SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 8
Baixar para ler offline
Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet
1
Viti VI i botimit, nr. 49, dhjetor 2014
Jemi edhe ne...
Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID
Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e
Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid”
Zgjedhja e kryetarit të qeverisë e së nxënësve në gjimnazin “Havzi Nela”
Me datë 05.12.2014 në gjimnazin “Havzi Nela” janë organizuar
zgjedhjet për kryetarin e senatit. Komisioni qendror i zgjedhjeve
shqyrtoi kandidaturat e propozuara dhe miratoi kandidaturat që
plotësuan kriteret e paracaktuara. Kandidatët që u miratuan ishin: 1.
Ibrahim Ahmetaj; 2. Mariglen Tusha; 3. Jonarda Doçi; 4. Rubin
Onuzi.. Në zgjedhje morën pjesë 34 senatorë të shkollës. U votua me
votë të lirë dhe sipas rregullave të përcaktuara në udhëzimin e MAS.
Pasi u mbyll procesi i votimit komisioni numëroi votat e gjendura në
kuti. Në kuti u gjetën 34 vota, 2 vota ishin të pavlefshme. Shpërndarja e
votavetëtjeravijonsimëposhtë:
1. IbrahimAhmetaj–4 vota
2. MariglenTusha–2 vota
3. JonardaDoçi–6vota
4. RubinOnuzi–20vota
Me 20 votakryetarisenatitu zgjodhnxënësiRubinOnuzi.
Pas përfundimit të zgjedhjeve tani puna jonë do të mbështetet në
parimin: “Qeveria e nxënësve përfaqëson të gjithë nxënësit e shkollës”.
Tani ne kemi detyrën të hartojmërregulloren dhe planin e punës i cili do
të përshkruajë rolin dhe përgjegjësitë e Qeverisë së nxënësve dhe të
mundësojë funksionimin me efektivitet të saj. Të gjitha vendimet dhe
veprimtaritë që ne do të ndërmarrim do të bazohen te rregullorja e saj.
Gjithashtu ne do të mbështetemi edhe tek përvoja e mëparshme e
qeverisë së nxënësve të shkollës tonë. Gjatë hartimit të rregullores ne
do të konsultohemi me Drejtuesit e shkollës dhe anëtarë të stafit të cilët
kanëpërvojanëkëtëfushë.
Qeveria e nxënsve, shkolla “Havzi Nela”, Kukës
2
Dhjetor 2014______________________________________________Jemi edhe ne...
VEPRIMTARI
3 dhjetori - Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, me datë 3
dhjetor 2014 shoqata ALB-AID doli në me një deklaratë për mediat. Përmbajtja e
kësajdeklarateupërqendruanë4pikakryesore:
1. Unifikimin dhe trajtimin e barabarte te gjithë grupeve te PAK . (Standardizimi i
trajtimit te Pak, psh. viktimat e minave akoma nuk njihen si grup i PAK – pasi rënia
ne mina e tyre nuk konsiderohet nga ligji aktual i cili kërkon qe personi te ketë qene
nemarrëdhëniepunenemomentineaksidentit)
2. NgritjenemekanizmitmonitoruestezbatimitteKonventëspërtedrejtatePAK.
3. ZbatimieLigjitpërPunësiminePAK neInstitucionetshtetërore
4. Përshtatjen e infrastrukturës se institucioneve shtetërore dhe Shërbimeve për te
qeneteaksesueshmepërPAK.
Ky aktivitet u pasqyrua gjerësisht në median vizive dhe të shkruar. Kjo deklaratë për
shtyp u mbajtpranëshoqatës“Shpresapërjetën”nëTiranë.
Izet Ademaj
3
KRIJIME LETRARE (ese)
Dhjetor 2014_______________________________________________Jemi edhe ne...
Ëndrra esëardhmes
Në shpirtin e çdo njeriu, ka një vend plot dritë që i jep jetë njeriut. Është një pjesë e mbushur plot me ëndrra.
Askush nuk duket t'i ketë frikë ëndrrat, ai që e do ëndrrën e tij, nuk duhet ta mbajë të fshehur brenda vetes, t'ia
shfaqë çdo njeriu. Ëndrra, nuk është frikë, ëndrra nuk është thjeshtë dëshirë, ëndrra nuk është as emocion,
ëndrra është një sfidë e cila duhet përmbushur si një detyrë e jetës. Pse duhet jetuar pa ëndrra? Nëse
s'ëndërron nuk ke liri, nëse s'ëndërron nuk ndihesh i qetë, nëse s'ëndërron ti je i veçuar, e mbi të gjitha: “Nuk
ke një të ardhme”. Ndihesh i humbur brenda ndjenjave të tua. Vetëm atëherë dhe aty kur të nis ëndrra jote
vetëmatëherënis“Eardhmja”.
ArgjentinaKastrati,shkollaemesme ebashkuar,Golaj,Has
Atdheu im
Atdhe, një fjalë që menjëherë të sjell ndërmend vendlindjen tonë të bukur. Për shqiptarët atdheu është shumë i
rëndësishëm, por ende shumë toka shqiptare ndodhen jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Historia me ne
shqiptarët nuk është treguar shumë miqësore dhe shpesh shumë e padrejtë. Edhe pse tokat shqiptare shtrihen
në disa shtete, ne na bashkon e njëjta gjuhë. Gjuha jonë e bukur shqipe. Por, na bashkon edhe e njëjta kulturë
dhe traditë e trashëguar brez pas brezi. Tani kohët kanë ndryshuar. Bota është bërë më e drejtë për sa i përket
shqiptarëve. Shumë të drejta tashmë i kemi fituar. Por ne duhet të përpiqemi si komb, të gjithë shqiptarët aq sa
jemi, për ta bërë nënën tonë Shqipëri “zonjë”. Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve duhet të kërkojnë
me zë të lartë të drejtat e tyre. Kur udhëton jashtë atdheut e ndjen se sa shumë ai vlen. Vendi më i dashur është
shtëpia jonë, atdheu ynë. Për atdheun mund të shkruash gjithë jetën dhe përsëri do të ishte pak, por nuk
mjaftonvetëmtaduash atëporedhetëpunosh fortpërtë.
Ermira Muhadri, shkolla“RexhBajraktari”,Vlahën,Has
