SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 22
PROGRAMI I TRAJNIMIT
KURRIKULA ME KOMPETENCA E CIKLIT FILLOR DHE RISITË E SAJ
Lloji i trajnimit: Trajnim i drejtpërdrejtë
Programi i trajnimit “Kurrikula me kompetenca e ciklit fillor dhe risitë e saj” përbëhet
nga 3 module:
- Moduli 1: Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në
rezultate të nxëni për secilën lëndë.
- Moduli 2: Metodologjia e mësimdhënies në ciklin fillor dhe situatat e të nxënit.
- Moduli 3: Vlerësimi i arritjeve të nxënësve nga klasa 1-3.
Numri i orëve të moduleve të trajnimit dhe seancave për secilin modul paraqitet si në tabelën
më poshtë:
Kurrikula me kompetenca e lëndës së gjuhës shqipe dhe risitë e saj
Modulet Numri i orëve të
modulit
Numri i seancave në
sallë
Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave,
si dhe zbërthimi i tyre në rezultate të nxëni për
secilën lëndë.
18 orë 6 seanca
Metodologjia e mësimdhënies në ciklin fillor
dhe situatat e të nxënit.
18 orë 6 seanca
Vlerësimi i arritjeve të nxënësve nga klasa 1-3. 18 orë 6 seanca
TOTAL 54 orë 18 seanca
Përfituesit e këtij trajnimi
Përfituesit nga realizimi i këtij programi trajnimi janë:
- mësuesit e ciklit fillor;
- drejtuesit dhe zëvendësdrejtorët që mbulojnë ciklin fillor pranë shkollave 9-vjeçare të
arsimit fillor;
- specialistët e DAR/ZA-ve që mbulojnë arsimin fillor;
- pedagogët e fakulteteve të mësuesisë të ciklit fillor.
1
PËRSHKRIMI PËR SECILIN MODUL
MODULI 1
Tema: Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në
rezultate të nxëni për secilën lëndë.
Rezultatet e pritshme
Pjesëmarrësi në trajnim:
- shqyrton elementet dhe risitë e programeve të shkallës së parë dhe të dytë të ciklit fillor;
- analizon lidhjen mes Kornizës kurrikulare, kurrikulave bërthamë dhe programeve të ciklit
fillor;
- analizon rezultatet e të nxënit të kompetencave kyçe duke i përthyer në planifikim vjetor;
- aftësohet për integrimin e fushave kurrikulare me njëra-tjetrën sipas tematikave të
programeve të ciklit fillor;
- analizon elementet e përbashkëta mes lëndëve që përbëjnë një fushë;
- propozon mundësi për trajtimin e temave ndërkurrikulare në lëndë të ndryshme të ciklit
fillor;
- vlerëson njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet për çdo program lidhur me realizimin e
kompetencave të secilës fushë të nxëni.
Tema e çdo seance
a) Seanca 1: Vendi që zë cikli fillor në Kornizën kurrikulare dhe në kurrikulat bërthamë.
kompetencat kyçe, fushat e të nxënit dhe temat ndërkurrikulare.
b) Seanca 2: Shkalla 1 dhe 2 e kurrikulës. Veçoritë dhe të përbashkëtat e tyre. Fushat e të
nxënit, kompetencat e fushave, rezultatet e tyre të të nxënit, tematikat e programeve
lëndore.
c) Seanca 3: Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave, në funksion
të realizimit të kompetencave të fushave përkatëse: “Gjuhët dhe komunikimi” dhe
“Matematika”.
d) Seanca 4: Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave, në funksion
të realizimit të kompetencave të fushave: “Shkencat e natyrës” dhe “Shoqëria dhe
mjedisi”.
2
e) Seanca 5: Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave, në funksion
të realizimit të kompetencave të fushave: “Artet” dhe “Edukimi fizik, sporti dhe
shëndeti”.
f) Seanca 6: Planifikimi mujor dhe tremujor. Analiza e formateve të këtyre planifikimeve.
Përshkrimi i përmbajtjes së modulit
Moduli “Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në
rezultate të nxëni për secilën lëndë” jep në mënyrë të sintetizuar specifikat që ka
kurrikula e re e arsimit fillor; analizon shkallët 1 dhe 2 të kurrikulës bërthamë;
interpreton temat ndërkurrikulare; trajton përmbajtjen e fushave kurrikulare: Gjuhët
dhe komunikimi, Matematikë, Shkencat e natyrës, Shoqëria dhe mjedisi, Artet,
Edukimi fizik, sporti dhe shëndeti1
.
Nëpërmjet secilës seancë, pjesëmarrësit do të njihen me kompetencat kyçe dhe
rezultatet e tyre të nxënit, temat ndërkurrikulare dhe kompetencat e fushave të të
nxënit, të cilat në mënyrë të përmbledhur jepen në vijim.
KOMPETENCAT E LËNDËS SË GJUHËS SHQIPE
• Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme.
• Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar.
• Të lexuarit e teksteve të ndryshme.
• Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale.
• Përdorimi i drejtë i gjuhës.
KOMPETENCAT E LËNDËS SË MATEMATIKËS
• Zgjidhja e situatës problemore.
• Arsyetimi dhe vërtetimi matematik.
• Të menduarit dhe komunikimi matematik.
• Lidhja konceptuale.
• Modelimi matematik.
1
Nga fusha “Teknologjia dhe TIK-u”, lënda e Teknologjisë është e përfshirë brenda fushës “Shkencat e
natyrës”.
3
KOMPETENCAT E FUSHËS SË SHKENCAVE TË NATYRËS
• Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre.
• Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore.
• Komunikimi në gjuhën dhe në terminologjinë e shkencës.
KOMPETENCAT E FUSHËS “ SHOQËRIA DHE MJEDISI”
• Personale
• Sociale
• Qytetare
KOMPETENCAT E FUSHËS SË ARTEVE
• Krijimi artistik
• Performimi artistik
• Vlerësimi artistik
KOMPETENCAT E FUSHËS SË EDUKIMIT FIZIK, SPORTET DHE SHËNDETI
• Zhvillimi i aftësive lëvizore në përshtatje me situata të ndryshme lëvizore e sportive.
• Ndërveprimi me të tjerët në situata të ndryshme lëvizore e sportive.
• Përshtatshmëria me një stil jete aktiv e të shëndetshëm.
KOMPETENCAT E FUSHËS SË TIK-ut DHE TEKNOLOGJISË
• Teknologjia dhe bota e kompjuterit.
• Përpunimi digjital i të dhënave.
• Komunikimi grafik.
• Strukturat dhe materialet teknologjike.
• Teknologjia dhe veprimtaria ekonomike.
• Etika dhe kushtet e sigurta në shkollë dhe jashtë saj.
Moduli trajton tematikat përmbajtësore të fushave të të nxënit, të cilat krijojnë kushte që
nxënësi t’i ndërtojë dhe t’i zbatojë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat, në funksion
të kompetencave të fushave dhe kompetencave kyçe.
Planifikimi i kurrikulës përqendrohet në domosdoshmërinë e zbërthimit të
programeve nga mësuesi. Moduli, gjithashtu, ndalet në elementet e reja të
4
planifikimit të kurrikulës, të cilat i krijojnë mësuesit hapësira lirie dhe fleksibiliteti
për t’u ardhur më mirë në ndihmë interesave të nxënësve.
Fjalët kyçe: Kornizë kurrikulare, kurrikul bërthamë, fushë të nxëni, kompetencë,
kompetencë kyçe, kompetenca fushe/ lënde, temë ndërkurrikulare, tematikë, planifikim
kurrikular.
Metodologjia e zbatimit të modulit
Rubrika e metodologjisë së zbatimit të këtij moduli përmban metodat që do të përdoren për
secilën seancë të trajnimit, mjetet mësimore për konkretizim dhe detyrat për pjesëmarrësit që
do të kryhen pas zhvillimit të modulit. Ky informacion është organizuar në tabelën më
poshtë:
Tema e seancës Metoda Mjetet
Seanca 1
Vendi që zë cikli fillor
në Kornizën kurrikulare
dhe në kurrikulat
bërthamë.
Kompetencat kyçe,
fushat e të nxënit dhe
temat ndërkurrikulare.
Ushtrim. Pjesëmarrësit shkruajnë në mënyrë të
pavarur elementet kryesore të kurrikulës
ekzistuese të ciklit fillor.
Fletore, stilolaps,
flipçart, lapustila.
Prezantim nga trajneri i elementeve të
kurrikulës së re me qasje kompetencat.
Bimer, laptop,
prezantimi në PPT.
Përgatitja e tabelës krahasuese mes kurrikulës
ekzistuese dhe kurrikulës së re.
Kurrikula
bërthamë e ciklit
fillor ;
Programet e ciklit
fillor sipas
fushave;
flipçart, lapustila,
ngjitëse muri
Seanca 2
Shkalla 1 dhe 2 e
kurrikulës.
Veçoritë dhe të
përbashkëtat e tyre.
Fushat e të nxënit,
kompetencat e fushave,
rezultatet e të nxënit,
tematikat e programeve
Punë në grup: Pjesëmarrësit ndahen në 2
grupe. Për secilën shkallë kurrikulare ata do të
organizojnë materialin e mëposhtëm:
- Fushat e të nxënit.
- Kompetencat e fushave.
- Rezultatet e të nxënit.
- Tematikat e programeve lëndore dhe
sasinë e orëve të sugjeruara.
Kurrikula
bërthamë.
Programet
përkatëse sipas
fushave.
Fletore, stilolaps,
flipçart, lapustila,
ngjitëse muri
5
lëndore. Pjesëmarrësit bëjnë prezantimet dhe
mirëpresin komentet e grupit tjetër.
Në fund, me ndihmën e trajnerit nxjerrin
veçoritë dhe të përbashkëtat e të dy shkallëve.
Seanca 3
