2. Relaksimi, gëzimi, hareja dhe lumturia është
nevojë dhe kërkesë e çdo njeriu mbi faqen e tokës.
Secili prej nesh kërkon faktorë të cilët e relaksojnë, e bëjnë të qeshë ose të
buzëqeshë. Secili prej nesh kërkon dhe ka nevojë të shohë gjëra të reja dhe
relaksuese. Secili prej nesh kërkon që nëpërmjet sportit, dëfrimit dhe
argëtimeve të largojë lodhjen, mërzinë dhe stresin.
Vetë i dërguari i Zotit a.s, shihej gjithmonë i buzëqeshur dhe i gëzuar. Kjo
ndodhte edhe kur shoqëria muslimane ndodhej përballë një krize dhe
problemi serioz.
Po ne muslimanët e sotëm, a ndihemi të gëzuar? Si mund t'a shtojmë
gëzimin në familjet dhe shoqëritë tona? Si gëzohemi dhe argëtohemi ne
muslimanët dhe si argëtohen perëndimorët?
3. Sot, për tu argëtuar, dëfryer dhe për t'u
relaksuar, janë ndërtuar qytete dhe është vënë në funksion të
saj një industri e tërë. Në këto qytete, gjenden të gjithë
mjetet e dëfrimit dhe për të gjithëgrupmoshat, që nga fëmijët
e vegjël deri tek të moshuarit. Ekzistojnë komplekse dhe
shërbime nga më të ndryshmet, për t'i bërë njerëzit të qeshin
dhe të gëzojnë. Këto vende vizitohen dhe frekuentohen gjatë
gjithë vitit. Turizmit i kushtohet një rëndësi të madhe, pasi të
ardhurat prej tij janë të konsiderueshme. Sot ekzistojnë
vende për turizëm ekonomik, historik, kulturor dhe edukativ.
4. Kështu, shohi
m që në
perëndim i ku
shtohet
rëndësi argët
imit,
relaksimit dhe
dëfrimit.
Thotë Profeti a.s:"I relaksoni shpirtërat tuaj kohë pas kohe!"
Për t'i kthyer buzëqeshjen dhe për t'u relaksuar, njeriut i mjaftojnë edhe
gjërat më të thjeshta. Njeriu qetësohet dhe relaksohet edhe me cicërimat
e bukura të zogjve dhe pamjet e bukura në natyrë.
Një fjalë e urtë thotë:"Tre gjëra e largojnë hidhërimin: Gjelbërimi, uji dhe
fytyra e hijshme."
cilat janë
ne dhe kompani të
itucio
ëtimit.
Sot janë ngritur inst
it, relaksimit dhe arg
n e dëfrim
ka fituar
ecializuar në fushë
sp
gëzon një tjetër, ai
o njeri që e
otë Profeti a.s:"Çd
Th
adhëruar."
në e vetë Zotit të m
kënaqësi
5. ë
ë fitojm
he t
ijmë d et dhe
rr
që të a të sahab
im
i si syn ëruar. Ve
he
e, kem ë madh
etën d e
a, j
hë n
Të gjit e Allahut t ikuan gjithçk ej qejfi dh
ë
if
h
aqësin e parë, sakr . Atyre u bë ësinë e
kën
t iv
ët
aq
sliman r këtë objek fitonin kën
ur
mu
ur e
kënaq
ë, p ë
.
k
i
t
n
pasuri hin pa masë llej në Kuran llahu është
ën hije
s
a
A
n
e
gëzoh e kur kjo shp r në Kuran:" r besnikëri randaj u
a
h
p
pë
Zotit d ti i madhëru t’u betuan mrat e tyre fërt."
ze
ur
Zo
të a
Thotë esimtarë, k ç’kishte në
fitore
jë
u me n
ata b
te se
in
bl e
me
he
. Ai e d dhe i shpër
mës
abet d
sah
e pe
ë si
gjithë
re qet
y
të
kte
dha at )
i gëzoi
produ
8
i tillë
1
t
në
(Fet'h
një aje
k t hy e r
që
në
, sot ja
dyshim in a.s.
Pa
eja
ofet
he har
r
vetë P hja, gëzimi d
es
Buzëq le.
ria
indust
6.
