SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 17
1
GAZETA RINIA
SHKOLLA : Ali Iber Nezaj VITI :2018 CMIMI : 50 leke
PUNOI: Fatlinda Sylaj PRANOI: Riza Celaj
DROGA DHE TE RINJTE(FAQJA 2 -3)
FACEBOOK NJE PROBLEM SHQETESUES (FAQE4)
PROBLEME SHKOLLORE
 BRAKTISJA E SHKOLLES (FAQE 5)
 MUNGESA E LABORATOREVE NE SHKOLLA (FAQE 6 )
 BULLIZMI NE SHKOLLA (FAQE 7)
 NDALIMI I CELULARIT NE SHKOLLA (FAQE 8-10)
MARREDHENIET MESUES-NXENES
DHE ROLI I PSIKOLOGUT NE SHKOLLA (FAQE11-12)
2
AKTIVITETE PAS SHKOLLES (FAQE13)
Drogat dhe pasojat e
përdorimit të saj tek të rinjtë:Nëshoqerinë shqipëtare
drogat dhe problemet që shkaktojnë ato janë bërë më shumë evidente sidomos pas
viteve 90. Me hapjen e shoqërisë, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave një produkt i ri
deri diku edhe I panjohur për shoqërinë tonë të asaj kohe siç ishte droga u fut në vendin
tonë. Droga ishte një produkt pak i njohur si për specialistët që merreshin me problemet
shëndetësore ashtu dhe për masën e gjëre të popullsisë,sidomos për të rinjtë që
shtyheshin edhe nga kurioziteti.Deri në fillim të viteve 90 kishte shumë pak ose aspak
përdorues të drogave “të forta”, siç mund t’i quajmë. Drogat më të përdorshme deri në
atë kohë ishin duhani, alkoli si dhe disa preparate farmaceutike. Pozicioni gjeografik i
vendit tonë mes lindjes dhe perëndimit në të ashtuquajturën “Rruga ballkanike” ka
kushtëzuar, në një farë mënyre,politikën shtetërore për t’u fokusuar kryesisht në fushën
e marrjes sëmasave kundër trafikut ilegal të drogave. Rruga ballkanike përdoretkryesisht
për trafikimin e një prej drogave më të dëmshme për shëndetin e qytetarëve - heroinës.
Trafikimi i drogave është një nga aktivitetet ilegale më fitimprurëse të krimit të
organizuar së bashku me trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën, krimin
ekonomik dhe pastrimin e parave. Shqipëria nuk përbën vetëm një rrugë tranziti të
drogave ilegale, por ajo është vendi ku droga kultivohet (kryesisht Cannabis Indica),
3
prodhohet (vaji i hashishit dhe marijuana), tregtohet lokalisht dhe abuzohet. Nuk mund
të flasim për një numër të saktë të përdoruesve të drogës nga të rinjtë shqiptarë por
Instituti i Shendetit Publik në bashkpunim me organizma të tjerë kombëtarë dhe
ndërkombtarë ka kryer dhe vazhdon të kryej një sërë studimesh rreth kësaj fushe. Sipas
YRBS (youth risky bihevior survey) studim i kryer në shkolla me të rinjtë e moshave 14-
18 vjeç tregohet se 5.4% e të anketuarve kishin eksperimentuar me kanibis, 4% me
ekstazi, 1.4% kishin përdorur heroinë dhe 1.6% kishin përdorur kokainë. Kryeqyteti
mban numrin më të madh të përdoruesve të drogës të cilët janë adoleshentët dhe të
rinjtë. Instituti Shëndetit Publik, por edhe qendrat të cilat i trajtojnë ato, raportojnë për
një numër në rritje të rasteve të personave të cilët marrin lëndë narkotike në Tiranë.
Nga viti në vit numri i përdoruesve të drogës ka një trend në rritje, por ajo që mbetet më
problematike është se këta përdorues janë adoleshentë. Rreth 6-7 për qind e të rinjve
përdorin drogë duke filluar nga më të lehtat, si tymosja e hashashit, e deri tek kokaina,
heroina, me injeksione. “Rreth 7-9 per qind e të rinjve të shkollave të mesme janë
ekspozuar ndaj drogave në mjediset shkollore ose rreth tyre. Pra, u është ofruar
përdorimi i një droge pranë mjedisit të shkollës, çka do të thotë që trafikantët e drogës,
funksionojnë tashmë kudo, edhe pranë shkollave”, Vihet re një numër më i madh i
përdoruesve meshkuj dhe përdoruesit më të shumtë janë të rinjtë e zonave urban e,
kryesisht qytetet e mëdha si Tirana, Fieri, Durrësi, Vlora etj.
4
5
6
7
8
Bullizmi, 1 në 5 nxënës i prekur nga
bullizmi në shkollë
Studimi zbuloi që 1 në 5 nxënës nga klasa 4 deri në klasën e 12 pohuan se janë prekur
nga dukuria e bullizmit në shkollë. Afro gjysma e të prekurve vuajnë nga bullizmi
psikologjik, rreth 35 për qind nga ai verbal e pjesa tjetër nga bullizmi fizik.
Këshilli i
Europës dhe Bashkimi Europian, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, publikuan
studimin e parë kombëtar mbi bullizmin dhe ekstremizmin në shkollat e 9-vjeçare dhe të
mesme. Rezultatet treguan se mbi 20% e nxënësve janë të prekur nga bullizmi.
Studiuesit shqiptarë dhe europianë intervistuan mijëra nxënës, mësues dhe prindër
në 141 shkollapublike dhe private në të gjithë qarqet e vendit për të matur shpeshtësinë
e kësaj dukurie dhe tiparet e saj në realitetin shqiptar..Studimi zbuloi që 1 në 5 nxënës
nga klasa 4 deri në klasën e 12 pohuan se janë prekur nga dukuria e bullizmit në
shkollë. Afro gjysma e të prekurve vuajnë nga bullizmi psikologjik, rreth 35 për qind nga
ai verbal e pjesa tjetër nga bullizmi fizik. Sa i takon gjinisë të dhënat treguan se pjesa më
e madhe e nxënësve të prekur nga bullizmi janë djemtë.Po ashtu 1 në 5 nxënës dhe 1 në 8
mësues përdorin terma ekstremiste dhe gjuhën e urrejtjes.Bullizmi është më shumë i
pranishëm në klasat e 5 dhe të 11 dhe vendi ku ndodhin më shumë sjellje të tilla është
klasa, kur mungon mësuesja 40 për qind, oborri i shkollës 40 për qind, madje rreth 20 për
qind edhe në prani të mësuesve.Mësuesit e anketuar mendojnë se nxënësit bien pre e
bullizmit mbi 70 për qind prej pamjes së jashtme, mbipesha, të dytët nxënësit me
vështirësi në të folur dhe të tretët janë ata që janë më të dobët se sa të tjerët.Gjysma e
