SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 5
Baixar para ler offline
JETA E VATRËS
B U L E T I N I I N F O R M A T I V I V A T R Ë S B I B L I K E K A T O L I K E
1 4 J A N A R 2 0 1 8 N R . 1 8
Në takimin e tetëmbëdhjetë të Vatrës Biblike, ishin
të pranishëm 25 pjesëmarrës.
Atë Flavio vazhdoi me komentimin e lutjes “Ati
ynë” (Mt 6,9-13).
Lutja fillon me zbulesën më të madhe të besëlidhjes
së re, Hyjin si Atë. Ati ynë, sepse edhe kur jemi
vetëm, asnjëhere nuk lutemi vetëm. Pasi jemi bash-
kë me Krishtin nëpërmjet të Cilit kemi mundësi
të themi Ati ynë. Krishti lutet së bashku me
Kishën duke ju drejtuar Atit, me të cilin komu-
nikon nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë. Lutja është
Trinitare.
Megjithëse këtu përdoret fjala Atë, realisht Jezusi ka
përdorur fjalën Abba-Babush. Afrimitetin prej Biri
që e kishte Jezusi na e ka mundësuar edhe neve (Shih Gal 4, 6).
“U shenjtëroftë Emri yt”. Çdo varg është një temë lutje. P.sh. mund të lutemi që:
“Bëj që gjithë qëniet njerëzore ta njohin si Atë”, “Bëj që sa më shumë njerëz ta
pranojnë Mbretërinë e Atit në botë”.
Ndërsa buka e përditshme përmbledh nevojat normale për një jetë të thjeshtë dhe me
dinjitet, sipas vendit dhe epokës ku jetojmë, por aty mund të shihet edhe Eukaristia.
Fjala “Sot” ka brenda provaninë e Hyjit. Mbas bukës vjen falja. Nuk jetohet pa bukë,
nuk jetohet pa falje. Jetojmë si bij të Hyjit, jo si Krishti që është i pafajshëm për
natyrë, por si qënie mëkatare që jemi falur nëpërmjet Jezu Krishtit.
“E mos na lër të biem në tundim”. Dy vargjet e fundit paraqesin dramën e lirisë
njerëzore që është gjithmonë në provë nga epshet dhe lakmitë e natyrës dhe nxitjet e
tunduesit, Satanit. Tundimi-sprova. Bëhet fjalë për tundimin më të madh që kaloi
Jezusi në kopshtin e Gjetsemanit edhe pse nuk përjashtohen të gjitha llojet e tjera. Dy-
shimi se është braktisur nga Hyji si dhe braktisja nga miqtë më të ngushtë. Ka pirë
helmin e jetës njerëzore deri në pikën e fundit në çdo aspekt. Është ajo që mistikët e
quajnë “nata e shpirtit”. Lutuni që Zoti t`ju përjashtojë nga një gjë e tillë. Mjafton që e
ka kaluar Krishti një herë e përgjithmonë.
Vatra Biblike takimi nr. 18INFORMACION
TAKIMI I RRADHËS
18 Janar 2018
Ora 19.00—20.30
Famullia “Zoja
Ndihmëtare”
Rruga “Don Bosko”
Lutja e Mbrëmjes
(tek kapela)
Mësimi:
Padre Flavio Cavallini
(tek salla)
Ju lutem lexoni
kapitullin 6
të Ungjillit sipas
Mateut
Mos harroni të
merrni Biblën
me vete!
“Shpirti i Shenjtë "nuk është një i afërm i varfër i Trinisë ", as një "mënyrë veprimi e
Hyjit" ose, siç mendonin stoikët, "një energji ose një lëng që përshkon universin". Nuk
