SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 2
Baixar para ler offline
PARATHËNIE PËR LIBRIN "JU KENI QENË KËTU MË PARË"
      të autores Dr. Edith FIORE, përkthyer në shqip nga Ibrahim HAJDARI

       S'do mend se parapsikologjia, kjo shkencë paranormale që mundohet ta zbërthejë apo
ta pranojë si të tillë edhe të padukshmen, të pashpjegueshmen, pak nga pak është duke e zënë
vendin e vet në mesin e shkencave tjera "zyrtare" duke u imponuar si shtyllë e perceptimit të
ekzistencës univerzale në përgjithësi apo të gjenezës së jetës, njeriut, në veqanti.

        Si gjurmues i paepur drejt së panjohurës, që në rininë e hershme, ndeshja ime me
literaturën okultiste sikur ka hapur një portë të panjohur e cila shpiente në një qasje të re, në
një këndvështrim të ri, që, mendoja atëbotë, është çelësi i hapjes së të gjitha portave që në
vete ngërthejnë pyetje dhe dilema, të cilave zakonisht ose s'kemi pasur guximin t'ju qasemi,
ose i kemi injoruar duke e futur kokën tonë në rërë (principi i strucit). Fakti se këtë portë nuk
e kisha vënë re më herët edhepse ajo kishte ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë sa të ketë ajër
në këtë tokë, më përkujton ylberin. Me gjithë bukurinë që ka, ylberin nuk mund ta vërejnë të
gjithë njerëzit, sepse, që ai të shfaqet dhe t'i bashkojë dy brigje, duhet së pari të plotësohen tri
parakushte: të bie shi, të nxejë dielli dhe kushti i tretë, për rastin tonë më i rëndësishmi, pozita
në të cilën ne ndodhemi. Ne mund të ndodhemi në pozitë anësore ndaj ylberit dhe mos ta
vërejmë atë, apo t'i dalim diellit përballë dhe kësisoj, këtë moment fascinues të natyrës ta
lëmë të ndodh prapa shpinës sonë, mos ta vërejmë fare! Dhe përkundër kësaj, ne nuk mund të
ankohemi se ylberi nuk është shfaqur, nuk ka ekzistuar. Në fakt, ne duhet t'ia drejtojmë
gishtin vetes sonë që nuk e kemi kërkuar atë!

        Që kur isha kryeredaktor i "Mjellmës", të parës revistë për fenomene buzë shkencës në
gjuhën shqipe, ia kisha vënë për qëllim vetes që lexuesit shqiptar t'ia ofrojë një këndvështrim
të ri, bazuar në mendimin pozitiv. Një këndvështrim që, për shumëçka, dallon nga ky i
përditshmi, i deritanishmi. Një këndvështrim që do të ishte dobiprurës, konstruktiv.

        Çfarë më motivoi që t'i përvishem përkthimit të librit "Ju keni qenë këtu më parë"? Në
libër, autorja Edith Fiore, doktoreshë e psikologjisë, hipnoterapeute e njohur, na ballafaqon
me një realitet të ri të përjetuar nga vetë ajo përgjatë seancave të panumërta që i kishte me
pacientë. Pacientët e saj nuk janë të rëndomtë. Ata vuajnë nga sëmundje psikosomatike, që
mjekët zyrtarë i kanë "shpallur" si të "pashërueshme" dhe janë dorëzuar para tyre: trauma,
strese, ankthe, pagjumësi, agoni, frika marramendëse nga lartësia, uji, zjarri etj., migrena të
pashpjegueshme deri në çmenduri e jo rrallë edhe deri në vdekje. Fare të pashpresë, të humbur
diku mes tokës dhe qiellit, këta pacientë, si në mrekullitë që ngjajnë vetëm në përralla, e
gjejnë shërimin e tyre tek Dr. Fiore, e cila përmes hipnozës regresive i dërgon ata në
momentin e origjinës së simptomeve, apo ngjarjes që ka shkaktuar sëmundjen dhe përmes
ripërjetimit të rastit, pacientët e fshiejnë nga ndërdija e tyre atë "vrimën e zezë" të ngulitur
thellë në labirinthet e jetërave të përjetuara. Dhe kësisoj simptomet zhduken sepse ndërdija,
ky "hard disc" i pafund i biografisë sonë të amshueshme, nuk e "udhëzon" më vetdijen që
simptomet të rishfaqen edhe në jetën aktuale.

