3. Migjeni
Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje ortodokse. Mbiemri i Millosh Gjergj
Nikollës vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani nje shqiptar i ardhur nga krahina e Rekës (sot
në Maqedoni) ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e
poezisë, Josif Jovan Begerin. Nikolla Dibrani ishte larguar nga krahina e lindjes në gjysmën e
dytë të shek. XIX dhe u zhvendos në Shkodër ku punoi si murator dhe më vonë u martua me
Stake Milanin nga Kuçi. Para se të vdiste në 1876, u bë me dy djem: Gjergjin (1872-1924), i ati
i Milloshin dhe Kriston Gjergji, i ati, zotëronte një bar dhe ishte një anëtar shumë i respektuar i
komunitetit. Vlen për tu përmendur zgjedhja e tij si përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e
Beratit më 1922 (ku u shpall Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nga Fan Noli). Gjergji
ishte i martuar martua me Sofia Kokoshin (e ëma Migjenit) në 1900. Më 1910 Gjergji zuri një
ushqimore dhe dhjetë vjet më vonë, kur vdiq baxhanaku Ilia Trimçev, mori ëmbëltoren e tij,
të cilën e mbajti gjersa vdiq, më 21 mars 1924, në moshën pesëdhjetë e dy vjeç. Në këtë
dyqan e ndihmoi fëmija i parë i shtëpisë, Nikolla, që pati lindur më 30 tetor 1901 dhe vdiq një
mot pas t'et nga pleuriti. E ëma vdiq që në 1916 duke lënë gjashtë fëmijë (dy djem e katër
vajza). Si i shoqi, Sofia gëzonte nam të mirë në rrethet shoqërore dhe ish edukuar në
seminarin katolik të Shkodrës, të drejtuar nga murgesha italiane. E dërrmuar nga këto
fatkeqsira që e pllakosën njëra pas tjetrës, vdiq më 1926 edhe gjyshja tetëdhjetëvjeçare.
Ndër gjashtë fëmijët, Milloshi dhe e motra më e vogël, Ollga, u shkolluan në shkollën fillore
serbe në Shkodër . Shtëpia ku lindi poeti nuk ekziston më prej shumë vitesh. Ajo ishte e
ndërtuar në oborrin e shtëpisë së Trimçeveve dhe pikërisht kjo shtëpi u bë edhe Muzeu i
Migjenit nga viti 1961 deri në vitin 1993.
4. Jeta dhe veprimtaria
Arsimin fillor e mori në qytetin e lindjes në një shkollë serbo-ortodokse dhe nga 1923 deri më 1925 u shkollua
në Tivar ku vetëm në serbisht ka notën mirë, ku e motra Lenka ishte shpërngulur martuar atje me Llazar
Jovanin, familja e të cilit e kishte origjinën nga Kavaja. Daja, Jovan Kokoshi, e lajmëroi se i pati nxjerrë bursë
për në gjimnazin e Manastirit. U nis atje në vjeshtë të 1925. Pasi përfundoi semi-maturën më 1927 me
rezultate të mira, për vjetin shkollor 1927-1928, kundër dëshirës së tij, e regjistruan në Seminarin ortodoks "Jan
Shën Teologu" po në atë qytet. Në gjimnazin e Manastirit ka po t'atillë notë në serbisht, në histori e fizikë,
dhe "mjaftueshëm" në matematikë; në zell ka notën tre. Edhe në seminar gjatë vitit të parë Milloshi ka
vetëm "mirë" në serbisht, greqisht, latinisht, frëngjisht, porse vitin e dytë në gjithë këto gjuhë, sikundër edhe
në rusisht, qëndron "shumë mirë"; vetëm në letërsinë kishtare ka "mirë" dhe "i shkëlqyer" në pedagogji,
metodikë, gjimnastikë, dhe në këngë. Në klasën e tretë zbret përsëri në "mirë" në gjuhët klasike dhe në
mësimin kryesor, "Shkrimet e Shenjta". Në latinisht as në klasën e katërt s'e ka përmirsuar notën, porse tani
është i shkëlqyer në rusisht dhe shumë mirë në greqisht; notën "mirë" e ka në "Dogmatikë" (teologji), në
psikologji e logjikë. Në vjetin e pestë, në të fundit, është shumë mirë në latinisht dhe pergjithësisht vetëm
"mirë" në mësimet fetare të Seminarit. I ka dhënë rëndësi gjuhëvet frëngjisht e rusisht, me të cilat lexonte
drejtpërdrejt autorët më të vështirë. Në diplomën e lëshuar prej drejtorisë së shkollës më 18 qershor 1932,
cilësohet "bir i Gjergjit, tregtar". Me atë "Dëftesë Pjekurie" e shpalli kandidat t'aftë për shërbim kishtar, për
mësim të fesë dhe për studime intelektuale të larta në fakultetet universitare. Me dëftesën e pjekurisë në
xhep, Milloshi u nis më 22 qershor 1932 nga Manastiri për në Tivar, tek e motra, Lenka. Në pasaportën që
pati marrë në Manastir prej konsullatës shqiptare lexohen shënimet e titullarit: "Shtati i lartë, balli i
rregullt, sytë gështenjë, hunda e rregullt, goja normale, flokët gështenjë, mjekra e mustaqet e
rruara, ngjyrae bardhë, shenja të veçanta s'ka". Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë,
Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934,
bashkëpunoi në revistat "Iliria", "Bota e re" etj. Më 1936 veprat e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të
lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Takon Petro Markon para se ai të nisej për në Spanjë. Kalon një
verë me rioshin Lazër Radi, gjë që do frymzonte këtë të fundit t'i kushtonte një libër kujtimesh. Nga fundi i vitit
1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të
prozës së tij.
5. Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën e tij, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën
ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej
rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të
madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm.
Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të
lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndan
veprën e tij. Në poezitë e para, si "Zgjimi", "Të birt' e shekullit të ri", "Shkëndija", "Shpirtënit shtegtarë", etj.
pakënaqësia e thellë ndaj realitetit çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u
shpreh me figura të gjalla romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që mbanin
vendin në errësirë ("kalbësinave që kërkojnë shejtnim"). Kritika e rreptë e gjendjes së rëndë të vendit u
gërshetua në këto vepra me dëshirën e zjarrtë për "një agim të lum e të drejtë kombëtar", me grishjen për
të luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si shkrimtar është karakteristik kalimi i tij i shpejtë nga
romantizmi revolucionar në realizmin kritik.
Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në botimet e Migjenit për shkrimtarin kishte rëndësi
të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin
regjimi reaksionar. Heronjtë e veprave të tij më të mira ("Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që
vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni ?", etj.) ishin të papunë që rropateshin
gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u
kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në "Poemën e mjerimit", veprën e tij më të shquar,
Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëqethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të
shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga
monarkia çifligaro-borgjeze. Në një varg shkrimesh, si "Zoti të dhashtë" etj., Migjeni fshikulloi ashpër
indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve që hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi
kryesisht në jetën e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin që karakterizonte marrëdhëniet e
tyre familjare ("Të çelen arkapijat", "Studenti në shtëpi"). Në "Studenti në shtëpi" vuri në lojë inteligjencien
borgjeze, si forcë e paaftë për të luftuar për ideale të larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe
shtypin zyrtar ("Kanga skandaloze", "Programi i një reviste", "Novelë mbi krizën" etj.) Skamorët, të cilët i urrenin
shtypësit, por ende nuk guxonin të ngriheshin kundër tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati të thellë. Në skicat
"Luli i vocërr" dhe sidomos te "Zeneli", shkrimtari vuri në dukje aftësitë intelektuale të masave dhe dëshirën e
zjarrtë për ndryshime në gjendjen e tyre shoqërore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado të zbehta të
protestës së tyre ndaj padrejtësisë shoqërore ("Mollë e ndalueme"). Rrëfimi i thjeshtë dhe konciz, imtësitë, që
zbulojnë thelbin e dukurisë, fryma polemike, psikologjizmi i hollë, prirja për t'i dhënë personazhet me disa
viza, figurat poetike shprehëse, ironia - këto janë veçoritë kryesore të stilit të Migjenit. Shkrimet e tija lanë
gjurmë të dukshme në letrarët e rinj të kohës.
