SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 3
Baixar para ler offline
JETA E VATRËS
B U L E T I N I I N F O R M A T I V I V A T R Ë S B I B L I K E K A T O L I K E
2 1 J A N A R 2 0 1 8 N R . 1 9
Në takimin e nëntëmbëdhjetë të Vatrës Biblike, ishin të pranishëm 23
pjesëmarrës.
Atë Flavio trajtoi Mateu 6,19-37, ku Ungjilltari na ofron një sintezë të
mësimit të Jezusit mbi sjelljen e duhur kundrejt gjërave të kësaj bote
dhe kërkimit të mirave materiale dhe pasurisë.
Njësi letrare që jane shkëputur nga predikime të ndryshme të Jezusit
dhe traditës fillestare, Mateu i ka organizuar së bashku.
Thesari në qiell. Qysh në fillim ungjilltari na kundërvë dy lloj the-
saresh, ato të tokës dhe ato të qiellit. Pasuria në tokë eshtë gjithmonë e
kërcënuar, jo e sigurtë, ndërsa ajo e qiellit jo. Nuk ekzistojnë vetëm të mirat materiale,
por edhe ato jomateriale, vlerat pozitive morale dhe shpirtërore. Edhe këto mund të kul-
tivohen e grumbullohen në bankën e qiellit. Nuk thotë mos kërkoni të mirat tokësore, por
i përdorni thesaret tokësore si mjet për të fituar thesare qiellore, sepse, ku është thesari
yt, aty do të jetë edhe zemra jote. Nëse zemra eshte e hapur ndaj vlerave qiellore, i shi-
kon edhe vlerat ekonomike në shërbim të tyre, duke i bashkëndarë dhe përdorur për
qëllime pozitive shpirtërore.
Syri është dritëza e trupit. Nëse zemra është e lidhur vetëm me gjërat tokësore, syri yt
nuk shikon dhe sa terr i madh do të jetë. E shikon vetëm pjesërisht re-
alitetin dhe marrëdhënien me Zotin.
Hyji dhe Mamona (Perëndi Pagane, pasuria e personifikuar si Zot).
Askush s’mund t’u shërbejë dy zotërinjve. Ungjilltari nuk kundërvë
Hyjin dhe pasurinë, por Hyjin dhe pasurinë që është bërë zot në jetën
tënde. Nëse pasuria kthehet në zot i jetës dhe zemrës tënde, atëherë nuk
ka vend për Hyjin e vërtetë. Jemi në kushtet e thyerjes së urdhërimit të
parë.
Kujdesi i tepruar ndaj pasurisë dhe brengosja. Minimumi i do-
mosdoshëm për jetesën me dinjitet është I siguruar nga provania e Hyjit. Është teprica që
na fut në ankth. Nuk na mungojnë gjërat materiale, por na mungon feja. Ndaj dhe
nuk bashkandajmë, ndaj dhe gjërat materiale shpesh nuk përfundojnë tek destinatari që
ka caktuar Zoti, ndaj dhe shqetësohemi, ndaj dhe vuajmë.
Prandaj kërkoni, pra, më së pari, Mbretërinë dhe drejtësinë e tij e të gjitha këto do t’ju
jepen si shtesë.
Vatra Biblike takimi nr. 19
Mos harroni të
merrni Biblën
me vete!
“Arsyeja e vetme përse një numër i madh i familjeve amerikane nuk ka një elefant,
është sepse ende nuk është reklamuar një elefant me ofertë speciale që paguhet me
këste të vogla.”
Revista Mad
INFORMACION
TAKIMI I RRADHËS
25 Janar 2018
Ora 19.00—20.30
Famullia “Zoja
Ndihmëtare”
Rruga “Don Bosko”
19.00
Meshë e Shenjtë
(tek kapela)
Më pas
Adhurim Eukaristik
dhe
Lutje Lirimi
F A Q J A 2
PROGRAMI I TAKIMIT TË 20-të
J E T A E V A T R Ë S N R . 1 9
FJALOR I THJESHTË
MAMONA
Fjalë aramaike që përmendet në Testamentin e Ri i cili është shkruar në gre-
qisht. Ky fakt dëshmon vjetërsinë dhe afërsinë me gjuhën e folur nga Jezusi
dhe apostujt, domethënë gjuha aramaike siro-palestineze. Mamona është emri i
një hyjnie pagane semitike që përfaqëson paranë dhe pasurinë.
E enjte, 25 Janar do të jetë Mesha e parë për këtë vit. Programi i VBK-së
për këtë takim është ndryshe nga të tjerët:
 19.00 - Meshë e Shenjtë në kapelë
 Pas Meshës do të bëhet Adhurim Eukaristik dhe Lutje Lirimi;
Kjo mbrëmje lutjesh është e hapur për të gjithë, sidomos për ata që vuajnë
nga shqetësime shpirtërore dhe kanë nevojë të gjejnë lehtësim. Mund të sillni
edhe ndonjë mik apo një të afërm që e ka këtë nevojë.
Ju lutem respektoni orarin.
" Disa persona që kanë atë çka u nevojitet dhe shumë para në sënduk, duke u kujdesur që të