është as "personi i tretë njëjës" i Trinisë, por më tepër "personi i parë shumës";
dashuri, siç tha Shën Agustini, e cila mban të bashkuar "Atin që do" dhe "Birin e
dashur".” Atë R. Cantalamessa
F A Q J A 2
PROGRAMI I TAKIMIT TË 19-të
Lutja e Mbrëmjes: 19.00
Vazhdojmë të mësojmë të lutemi së bashku me Psalmet
Mësimi: 19.30
Në takimin e rradhës do të trajtojmë pjesën e dytë të kapitullit 6-të. Ungjilltari
na ofron një sintezë të mësimit të Jezusit mbi sjelljen e duhur kundrejt kërkimit
të të mirave materiale dhe pasurisë.
20.00 Diskutim mbi temën e trajtuar në mësim
J E T A E V A T R Ë S N R . 1 8
FJALOR I THJESHTË
PENTATEUK
Fjala “Petateuk” (Pesëlibërshi) në greqisht do të thotë “pesë kuti”. Librat e
lashtë nuk përbëheshin nga fletë letre por nga rrotulla pergamene të cilat ruhe-
shin në kuti cilindrike. Me emrin Pentateuk (Pesëlibërshi) quhet seria e pesë
librave të parë të Biblës: Zanafilla, Dalja, Levitiku, Numrat dhe Ligji i
përtërirë. Në hebraisht këta libra quhen Tora (mësimdhënie) ose Ligji i
Moisiut.
BIBLA NË KATEKIZMIN E KISHËS KATOLIKE
(KKK)
79 Në këtë mënyrë komunikimi, që Ati ka bërë për veten e vet nëpërmjet
Fjalës së vet në Shpirtin Shenjt, mbetet i pranishëm dhe veprues brenda
Kishës: “Hyji, i cili foli dikur, nuk pushon së foluri me të Fejuarën e Birit të
vet të dashur, dhe me Shpirtin Shenjt, nëpër të cilin zëri i gjallë i Ungjillit
jehon në Kishën, dhe nëpërmjet kësaj në botë, i prin besimtarët në të vërtetën
e plotë dhe bën që në ta të banojë Fjala e Krishtit me bollëk”.
“Mos i kërko
Zotit
ngarkesa të lehta.
Kërkoji
një shpinë të fortë”.
SHËN TEREZA E AVILËS
(1515-1582)
PAPA FRANÇESKU
“Detyra e popullit të Hyjit është të ruaj
brenda njeriun: njeriun Jezus sepse
Ai është njeriu që u jep jetë të gjithë
njerëzve.”
“Është besimi
që ushqen lutjen
dhe në të njëjtën kohë
lutja është vaji
që e mban të ndezur
llambën e besimit.”
P. Livio Fanzaga
F A Q J A 3
J E T A E V A T R Ë S N R . 1 8
NA KONTAKTONI
E-mail: vatrabiblike@gmail.com
Vatra Biblike
Çdo të enjte, ora 19.00 - 20.30
Famullia “Zoja Ndihmëtare”
Rruga “Don Bosko”
Pyetja 9: Çfarë është Tora?
Tora do të thotë “mësimdhënie, dije, ligj ” dhe është emri që Hebrenjtë u kanë
dhënë pesë librave të parë të Biblës: Zanafilla, Dalja,Levitiku, Numrat dhe
Ligji i përtërirë. Duhet të dini se në këta libra gjenden tregime për origjinën e
botës e të njeriut, për miqtë e parë të mëdhenj të Hyjit si Noehu e Abrahami,
për lirimin e Hebrenjve nga Egjipti. Ndër të tjera një hapsirë e madhe ju është
dhënë listave të urdhërimeve dhe normave të sjelljes që shërbenin për të
