SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 26
ZEMRA DHE
ENËT E
GJAKUT
LËNDA: BIOLOGJI
MËSUESI: SHYQERI VISHI
E PUNUAN: LEART DHE ANDI KRASNIQI
Përmbajtja
▪ Përmbajtja:
▪ Zemra dhe Enët e gjakut, *Enët e gjakut,
▪ Zemra, *Qarkullimi I gjakut nëpër vena(foto)
▪ Pjesët e jashtme të zemrës(foto) *Shtresat e murit të enëve të gjakut(foto)
▪ Zemra(vazhdim) *Arteria
▪ Pjesët e brendshme të zemrës(foto) *Arteria dhe Vendet e arterieve në trup(foto)
▪ Muri I zemrës *Kapilarët
▪ Valvulat *Kapilarët(foto)
▪ Funksioni *Venat
▪ Sëmundjet dhe trajtimet *Venat nëpër trup(foto)
ZEMRA DHE ENËT E GJAKUT
▪ Sistemin e organeve të qarkullimit të gjakut e përbëjnë Zemra dhe
Enët e Gjakut.Ne pa Zemrën dhe Enët e Gjakut nuk do ishim
gjallë,do të ishim tmerresisht të vdekur.
▪ Tek një lloj te bretkocës,në dimër ajo ngrinë zemra I pushon,por
nuk ngordh,sepse qelizat nuk janë ngrirë,dhe kur vinte pranvera
akulli shkrihej dhe qelizat shumohen dhe pastaj fillon ti rreh
zemra,(sikur të kishte rënë në një gjumë të thellë gjatë gjithë
dimrit).
▪ Por tek ne e kemi ndryshe sepse neve nuk mund të na ndodh ky
proces sepse po na pushoi zemra dhe organizmat e tjerë,ne jemi
të vdekur.Enët e gjakut janë ato të cilat zemra I pompon dhe
ndodhën në trupin e njeriut.
ZEMRA
▪ Zemra është një organ muskulor jo te të gjitha organizmat e
gjalla, që pompon gjak nëpër enët e gjakut të sistemit të
qarkullimit të gjakut.Gjaku furnizon trupin me oksigjen dhe
materie ushqyese, dhe gjithashtu ndihmon në heqjen e
mbeturinave metabolike.Zemra ndodhet në pjesën e mesme të
zgavrës së kraharorit.
▪ Zemra është njëra prej organeve të para që formohet në trupin e
njeriut gjatë zhvillimit embrional. Zemra ndahet në katër
zbrazëtira:dy veshëza dhe dy barkushe.Veshëzat ndahen
në:veshëza e majtë dhe veshëza e djathtë.Barkushet ndahen
në:barkushja e majtë dhe barkushja e djathtë.
Pjeset e jashtme te Zemres
ZEMRA
▪ Zemra ndodhet në pjesën e mesme të zgavrës së kraharorit, në nivelin e
vertebrave T5-T8. Pjesa më e madhe e zemrës është zakonisht e zhvendosur
paksa në anën e majtë të kraharorit (edhe pse ka raste që mund të jetë e
zhvendosur në të djathtë) dhe ndihet të jetë në të majtë sepse gjysma e majtë e
zemrës është më e fortë, pasi ajo pompon në të gjitha pjesët e trupit. Meqënëse
zemra ndodhet midis mushkërive, mushkëria e majtë është më e vogël se
mushkëria e djathtë dhe ka një zgavër kardiake në kufirin e saj me zemrën për të
lejuar vendosjen e zemrës.
▪ Zemra është furnizuar nga qarkullimi koronar dhe është e mbyllur në një qeskë
membrane të dyfishtë, perikardi. Ky i fundit i bashkangjitet zgavrës së kraharorit
duke i siguruar zemrës një vend ku të mbahet.[4] Sipërfaqja e prapme e zemrës
ndodhet në afërsi të kolonës vertebrale, dhe sipërfaqja e përparme ndodhet
thellë pas derrasës së kraharorit dhe kërceve të kafazit të kraharorit.[5] Dy nga
venat e mëdha, venat tubolare, dhe arteriet e mëdha, aorta dhe arteria
pulmonare, janë të bashkangjitura në pjesën e sipërme të zemrës, të quajtur
bazë, e cila ndodhet në nivelin e kërcit të tretë të kafazit të kraharorit.
▪ Maja e poshtme e zemrës , apeksi, ndodhet në të majtë të dërrasës së
kraharorit (8 deri 9 cm nga vija qendrore e dërrasës së kraharorit) midis
vendit ku brinja katërt dhe e pestë bashkohen me dërrasën e kraharorit,
pranë artikulimit të tyre me kërcet e kafazit.Ana e djathtë e zemrës është
deformuar përpara, dhe e majta e deformuar prapa.
▪ Zemra ka formën e një koni, me bazën e tij të pozicionuar lart dhe kulmin
poshtë.Një stetoskop duhet të vendoset direkt mbi kulm (apeks) në mënyrë
që mund të numërohen të rrahurat e zemrës. Zemra e një të rrituri peshon
250-350 gram.Zemra ka zakonisht madhësinë e grushtit: 12 cm e gjatë, 8 cm
e gjerë, dhe 6 cm e trashë.Atletët e trajnuar mirë mund të kenë zemër shumë
më të madhe për shkak të efekteve të ushtrimit të muskujve të zemrës, të
ngjashme me reagimin e muskujve skeletik.
Pjeset e brendshme te Zemres
Muri I Zemres
▪ Muri i zemrës përbëhet nga tri shtresa: e brendshme
(endokardi), e mesme (miokardi) dhe e jashtme (epikardi).
Këto janë të rrethuar nga një qeskë me membranë të dyfishtë të
quajtur perikardi.
▪ Shtresa e brendshme e zemrës quhet endokardi. Ajo është e
përbërë nga një shtresë e epitelit të thjeshtë njështresësh, dhe
mbulon dhomat e zemrës dhe valvulat. Ajo vazhdon me
shtresën e brendshme (endoteli) të venave dhe arterieve të
zemrës, dhe bashkohet me miokardin me një shtresë e hollë të