mos të kryejnë mëkate të rënda, besojnë se kanë bërë gjithçka. Ata gëzojnë gjërat e tyre,
bëjnë herë pas here ndonjë bamirësi, pa menduar se ato të mira nuk janë prona e tyre. Zoti
j’ua ka dhënë atyre thjesht si administratorë të Tij, që t'ia shpërndajnë të varfërve: ata do të
duhet të japin llogari për kohën që i mbajnë paratë e tepruara në sënduk, duke ndërprerë dhe
vonuar shpërndarjen tek të varfërit, të cilët në atë moment ndoshta janë në nevojë".
Shën Tereza e Avilës (1515–1582)
BIBLA NË KATEKIZMIN E KISHËS KATOLIKE
(KKK)
80 «Tradita e Shenjtë dhe Shkrimi i Shenjtë janë të lidhur ngushtë ndërmjet
tyre dhe komunikojnë. Mbasi të dy zënë fill nga i njëjti burim hyjnor, ata
formojnë, në një farë mënyre, një gjë të vetme dhe priren kah i njëjti qëllim i
fundit» (KONC. EKUM. VAT. II, Dei Verbum, 9). Si njëra ashtu dhe tjetri e
bëjnë të pranishëm dhe frytdhënës Misterin e Krishtit brenda Kishës, i cili ka
premtuar se do të qëndrojë me të vetët «të gjitha ditët, deri në të sosur të
botës» (Mt 28, 20).
“Djalli
hyn
nga
portofoli”
PAPA FRANÇESKU
“Është besimi
që ushqen lutjen
dhe në të njëjtën kohë
lutja është vaji
që e mban të ndezur
llambën e besimit.”
P. Livio Fanzaga
F A Q J A 3
J E T A E V A T R Ë S N R . 1 9
NA KONTAKTONI
E-mail: vatrabiblike@gmail.com
Vatra Biblike
Çdo të enjte, ora 19.00 - 20.30
Famullia “Zoja Ndihmëtare”
Rruga “Don Bosko”
101 PYETJE MBI BIBLËN
“Një konsumator i kënaqur do të ishte një katastrofë për një shoqëri të konsu-
mit, për të cilën përkundrazi nevojat duhet gjithmonë të ripërtërihen, nuk duhet
të përfundojnë kurrë; konsumatorët duhet të jenë të pangopur, në kërkim të va-
zhdueshëm për produkte të reja, të etur për kënaqësi të reja në një treg që vazh-
dimisht prodhon produkte të reja dhe të padëgjuara.”
Zygmunt Bauman
NJOFTIME
 3 Shkurt 2018: DITA E VATRËS. Të shtunën, 3 Shkurt të gjithë
anëtarët e VBK, miq dhe simpatizant, janë të ftuar të marrin pjesë në një tërhe-
qje shpirtërore, pranë shtëpisë së priftërinjëve Jezuit në Vaqarr.
Pas mësimeve mbi lutjen në Ungjillin sipas Mateut, Padre Flavio do të na ofroj
disa mësime të rëndësishme mbi “Lectio Divina” (Leximi hyjnor) pra mbi
mënyrën e lutjes të bazuar në Bibël sipas traditës së vjetër perëndimore të
murgjërve.
Do të ketë momente lutjeje dhe bashkëndarje të ecjes që po bëjmë në VBK.
Gjithë kjo do të na ndihmojë të hyjmë më të impenjuar në kohën e afërt të kre-
shmës.
Dreka - Secili do të kujdeset të sjellë diçka për të ngrënë duke bashkëndarë.
Rregjistrimet kanë filluar. Ju lutem na kontaktoni në adresën tonë të
e-mailit vatrabiblike@gmail.com
Pyetja 10: A ka ungjij të tjerë përveç të katërve që gjenden në Bibël?
Në Bibël ne gjejmë katër ungjij: i Mateut, i Markut, i Lukës dhe i Gjonit që
Kisha garanton se me të vërtetë të shkruajtur nën ndikimin e Shpirtit të Shenjtë.
Për këtë arsye quhen kanonikë, d.m.th. normativë për fenë. Në këtë mënyrë
mund të jemi të sigurtë që në katër Ungjijt bashkëpunon një autor njerëzorë me
një autor frymëzues që është Hyji! Por ka edhe Ungjij të tjerë që quhen
“apokrifë”, që flasin për jetën e Jezusit, të Marisë nënës së tij, të Jozefit babait
të tij, të Pjetrit apostull e të tjerë, si për shembull: Ungjilli i Jakobit, Ungjilli i
Tomës, Ungjilli i Nikodemit, Ungjilli i Judës etj. Por këta ungjij apokrifë nuk
janë njohur nga Kisha si të “frymëzuar” nga Hyji.Për këtë arsye quhen
apokrifë, në kuptimin që nuk gëzonin një aprovim zyrtarë të Kishës. Për më
tepër shumica janë përlyernga doktrina që devijojnë nga mësimi dhe tradita e
Kishës, për këtë arsye janë të refuzuar. Një pakicë (psh. Ungjilli i Jakobit) edhe
pse nuk dëshmon mësime kundra traditës apostolike, gjithsesi nuk janë të
pranuar mes librave kanonikë sepse janë të shkruar në shekullin e dytë, d.m.th.
pas vdekjes së Gjonit, apostullit të fundit.