rregulluar marrëdhëniet mes njeriut dhe Hyjit (Besëlidhja), transmetuar
nëpërmjet Moisiut. Kështu Tora është konsideruar “Libri i ligjit” i cili
studiohet dhe mbikëqyret me shumë zell dhe vëmendje nga çdo besimtar
hebre. Në traditën e krishterë këta libra janë quajtur me titullin “Pentateuku”,
që në greqisht do të thotë “pesë kuti”, duke iu referuar kutive ku ruheshin
rrotullat e pergamenës së pesë librave të shenjtë.
101 PYETJE MBI BIBLËN
 17 Janar 2018: UDHËZIME PËR JETË çdo të Mërkurë në orën 18.30
tek kisha “Zemra e Krishtit”,Tiranë, me Padre Piero Lamazza sj.
Për të rinjtë na mosha 18 deri 35 vjeç.
Në Shkodër, çdo të Martë ora 17.00 tek Seminari.
 3 Shkurt 2018: DITA E VATRËS. Të shtunën, 3 Shkurt të gjithë
anëtarët e VBK, miq dhe simpatizant, janë të ftuar të marrin pjesë në një
tërheqje shpirtërore, pranë shtëpisë së priftërinjëve Jezuit në Vaqarr.
Pas mësimeve mbi lutjen në Ungjillin sipas Mateut, Padre Flavio do të na
ofroj disa mësime të rëndësishme mbi “Lectio Divina” (= Leximi hyjnor)
pra mbi mënyrën e lutjes të bazuar në Bibël sipas traditës së vjetër perën-
dimore të murgjërve.
Do të ketë momente lutjeje dhe bashkëndarje të ecjes që po bëjmë në
VBK.
Gjithë kjo do të na ndihmojë të hyjmë më të impenjuar në kohën e afërt
të kreshmës.
Dreka - Secili do të kujdeset të sjellë diçka për të ngrënë duke bashkën-
darë.
Rregjistrimet kanë filluar. Ju lutem na kontaktoni në adresën tonë të
e-mailit vatrabiblike@gmail.com
NJOFTIME
“Mund të lodhesh
me çdo gjë,
por jo
me të kuptuarit. ”
VIRGJILI
(70 a.C. – 19 a.C.)
ÇFARË TË MIRE MUND TË NA OFROJË BIBLA?
Për çfarë flet Bibla?
Nëse do të na duhej ta përkufizonim me një frazë, do të duhej të thoshim se Bibla trajton historinë e
marrëdhënies mes Zotit dhe njerëzve, që nga fillimi deri në fund të kohrave.
Si e njohim ne këtë histori? Sepse na e ka zbuluar Zoti.
Mendojeni pak: nëse dëshironi të njihni një qenie inferiore - për shembull, një insekt - mund ta vëzhgoni atë, ta
shqyrtoni, ta copëtoni dhe ta dini se si është; nëse doni të njihni një person të ngjashëm me ju, mund të zbuloni
shumë gjëra vetëm duke e parë atë, pasi në shumë aspekte është i ngjashëm me ju, por do të ishte një ndihmë e
madhe nëse do të tregonit diçka për veten.
Por, nëse do të dëshironit të njihnit një qenie shumë më superiore nga ju, kjo do të ishte krejt e pamundur, nëse
ai nuk do ta lejonte këtë.
Vetë nuk do të mund të gjenit asgjë: duhet që ai t’jua zbulonte gjërat. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur me Hyjin.
Ai ka marrë iniciativën të na zbulojë gjëra që nuk do të kishim mundur kurrë t'i njihnim në mënyrë tjetër dhe
kjo zbulesë jepet në Bibël.