Atdheu
Shqipëri moj Shqipëri, u bërë nënë me djem e me vajza, u bërë gjyshe me nipër e me mbesa të cilët të bënë kaq
të lumtur e të njohur në gjithë botën si një zonjë e nderuar e trime. Ti rrite bijtë e tu si një grua pa mbështetje e
përkrahje, nuk kishe shami ku të fshije lotët që derdhje si lumi, nuk kishe vend ku të rrëfeheshe për të gjitha
hallet që mbaje mbi supe.Ah moj Shqipëra ime!Të patën zili e gjithë bota për guximin, mikpritjen e për besën
që bijtë e tu ta sollën dhe ta trashëguan brez pas brezi deri në këtë moshë që je sot. Ke vuajtur shumë duke u
shkelur nga tiranë e duke u mbështjellë nga retë e zeza katile. Kur erdhi dikush, e tu bë zot në tokën tënde prej
500 vjetësh të robëroi e të mori frymën duke të ta mbushur zemrën plot me mllef e urrejtje. Por,
bashkatdhetarët u mblodhën nga janë e s'janë për të të nxjerrë faqebardhë siç e do zakoni i Shqipërisë, për të të
bërë si një pasqyrë ku u rrezatuan të gjithë trimat e Shqipërisë që qanë hallet bashkë me ty. Vitet që ti ishe e
pushtuar nga turqit ishin vitet më të errëta për shqiptarët. Në zemrat e shqiptarëve kishte një neveri të
pashpjegueshme e një urrejtje të papërshkrueshme. Shumë nëna lënë pa djem, shumë fëmijë lëne jetimë,
shumë votra u shuan për ty, o Shqipëri.Ti nxore trima me emër siç ishte Skënderbeu, i cili me shpatë në dorë e
me kalë të bardhë u kthye nëAtdhe me ndjenjën e dashurisë. Skënderbeun fliste me shpirt e energji se kishte
njëdëshirëtëmadhepërtangriturflamurinnëKrujëdheiaarritiqëlliminpikërishtme28nëntor1444.
ElaDogjani,klX,shkollaemesme “Havzi Nela”,Kukës.
Shpresa vdesefundit
Jeta është e paimagjinueshme, herë kuptimplotë dhe herë e pakuptimtë, e kotë që s'ia vlen më ta shijosh, por ,
pas çdo të keqeje, ka edhe një të mirë, pas çdo kthesë ka një vijë të drejtë, pas shiut, ka edhe diell, pas errësirës
ka një shpresë për të cilën ia vlen të presësh, sepse kjo është jeta në fund të fundit, durim, guxim, frikë,
përballje. Ndjenjat që i ndodhin njeriut, herë janë në lulëzim dhe më pas vijnë duke u vyshkur ciklin e tyre
deri në fund të jetës sonë. Shpresa është dielli për fatin e njerëzve, por fatin nuk mund ta presësh tek vijë, por
duhet të ngrihesh, të punosh dhe ta krijosh vetë atë, që e ardhmja jonë të jetë plot dritë, plot shpresë, plot
lulëzim. Por, që të arrish këtë, duhet të derdhësh djersë sot, për këtë jetë të lumtur, duke luftuar me vullnet,
dëshirë, kurajë, besim dhe guxim. Dhe kështu drita do të dalë, do të depërtojë thellë, shumë thellë, saqë fjalët
e errëta të njerëzve ziliqar të hiqen si mjegulla pas shiut dhe shpresa del si ylberi me shtatë ngjyrat e
shndritshme dhe rrezatuese që shfarosin të keqen për të mbizotëruar dija, guximi, shpresa dhe mbi të gjitha
jeta që është më e shtrenjta. Por, jo të gjithë njerëzit janë kështu, prandaj jemi këtu ku jemi, por ne duhet të
ecim në rrugën tonë më qëllim që asnjë gurë të mos na pengojë këmbët dhe të përqafojmë atë, zogun me sy të
shndritshëmqëpo napretatjetej.
DianaCenaj,klVIII,shkolla“AhmetVoka”,Gostil
4
KRIJIME LETRARE (ese)
Dhjetor2014_______________________________________________Jemi edhe ne...
Historia eshqipessëshkruar
Gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra të Ballkanit. Mendohet se është vazhdim i ilirishtes, i gjuhës
së popullsisë ilire, që ka banuar në një shtet të shtrirë në Ballkanin jug-perëndimor, ku përfshihet edhe
Shqipëria e sotme. Studiuesit shqiptar e të huaj, për të përcaktuar vjetërsinë e kulturës e të gjuhës shqipe,
janë mbështetur në kulturën popullore kolektive, e cila i ka bërë ballë kohës dhe asimilimit të huaj. Ndërsa
pushtuesit e huaj mund të vinin nën kontroll e të pengonin kulturën e shkrimin ata nuk mund të pengonin
ruajtjen dhe transmetimin e gjuhës shqipe nga njëri brez në tjetrin. Sipas studiuesve kjo ka qenë edhe arsyeja
që, megjithëse një nga gjuhët më të vjetra të Ballkanit shqipja është dokumentuar e shkruar shumë vonë.
Shqipja e shkruar dëshmohet vetëm në shekullin e XV-të, në kohën e Gjergj Kastriotit, ku identiteti shqiptar
ushpreh fuqishëmsiparavetes,edheparabotës.(SabriHamiti– Letërsiaevjetërshqiptare).
Ka dëshmi që tregojnë se ekzistonte një traditë më e hershme e shkrimit të shqipes. Ndër to mund të
përmendet pohimi i GulielmAdamit, klerik francez, që shërbeu si kryepeshkop iTivarit, më 1324 – 1341.Ai
jep dëshminë e parë (1332) për një traditë letrare në gjuhën shqipe, para shek. të XIV-të. Marin Barleti në
veprën e tij “Rrethimi i Shkodrës (1504) flet për anale (fragmente ngjarjesh të rëndësishme të rradhitura
sipas kohës që kanë ndoshur) të shkruara ne gjuhën popullore. Para vitit 1515 kronisti osman Ruhi Çelebi
flet gjithashtu për shkrime në gjuhën shqipe. Por, dëshmia më e rëndësishme është niveli i gjuhës te
“Meshari” i Gjon Buzukut. Dokumentet e para të gjuhës së shkruar që njohim sot janë të shekullit XV-të dhe