indit lidhor.Endokardi, duke sekretuar endothelinë, gjithashtu
mund të luajë një rol në rregullimin e tkurrjes së miokardit.
Valvulat
▪ Të katër valvulat e zemrës shtrihen përgjatë të njëjtit plan. Valvulat
sigurojnë rrjedhjen në një drejtim të gjakut në zemër dhe parandalojnë
rrjedhjen në drejtim të kundërt. Midis barkushes së djathtë dhe
veshëzës së djathtë është valvula trefletëshe. Ajo përbëhet nga tre
fletë, të përbëra nga endokardi përforcuar me inde lidhëse shtesë.
Secila prej tre fletëve të valvulës është e bashkangjitur në disa fillesa
me inde lidhëse, korda tendine, nganjëherë referuar si fijet e zemrës.
Kordat tendine lidhin secilën prej fletëve me muskujt papilarë që dalin
nga sipërfaqja e poshtme e veshëzës. Këto muskuj kontrollojnë
hapjen dhe mbylljen e valvulave. Tre muskujt papilarë në veshëzën e
djathtë quhen muskujt e pëparmë, të pasmë, dhe septal, të cilat
korrespondojnë me tre pozicionet e fletëve të valvulës.Midis
barkushes së majtë dhe veshëzës të majtë është valvula mitrale, e
njohur gjithashtu si valvula dyfletëshe sepse ka dy fletë, një të
përparme dhe një të pasme. Këto fletë i janë bashkangjitur nëpërmjet
kordave tendine me dy muskujt papilare që dalin nga muri i veshit të
majtë.
▪ Valvulat trifletëshe dhe mitrale janë valvulat atrioventrikulare (midis barkushes
dhe veshit). Gjatë fazës së relaksimit të ciklit kardiak, muskujt papilarë janë
gjithashtu të relaksuar dhe tensioni në kordat tendine është e lehtë. Megjithatë, kur
veshëza kontraktohet, kontraktohen edhe muskujt papilarë. Kjo krijon tension në
kordën tendine, duke ndihmuar për të mbajtur fletët e valvulave atrioventrikulare
në vend dhe parandalimin e tyre për të shkuar përsëri drejt barkushes.
▪ Zemra përbëhet prej dy pjesëve:
• Pjesa e djathtë, e cila e lëviz gjakun në drejtim të mushkërive (qarkullimi i vogël).
• Pjesa e majtë, e cila e lëviz gjakun në drejtim të pjesëve tjera të trupit (qarkullimi i
madh).
• Barkushet janë pompa të fuqishme me mure të trasha muskulore, dhe prandaj
presioni i gjakut venoz (0–2 mm Hg) nuk arrin t'i tendosë. Veshëzat janë dhoma të
zemrës, me mure të holla e të tendosshme, që shërbejnë si rezervuarë për gjakun
venoz, por që njëkohësisht mund të tkurren e ta pompojnë gjakun me njëfarë
presioni për në drejtim të barkusheve.
Funksioni
▪ Zemra është pompa.Në mënyrë që pompa (zemra) të kryejë funksionin e saj duhet
që muskuli i zemrës të jetë shëndoshë e mirë. Duhet që sistemi elektrik i zemrës të
koordinojë tkurrjen e valvulave dhe të barkusheve si dhe duhet që muskuli të
furnizohet rregullisht me gjak. Gjatë tkurrjes (sistoles) të barkushes së majtë,
presioni brenda barkushes natyrisht është më i lartë sesa presioni në aortë. Kjo e
pengon qarkullimin e gjakut në shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve
koronare gjatë sistolës mbyllet nga kuspet e valvulës të hapur të aortës. Si rrjedhojë,
enët koronare nuk mund ta furnizojnë me gjak barkushen e majtë gjatë sistolës.
Barkushja e majtë furnizohet me gjak vetëm gjatë diastoles.
▪ Nëse diastola shkurtohet, barkushja e majtë ka më pak kohë për t'u furnizuar me
gjak. Valvulat e zemrës duhet të jenë të afta të hapen plotësisht dhe të mbyllen
plotësisht. Stenoza është ngushtim i vrimës të valvulës. Mbyllja jo e plotë përbën
pamjaftueshmëri të valvulës. Pasojë e pamjaftueshmërisë është regurgitimi (rikthimi
i gjakut).Venat rikthejnë gjakun në zemër. Që të kryejnë këtë funksion, venat janë të
pajisura me valvula që nuk lejojnë kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve të
gjymtyrëve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrës ('pompa muskulore'). Po
ashtu, presioni negativ gjatë frymëmarrjes ndihmon kthimin e gjakut për në zemër.
Semundjet dhe trajtimet
• Studimi i sëmundjeve të zemrës është quajtur kardiologji. Sëmundje primare kardiake përfshijnë:
• Sëmundja koronare e zemrës është sëmundja arterie koronare të privon muskujve të zemrës e
oksigjenit. Kthyeshëm, ajo mund të shkaktojë dhimbje të forta gjoksi i quajtur angina pectoris
(angina pectoris). Bllokimi i një arterie shkakton vdekjen e qelizave të muskujve të zemrës (infarkt
miokardi).
• Dështim Zemra është humbje progresive e aftësisë zemër për të siguruar rrjedhjen e gjakut.
Është manifestuar nga dyspnoea (frymarrje), me ënjtje të këmbëve dhe mund të shkojnë deri në
edemë pulmonare akute.
• Valvul çrregullime Kardiologjik: arrijë valvulave manifestohet ndonjëherë nga një shushurimë
"zemër".