Zbërthimi i njohurive,
shkathtësive dhe
qëndrimeve të
tematikave në funksion
të realizimit të
kompetencave të
fushave përkatëse:
“Gjuhët dhe
komunikimi” dhe
“Matematika”.
Punë në çift ose në grup: Pjesëmarrësit
ndahen në çift ose në grup dhe shqyrtojnë
njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e
një tematike nga lënda e Gjuhës shqipe ose e
Matematikës
Programi i
“Gjuhës shqipe”
dhe i
“Matematikës”.
Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë,
komentojnë dhe nxjerrin përfundime.
Fletore, stilolaps,
flipçart, lapustila
Ushtrim: Sipas mendimit tuaj, cilat mund të
jenë disa vështirësi lidhur me zbatimin e këtyre
programeve? Diskutime
Seanca 4
Zbërthimi i njohurive,
shkathtësive dhe
qëndrimeve të
tematikave, në funksion
të realizimit të
kompetencave të
fushave: “Shkencat e
natyrës” dhe “Shoqëria
dhe mjedisi”.
Punë në çift ose në grup: Pjesëmarrësit
ndahen në çift ose në grup dhe shqyrtojnë
njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e
një tematike nga lënda e Diturisë së natyrës
dhe Edukimit për shoqërinë.
Programi i
“Diturisë së
natyrës” dhe
“Edukim për
shoqërinë”.
Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë,
komentojnë dhe nxjerrin përfundime.
Fletore, stilolaps,
flipçart, lapustila
Ushtrim: Sipas mendimit tuaj, cilat mund të
jenë disa vështirësi lidhur me zbatimin e këtyre
programeve? Diskutime
Seanca 5
Zbërthimi i njohurive,
shkathtësive dhe
qëndrimeve të
tematikave në funksion
të realizimit të
kompetencave të
fushave: “Artet” dhe
“Edukimi fizik, sportet
dhe shëndeti”.
Punë në çift ose në grup: Pjesëmarrësit
ndahen në çift ose në grup dhe shqyrtojnë
njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e
një tematike nga lënda e Edukimit muzikor,
Artit pamor, Teatrit dhe kërcimit, Edukimit
fizik, sportit dhe shëndetit.
Programi i
“Edukimit
muzikor”, “Artit
pamor”,
“Edukimit fizik,
sportit dhe
shëndetit”.
Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë,
komentojnë dhe nxjerrin përfundime.
Fletore, stilolaps,
flipçart, lapustila
Ushtrim: Sipas mendimit tuaj, cilat mund të
6
jenë disa vështirësi lidhur me zbatimin e këtyre
programeve? Diskutime
Seanca 6
Planifikimi vjetor dhe
tremujor. Analiza e
formateve të këtyre
planifikimeve.
Prezantim nga trajneri i formateve të
planifikimit.
Formatet e
planifikimit mujor
dhe vjetor.
Ushtrim
Punë në grupe. Pjesëmarrësit do të ndahen në 6
grupe që përkojnë me fushat e të nxënit për
hartimin e planifikimit tremujor.
Programi i njërës
lëndë të ciklit
fillor, stilolaps,
flipçart, lapustila.
fletë pune për
formatet e
planifikimit
Prezantime të punës në grup
Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë dhe
nxjerrin përfundime.
Fletore, stilolaps,
flipçart, lapustila
Detyra për pjesëmarrësit në trajnim
Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit dorëzojnë një portofol me këto detyra:
- Modeli i planifikimit 3-mujor për 2 lëndë.
- Modele të temave të integruara mes lëndëve të ciklit fillor.
7
Fletë pune 1
Planifikimi 3 mujor i lëndës _______________________
Tematikat/
Kompetencat
Këtu vendosen
emërtimet e
tematikave/
kompetencave dhe
orët që do të
realizohen në raport
me orët e
parashikuara në
program.
Shpërndarja e përmbajtjes së lëndës
Shtator – dhjetor
Orët .......
Në këtë kolonë vendoset përmbajtja e lëndës (temat) që do të
zhvillohet në këtë periudhë për secilën tematikë/ kompetencë.
8
MODULI 2
Tema: Metodologjia e mësimdhënies në ciklin fillor dhe situatat e të nxënit
Rezultatet e pritshme
Pjesëmarrësi në trajnim:
- analizon parimet e mësimdhënies bazuar në kompetenca, si dhe vlerëson rolin e kësaj
mësimdhënieje në procesin e të nxënit dhe arritjet e nxënësve;
- analizon mundësitë që krijon kurrikula e re për zhvillimin e projekteve dhe aktiviteteve të
ndryshme mësimore etj.;
- dallon dhe interpreton hapat procedurialë për hartimin dhe planifikimin e situatës së të
nxënit;
- zhvillon praktikisht një model situate të nxëni në disa lëndë të ciklit fillor;
- vlerëson rolin e punës në grup me kolegët e shkollës së vet apo dhe të shkollave të tjera,
për planifikimin e situatave të të nxënit.
Tema e çdo seance:
a) Seanca 1: Metodologjitë e mësimdhënies në ciklin fillor.
b) Seanca 2: Të nxënit nëpërmjet situatave konkrete e praktike.
c) Seanca 3: Planifikimi i situatave të të nxënit në lëndë të ndryshme; materialet didaktike
që përdor mësuesi gjatë mësimdhënies.
d) Seanca 4: Punë e pavarur për hartimin e një situate të nxëni në njërën prej lëndëve të
ciklit fillor
e) Seanca 5: Formati i planifikimit të orës së mësimit bazuar në një situatë të nxëni.
f) Seanca 6: Punë e pavarur për hartimin e modelit të planifikimit të një dite mësimore të
integruar.
Përshkrimi i përmbajtjes së modulit
Ky modul përqendrohet në metodologjinë e mësimdhënies që kërkon kurrikula e bazuar në
kompetenca dhe mënyrën se si ndërtohet dhe zbatohet një situatë të nxëni.
Kurrikula e re e bën mësuesin kërkues dhe e nxit të jetë gjithmonë në kërkim të gjetjes së
situatave të të nxënit, të veprimtarive dhe të metodave të përshtatshme që lehtësojnë të nxënët
e nxënësve.
Mësuesi i ciklit fillor i harton vetë planet mësimore vjetore të të gjitha lëndëve që jep mësim
në një vit shkollor. Ky proces i mundëson mësuesit të bëjë integrimin ndërlëndor që në fazën
9
e shkrimit të planit dhe të krijojë ditë mësimore të integruara. Nga ana tjetër, në hartimin e
planit mësimor vjetor, në shpërndarjen e orëve mësimore dhe në shtrirjen e temave njëra pas
tjetrës, mësuesi ka lirinë t’i trajtojë këto tema kur dhe si e shikon të arsyeshme.
Në dorën e mësuesve është lënë edhe përcaktimi i natyrës së zhvillimit të temave të mësimit.
Vetë mësuesi përcakton sa orë dhe tema mësimore do t’i bëjë në formën e projekteve
kurrikulare, sa do t’i zhvillojë në mjedise të tjera, jashtë klasës, cilat materiale dhe burime
didaktike i duhet të shfrytëzojë përveç tekstit të nxënësit, ç’detyra do t’u japë nxënësve dhe
ç’punime do t’i fusë në portofolin e tyre të të nxënit.
Në këtë proces të rëndësishëm, nxënësit kërkohet të vihen në mënyrë sistematike në situata të
nxëni, ku i kërkohet të vëzhgojë, të eksperimentojë, të zbulojë, të mendojë në mënyrë kritike,
të mbajë përgjegjësi, të udhëheqë një proces etj., aftësi këto që i ofron përmbajtja e kurrikulës
së re.
Përmes situatave të të nxënit, nxënësi eksploron, zbaton dhe integron njohuritë dhe aftësitë
gjuhësore, fiton aftësi inteletuale të nevojshme për të zhvilluar të menduarit krijues dhe kritik.
Në ciklin fillor një situatë e krijuar të nxëni mund të përdoret në më shumë se një lëndë.
Fjalët kyçe: Mësimdhënie e bazuar në kompetenca, mësimdhënië kontekstuale, mësimdhënie
e integruar, situatë të nxëni, rezultate të nxëni, ditë mësimore.
Metodologjia e zbatimit të modulit
Rubrika e metodologjisë së zbatimit të këtij moduli përmban metodat që do të përdoren për
secilën seancë të trajnimit, mjetet mësimore për konkretizim dhe detyrat për pjesëmarrësit që
do të kryhen pas zhvillimit të modulit. Ky informacion është organizuar në tabelën më
poshtë:
Tema e seancës Metoda Mjetet
Seanca 1
Metodologjitë e
mësimdhënies në ciklin
fillor.
Punë individuale
Pjesëmarrësit shënojnë në një fletë metodat e
mësimdhënies që përdorin aktualisht në ciklin
fillor.
Fletore, stilolaps,
flipçart, lapustila.
Prezantim nga trajneri
Metodologjitë e mësimdhënies dhe të të nxënit
kontekstual në ciklin fillor.
Bimer, laptop,
prezantim në PPT.
Punë në grup
Përgatitja e një tabele krahasuese ndërmjet
Fletë pune,
stilolaps, flipçart,
10
mësimdhënies tradicionale dhe mësimdhënies
kontekstuale.
lapustila.
Seanca 2
Të nxënit nëpërmjet
situatave konkrete e
praktike.
Prezantim nga trajneri
Të nxënit me situata dhe karakteristikat
kryesore të mësimdhënies me kompetenca.
Bimer, laptop,
prezantim në PPT
Punë në grup
Secili grup përcakton karakteristikat e
mësimdhënies bazuar në kompetenca në njërën
prej fushave të të nxënit të ciklit fillor.
Programet e ciklit
fillor, stilolaps,
flipçart, lapustila
Prezantime të punës në grup
Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë,
komentojnë dhe nxjerrin përfundime.
Fletë pune,
stilolaps, flipçart,
lapustila
Seanca 3
Planifikimi i situatave
të të nxënit në lëndë të
ndryshme.
Materialet didaktike që
përdor mësuesi gjatë
mësimdhënies.
Prezantim nga trajneri
Situatat e të nxënit në një temë mësimore; në
një grup temash; në një tematikë;
Situatat e të nxënit në një lëndë apo për një
mësimdhënie të integruar
Materiale didaktike shtesë që përdor mësuesi
Bimer, laptop,
prezantimi në PPT
Diskutime me pjesëmarrësit
Diskutime me pjesëmarrësit për të kuptuarit e
situatave të të nxënit dhe përdorimin e tyre në
kontekstet e përcaktuaa gjatë prezantimit.
Flipçarte, lapustila
etj.
Seanca 4
Punë e pavarur për
hartimin e një situate të
nxëni në njërën prej
rasteve të trajtuara në
seancën 3.
Punë në grup
Secili grup merr në shqyrtim një situatë të nxëni
dhe e planifikon sipas formatit që i jepet.
Programet lëndore
të ciklit fillor,
formati i plotësimit
të një situate të
nxëni, stilolaps,
flipçart, lapustila
etj.
Prezantime të punës në grup
Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë,
komentojnë dhe nxjerrin përfundime.
Fletë pune,
stilolaps, flipçart,
lapustila
Seanca 5
Formati i planifikimit
të orës së mësimit
Prezantim nga trajneri
Formati i planifikimit të orës së mësimit bazuar
Bimer, laptop,
prezantim në PPT
11
bazuar në një situatë të
nxëni.
në situatë të nxëni. Liria, fleksibiliteti dhe
përgjegjshmëria në planifikim.
Punë në grup
Përgatitja e tabelës krahasuese lidhur me
përfitimet që kanë nxënësit në mësimdhënien
kontekstuale.
Stilolaps, flipçart,
lapustila, fletë
pune, tabela
krahasuese
Seanca 6
Punë e pavarur për
hartimin e modelit të
planifikimit.
Ushtrim
Punë në grupe për hartimin e modelit të
planifikimit të një dite mësimore të integruar
bazuar në situata të nxëni.
Formati i
planifikimit ditor,
stilolaps, flipçart,
lapustila etj.
Prezantime të punës në grup
Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë,
komentojnë dhe nxjerrin përfundime.
Fletore, stilolaps,
flipçart, lapustila
Detyra për pjesëmarrësit në trajnim
Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit dorëzojnë një portofol me këto detyra:
- 2- 3 situata të nxëni për secilën fushë të nxëni
- 1 model të planifikimit të një ore mësimi në një lëndë të caktuar
- 1 model i planifikimit të një dite mësimore të integruar.
12
Fletë pune 1
Planifikimi i një ore mësimi
Lënda: Data_____________________
Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Rezultatet e të nxënit (nga kompetencat
e fushës/ lëndës):
Fjalët kyçe:
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare (nëse ka):
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
- Etapat e orës së mësimit, procedurat që ndjek mësimi në secilën prej tyre dhe veprimtaritë
që kryejnë nxënësit.
Shënimet vlerësuese/ instrumentet e përdorura
Shënimet që hedh mësuesi në evidencat e tij për ecurinë dhe rezultatet e punës që dhanë
nxënësit.
Detyra/ puna e pavarur e nxënësve në shtëpi
Mundësisht, mësuesi parashikon të japë disa detyra, në mënyrë që nxënësi të zgjedhë se cilën
prej tyre është në gjendje apo ka dëshirë të bëjë.
13
Fletë pune 2
Planifikimi i një grupi orësh/ temash mësimore
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës
- ...
- ...
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe (nëse ka)
- ...
...
Nr. Tematika/
Kompetenca
(orë)
Temat
mësimore
Situatat e
parashikuara
të të nxënit
Metodologjia
dhe
veprimtaritë e
nxënësve
Për çfarë
do të
vlerësohen
nxënësit
Burimet dhe
materialet
didaktike
14
MODULI 3
Tema: Vlerësimi i arritjeve të nxënësve nga klasa 1-3
Rezultatet e pritshme
Pjesëmarrësi në trajnim:
- identifikon llojet e vlerësimit dhe karakteristikat e tyre;
- bën dallimin ndërmjet vlerësimit për të nxënët dhe vlerësimin e të nxënit duke
përshkruar rëndësinë e secilit prej tyre;
- demonstron përdorimin e evidencave për vëzhgimin dhe mbledhjen e informacionit në
lidhje me vlerësimin e nxënësve dhe të procesit;
- shpjegon përmes shembujve përdorimin e instrumenteve të ndryshëm të vlerësimit;
- demonstron vlerësimin e kompetencave mbi bazën e niveleve të arritjeve;
- përshkruan kriteret dhe mënyrën e ndërtimit të dosjes së nxënësve si instrument
vlerësimi dhe vetëvlerësimi.
Tema e çdo seance:
a) Seanca 1: Kuptimi për vlerësimin në kurrikulën me bazë kompetencat. Parimet e
vlerësimit. Vlerësimi për të nxënit dhe vlerësimi i të nxënit.
b) Seanca 2: Llojet e vlerësimit. Vlerësimi i brendshëm, i jashtëm. Vlerësimi përshkrues dhe
përmbledhës.
c) Seanca 3: Nivelet e arritjeve të kompetencave shkallën 1 dhe 2.
d) Seanca 4: Evidencat për vëzhgimin dhe mbledhjen e informacionit për vlerësimin.
Raportimi i progresit dhe i arritjeve të nxënësve. Format e ndryshme të raportimit.
e) Seanca 5: Dosja e nxënësve si instrument vlerësimi dhe vetëvlerësimi.
f) Seanca 6: Punë e pavarur për plotësimin e evidencave të progresit të nxënësit dhe
vlerësimit të kompetencave kyçe. Plotësimi i dokumentacionit shkollor (regjistër, amzë,
dëftesë).
I. Përshkrimi i përmbajtjes së modulit
Vlerësimi është një pjesë e rëndësishme në procesin e zbatimit të kurrikulës së re. Në këtë
modul trajtohet korniza e re e vlerësimit në arsimin bazë dhe në mënyrë të veçantë vlerësimi
përshkrues dhe përmbledhës në klasat 1-3. Nëpërmjet procesit të vlerësimit evidentohen
njohuritë, aftësitë, shkathtësitë, vlerat dhe qëndrimet që kanë fituar nxënësit gjatë të nxënit.
.
15
Vlerësimi siguron informacion të vazhdueshëm për mësuesit, nxënësit dhe prindërit, si dhe u
mundëson atyre që të kuptojnë ku janë mirë dhe ku kanë nevojë për ndihmë fëmijët.
Vlerësimi përshkrues ka si qëllim të evidentojë anët e forta, dobësitë dhe vështirësitë konkrete
që ka secili nxënës në çdo program lëndor, kurse vlerësimi përmbledhës bëhet në fund të vitit
shkollor, pasi kryhen të tri vlerësimet përshkruese.
Vlerësimi përshkrues bëhet një herë në tre muaj. Nxënësi vlerësohet për arritjen e rezultateve
të të nxënit për kompetencat e fushës/ lëndës. Për 5 shkallët e vlerësimit përshkrues2
jepen
shpjegimet e mëposhtme3
:
Shkalla 1. “Arritje të pakënaqshme” do të konsiderohen kur nxënësi dëshmon një shkallë të
pamjaftueshme të përmbushjes së rezultateve të të nxënit ( kjo përkon me vlerësimin “Dobët” ose me
notën 4).
Shkalla 2. “Arritje që kanë nevojë për përmirësim” do të thotë që nxënësi dëshmon një zotërim
minimal dhe të mjaftueshëm të rezultateve të të nxënit dhe kërkohet mbështetje dhe punë e
vazhdueshme nga mësuesi (kjo përkon me vlerësimin “Mjaftueshëm” ose me notat 5 dhe 6).
Shkalla 3. “Arritje të kënaqshme” do të konsiderohen kur nxënësi ka arritje të pjesshme të të
nxënit dhe, kur me mbështetjen e mësuesit, arrin të përparojë dhe të kapërcejë sfidat e të nxënit
(kjo përkon me vlerësimin “Mirë” ose me notën 7).
Shkalla 4. “Arritje shumë të kënaqshme” do të konsiderohen kur nxënësi ka përmbushur
pjesën më të madhe të rezultateve të të nxënit (kjo përkon me vlerësimin “Shumë mirë” ose
me notat 8 dhe 9).
Shkalla 5. “Arritje të shkëlqyera” do të konsiderohen kur fëmija përmbush plotësisht
rezultatet e të nxënit dhe ka qëndrueshmëri në arritjet akademike (kjo përkon me vlerësimin
“Shkëlqyeshëm” ose me notën 10).
Vlerësimi realizohet nëpërmjet përdorimit të instrumenteve dhe të procedurave të ndryshme
të mbledhjes së të dhënave, interpretimit dhe analizës së tyre në dobi të përmirësimit të
mësimdhënies dhe të të nxënit.
Mbajtja e evidencave për të nxënit e nxënësve siguron informacione të dobishme për
mësuesin dhe e ndihmon në rishikimin e përmbajtjes mësimore në ato raste kur të nxënit nuk
është në rezultatet e pritshme.
2
Kodet e shprehura me numra, nga 1 deri në 5 korrespondojnë me shkallët e vlerësimit përshkrues vendosen në
regjistër.
3
Për secilën shkallë vlerësimi jepen emërtimet e niveleve të deritanishme të vlerësimit të nxënësve në klasat I-II
dhe notat që përkojnë me secilën shkallë. Kjo bëhet që mësuesi dhe prindi të kuptojnë mënyrën e re të vlerësimit
