Menaxhimi i personelit dhe vlerësimi i performancës
Instalimi i web serverit ne windows - XAMPP
1. Kolegji Evropian “Dukagjini” Pejë
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
Departamenti Informatikë e aplikuar
Studimet themelore Bachelor
Instalimi dhe konfigurimi
i web serverit
Kandidati: Mësimdhënësi:
Yll Ferizi Dr. Sc. Edmond Beqiri
Nr. Index: 21/10/001
Maj, 2011
1
2. Instalimi dhe konfigurimi i web serverit Punuar nga : Yll Ferizi
Përmbajtja
Hyrje 3
Cka janë web serverë ? 4
Web serveri XAMPP 4
Shkarkimi (Downloadimi) i XAMPP 5
Cka përmban kjo paketë ? 6
Instalimi i XAMPP 7
Konfigurimi i XAMPP 9
Testimi i Apache web serverit dhe PHP 12
Lokacione me rëndësi për konfigurime më të avancuara 13
Përfundimi 13
Literatura 13
2
3. Instalimi dhe konfigurimi i web serverit Punuar nga : Yll Ferizi
Hyrje
Interneti si një burim i madh dhe i pasur i informatave, për arsye historike, në fillim
kishte mundësi qasjeje vetëm përmes disa programeve jo shumë të përshtatshme
për shfrytëzim. Komandat themelore të programeve si Telnet, FTP, Archie, Wais, e
deri diku edhe e-mail-i, ishin të fuqishme por jointuitive.
World Wide Web-i (angl. rrjeta e merimangës përgjatë/përreth tërë botës),
shkurtimisht Web-i, filloi si një projekt i dizajnuar për të shpërndarë të dhënat
shkencore përgjatë rrjetave kompjuterike, në një sistem të njohur si Hypertext. Ideja
ishte që hulumtuesve shkencorë që punojnë në projekte të përbashkëta, por që
fizikisht punojnë në lokacione të ndryshme, të ju mundësohet që të prezentojnë
bashkarisht kërkimet e tyre të kompletuara me tekst, grafikë, ilustrime dhe së fundi
me zë, video dhe ndonë mënyrë tjetër të nevojshme.
Projekti i World Wide Web-it ka bërë të mundur realizimin e idesë së interfejsit
atraktiv dhe me mundësi të mira të qasjes në Internet. Përdorimi i Web-it kërkon
lidhje në Internet dhe softuerin e njohur si World Wide Web Client ose browser.
Detyrë e shfletuesit është që të paraqes Web dokumentet që ndodhen nëpër Web
Serverë dhe të lejojë zgjedhjen e hyperlink-ava nga ana e shfrytëzuesve. Web
dokumentet, gjegjësisht Web faqet janë pjesë përbërëse e Web Site-it. Në server
mund të ketë një ose më shumë Web sajta.
Pra, elementet themelore të Web-it janë: Web Serverët dhe shfletuesit
3
4. Instalimi dhe konfigurimi i web serverit Punuar nga : Yll Ferizi
Cka janë web serverë ?
Web Serveri është kompjuteri i cili “shpërndanë” (i servon) Web faqet. Web serveri
menagjon dhe ofron qasje në një bashkësi të resurseve, që mund të jenë fajlla
tekstual, fotografi ose diçka tjetër më komplekse, si p.sh., bazat relacionale të të
dhënave. Çdo Web Server e ka IP adresën dhe emrin e domenit. Klientët inicojnë një
transakcion duke dërguar kërkesën (angl. request) në server. Serveri e proceson
kërkesën (e cila ka madhësi afro 200 Bajta) dhe e dërgon prapa përgjigjen (angl.
response, e cila ka madhësi afro 10.000 Bajta) deri tek klienti. Në Web, shumica e
transakcioneve janë operacione të download-imit (marrjes, tërheqjes), ku klienti
merr disa informata prej serverit. Kur shfrytëzuesi e jep adresën në Web shfletues,
bën që kërkesa të dërgohet në serverin me emrin e kërkuar të domenit. Serveri e
gjenë fajllin me emrin index.htm dhe e dërgon në shfletues. Serveri është në gjendje
që njëkohësisht të shërbejë disa kërkesa për Web faqet e kërkuara. Cilido kompjuter
mund të shndërrohet në Web Server duke instaluar në të softverin përkatës dhe
duke e lidhur në Internet.