Çfarë na zbulon Bibla?
Ajo na zbulon si të vërtetë dhe pa gabime që Zoti është Krijuesi i çdo gjëje që ekziston: që Ai ka krijuar njeri-
un prej dashurisë dhe për dashuri, dhe kur njeriu vendosi të largohet nga kjo thirrje e tija, Zoti nuk e braktisi,
por i dërgoi Birin e vet për ta shpëtuar nga mëkati dhe vdekja.
Bibla tregon historinë e shpëtimit të njerëzimit, një histori që na përket të gjithëve dhe për këtë arsye ia vlen ta
njohim.
Cila është struktura e Biblës?
Fjala “Bibël” do të thotë bibliotekë.
Kur hapim një Bibël për herë të parë, kuptojmë se ajo që duket sikur është një volum i vetëm, në të vërtetë
është një përmbledhje me 73 libra! Dhe këto janë të ndara në dy grupe: 46 libra të Besëlidhja e Vjetër (Dhiata
e Vjetër) dhe 27 libra në Besëlidhja e Re (Dhiata e Re).
Besëlidhja e Vjetër tregon se si Zoti, Krijuesi i botës dhe i njeriut, ka lidhur me ta një Besëlidhje dashurie dhe
kur njeriu e theu këte Besëlidhje, Zoti jo vetëm e rinovoi atë, por premtoi të dërgonte dikë për të lidhur një
Besëlidhje të përjetëshme me njeriun.
Besëlidhja e Re tregon se si Zoti e mban këtë premtim përmes Jezusit, Birit të Tij të dashur, Zoti i mishëruar
bërë njeri.
Librat e kësaj “biblioteke” janë shkruar në një hark kohor rreth një mijë vjeçar, për këtë arsye ata kanë autorë
të ndryshëm por edhe gjini letrare të ndryshme.
Pra kemi tregime historike, tregime epike, mësime dhe fjalë të urta, poema, tregime mitike, profeci, letra dhe
tekste të një lloji të veçantë që nuk gjenden në asnjë vend tjetër: Ungjijtë.
Siç mund ta shihni, ka pak nga të gjitha e për të gjitha shijet.
Pra, nëse deri tani keni menduar se Bibla përmbante vetëm histori të mërzitshme që i përkisnin një të shkuare
që nuk ka asnjë lidhje me ju, hiqeni këtë ide, sepse nuk është e vërtetë!
Të lexosh Biblën është si të fillosh një udhëtim të mrekullueshëm në një botë tërheqëse që do të ketë gjithmonë
diçka të re dhe interesante për të të ofruar.
Në faqet e saj do të gjeni gjithmonë atë që keni nevojë të dëgjoni.
Fakti që është i formuar nga shumë libra të gjinive letrare të ndryshme, nga autorë, përqasje, qëllime, mënyra
komunikim të ndryshme, na garanton që leximi i saj nuk mund të jetë kurrë i mërzitshëm.
Mos rreshtni kurrë së gjeturi diçka që i flet direkt zemrës tuaj!
Zoti është bariu im,
asgjë nuk më mungon.
²Më mballon kullotave të gjelbra,
më prin në ujëra të qeta,
³shpirtin ma përtërin.
Ai më prin shtigjeve të drejta
në sajë të dashurisë së Emrit të vet.
฀Po edhe në kalofsha nëpër luginën e
hijes së vdekjes,
s’trembem nga e keqja
sepse ti je me mua:
thupra jote dhe kërraba
për mua janë ngushëllim
Psalmi 23