mësuesve të marrë në studim pohuan se nuk ekziston një politikë specifike kundër
bullizmit në shkolla dhe pjesa dërrmuese mbi 70 për qind e tyre nuk kanë marrë ndonjë
trajnim se si të sillen me këtë dukuri
9
Ndalimi i celularit , i shërben rritjes së
cilësisë së punës në shkollë
Kohët e fundit Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla ka nxjerrë një
Urdhër, ku kërkon ndalimin e përdorimit të celularit në shkolla. Është ky një urdhër, jo vetëm i
domosdoshëm, por do të thoja edhe disi i vonuar. Çdo shkollë e ka të përcaktuar në
Rregulloren e saj ndalimin e përdorimit të celularit gjatë orës së mësimit,por deri tani ky nen i
rregullores ka qenë evaziv dhe përgjithësisht nuk është zbatuar.Mbajtja e
celularit nga nxënësi gjatë procesit mësimor,i shërben efektivitetit të orës së mësimit, apo e
pengon realizimin e përmbajtjes cilësore të saj.Se sa i rrezikshëm është celulari për
nxënësin dhe sa dëme i sjell përdorimi i tij procesit mësimor edukativ dinë vetëm mësuesit e
psikologët që janë për ditë me ta..Në lidhje me përdorimin e celularit nga nxënësi në shkolla ne
nuk duhet të nisemi nga formalizmi se si përpilohet apo komunikohet një Urdhër, por nga
efektiviteti që ka aplikimi i tij për të ndaluar rrezikshëmërine e veprimeve negative në
shkolla.Pse është i rrezikshëm përdorim pa kufizim kohor i celularit në përgjithësi dhe
gjatë procesit mësimor në vecanti për shkollarët?
Së pari
celulari është i rrezikshëm për shëndetin e nxënësit, pasi nëpërmjet valëve të tij ai përhap
vetëm rreze kancerogjene dhe shkakton pasoja jo vetëm për shikimin e dëgjimin por për gjithë
organizmin në përgjithësi. Duhet që celulari, jo vetëm të mos përdoret shpesh, por ai duhet të
mos mbahet fare në trup.Nxënësi që gdhihet e ngryset me celular në dorë e kufje tnë vesh,
vritet përditë nga pak ,pa e kuptuar rrezikshmërinë e ardhshme të tij për shëndetin.Jeta e
nxënësit dhënë verbërisht e pasionisht pas celularit, përqëndrimi në ekranin e tij dhe mbyllja e
veshëve me kufje, gjatë udhëtimit, është e kërcënuar nga mjetet automobilistike dhe
nga objekte të tjera të rrugës.
10
Së dyti celulari ndikon negativisht në marrëdhënien e nxënësit me librat.Nxënësit në
përgjithësi janë shkëputur fare nga librat e janë bërë dembela,duke kopjuar gjithçka të gatshme
nga celulari. Shumica e nxënësve tanë sot kanë harruar të hapin një libër apo bëjnë diçka me
dorën dhe mendjen e tyre. Celulari e ka shndërruar nxënësin në një kopjac formal,që rend pas
formës ,pa i vënë rëndësi përvetsimit të koncepteve thelbësore të lëndës, mjafton të marrë
notën kaluese dhe sa më të lartë.Ulet nxënësi në bangë,nuk hap as libër dhe as fletore ,
por kërkesat e mësuesit i shënon në celular,ose i bën foto formatit.Shtron mësuesi një
problem në tabelë,dhe nxënësi menjëherë hap celularin dhe nis kalkulimet sipas formulave të
gatshme që ka përgatitur dikush tjetër në internet.I ngarkon mësuesi nxënësit të përgatisin një
projekt, ku të shfaqin prirjet dhe aftësitë e tyre krijuese,e të jenë origjinalë në interpretimin
e fakteve,ata pa vrarë mendjen fare ,të gjejnë burimet e informacionit , lexojnë letaraturë, apo
të përgatiten teorikisht për zbërthim konceptesh, hapin celularin dhe nëpërmjet internetit bëjnë
plagjiatura pa e kuptuar as vetë se shkruajnë.Zilet e celularit në orën e mësimit janë irrituese
për gjithë klasën, pale më kur nxënësi kërkon pa të keq të dalë nga ora e mësimit e të bëjë një
telefonatë me dikë! Së treti celulari është mungesë
kulture dhe edukate në marrëdhënie me shokët dhe eprorët.Nxënësi që kalon gjithë orën e
mësimit në celular, jo vetëm i bën keq vetes , por edhe shokëve,mjedisit ku jeton , sidomos kur
ka dhe tipa të tillë të pandërgjegjshëm ,që të nxitur nga krapiçiozllëku i moshës , shfaqin edhe
skena filmike me sekuenca erotike në klasë apo mjedise publike, që për nxënësin
tjetër të edukuar, që iu ka përkushtuar dijes është ofesë e madhe e papërballueshme. Së
katerti përdorimi pa kufi i celularit po dëmton rëndë komunikimin njerëzor,ndërlidhjen
humanitare , bisedën e gjallë midis shokëve, midis moshave e brezave.Nxënësi i zhytur në
cellular flet pa kufizim kohe, nuk është i predispozuar për të dëgjuar, dhe as nuk është i
interesuar të japë mendime e të nxisë debatin që ia vlen në klasë apo në mjedisin shoqëror.
Duke qenë i dhënë pas celularit nxënësi po harron se është në klasë , se ka përballë e
mësuesin që jep këshilla dhe as i intereson të jetë aktiv në orën e mësimit. Duke përqëndruar
vëmendjen në celular dhe duke mbyllur veshët me kufje, nxënësi harron se pranë ka shokun
,mikun, mësuesin e prindërin që kanë nevojë për komun ikim e shkëmbim mendimesh. I
11
kapërdisur në sedilen e autobusit, rrëshqet gishtat mbi ekran dhe bën sikur nuk sheh që tek
koka e tij qëndron në këmbë gruaja shtatzënë ,i moshuari me bastun, apo një njeri tjetër i
sëmure
Së pesti celulari është vrasje pa efektivitet e kohës
mësimore në vecanti dhe kohës së lirë në përgjithësi.Gjatë orës së mësimit nxënësi nuk vë në
punë mendjen, por kthehet në robot e vihet plotsisht në varësi të celularit. Kurse në kohën e
lirë nxënësi harron se jasht ekziston një mjedis shoqëror, ka aktivitete sportive, dhe a ii
shmanget ajrit të freskët dhe shfletimin të një libëri që i duhet për një çlodhje të kulturuar.
Urdhëri i Ministres Nikolla, jo vetëm do të ndalojë përdorimin e celularit gjatë procesit mësimor,