përshkrues, si dhe nivelin e përvetësimi të njohurive, shkathtësive, vlerave dhe qëndrimeve nga nxënësi/ fëmija.
16
Vlerësimi i kompetencave të arritura nga nxënësit është një proces i vështirë, pasi për çdo
nxënës vlerësohen njohuri, shkathtësi, vlera e qëndrime, të cilat shpeshherë është e vështirë
t’u gjesh llojin e përshtatshëm të testit, të detyrave apo të punimeve nëpërmejt të cilave
nxënësi demonstron nivelin e përvetësimit.
Moduli trajton gjerësisht, dosjen e nxënësit si një instrument i rëndësishëm i vlerësimit dhe
i vetëvlerësimit, ku në mënyrë të detajuar jepen rubrikat që përbëjnë dosjen e nxënësit,
shumëllojshmërinë e punimeve dhe të detyrave që duhet të grumbullojnë nxënësit, si dhe
instrumentet e vlerësimit dhe të vetëvlerësimit.
Fjalët kyçe: vlerësim përshkrues, vlerësim përmbledhës, shkallë vlerësimi, evidencë
vlerësimi, progres i nxënësit, nivel arritjeje i kompetencës, instrument vlerësimi, dosje
nxënësi.
II. Metodologjia e zbatimit të modulit
Rubrika e metodologjisë së zbatimit të këtij moduli përmban metodat që do të përdoren për
secilën seancë të trajnimit, mjetet mësimore për konkretizim dhe detyrat për pjesëmarrësit që
do të kryhen pas zhvillimit të modulit. Ky informacion është organizuar në tabelën më
poshtë:
Tema e seancës Metoda Mjetet
Seanca 1
Kuptimi për vlerësimin
në kurrikulën me bazë
kompetencat.
Parimet e vlerësimit.
Vlerësimi për të nxënit
dhe vlerësimi i të nxënit.
Punë në grup
Pjesëmarrësit listojnë instrumentet e ndryshme
që përdorin për vlerësimin e nxënësve.
Më pas ata tregojnë natyrën e punimeve që
fusin në dosjen e nxënësve të klasës.
Fletë pune,
stilolaps, flipçart,
lapustila.
Prezantim nga trajneri
Parimet e vlerësimit, vlerësimi për të nxënë,
vlerësimi i të nxënit.
Bimer, laptop,
prezantim në PPT.
Punë e pavarur në grup
Përgatitja e një tabele krahasuese ndërmjet
vlerësimit me shprehje që ka qenë më parë dhe
vlerësimit përshkrues e përmbledhës që po
zbatohet me kurrikulën e re.
Fletë pune,
stilolaps, flipçart,
lapustila.
Seanca 2
Llojet e vlerësimit.
Vlerësimi i brendshëm,
Prezantim nga trajneri
Llojet e vlerësimit.
Bimer, laptop,
prezantim në PPT.
17
i jashtëm.
Vlerësimi përshkrues
dhe përmbledhës.
Vlerësimi i brendshëm dhe i jashtëm;
Vlerësimi përshkrues dhe përmbledhës.
Punë në grup
Pjesëmarrësit ndahen në grupe. Secili grup
përcakton se cilat janë llojet më të përshtatshme
të vlerësimit në lëndë të ndryshme të ciklit
fillor.
Fletë pune,
stilolapsa, flipçart,
lapustila.
Prezantime të punës në grup
Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë,
komentojnë dhe nxjerrin përfundime.
Fletë pune,
stilolaps, flipçart,
lapustila.
Seanca 3
Nivelet e arritjeve të
kompetencave në
shkallën 1 dhe 2.
Prezantim nga trajneri
Nivelet e arritjeve të kompetencave për secilën
fushë të nxëni.
Bimer, laptop,
prezantim në PPT.
Diskutime me pjesëmarrësit
Përshkrimi i niveleve për secilën prej
kompetencave të fushave/lëndëve.
Stilolaps, flipçart,
lapustila.
Seanca 4
Evidencat për
vëzhgimin dhe
mbledhjen e
informacionit për
vlerësimin.
Raportimi i progresit
dhe i arritjeve të
nxënësve.
Format e ndryshme të
raportimit.
Prezantim nga trajneri
Evidencat e vlerësimit për të nxënë dhe
vlerësimi i kompetencave kyçe.
Bimer, laptop,
prezantim në PPT.
Punë në grup
Përgatitja e çeklistave për të bërë vlerësimin e
nxënësve për njohuritë e fituara, shkathtësitë,
vlerat dhe qëndrimet.
Formate
evidencash,
stilolaps, flipçart,
lapustila.
Seanca 5
Dosja e nxënësve si
instrument vlerësimi
dhe vetëvlerësimi.
Prezantim nga trajneri
Krijimi dhe mbushja e dosjes së nxënësit.
Rubrikat e dosjes (portofolit)
Shembuj punimesh.
Formate vlerësimi dhe vetëvlerësimi.
Model portofoli i
klasës 1-3;
stilolaps, flipçart,
lapustila.
Punës në grup
Ndërtimi i një dosjeje ku punimet të
demonstrojnë njohuritë, aftësitë dhe vlerat e
Stilolaps, flipçart,
lapustila, fletë
pune, fletë pune.
18
fituara nga nxënësit.
Seanca 6
Punë e pavarur për
plotësimin e
evidencave të progresit
të nxënësit dhe
vlerësimit të
kompetencave kyçe.
Plotësimi i
dokumentacionit
shkollor (regjistër,
amzë, dëftesë).
Prezantim nga trajneri
Evidencat që mund të mbahen.
Organizimi i të dhënave në formate konkrete.
Vlerësimi i kompetencave kyçe dhe të
kompetencave të fushës/ lëndës.
Plotësimi i dokumentacionit shkollor (regjistër,
amzë, dëftesë)
Bimer, laptop,
prezantim në PPT.
Punë në grupe dhe Diskutime
Plotësimi i evidencave të përparimit të nxënësit.
Plotësimi i dokumentacionit shkollor.
Fletore, stilolaps,
flipçart, lapustila
Detyra për pjesëmarrësit në trajnim
Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit dorëzojnë një portofol me këto detyra:
- Modeli i plotësimit të një evidence të progresit të nxënësit.
- Modeli i plotësimit të evidencës për vlerësimin e një nxënësi për kompetencat kyçe.
- Modeli i dosjes së një nxënësi.
19
Fletë pune 1
Evidenca e vlerësimit të progresit të nxënësit
DATA
TEMATIKA: REZULTATET E TË NXËNIT TË
KOMPETENCAVE TË FUSHËS SIPAS
TEMAVE MËSIMORE
NIVELET E
ARRITJES
KOMENTE
TEMA: 1 2 3 4 5
Fletë pune 2
Niveli i arritjeve të kompetencave të lëndës ________________________________
Përshkrimi i kompetencës:
Niveli Shkalla 1 Shkalla 2
Niveli
5
- -
Niveli
4
- -
Niveli
3
- -
Niveli
2
- -
Niveli
1
- -
VLERËSIMI I PJESËMARRËSVE NË PROGRAMIN E TRAJNIMIT
Vlerësimi i pjesëmarrësve mbi arritjet e tyre lidhur me përmbushjen e rezultateve të pritshme
për secilin prej moduleve do të kryhet në dy faza:
- Portofoli me materiale të përcaktuara në rubrikën “Detyra për pjesëmarrësit në trajnim”
në secilin prej tri moduleve përkatëse të programit të trajnimit.
- Testimi për secilin modul, i cili fokusohet në aftësitë njohëse, zbatuese, interepretuese,
krijuese dhe gjykuese të pjesëmarrësit.
20
Model testi
1. Renditni të paktën 3 risi të kurrikulës së re të ciklit fillor? 3 pikë
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
2. Përshtat rezultatet e të nxënit për kompetencën gjuhësore “Të folurit për të komunikuar
dhe për të mësuar” për fëmijët e klasës së parë. 3
pikë
Shkalla e parë e kurrikulës Klasa e parë
− flet rrjedhshëm, kuptueshëm dhe me
intonacionin e duhur, kur tregon një
ngjarje, një përvojë të tijën ose kur
përshkruan diçka etj.;
− diskuton në grupe të vogla për tema që
i interesojnë, bën pyetje dhe jep
përgjigje të thjeshta;
− merr pjesë në lojë me role.
2. Hartoni një situatë të nxëni ku ndërthuren shkencat e natyrës me një fushë tjetër
kurrikulare. 10 pikë
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
3. Është dhënë njohuria: “Shkrimi i tregimeve të thjeshta nisur nga disa ilustrime.”4
.
Çfarë shkathtësish, qëndrimet dhe vlerash duhet të zotërojë fëmija për ta ndërtuar këtë
njohuri? 5 pikë
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
4. Mësuesi bën raportime të vazhdueshme për progresin dhe arritjet e nxënësve.
Shkruani instrumentet dhe procedurat më të mira që mund të përdoren për mbledhjen e të
dhënave për: 3 pikë
- Njohuritë e fituara nga nxënësit _____________________________________________
__________________________________________________________________________
- Shkathtësitë ____________________________________________________________
__________________________________________________________________________
- Vlerat dhe qëndrimet _____________________________________________________
__________________________________________________________________________
4
Njohuria është marrë nga shkalla e parë e kurrikulës.
21
BIBLIOGRAFIA E HARTIMIT TË PROGRAMIT TË TRAJNIMIT
Bibliografia kryesore e përdorur për të hartuar modulet është:
− MAS (2014). Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar në Shqipëri
− IZHA (2014). Kurrikula bërthamë për arsimin fillor
− IZHA (2014). Programet lëndore të ciklit fillor
− IZHA (2014). Nivelet e arritjes së kompetencave (Shkalla 1 dhe 2)
− IZHA & Save the Children (2014). Broshura informuese për vlerësimin përshkrues
dhe përmbledhës - Klasa I-III
Trajnerët:
Aurela Zisi -IZHA
Edlira Sina- IZHA
22