6. Poezitë e tij
1. Migjeni - Baladë Qytetse
2. Migjeni - Blasfemi
3. Migjeni - Dy Buzë...
4. Migjeni - Ekstaza Pranverore
5. Migjeni - Frymëzim I Pafat
6. Migjeni - Hidhet E Përhidhet
7. Migjeni - Kanga E Dhimbës Krenare
8. Migjeni - Kanga E Përndimit
9. Migjeni - Kanga E Rinis
10. Migjeni - Kanga E Të Burgosunit
11. Migjeni - Kanga Që S'kuptohet
12. Migjeni - Kanga Skandaloze
13. Migjeni - Kanget E Pakendueme
14. Migjeni - Lagja E Varfun
15. Migjeni - Luli I Vocer
16. Migjeni - Lutje
17. Migjeni - Malli Rinuer
18. Migjeni - Mbas Tryezës
19. Migjeni - Melodi E Këputun
20. Migjeni - Ndeshja
21. Migjeni - Nën Flamujt E Melankolisë
22. Migjeni - Një Natë
23. Migjeni - Një Natë Pa Gjumë
24. Migjeni - Poema E Mjerimit
25. Migjeni - Recital' Malsorit
26. Migjeni - Rezignata
27. Migjeni - Shpirtënt Shtegtarë
28. Migjeni - Sonet Pranveruer
29. Migjeni - Të Birtë E Shekullit Të Ri
30. Migjeni - Të Lindet Njeriu
31. Migjeni - Vetmia
32. Migjeni - Vetvrasja E Trumcakut
33. Migjeni - Vjeshta Në Parakalim
34. Migjeni - Vuejtja
35. Migjeni - Z.b.
36. Migjeni - Zgjimi
7. Veprat e tij
Vepra e tij nuk eshte thjesht nje argument letrar per analize
,por nje projekt politik ,shoqeror ,qe njerisht asnjehere nuk u u
be I dikujt e askush nuk pati guxim te perqafoje. Sepse poeti
me keqdashje eshte vene ne nje Kulle Babiloni ,duke na u
bere te besojme ,se po I behej nje nder duke e trajtuar si
perendi te letrave shqipe. Ne fakt , nuk eshte bere gje tjeter
vecse eshte izoluar ne ate kulle qellimshem ,sipaa nje projekti
famekeq ,por fatmiresisht te deshtuar. Njerzit qe e kane
dashur dhe e duan , nk kane per ta besuar kurre qe ai ka
qene nje mit apo perendi .Kush e do me te vertet e do afer
vete ,tokesor , te prekshem pra. Don ta marre neper duar ,
don ta “shkatarroje “ e pastaj ta rindertoje me dashuri.Per
kete ka bevoje Migjeni sot , me e zhveshe prej atyre rrobave
te vjetra qe aq ngushte I rrine .Ajo kornize me te cilen e
kane rrethuar eshte burg per te ,e vepra e tij nuk mund te
jete ai qiell I copetuar prej kangjelles se hekurt te dritare se
burgut.
8. Temat qe trajton Migjeni
Temat sociale që Migjeni trajton janë therëse, sepse pena e tij është e mprehtë. Në
poezinë e tij, seksualiteti që konsumohet në skamje kthehet në një monstër, që gjë
tjetër nuk arrin të riprodhojë përveçse skamje te mëtejshme. Në këtë seksualitet, ato që
bashkohen nuk janë personat, por trupa veç prej mishit që shpirtin e kanë humbur në
kërkimin e përhershëm të gjërave që nuk arrihen kurrë. Prej këtu tradhtia e “bashkë me
tradhti motivi zë fillin/ e pena e poetit me të zhvillon vjershën”. Migjeni flet për tradhtitë
që rëndom konsumohen rrugëve e shtretërve, pa dallim, si bija të varfërisë. Por Migjeni
flet edhe për tradhëtinë si pasojë e hipokrizisë, për tradhëtinë e viteve të çiltra të
fëminisë, që nuk kthehen më e vetëm në kujtesë mbeten të virgjëra. Ndërsa përditë
damkosen edhe momente që akoma nuk i kemi jetuar.
Kështu, kumbonat e vjetra na kanë folur për një Migjen që ka jetuar dikur, por që nuk
jeton më; që ka shkruajtur poezi e për këtë ka një vend nderi nëpër antologjitë tona; një
Migjen të mirë e të butë, se i paangazhuar politikisht e i mbi të gjitha i pafe. Po pse
atëherë, ai vetë shkruan, se si gjindet në skajin e kundërt të po të njëjtit litar me
murgeshën në Kanga skandaloze?
E sikur ai ta dinte sa shumë e kemi keqkuptuar në të gjitha këto, do të na përgjigjej me
vargjet e veta, ku përgjigjen e dyshimeve ekzistenciale, e kërkon, jo rastësisht, tek një
gjel... që mua më pëlqen shumë të besoj se është gjeli biblik... “Dergjem n’errësinë pa
gjumë dhe pa dritë.../ Askush nuk më ndigjon, çirrem kot me kot.../ Hesht more hesht!
Por qindro o shpirt./ …Gjel, rren a s’rren? Cila asht fjala jote?/ Kur ti këndon thonë se
asht afër drita…/ Por unë s’besoj sonte në fjalët e kësaj bote.
9. Kanga E Rinis
Rini, thueja kangës ma të bukur
që di!
Thueja kangës sate që të vlon në
gji.
Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë
me vrull...
Mos e freno kangën! Le të marri
udhë.
Thueja kangës, rini, pash syt e tu...
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me
dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe të na
mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme q'i
turbullon kanga.
Rini, thueja kangës dhe qeshu si
fëmi
Kumbi i zanit te përplaset për
qiellë
dhe të kthejë prap te na - se hyjt
ta kanë zili
e na të duem fort si të duem një
diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës
gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e
jote.
MILLOSH GJERGJ NIKOLLA