Anúncio

Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!

22 de May de 2018
Anúncio

Mais conteúdo relacionado

Anúncio

Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!

  1. Shqiperia e mesme PROJEKTANETARET: REXHEP SMOQI ENRIKO HYKA ELVIS KOSTA FRANC FAJA KLEJDI KOCI KLAJDI VRIONI KLESETI ELEZI MATEO DEMALIJA Aldo Coku Mario Nikolla Erid Disha
  2. Qytetet e Shqiperise se Mesme Durresi Tirana Kruja Shijak
  3. Tirana Historia e Tiranes Për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut. Sundimtarë të tokave ku shtrihet sot Tirana në shekullin e XIV kanë qenë familja e Topiajve. Nga mesi i shekullit XIV deri më vdekjen e Skënderbeut kanë qenë pjesë e tokave Kastriote. Si kryeqytet i përkohshëm Tirana u shpall më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.
  4. Durresi Historia e durresit Durrësi mund të krahasohet me qytetet më te mëdhenj te Mesdheut antik dhe Mesdhetar. Qyteti Epidamn Dyrak u ndërtua nga Iliret Taulant, dallendyshasit ne shekuj XIII-XI p.K. Banoret e pare te Dyrrahut, para ilireve te quajtur protoiler, pellazge, ngritën ne rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para prehistorike. Mbreteria Gjatë viteve të monarkisë shqiptarë (1924-1939) Durrësi fitoi një frymëmarrje të re dhe qytetaria fisnikë durrsakë e bëri qytetin e vet model të zhvillimit ekonomik kapitalist. Më 7 prill 1939 qyteti dhe rrethinat e tij u pushtuan nga trupat e ushtrisë italianë dhe gjermanë dhe më 14 nëntor 1944, Durrësi u çlirua. Periudhës së sistemit socialist (1945-1990), i përkasin investimet në disa degë të industrisë, kolektivizimi i bujqësisë, masivizimi i arsimit, ngritja e një seri objektesh social kulturorë etj.
  5. Emblema e Durresit viti 700-2018 Emblema Durresit 700-1000 Emblema Durresit sot
  6. Shijak Shijaku në historikun e tij perfaqësohet si vendbanim i hershëm, ku ne hartën e disa vendbanimeve parahistorike të shqiperisë gjendet edhe "guri unik militar" i tij, i gjetur në afërsi të fshatit Sallmone prane lumit Erzen pergjate rruges Dyrrachium-Lisus dhe që i takon kohës së paleolitit të lartë. Historia dëshmon se pas themelimit të Durrësit në vitin 627 para Krishtit, një nder qendrat e banuara ka qenë edhe Shijaku si pjesë përbërëse e fisit të taulanteve të cilit si qendër të territorit të tyre kishin Durrësin.
  7. Historiku i Elbasanit Në etapën e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare veçojmë Elbasanin si përhapës i mendimit përparimtar arsimor e kulturor. Qyteti i Elbasani konsiderohet si një nga vatrat më të rëndësishme të luftës për liri dhe çlirim kombëtar. Gjatë periudhës 1924 – 1939 qyteti i Elbasanit arriti një zhvillim të ndjeshëm në disa drejtime Në vitin 1945 u vendos diktatura e proletariatit, regjimi komunist dhe qyteti vuajti për 45 vjet nga represioni që donte ta privonte nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore. U persekutuan personalitetet më të spikatura të qytetit të Elbasanit.
  8. Kruja Historia e krujes Për herë të parë emri "Krujë" përmendet në shekullin e IX ne nje dokument kishtar te vitit 879-të e.s redaktuar nga peshkopi i krahines,ne permbajtje te se cilit citohet ne latinisht, emri i qytetit "Croia".Emri "Krujë" mendohet ta ketë origjinën nga fjala "krua" (burim uji), sepse në Krujë ka shumë burime të tilla Kruja njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë gjatë kohës që Skënderbeu udhëhiqte këtë rezistencë. Keshtjella e Krujes u rrethua 4 herë nga ushtria Osmane. Në rrethimin e katërt kështjella e Krujës ra në dorën e pushtuesit.Skenderbeu lindi ne Kruje Principata e Kastriotit