• Endokardit dhe miokard janë inflammations të zemrës për shkak të baktereve apo viral.
• Arrhythmia i zemrës është një zemër parregullt mundi. Kryen shkakton çrregullim bradycardia
(zemër ose shumë i ngadalshëm).
• Emboli pulmonare është pengimi i një arterie pulmonare. Shkaku është mbipesha.
• Sëmundjet e lindura të zemrës, që do të thotë, një cen të zemrës, nuk mund të prapësimit të
ventricles, atria, ose të dyja, cen e anijeve gjakut pranë zemrës, ose më shpesh një ndarje e keqe
nga septa sidomos jo-mbyllja e ovale foramen mes atria.
▪ Nëse arterie koronare është ngushtuar ose i bllokuar, ju mund të punojë rreth
vendin e prekur me operacion bajpas koronare, ose zgjeroni me angioplasty.
▪ Beta-blockers barnave që janë të ngadalshëm rrahjen e zemrës dhe për të
reduktuar nevojat oksigjen zemrës. Nitroglycerin dhe komponimet e tjera që
nxjerr oksidit nitrik janë përdorur në trajtimin e sëmundjeve të zemrës, sepse
ato shkaktojnë përhapje e enët koronare.
▪ Zemra është organi paresor ne trupin e njeriut
▪ Shkalla-pushimi i zemrës është 55-80 rreh për minutë, për një xhiro 4,5-5 litra
gjak në minutë. Në total, zemra mund të rrah rreth 4 miliardë herë në jetë,kurse
numri I rrahjeve te zemres gjate gjithe jetes te gjitaret eshte maksimumi 1
miliarde.
Gjatësia e zemrës 12 cm
Gjerësia e zemrës 8 cm
Pesha e zemrës 300 g
Volumi (i gjakut) 70 cm3
Volumi / min në qetësi 4900 cm3
Volumi / min gjatë punës maksimale bis 20-30 Litër
Volumi i gjakut gjatë 70 vjetëve ~180.000.000 Litër
Puna për rrahje, ana e majtë ~ 0,8 J
Puna për rrahje, ana e djathtë ~ 0,16 J
Puna gjatë ditës ~ 100.000 J
Numri i rrahjeve për një vit (mesatare) 36.000.000
Numri i rrahjeve për 70 vjet 3.000.000.000
ENËT E GJAKUT
Enët e Gjakut
▪ Enë gjaku (latinisht Vas sanguineum) quhet një strukturë në formë gypi në të cilën
qarkullon gjaku. Të gjitha enët e gjakut së bashku formojnë.Sistemin e qarkullimit të
gjakut.
▪ Në kushte normale enët e gjakut e transportojnë gjakun prej zemrës në periferi dhe e
kthejnë atë përsëri në zemër.
▪ Enët e gjakut janë të shperndara në të gjithë trupin e njeriut.Në enët e gjakut bëjnë pjesën
venat,arteriet dhe kapilarët.
▪ Muri i enëve të gjakut përbëhet prej tre shtresave :
1.Tunica externa (Adventia)
2.Tunica media
3.Tunica interna (Intima)
▪ Arteria më e madhe është aorta.
▪ Enët e gjakut zgjerohen dhe ngushtohen në menyrë refleksive.
Qarkullimi I gjakut nëpër vena
Arteria
▪ Arteria (nga greqishtja αρτηρία) është një enë gjaku nëpërmjet së cilës gjaku largohet
prej zemrës.
▪ Arteriet sipas rregullës e transportojnë gjakun e oksigjenuar, përveç arterieve
pulmonale të cilat transportojnë gjak të paoksigjenuar. Në arteriet e njeriut ndodhen
20% e të gjithë volumit të gjakut. Arteria më e madhe në trupin e njeriut është aorta me
diametër prej rreth 3cm. Zemra e pompon gjakun nëpër një sistem gypash, të quajtur
enë gjaku.
▪ Arteria më e madhe në trupin e njeriut është Aorta me diametrin prej 3 cm.Arteriet
ndahen në dy lloje:
▪ Tipi muskulor-ndodhën relativisht larg zemrës dhe janë formuese të tensionit.
▪ Tipi elastik-ndodhën pranë zemrës.
Arteria dhe Vendet e arterieve në trup
Kapilarët
▪ Kapilarët (Latinisht: Capillus) janë enët më të vogla të gjakut. Funksioni
i tyre është shkëmbimi i lëndëve, lëvizja e lëndëve midis enëve të gjakut
dhe indeve. Që të kryejnë këtë punë, sipërfaqja totale e gjithë kapilarëve
është shumë e madhe (sipërfaqja e madhe lehtëson difuzionin).
▪ Muret e kapilarëve janë shumë të holla dhe mure të tilla të dobëta nuk
mund ta përballojnë presionin e lartë arterial. Presioni kapilar është
shumë më i vogël sesa presioni arterial. Ulja e presionit bëhet e mundur
nga arteriolat.
Kapilaret
Venat
▪ Në sistemin e qarkullimit të gjakut, venat (nga gjuha Latine vena) janë
enët e gjakut që bartin gjakun në drejtim të zemrës. Shumica e venave
bartin gjakun e papastër nga indet deri në zemër; përjashtime kanë
venat pulmonare dhe të kërthizës, dy nga të cilat bartin gjakun e
oksigjenuar në zemër.Gjaku I oksigjenuar ka ngjyren e kuqe,kurse ai I
paoksigjenuar ka ngjyren e kalter.Per kete arsye shkelqejne venat e
lekures me ngjyre te kalter.Venat e kane ndertimin tipik te eneve te
gjakut me tri shtresa:
▪ Tunica interna(Intima)
▪ Tunica media
▪ Tunica externa(Adventia)
▪ Në kundërshtim me venat, arteriet bartin gjakun larg nga zemra. Venat
janë më pak muskuloze se arteriet dhe shpesh janë më afër lëkurës. Në
shumicën e venave ka valvula për të parandaluar rrjedhjen mbrapa.
Venat nëpër trup
Zemra dhe Enet e gjakut