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Regjistri personal i mesuesit per klasat 1-3 te Arsimit fillor
Regjistri personal i mesuesit per klasat 1-3 te Arsimit fillorRegjistri personal i mesuesit per klasat 1-3 te Arsimit fillor
Regjistri personal i mesuesit per klasat 1-3 te Arsimit fillorValbona Imeraj
 
Menaxhimi i klases ne nje ore mesimore
Menaxhimi i klases ne nje ore mesimoreMenaxhimi i klases ne nje ore mesimore
Menaxhimi i klases ne nje ore mesimoreRiza Haxhiu
 
Plani individual i mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74
Plani individual i  mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74Plani individual i  mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74
Plani individual i mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74Valbona Imeraj
 
Modele testesh per kl i
Modele testesh per kl iModele testesh per kl i
Modele testesh per kl iAberi Kajo
 
Modeli i një planifikimi ditor
Modeli i një planifikimi ditor Modeli i një planifikimi ditor
Modeli i një planifikimi ditor Valbona Imeraj
 
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHOREMETODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE#MesueseAurela Elezaj
 
Edukimi me baze kompetencat
Edukimi me baze kompetencatEdukimi me baze kompetencat
Edukimi me baze kompetencatENKELEDA SINJARI
 
Modele Mësimdhenie : Kimi x (kurrikula e re ) byirenakotobelli
Modele Mësimdhenie : Kimi x (kurrikula e re ) byirenakotobelliModele Mësimdhenie : Kimi x (kurrikula e re ) byirenakotobelli
Modele Mësimdhenie : Kimi x (kurrikula e re ) byirenakotobelliirena kotobelli
 
Llibri-i-mesuesit-matematika-11
Llibri-i-mesuesit-matematika-11Llibri-i-mesuesit-matematika-11
Llibri-i-mesuesit-matematika-11Ferit Fazliu
 
Menaxhimi i Klases
Menaxhimi i KlasesMenaxhimi i Klases
Menaxhimi i KlasesAnida Ago
 
Proçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruaritProçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruaritValbona Imeraj
 
Plan aktiviteti me nxënësit si qender komunitare
Plan aktiviteti me nxënësit si qender komunitarePlan aktiviteti me nxënësit si qender komunitare
Plan aktiviteti me nxënësit si qender komunitareAnisa Kreka
 
Shkolla dhe funksioni i saj
Shkolla dhe funksioni i sajShkolla dhe funksioni i saj
Shkolla dhe funksioni i sajFleurati
 
provimi i lirimit 2018 matematike
provimi i lirimit 2018 matematikeprovimi i lirimit 2018 matematike
provimi i lirimit 2018 matematikeaulenc gjini
 
Flete kontrolli Abetare
Flete kontrolli AbetareFlete kontrolli Abetare
Flete kontrolli AbetareValbona Imeraj
 
Plan individual mesimor
Plan individual mesimorPlan individual mesimor
Plan individual mesimorValbona Imeraj
 
Testime periudha-e-2-kl-1-5-converted
Testime periudha-e-2-kl-1-5-convertedTestime periudha-e-2-kl-1-5-converted
Testime periudha-e-2-kl-1-5-convertedAberi Kajo
 
Projek kurrikular / Plan aktiviteti me klasen byirenakotobelli
Projek kurrikular / Plan aktiviteti me klasen byirenakotobelliProjek kurrikular / Plan aktiviteti me klasen byirenakotobelli
Projek kurrikular / Plan aktiviteti me klasen byirenakotobelliirena kotobelli
 

Mais procurados (20)

Regjistri personal i mesuesit per klasat 1-3 te Arsimit fillor
Regjistri personal i mesuesit per klasat 1-3 te Arsimit fillorRegjistri personal i mesuesit per klasat 1-3 te Arsimit fillor
Regjistri personal i mesuesit per klasat 1-3 te Arsimit fillor
 