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Mais procurados (20)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
 
Islami ne bibel
Islami ne bibelIslami ne bibel
Islami ne bibel
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
 
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organikeKujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
 

Semelhante a Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)

Semelhante a Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018) (14)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
 

Mais de VatraBiblike

Mais de VatraBiblike (14)

Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6
 
Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5
 
Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2
 
Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4
 
Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
 

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)

  • 1. JETA E VATRËS B U L E T I N I I N F O R M A T I V I V A T R Ë S B I B L I K E K A T O L I K E 1 4 J A N A R 2 0 1 8 N R . 1 8 Në takimin e tetëmbëdhjetë të Vatrës Biblike, ishin të pranishëm 25 pjesëmarrës. Atë Flavio vazhdoi me komentimin e lutjes “Ati ynë” (Mt 6,9-13). Lutja fillon me zbulesën më të madhe të besëlidhjes së re, Hyjin si Atë. Ati ynë, sepse edhe kur jemi vetëm, asnjëhere nuk lutemi vetëm. Pasi jemi bash- kë me Krishtin nëpërmjet të Cilit kemi mundësi të themi Ati ynë. Krishti lutet së bashku me Kishën duke ju drejtuar Atit, me të cilin komu- nikon nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë. Lutja është Trinitare. Megjithëse këtu përdoret fjala Atë, realisht Jezusi ka përdorur fjalën Abba-Babush. Afrimitetin prej Biri që e kishte Jezusi na e ka mundësuar edhe neve (Shih Gal 4, 6). “U shenjtëroftë Emri yt”. Çdo varg është një temë lutje. P.sh. mund të lutemi që: “Bëj që gjithë qëniet njerëzore ta njohin si Atë”, “Bëj që sa më shumë njerëz ta pranojnë Mbretërinë e Atit në botë”. Ndërsa buka e përditshme përmbledh nevojat normale për një jetë të thjeshtë dhe me dinjitet, sipas vendit dhe epokës ku jetojmë, por aty mund të shihet edhe Eukaristia. Fjala “Sot” ka brenda provaninë e Hyjit. Mbas bukës vjen falja. Nuk jetohet pa bukë, nuk jetohet pa falje. Jetojmë si bij të Hyjit, jo si Krishti që është i pafajshëm për natyrë, por si qënie mëkatare që jemi falur nëpërmjet Jezu Krishtit. “E mos na lër të biem në tundim”. Dy vargjet e fundit paraqesin dramën e lirisë njerëzore që është gjithmonë në provë nga epshet dhe lakmitë e natyrës dhe nxitjet e tunduesit, Satanit. Tundimi-sprova. Bëhet fjalë për tundimin më të madh që kaloi Jezusi në kopshtin e Gjetsemanit edhe pse nuk përjashtohen të gjitha llojet e tjera. Dy- shimi se është braktisur nga Hyji si dhe braktisja nga miqtë më të ngushtë. Ka pirë helmin e jetës njerëzore deri në pikën e fundit në çdo aspekt. Është ajo që mistikët e quajnë “nata e shpirtit”. Lutuni që Zoti t`ju përjashtojë nga një gjë e tillë. Mjafton që e ka kaluar Krishti një herë e përgjithmonë. Vatra Biblike takimi nr. 18INFORMACION TAKIMI I RRADHËS 18 Janar 2018 Ora 19.00—20.30 Famullia “Zoja Ndihmëtare” Rruga “Don Bosko” Lutja e Mbrëmjes (tek kapela) Mësimi: Padre Flavio Cavallini (tek salla) Ju lutem lexoni kapitullin 6 të Ungjillit sipas Mateut Mos harroni të merrni Biblën me vete! “Shpirti i Shenjtë "nuk është një i afërm i varfër i Trinisë ", as një "mënyrë veprimi e Hyjit" ose, siç mendonin stoikët, "një energji ose një lëng që përshkon universin". Nuk është as "personi i tretë njëjës" i Trinisë, por më tepër "personi i parë shumës"; dashuri, siç tha Shën Agustini, e cila mban të bashkuar "Atin që do" dhe "Birin e dashur".” Atë R. Cantalamessa