dëshmojnë për ekzistencën e të dyja dialekteve të shqipes. E para është “Formula e Pagëzimit” që cilësohet
si dokumenti më i vjetër i shqipes së shkruar. Kjo formulë pagëzimi, një frazë e vogël shqip, është gjendur në
një letër qarkore prej 37 fletësh në latinisht, shkruar nga Pal Ëngjëlli, mik i Skënderbeut dhe kryepeshkop i
Durrësit, në vitin 1462. Formula u përdor për ti pagëzuar banorët e krahinave të largëta në shtëpi. Formula e
pagëzimit:Un të pagëzoj për emnit (t') atit e t'Birit e t'Shpertit Shenjt. Nga Formula e pagëzimitështë shkruar
nëdialektingeg.Ky dokumentuzbuluapërherëtëparënëvitin1915 ngahistorianirumunNikollaJorga.
HateLaçi,kl.IX,shkolla9-vjeçareZarisht, Has
Heroi ynëkombëtar “Skënderbeu”
Lindi në vitin 1405 dhe ishte djali më i vogël i princit Gjon Kastrioti dhe i Vojsavës. Kur ishte ende fëmijë, i
ati e dërgoi peng te sulltani.Ai u shqua për forcë, zgjuarsi dhe taktikë luftimi. Në vitin 1443, gjatë betejës së
Nishit, Skënderbeu i mori sekretarit të Sulltanit një vulë të perandorisë. Sipas kësaj vule ai emërohej
sundimtar i kështjellës në Krujë. Me këtë dokument ai hyri në Krujë, dëboi forcat osmane dhe ngriti
flamurinefitoresmë28 nëntor1443.
Kurora e Skëndërbeut është e punuar me hekur dhe ar. Diçka që vihet re është edhe koka e dhisë e cila
mendohet se është kafsha që ndihmoi Skënderbeun në njërën prej betejave të tij një tufë me dhi që frikësoi
ushtrinëarmike,tëcilëtiharxhuanarmëtetyrembidhitë.
Fusha e Vajkalit: Sipas një legjende kjo fushë quhet kështu për shkak të kalit të Skënderbeut. Aty pati një
betejë të ashpër mes turqve dhe shqiptarëve, ku pati shumë të vdekur. Kur kali i Skënderbeut pa aq shumë
gjak,atijidolënlotngasytë.Prandajkyvendu quajtVajiiKalitoseVajkal.
Shkëmbi i Skënderbeut – Ushtarët turq kishin përhapur fjalën se shpata e Skënderbeut kishte fuqi të
mbinatyrshme. Këto fjalë i shkuan në vesh Sulltanit. Ky i fundit propozoi që ai dhe Skënderbeu të ndërronin
shpatat për pak kohë. Skënderbeu pranoi dhe doli jashtë kështjellës, ku gjendje një shkëmb i madh dh i ra me
shpatë.Metirënëshkëmbiu çamëdysh dheatëherëSkënderbeuitha“nukkarëndësishpata,porkrahu”.
Arsuida Kastrati,klVII,shkolla9-vjeçare“LidhjaePrizrenit”,Kukës.
Historia elekut
Banka e Kombëtare e Shqipërisë u krijua më 2 shtator 1925 në Romë. leku i parë u prezantua nga Ahmet
Zogu. Thuhet se leku e ka marrë emrin nga Aleksandri i Madh, pasi në njërën anë të monedhës një lekëshe
ishte fytyra e Aleksandrit të Madh dhe në krahun tjetër ai duke kalëruar. Fjala 'Qindarkë” vjen nga fjala
'Njëqind'. Në atë kohë një lek ishte e barabartë me 0.2 Franga ari. Lekët e emërtuar gjatë periudhës së parë
mbanin shkrime në gjuhën shqipe dhe italiane. Në disa prej kartë-monedhave ishte i stampuar portreti i
Gjergj Kastriotit (Skënderbeu). Kart monedhat dygjuhëshe qëndruan në qarkullim deri në vitin 1943, kur u
prishënmarrëdhënietbankareShqipëri-Itali.
KlaraKoci,klVII,shkolla9-vjeçare“Lidhja ePrizrenit”,Kukës.
5
KRIJIME LETRARE
Dhjetor 2014_______________________________________________Jemi edhe ne...
Gjakmarrjadhefatii tëngujuarve
Unë nuk e kam përjetuar, por kam dëgjuar dhe parë mjaft raste të gjakmarrjes sa të kuptoj gjendjen
shpirtërore të tyre. Nuk është e lehtë ta përmendësh me gojë fjalën gjakmarrje dhe aq më tepër ta pranosh atë.
Është një fat i hidhur i cili ka mbërthyer shumë familje shqiptare. Nuk është e lehtë të jetosh me frikë, të
mbyllesh në shtëpi, të ndahesh nga njerëzit më të afërt, le të themi të jetosh në errësirë. Kjo është gjëja më e
rëndë që mund ti ndodh një familjeje. Gjakmarrja është më e rëndë se vetë sëmundja. Këtu nuk vuajnë vetëm
të rriturit, por më së shumti fëmijët e pafajshëm të cilët lënë shkollën, ndahen nga shoqëria e mbyllen në
errësirën që ka lëshuar rrënjë thellë në shtëpinë e tyre. Në zemër i mundon vetmia, mërzitja, trishtimi, por
edhe shpresa që një ditë të jenë si të gjithë fëmijët e tjerë, me ëndrra dhe fantazi. Të shkojnë në shkollë, të
mësojnë, të luajnë dhe të argëtohen me fëmijët e tjerë. Thellë në zemër mërziten dhe dëshpërohen edhe
prindërit për faktin se nuk mund të bëjnë asgjë.Ato ndihen të pafuqishëm për të kapërcyer murin e madh që
është ndërtuar përballë tyre dhe i ka izoluar plotësisht. Mërziten edhe për të ardhmen tashmë të pasigurt të
fëmijëve të tyre. Prindërit e kuptojnë se fëmijët nuk kanë asnjë faj, por vuajnë gabimet e prindërve ose
gjyshërve. Falja e gjakut nga disa familje dhe ndërgjegjësimi i tyre është një hap i rëndësishëm i cili do të
përparojë akoma më shumë, duke bërë që fati i hidhur të shkulet që në rrënjë dhe të flaket tutje. Frika dhe
trishtimi të largohen duke ia lënë vendin gëzimit dhe lumturisë. Kështu që do të plotësohet dëshira e tyre e
madhe, të bëjnë një jetë normale si gjithë njerëzit e tjerë. Me këtë e ardhmja e vendit tonë më së shumti e
fëmijëvedo tëpërmirësohetsepsetëgjithëfëmijëtdhenjerëzitdo tëjenëtëbarabartë.
ArtaSopaj,shkolla“AhmetVoka”,Gostil