por do të bëjë të mundur që i riu apo e reja të qëndrojë sa më shumë ,larg celularit edhe në
kohën e lirë.Nën mbikqyertjen e rreptë të mësuesëve në shkolla dhe bashkëpunimin e ngushtë
me prindërit e familjen, nxënësit patjetër që do t’i bëhet edukatë përdorimi sa më pak i celularit.
Në çdo shkollë gjendet një dhomë me dollapë apo sirtare, ku të depozitohen celularët,por
rëndësi ka puna për ndërgjegjësimin e nxënësit. Por është e mira që mbas këtij Urdhëri
,nxënësi nuk ka pse të mbajë fare celular në shkollë. E përse i duhet? Çdo mësues kujdestar
mban numrin e celularit të çdo prindi të nxënësve të klasës që mbulon dhe e sinjalizon atë për
çdo problem e shqetsim që mund të dalë për fëmijën e tij gjatë procesit mësimor. Shqiptari i
joshur nga hapsirat që ka krijuar demokracia,ashtu si për çdo thithje të ethshme të cdo gjëje që
vjen nga Perendimi, është turrur dhe është bërë maniak pas celularit, ngaqë ne jemi në hapat e
para të futjes së teknologjisë dhe informacionit në çdo qelizë të jetës.Por nxënësi është në
shkollë për të nxënë dhe për t’u edukuar, dhe në këtë aspekt duhet të mposhtë me vullnet të
plotë joshjen verbërisht nga celulari.Nxënësi me mendje e trup të shëndoshë, duhet të jetë
superior ndaj celularit, se sado i sofistikuar që të jetë ai, prap është medja e njeriut që e ka
krijuar atë
12
13
Psikologët shkollore janë persona kyç që
ndikojnë në përmirësimin veprimtarisë
mësimore, edukative në shkolla.
Këta profesionist njohin dhe kuptojnë saktësisht politikat dhe qështjet e edukimit dhe
arsimit të cilat dalin nga puna edukative në shkollat ku punojnë. Ata janë të pajisur me
mjetet profesionale dhe kanë trajnimin e duhur të kryer në vlerësimin e nxënësit dhe
stileve njohëse, të mësuarit duke pasur qëllim planifikimin edukativ mësimor.
Marrëdhëniet e rregullta të drejtpërdrejta me nxënësit, mësimdhënësit dhe komunitetin
për të siguruar kushte më të mira të krijimit të shëndetit mendor të nxënësve në
institucionet shkollore. Çfarë mund të sjelli roli i psikologut në shkollë?
• Ndihmon çdo mësimdhënësi të sigurojë kushte të nevojshme për mësimdhënie dhe
nxënësit për mësim nxënie; • Mundëson çdo mësimdhënës që të identifikojnë sa më
herët tek nxënësi përparësitë dhe mangësitë e tyre;•Ndihmon mësimdhënësve në
përpilimin e programit të punës edukative që u dedikohet nxënësve në harmoni me
nevojat aktuale të bashkësisë së klasave .•Ndihmon mësimdhënësve që t’ia krijojnë
mundësin çdo nxënësi për të marrë pjesë në punën e pavarur mësimore, motivimin,
zgjidhjen e problemeve, në marrjen e vendimeve;
•Motivon çdo mësimdhënës që të bashkëpunojë me punën e shërbimit profesional në
shkollë; • Mundëson dhe motivon çdo mësimdhënës që të koordinojë bashkëpunimin e
shkollës me komunitetin; • Ofrim këshillimi për individët si: nxënësit, prindërit,
mësimdhënësit; • Mbështetjen e ndryshimit, nxitjen dhe motivimin për ndryshim në
fushën mësimore, akademike, të marrëdhënieve sociale dhe funksionimit
personal;Shërbimi i psikologut ua lehtëson punën nxënësve, ndihmon ta njohin,
kuptojnë dhe pranojnë vetën, dinjitetin e tyre, duke i orientuar në shfrytëzimin e
mundësive të tyre për përparimin e vazhdueshëm në shkollë, duke pasur nxënësit një
mundësi të flasin me psikologun ti drejtohen për problemet, sfidat dhe vështirësitë në
mësimnxënie si dhe problemet e tjera emocionale, sociale, familjare etj
14
15
ARGETIM
FJALEKRYQ
16
KURIOZITETE
1. Alfabeti më i gjatë në botë është ai kinez, i cili numëron 72 shkronja dhe
gjithësej 105 simbole. Ndërsa ai më i shkurtër është alfabeti
kamboxhian, gjithsej 7 shkronja.
2. Shkencëtari dhe fizikanti i famshëm Albert Anjshtajn nuk kishte folur deri
në moshën 9 vjecare. Mësuesi i tij kishte thënë: Nuk do të pritet asgjë
prej tij. Sot ky gjeni është babai i fizikës.
3. Nëse një peshk të kuq e mbani në errësirë, ai do bëhet i bardhë
4. Është vërtetuar që asnjë person nuk mund të teshtijë pa i mbyllur sytë.
Shkencëtarët kanë bërë edhe eksperimente për këtë dhe kanë arritur në
përfundimin se është e pamundur.
5. Në një natë të kthjellët, sipas astrologëve amerikanë, çdo njeri mund të
shohë jo më pak se rreth 2000 yje me sy të lirë.
6. Ajsbergu më i madh i matur deri më sot ka qenë me gjatësi 200 milje
dhe gjerësi 60 milje, ai ka pasur një sipërfaqe më të madhe se Belgjika
7. Rekordin për gjatësi për gratë e mban Zeng Jinlian nga Kina. Ajo
tashmë ka vdekur, por rekordi nuk është thyer akoma. Ajo ishte 2 metër
e 48 cm. (Ka vdekur më 13 shkurt 1982).
8. Operacioni më i gjatë në botë ka zgjatur 96 orë gjithsej. Ka nisur në
datën 4 deri në datën 8 shkurt të vitit 1951, në një spital të Çikagos.
Pacientja Getrude Lewandowski mbas operimit kishte reduktuar peshën
e saj gjatë këtyre 96 orëve, nga 280 kg në 140 kg.
9. Si gruaja më e vogël në botë deri me sot është konsideruar Pauline
Musters, e lindur në 26 nëntor 1876 në Holandë. Mbas lindjes së saj,
ajo ishte vetëm 30 cm. Në moshën 9-vjeçare ajo ishte 55 cm dhe
peshonte vetëm 1,5 kg, ndërsa në moshën 19-vjeçare ajo arriti vetëm
në 61 cm e gjatë.
10. Burri më i shkurtër në botë është Gul Mohammed nga India. Pas
matjeve të bëra më 19 qershor 1990 në spitalin “Rahm Manohar” të
New Delphit (In), u arrit se ai është vetëm 57 cm dhe mban deri më sot
rekordin
11. . Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqytetin amerikan
Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden
107 milionë shkrime të të gjitha arteve.
17