  • 2. F A Q J A 2 PROGRAMI I TAKIMIT TË 19-të Lutja e Mbrëmjes: 19.00 Vazhdojmë të mësojmë të lutemi së bashku me Psalmet Mësimi: 19.30 Në takimin e rradhës do të trajtojmë pjesën e dytë të kapitullit 6-të. Ungjilltari na ofron një sintezë të mësimit të Jezusit mbi sjelljen e duhur kundrejt kërkimit të të mirave materiale dhe pasurisë. 20.00 Diskutim mbi temën e trajtuar në mësim J E T A E V A T R Ë S N R . 1 8 FJALOR I THJESHTË PENTATEUK Fjala “Petateuk” (Pesëlibërshi) në greqisht do të thotë “pesë kuti”. Librat e lashtë nuk përbëheshin nga fletë letre por nga rrotulla pergamene të cilat ruhe- shin në kuti cilindrike. Me emrin Pentateuk (Pesëlibërshi) quhet seria e pesë librave të parë të Biblës: Zanafilla, Dalja, Levitiku, Numrat dhe Ligji i përtërirë. Në hebraisht këta libra quhen Tora (mësimdhënie) ose Ligji i Moisiut. BIBLA NË KATEKIZMIN E KISHËS KATOLIKE (KKK) 79 Në këtë mënyrë komunikimi, që Ati ka bërë për veten e vet nëpërmjet Fjalës së vet në Shpirtin Shenjt, mbetet i pranishëm dhe veprues brenda Kishës: “Hyji, i cili foli dikur, nuk pushon së foluri me të Fejuarën e Birit të vet të dashur, dhe me Shpirtin Shenjt, nëpër të cilin zëri i gjallë i Ungjillit jehon në Kishën, dhe nëpërmjet kësaj në botë, i prin besimtarët në të vërtetën e plotë dhe bën që në ta të banojë Fjala e Krishtit me bollëk”. “Mos i kërko Zotit ngarkesa të lehta. Kërkoji një shpinë të fortë”. SHËN TEREZA E AVILËS (1515-1582) PAPA FRANÇESKU “Detyra e popullit të Hyjit është të ruaj brenda njeriun: njeriun Jezus sepse Ai është njeriu që u jep jetë të gjithë njerëzve.”
  • 3. “Është besimi që ushqen lutjen dhe në të njëjtën kohë lutja është vaji që e mban të ndezur llambën e besimit.” P. Livio Fanzaga F A Q J A 3 J E T A E V A T R Ë S N R . 1 8 NA KONTAKTONI E-mail: vatrabiblike@gmail.com Vatra Biblike Çdo të enjte, ora 19.00 - 20.30 Famullia “Zoja Ndihmëtare” Rruga “Don Bosko” Pyetja 9: Çfarë është Tora? Tora do të thotë “mësimdhënie, dije, ligj ” dhe është emri që Hebrenjtë u kanë dhënë pesë librave të parë të Biblës: Zanafilla, Dalja,Levitiku, Numrat dhe Ligji i përtërirë. Duhet të dini se në këta libra gjenden tregime për origjinën e botës e të njeriut, për miqtë e parë të mëdhenj të Hyjit si Noehu e Abrahami, për lirimin e Hebrenjve nga Egjipti. Ndër të tjera një hapsirë e madhe ju është dhënë listave të urdhërimeve dhe normave të sjelljes që shërbenin për të rregulluar marrëdhëniet mes njeriut dhe Hyjit (Besëlidhja), transmetuar nëpërmjet Moisiut. Kështu Tora është konsideruar “Libri i ligjit” i cili studiohet dhe mbikëqyret me shumë zell dhe vëmendje nga çdo besimtar hebre. Në traditën e krishterë këta libra janë quajtur me titullin “Pentateuku”, që në greqisht do të thotë “pesë kuti”, duke iu referuar kutive ku ruheshin rrotullat e pergamenës së pesë librave të shenjtë. 101 PYETJE MBI BIBLËN  17 Janar 2018: UDHËZIME PËR JETË çdo të Mërkurë në orën 18.30 tek kisha “Zemra e Krishtit”,Tiranë, me Padre Piero Lamazza sj. Për të rinjtë na mosha 18 deri 35 vjeç. Në Shkodër, çdo të Martë ora 17.00 tek Seminari.  3 Shkurt 2018: DITA E VATRËS. Të shtunën, 3 Shkurt të gjithë anëtarët e VBK, miq dhe simpatizant, janë të ftuar të marrin pjesë në një tërheqje shpirtërore, pranë shtëpisë së priftërinjëve Jezuit në Vaqarr. Pas mësimeve mbi lutjen në Ungjillin sipas Mateut, Padre Flavio do të na ofroj disa mësime të rëndësishme mbi “Lectio Divina” (= Leximi hyjnor) pra mbi mënyrën e lutjes të bazuar në Bibël sipas traditës së vjetër perën- dimore të murgjërve. Do të ketë momente lutjeje dhe bashkëndarje të ecjes që po bëjmë në VBK. Gjithë kjo do të na ndihmojë të hyjmë më të impenjuar në kohën e afërt të kreshmës. Dreka - Secili do të kujdeset të sjellë diçka për të ngrënë duke bashkën- darë. Rregjistrimet kanë filluar. Ju lutem na kontaktoni në adresën tonë të e-mailit vatrabiblike@gmail.com NJOFTIME “Mund të lodhesh me çdo gjë, por jo me të kuptuarit. ” VIRGJILI (70 a.C. – 19 a.C.)