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Mais procurados (20)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
 
Buletini jeta e vatres_biblike nr 1
Buletini jeta e vatres_biblike nr 1Buletini jeta e vatres_biblike nr 1
Buletini jeta e vatres_biblike nr 1
 
Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
 

Semelhante a Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)

Semelhante a Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018) (13)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )
 
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organikeKujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
 

Mais de VatraBiblike

Mais de VatraBiblike (14)

Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6
 
Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5
 
Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2
 
Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
 

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)

  • 1. JETA E VATRËS B U L E T I N I I N F O R M A T I V I V A T R Ë S B I B L I K E K A T O L I K E 2 1 J A N A R 2 0 1 8 N R . 1 9 Në takimin e nëntëmbëdhjetë të Vatrës Biblike, ishin të pranishëm 23 pjesëmarrës. Atë Flavio trajtoi Mateu 6,19-37, ku Ungjilltari na ofron një sintezë të mësimit të Jezusit mbi sjelljen e duhur kundrejt gjërave të kësaj bote dhe kërkimit të mirave materiale dhe pasurisë. Njësi letrare që jane shkëputur nga predikime të ndryshme të Jezusit dhe traditës fillestare, Mateu i ka organizuar së bashku. Thesari në qiell. Qysh në fillim ungjilltari na kundërvë dy lloj the- saresh, ato të tokës dhe ato të qiellit. Pasuria në tokë eshtë gjithmonë e kërcënuar, jo e sigurtë, ndërsa ajo e qiellit jo. Nuk ekzistojnë vetëm të mirat materiale, por edhe ato jomateriale, vlerat pozitive morale dhe shpirtërore. Edhe këto mund të kul- tivohen e grumbullohen në bankën e qiellit. Nuk thotë mos kërkoni të mirat tokësore, por i përdorni thesaret tokësore si mjet për të fituar thesare qiellore, sepse, ku është thesari yt, aty do të jetë edhe zemra jote. Nëse zemra eshte e hapur ndaj vlerave qiellore, i shi- kon edhe vlerat ekonomike në shërbim të tyre, duke i bashkëndarë dhe përdorur për qëllime pozitive shpirtërore. Syri është dritëza e trupit. Nëse zemra është e lidhur vetëm me gjërat tokësore, syri yt nuk shikon dhe sa terr i madh do të jetë. E shikon vetëm pjesërisht re- alitetin dhe marrëdhënien me Zotin. Hyji dhe Mamona (Perëndi Pagane, pasuria e personifikuar si Zot). Askush s’mund t’u shërbejë dy zotërinjve. Ungjilltari nuk kundërvë Hyjin dhe pasurinë, por Hyjin dhe pasurinë që është bërë zot në jetën tënde. Nëse pasuria kthehet në zot i jetës dhe zemrës tënde, atëherë nuk ka vend për Hyjin e vërtetë. Jemi në kushtet e thyerjes së urdhërimit të parë. Kujdesi i tepruar ndaj pasurisë