Ekzistojnë shumë aplikacione për Web server. Ndër më të popullarizuarit janë
Apache Web Server-i, i cili është krijuar nga një grup i programerëve vullnetarë, të
quajtur Apache Group dhe ofrohet pa pagesë, pastaj paketet komerciale të
Microsoft-it (IIS – Internet Information Server), Netscape-it, etj.
Ekzistojnë me qindra mijëra serverë përgjatë tërë botës, të bashkuar përmes
hiperlinkave nëpër miliona Web faqe të cilat ofrojnë informata të shumëllojshme
dhe të shpërndara, si edhe vet Interneti. Protokoli HTTP u mundëson Web
shfletuesve të komunikojnë me Web serverët të cilët i përmbajnë Web faqet. Këto
faqe përmbajnë informatat dhe lidhjet e paraqitura përmes Web shfletuesve.
Web serveri XAMPP
Shumë njerëz e dinë nga përvoja e tyre se nuk është e lehtë për të instaluar një web
server Apache dhe ajo behet edhe me e veshtire në qoftë se ju doni të shtoni MySQL,
PHP dhe Perl.
XAMPP është nje aplikacion i cili na mundeson instalimin e lehtë te Apache me MySQL,
PHP dhe Perl.
XAMPP është me të vërtetë shumë e lehtë për të instaluar dhe për të përdorur - vetëm
shkarko, ekstrakto dhe starto.
Në këtë moment ka katër versione XAMPP:
• një version për sistemet Linux (testuar për Ubuntu, SuSE, RedHat, Mandrake dhe
Debian),
• një version për Windows 98, NT, 2000, 2003, XP dhe Vista,
• një version beta për Solaris sparc dhe Mac OS X.
4
5. Instalimi dhe konfigurimi i web serverit Punuar nga : Yll Ferizi
Shkarkimi (Downloadimi) i XAMPP
• E shkurajmë linkun në shfletuesin e web-
it:
http://sourceforge.net/projects/xampp/fi
les/
• Zgjedhim nga kategoria
‘XAMPP Windows’
• Hapim direktoriumin - versionin 1.7.3
• Pastaj shtypim në ‘ XAMPP-win32-
1.7.3.exe
• Fillon procedura për shkarkim të
aplikacionit
• Kur të shkarkohet aplikacioni atëher
shtypim ne ‘RUN’ për ta filluar instalimin
ose shtypim në ikonën e cila ka një ngjyrë
portokalli dhe shkronjën x në mes.
5
6. Instalimi dhe konfigurimi i web serverit Punuar nga : Yll Ferizi
Cka përmban kjo paketë ?
Kjo paketë përfshinë: Apache web server, MySQL, PHP, Perl, FTP server, phpMyAdmin
dhe Mail server.
Apache Friends XAMPP (Basis Package) version 1.7.3
+ Apache 2.2.14 (IPV6 enabled)
+ MySQL 5.1.41 (Community Server) with PBXT engine 1.0.09-rc
+ PHP 5.3.1 (PEAR, Mail_Mime, MDB2, Zend)
+ Perl 5.10.1 (Bundle::Apache2, Apache2::Request, Bundle::Apache::ASP,
Bundle::Email, Bundle::DBD::mysql, DBD::SQlite, Randy Kobes PPM)
+ XAMPP Control Version 2.5.8 (ApacheFriends Edition)
+ XAMPP CLI Bundle 1.6
+ XAMPP Port Check 1.5
+ XAMPP Security 1.1
+ SQLite 2.8.17
+ SQLite 3.6.20
+ OpenSSL 0.9.8l
+ phpMyAdmin 3.2.4
+ ADOdb v5.10
+ FPDF v1.6
+ Zend Framework 1.9.6 Minimal Package (via PEAR)
+ Mercury Mail Transport System v4.72
+ msmtp 1.4.19 (a sendmail compatible SMTP client)
+ FileZilla FTP Server 0.9.33
+ Webalizer 2.21-02 (with GeoIP lite)
+ apc 3.1.3p1 for PHP
+ eAccelerator 0.9.6-rc1 for PHP
+ Ming 0.4.3 for PHP
+ PDF with pdflib lite v7.0.4p4 for PHP
+ rar 2.0.0-dev for PHP
+ Xdebug 2.0.6-dev for PHP
+ libapreq2 v2.12 (mod_apreq2) for Apache
6
7. Instalimi dhe konfigurimi i web serverit Punuar nga : Yll Ferizi
Instalimi i XAMPP
Kur të shkarkohet aplikacioni atëher shtypim
ne ‘RUN’ për ta filluar instalimin ose shtypim
në ikonën e cila ka një ngjyrë portokalli dhe
shkronjën ‘X’ të bardh në mes.