       Kësisoj, Dr. Fiore, na vë përballë një sfide të vjetër sa dhe vetë njeriu: ta pranojmë
reinkarnimin si një dukuri që na përcjell dhe ne fare nuk jemi të vetdijshëm për këtë, apo ta
injorojmë atë, ose edhe më tepër ta hedhim poshtë si një trillim teatral të trurit të njeriut, kësaj
kutie misterioze me kapacitet të paskajshëm. Por, nuk është kjo dilemë, arsyeja që më cyti në
përkthimin e librit. Të besosh apo jo në teorinë e reinkarnimit, është sikur të diskutosh për
shijen! Le të mbetet kjo në shijen e secilit lexues veq e veq, në lirinë e tij të të menduarit.

        Pretendimet e mia janë më të thella, siq e thashë më sipër, më konstruktive, më
dobiprurëse. Populli shqiptar me dekada të tëra ka përjetuar golgotën e vet. Sidomos dekada e
fundit ka lënë vrragë të pashlyeshme në kujtesën tonë, lexo në ndërdijen tonë. Dhuna, terrori,
maltretimet, dhunimet, burgosjet, vrasjet dhe zhdukja e më të afërmëve tanë në mënyra më
barbare, më misterioze, thënë shkurt periudha e paraluftës dhe e luftës së fundit në Kosovë, ka
lënë gjurmë të thella në ndërdijen tonë, ka krijuar në të një lëmsh, shtjellë të zezë të mbushur
me energji të keqe, përplot agresivitet, dhunë, urrejtje, shfrenim të pakontrolluar. Pra, ndërdija
jonë kolektive, si popull, është kontaminuar deri në atë masë me shfaqje negative, sa që do të
na nevojitet edhe shumë kohë që ta pastrojmë ndërdijën tonë dhe ta bëjmë një jetë sadopak
normale.

       Ky libër do të ishte edhe në shërbim të mërgimtarëve tanë, të diasporës sonë, kësaj
kategorie kaq të madhe të popullit tonë, që poashtu me sakrificat dhe përjetimet e veta ka
akumuluar në brendësinë e vet dhe i mban aty akoma të ndrydhura të gjitha përvojat e errëta
që ka përjetuar në Kosovë, pastaj rreziqet makabër gjatë ikjes në perëndim apo peripetitë duke
bredhur rrugëve të botës, duke ia falur shpirtin e vet fatit të hidhur, duke mos i parë të afërmit
e vet me vite madje edhe dekada, duke i përjetuar masakrat në Kosovë dhe humbjet e më të
afërmëve vetëm përmes ekranit dhe duke e mbushur veten pezm dhe energji të zezë.

        Thënë troç, ndërdija kolektive e popullit tonë është e infektuar! Ajo duhet trajtuar dhe
shëruar. Sepse, nesër do të jetë shumë vonë. Ndrydhja ne brendinë tonë të padukshme e të
gjitha përjetimeve negative ngërthen në vete rrezikun e shpërthimit dhe rishfaqjes së këtyre
manifestimeve në përmasa shumë më drastike për të ardhmen tonë. Prandaj, një trajtim i gjatë
dhe i vëmendshëm psikologjik, e nganjëherë psikiatrik në planin kolektiv, do të na ndihmonte
jo vetëm që të lirohemi nga prangat e energjisë së errët që na ka kapluar, por edhe ta
zëvendësojmë atë me një qasje të re: me mendim pozitiv dhe konstruktiv.