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Semundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeSemundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshme
An An
 
Cfare ishte Holokausti?
Cfare ishte Holokausti?Cfare ishte Holokausti?
Cfare ishte Holokausti?
Valeria Baçi
 
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Kristjana Duni
 
Numrat e thjeshrte dhe te perbere.
Numrat e thjeshrte dhe te perbere.Numrat e thjeshrte dhe te perbere.
Numrat e thjeshrte dhe te perbere.
Tefik Rika
 
Shkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustikeShkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustike
olinuhi
 

Mais procurados (20)

Struktura dhe Funksionet e Sistemit Nervor
Struktura dhe Funksionet e Sistemit NervorStruktura dhe Funksionet e Sistemit Nervor
Struktura dhe Funksionet e Sistemit Nervor
 
Semundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeSemundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshme
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humbur
 
SISTEMI NERVOR TE NJERIU
SISTEMI NERVOR TE NJERIUSISTEMI NERVOR TE NJERIU
SISTEMI NERVOR TE NJERIU
 
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e MjedisitPROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
 
Cfare ishte Holokausti?
Cfare ishte Holokausti?Cfare ishte Holokausti?
Cfare ishte Holokausti?
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
 
Shqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKBShqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKB
 
Iliret
IliretIliret
Iliret
 
Metalet
MetaletMetalet
Metalet
 
Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)
 
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
 
Numrat e thjeshrte dhe te perbere.
Numrat e thjeshrte dhe te perbere.Numrat e thjeshrte dhe te perbere.
Numrat e thjeshrte dhe te perbere.
 