Menaxhimi i klases ne nje ore mesimore
Menaxhimi i klases ne nje ore mesimoreMenaxhimi i klases ne nje ore mesimore
Menaxhimi i klases ne nje ore mesimore
 
Plani individual i mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74
Plani individual i  mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74Plani individual i  mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74
Plani individual i mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74
 
Modele testesh per kl i
Modele testesh per kl iModele testesh per kl i
Modele testesh per kl i
 
Modeli i një planifikimi ditor
Modeli i një planifikimi ditor Modeli i një planifikimi ditor
Modeli i një planifikimi ditor
 
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHOREMETODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
 
Edukimi me baze kompetencat
Edukimi me baze kompetencatEdukimi me baze kompetencat
Edukimi me baze kompetencat
 
Modele Mësimdhenie : Kimi x (kurrikula e re ) byirenakotobelli
Modele Mësimdhenie : Kimi x (kurrikula e re ) byirenakotobelliModele Mësimdhenie : Kimi x (kurrikula e re ) byirenakotobelli
Modele Mësimdhenie : Kimi x (kurrikula e re ) byirenakotobelli
 
Llibri-i-mesuesit-matematika-11
Llibri-i-mesuesit-matematika-11Llibri-i-mesuesit-matematika-11
Llibri-i-mesuesit-matematika-11
 
Menaxhimi i Klases
Menaxhimi i KlasesMenaxhimi i Klases
Menaxhimi i Klases
 
Proçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruaritProçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruarit
 
Plan aktiviteti me nxënësit si qender komunitare
Plan aktiviteti me nxënësit si qender komunitarePlan aktiviteti me nxënësit si qender komunitare
Plan aktiviteti me nxënësit si qender komunitare
 
Shkolla dhe funksioni i saj
Shkolla dhe funksioni i sajShkolla dhe funksioni i saj
Shkolla dhe funksioni i saj
 
provimi i lirimit 2018 matematike
provimi i lirimit 2018 matematikeprovimi i lirimit 2018 matematike
provimi i lirimit 2018 matematike
 
Flete kontrolli Abetare
Flete kontrolli AbetareFlete kontrolli Abetare
Flete kontrolli Abetare
 
VLERËSIMI PËRMBLEDHËS !!!
VLERËSIMI PËRMBLEDHËS !!!VLERËSIMI PËRMBLEDHËS !!!
VLERËSIMI PËRMBLEDHËS !!!
 
Plan individual mesimor
Plan individual mesimorPlan individual mesimor
Plan individual mesimor
 
Testime periudha-e-2-kl-1-5-converted
Testime periudha-e-2-kl-1-5-convertedTestime periudha-e-2-kl-1-5-converted
Testime periudha-e-2-kl-1-5-converted
 
Plan ditor
Plan ditor Plan ditor
Plan ditor
 
Projek kurrikular / Plan aktiviteti me klasen byirenakotobelli
Projek kurrikular / Plan aktiviteti me klasen byirenakotobelliProjek kurrikular / Plan aktiviteti me klasen byirenakotobelli
Projek kurrikular / Plan aktiviteti me klasen byirenakotobelli
 

Semelhante a Arsimi fillor programi i trajnimit

MANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTER
MANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTERMANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTER
MANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTER#MesueseAurela Elezaj
 
Raporti final per vleresiA_PP2 dhe 3.pdf
Raporti final per vleresiA_PP2 dhe 3.pdfRaporti final per vleresiA_PP2 dhe 3.pdf
Raporti final per vleresiA_PP2 dhe 3.pdfBujarBajrami6
 
Programi Orientues 2013-2014, Gjuhe angleze me zgjedhje
Programi Orientues 2013-2014, Gjuhe angleze me zgjedhjeProgrami Orientues 2013-2014, Gjuhe angleze me zgjedhje
Programi Orientues 2013-2014, Gjuhe angleze me zgjedhjeIsmail Memushaj
 
programi-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.doc
programi-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.docprogrami-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.doc
programi-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.docBurim Guri
 
Plani vjetor lëndor byirenakotobelli
Plani vjetor lëndor byirenakotobelliPlani vjetor lëndor byirenakotobelli
Plani vjetor lëndor byirenakotobelliirena kotobelli
 
mesim-plotsues dhe shtues kl.IV.docx
mesim-plotsues dhe shtues kl.IV.docxmesim-plotsues dhe shtues kl.IV.docx
mesim-plotsues dhe shtues kl.IV.docxTrekndshididaktik
 
Programet orientuese për provimin e maturës Shtetërore
Programet orientuese për provimin e maturës ShtetëroreProgramet orientuese për provimin e maturës Shtetërore
Programet orientuese për provimin e maturës ShtetëroreMenaxherat
 
Programet orientuese për provimin e maturës Shtetërore
Programet orientuese për provimin e maturës ShtetëroreProgramet orientuese për provimin e maturës Shtetërore
Programet orientuese për provimin e maturës ShtetëroreMenaxherat
 
Antoneta Ramaj
Antoneta RamajAntoneta Ramaj
Antoneta RamajQSA-Tirane
 
Matematika12 130922140944-phpapp01
Matematika12 130922140944-phpapp01Matematika12 130922140944-phpapp01
Matematika12 130922140944-phpapp01Arbenng
 
Kimia 10 - Plani mesimor2022-2023.doc
Kimia 10 - Plani mesimor2022-2023.docKimia 10 - Plani mesimor2022-2023.doc
Kimia 10 - Plani mesimor2022-2023.docStefKot
 
HARTIMI_i_TESTIEDHES_Adriana_SKE (1).ppt
HARTIMI_i_TESTIEDHES_Adriana_SKE (1).pptHARTIMI_i_TESTIEDHES_Adriana_SKE (1).ppt
HARTIMI_i_TESTIEDHES_Adriana_SKE (1).pptisli5
 
Presentation vetvleresimi
Presentation vetvleresimiPresentation vetvleresimi
Presentation vetvleresimiAnida Rroshi
 
Arsim fillor-prog-i-kualifikimit-2020
Arsim fillor-prog-i-kualifikimit-2020Arsim fillor-prog-i-kualifikimit-2020
Arsim fillor-prog-i-kualifikimit-2020laureta muco
 
Ditar qytetari 8.doc cccccccccccccccccccccccc
Ditar qytetari 8.doc ccccccccccccccccccccccccDitar qytetari 8.doc cccccccccccccccccccccccc
Ditar qytetari 8.doc cccccccccccccccccccccccccvffees
 
Programi i vleresimit te gjuhes shqipe 4
Programi i vleresimit te gjuhes shqipe 4Programi i vleresimit te gjuhes shqipe 4
Programi i vleresimit te gjuhes shqipe 4Valbona Imeraj
 
HARTIMI_i_TESTIT_PERMBLEDHES bazuar ne kompetencaa.ppt
HARTIMI_i_TESTIT_PERMBLEDHES bazuar ne kompetencaa.pptHARTIMI_i_TESTIT_PERMBLEDHES bazuar ne kompetencaa.ppt
HARTIMI_i_TESTIT_PERMBLEDHES bazuar ne kompetencaa.pptisli5
 
E drejta kushtetuese_master
E drejta kushtetuese_masterE drejta kushtetuese_master
E drejta kushtetuese_masterHAMZA SADRIJA
 
E drejta kushtetuese_master
E drejta kushtetuese_masterE drejta kushtetuese_master
E drejta kushtetuese_masterHAMZA SADRIJA
 

Semelhante a Arsimi fillor programi i trajnimit (20)

MANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTER
MANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTERMANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTER
MANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTER
 
Raporti final per vleresiA_PP2 dhe 3.pdf
Raporti final per vleresiA_PP2 dhe 3.pdfRaporti final per vleresiA_PP2 dhe 3.pdf
Raporti final per vleresiA_PP2 dhe 3.pdf
 
Programi Orientues 2013-2014, Gjuhe angleze me zgjedhje
Programi Orientues 2013-2014, Gjuhe angleze me zgjedhjeProgrami Orientues 2013-2014, Gjuhe angleze me zgjedhje
Programi Orientues 2013-2014, Gjuhe angleze me zgjedhje
 
programi-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.doc
programi-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.docprogrami-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.doc
programi-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.doc
 
Plani vjetor lëndor byirenakotobelli
Plani vjetor lëndor byirenakotobelliPlani vjetor lëndor byirenakotobelli
Plani vjetor lëndor byirenakotobelli
 
mesim-plotsues dhe shtues kl.IV.docx
mesim-plotsues dhe shtues kl.IV.docxmesim-plotsues dhe shtues kl.IV.docx
mesim-plotsues dhe shtues kl.IV.docx
 
