O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

Inflacioni ne shqiperi

11.601 visualizações

Publicada em

Publicada em: Economia e finanças
  • Seja o primeiro a comentar

Inflacioni ne shqiperi

  1. 1. C’eshte inflacioni ?  Inflacioni është një tregues I ndryshimi të nivelit të përgjithshëm të çmimeve në një ekonomi. Inflacioni matet si ndryshimi i Indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK), I cili mat ndryshimin e çmimit të një shporte artikujsh që përfaqson ato mallra që konsumohen zakonisht nga një familje. Indeksi I çmimeve të konsumit për periudhën t Çmimi në periudhën t Çmimi në periudhën bazë Sasia në periudhën bazë
  2. 2. Faktorët që ndikojnë në Inflacion 1.Ekonomia shqiptare është një ekonomi e vogël e hapur, ku normat e interesit të aplikuara prej saj varen nga normat e interesit të botës, ku të ardhurat nuk përputhen me shpenzimet. Politika monetare e saj është e varur nga politikat monetare të bankave qendrore të vendeve të tjera. 2.Prodhimet bujqësore nuk sigurojnë as nevojat e popullsisë fshatare.Vetëm rreth 30% e fermerëve dalin në treg.Shkalla e mekanizimit është e ulët në raport me vendet me të cilat kemi marrëdhënie tregtare. Prodhimi shqiptar nuk ka fuqi konkurruese në treg. 3.Raporti eksport-import është ¼ dhe pjesa më e madhe mallrave të shportës importohen. Çmimet përcaktohen jashtë kufirit shqiptar dhe i imponohen pjesës tjetër të vendit. 4.Kurset e këmbimit të lekut në Shqipëri janë fleksibël, pavarësisht se Banka Qendrore ndërhyn në treg duke blerë ose duke shitur valutë. Ato ndikojnë në nivelin e çmimeve dhe në zhvillimin e ekonomisë së vendit. 5.Prurjet kryesore të valutës nuk janë prej burimeve të eksportit, por prej refugjatëve shqiptarë që punojnë në vende të tjera. Krahas tij kemi edhe prurje nga sektori informal. 6 .Në ekonominë shqiptare kemi dy pole dhe marrëveshje të fshehta. Këto veprojnë nën emrin e shoqatave dhe shpesh kanë dalë hapur me presione ndaj qeverisë. Ato përcaktojnë nivelin e çmimeve në treg. 7.Në treg ka abuzime prej tregtarëve të shumicës dhe pakicës veçanërisht në periudhat festive si : festat e Nëntorit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. 8.Stabiliteti politik e social i vendit dhe i vendeve me të cilat realizojmë marrëdhënie tregtare.
  3. 3. Historik I Inflacionit ne Shqiperi  Në rastin e Shqipërisë, historiku I normave te inflacionit mund të ndahet në tre nënperiudha: Para vitit 1991, ku norma e inflacionit ishte 0, për shkak të ekonomisë së centralizuar;  1991-1998, me norma shumë të larta dhe në disa vite me hiperinflacion (Hiperinflacion përkufizohet si një inflacion I akumuluar për një periudhë 3vjecare mbi 100%.);  Pas vitit 1999, me një inflacion në nivele të ulta, nën kontroll. Grafikisht periudha e parë paraqitet më poshtë:
  4. 4.  Viti me inflacionin më të lartë rezulton viti 1992 me 236.6%. Gjithashtu edhe viti I krizës 1997 është karakterizuar nga një rritje e madhe e nivelit të çmimeve, me 42.1%. Grafikisht 10 vitet e fundit paraqiten: Banka e Shqipërisë ka vendosur si objektiv një nivel inflacioni prej 3% ±1% me qëllim sigurimin e një rritje të qëndrueshme ekonomike, pa patur luhatje të mëdha në nivelin e përgjithshëm të çmimeve. Gjatë viteve 2000-2005 vihet re një tendencë në ulje e normës vjetore të inflacionit (me përjashtim të vitit 2003), ndërsa duke filuar nga viti 2006 e më tej treguesi ka qënë në rritje të vazhdueshme (me përjashtim të vitit 2008).