Ngrohja globale
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globale
 
Sinjalistika Rrugore
Sinjalistika RrugoreSinjalistika Rrugore
Sinjalistika Rrugore
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
 
Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10
 
Muskujt e trupit te njeriut
Muskujt e trupit te njeriutMuskujt e trupit te njeriut
Muskujt e trupit te njeriut
 
Shkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustikeShkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustike
 

Semelhante a Zemra dhe Enet e gjakut (7)

Infarkti i miokardit
Infarkti i miokarditInfarkti i miokardit
Infarkti i miokardit
 
L4 scv cor et pericardium
L4   scv cor et pericardiumL4   scv cor et pericardium
L4 scv cor et pericardium
 
Sëmundjet Iskemike të Zemrës
Sëmundjet Iskemike të ZemrësSëmundjet Iskemike të Zemrës
Sëmundjet Iskemike të Zemrës
 
Presentation1
Presentation1 Presentation1
Presentation1
 
Interna kardiologji mësimet
Interna kardiologji mësimetInterna kardiologji mësimet
Interna kardiologji mësimet
 
Sak
SakSak
Sak
 
Qarkullimi
QarkullimiQarkullimi
Qarkullimi
 

Zemra dhe Enet e gjakut

  • 1. ZEMRA DHE ENËT E GJAKUT LËNDA: BIOLOGJI MËSUESI: SHYQERI VISHI E PUNUAN: LEART DHE ANDI KRASNIQI
  • 2. Përmbajtja ▪ Përmbajtja: ▪ Zemra dhe Enët e gjakut, *Enët e gjakut, ▪ Zemra, *Qarkullimi I gjakut nëpër vena(foto) ▪ Pjesët e jashtme të zemrës(foto) *Shtresat e murit të enëve të gjakut(foto) ▪ Zemra(vazhdim) *Arteria ▪ Pjesët e brendshme të zemrës(foto) *Arteria dhe Vendet e arterieve në trup(foto) ▪ Muri I zemrës *Kapilarët ▪ Valvulat *Kapilarët(foto) ▪ Funksioni *Venat ▪ Sëmundjet dhe trajtimet *Venat nëpër trup(foto)
  • 3. ZEMRA DHE ENËT E GJAKUT ▪ Sistemin e organeve të qarkullimit të gjakut e përbëjnë Zemra dhe Enët e Gjakut.Ne pa Zemrën dhe Enët e Gjakut nuk do ishim gjallë,do të ishim tmerresisht të vdekur. ▪ Tek një lloj te bretkocës,në dimër ajo ngrinë zemra I pushon,por nuk ngordh,sepse qelizat nuk janë ngrirë,dhe kur vinte pranvera akulli shkrihej dhe qelizat shumohen dhe pastaj fillon ti rreh zemra,(sikur të kishte rënë në një gjumë të thellë gjatë gjithë dimrit). ▪ Por tek ne e kemi ndryshe sepse neve nuk mund të na ndodh ky proces sepse po na pushoi zemra dhe organizmat e tjerë,ne jemi të vdekur.Enët e gjakut janë ato të cilat zemra I pompon dhe ndodhën në trupin e njeriut.
  • 4. ZEMRA ▪ Zemra është një organ muskulor jo te të gjitha organizmat e gjalla, që pompon gjak nëpër enët e gjakut të sistemit të qarkullimit të gjakut.Gjaku furnizon trupin me oksigjen dhe materie ushqyese, dhe gjithashtu ndihmon në heqjen e mbeturinave metabolike.Zemra ndodhet në pjesën e mesme të zgavrës së kraharorit. ▪ Zemra është njëra prej organeve të para që formohet në trupin e njeriut gjatë zhvillimit embrional. Zemra ndahet në katër zbrazëtira:dy veshëza dhe dy barkushe.Veshëzat ndahen në:veshëza e majtë dhe veshëza e djathtë.Barkushet ndahen në:barkushja e majtë dhe barkushja e djathtë.
  • 5. Pjeset e jashtme te Zemres
  • 6. ZEMRA ▪ Zemra ndodhet në pjesën e mesme të zgavrës së kraharorit, në nivelin e vertebrave T5-T8. Pjesa më e madhe e zemrës është zakonisht e zhvendosur paksa në anën e majtë të kraharorit (edhe pse ka raste që mund të jetë e zhvendosur në të djathtë) dhe ndihet të jetë në të majtë sepse gjysma e majtë e zemrës është më e fortë, pasi ajo pompon në të gjitha pjesët e trupit. Meqënëse zemra ndodhet midis mushkërive, mushkëria e majtë është më e vogël se mushkëria e djathtë dhe ka një zgavër kardiake në kufirin e saj me zemrën për të lejuar vendosjen e zemrës. ▪ Zemra është furnizuar nga qarkullimi koronar dhe është e mbyllur në një qeskë membrane të dyfishtë, perikardi. Ky i fundit i bashkangjitet zgavrës së kraharorit duke i siguruar zemrës një vend ku të mbahet.