Mais conteúdo relacionado

Semelhante a Gazeta rinia

Se Bashku Kunder Bullizmit
Se Bashku Kunder BullizmitSe Bashku Kunder Bullizmit
Se Bashku Kunder BullizmitArenoardReno
 
Roli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorAnida Ago
 
Bullizmi në shkolla
Bullizmi në shkollaBullizmi në shkolla
Bullizmi në shkollaEdiola Cepele
 
Fushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëve
Fushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëveFushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëve
Fushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëveandi38
 
Powerpoint punimi Elona Krasniqi Feride Bytyqi
Powerpoint punimi Elona Krasniqi Feride BytyqiPowerpoint punimi Elona Krasniqi Feride Bytyqi
Powerpoint punimi Elona Krasniqi Feride BytyqiFerideBytyqi
 
Alo116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013 1312110...
Alo116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013 1312110...Alo116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013 1312110...
Alo116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013 1312110...Mirgit Vataj
 
Ndikimi i Internetit ne Shoqeri
Ndikimi i Internetit ne ShoqeriNdikimi i Internetit ne Shoqeri
Ndikimi i Internetit ne ShoqeriQlirimDubova
 
Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02
Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02
Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02Arsela Vata
 
Paaftesia ne nxene si problem social
Paaftesia ne nxene si problem socialPaaftesia ne nxene si problem social
Paaftesia ne nxene si problem socialbilal muha
 
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneTeknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneJugerta Poçi
 
Ndikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentet
Ndikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentetNdikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentet
Ndikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentetRabijeHamzaj
 
acpd-fletepalosje-bullizmi-nentor-publikime10.pdf
acpd-fletepalosje-bullizmi-nentor-publikime10.pdfacpd-fletepalosje-bullizmi-nentor-publikime10.pdf
acpd-fletepalosje-bullizmi-nentor-publikime10.pdfdiegodilave
 
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle Anida Ago
 
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko Hysen Doko
 
Verbëria dhe problemet e shikimit
Verbëria dhe problemet e shikimitVerbëria dhe problemet e shikimit
Verbëria dhe problemet e shikimitAda Mehmeti
 