7. Vetë ai, shihej gjatë gjithë kohës i buzëqeshur dhe buzagaz.
Në fakt, vetë ritet fetare, janë mundësi relaksimi dhe çlodhjeje. Njeriu
është krijuar nga balta dhe shpirti. Vetë shpirti e gjen qetësinë dhe
relaksohet kur lidhet me Krijuesin e tij suprem. Ndërkohë që balta,
qetësohet dhe relaksohet kur kontakton me prodhimet e tokës dhe
kënaqësitë e kësaj bote.Kështu, njeriu në islam gjen dhe i garantohen
të gjithë llojet e relaksit, atij shpirtëror dhe fizik. Nëse do të donim t'a
përshkruanim islamin me njërën nga ngjyrat e njohura, vallë çfarë
ngjyre do i jepje ti o vëlla dhe o motër? Të bardhë, jeshile apo blu?Jam
i sigurtë se askush prej nesh, nuk do i jepte islamit ngjyrën e zezë, të
frikshme dhe të zymtë.
8. Një e krishterë, kur përqafoi islamin,
tha:”Për Zotin. Jeta që kam jetuar deri tani i ngjan qymyrit të zi,
ndërkohë që jeta e re në islam, i ngjan diamantit dhe kristalit të
bardhë.”
Një kinez tjetër, u konvertua në musliman për shkak të një vajze
muslimane të cilën e kishte dashur dhe për t’u martuar, pranoi islamin.
Fillimisht, konvertimi në musliman ishte për një leverdi dhe interes
personal. Kur u takova me të në Malajzi më tha:”Unë hyra në islam për
shkak të dashurisë që ndjeja për bashkëshorten time, por pasi u
prezantova rrënjësisht me islamin. Prandaj unë e falenderoj Zotin që më
ka udhëzuar në këtë fe, e cila është feja më e pranueshme për natyrën
njerëzore.”
9. Çdo shoqëri dhe komb, ka metodat dhe mënyrën e tij
për të shprehur gëzimin dhe harenë. Edhe ne muslimanët,
kemi festat dhe metodat tona. Ne kemi dy festa vjetore, dy bajramet, dhe
po kështu, kemi çdo javë një ditë feste, ditën e xhuma.
Festa e fitër bajramit, vjen pas një muaji agjërim dhe adhurimi, gjë e cila padyshim
i ka lodhur muslimanët. Kështu, vjen festa e fitër bajramit, me qëllim që të
çlodhen dhe gëzojnë. Po ashtu dhe kurban bajrami, i cili vjen si kurorëzim i ritit të
Haxhit, i cili dhe ai është i lodhshëm. Kurban bajrami vjen për t’u relaksuar dhe
çlodhur, pas atyre ditëve ku ne kemi përkujtuar Zotin dhe kemi ringjallur traditën
e profetit Ibrahim.
Kurse festa javore, është ajo e ditës së xhuma. Gjatë orës që falet e xhumaja, të
gjithë muslimanët duhet të jenë shkëputur nga punët dhe angazhimet e tyre të
përditshme dhe të jenë grumbulluar në xhami. Ato çaste, janë çaste relaksi dhe
pushimi të detyrueshëm. Me të përfunduar namazi i xhumasë, të gjithë janë të lirë
të shpërndahen dhe t’u kthehen angazhimeve të tyre.
10. Ditën e xhuma, pëlqehet që të lexohet
sureja Kehf, e cila përmban disa histori të ndryshme. Historia
e parë e kësaj sureje, flet për një grup të rinjsh të cilët jetonin
në një shoqëri të degjeneruar, të korruptuar dhe pagane. Ata
morrën një vendim të vështirë, duke u izoluar prej një
shoqërie të tillë. Një vendim të tillë, ata e morrën pasi ishin
besimtarë të përkushtuar. Kështu, ata nuk u morrën me
rregullimin e gjendjes në shoqëri, por preferuan të pushonin
dhe relaksoheshin. Ata ishin të pajisur me besim dhe ishin të
përkushtuar, por nuk kishin vepra dhe dëshirë për të punuar.