Gjakmarrja
A keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë është “gjakmarrja”? Pse ndodh? Cilat janë shkaqet? Ajo është një
plage e shoqërisë tonë. Tashmë të gjithë e pranojnë se shumë vrasje e krime në Shqipëri bëhen për kanunin,
duke folur për këtë fundit si të ishte idhull pagan që ende sundon skutat e rrëzat e provincës, të fshatit e të
malit, për të kuturisur ndonjëherë edhe para kamerave urbane e për tu krekosur në faqet e para të gazetave, e
në titujt e lajmeve televizive. Dikur institucion rregullues i jetës së përditshme, Kanuni funksionon tani si
alibi e shëmtisë etike ose e krimit për motive të dobëta. Për faj të këtij leximi të çartur të ligjit të maleve, sot e
kësaj ditë shumë fëmijë rrinë të ngujuar e larg shkollave e shesheve të lojërave për t'i shpëtuar gjakmarrjes.
Çfarë është Kanuni sot, përveçse pretekst për të përligjur shtysat hakmarrëse ose fjalë që u është përtharë
kuptimiprejkohësh.
Hate Laçi, kl. IX, shkolla 9-vjeçare Zahrisht,
Vetmi...
O jetëpse u solleepamëshirshme
memua?
Jamimbyllurbrendakëtyre
katërmureve
Nuk duatëjetojnëvetmi
melotrrëkenësytëemi
Bollvuajteetrishtim
pashëmesyrin tim
Jamnëvetmi
presnjëdorëtëmëzgjatet
etëshpëtojngaky mallkim
Pres edheunënjëditë
qëtëjetojnëgëzimeliri
ashtusiedheti...
HateLaçi,kl.IX,shkolla9-vjeçareZahrisht, Has
Lulet
Luletkanëçelur
petaletshndrisin
dielliishikon
shumëilakmon
Luletplotngjyra
ikrijoinatyra
qënjerëzittigëzojë
dheajrintapastrojnë
Kurrëmosikëputni
senatyrësibënkeq
dhenjëgjëmëemadhe
gëzimintytaheq.
Mirlinda Laçi, kl VI, shkolla 9-vjeçare
Zahrisht, Has
6
Dhjetor 2014_______________________________________________Jemi edhe ne...
KRIJIME LETRARE
Shqipëria
Shqipëri moj fisnike
tek ti lindëm dhe u rritën
ti na mësove me ndershmëri
të gjithë jemi një vllathi
të luftojmë të gjithë bashkë
për ta mbrojtur këtë vatan
Një flamur, një shqiponjë mali
që e ngriti Ismail Qemali
por nuk ishte veç ai
Atë e ngriti edhe një para tij
Ai ishte Skënderbeu
që luftoi për mëmë dhenë
për çlirimin e Shqipërisë
për largimin e Turqisë
Prandaj desha me ju thanë
jam krenar që jam shqiptar
Gentjan Sokoli, shkolla “Rexh
Bajraktari”, Vlahën, Has
Mendimet e mija
Dua të jem e lumtur
si çdo njeri i qetë
Dua një ditë të bukur
të mbushur plot jetë
Përgjegjës jemi vetë
për çdo gjë që themi
për çdo veprim në jetë
Fajtor vet jemi
Jetoni me kënaqësi
Çdo sekondë e minutë
shpresoni për një mrekulli
besoni e shumë Zotit me ju lut
Kurrë mos dyshoni
në veprimet e jetës
se më çdo gjë të re njihemi
e jemi më afër të vërtetës
Fjalët nuk mbarojnë
se vijnë nga thellësia e zemrës
Ata mbizotërojnë
më shumë se bukuria e femrës
Përse të mos e sfidojmë
vetveten ndonjëherë
të përpiqemi të fitojmë
edhe pse pa vlerë
Armikun mos e fajësoni
të qetë duhet të lini
se nga ky faj mësoni
diçka që nuk e dinit
Fjalët filozofike
sot shumë vlerësohen
e veprimet tragjike
më shumë përjetohen
S'duhet të ofendojmë
njerëzit në jetë
se këtu gabojmë
pasi të gjithë jemi të njëjtë
Grislanda Bajraktari, shkolla “Rexh
Bajraktari”, Vlahën, Has
Pikat e shiut
Vështroj qiellin nga larg
është në pafundësi
shikoj nga lart
ku vetëm pikon shi
Dal në dritare
dhe shikoj e qetë
një shi i rrëmbyer
aty pranë troket
Ishte një tjegull e madhe
retë nuk dukeshin askund
vetëm shiu pikonte
që të bënte të mendonte
Vështroja krejt e hutuar
dhe me plot habi
ishin pikat e shiut
që i shikoja ne pafundësi
Stretë pikonin ngadalë
shiu binte pa pushim
Asnjë zë nuk ndihej
vetëm shiu nën strehim
Isha krejt e vetme
E shumë mendoja
për të gjorët fëmijë
që i lagte ky shi
Ato që s'kanë strehim
të venë në siklet
të bëjnë të lotosh
e veç për to të mendosh
Kaluan shumë çaste
ku vetëm vështroja
Pranë dritares sime
me shumë pikëllime
Qielli u ndryshua
hëna u zbardh ngadalë
ca yje aty pranë
shkëlqenin të bukurën hënë
Antigona Aliaj, kl. IX, shkolla 9-
vjeçare Zahrisht, Has
Ismail Qemali
Në vitin 1912
u çlirua Shqipëria
102 vjet shtet
i ka bërë Shqipëria
Ismail Qemali
ishte guximtar
ngriti flamurin
si trim luftëtar
Tani u rrita
mësova gjithçka
për trimat që luftuan
dhe luftën që bënë ata
Mirlinda Laçi, kl VI, shkolla
9-vjeçare Zahrisht, Has
7
KRIJIME FIGURATIVE
Dhjetor 2014_______________________________________________Jemi edhe ne...
Loreta Sopaj, shkolla “Ahmet Voka”, Gostil
Artemisa Aliaj, shkolla 9- vjeçare Zahrisht, Has
Zana Bileri, shkolla 9- vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj
Elisabeta Qaushi, shkolla “Rexh Bajraktari”, Vlahen, Has
Sorel Cenaj, shkolla “Ahmet Voka”, Gostil
8 Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë;
Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: albaid@alb-aid.org
Dhjetor 2014_______________________________________________Jemi edhe ne...
Afërdita Geca, shkolla 9-vjeçare Vlahen. Has
Ervisa Voka, kl IX, shkolla “Ahmet Voka” Gostil
Esmeralda Muhadri, shkolla 9-vjeçare Vlahen. Has
Bekim Muhadri, shkolla 9-vjeçare Vlahen. Has
KRIJIME FIGURATIVE