Semelhante a Gazeta rinia (20)

Se Bashku Kunder Bullizmit
Se Bashku Kunder BullizmitSe Bashku Kunder Bullizmit
Se Bashku Kunder Bullizmit
 
Roli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollor
 
Bullizmi në shkolla
Bullizmi në shkollaBullizmi në shkolla
Bullizmi në shkolla
 
Qytetari
QytetariQytetari
Qytetari
 
Fushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëve
Fushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëveFushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëve
Fushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëve
 
Powerpoint punimi Elona Krasniqi Feride Bytyqi
Powerpoint punimi Elona Krasniqi Feride BytyqiPowerpoint punimi Elona Krasniqi Feride Bytyqi
Powerpoint punimi Elona Krasniqi Feride Bytyqi
 
Alo 116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013
Alo 116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013Alo 116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013
Alo 116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013
 
Alo116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013 1312110...
Alo116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013 1312110...Alo116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013 1312110...
Alo116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013 1312110...
 
Ndikimi i Internetit ne Shoqeri
Ndikimi i Internetit ne ShoqeriNdikimi i Internetit ne Shoqeri
Ndikimi i Internetit ne Shoqeri
 
Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02
Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02
Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Paaftesia ne nxene si problem social
Paaftesia ne nxene si problem socialPaaftesia ne nxene si problem social
Paaftesia ne nxene si problem social
 
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneTeknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
 
TE DREJTAT E FEMIJEVE DHE ALO 116
TE DREJTAT E FEMIJEVE DHE ALO 116TE DREJTAT E FEMIJEVE DHE ALO 116
TE DREJTAT E FEMIJEVE DHE ALO 116
 
my first upload
my first uploadmy first upload
my first upload
 
Ndikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentet
Ndikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentetNdikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentet
Ndikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentet
 
acpd-fletepalosje-bullizmi-nentor-publikime10.pdf
acpd-fletepalosje-bullizmi-nentor-publikime10.pdfacpd-fletepalosje-bullizmi-nentor-publikime10.pdf
acpd-fletepalosje-bullizmi-nentor-publikime10.pdf
 
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle
 
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
 
Verbëria dhe problemet e shikimit
Verbëria dhe problemet e shikimitVerbëria dhe problemet e shikimit
Verbëria dhe problemet e shikimit
 