Gjuhe angleze
Gjuhe anglezeGjuhe angleze
Gjuhe angleze
 
Programet orientuese për provimin e maturës Shtetërore
Programet orientuese për provimin e maturës ShtetëroreProgramet orientuese për provimin e maturës Shtetërore
Programet orientuese për provimin e maturës Shtetërore
 
Programet orientuese për provimin e maturës Shtetërore
Programet orientuese për provimin e maturës ShtetëroreProgramet orientuese për provimin e maturës Shtetërore
Programet orientuese për provimin e maturës Shtetërore
 
Antoneta Ramaj
Antoneta RamajAntoneta Ramaj
Antoneta Ramaj
 
Matematika12 130922140944-phpapp01
Matematika12 130922140944-phpapp01Matematika12 130922140944-phpapp01
Matematika12 130922140944-phpapp01
 
Kimia 10 - Plani mesimor2022-2023.doc
Kimia 10 - Plani mesimor2022-2023.docKimia 10 - Plani mesimor2022-2023.doc
Kimia 10 - Plani mesimor2022-2023.doc
 
HARTIMI_i_TESTIEDHES_Adriana_SKE (1).ppt
HARTIMI_i_TESTIEDHES_Adriana_SKE (1).pptHARTIMI_i_TESTIEDHES_Adriana_SKE (1).ppt
HARTIMI_i_TESTIEDHES_Adriana_SKE (1).ppt
 
Presentation vetvleresimi
Presentation vetvleresimiPresentation vetvleresimi
Presentation vetvleresimi
 
Arsim fillor-prog-i-kualifikimit-2020
Arsim fillor-prog-i-kualifikimit-2020Arsim fillor-prog-i-kualifikimit-2020
Arsim fillor-prog-i-kualifikimit-2020
 
Ditar qytetari 8.doc cccccccccccccccccccccccc
Ditar qytetari 8.doc ccccccccccccccccccccccccDitar qytetari 8.doc cccccccccccccccccccccccc
Ditar qytetari 8.doc cccccccccccccccccccccccc
 
Programi i vleresimit te gjuhes shqipe 4
Programi i vleresimit te gjuhes shqipe 4Programi i vleresimit te gjuhes shqipe 4
Programi i vleresimit te gjuhes shqipe 4
 
HARTIMI_i_TESTIT_PERMBLEDHES bazuar ne kompetencaa.ppt
HARTIMI_i_TESTIT_PERMBLEDHES bazuar ne kompetencaa.pptHARTIMI_i_TESTIT_PERMBLEDHES bazuar ne kompetencaa.ppt
HARTIMI_i_TESTIT_PERMBLEDHES bazuar ne kompetencaa.ppt
 
E drejta kushtetuese_master
E drejta kushtetuese_masterE drejta kushtetuese_master
E drejta kushtetuese_master
 
E drejta kushtetuese_master
E drejta kushtetuese_masterE drejta kushtetuese_master
E drejta kushtetuese_master
 