11. Historia e dytë, është e dy fermerëve, të cilët kishin mbjellë nga një
fermë me fruta. Fermeri i parë, një ditë hyri në fermën e tij dhe mbeti i
mrekulluar nga pemët gjithë fruta, gjelbërimi, rregulli dhe bukuria e
fermës së tij. Të gjithë këtë, ai ia atriboi vetes së tij.
Ky person, kishte punuar dhe frut i punës së tij, ishte ferma që kishte
ngritur, por atij i mungonte besimi.
Historia e tretë është është e Dhul Karnejnit i cili brodhi gjithë botën. Ai
ishte punëtor dhe, njëkohësisht edhe besimtar dhe i përkushtuar. Për
shkak se ishte besimtar i përkushtuar, kur ndërtoi digën për të penguar
Jexhuxh Mexhuxhët, ai e ndërtoi atë në formën më të mirë. Me këtë,
Dhul Karnejni kthehet në modelin më të mirë të besimtarit.
12. Modeli ynë nuk mund të jenë ai grup të rinjsh
të cilët u izoluan nga shoqëria duke u vendosur
në një shpellë. Modeli ynë nuk mund të jetë edhe fermeri i cili
mendonte se ishte vetëm puna dhe lodhja e tij, ajo që e kishin bërë
fermën aq të bukur dhe hijerëndë.Modeli ynë më i mirë, është kur
bashkohet puna dhe besimi.Faraoni, caktoi një ditë ku e gjithë popullata
dhe ai vetë, do të shihnin triumfin kundrejt Musait a.s. Kjo ditë që u
caktua, ishte dita e festës së egjyptianëve. Po përse donte t’a sfidojë
Musanë pikërisht ditën e festës?Ajo ditë quhej ndryshe dita e besës
ndaj lumit Nil. I gjithë Egjypti asokokohe, mendonte se triumfi dhe
fitoret u vinin prej lumit Nil. Kështu, për t’a nderuar këtë lum, kishin
caktuar një ditë, ku gëzoheshin, dëfrenin dhe argëtoheshin.
13. Edhe pse ishte ditë feste, triumfi dhe gjithçka dukej e gëzuar dhe e
lumtur, kjo ditë u shndërrua në ditë humbje për Faraonin. Kjo ndodhi
para gjithë njerëzve dhe popullit të Egjyptit.
Për regjistrimin e këtij emisioni, kemi ardhur në Australi dhe pikërisht
jemi ulur në një vend ku vizitohet nga shumë turistë. Duke më parë me
veshjen tipike të vendeve arabe, shumë turistë më afroheshin dhe më
pyesnin nga jam, çfarë po regjistrojmë etj... Unë u përgjigjesha i qetë
dhe u tregoja se po regjistrojmë një emision mbi gëzimin dhe dëfrimin
në islam. Por njëri prej tyre më befasoi me pyetjen:”Pse, edhe ju
muslimanët dëfreni?”
14. Një pyetje e tillë, është tregues i nocionit dhe imazhit për muslimanët
në perëndim.
Një i hebre, i tha Umer ibnul Hatabit:”Ju keni në Kuran një verset, - dhe i
lexoi versetin” Sot e plotësova fenë tuaj, plotësova mirësinë Time ndaj
jush dhe kam zgjedhur islamin si fenë tuaj” të cilin po ta kemi ne në
librat tona, ditën kur është shpallur, do e kthenim në ditë feste.”
Umeri ia ktheu duke qeshur:”Për Zotin ajo është ditë feste tek ne, pasi
është shpallur ditën e xhuma dhe ditën e Arafatit.”
Një herë, Aisheja i kërkoi Profetit a.s të shohë abisinasit si kërcejnë dhe
luajnë në xhami. Dhe Profeti a.s e lejoi dhe nuk e privoi nga ky gëzim.
15. Sot muslimanët përballen me shumë sfida dhe probleme si në
Irak, Palestinë dhe vende të tjera. Por kjo nuk do të thotë që ne të
mos gëzojmë dhe të mos dëfrehemi.
Gëzimi dhe hareje, e pajisin njeriun me energji të reja dhe forcë
për t’i përballuar më mirë sfidat dhe vështirësitë.
Thotë Profeti a.s:”Buzëqeshja jote para një vëllai, është sadaka.”