  5. 5. Inflacioni në Shqipëri Krahasuar me Vendet e Rajonit Shqipëria renditet e treta në rajon pas Serbisë (6.58%) dhe Turqisë (6.53%), të cilat janë karakterizuar nga periudha hiperinflacionare në dekadën e fundit. Ndërkohë pas Shqipërisë renditen: Greqia (2%), Kroacia (1.9%), Kosova (0.1%), Bosnja dhe Hercegovina (0.025%) dhe Maqedonia (-1.64%). Duke bërë një analizë kohore, vihet re se vendi me uljen më drastike të inflacionit gjatë dhjetëvjecarit të fundit është Serbia. Në rastin e Shqipërisë, inflacioni është luhatur rreth normës 3%. Një normë inflacioni e qëndrueshme, është e domosdoshme për rritjen ekonomike dhe përmirsimin e mirëqënies në një vend.
  6. 6. Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria paraqitet si më poshtë:
  7. 7. Inflacionin vjetor për periudhën shkurt 2012- shkurt 2013 sipas grupeve kryesore te të mirave dhe shërbimeve: Ushqime dhe pije joalkoolike Pije joalkoolike dhe duhan Mirembajtje e shtepise Transport Qera,Uje,Lende djegese & Energji Veshje dhe kepuce Mallra & sherbime te ndryshme
  8. 8. Pamundesia e mbajtjes ne kontroll te inflacionit  E para, se në Shqipëri qarkullojnë tri monedha pa kurrfarë kufizimi, njësoj si leku shqiptar. Në Shqipëri sot, njësoj si leku, që është monedhë zyrtare e Republikës së Shqipërisë, qarkullojnë edhe dy valuta të tjera, euro dhe dollarë. Këto dy valuta zënë pjesën më të madhe të kredive në totalin e përgjithshëm të tyre dhe po i afrohen 50% të depozitave. Nëse sot depozitat në lekë zënë 52% të totalit të depozitave, prej tyre në formë kredie shkojnë 60%. Ndërsa, nëse 48% të totalit të depozitave e zë valuta, mbi 95% e tyre shkojnë për kredi. Duke parë raportet ndaj totalit të depozitave dhe ndaj dhënies së kredive, fare qartë shikohet se leku shqiptar është i mënjanuar në qarkullim. Ai zë peshën më të madhe të depozitave, sepse depozitat në lekë kanë normë interesi të lartë dhe peshë të ulët në kredi, sepse normat e interesit në euro dhe dollarë janë shumë më të ulëta se normat e interesit në lekë.
  9. 9.  E dyta, se në Shqipëri nuk ka asnjë bankë të nivelit të dytë me kapital plotësisht shtetëror. Duke mos pasur një bankë të nivelit të dytë me kapital tërësisht shtetëror, në kushtet kur qarkullojnë lirshëm për depozita dhe kredi euroja dhe dollari, Banka Qendrore e ka pasur shumë të vështirë të ndikojë në tregun e valutave, si dhe në një sërë treguesish apo agregatesh monetare. Sot, sistemi bankar përbëhet vetëm nga banka me kapital privat përgjithësisht të huaj dhe nga asnjë bankë me kapital shtetëror. Kjo situatë ka bërë që në sistemin bankar të krijohet një strukturë tregu oligopol, me një bankë drejtuese tërësisht me kapital të huaj, që është “Raiffeisen Bank”. Kriza e vitit 2008 theksoi ndikimin e bankave të huaja në procesin e transmetimit të politikës monetare në vendet me ekonomi në zhvillim. Kanë qenë të shpeshta rastet kur bankat qendrore të vendeve me tregje në zhvillim, ku bankat e huaja luajnë rol dominues, ulën normën bazë të interesit, gjë që nuk u shoqërua me ulje të normave të kreditimit. Këto çështje kanë një rëndësi të veçantë për vendet me ekonomi në zhvillim, të cilat nuk ishin shkaku i krizës financiare të vitit 2008, por që ishin ato të cilat vuajtën në mënyrë të veçantë nacionalizmin financiar që u ndez nga kriza.
  10. 10. Faleminderit per vemendjen !

×