dhe brengosja. Minimumi i do- mosdoshëm për jetesën me dinjitet është I siguruar nga provania e Hyjit. Është teprica që na fut në ankth. Nuk na mungojnë gjërat materiale, por na mungon feja. Ndaj dhe nuk bashkandajmë, ndaj dhe gjërat materiale shpesh nuk përfundojnë tek destinatari që ka caktuar Zoti, ndaj dhe shqetësohemi, ndaj dhe vuajmë. Prandaj kërkoni, pra, më së pari, Mbretërinë dhe drejtësinë e tij e të gjitha këto do t’ju jepen si shtesë. Vatra Biblike takimi nr. 19 Mos harroni të merrni Biblën me vete! “Arsyeja e vetme përse një numër i madh i familjeve amerikane nuk ka një elefant, është sepse ende nuk është reklamuar një elefant me ofertë speciale që paguhet me këste të vogla.” Revista Mad INFORMACION TAKIMI I RRADHËS 25 Janar 2018 Ora 19.00—20.30 Famullia “Zoja Ndihmëtare” Rruga “Don Bosko” 19.00 Meshë e Shenjtë (tek kapela) Më pas Adhurim Eukaristik dhe Lutje Lirimi
  • 2. F A Q J A 2 PROGRAMI I TAKIMIT TË 20-të J E T A E V A T R Ë S N R . 1 9 FJALOR I THJESHTË MAMONA Fjalë aramaike që përmendet në Testamentin e Ri i cili është shkruar në gre- qisht. Ky fakt dëshmon vjetërsinë dhe afërsinë me gjuhën e folur nga Jezusi dhe apostujt, domethënë gjuha aramaike siro-palestineze. Mamona është emri i një hyjnie pagane semitike që përfaqëson paranë dhe pasurinë. E enjte, 25 Janar do të jetë Mesha e parë për këtë vit. Programi i VBK-së për këtë takim është ndryshe nga të tjerët:  19.00 - Meshë e Shenjtë në kapelë  Pas Meshës do të bëhet Adhurim Eukaristik dhe Lutje Lirimi; Kjo mbrëmje lutjesh është e hapur për të gjithë, sidomos për ata që vuajnë nga shqetësime shpirtërore dhe kanë nevojë të gjejnë lehtësim. Mund të sillni edhe ndonjë mik apo një të afërm që e ka këtë nevojë. Ju lutem respektoni orarin. " Disa persona që kanë atë çka u nevojitet dhe shumë para në sënduk, duke u kujdesur që të mos të kryejnë mëkate të rënda, besojnë se kanë bërë gjithçka. Ata gëzojnë gjërat e tyre, bëjnë herë pas here ndonjë bamirësi, pa menduar se ato të mira nuk janë prona e tyre. Zoti j’ua ka dhënë atyre thjesht si administratorë të Tij, që t'ia shpërndajnë të varfërve: ata do të duhet të japin llogari për kohën që i mbajnë paratë e tepruara në sënduk, duke ndërprerë dhe vonuar shpërndarjen tek të varfërit, të cilët në atë moment ndoshta janë në nevojë". Shën Tereza e Avilës (1515–1582) BIBLA NË KATEKIZMIN E KISHËS KATOLIKE (KKK) 80 «Tradita e Shenjtë dhe Shkrimi i Shenjtë janë të lidhur ngushtë ndërmjet tyre dhe komunikojnë. Mbasi të dy zënë fill nga i njëjti burim hyjnor, ata formojnë, në një farë mënyre, një gjë të vetme dhe priren kah i njëjti qëllim i fundit» (KONC. EKUM. VAT. II, Dei Verbum, 9). Si njëra ashtu dhe tjetri e bëjnë të pranishëm dhe frytdhënës Misterin e Krishtit brenda Kishës, i cili ka premtuar se do të qëndrojë me të vetët «të gjitha ditët, deri në të sosur të botës» (Mt 28, 20). “Djalli hyn nga portofoli” PAPA FRANÇESKU