Mais conteúdo relacionado

Mais de ALB-AID Kukes

Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
ALB-AID Kukes
 
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder CountiesVICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
ALB-AID Kukes
 
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRIVIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
ALB-AID Kukes
 
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
ALB-AID Kukes
 

Mais de ALB-AID Kukes (13)

Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
 
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder CountiesVICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
 
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRIVIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
 
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËR
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËRVIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËR
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËR
 
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
 
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
 
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
 
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
 
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVEUDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
 
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
 
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, QARKU KUKËS
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE  TË  FËMIJËVE, QARKU KUKËSPLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE  TË  FËMIJËVE, QARKU KUKËS
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, QARKU KUKËS
 
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
 

Gazeta jemi edhe ne Numri 49 Dhjetor 2014

  • 1. Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet 1 Viti VI i botimit, nr. 49, dhjetor 2014 Jemi edhe ne... Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid” Zgjedhja e kryetarit të qeverisë e së nxënësve në gjimnazin “Havzi Nela” Me datë 05.12.2014 në gjimnazin “Havzi Nela” janë organizuar zgjedhjet për kryetarin e senatit. Komisioni qendror i zgjedhjeve shqyrtoi kandidaturat e propozuara dhe miratoi kandidaturat që plotësuan kriteret e paracaktuara. Kandidatët që u miratuan ishin: 1. Ibrahim Ahmetaj; 2. Mariglen Tusha; 3. Jonarda Doçi; 4. Rubin Onuzi.. Në zgjedhje morën pjesë 34 senatorë të shkollës. U votua me votë të lirë dhe sipas rregullave të përcaktuara në udhëzimin e MAS. Pasi u mbyll procesi i votimit komisioni numëroi votat e gjendura në kuti. Në kuti u gjetën 34 vota, 2 vota ishin të pavlefshme. Shpërndarja e votavetëtjeravijonsimëposhtë: 1. IbrahimAhmetaj–4 vota 2. MariglenTusha–2 vota 3. JonardaDoçi–6vota 4. RubinOnuzi–20vota Me 20 votakryetarisenatitu zgjodhnxënësiRubinOnuzi. Pas përfundimit të zgjedhjeve tani puna jonë do të mbështetet në parimin: “Qeveria e nxënësve përfaqëson të gjithë nxënësit e shkollës”. Tani ne kemi detyrën të hartojmërregulloren dhe planin e punës i cili do të përshkruajë rolin dhe përgjegjësitë e Qeverisë së nxënësve dhe të mundësojë funksionimin me efektivitet të saj. Të gjitha vendimet dhe veprimtaritë që ne do të ndërmarrim do të bazohen te rregullorja e saj. Gjithashtu ne do të mbështetemi edhe tek përvoja e mëparshme e qeverisë së nxënësve të shkollës tonë. Gjatë hartimit të rregullores ne do të konsultohemi me Drejtuesit e shkollës dhe anëtarë të stafit të cilët kanëpërvojanëkëtëfushë. Qeveria e nxënsve, shkolla “Havzi Nela”, Kukës
  • 2. 2 Dhjetor 2014______________________________________________Jemi edhe ne... VEPRIMTARI 3 dhjetori - Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, me datë 3 dhjetor 2014 shoqata ALB-AID doli në me një deklaratë për mediat. Përmbajtja e kësajdeklarateupërqendruanë4pikakryesore: 1. Unifikimin dhe trajtimin e barabarte te gjithë grupeve te PAK . (Standardizimi i trajtimit te Pak, psh. viktimat e minave akoma nuk njihen si grup i PAK – pasi rënia ne mina e tyre nuk konsiderohet nga ligji aktual i cili kërkon qe personi te ketë qene nemarrëdhëniepunenemomentineaksidentit) 2. NgritjenemekanizmitmonitoruestezbatimitteKonventëspërtedrejtatePAK. 3. ZbatimieLigjitpërPunësiminePAK neInstitucionetshtetërore 4. Përshtatjen e infrastrukturës se institucioneve shtetërore dhe Shërbimeve për te qeneteaksesueshmepërPAK. Ky aktivitet u pasqyrua gjerësisht në median vizive dhe të shkruar. Kjo deklaratë për shtyp u mbajtpranëshoqatës“Shpresapërjetën”nëTiranë. Izet Ademaj