        Le të jetë ky libër një nismë e mbarë në vetëdijësimin tonë drejt vetnjohjes, dhe
njëkohësisht le ta ndezë ai, në secilin prej nesh shkëndijën e lumturisë. Të përkujtojmë se në
botën perëndimore trajtimet psikologjike janë bërë tashmë kontrolla rutinore të njerëzve
vetëm nga kurreshtja, e lëre më ne që më së shumti kemi nevojë për to. Sepse kjo do të na e
pastrojë shpirtin, sepse kjo do të na e zhduk urrejtjen dhe të gjitha përshtypjet tona negative që
me vite i kemi ngulitur thellë në unin tonë duke e thithur blozën e idhtë të përditshmërisë ku
edhe ajri ishte i okupuar. Dhe sot e në të ardhmen, këto shfaqje të zeza nuk na lënë të jemi të
vetvetes. Duke iu qasur këtij problemi me qëllimin më konstruktiv, zhbërjen e vetëdijshme
dhe graduale të këtyre shtjellave të errëta energjetike përmes trajtimeve psikoterapeutike, ne
jo vetëm që do të bëhemi popull i zellshëm dhe shembull për të tjerët por do të arrijmë madje
edhe të reflektojmë dashuri dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Sepse këtë e meritojmë!

       Dorëshkrimi përmban 300 faqe tekst, në radhitje grafike të formatit A5. I përkthyer
nga verzioni origjinal në anglisht "You have been here before" dhe ai frëngjisht "Nous avons
tous déjà vécu", nga autorja nga SHBA-të, Dr. Edith Fiore.


Ibrahim HAJDARI, mr. i mineralogjisë
përkthyes

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Perdorimi i paisjeve me decibel te ulet
Perdorimi i paisjeve me decibel te uletPerdorimi i paisjeve me decibel te ulet
Perdorimi i paisjeve me decibel te ulet
olinuhi
 
ligji i zberthimit radioaktiv
ligji i zberthimit radioaktiv ligji i zberthimit radioaktiv
ligji i zberthimit radioaktiv
Megi Xhafaj
 
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
ornela rama
 
Mjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriuMjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriu
Klarisa Klara
 
Rajoni perendimor i Shqiperise
Rajoni perendimor i ShqiperiseRajoni perendimor i Shqiperise
Rajoni perendimor i Shqiperise
inescela
 
Energjia dhe ndotja e mjedisit
Energjia dhe ndotja e mjedisitEnergjia dhe ndotja e mjedisit
Energjia dhe ndotja e mjedisit
Eneo Petoku
 

Mais procurados (20)

ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
 
Perdorimi i paisjeve me decibel te ulet
Perdorimi i paisjeve me decibel te uletPerdorimi i paisjeve me decibel te ulet
Perdorimi i paisjeve me decibel te ulet
 
Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.
Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.
Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.
 
PUNE ME PROJEKT
PUNE ME PROJEKTPUNE ME PROJEKT
PUNE ME PROJEKT
 
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriutNdikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humbur
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Projekt droga
Projekt drogaProjekt droga
Projekt droga
 
ligji i zberthimit radioaktiv
ligji i zberthimit radioaktiv ligji i zberthimit radioaktiv
ligji i zberthimit radioaktiv
 
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
 
Ngrohja globale
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globale
 
Mjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriuMjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriu
 
Rajoni perendimor i Shqiperise
Rajoni perendimor i ShqiperiseRajoni perendimor i Shqiperise
Rajoni perendimor i Shqiperise
 
Tema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanitTema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanit
 
Iris
IrisIris
Iris
 
Ndotja akustike ne Shqiperi
Ndotja akustike ne ShqiperiNdotja akustike ne Shqiperi
Ndotja akustike ne Shqiperi
 
Energjia dhe ndotja e mjedisit
Energjia dhe ndotja e mjedisitEnergjia dhe ndotja e mjedisit
Energjia dhe ndotja e mjedisit
 

Destaque

Detyra ne komunikim, anida rroshi
Detyra ne komunikim, anida rroshiDetyra ne komunikim, anida rroshi
Detyra ne komunikim, anida rroshi
Anida Rroshi
 
Trashegimia natyrore kombetare
Trashegimia natyrore kombetareTrashegimia natyrore kombetare
Trashegimia natyrore kombetare
Klevis Balla
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Ke Keiss
 
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali JakupiMetodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Menaxherat
 
Pasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptarePasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptare
Darla Evangjeli
 

Destaque (17)

Zonja Bovari
Zonja BovariZonja Bovari
Zonja Bovari
 
Djemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës PalDjemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës Pal
 
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimiLibri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
 