Gazeta rinia

  • 1. 1 GAZETA RINIA SHKOLLA : Ali Iber Nezaj VITI :2018 CMIMI : 50 leke PUNOI: Fatlinda Sylaj PRANOI: Riza Celaj DROGA DHE TE RINJTE(FAQJA 2 -3) FACEBOOK NJE PROBLEM SHQETESUES (FAQE4) PROBLEME SHKOLLORE  BRAKTISJA E SHKOLLES (FAQE 5)  MUNGESA E LABORATOREVE NE SHKOLLA (FAQE 6 )  BULLIZMI NE SHKOLLA (FAQE 7)  NDALIMI I CELULARIT NE SHKOLLA (FAQE 8-10) MARREDHENIET MESUES-NXENES DHE ROLI I PSIKOLOGUT NE SHKOLLA (FAQE11-12)
  • 2. 2 AKTIVITETE PAS SHKOLLES (FAQE13) Drogat dhe pasojat e përdorimit të saj tek të rinjtë:Nëshoqerinë shqipëtare drogat dhe problemet që shkaktojnë ato janë bërë më shumë evidente sidomos pas viteve 90. Me hapjen e shoqërisë, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave një produkt i ri deri diku edhe I panjohur për shoqërinë tonë të asaj kohe siç ishte droga u fut në vendin tonë. Droga ishte një produkt pak i njohur si për specialistët që merreshin me problemet shëndetësore ashtu dhe për masën e gjëre të popullsisë,sidomos për të rinjtë që shtyheshin edhe nga kurioziteti.Deri në fillim të viteve 90 kishte shumë pak ose aspak përdorues të drogave “të forta”, siç mund t’i quajmë. Drogat më të përdorshme deri në atë kohë ishin duhani, alkoli si dhe disa preparate farmaceutike. Pozicioni gjeografik i vendit tonë mes lindjes dhe perëndimit në të ashtuquajturën “Rruga ballkanike” ka kushtëzuar, në një farë mënyre,politikën shtetërore për t’u fokusuar kryesisht në fushën e marrjes sëmasave kundër trafikut ilegal të drogave. Rruga ballkanike përdoretkryesisht për trafikimin e një prej drogave më të dëmshme për shëndetin e qytetarëve - heroinës. Trafikimi i drogave është një nga aktivitetet ilegale më fitimprurëse të krimit të organizuar së bashku me trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën, krimin ekonomik dhe pastrimin e parave. Shqipëria nuk përbën vetëm një rrugë tranziti të drogave ilegale, por ajo është vendi ku droga kultivohet (kryesisht Cannabis Indica),
  • 3. 3 prodhohet (vaji i hashishit dhe marijuana), tregtohet lokalisht dhe abuzohet. Nuk mund të flasim për një numër të saktë të përdoruesve të drogës nga të rinjtë shqiptarë por Instituti i Shendetit Publik në bashkpunim me organizma të tjerë kombëtarë dhe ndërkombtarë ka kryer dhe vazhdon të kryej një sërë studimesh rreth kësaj fushe. Sipas YRBS (youth risky bihevior survey) studim i kryer në shkolla me të rinjtë e moshave 14- 18 vjeç tregohet se 5.4% e të anketuarve kishin eksperimentuar me kanibis, 4% me ekstazi, 1.4% kishin përdorur heroinë dhe 1.6% kishin përdorur kokainë. Kryeqyteti mban numrin më të madh të përdoruesve të drogës të cilët janë adoleshentët dhe të rinjtë. Instituti Shëndetit Publik, por edhe qendrat të cilat i trajtojnë ato, raportojnë për një numër në rritje të rasteve të personave të cilët marrin lëndë narkotike në Tiranë. Nga viti në vit numri i përdoruesve të drogës ka një trend në rritje, por ajo që mbetet më problematike është se këta përdorues janë adoleshentë. Rreth 6-7 për qind e të rinjve përdorin drogë duke filluar nga më të lehtat, si tymosja e hashashit, e deri tek kokaina, heroina, me injeksione. “Rreth 7-9 per qind e të rinjve të shkollave të mesme janë ekspozuar ndaj drogave në mjediset shkollore ose rreth tyre. Pra, u është ofruar përdorimi i një droge pranë mjedisit të shkollës, çka do të thotë që trafikantët e drogës, funksionojnë tashmë kudo, edhe pranë shkollave”, Vihet re një numër më i madh i përdoruesve meshkuj dhe përdoruesit më të shumtë janë të rinjtë e zonave urban e, kryesisht qytetet e mëdha si Tirana, Fieri, Durrësi, Vlora etj.
  • 4. 4
  • 5. 5
  • 6. 6
  • 7. 7
  • 8. 8 Bullizmi, 1 në 5 nxënës i prekur nga bullizmi në shkollë Studimi zbuloi që 1 në 5 nxënës nga klasa 4 deri në klasën e 12 pohuan se janë prekur nga dukuria e bullizmit në shkollë. Afro gjysma e të prekurve vuajnë nga bullizmi psikologjik, rreth 35 për qind nga ai verbal e pjesa tjetër nga bullizmi fizik. Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, publikuan studimin e parë kombëtar mbi bullizmin dhe ekstremizmin në shkollat e 9-vjeçare dhe të mesme. Rezultatet treguan se mbi 20% e nxënësve janë të prekur nga bullizmi. Studiuesit shqiptarë dhe europianë intervistuan mijëra nxënës, mësues dhe prindër në 141 shkollapublike dhe private në të gjithë qarqet e vendit për të matur shpeshtësinë e kësaj dukurie dhe tiparet e saj në realitetin shqiptar..Studimi zbuloi që 1 në 5 nxënës nga klasa 4 deri në klasën e 12 pohuan se janë prekur nga dukuria e bullizmit në shkollë. Afro gjysma e të prekurve vuajnë nga bullizmi psikologjik, rreth 35 për qind nga ai verbal e pjesa tjetër nga bullizmi fizik. Sa i takon gjinisë të dhënat treguan se pjesa më e madhe e nxënësve të prekur nga bullizmi janë djemtë.Po ashtu 1 në 5 nxënës dhe 1 në 8 mësues përdorin terma ekstremiste dhe gjuhën e urrejtjes.Bullizmi është më shumë i pranishëm në klasat e 5 dhe të 11 dhe vendi ku ndodhin më shumë sjellje të tilla është klasa, kur mungon mësuesja 40 për qind, oborri i shkollës 40 për qind, madje rreth 20 për qind edhe në prani të mësuesve.Mësuesit e anketuar mendojnë se nxënësit bien pre e bullizmit mbi 70 për qind prej pamjes së jashtme, mbipesha, të dytët nxënësit me vështirësi në të folur dhe të tretët janë ata që janë më të dobët se sa të tjerët.Gjysma e mësuesve të marrë në studim pohuan se nuk ekziston një politikë specifike kundër bullizmit në shkolla dhe pjesa dërrmuese mbi 70 për qind e tyre nuk kanë marrë ndonjë trajnim se si të sillen me këtë dukuri