  • 3. 3 KRIJIME LETRARE (ese) Dhjetor 2014_______________________________________________Jemi edhe ne... Ëndrra esëardhmes Në shpirtin e çdo njeriu, ka një vend plot dritë që i jep jetë njeriut. Është një pjesë e mbushur plot me ëndrra. Askush nuk duket t'i ketë frikë ëndrrat, ai që e do ëndrrën e tij, nuk duhet ta mbajë të fshehur brenda vetes, t'ia shfaqë çdo njeriu. Ëndrra, nuk është frikë, ëndrra nuk është thjeshtë dëshirë, ëndrra nuk është as emocion, ëndrra është një sfidë e cila duhet përmbushur si një detyrë e jetës. Pse duhet jetuar pa ëndrra? Nëse s'ëndërron nuk ke liri, nëse s'ëndërron nuk ndihesh i qetë, nëse s'ëndërron ti je i veçuar, e mbi të gjitha: “Nuk ke një të ardhme”. Ndihesh i humbur brenda ndjenjave të tua. Vetëm atëherë dhe aty kur të nis ëndrra jote vetëmatëherënis“Eardhmja”. ArgjentinaKastrati,shkollaemesme ebashkuar,Golaj,Has Atdheu im Atdhe, një fjalë që menjëherë të sjell ndërmend vendlindjen tonë të bukur. Për shqiptarët atdheu është shumë i rëndësishëm, por ende shumë toka shqiptare ndodhen jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Historia me ne shqiptarët nuk është treguar shumë miqësore dhe shpesh shumë e padrejtë. Edhe pse tokat shqiptare shtrihen në disa shtete, ne na bashkon e njëjta gjuhë. Gjuha jonë e bukur shqipe. Por, na bashkon edhe e njëjta kulturë dhe traditë e trashëguar brez pas brezi. Tani kohët kanë ndryshuar. Bota është bërë më e drejtë për sa i përket shqiptarëve. Shumë të drejta tashmë i kemi fituar. Por ne duhet të përpiqemi si komb, të gjithë shqiptarët aq sa jemi, për ta bërë nënën tonë Shqipëri “zonjë”. Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve duhet të kërkojnë me zë të lartë të drejtat e tyre. Kur udhëton jashtë atdheut e ndjen se sa shumë ai vlen. Vendi më i dashur është shtëpia jonë, atdheu ynë. Për atdheun mund të shkruash gjithë jetën dhe përsëri do të ishte pak, por nuk mjaftonvetëmtaduash atëporedhetëpunosh fortpërtë. Ermira Muhadri, shkolla“RexhBajraktari”,Vlahën,Has Atdheu Shqipëri moj Shqipëri, u bërë nënë me djem e me vajza, u bërë gjyshe me nipër e me mbesa të cilët të bënë kaq të lumtur e të njohur në gjithë botën si një zonjë e nderuar e trime. Ti rrite bijtë e tu si një grua pa mbështetje e përkrahje, nuk kishe shami ku të fshije lotët që derdhje si lumi, nuk kishe vend ku të rrëfeheshe për të gjitha hallet që mbaje mbi supe.Ah moj Shqipëra ime!Të patën zili e gjithë bota për guximin, mikpritjen e për besën që bijtë e tu ta sollën dhe ta trashëguan brez pas brezi deri në këtë moshë që je sot. Ke vuajtur shumë duke u shkelur nga tiranë e duke u mbështjellë nga retë e zeza katile. Kur erdhi dikush, e tu bë zot në tokën tënde prej 500 vjetësh të robëroi e të mori frymën duke të ta mbushur zemrën plot me mllef e urrejtje. Por, bashkatdhetarët u mblodhën nga janë e s'janë për të të nxjerrë faqebardhë siç e do zakoni i Shqipërisë, për të të bërë si një pasqyrë ku u rrezatuan të gjithë trimat e Shqipërisë që qanë hallet bashkë me ty. Vitet që ti ishe e pushtuar nga turqit ishin vitet më të errëta për shqiptarët. Në zemrat e shqiptarëve kishte një neveri të pashpjegueshme e një urrejtje të papërshkrueshme. Shumë nëna lënë pa djem, shumë fëmijë lëne jetimë, shumë votra u shuan për ty, o Shqipëri.Ti nxore trima me emër siç ishte Skënderbeu, i cili me shpatë në dorë e me kalë të bardhë u kthye nëAtdhe me ndjenjën e dashurisë. Skënderbeun fliste me shpirt e energji se kishte njëdëshirëtëmadhepërtangriturflamurinnëKrujëdheiaarritiqëlliminpikërishtme28nëntor1444. ElaDogjani,klX,shkollaemesme “Havzi Nela”,Kukës. Shpresa vdesefundit Jeta është e paimagjinueshme, herë kuptimplotë dhe herë e pakuptimtë, e kotë që s'ia vlen më ta shijosh, por , pas çdo të keqeje, ka edhe një të mirë, pas çdo kthesë ka një vijë të drejtë, pas shiut, ka edhe diell, pas errësirës ka një shpresë për të cilën ia vlen të presësh, sepse kjo është jeta në fund të fundit, durim, guxim, frikë, përballje. Ndjenjat që i ndodhin njeriut, herë janë në lulëzim dhe më pas vijnë duke u vyshkur ciklin e tyre deri në fund të jetës sonë. Shpresa është dielli për fatin e njerëzve, por fatin nuk mund ta presësh tek vijë, por duhet të ngrihesh, të punosh dhe ta krijosh vetë atë, që e ardhmja jonë të jetë plot dritë, plot shpresë, plot lulëzim. Por, që të arrish këtë, duhet të derdhësh djersë sot, për këtë jetë të lumtur, duke luftuar me vullnet, dëshirë, kurajë, besim dhe guxim. Dhe kështu drita do të dalë, do të depërtojë thellë, shumë thellë, saqë fjalët e errëta të njerëzve ziliqar të hiqen si mjegulla pas shiut dhe shpresa del si ylberi me shtatë ngjyrat e shndritshme dhe rrezatuese që shfarosin të keqen për të mbizotëruar dija, guximi, shpresa dhe mbi të gjitha jeta që është më e shtrenjta. Por, jo të gjithë njerëzit janë kështu, prandaj jemi këtu ku jemi, por ne duhet të ecim në rrugën tonë më qëllim që asnjë gurë të mos na pengojë këmbët dhe të përqafojmë atë, zogun me sy të shndritshëmqëpo napretatjetej. DianaCenaj,klVIII,shkolla“AhmetVoka”,Gostil
  • 4. 4 KRIJIME LETRARE (ese) Dhjetor2014_______________________________________________Jemi edhe ne... Historia eshqipessëshkruar Gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra të Ballkanit. Mendohet se është vazhdim i ilirishtes, i gjuhës së popullsisë ilire, që ka banuar në një shtet të shtrirë në Ballkanin jug-perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria e sotme. Studiuesit shqiptar e të huaj, për të përcaktuar vjetërsinë e kulturës e të gjuhës shqipe, janë mbështetur në kulturën popullore kolektive, e cila i ka bërë ballë kohës dhe asimilimit të huaj. Ndërsa pushtuesit e huaj mund të vinin nën kontroll e të pengonin kulturën e shkrimin ata nuk mund të pengonin ruajtjen dhe transmetimin e gjuhës shqipe nga njëri brez në tjetrin. Sipas studiuesve kjo ka qenë edhe arsyeja që, megjithëse një nga gjuhët më të vjetra të Ballkanit shqipja është dokumentuar e shkruar shumë vonë. Shqipja e shkruar dëshmohet vetëm në shekullin e XV-të, në kohën e Gjergj Kastriotit, ku identiteti shqiptar ushpreh fuqishëmsiparavetes,edheparabotës.