Kjo, pasi nëse do i buzëqeshësh do e nxisësh të të flasë dhe të
komunikojë me ty. Madje, buzëqeshja është një mesazh shumë i
fortë që ti je njeri i nderuar, zemërmirë, i dashur dhe me edukatë.
16. Feja jonë është fe e buzëqeshjes dhe mirësjelljes, gjë të cilën duhet t’ua
bëjmë të ditur të gjithë botës. Përse të mos eksportojmë buzëqeshjen
dhe paqen, në vend të shpërthimeve, shkatërrimit dhe terrorizmit?
Ashtu siç ata janë të aftë të prodhojnë teknologji e cila i bën të gëzojnë
dhe dëfrejnë dhe e eksportojnë edhe tek neve, ashtu edhe ne duhet të
eksportojmë artin e gëzimit dhe buzëqeshjes.
Ditën e festës së bajramit, Profeti a.s i porosiste që të dalin të gjithë dhe
të gëzojnë. Madje, ai i porosiste edhe gratë që nuk mund të falen në
xhami atë ditë, që të marrin pjesë dhe të dalin në shesh.
17. Një australian që kërkonte të mësojmë më shumë mbi
Islamin, i kërkoi një shokut të tij musliman që t’i mësojë diçka.
Muslimani, pasi i mësoi disa parime të përgjithshme, i tha:”Pas katër ditësh, është
festa e bajramit, ku të gjithë muslimanët gëzojnë dhe dëfrehen. Atë ditë, i gjithë
komuniteti musliman në Australi, do të jenë të grumbulluar në xhami. Është rast i mirë
të mësosh traditat dhe shumë gjëra të tjera rreth islamit.”
Ditën e bajramit, australiani mbeti i mrekulluar dhe dëshmoi para të gjithëve se:”Nuk
ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij.”
Imami Ibnul Haxher (biri i gurit) ka marrë këtë nofkë, pasi kur mësonte qëndronte ulur
mbi gurë, për shkak se nuk kishte gjë tjetër ku të ulej, pasi ishte shumë fukara.
Ai u angazhua për komentimin e haditheve të imam Buhariut dhe e përfundoi vetëm
pas njëzet e pesë viteve. Ditën që e përfundoi këtë projekt madhështor, ai u gëzua
shumë dhe shpenzoi nga xhepi i tij mbi pesëqind dinarë, duke shpërndarë dhurata dhe
ëmbëlsira.
18. Vetë i dërguari i Zotit a.s, e festonte ditëlindjen e tij, duke
agjëruar. Kështu, shohim që problemi nuk qëndronte tek
festimi, por tek mënyra si e feston një ndodhi të caktuar.
Problemi nuk qëndron tek gëzimi, por tek mënyra si e
shprehim gëzimin.
Gëzimi duhet të jetë me gjëra që e kënaqin Zotin e
madhëruar, dhe jo me gjëra që e zemërojnë.
19. Ne si muslimanë duhet të përpiqemi që gëzimin,
harenë dhe lumturinë t’a bëjmë karakteristikë të çdo
familjeje muslimane. çdo individ musliman, çdo
familje dhe çdo shoqëri muslimane kërkon të jetojë e
lumtur si në këtë botë ashtu dhe në botën tjetër.
Gëzimi dhe hareja nuk ka përse të jenë vetëm në këtë
botë. Gëzimi dhe hareja më e madhe do të jenë në
botën tjetër, sidomos ato çaste kur të takohemi dhe
të shohim madhështinë e Allahut.
20. Pikërisht këtu qëndron dhe gëzimi i muslimanëve dhe i
jomuslimanëve. Ata që nuk janë muslimanë, shpenzojnë
dhe sakrifikojnë gjithçka, me qëllim që të shijojnë kënaqësitë
e kësaj bote. Ndërkohë që muslimani ashtu siç kërkon të
kënaqet dhe të gëzojë në këtë botë, kërkon edhe në botën
tjetër. Në fund, e lusim Zotin që të na i shtojë gëzimet dhe
kënaqësitë si në këtë botë ashtu dhe në tjetrën.
Paqja e Zotit qoftë mbi ju!
E-dini