• Do të paraqitet fotografia si në vijim ku
mund ta ndërrojmë vendit për instalimin
e aplikacionit (për këtë demonstrim do ta
përdorim atë default – C: )
• Shtypim butonin ‘Install’ për ta startuar
instalimin ose ‘Cancel’ për ta anuluar atë
• Pasi të bëhet bartja e paketave fillon një
seri e pyetjeve të cilat paraqiten në
dritaret si në vazhdim
7
8. Instalimi dhe konfigurimi i web serverit Punuar nga : Yll Ferizi
• Pyetja e parë thot:
A dëshironi ta vendos një lidhje (shortcut)
në desktop ?
Duhet të përgjigjemi me ‘y’ dhe enter
nëse na duhet një veprim i till e në të
kundërten duhet të shtypet ‘n’ dhe të
aprovohet me shtypjen e tastit ‘Enter’
• Pyetja e dytë thot:
A dëshironi t’i kontrollon installeri lidhjet
e XAMPP?
Duhet të përgjigjemi me ‘y’ dhe enter
nëse na duhet një veprim i till e në të
kundërten duhet të shtypet ‘n’ dhe të
aprovohet me shtypjen e tastit ‘Enter’
• Pyetja e tretë thot:
A dëshironi ta bëj një version portabil të
XAMP i cili nuk do të varrej nga shkronja e
diskut?
Duhet të përgjigjeni me ‘n’ dhe enter pasi
që nuk na duhet një veprim i till e në të
kundërten duhet të shtypet ‘y’ dhe të
aprovohet me shtypjen e tastit ‘Enter’
• Paraqitet mesazhi:
XAMPP Serveri është instaluar.
Shtypni tastin ‘Enter’ për të vazhduar
• A dëshironi ta vendos një lidhje (shortcut)
në desktop ?
Duhet të përgjigjemi me shtypjen e tastit
‘enter’
8
9. Instalimi dhe konfigurimi i web serverit Punuar nga : Yll Ferizi
Konfigurimi i XAMPP
• E shkurajmë ‘x’ dhe shtypim tastin ‘enter’
për ta mbyllur dritaren e fundit të
instalimit
• Paraqitet ‘Paneli i kontrolit’ ku na
mundësohet startimi i serviseve
• Do të startojmë vetëm Web serverin dhe
MySQL Serverin
• Shtypim në katrorin ‘ SVC’ për ta instaluar
servisin e aplikacionit dhe aplikacionet të
startojnë së bashku me sistemin operativ
në këtë rast windows.
• Shtypim ‘OK’ për ta konfirmuar instalimin
e servisit
• Nëse nuk dëshirojim që ta instalojm si
servis atëher shtypim vetem butonin ‘Start’
e nuk ka nevoj të shtypet katrori ‘Svc’
• Njejt veprojmë edhe me MySQL Serverin
si më nalt
• Po ashtu mund ta ndezim edhe ‘XAMPP
Control Panel-in’ si servis duke shtypur në
butonin ‘Service’ dhe duke e zgjedhur
katrorin pranë ‘Run XAMPP Control Panel
as a service’
• Pas kësaj mund ta testojm serverin
9
10. Instalimi dhe konfigurimi i web serverit Punuar nga : Yll Ferizi
• E hapim shfletuesin e web-it dhe e
shënojmë këtë adresë e cila i takon web
serverit lokal
http://localhost/ ose http://127.0.0.1
• Paraqitet dritarja në vazhdim e cila tregon
se instalimi ka shkuar në rregull
• Nga aty mund të vazhdojm me
konfigurimet e tjera
• Për ta vërtetuar se a po punon edhe
MySQL serveri të cilin e startuam po
ashtu atëher shtypim në butonin ‘Admin’
pranë ‘MySql’ në ‘Control Panel të
XAMPP’ apo
http://localhost/phpmyadmin/ ose
http://127.0.0.1/phpmyadmin
• Paraqitet dritarja në vazhdim nëse cdo gjë
ësht duke funskionuar mirë
• Në faqen për administrim të XAMPP
http://localhost/xampp ose
http://127.0.0.1/xampp
ka edhe disa vegla të tjera për ta testuar
funskionalitetin e veglave të integruara
po ashtu
• Nëse shtypim ne linkun ‘ Status’ atëher
nga aty mund të shofim se cili servis i
kësaj pakete është i ndezur ose duke
punuar dhe cili jo
10
11. Instalimi dhe konfigurimi i web serverit Punuar nga : Yll Ferizi
• Në faqen për administrim të XAMPP është
po ashtu faqja për testimin e sigurisë.