[4] Sipërfaqja e prapme e zemrës ndodhet në afërsi të kolonës vertebrale, dhe sipërfaqja e përparme ndodhet thellë pas derrasës së kraharorit dhe kërceve të kafazit të kraharorit.[5] Dy nga venat e mëdha, venat tubolare, dhe arteriet e mëdha, aorta dhe arteria pulmonare, janë të bashkangjitura në pjesën e sipërme të zemrës, të quajtur bazë, e cila ndodhet në nivelin e kërcit të tretë të kafazit të kraharorit.
  • 7. ▪ Maja e poshtme e zemrës , apeksi, ndodhet në të majtë të dërrasës së kraharorit (8 deri 9 cm nga vija qendrore e dërrasës së kraharorit) midis vendit ku brinja katërt dhe e pestë bashkohen me dërrasën e kraharorit, pranë artikulimit të tyre me kërcet e kafazit.Ana e djathtë e zemrës është deformuar përpara, dhe e majta e deformuar prapa. ▪ Zemra ka formën e një koni, me bazën e tij të pozicionuar lart dhe kulmin poshtë.Një stetoskop duhet të vendoset direkt mbi kulm (apeks) në mënyrë që mund të numërohen të rrahurat e zemrës. Zemra e një të rrituri peshon 250-350 gram.Zemra ka zakonisht madhësinë e grushtit: 12 cm e gjatë, 8 cm e gjerë, dhe 6 cm e trashë.Atletët e trajnuar mirë mund të kenë zemër shumë më të madhe për shkak të efekteve të ushtrimit të muskujve të zemrës, të ngjashme me reagimin e muskujve skeletik.
  • 8. Pjeset e brendshme te Zemres
  • 9. Muri I Zemres ▪ Muri i zemrës përbëhet nga tri shtresa: e brendshme (endokardi), e mesme (miokardi) dhe e jashtme (epikardi). Këto janë të rrethuar nga një qeskë me membranë të dyfishtë të quajtur perikardi. ▪ Shtresa e brendshme e zemrës quhet endokardi. Ajo është e përbërë nga një shtresë e epitelit të thjeshtë njështresësh, dhe mbulon dhomat e zemrës dhe valvulat. Ajo vazhdon me shtresën e brendshme (endoteli) të venave dhe arterieve të zemrës, dhe bashkohet me miokardin me një shtresë e hollë të indit lidhor.Endokardi, duke sekretuar endothelinë, gjithashtu mund të luajë një rol në rregullimin e tkurrjes së miokardit.
  • 10. Valvulat ▪ Të katër valvulat e zemrës shtrihen përgjatë të njëjtit plan. Valvulat sigurojnë rrjedhjen në një drejtim të gjakut në zemër dhe parandalojnë rrjedhjen në drejtim të kundërt. Midis barkushes së djathtë dhe veshëzës së djathtë është valvula trefletëshe. Ajo përbëhet nga tre fletë, të përbëra nga endokardi përforcuar me inde lidhëse shtesë. Secila prej tre fletëve të valvulës është e bashkangjitur në disa fillesa me inde lidhëse, korda tendine, nganjëherë referuar si fijet e zemrës. Kordat tendine lidhin secilën prej fletëve me muskujt papilarë që dalin nga sipërfaqja e poshtme e veshëzës. Këto muskuj kontrollojnë hapjen dhe mbylljen e valvulave. Tre muskujt papilarë në veshëzën e djathtë quhen muskujt e pëparmë, të pasmë, dhe septal, të cilat korrespondojnë me tre pozicionet e fletëve të valvulës.Midis barkushes së majtë dhe veshëzës të majtë është valvula mitrale, e njohur gjithashtu si valvula dyfletëshe sepse ka dy fletë, një të përparme dhe një të pasme. Këto fletë i janë bashkangjitur nëpërmjet kordave tendine me dy muskujt papilare që dalin nga muri i veshit të majtë.