Harun Jahja ``Popujt E Zhdukur ``
Harun Jahja ``Popujt E Zhdukur ``Harun Jahja ``Popujt E Zhdukur ``
Harun Jahja ``Popujt E Zhdukur ``
 
Zonja bovari
Zonja bovariZonja bovari
Zonja bovari
 
ESSE...QYTETI ANTIK DURRESI
ESSE...QYTETI ANTIK DURRESI ESSE...QYTETI ANTIK DURRESI
ESSE...QYTETI ANTIK DURRESI
 
Gjeografi: "Zonat e mbrojtura natyrore"
Gjeografi: "Zonat e mbrojtura natyrore"Gjeografi: "Zonat e mbrojtura natyrore"
Gjeografi: "Zonat e mbrojtura natyrore"
 
Detyra ne komunikim, anida rroshi
Detyra ne komunikim, anida rroshiDetyra ne komunikim, anida rroshi
Detyra ne komunikim, anida rroshi
 
Projekt Gjeografi
Projekt GjeografiProjekt Gjeografi
Projekt Gjeografi
 
Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...
Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...
Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...
 
Trashegimia natyrore kombetare
Trashegimia natyrore kombetareTrashegimia natyrore kombetare
Trashegimia natyrore kombetare
 
interneti
internetiinterneti
interneti
 
Iliada (Homeri)
Iliada (Homeri)Iliada (Homeri)
Iliada (Homeri)
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
 
Rryma elektrike
Rryma elektrikeRryma elektrike
Rryma elektrike
 
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali JakupiMetodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
 
Pasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptarePasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptare
 

Semelhante a Parathenia e librit

Forca E Nderdijes A.Rexha
Forca E Nderdijes  A.RexhaForca E Nderdijes  A.Rexha
Forca E Nderdijes A.Rexha
Adriatik Rexha
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
ALB-AID Kukes
 
Te perkushtuar ndaj_allahut
Te perkushtuar ndaj_allahutTe perkushtuar ndaj_allahut
Te perkushtuar ndaj_allahut
Durim Bajrami
 
Misioni i-paqes-per-shqiptaret
Misioni i-paqes-per-shqiptaretMisioni i-paqes-per-shqiptaret
Misioni i-paqes-per-shqiptaret
ali lacej
 
Shpirti - koncept
Shpirti - konceptShpirti - koncept
Shpirti - koncept
ali lacej
 
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmes
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmesDr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmes
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmes
Shkumbim Jakupi
 

Semelhante a Parathenia e librit (20)

Hipnoza
HipnozaHipnoza
Hipnoza
 
Në vorbullat e jetës
Në vorbullat e jetësNë vorbullat e jetës
Në vorbullat e jetës
 
Forca E Nderdijes A.Rexha
Forca E Nderdijes  A.RexhaForca E Nderdijes  A.Rexha
Forca E Nderdijes A.Rexha
 
Interpretimi i nje endrre sipas frojdit dhe jungut
Interpretimi i nje endrre sipas frojdit dhe jungutInterpretimi i nje endrre sipas frojdit dhe jungut
Interpretimi i nje endrre sipas frojdit dhe jungut
 
Stoicizmi
StoicizmiStoicizmi
Stoicizmi
 
Islami ndermjet lindjes dhe perendimit
Islami ndermjet lindjes dhe perendimitIslami ndermjet lindjes dhe perendimit
Islami ndermjet lindjes dhe perendimit
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
 
Adem Demaqi ``Filozofia E Jetes``
Adem Demaqi ``Filozofia E Jetes``Adem Demaqi ``Filozofia E Jetes``
Adem Demaqi ``Filozofia E Jetes``
 
Alija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit
Alija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimitAlija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit
Alija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
 
Te perkushtuar ndaj_allahut
Te perkushtuar ndaj_allahutTe perkushtuar ndaj_allahut
Te perkushtuar ndaj_allahut
 
Misioni i-paqes-per-shqiptaret
Misioni i-paqes-per-shqiptaretMisioni i-paqes-per-shqiptaret
Misioni i-paqes-per-shqiptaret
 
