Good Stuff Happens in 1:1 Meetings: Why you need them and how to do them well
PROJEKT FISK1.pptx
1. TEMA: HISTORIKU I FUTBOLLIT SHQIPTAR
NËNTEMAT:
•· Fillimet e Futbollit në Shqipëri - Dea Cafka
•· Futbolli shqiptar në vitet mes dy luftrave të parë e dytë botërore - Diana
Paluca
•· Futbolli në vitet e pas çlirimit deri në vitin 1950 -Enadia Gjeci
•· Futbolli në vitet 1950-1990 - Miselda Kalashi
•· Futbolli pas viteve 1990 - Sabiana Seferi
•· Kategoria Superiore - Xhulia Llaha
•· Superkupa - Xhulia Llaha
•Kupa e futbollit-Sabiana Seferi
· Futbolli shqiptar në aktivitetet ndërkombëtare -Miselda Kalashi
Klasa:XII-2
Anëtarët e grupit:
Dea Cafka
Diana Paluca
Enadia Gjeci
Miselda Kalashi
Sabiana Seferi
Xhulia Llaha
2. NËNTEMA: KUPA E FUTBOLLIT E SHQIPËRISË
Kupa e Shqipërisë është kompeticioni më i rëndësishëm futbollistik me eleminim direkt në Shqipëri.
Kompeticioni nisi në 1938 si Kupa e Mbretit. Pas një viti me fillimin e Luftës së dytë Botërore veprimtaritë
futbollistike në Shqipëri u luajtën të limituara dhe kupa u pezullua. Rinisi përsëri në 1948 si "Kupa e
Republikës" dhe pas vitit 2005 quhet "Kupa e Shqipërisë". Sot është gara e dytë më e rëndësishme në
Shqipëri pas Superligës. Fituesi i kupës fiton automatikisht të drejtën për të marrë pjesë në raundin e parë
të kualifikimit në Ligën e Europës ndërsa finalisti nuk fiton pjesëmarrje në kupat Europiane, përjashto rastin
kur kampioni është njëkohësisht edhe fitues i kupës.
Fituesit ndër
vite
5. Nëntema: “Futbolli pas viteve 1990”
Përmbysja që solli ndryshimin
Pas ndryshimeve politike të vitit 1990, futbolli nis të ndryshojë, e fillimisht si strukturë organizative. Në vitin 1994 bëhen zgjedhjet në
Asamblenë e futbollit shqiptar, zgjidhet Komiteti Ekzekutiv, Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm. Krijohen marrëdhënie të ngushta
me FIFA-n, UEFA-n dhe FSHF-në, për të marrë asistencë për të gjitha problemet kyçe të futbollit, si edhe përmirësohen në vijueshmëri
kushtet për ekipet kombëtare. Në fillimin e viteve 2000, futbolli hyn në një rrugë drejt zhvillimit cilësor, ku në mënyrë të veçantë
punohet në drejtim të ngritjes së strukturave të qëndrueshme që e drejtojnë futbollin në qendër dhe në rrethe, përmirësohet ndjeshëm
puna në administratën e futbollit. Për herë të parë, ndërtohet një strategji marketingu dhe thithen sponsorë të fuqishëm që mbështesin
ekipet kombëtare dhe në përgjithësi futbollin. Bashkëpunimi me organizmat më të fuqishme të futbollit evropian e botëror, UEFA-n dhe
FIFA-n, ka ardhur duke rritur dhe forcuar vazhdimisht. Ndërsa në Kampionatin Evropian “Francë 2016”, merr pjesë për herë të parë
në ndeshjet finale. Sa i takon kampionateve kombëtare, sidomos në vitet e fundit, ka pasur një rivalitet të madh. Në përfaqësimet e
skuadrave tona në Evropë, Skënderbeu, Kukësi e Partizani kanë treguar se tashmë futbolli shqiptar është i orientuar më shumë nga
progresi.
Pas vitit 1990, janë të shumtë futbollistët shqiptarë që kanë luajtur e luajnë në kampionatet e futbollit në disa shtete të Evropës,
kryesisht në Greqi, Rumani, Kroaci, Portugali, Ukrainë, Austri, Turqi, Gjermani, Itali, Francë e Zvicër. Kjo është performanca e
topkëmbës shqiptare në udhën e gjatë të 88 viteve të historisë së saj, në të cilët ka bashkëjetuar me hapin e jetës së çdo shqiptari,
brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ky sport ka se çfarë të flasë në këtë histori.
Nga viti 1930 që është luajtur Kampionati i parë Kombëtar i futbollit në Shqipëri, e deri më sot, ai nuk është zhvilluar 9 herë (1935,
1938-1944, 1949, 1962). Ndërsa një herë nuk është dhënë titulli kampion, në sezonin 1968-1969. Më pas, nuk ka asnjë ndërprerje të
topkëmbës në të gjitha nivelet.
Drejtuesit e FSHF nga viti 1990 deri sot
1990-1997 Eduard Dervishi
1997-2002 Miço Papadhopulli
2002 e në vazhdim, Armand Duka
Kombëtarja shqiptare 1990 Kombëtarja shqiptare 2019