shteti i Epirit, i cili shquhet sidomos në ngjarjet politike të fundit të shek.
  • 10. • IV dhe të çerekut të parë të shek. III p.e.sonë. Në kohën e shtrirjes më të gjerë të tij, ai përfshinte tokat prej lumit Vjosa (Aous) e deri në gjirin e Artës (Nikopolit), duke u kufizuar nga jugu me Akarnaninë, kurse nga lindja me Thesalinë e Maqedonisë. Në këtë hapësirë kanë ekzistuar si formacione shtetërore të pavarura edhe një varg qytetesh shtete, si Dyrrahu, Apolonia, Ambrakia, historia politike e të cilave u zhvillua herë në lidhje të ngushtë e herë në kundërshtim me atë të Shtetit Ilir dhe të atij të Epirit. Në rrethana të caktuara politike lindin gjithashtu formacione më pak të rëndësishme në formën e lidhjeve qytetare (Koinon), si ajo e Bylinëve etj., që kanë një peshë më të vogël në historinë politike të Ilirisë. Në krahinat e brendshme jugore dhe qendrore ilire u formuan tri mbretëri të vogla ilire: e paionëve, e dardanëve dhe e athamanëve. E para shfaqet me një shkëlqim të shkurtër në shek. IV p.e.sonë për të rënë pastaj shpejt nën goditjet e politikës ekspansioniste të shtetit maqedon, kurse dy të fundit dalin në arenën politike në shek. III me një rol të parëndësishëm. Popullsitë ilire të krahinave të brendshme qendrore e veriore nuk njohën deri në fillim të erës sonë një organizim politik shtetëror; edhe në këtë kohë ato arritën të organizohen vetëm në federata fisnore, siç është rasti i dalmatëve ose i fiseve të tjera.