Musa Lamallari ``Fundi I Botes``
Musa Lamallari ``Fundi I Botes``Musa Lamallari ``Fundi I Botes``
Musa Lamallari ``Fundi I Botes``
 
Intervista e radio dituris Suedi
Intervista e radio dituris SuediIntervista e radio dituris Suedi
Intervista e radio dituris Suedi
 
Mrekullia e krijimit të njeriut. albanian (shqip)
Mrekullia e krijimit të njeriut. albanian (shqip)Mrekullia e krijimit të njeriut. albanian (shqip)
Mrekullia e krijimit të njeriut. albanian (shqip)
 
Ndërgjegje në qelizë. albanian (shqip)
Ndërgjegje në qelizë. albanian (shqip)Ndërgjegje në qelizë. albanian (shqip)
Ndërgjegje në qelizë. albanian (shqip)
 
Nostradamusi
NostradamusiNostradamusi
Nostradamusi
 
Shpirti - koncept
Shpirti - konceptShpirti - koncept
Shpirti - koncept
 
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmes
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmesDr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmes
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmes
 
Revise letrare
Revise letrare Revise letrare
Revise letrare
 

Mais de Ibrahim Hajdari

Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...
Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...
Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...
Ibrahim Hajdari
 

Mais de Ibrahim Hajdari (12)

Presentation energie cours ecole secondaire
Presentation energie cours ecole secondairePresentation energie cours ecole secondaire
Presentation energie cours ecole secondaire
 
Installation photovoltaïque à Bruxelles et en Wallonie
Installation photovoltaïque à Bruxelles et en WallonieInstallation photovoltaïque à Bruxelles et en Wallonie
Installation photovoltaïque à Bruxelles et en Wallonie
 
Presentation led
Presentation ledPresentation led
Presentation led
 
Energjia eficiente - Panelet solare fotovoltaike
Energjia eficiente - Panelet solare fotovoltaikeEnergjia eficiente - Panelet solare fotovoltaike
Energjia eficiente - Panelet solare fotovoltaike
 
Cikli jetesor i nje produkti - sylabus
Cikli jetesor i nje produkti - sylabusCikli jetesor i nje produkti - sylabus
Cikli jetesor i nje produkti - sylabus
 
Auditimi i energjise
Auditimi i energjiseAuditimi i energjise
Auditimi i energjise
 
Energjia efiçiente – rregullimi normativ ne BE me theks te veçante ne Belgjik...
Energjia efiçiente – rregullimi normativ ne BE me theks te veçante ne Belgjik...Energjia efiçiente – rregullimi normativ ne BE me theks te veçante ne Belgjik...
Energjia efiçiente – rregullimi normativ ne BE me theks te veçante ne Belgjik...
 
Travail bibliographique sur l'AG dans les sulfosels
Travail bibliographique sur l'AG dans les sulfoselsTravail bibliographique sur l'AG dans les sulfosels
Travail bibliographique sur l'AG dans les sulfosels
 
Kopertinat koha ne eklips
Kopertinat koha ne eklipsKopertinat koha ne eklips
Kopertinat koha ne eklips
 
Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"
 
Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...
Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...
Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...
 
Ibrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège Belgique
Ibrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège BelgiqueIbrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège Belgique
Ibrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège Belgique
 