  • 3. “Është besimi që ushqen lutjen dhe në të njëjtën kohë lutja është vaji që e mban të ndezur llambën e besimit.” P. Livio Fanzaga F A Q J A 3 J E T A E V A T R Ë S N R . 1 9 NA KONTAKTONI E-mail: vatrabiblike@gmail.com Vatra Biblike Çdo të enjte, ora 19.00 - 20.30 Famullia “Zoja Ndihmëtare” Rruga “Don Bosko” 101 PYETJE MBI BIBLËN “Një konsumator i kënaqur do të ishte një katastrofë për një shoqëri të konsu- mit, për të cilën përkundrazi nevojat duhet gjithmonë të ripërtërihen, nuk duhet të përfundojnë kurrë; konsumatorët duhet të jenë të pangopur, në kërkim të va- zhdueshëm për produkte të reja, të etur për kënaqësi të reja në një treg që vazh- dimisht prodhon produkte të reja dhe të padëgjuara.” Zygmunt Bauman NJOFTIME  3 Shkurt 2018: DITA E VATRËS. Të shtunën, 3 Shkurt të gjithë anëtarët e VBK, miq dhe simpatizant, janë të ftuar të marrin pjesë në një tërhe- qje shpirtërore, pranë shtëpisë së priftërinjëve Jezuit në Vaqarr. Pas mësimeve mbi lutjen në Ungjillin sipas Mateut, Padre Flavio do të na ofroj disa mësime të rëndësishme mbi “Lectio Divina” (Leximi hyjnor) pra mbi mënyrën e lutjes të bazuar në Bibël sipas traditës së vjetër perëndimore të murgjërve. Do të ketë momente lutjeje dhe bashkëndarje të ecjes që po bëjmë në VBK. Gjithë kjo do të na ndihmojë të hyjmë më të impenjuar në kohën e afërt të kre- shmës. Dreka - Secili do të kujdeset të sjellë diçka për të ngrënë duke bashkëndarë. Rregjistrimet kanë filluar. Ju lutem na kontaktoni në adresën tonë të e-mailit vatrabiblike@gmail.com Pyetja 10: A ka ungjij të tjerë përveç të katërve që gjenden në Bibël? Në Bibël ne gjejmë katër ungjij: i Mateut, i Markut, i Lukës dhe i Gjonit që Kisha garanton se me të vërtetë të shkruajtur nën ndikimin e Shpirtit të Shenjtë. Për këtë arsye quhen kanonikë, d.m.th. normativë për fenë. Në këtë mënyrë mund të jemi të sigurtë që në katër Ungjijt bashkëpunon një autor njerëzorë me një autor frymëzues që është Hyji! Por ka edhe Ungjij të tjerë që quhen “apokrifë”, që flasin për jetën e Jezusit, të Marisë nënës së tij, të Jozefit babait të tij, të Pjetrit apostull e të tjerë, si për shembull: Ungjilli i Jakobit, Ungjilli i Tomës, Ungjilli i Nikodemit, Ungjilli i Judës etj. Por këta ungjij apokrifë nuk janë njohur nga Kisha si të “frymëzuar” nga Hyji.Për këtë arsye quhen apokrifë, në kuptimin që nuk gëzonin një aprovim zyrtarë të Kishës. Për më tepër shumica janë përlyernga doktrina që devijojnë nga mësimi dhe tradita e Kishës, për këtë arsye janë të refuzuar. Një pakicë (psh. Ungjilli i Jakobit) edhe pse nuk dëshmon mësime kundra traditës apostolike, gjithsesi nuk janë të pranuar mes librave kanonikë sepse janë të shkruar në shekullin e dytë, d.m.th. pas vdekjes së Gjonit, apostullit të fundit.