  • 9. 9 Ndalimi i celularit , i shërben rritjes së cilësisë së punës në shkollë Kohët e fundit Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla ka nxjerrë një Urdhër, ku kërkon ndalimin e përdorimit të celularit në shkolla. Është ky një urdhër, jo vetëm i domosdoshëm, por do të thoja edhe disi i vonuar. Çdo shkollë e ka të përcaktuar në Rregulloren e saj ndalimin e përdorimit të celularit gjatë orës së mësimit,por deri tani ky nen i rregullores ka qenë evaziv dhe përgjithësisht nuk është zbatuar.Mbajtja e celularit nga nxënësi gjatë procesit mësimor,i shërben efektivitetit të orës së mësimit, apo e pengon realizimin e përmbajtjes cilësore të saj.Se sa i rrezikshëm është celulari për nxënësin dhe sa dëme i sjell përdorimi i tij procesit mësimor edukativ dinë vetëm mësuesit e psikologët që janë për ditë me ta..Në lidhje me përdorimin e celularit nga nxënësi në shkolla ne nuk duhet të nisemi nga formalizmi se si përpilohet apo komunikohet një Urdhër, por nga efektiviteti që ka aplikimi i tij për të ndaluar rrezikshëmërine e veprimeve negative në shkolla.Pse është i rrezikshëm përdorim pa kufizim kohor i celularit në përgjithësi dhe gjatë procesit mësimor në vecanti për shkollarët? Së pari celulari është i rrezikshëm për shëndetin e nxënësit, pasi nëpërmjet valëve të tij ai përhap vetëm rreze kancerogjene dhe shkakton pasoja jo vetëm për shikimin e dëgjimin por për gjithë organizmin në përgjithësi. Duhet që celulari, jo vetëm të mos përdoret shpesh, por ai duhet të mos mbahet fare në trup.Nxënësi që gdhihet e ngryset me celular në dorë e kufje tnë vesh, vritet përditë nga pak ,pa e kuptuar rrezikshmërinë e ardhshme të tij për shëndetin.Jeta e nxënësit dhënë verbërisht e pasionisht pas celularit, përqëndrimi në ekranin e tij dhe mbyllja e veshëve me kufje, gjatë udhëtimit, është e kërcënuar nga mjetet automobilistike dhe nga objekte të tjera të rrugës.
  • 10. 10 Së dyti celulari ndikon negativisht në marrëdhënien e nxënësit me librat.Nxënësit në përgjithësi janë shkëputur fare nga librat e janë bërë dembela,duke kopjuar gjithçka të gatshme nga celulari. Shumica e nxënësve tanë sot kanë harruar të hapin një libër apo bëjnë diçka me dorën dhe mendjen e tyre. Celulari e ka shndërruar nxënësin në një kopjac formal,që rend pas formës ,pa i vënë rëndësi përvetsimit të koncepteve thelbësore të lëndës, mjafton të marrë notën kaluese dhe sa më të lartë.Ulet nxënësi në bangë,nuk hap as libër dhe as fletore , por kërkesat e mësuesit i shënon në celular,ose i bën foto formatit.Shtron mësuesi një problem në tabelë,dhe nxënësi menjëherë hap celularin dhe nis kalkulimet sipas formulave të gatshme që ka përgatitur dikush tjetër në internet.I ngarkon mësuesi nxënësit të përgatisin një projekt, ku të shfaqin prirjet dhe aftësitë e tyre krijuese,e të jenë origjinalë në interpretimin e fakteve,ata pa vrarë mendjen fare ,të gjejnë burimet e informacionit , lexojnë letaraturë, apo të përgatiten teorikisht për zbërthim konceptesh, hapin celularin dhe nëpërmjet internetit bëjnë plagjiatura pa e kuptuar as vetë se shkruajnë.Zilet e celularit në orën e mësimit janë irrituese për gjithë klasën, pale më kur nxënësi kërkon pa të keq të dalë nga ora e mësimit e të bëjë një telefonatë me dikë! Së treti celulari është mungesë kulture dhe edukate në marrëdhënie me shokët dhe eprorët.Nxënësi që kalon gjithë orën e mësimit në celular, jo vetëm i bën keq vetes , por edhe shokëve,mjedisit ku jeton , sidomos kur ka dhe tipa të tillë të pandërgjegjshëm ,që të nxitur nga krapiçiozllëku i moshës , shfaqin edhe skena filmike me sekuenca erotike në klasë apo mjedise publike, që për nxënësin tjetër të edukuar, që iu ka përkushtuar dijes është ofesë e madhe e papërballueshme. Së katerti përdorimi pa kufi i celularit po dëmton rëndë komunikimin njerëzor,ndërlidhjen humanitare , bisedën e gjallë midis shokëve, midis moshave e brezave.Nxënësi i zhytur në cellular flet pa kufizim kohe, nuk është i predispozuar për të dëgjuar, dhe as nuk është i interesuar të japë mendime e të nxisë debatin që ia vlen në klasë apo në mjedisin shoqëror. Duke qenë i dhënë pas celularit nxënësi po harron se është në klasë , se ka përballë e mësuesin që jep këshilla dhe as i intereson të jetë aktiv në orën e mësimit. Duke përqëndruar vëmendjen në celular dhe duke mbyllur veshët me kufje, nxënësi harron se pranë ka shokun ,mikun, mësuesin e prindërin që kanë nevojë për komun ikim e shkëmbim mendimesh. I