(SabriHamiti– Letërsiaevjetërshqiptare). Ka dëshmi që tregojnë se ekzistonte një traditë më e hershme e shkrimit të shqipes. Ndër to mund të përmendet pohimi i GulielmAdamit, klerik francez, që shërbeu si kryepeshkop iTivarit, më 1324 – 1341.Ai jep dëshminë e parë (1332) për një traditë letrare në gjuhën shqipe, para shek. të XIV-të. Marin Barleti në veprën e tij “Rrethimi i Shkodrës (1504) flet për anale (fragmente ngjarjesh të rëndësishme të rradhitura sipas kohës që kanë ndoshur) të shkruara ne gjuhën popullore. Para vitit 1515 kronisti osman Ruhi Çelebi flet gjithashtu për shkrime në gjuhën shqipe. Por, dëshmia më e rëndësishme është niveli i gjuhës te “Meshari” i Gjon Buzukut. Dokumentet e para të gjuhës së shkruar që njohim sot janë të shekullit XV-të dhe dëshmojnë për ekzistencën e të dyja dialekteve të shqipes. E para është “Formula e Pagëzimit” që cilësohet si dokumenti më i vjetër i shqipes së shkruar. Kjo formulë pagëzimi, një frazë e vogël shqip, është gjendur në një letër qarkore prej 37 fletësh në latinisht, shkruar nga Pal Ëngjëlli, mik i Skënderbeut dhe kryepeshkop i Durrësit, në vitin 1462. Formula u përdor për ti pagëzuar banorët e krahinave të largëta në shtëpi. Formula e pagëzimit:Un të pagëzoj për emnit (t') atit e t'Birit e t'Shpertit Shenjt. Nga Formula e pagëzimitështë shkruar nëdialektingeg.Ky dokumentuzbuluapërherëtëparënëvitin1915 ngahistorianirumunNikollaJorga. HateLaçi,kl.IX,shkolla9-vjeçareZarisht, Has Heroi ynëkombëtar “Skënderbeu” Lindi në vitin 1405 dhe ishte djali më i vogël i princit Gjon Kastrioti dhe i Vojsavës. Kur ishte ende fëmijë, i ati e dërgoi peng te sulltani.Ai u shqua për forcë, zgjuarsi dhe taktikë luftimi. Në vitin 1443, gjatë betejës së Nishit, Skënderbeu i mori sekretarit të Sulltanit një vulë të perandorisë. Sipas kësaj vule ai emërohej sundimtar i kështjellës në Krujë. Me këtë dokument ai hyri në Krujë, dëboi forcat osmane dhe ngriti flamurinefitoresmë28 nëntor1443. Kurora e Skëndërbeut është e punuar me hekur dhe ar. Diçka që vihet re është edhe koka e dhisë e cila mendohet se është kafsha që ndihmoi Skënderbeun në njërën prej betejave të tij një tufë me dhi që frikësoi ushtrinëarmike,tëcilëtiharxhuanarmëtetyrembidhitë. Fusha e Vajkalit: Sipas një legjende kjo fushë quhet kështu për shkak të kalit të Skënderbeut. Aty pati një betejë të ashpër mes turqve dhe shqiptarëve, ku pati shumë të vdekur. Kur kali i Skënderbeut pa aq shumë gjak,atijidolënlotngasytë.Prandajkyvendu quajtVajiiKalitoseVajkal. Shkëmbi i Skënderbeut – Ushtarët turq kishin përhapur fjalën se shpata e Skënderbeut kishte fuqi të mbinatyrshme. Këto fjalë i shkuan në vesh Sulltanit. Ky i fundit propozoi që ai dhe Skënderbeu të ndërronin shpatat për pak kohë. Skënderbeu pranoi dhe doli jashtë kështjellës, ku gjendje një shkëmb i madh dh i ra me shpatë.Metirënëshkëmbiu çamëdysh dheatëherëSkënderbeuitha“nukkarëndësishpata,porkrahu”. Arsuida Kastrati,klVII,shkolla9-vjeçare“LidhjaePrizrenit”,Kukës. Historia elekut Banka e Kombëtare e Shqipërisë u krijua më 2 shtator 1925 në Romë. leku i parë u prezantua nga Ahmet Zogu. Thuhet se leku e ka marrë emrin nga Aleksandri i Madh, pasi në njërën anë të monedhës një lekëshe ishte fytyra e Aleksandrit të Madh dhe në krahun tjetër ai duke kalëruar. Fjala 'Qindarkë” vjen nga fjala 'Njëqind'. Në atë kohë një lek ishte e barabartë me 0.2 Franga ari. Lekët e emërtuar gjatë periudhës së parë mbanin shkrime në gjuhën shqipe dhe italiane. Në disa prej kartë-monedhave ishte i stampuar portreti i Gjergj Kastriotit (Skënderbeu). Kart monedhat dygjuhëshe qëndruan në qarkullim deri në vitin 1943, kur u prishënmarrëdhënietbankareShqipëri-Itali. KlaraKoci,klVII,shkolla9-vjeçare“Lidhja ePrizrenit”,Kukës.
  • 5. 5 KRIJIME LETRARE Dhjetor 2014_______________________________________________Jemi edhe ne... Gjakmarrjadhefatii tëngujuarve Unë nuk e kam përjetuar, por kam dëgjuar dhe parë mjaft raste të gjakmarrjes sa të kuptoj gjendjen shpirtërore të tyre. Nuk është e lehtë ta përmendësh me gojë fjalën gjakmarrje dhe aq më tepër ta pranosh atë. Është një fat i hidhur i cili ka mbërthyer shumë familje shqiptare. Nuk është e lehtë të jetosh me frikë, të mbyllesh në shtëpi, të ndahesh nga njerëzit më të afërt, le të themi të jetosh në errësirë. Kjo është gjëja më e rëndë që mund ti ndodh një familjeje. Gjakmarrja është më e rëndë se vetë sëmundja. Këtu nuk vuajnë vetëm të rriturit, por më së shumti fëmijët e pafajshëm të cilët lënë shkollën, ndahen nga shoqëria e mbyllen në errësirën që ka lëshuar rrënjë thellë në shtëpinë e tyre. Në zemër i mundon vetmia, mërzitja, trishtimi, por edhe shpresa që një ditë të jenë si të gjithë fëmijët e tjerë, me ëndrra dhe fantazi. Të shkojnë në shkollë, të mësojnë, të luajnë dhe të argëtohen me fëmijët e tjerë. Thellë në zemër mërziten dhe dëshpërohen edhe prindërit për faktin se nuk mund të bëjnë asgjë.Ato ndihen të pafuqishëm për të kapërcyer murin e madh që është ndërtuar përballë tyre dhe i ka izoluar plotësisht. Mërziten edhe për të ardhmen tashmë të pasigurt të fëmijëve të tyre. Prindërit e kuptojnë se fëmijët nuk kanë asnjë faj, por vuajnë gabimet e prindërve ose gjyshërve. Falja e gjakut nga disa familje dhe ndërgjegjësimi i tyre është një hap i rëndësishëm i cili do të përparojë akoma më shumë, duke bërë që