Parathenia e librit

  • 1. PARATHËNIE PËR LIBRIN "JU KENI QENË KËTU MË PARË" të autores Dr. Edith FIORE, përkthyer në shqip nga Ibrahim HAJDARI S'do mend se parapsikologjia, kjo shkencë paranormale që mundohet ta zbërthejë apo ta pranojë si të tillë edhe të padukshmen, të pashpjegueshmen, pak nga pak është duke e zënë vendin e vet në mesin e shkencave tjera "zyrtare" duke u imponuar si shtyllë e perceptimit të ekzistencës univerzale në përgjithësi apo të gjenezës së jetës, njeriut, në veqanti. Si gjurmues i paepur drejt së panjohurës, që në rininë e hershme, ndeshja ime me literaturën okultiste sikur ka hapur një portë të panjohur e cila shpiente në një qasje të re, në një këndvështrim të ri, që, mendoja atëbotë, është çelësi i hapjes së të gjitha portave që në vete ngërthejnë pyetje dhe dilema, të cilave zakonisht ose s'kemi pasur guximin t'ju qasemi, ose i kemi injoruar duke e futur kokën tonë në rërë (principi i strucit). Fakti se këtë portë nuk e kisha vënë re më herët edhepse ajo kishte ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë sa të ketë ajër në këtë tokë, më përkujton ylberin. Me gjithë bukurinë që ka, ylberin nuk mund ta vërejnë të gjithë njerëzit, sepse, që ai të shfaqet dhe t'i bashkojë dy brigje, duhet së pari të plotësohen tri parakushte: të bie shi, të nxejë dielli dhe kushti i tretë, për rastin tonë më i rëndësishmi, pozita në të cilën ne ndodhemi. Ne mund të ndodhemi në pozitë anësore ndaj ylberit dhe mos ta vërejmë atë, apo t'i dalim diellit përballë dhe kësisoj, këtë moment fascinues të natyrës ta lëmë të ndodh prapa shpinës sonë, mos ta vërejmë fare! Dhe përkundër kësaj, ne nuk mund të ankohemi se ylberi nuk është shfaqur, nuk ka ekzistuar. Në fakt, ne duhet t'ia drejtojmë gishtin vetes sonë që nuk e kemi kërkuar atë! Që kur isha kryeredaktor i "Mjellmës", të parës revistë për fenomene buzë shkencës në gjuhën shqipe, ia kisha vënë për qëllim vetes që lexuesit shqiptar t'ia ofrojë një këndvështrim të ri, bazuar në mendimin pozitiv. Një këndvështrim që, për shumëçka, dallon nga ky i përditshmi, i deritanishmi. Një këndvështrim që do të ishte dobiprurës, konstruktiv. Çfarë më motivoi që t'i përvishem përkthimit të librit "Ju keni qenë këtu më parë"? Në libër, autorja Edith Fiore, doktoreshë e psikologjisë, hipnoterapeute e njohur, na ballafaqon me një realitet të ri të përjetuar nga vetë ajo përgjatë seancave të panumërta që i kishte me pacientë. Pacientët e saj nuk janë të rëndomtë. Ata vuajnë nga sëmundje psikosomatike, që mjekët zyrtarë i kanë "shpallur" si të "pashërueshme" dhe janë dorëzuar para tyre: trauma, strese, ankthe, pagjumësi, agoni, frika marramendëse nga lartësia, uji, zjarri etj., migrena të pashpjegueshme deri në çmenduri e jo rrallë edhe deri në vdekje. Fare të pashpresë, të humbur diku mes tokës dhe qiellit, këta pacientë, si në mrekullitë që ngjajnë vetëm në përralla, e gjejnë shërimin e tyre tek Dr. Fiore, e cila përmes hipnozës regresive i dërgon ata në momentin e origjinës së simptomeve, apo ngjarjes që ka shkaktuar sëmundjen dhe përmes ripërjetimit të rastit, pacientët e fshiejnë nga ndërdija e tyre atë "vrimën e zezë" të ngulitur thellë në labirinthet e jetërave të përjetuara. Dhe kësisoj simptomet zhduken sepse ndërdija, ky "hard disc" i pafund i biografisë sonë të amshueshme, nuk e "udhëzon" më vetdijen që simptomet të rishfaqen edhe në jetën aktuale. Kësisoj, Dr. Fiore, na vë përballë një sfide të vjetër sa dhe vetë njeriu: ta pranojmë reinkarnimin si një dukuri që na përcjell dhe ne fare nuk jemi të vetdijshëm për këtë, apo ta injorojmë atë, ose edhe më tepër ta hedhim poshtë si një trillim teatral të trurit të njeriut, kësaj kutie misterioze me kapacitet të paskajshëm. Por, nuk është kjo dilemë, arsyeja që më cyti në