  • 11. ▪ Valvulat trifletëshe dhe mitrale janë valvulat atrioventrikulare (midis barkushes dhe veshit). Gjatë fazës së relaksimit të ciklit kardiak, muskujt papilarë janë gjithashtu të relaksuar dhe tensioni në kordat tendine është e lehtë. Megjithatë, kur veshëza kontraktohet, kontraktohen edhe muskujt papilarë. Kjo krijon tension në kordën tendine, duke ndihmuar për të mbajtur fletët e valvulave atrioventrikulare në vend dhe parandalimin e tyre për të shkuar përsëri drejt barkushes. ▪ Zemra përbëhet prej dy pjesëve: • Pjesa e djathtë, e cila e lëviz gjakun në drejtim të mushkërive (qarkullimi i vogël). • Pjesa e majtë, e cila e lëviz gjakun në drejtim të pjesëve tjera të trupit (qarkullimi i madh). • Barkushet janë pompa të fuqishme me mure të trasha muskulore, dhe prandaj presioni i gjakut venoz (0–2 mm Hg) nuk arrin t'i tendosë. Veshëzat janë dhoma të zemrës, me mure të holla e të tendosshme, që shërbejnë si rezervuarë për gjakun venoz, por që njëkohësisht mund të tkurren e ta pompojnë gjakun me njëfarë presioni për në drejtim të barkusheve.
  • 12. Funksioni ▪ Zemra është pompa.Në mënyrë që pompa (zemra) të kryejë funksionin e saj duhet që muskuli i zemrës të jetë shëndoshë e mirë. Duhet që sistemi elektrik i zemrës të koordinojë tkurrjen e valvulave dhe të barkusheve si dhe duhet që muskuli të furnizohet rregullisht me gjak. Gjatë tkurrjes (sistoles) të barkushes së majtë, presioni brenda barkushes natyrisht është më i lartë sesa presioni në aortë. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut në shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjatë sistolës mbyllet nga kuspet e valvulës të hapur të aortës. Si rrjedhojë, enët koronare nuk mund ta furnizojnë me gjak barkushen e majtë gjatë sistolës. Barkushja e majtë furnizohet me gjak vetëm gjatë diastoles. ▪ Nëse diastola shkurtohet, barkushja e majtë ka më pak kohë për t'u furnizuar me gjak. Valvulat e zemrës duhet të jenë të afta të hapen plotësisht dhe të mbyllen plotësisht. Stenoza është ngushtim i vrimës të valvulës. Mbyllja jo e plotë përbën pamjaftueshmëri të valvulës. Pasojë e pamjaftueshmërisë është regurgitimi (rikthimi i gjakut).Venat rikthejnë gjakun në zemër. Që të kryejnë këtë funksion, venat janë të pajisura me valvula që nuk lejojnë kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve të gjymtyrëve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrës ('pompa muskulore'). Po ashtu, presioni negativ gjatë frymëmarrjes ndihmon kthimin e gjakut për në zemër.
  • 13. Semundjet dhe trajtimet • Studimi i sëmundjeve të zemrës është quajtur kardiologji. Sëmundje primare kardiake përfshijnë: • Sëmundja koronare e zemrës është sëmundja arterie koronare të privon muskujve të zemrës e oksigjenit. Kthyeshëm, ajo mund të shkaktojë dhimbje të forta gjoksi i quajtur angina pectoris (angina pectoris). Bllokimi i një arterie shkakton vdekjen e qelizave të muskujve të zemrës (infarkt miokardi). • Dështim Zemra është humbje progresive e aftësisë zemër për të siguruar rrjedhjen e gjakut. Është manifestuar nga dyspnoea (frymarrje), me ënjtje të këmbëve dhe mund të shkojnë deri në edemë pulmonare akute. • Valvul çrregullime Kardiologjik: arrijë valvulave manifestohet ndonjëherë nga një shushurimë "zemër". • Endokardit dhe miokard janë inflammations të zemrës për shkak të baktereve apo viral. • Arrhythmia i zemrës është një zemër parregullt mundi. Kryen shkakton çrregullim bradycardia (zemër ose shumë i ngadalshëm). • Emboli pulmonare është pengimi i një arterie pulmonare. Shkaku është mbipesha. • Sëmundjet e lindura të zemrës, që do të thotë, një cen të zemrës, nuk mund të prapësimit të ventricles, atria, ose të dyja, cen e anijeve gjakut pranë zemrës, ose më shpesh një ndarje e keqe nga septa sidomos jo-mbyllja e ovale foramen mes atria.
