3. Interneti është sistemi rrjeteve kompjuterike të ndërlidhura që përdorë Suitën e
Protokollit të Internetit (TCP/IP) për të lidhur miliarda pajisje në të gjithë botën. Ai
është një rrjet i rrjeteve që përbëhet nga miliona rrjete private, publike, akademike,
biznese, dhe qeveritare, me fushëveprim lokal deri në global, të lidhura nga një
koleksion i gjerë elektronik, wireless, dhe teknologjitë e rrjeteve optike.Interneti
mbart një gamë të gjerë të burimeve të informacionit dhe shërbimeve, të tilla si
dokumentet e ndërlidhura hypertext dhe aplikacionet e World Wide
Web (WWW), posta elektronike, telephony, dhe rrjetet peer-to-peer për file
sharing.
4. iCloud është një depo e reve(e të dhënave) dhe grumbullon shërbimet
kompjuterike nga Apple inc.Icloud së pari u paraqit me 6 korrik 2011 në
konferencën botërore të zhvilluesve të Apple(WWDC). Ky shërbim i lejon
përdoruesit që të ruajnë të dhënat si : muzikë, fotografi në serverat e
kompjuterit të largët për të shkarkuar shumë shërbime të paisjeve të shumta si
IOS të bazuara paisjet dhe kompjuterat personal OS X ose Microsoft Windows.
Ai gjithashtu zëvendëson shërbimet MobileMe, duke vepruar si një qendër për
email, kontakte, kalendarët, shënimet, listat dhe të dhënat e tjera. Tani në vitin
2012 ky shërbim ka mbi 125 milion përdorues.
5. Hard Disk Drive, është një memorizues
magnetik i arkivave kompjuterike, i cili i shkruan
arkivat binar mbi sipërfaqen e një disku rrotullues. Të
dhënat ruhen në HDD edhe pas largimit të kësaj pjese nga
tërësia e sistemit kompjuterik. Ekzistojnë HDD të
brendshëm dhe të jashtëm, ku të parët instalohen në brendi
të kopjuterëve ose sistemeve kompjuterike, kurse të dytët
lidhen me kompjuterët ose sistemet kompjuterike nga
jashtë për mes kabllove të ndryshëm e zakonisht me
kabllo USB.
6. Google Drive është shërbim online që mundëson
ruajtjen dhe sinkronizimin e të dhënave dhe
dosjeve e krijuar nga Google. Ky shërbim i
mundëson përdoruesit të ruaj të dhënat e tij në
memorien Re, të ndaj këto të dhëna, dhe të
modifikoj dokumente, fletët e
kalkulimeve dhe prezantime me bashkëpunëtor.
Google Drive përmban Google Dokumentet, Fletët ,
dhe Slajdet, një paketë për zyre, e cila mundëson
punimin e më shumë bashkëpunëtorëve në një
dokument njëkohësisht, në një tabelë kalkulimesh,
prezantime, vizatime, forma, dhe shumë tjera.
7. Rrjeta lokale është një rrjetë kompjuterik që
lidhë kompjuterët dhe pajisjet tjera në një zonë
gjeografike të kufizuar siç është shtëpia, shkolla,
laboratoret kompjuterik ose zyrat punuese.
Karakteristikat që e dallojnë rrjetin kompjuterik "LAN"
nga ai "WANs" janë: kualiteti më i madh në transferimin
e të dhënave, zonë më e vogël gjeografike dhe mungesa e
nevojës për linje tjetër të telekomunikacionit në
shërbim. ARCNET, Token Ring si dhe disa tjera
teknologji kanë qenë të përdorura në të kaluarën,
por Ethernet dhe Wi-Fi janë dy teknologjitë që sot janë
më të përdorura në botë.
WAN , është një tip rrjeti kompjuterash që dallohet për
një gjerësi territoriale prej shumë regjionesh gjeografike,
pra me i gjerë sesa rrjeti lokal.[