  • 2. përkthimin e librit. Të besosh apo jo në teorinë e reinkarnimit, është sikur të diskutosh për shijen! Le të mbetet kjo në shijen e secilit lexues veq e veq, në lirinë e tij të të menduarit. Pretendimet e mia janë më të thella, siq e thashë më sipër, më konstruktive, më dobiprurëse. Populli shqiptar me dekada të tëra ka përjetuar golgotën e vet. Sidomos dekada e fundit ka lënë vrragë të pashlyeshme në kujtesën tonë, lexo në ndërdijen tonë. Dhuna, terrori, maltretimet, dhunimet, burgosjet, vrasjet dhe zhdukja e më të afërmëve tanë në mënyra më barbare, më misterioze, thënë shkurt periudha e paraluftës dhe e luftës së fundit në Kosovë, ka lënë gjurmë të thella në ndërdijen tonë, ka krijuar në të një lëmsh, shtjellë të zezë të mbushur me energji të keqe, përplot agresivitet, dhunë, urrejtje, shfrenim të pakontrolluar. Pra, ndërdija jonë kolektive, si popull, është kontaminuar deri në atë masë me shfaqje negative, sa që do të na nevojitet edhe shumë kohë që ta pastrojmë ndërdijën tonë dhe ta bëjmë një jetë sadopak normale. Ky libër do të ishte edhe në shërbim të mërgimtarëve tanë, të diasporës sonë, kësaj kategorie kaq të madhe të popullit tonë, që poashtu me sakrificat dhe përjetimet e veta ka akumuluar në brendësinë e vet dhe i mban aty akoma të ndrydhura të gjitha përvojat e errëta që ka përjetuar në Kosovë, pastaj rreziqet makabër gjatë ikjes në perëndim apo peripetitë duke bredhur rrugëve të botës, duke ia falur shpirtin e vet fatit të hidhur, duke mos i parë të afërmit e vet me vite madje edhe dekada, duke i përjetuar masakrat në Kosovë dhe humbjet e më të afërmëve vetëm përmes ekranit dhe duke e mbushur veten pezm dhe energji të zezë. Thënë troç, ndërdija kolektive e popullit tonë është e infektuar! Ajo duhet trajtuar dhe shëruar. Sepse, nesër do të jetë shumë vonë. Ndrydhja ne brendinë tonë të padukshme e të gjitha përjetimeve negative ngërthen në vete rrezikun e shpërthimit dhe rishfaqjes së këtyre manifestimeve në përmasa shumë më drastike për të ardhmen tonë. Prandaj, një trajtim i gjatë dhe i vëmendshëm psikologjik, e nganjëherë psikiatrik në planin kolektiv, do të na ndihmonte jo vetëm që të lirohemi nga prangat e energjisë së errët që na ka kapluar, por edhe ta zëvendësojmë atë me një qasje të re: me mendim pozitiv dhe konstruktiv. Le të jetë ky libër një nismë e mbarë në vetëdijësimin tonë drejt vetnjohjes, dhe njëkohësisht le ta ndezë ai, në secilin prej nesh shkëndijën e lumturisë. Të përkujtojmë se në botën perëndimore trajtimet psikologjike janë bërë tashmë kontrolla rutinore të njerëzve vetëm nga kurreshtja, e lëre më ne që më së shumti kemi nevojë për to. Sepse kjo do të na e pastrojë shpirtin, sepse kjo do të na e zhduk urrejtjen dhe të gjitha përshtypjet tona negative që me vite i kemi ngulitur thellë në unin tonë duke e thithur blozën e idhtë të përditshmërisë ku edhe ajri ishte i okupuar. Dhe sot e në të ardhmen, këto shfaqje të zeza nuk na lënë të jemi të vetvetes. Duke iu qasur këtij problemi me qëllimin më konstruktiv, zhbërjen e vetëdijshme dhe graduale të këtyre shtjellave të errëta energjetike përmes trajtimeve psikoterapeutike, ne jo vetëm që do të bëhemi popull i zellshëm dhe shembull për të tjerët por do të arrijmë madje edhe të reflektojmë dashuri dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Sepse këtë e meritojmë! Dorëshkrimi përmban 300 faqe tekst, në radhitje grafike të formatit A5. I përkthyer nga verzioni origjinal në anglisht "You have been here before" dhe ai frëngjisht "Nous avons tous déjà vécu", nga autorja nga SHBA-të, Dr. Edith Fiore. Ibrahim HAJDARI, mr. i mineralogjisë përkthyes