  • 14. ▪ Nëse arterie koronare është ngushtuar ose i bllokuar, ju mund të punojë rreth vendin e prekur me operacion bajpas koronare, ose zgjeroni me angioplasty. ▪ Beta-blockers barnave që janë të ngadalshëm rrahjen e zemrës dhe për të reduktuar nevojat oksigjen zemrës. Nitroglycerin dhe komponimet e tjera që nxjerr oksidit nitrik janë përdorur në trajtimin e sëmundjeve të zemrës, sepse ato shkaktojnë përhapje e enët koronare. ▪ Zemra është organi paresor ne trupin e njeriut ▪ Shkalla-pushimi i zemrës është 55-80 rreh për minutë, për një xhiro 4,5-5 litra gjak në minutë. Në total, zemra mund të rrah rreth 4 miliardë herë në jetë,kurse numri I rrahjeve te zemres gjate gjithe jetes te gjitaret eshte maksimumi 1 miliarde.
  • 15. Gjatësia e zemrës 12 cm Gjerësia e zemrës 8 cm Pesha e zemrës 300 g Volumi (i gjakut) 70 cm3 Volumi / min në qetësi 4900 cm3 Volumi / min gjatë punës maksimale bis 20-30 Litër Volumi i gjakut gjatë 70 vjetëve ~180.000.000 Litër Puna për rrahje, ana e majtë ~ 0,8 J Puna për rrahje, ana e djathtë ~ 0,16 J Puna gjatë ditës ~ 100.000 J Numri i rrahjeve për një vit (mesatare) 36.000.000 Numri i rrahjeve për 70 vjet 3.000.000.000
  • 17. Enët e Gjakut ▪ Enë gjaku (latinisht Vas sanguineum) quhet një strukturë në formë gypi në të cilën qarkullon gjaku. Të gjitha enët e gjakut së bashku formojnë.Sistemin e qarkullimit të gjakut. ▪ Në kushte normale enët e gjakut e transportojnë gjakun prej zemrës në periferi dhe e kthejnë atë përsëri në zemër. ▪ Enët e gjakut janë të shperndara në të gjithë trupin e njeriut.Në enët e gjakut bëjnë pjesën venat,arteriet dhe kapilarët. ▪ Muri i enëve të gjakut përbëhet prej tre shtresave : 1.Tunica externa (Adventia) 2.Tunica media 3.Tunica interna (Intima) ▪ Arteria më e madhe është aorta. ▪ Enët e gjakut zgjerohen dhe ngushtohen në menyrë refleksive.
  • 18. Qarkullimi I gjakut nëpër vena
  • 19.
  • 20. Arteria ▪ Arteria (nga greqishtja αρτηρία) është një enë gjaku nëpërmjet së cilës gjaku largohet prej zemrës. ▪ Arteriet sipas rregullës e transportojnë gjakun e oksigjenuar, përveç arterieve pulmonale të cilat transportojnë gjak të paoksigjenuar. Në arteriet e njeriut ndodhen 20% e të gjithë volumit të gjakut. Arteria më e madhe në trupin e njeriut është aorta me diametër prej rreth 3cm. Zemra e pompon gjakun nëpër një sistem gypash, të quajtur enë gjaku. ▪ Arteria më e madhe në trupin e njeriut është Aorta me diametrin prej 3 cm.Arteriet ndahen në dy lloje: ▪ Tipi muskulor-ndodhën relativisht larg zemrës dhe janë formuese të tensionit. ▪ Tipi elastik-ndodhën pranë zemrës.
  • 21. Arteria dhe Vendet e arterieve në trup
  • 22. Kapilarët ▪ Kapilarët (Latinisht: Capillus) janë enët më të vogla të gjakut. Funksioni i tyre është shkëmbimi i lëndëve, lëvizja e lëndëve midis enëve të gjakut dhe indeve. Që të kryejnë këtë punë, sipërfaqja totale e gjithë kapilarëve është shumë e madhe (sipërfaqja e madhe lehtëson difuzionin). ▪ Muret e kapilarëve janë shumë të holla dhe mure të tilla të dobëta nuk mund ta përballojnë presionin e lartë arterial. Presioni kapilar është shumë më i vogël sesa presioni arterial. Ulja e presionit bëhet e mundur nga arteriolat.
  • 24. Venat ▪ Në sistemin e qarkullimit të gjakut, venat (nga gjuha Latine vena) janë enët e gjakut që bartin gjakun në drejtim të zemrës. Shumica e venave bartin gjakun e papastër nga indet deri në zemër; përjashtime kanë venat pulmonare dhe të kërthizës, dy nga të cilat bartin gjakun e oksigjenuar në zemër.Gjaku I oksigjenuar ka ngjyren e kuqe,kurse ai I paoksigjenuar ka ngjyren e kalter.Per kete arsye shkelqejne venat e lekures me ngjyre te kalter.Venat e kane ndertimin tipik te eneve te gjakut me tri shtresa: ▪ Tunica interna(Intima) ▪ Tunica media ▪ Tunica externa(Adventia) ▪ Në kundërshtim me venat, arteriet bartin gjakun larg nga zemra. Venat janë më pak muskuloze se arteriet dhe shpesh janë më afër lëkurës. Në shumicën e venave ka valvula për të parandaluar rrjedhjen mbrapa.