• Nëse shtypim ne linkun ‘ Security’
paraqitet dritarja si në figurën majtas
Mund t’i casemi kësaj faqeje edhe kështu:
http://localhost/security/
• Kjo faqe është shumë e rëndësishme nëse
ky aplikacion përdoret jo vetem për
zhvillim të web aplikacioneve por edhe
për përdorimin e tyre nga klientët apo
shfrytëzuesit tjerë
• Për t’i fiksuar disa prej lëshimeve të
sigurisë të cilat paraqite me ngjyrë të
kuqe shtypim në lidhjen
http://localhost/security/xamppsecurity.
php
• Këtu menjëher e ndërroni fjalëkalimin e
ROOT (administratorit të MySQL Serverit)
si dhe e mbroni me fjalëkalim XAMPP
direktoriumin.
• Pasi t’i bëjm këto ndryshime duhet që ta
fshijm folderit ose direktoriumin e
titulluar ‘Install’ për cështje të sigurisë
duke mos lejuar që ndonjë keqpërdorues
të na kthej konfigurimet e serverit nga
fillimi
• Pas ndërrimit të fjalëkalimit të MySQL
Serverit ne duhet t’i bëjm edhe disa
ndërrime në ‘phpmyadmin’ apo web
aplikacionin për menaxhimin e databazës
• Brenda folderit :
C:xamppphpMyAdmin
E gjejm dhe e hapim me notepad ose
wordpad fajllin konfigurues me emrin
Kur e hapim ‘phpmyadmin’ pas këtyre ‘config.inc.php’
ndërrime atëher kërkohet cdo herë 'auth_type'= 'cookie';
'AllowNoPassword' = false
fjalëkalimi për ta menaxhuar databazën duke
e bërë web serverin më të sigurtë.
11
12. Instalimi dhe konfigurimi i web serverit Punuar nga : Yll Ferizi
Testimi i Apache web serverit dhe PHP
Përveq që kur e hapim phpmyadmin e testojmë konfigurimin e Apache dhe PHP, atë
mund ta bëjme edhe duke e shkrujtur pak rreshta me kod në gjuhën PHP dhe duke e
vendosur atë në server.
• E krijojim një tekst dokument dhe i
shënojmë këto rreshta kod PHP:
•
<?php
phpinfo();
?>
Dokumetnin e ruajmë si:
phpinfo.php
• E vendosim brenda folderit :
C:xampphtdocs
• E shkruajm linkun në web browser
(shfletues të web-it) i cili na dërgon tek ky
fajll:
http://localhost/phpinfo.php
• Si rezultat e kemi pamlen ne vazhdim ku
mund të shofim ne detaje se si sëeshtë
konfiguruar PHP.
12
13. Instalimi dhe konfigurimi i web serverit Punuar nga : Yll Ferizi
Lokacione me rëndësi për konfigurime më të avancuara
Tipi Lokacioni
Apache configuration C:xamppapacheconfhttpd.conf
C:xamppapacheconfextra*.conf
Apache logs C:xamppapachelogsaccess.log
C:xamppapachelogserror.log
PHP configuration C:xamppphpphp.ini
MySQL configuration C:xamppmysqlbinmy.cnf
Përfundimi
Gjatë gjithë këtij punimi janë treguar konceptet bazë që do t'ju mundëson ngritjen e
një mjedisi për zhvillim të web aplikacioneve, për të krijuar dhe administruar një
bazë të dhënash, dhe mundësitë për të instaluar një CMS - content menagement
sistem që lidhet me një bazë të të dhënave dhe i nxjerrim shënimet në mënyrë të
leht dhe me web aplikaicion pa pagesë dhe me kod të hapur.
Literatura
1. Ligj. Avni Rexhepi – WWW, HTML & Front Page
2. XAMPP official documentation site –
http://www.apachefriends.org/en/faq-xampp.html
13