  • 4. ÇFARË TË MIRE MUND TË NA OFROJË BIBLA? Për çfarë flet Bibla? Nëse do të na duhej ta përkufizonim me një frazë, do të duhej të thoshim se Bibla trajton historinë e marrëdhënies mes Zotit dhe njerëzve, që nga fillimi deri në fund të kohrave. Si e njohim ne këtë histori? Sepse na e ka zbuluar Zoti. Mendojeni pak: nëse dëshironi të njihni një qenie inferiore - për shembull, një insekt - mund ta vëzhgoni atë, ta shqyrtoni, ta copëtoni dhe ta dini se si është; nëse doni të njihni një person të ngjashëm me ju, mund të zbuloni shumë gjëra vetëm duke e parë atë, pasi në shumë aspekte është i ngjashëm me ju, por do të ishte një ndihmë e madhe nëse do të tregonit diçka për veten. Por, nëse do të dëshironit të njihnit një qenie shumë më superiore nga ju, kjo do të ishte krejt e pamundur, nëse ai nuk do ta lejonte këtë. Vetë nuk do të mund të gjenit asgjë: duhet që ai t’jua zbulonte gjërat. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur me Hyjin. Ai ka marrë iniciativën të na zbulojë gjëra që nuk do të kishim mundur kurrë t'i njihnim në mënyrë tjetër dhe kjo zbulesë jepet në Bibël. Çfarë na zbulon Bibla? Ajo na zbulon si të vërtetë dhe pa gabime që Zoti është Krijuesi i çdo gjëje që ekziston: që Ai ka krijuar njeri- un prej dashurisë dhe për dashuri, dhe kur njeriu vendosi të largohet nga kjo thirrje e tija, Zoti nuk e braktisi, por i dërgoi Birin e vet për ta shpëtuar nga mëkati dhe vdekja. Bibla tregon historinë e shpëtimit të njerëzimit, një histori që na përket të gjithëve dhe për këtë arsye ia vlen ta njohim. Cila është struktura e Biblës? Fjala “Bibël” do të thotë bibliotekë. Kur hapim një Bibël për herë të parë, kuptojmë se ajo që duket sikur është një volum i vetëm, në të vërtetë është një përmbledhje me 73 libra! Dhe këto janë të ndara në dy grupe: 46 libra të Besëlidhja e Vjetër (Dhiata e Vjetër) dhe 27 libra në Besëlidhja e Re (Dhiata e Re).
  • 5. Besëlidhja e Vjetër tregon se si Zoti, Krijuesi i botës dhe i njeriut, ka lidhur me ta një Besëlidhje dashurie dhe kur njeriu e theu këte Besëlidhje, Zoti jo vetëm e rinovoi atë, por premtoi të dërgonte dikë për të lidhur një Besëlidhje të përjetëshme me njeriun. Besëlidhja e Re tregon se si Zoti e mban këtë premtim përmes Jezusit, Birit të Tij të dashur, Zoti i mishëruar bërë njeri. Librat e kësaj “biblioteke” janë shkruar në një hark kohor rreth një mijë vjeçar, për këtë arsye ata kanë autorë të ndryshëm por edhe gjini letrare të ndryshme. Pra kemi tregime historike, tregime epike, mësime dhe fjalë të urta, poema, tregime mitike, profeci, letra dhe tekste të një lloji të veçantë që nuk gjenden në asnjë vend tjetër: Ungjijtë. Siç mund ta shihni, ka pak nga të gjitha e për të gjitha shijet. Pra, nëse deri tani keni menduar se Bibla përmbante vetëm histori të mërzitshme që i përkisnin një të shkuare që nuk ka asnjë lidhje me ju, hiqeni këtë ide, sepse nuk është e vërtetë! Të lexosh Biblën është si të fillosh një udhëtim të mrekullueshëm në një botë tërheqëse që do të ketë gjithmonë diçka të re dhe interesante për të të ofruar. Në faqet e saj do të gjeni gjithmonë atë që keni nevojë të dëgjoni. Fakti që është i formuar nga shumë libra të gjinive letrare të ndryshme, nga autorë, përqasje, qëllime, mënyra komunikim të ndryshme, na garanton që leximi i saj nuk mund të jetë kurrë i mërzitshëm. Mos rreshtni kurrë së gjeturi diçka që i flet direkt zemrës tuaj! Zoti është bariu im, asgjë nuk më mungon. ²Më mballon kullotave të gjelbra, më prin në ujëra të qeta, ³shpirtin ma përtërin. Ai më prin shtigjeve të drejta në sajë të dashurisë së Emrit të vet. ฀Po edhe në kalofsha nëpër luginën e hijes së vdekjes, s’trembem nga e keqja sepse ti je me mua: thupra jote dhe kërraba për mua janë ngushëllim Psalmi 23