Ushqimi dhe fizkultura luajnë një rol rëndësishëm kundër tumoreve,
Aktiviteti fizik mbron zhvillimin e kancerit, veçanërisht në zorrën e trashë dhe
gji.
Për këtë arsye, terapitë kundër kancerit janë shumë të rënda, Sipas të dhënave të
fundit, çdo vit regjistrohen rreth 270 mijë raste të reja tumori.
Konfirmime nga studimi i fundit amerikan
Studiuesit amerikanë të institutit kombëtar të shëndetit kanë përzgjedhur 641 të
moshuar kanadezë, anglezë dhe amerikanë (nga 65 deri në 91 vjeç) mbi peshë
dhe disa që kanë shpëtuar prej kancerit. Të moshuarit ishin diagnostikuar me
kancer në gji, zorrën e trashë, ose prostatë. Gjysmës iu tha që të ndiqte zakonet
e përditshme ushqimore, ndërsa gjysma tjetër, duhej të ndiqte një program diete
dhe ushtrime të lehta fizike. P.sh, për të bërë disa ushtrimeve të lehta për të
forcuar muskujt, ecje të shpejtë 30 minuta në ditë, reduktimin e konsumimit të
yndyrave dhe rritjen e racionit të frutave dhe zarzavateve. Pas një viti, rezultatet
nuk lënë vend për dyshime: grupi që kishte mbajtur dietë dhe kishte bërë
gjimnastikë ka shfaqur rezultate më të mira të funksionimit të trupit dhe aftësi të
mëdha lëvizëse, ulje të rrezikut për rishfaqjen e sëmundjes dhe një cilësi më tëArdian Hyseni
TERAPIA IDEALE E SHËNDETIT
Në vitet e fundit, shoqëritë kryesore kardiologjike amerikane dhe europiane
kanë dhënë efektet pozitive të praktikës fizike, mbi aparatin kardiovaskular dhe
analizojnë mundësitë e rrezikut, që lidhen me këtë praktikim, si edhe
mundësitë që mënjanojnë ato rreziqe.
Mënjanon obezitetin dhe mbipeshën.
Rrit masën e fuqinë muskulore, rendimentin e zemrës, të mushkërive dhe të
enëve të gjakut.
Mënjanon osteoporozën dhe rrit masën kockore.
Mënjanon dhimbjet e shtyllës kurrizore dhe të artikulacioneve
Mbron nga infarktet kardiake dhe nga sëmundjet e arterieve.
Ndihmon në mënjanimin e duhanit, alkoolit, drogës.
Zvogëlon rrezikun nga streset
Zvogëlon rrezikun nga kanceri.
Rrit me 2 vjet jetëgjatësinë.
Përmirëson diabetin.
Zvogëlon mbitensionin e gjakut.
Ardian Hyseni
Me një vështrim qoftë edhe “soditës” do të kuptohet që mundësia e të bërit sport është
gjunjëzuar, madje që në embrion.
Janë eliminuar klasat sportive. Janë zvogëluar në mënyrë drastike ambientet dhe hapësirat
urbanistike sportive, tashmë një përqindje e madhe e fëmijeve është obezë.
Adoleshentëve po u ikën mundësia që të njohin një horizont të shijes së jetës së tyre e që nuk
do të kenë tjetër rast të drejtë për të realizuar një zhvillim dinamik të potencialeve personale.
Zhvillimi i edukimit fizik në shkollat fillore vazhdon të kryhet nga mësues të edukimit të
përgjithshëm dhe jo nga specialistë të fushës përkatëse, e si rrjedhojë te nxënësit krijohen
nxitje e zhvillime bio-fiziologjike, anormale e me pasoja të dëmshme shëndetësore.
Ardian Hyseni
Është përhapur në mënyrë të konsiderueshme përdorimi i drogës. Është përhapur përdorimi i dopingut, për arsye
të mungesës së një kulture në dimensionet e burrërisë e të olimpizmit, në organizimin e sportit tonë.
Hulumtimet e shumta, të bëra në binjakët dyzigot dhe monozigot, kanë dëshmuar se 20% ka ndikim faktori
gjenetik (trashëgimia) në shpërndarjen, respektivisht në grumbullimin e indit dhjamor (paraqitja e adipozitetit),
ndërsa 80% në zgjedhjen e ushqimit ndikojnë faktorët e jashtëm (kultura e një populli dhe ambienti, shprehia e të
ushqyerit).
Duhet llogaritur me saktësi të gjitha kaloritë që merren nga materiet ushqyese (karbohidratet, yndyrnat dhe
proteinat) konform kalorive të shpenzuara.
Shprehia e të ushqyerit dhe shprehitë tjera të jetës (gjumi jo i rregullt, jeta e kafeneve, pirja e alkoolit, etj) janë
faktorë tjerë të rëndësishëm në kontrollin e peshës trupore, por që fatmirësisht mund të kontrollohen nga vetë
individi.
Ardian Hyseni