  9. Kultura Kultura e Shipërisë është e pasur në shumë drejtime të arit si kinematografi, teatër, art figurative etj. Kostumet popullore Rajoni i Elbasanit si zonë e ndërmjetme folklorike, numëron rreth 37 kostume popullore autentike, me mbi 10 varjante. Sipas etnologut Thanas Meksi: “Nga burimet etnografike dhe gërmimet arkeologjike, harta kostumologjike e rajonit del e pasur dhe shumë e hershme. Dasma elbasanase Dasma zgjaste gati shtatë ditë, por duke filluar nga dita e enjte ceremonia merr kuptimin e plotë bashkë me ritet shoqëruese. “
  10. Pal Engjelli Pal Engjlli (1416 – 1470) ishte një klerik katolik arbër që shkroi fjalët në gjuhën shqipe , të quajtura Formula e pagëzimit, më 1462. Pal Ëngjëlli, kryepeshkop i Durrësit është ndër pinjollët e parë të dokumentuar nga dera fisnike e njohur si Familja e Ëngjëllorëve e cili nga vëllai i tij më vonë u njohën si Ëngjëllorët e Drishtit. Shkrimi i parë i shqipes Formula shkruan Unte' paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit, këto radhë janë shkruar në faqen 4 (në krye) të këtij dorëshkrimi latin. Formula u gjet në një letërkëmbim mes priftërinjsh drejtuar Kishës së Trinisë së Shenjtë në Mat. Letra daton më 8 nëntor 1462. Në Bibliotekën Laurentiana të Firencës ky raport i shkruar nga dora e Pal Engjëllit në 37 fletë, mban numrin e inventarit 1167 dhe ruhet si një ndër dokumentet e çmuara të kësaj biblioteke të kohës së Rilindjes Europiane.
  11. Aleksander Moisiu Aleksandër Moisiu ose Alexanderlindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste dhe vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë, ishte aktor austriak me origjinë shqiptare. Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durresit, Shkolla e mesme e pergjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.
  12. Sportet Basketboll Liga e Basketbollit e Shqipërisë është një kompeticion që konsiston në pjesëmarrjen e klubeve profesioniste të basketbollit në Shqipëri U themelua në vitin 1946 nga FSHB. Futbolli Futbolli në Shqipëri ka ekzistuar para se të krijohej Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF). Kjo është dëshmuar nga regjistrimi i ekipit në turneun e Kupës Ballkanike gjatë viteve1929-1931, i cili filloi në vitin 1929. Kombëtarja Shqiptare u themelua më 6 qershor 1930.
  13. Gatime Tave Lemi Mishi i prere ne racione zihet derisa te mbetet me pak leng. Pastaj me gjalpe kaurdiset qepa e grire holle, hidhet edhe mishi, kaurdiset me qepen, duke shtuar spec te kuq dhe vihet ne tave. Ne vecanti rrihen vezet me kos, lengu i mishit, niseshtea, kripa perzihen dhe u hidhen siper thelave. Sperkatet me gjalpe dhe piqet ne furre. per 4-5 persona duhen: Mish 4-5 racione, qepe 2 kokrra, gjalpe 2 luge gjelle, pak fare spec te kuq, veze dy kokrra, kos 2 gota. niseshte 1 luge gjelle, leng mishi 1 gote.
  14. Qebap me veze Te brendshmet e bagetive pa plendesin pervelohen dhe priten ne kubike mesatare. Kaurdiset ne fillim qepa me lyre, hidhen te brendshmet, shtohen kripe dhe piper i zi, spec djeges ose piper te kuq, pak uje dhe lihen te zjejne. Ne nje ene tjeter rrihen vezet me pak mjell, perzihen dhe hidhen tek melqite, dhe me pas i lejojme qe te zjejne per 8-10 minuta (Varet nga tensioni). Me pas ato serviren Kjo eshte si pune para ushqimi, eshte per te hapur oreksin. Per kete duhen. Melci te grira 2 duar, qepe 2 kokrra (mesatare), kripe, lyre 2 luge gjelle, piper, nje maje luge spec djeges, veze 2 kokrra, dhe mjell nje luge gjelle.
  15. Fergese Tirane Për 4-5 persona duhen: Speca 8-10 copë mesatare, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyrë për skuqje, 2 filxhanë kafeje, miell 1 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, gjizë 4-5 lugë gjelle, spec djegës sipas dëshirës Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhet domatet e qëruara nga cipa dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë. Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar.
Anúncio