fati i hidhur të shkulet që në rrënjë dhe të flaket tutje. Frika dhe trishtimi të largohen duke ia lënë vendin gëzimit dhe lumturisë. Kështu që do të plotësohet dëshira e tyre e madhe, të bëjnë një jetë normale si gjithë njerëzit e tjerë. Me këtë e ardhmja e vendit tonë më së shumti e fëmijëvedo tëpërmirësohetsepsetëgjithëfëmijëtdhenjerëzitdo tëjenëtëbarabartë. ArtaSopaj,shkolla“AhmetVoka”,Gostil Gjakmarrja A keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë është “gjakmarrja”? Pse ndodh? Cilat janë shkaqet? Ajo është një plage e shoqërisë tonë. Tashmë të gjithë e pranojnë se shumë vrasje e krime në Shqipëri bëhen për kanunin, duke folur për këtë fundit si të ishte idhull pagan që ende sundon skutat e rrëzat e provincës, të fshatit e të malit, për të kuturisur ndonjëherë edhe para kamerave urbane e për tu krekosur në faqet e para të gazetave, e në titujt e lajmeve televizive. Dikur institucion rregullues i jetës së përditshme, Kanuni funksionon tani si alibi e shëmtisë etike ose e krimit për motive të dobëta. Për faj të këtij leximi të çartur të ligjit të maleve, sot e kësaj ditë shumë fëmijë rrinë të ngujuar e larg shkollave e shesheve të lojërave për t'i shpëtuar gjakmarrjes. Çfarë është Kanuni sot, përveçse pretekst për të përligjur shtysat hakmarrëse ose fjalë që u është përtharë kuptimiprejkohësh. Hate Laçi, kl. IX, shkolla 9-vjeçare Zahrisht, Vetmi... O jetëpse u solleepamëshirshme memua? Jamimbyllurbrendakëtyre katërmureve Nuk duatëjetojnëvetmi melotrrëkenësytëemi Bollvuajteetrishtim pashëmesyrin tim Jamnëvetmi presnjëdorëtëmëzgjatet etëshpëtojngaky mallkim Pres edheunënjëditë qëtëjetojnëgëzimeliri ashtusiedheti... HateLaçi,kl.IX,shkolla9-vjeçareZahrisht, Has Lulet Luletkanëçelur petaletshndrisin dielliishikon shumëilakmon Luletplotngjyra ikrijoinatyra qënjerëzittigëzojë dheajrintapastrojnë Kurrëmosikëputni senatyrësibënkeq dhenjëgjëmëemadhe gëzimintytaheq. Mirlinda Laçi, kl VI, shkolla 9-vjeçare Zahrisht, Has
  • 6. 6 Dhjetor 2014_______________________________________________Jemi edhe ne... KRIJIME LETRARE Shqipëria Shqipëri moj fisnike tek ti lindëm dhe u rritën ti na mësove me ndershmëri të gjithë jemi një vllathi të luftojmë të gjithë bashkë për ta mbrojtur këtë vatan Një flamur, një shqiponjë mali që e ngriti Ismail Qemali por nuk ishte veç ai Atë e ngriti edhe një para tij Ai ishte Skënderbeu që luftoi për mëmë dhenë për çlirimin e Shqipërisë për largimin e Turqisë Prandaj desha me ju thanë jam krenar që jam shqiptar Gentjan Sokoli, shkolla “Rexh Bajraktari”, Vlahën, Has Mendimet e mija Dua të jem e lumtur si çdo njeri i qetë Dua një ditë të bukur të mbushur plot jetë Përgjegjës jemi vetë për çdo gjë që themi për çdo veprim në jetë Fajtor vet jemi Jetoni me kënaqësi Çdo sekondë e minutë shpresoni për një mrekulli besoni e shumë Zotit me ju lut Kurrë mos dyshoni në veprimet e jetës se më çdo gjë të re njihemi e jemi më afër të vërtetës Fjalët nuk mbarojnë se vijnë nga thellësia e zemrës Ata mbizotërojnë më shumë se bukuria e femrës Përse të mos e sfidojmë vetveten ndonjëherë të përpiqemi të fitojmë edhe pse pa vlerë Armikun mos e fajësoni të qetë duhet të lini se nga ky faj mësoni diçka që nuk e dinit Fjalët filozofike sot shumë vlerësohen e veprimet tragjike më shumë përjetohen S'duhet të ofendojmë njerëzit në jetë se këtu gabojmë pasi të gjithë jemi të njëjtë Grislanda Bajraktari, shkolla “Rexh Bajraktari”, Vlahën, Has Pikat e shiut Vështroj qiellin nga larg është në pafundësi shikoj nga lart ku vetëm pikon shi Dal në dritare dhe shikoj e qetë një shi i rrëmbyer aty pranë troket Ishte një tjegull e madhe retë nuk dukeshin askund vetëm shiu pikonte që të bënte të mendonte Vështroja krejt e hutuar dhe me plot habi ishin pikat e shiut që i shikoja ne pafundësi Stretë pikonin ngadalë shiu binte pa pushim Asnjë zë nuk ndihej vetëm shiu nën strehim Isha krejt e vetme E shumë mendoja për të gjorët fëmijë që i lagte ky shi Ato që s'kanë strehim të venë në siklet të bëjnë të lotosh e veç për to të mendosh Kaluan shumë çaste ku vetëm vështroja Pranë dritares sime me shumë pikëllime Qielli u ndryshua hëna u zbardh ngadalë ca yje aty pranë shkëlqenin të bukurën hënë Antigona Aliaj, kl. IX, shkolla 9- vjeçare Zahrisht, Has Ismail Qemali Në vitin 1912 u çlirua Shqipëria 102 vjet shtet i ka bërë Shqipëria Ismail Qemali ishte guximtar ngriti flamurin si trim luftëtar Tani u rrita mësova gjithçka për trimat që luftuan dhe luftën që bënë ata Mirlinda Laçi, kl VI, shkolla 9-vjeçare Zahrisht, Has
  • 7. 7 KRIJIME FIGURATIVE Dhjetor 2014_______________________________________________Jemi edhe ne... Loreta Sopaj, shkolla “Ahmet Voka”, Gostil Artemisa Aliaj, shkolla 9- vjeçare Zahrisht, Has Zana Bileri, shkolla 9- vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj Elisabeta Qaushi, shkolla “Rexh Bajraktari”, Vlahen, Has Sorel Cenaj, shkolla “Ahmet Voka”, Gostil
  • 8. 8 Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë; Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: albaid@alb-aid.org Dhjetor 2014_______________________________________________Jemi edhe ne... Afërdita Geca, shkolla 9-vjeçare Vlahen. Has Ervisa Voka, kl IX, shkolla “Ahmet Voka” Gostil Esmeralda Muhadri, shkolla 9-vjeçare Vlahen. Has Bekim Muhadri, shkolla 9-vjeçare Vlahen. Has KRIJIME FIGURATIVE