  • 11. 11 kapërdisur në sedilen e autobusit, rrëshqet gishtat mbi ekran dhe bën sikur nuk sheh që tek koka e tij qëndron në këmbë gruaja shtatzënë ,i moshuari me bastun, apo një njeri tjetër i sëmure Së pesti celulari është vrasje pa efektivitet e kohës mësimore në vecanti dhe kohës së lirë në përgjithësi.Gjatë orës së mësimit nxënësi nuk vë në punë mendjen, por kthehet në robot e vihet plotsisht në varësi të celularit. Kurse në kohën e lirë nxënësi harron se jasht ekziston një mjedis shoqëror, ka aktivitete sportive, dhe a ii shmanget ajrit të freskët dhe shfletimin të një libëri që i duhet për një çlodhje të kulturuar. Urdhëri i Ministres Nikolla, jo vetëm do të ndalojë përdorimin e celularit gjatë procesit mësimor, por do të bëjë të mundur që i riu apo e reja të qëndrojë sa më shumë ,larg celularit edhe në kohën e lirë.Nën mbikqyertjen e rreptë të mësuesëve në shkolla dhe bashkëpunimin e ngushtë me prindërit e familjen, nxënësit patjetër që do t’i bëhet edukatë përdorimi sa më pak i celularit. Në çdo shkollë gjendet një dhomë me dollapë apo sirtare, ku të depozitohen celularët,por rëndësi ka puna për ndërgjegjësimin e nxënësit. Por është e mira që mbas këtij Urdhëri ,nxënësi nuk ka pse të mbajë fare celular në shkollë. E përse i duhet? Çdo mësues kujdestar mban numrin e celularit të çdo prindi të nxënësve të klasës që mbulon dhe e sinjalizon atë për çdo problem e shqetsim që mund të dalë për fëmijën e tij gjatë procesit mësimor. Shqiptari i joshur nga hapsirat që ka krijuar demokracia,ashtu si për çdo thithje të ethshme të cdo gjëje që vjen nga Perendimi, është turrur dhe është bërë maniak pas celularit, ngaqë ne jemi në hapat e para të futjes së teknologjisë dhe informacionit në çdo qelizë të jetës.Por nxënësi është në shkollë për të nxënë dhe për t’u edukuar, dhe në këtë aspekt duhet të mposhtë me vullnet të plotë joshjen verbërisht nga celulari.Nxënësi me mendje e trup të shëndoshë, duhet të jetë superior ndaj celularit, se sado i sofistikuar që të jetë ai, prap është medja e njeriut që e ka krijuar atë
  • 12. 12
  • 13. 13 Psikologët shkollore janë persona kyç që ndikojnë në përmirësimin veprimtarisë mësimore, edukative në shkolla. Këta profesionist njohin dhe kuptojnë saktësisht politikat dhe qështjet e edukimit dhe arsimit të cilat dalin nga puna edukative në shkollat ku punojnë. Ata janë të pajisur me mjetet profesionale dhe kanë trajnimin e duhur të kryer në vlerësimin e nxënësit dhe stileve njohëse, të mësuarit duke pasur qëllim planifikimin edukativ mësimor. Marrëdhëniet e rregullta të drejtpërdrejta me nxënësit, mësimdhënësit dhe komunitetin për të siguruar kushte më të mira të krijimit të shëndetit mendor të nxënësve në institucionet shkollore. Çfarë mund të sjelli roli i psikologut në shkollë? • Ndihmon çdo mësimdhënësi të sigurojë kushte të nevojshme për mësimdhënie dhe nxënësit për mësim nxënie; • Mundëson çdo mësimdhënës që të identifikojnë sa më herët tek nxënësi përparësitë dhe mangësitë e tyre;•Ndihmon mësimdhënësve në përpilimin e programit të punës edukative që u dedikohet nxënësve në harmoni me nevojat aktuale të bashkësisë së klasave .•Ndihmon mësimdhënësve që t’ia krijojnë mundësin çdo nxënësi për të marrë pjesë në punën e pavarur mësimore, motivimin, zgjidhjen e problemeve, në marrjen e vendimeve; •Motivon çdo mësimdhënës që të bashkëpunojë me punën e shërbimit profesional në shkollë; • Mundëson dhe motivon çdo mësimdhënës që të koordinojë bashkëpunimin e shkollës me komunitetin; • Ofrim këshillimi për individët si: nxënësit, prindërit, mësimdhënësit; • Mbështetjen e ndryshimit, nxitjen dhe motivimin për ndryshim në fushën mësimore, akademike, të marrëdhënieve sociale dhe funksionimit personal;Shërbimi i psikologut ua lehtëson punën nxënësve, ndihmon ta njohin, kuptojnë dhe pranojnë vetën, dinjitetin e tyre, duke i orientuar në shfrytëzimin e mundësive të tyre për përparimin e vazhdueshëm në shkollë, duke pasur nxënësit një mundësi të flasin me psikologun ti drejtohen për problemet, sfidat dhe vështirësitë në mësimnxënie si dhe problemet e tjera emocionale, sociale, familjare etj
  • 14. 14
  • 16. 16 KURIOZITETE 1. Alfabeti më i gjatë në botë është ai kinez, i cili numëron 72 shkronja dhe gjithësej 105 simbole. Ndërsa ai më i shkurtër është alfabeti kamboxhian, gjithsej 7 shkronja. 2. Shkencëtari dhe fizikanti i famshëm Albert Anjshtajn nuk kishte folur deri në moshën 9 vjecare. Mësuesi i tij kishte thënë: Nuk do të pritet asgjë prej tij. Sot ky gjeni është babai i fizikës. 3. Nëse një peshk të kuq e mbani në errësirë, ai do bëhet i bardhë 4. Është vërtetuar që asnjë person nuk mund të teshtijë pa i mbyllur sytë. Shkencëtarët kanë bërë edhe eksperimente për këtë dhe kanë arritur në përfundimin se është e pamundur. 5. Në një natë të kthjellët, sipas astrologëve amerikanë, çdo njeri mund të shohë jo më pak se rreth 2000 yje me sy të lirë. 6. Ajsbergu më i madh i matur deri më sot ka qenë me gjatësi 200 milje dhe gjerësi 60 milje, ai ka pasur një sipërfaqe më të madhe se Belgjika 7. Rekordin për gjatësi për gratë e mban Zeng Jinlian nga Kina. Ajo tashmë ka vdekur, por rekordi nuk është thyer akoma. Ajo ishte 2 metër e 48 cm. (Ka vdekur më 13 shkurt 1982). 8. Operacioni më i gjatë në botë ka zgjatur 96 orë gjithsej. Ka nisur në datën 4 deri në datën 8 shkurt të vitit 1951, në një spital të Çikagos. Pacientja Getrude Lewandowski mbas operimit kishte reduktuar peshën e saj gjatë këtyre 96 orëve, nga 280 kg në 140 kg. 9. Si gruaja më e vogël në botë deri me sot është konsideruar Pauline Musters, e lindur në 26 nëntor 1876 në Holandë. Mbas lindjes së saj, ajo ishte vetëm 30 cm. Në moshën 9-vjeçare ajo ishte 55 cm dhe peshonte vetëm 1,5 kg, ndërsa në moshën 19-vjeçare ajo arriti vetëm në 61 cm e gjatë. 10. Burri më i shkurtër në botë është Gul Mohammed nga India. Pas matjeve të bëra më 19 qershor 1990 në spitalin “Rahm Manohar” të New Delphit (In), u arrit se ai është vetëm 57 cm dhe mban deri më sot rekordin 11. . Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqytetin amerikan Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha arteve.
  • 17. 17