Arsimi fillor programi i trajnimit

  • 1. PROGRAMI I TRAJNIMIT KURRIKULA ME KOMPETENCA E CIKLIT FILLOR DHE RISITË E SAJ Lloji i trajnimit: Trajnim i drejtpërdrejtë Programi i trajnimit “Kurrikula me kompetenca e ciklit fillor dhe risitë e saj” përbëhet nga 3 module: - Moduli 1: Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në rezultate të nxëni për secilën lëndë. - Moduli 2: Metodologjia e mësimdhënies në ciklin fillor dhe situatat e të nxënit. - Moduli 3: Vlerësimi i arritjeve të nxënësve nga klasa 1-3. Numri i orëve të moduleve të trajnimit dhe seancave për secilin modul paraqitet si në tabelën më poshtë: Kurrikula me kompetenca e lëndës së gjuhës shqipe dhe risitë e saj Modulet Numri i orëve të modulit Numri i seancave në sallë Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në rezultate të nxëni për secilën lëndë. 18 orë 6 seanca Metodologjia e mësimdhënies në ciklin fillor dhe situatat e të nxënit. 18 orë 6 seanca Vlerësimi i arritjeve të nxënësve nga klasa 1-3. 18 orë 6 seanca TOTAL 54 orë 18 seanca Përfituesit e këtij trajnimi Përfituesit nga realizimi i këtij programi trajnimi janë: - mësuesit e ciklit fillor; - drejtuesit dhe zëvendësdrejtorët që mbulojnë ciklin fillor pranë shkollave 9-vjeçare të arsimit fillor; - specialistët e DAR/ZA-ve që mbulojnë arsimin fillor; - pedagogët e fakulteteve të mësuesisë të ciklit fillor. 1
  • 2. PËRSHKRIMI PËR SECILIN MODUL MODULI 1 Tema: Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në rezultate të nxëni për secilën lëndë. Rezultatet e pritshme Pjesëmarrësi në trajnim: - shqyrton elementet dhe risitë e programeve të shkallës së parë dhe të dytë të ciklit fillor; - analizon lidhjen mes Kornizës kurrikulare, kurrikulave bërthamë dhe programeve të ciklit fillor; - analizon rezultatet e të nxënit të kompetencave kyçe duke i përthyer në planifikim vjetor; - aftësohet për integrimin e fushave kurrikulare me njëra-tjetrën sipas tematikave të programeve të ciklit fillor; - analizon elementet e përbashkëta mes lëndëve që përbëjnë një fushë; - propozon mundësi për trajtimin e temave ndërkurrikulare në lëndë të ndryshme të ciklit fillor; - vlerëson njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet për çdo program lidhur me realizimin e kompetencave të secilës fushë të nxëni. Tema e çdo seance a) Seanca 1: Vendi që zë cikli fillor në Kornizën kurrikulare dhe në kurrikulat bërthamë. kompetencat kyçe, fushat e të nxënit dhe temat ndërkurrikulare. b) Seanca 2: Shkalla 1 dhe 2 e kurrikulës. Veçoritë dhe të përbashkëtat e tyre. Fushat e të nxënit, kompetencat e fushave, rezultatet e tyre të të nxënit, tematikat e programeve lëndore. c) Seanca 3: Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave, në funksion të realizimit të kompetencave të fushave përkatëse: “Gjuhët dhe komunikimi” dhe “Matematika”. d) Seanca 4: Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave, në funksion të realizimit të kompetencave të fushave: “Shkencat e natyrës” dhe “Shoqëria dhe mjedisi”. 2
  • 3. e) Seanca 5: Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave, në funksion të realizimit të kompetencave të fushave: “Artet” dhe “Edukimi fizik, sporti dhe shëndeti”. f) Seanca 6: Planifikimi mujor dhe tremujor. Analiza e formateve të këtyre planifikimeve. Përshkrimi i përmbajtjes së modulit Moduli “Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në rezultate të nxëni për secilën lëndë” jep në mënyrë të sintetizuar specifikat që ka kurrikula e re e arsimit fillor; analizon shkallët 1 dhe 2 të kurrikulës bërthamë; interpreton temat ndërkurrikulare; trajton përmbajtjen e fushave kurrikulare: Gjuhët dhe komunikimi, Matematikë, Shkencat e natyrës, Shoqëria dhe mjedisi, Artet, Edukimi fizik, sporti dhe shëndeti1 . Nëpërmjet secilës seancë, pjesëmarrësit do të njihen me kompetencat kyçe dhe rezultatet e tyre të nxënit, temat ndërkurrikulare dhe kompetencat e fushave të të nxënit, të cilat në mënyrë të përmbledhur jepen në vijim. KOMPETENCAT E LËNDËS SË GJUHËS SHQIPE • Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme. • Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar. • Të lexuarit e teksteve të ndryshme. • Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale. • Përdorimi i drejtë i gjuhës. KOMPETENCAT E LËNDËS SË MATEMATIKËS • Zgjidhja e situatës problemore. • Arsyetimi dhe vërtetimi matematik. • Të menduarit dhe komunikimi matematik. • Lidhja konceptuale. • Modelimi matematik. 1 Nga fusha “Teknologjia dhe TIK-u”, lënda e Teknologjisë është e përfshirë brenda fushës “Shkencat e natyrës”. 3
  • 4. KOMPETENCAT E FUSHËS SË SHKENCAVE TË NATYRËS • Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre. • Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore. • Komunikimi në gjuhën dhe në terminologjinë e shkencës. KOMPETENCAT E FUSHËS “ SHOQËRIA DHE MJEDISI” • Personale • Sociale • Qytetare KOMPETENCAT E FUSHËS SË ARTEVE • Krijimi artistik • Performimi artistik • Vlerësimi artistik KOMPETENCAT E FUSHËS SË EDUKIMIT FIZIK, SPORTET DHE SHËNDETI • Zhvillimi i aftësive lëvizore në përshtatje me situata të ndryshme lëvizore e sportive. • Ndërveprimi me të tjerët në situata të ndryshme lëvizore e sportive. • Përshtatshmëria me një stil jete aktiv e të shëndetshëm. KOMPETENCAT E FUSHËS SË TIK-ut DHE TEKNOLOGJISË • Teknologjia dhe bota e kompjuterit. • Përpunimi digjital i të dhënave. • Komunikimi grafik. • Strukturat dhe materialet teknologjike. • Teknologjia dhe veprimtaria ekonomike. • Etika dhe kushtet e sigurta në shkollë dhe jashtë saj. Moduli trajton tematikat përmbajtësore të fushave të të nxënit, të cilat krijojnë kushte që nxënësi t’i ndërtojë dhe t’i zbatojë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat, në funksion të kompetencave të fushave dhe kompetencave kyçe. Planifikimi i kurrikulës përqendrohet në domosdoshmërinë e zbërthimit të programeve nga mësuesi. Moduli, gjithashtu, ndalet në elementet e reja të 4
  • 5. planifikimit të kurrikulës, të cilat i krijojnë mësuesit hapësira lirie dhe fleksibiliteti për t’u ardhur më mirë në ndihmë interesave të nxënësve. Fjalët kyçe: Kornizë kurrikulare, kurrikul bërthamë, fushë të nxëni, kompetencë, kompetencë kyçe, kompetenca fushe/ lënde, temë ndërkurrikulare, tematikë, planifikim kurrikular. Metodologjia e zbatimit të modulit Rubrika e metodologjisë së zbatimit të këtij moduli përmban metodat që do të përdoren për secilën seancë të trajnimit, mjetet mësimore për konkretizim dhe detyrat për pjesëmarrësit që do të kryhen pas zhvillimit të modulit. Ky informacion është organizuar në tabelën më poshtë: Tema e seancës Metoda Mjetet Seanca 1 Vendi që zë cikli fillor në Kornizën kurrikulare dhe në kurrikulat bërthamë. Kompetencat kyçe, fushat e të nxënit dhe temat ndërkurrikulare. Ushtrim. Pjesëmarrësit shkruajnë në mënyrë të pavarur elementet kryesore të kurrikulës ekzistuese të ciklit fillor. Fletore, stilolaps, flipçart, lapustila. Prezantim nga trajneri i elementeve të kurrikulës së re me qasje kompetencat. Bimer, laptop, prezantimi në PPT. Përgatitja e tabelës krahasuese mes kurrikulës ekzistuese dhe kurrikulës së re. Kurrikula bërthamë e ciklit fillor ; Programet e ciklit fillor sipas fushave; flipçart, lapustila, ngjitëse muri Seanca 2 Shkalla 1 dhe 2 e kurrikulës. Veçoritë dhe të përbashkëtat e tyre. Fushat e të nxënit, kompetencat e fushave, rezultatet e të nxënit, tematikat e programeve Punë në grup: Pjesëmarrësit ndahen në 2 grupe. Për secilën shkallë kurrikulare ata do të organizojnë materialin e mëposhtëm: - Fushat e të nxënit. - Kompetencat e fushave. - Rezultatet e të nxënit. - Tematikat e programeve lëndore dhe sasinë e orëve të sugjeruara. Kurrikula bërthamë. Programet përkatëse sipas fushave. Fletore, stilolaps, flipçart, lapustila, ngjitëse muri 5
  • 6. lëndore. Pjesëmarrësit bëjnë prezantimet dhe mirëpresin komentet e grupit tjetër. Në fund, me ndihmën e trajnerit nxjerrin veçoritë dhe të përbashkëtat e të dy shkallëve. Seanca 3 Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave në funksion të realizimit të kompetencave të fushave përkatëse: “Gjuhët dhe komunikimi” dhe “Matematika”. Punë në çift ose në grup: Pjesëmarrësit ndahen në çift ose në grup dhe shqyrtojnë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e një tematike nga lënda e Gjuhës shqipe ose e Matematikës Programi i “Gjuhës shqipe” dhe i “Matematikës”. Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë, komentojnë dhe nxjerrin përfundime. Fletore, stilolaps, flipçart, lapustila Ushtrim: Sipas mendimit tuaj, cilat mund të jenë disa vështirësi lidhur me zbatimin e këtyre programeve? Diskutime Seanca 4 Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave, në funksion të realizimit të kompetencave të fushave: “Shkencat e natyrës” dhe “Shoqëria dhe mjedisi”. Punë në çift ose në grup: Pjesëmarrësit ndahen në çift ose në grup dhe shqyrtojnë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e një tematike nga lënda e Diturisë së natyrës dhe Edukimit për shoqërinë. Programi i “Diturisë së natyrës” dhe “Edukim për shoqërinë”. Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë, komentojnë dhe nxjerrin përfundime. Fletore, stilolaps, flipçart, lapustila Ushtrim: Sipas mendimit tuaj, cilat mund të jenë disa vështirësi lidhur me zbatimin e këtyre programeve? Diskutime Seanca 5 Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave në funksion të realizimit të kompetencave të fushave: “Artet” dhe “Edukimi fizik, sportet dhe shëndeti”. Punë në çift ose në grup: Pjesëmarrësit ndahen në çift ose në grup dhe shqyrtojnë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e një tematike nga lënda e Edukimit muzikor, Artit pamor, Teatrit dhe kërcimit, Edukimit fizik, sportit dhe shëndetit. Programi i “Edukimit muzikor”, “Artit pamor”, “Edukimit fizik, sportit dhe shëndetit”. Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë, komentojnë dhe nxjerrin përfundime. Fletore, stilolaps, flipçart, lapustila Ushtrim: Sipas mendimit tuaj, cilat mund të 6
  • 7. jenë disa vështirësi lidhur me zbatimin e këtyre programeve? Diskutime Seanca 6 Planifikimi vjetor dhe tremujor. Analiza e formateve të këtyre planifikimeve. Prezantim nga trajneri i formateve të planifikimit. Formatet e planifikimit mujor dhe vjetor. Ushtrim Punë në grupe. Pjesëmarrësit do të ndahen në 6 grupe që përkojnë me fushat e të nxënit për hartimin e planifikimit tremujor. Programi i njërës lëndë të ciklit fillor, stilolaps, flipçart, lapustila. fletë pune për formatet e planifikimit Prezantime të punës në grup Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë dhe nxjerrin përfundime. Fletore, stilolaps, flipçart, lapustila Detyra për pjesëmarrësit në trajnim Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit dorëzojnë një portofol me këto detyra: - Modeli i planifikimit 3-mujor për 2 lëndë. - Modele të temave të integruara mes lëndëve të ciklit fillor. 7
  • 8. Fletë pune 1 Planifikimi 3 mujor i lëndës _______________________ Tematikat/ Kompetencat Këtu vendosen emërtimet e tematikave/ kompetencave dhe orët që do të realizohen në raport me orët e parashikuara në program. Shpërndarja e përmbajtjes së lëndës Shtator – dhjetor Orët ....... Në këtë kolonë vendoset përmbajtja e lëndës (temat) që do të zhvillohet në këtë periudhë për secilën tematikë/ kompetencë. 8
  • 9. MODULI 2 Tema: Metodologjia e mësimdhënies në ciklin fillor dhe situatat e të nxënit Rezultatet e pritshme Pjesëmarrësi në trajnim: - analizon parimet e mësimdhënies bazuar në kompetenca, si dhe vlerëson rolin e kësaj mësimdhënieje në procesin e të nxënit dhe arritjet e nxënësve; - analizon mundësitë që krijon kurrikula e re për zhvillimin e projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme mësimore etj.; - dallon dhe interpreton hapat procedurialë për hartimin dhe planifikimin e situatës së të nxënit; - zhvillon praktikisht një model situate të nxëni në disa lëndë të ciklit fillor; - vlerëson rolin e punës në grup me kolegët e shkollës së vet apo dhe të shkollave të tjera, për planifikimin e situatave të të nxënit. Tema e çdo seance: a) Seanca 1: Metodologjitë e mësimdhënies në ciklin fillor. b) Seanca 2: Të nxënit nëpërmjet situatave konkrete e praktike. c) Seanca 3: Planifikimi i situatave të të nxënit në lëndë të ndryshme; materialet didaktike që përdor mësuesi gjatë mësimdhënies. d) Seanca 4: Punë e pavarur për hartimin e një situate të nxëni në njërën prej lëndëve të ciklit fillor e) Seanca 5: Formati i planifikimit të orës së mësimit bazuar në një situatë të nxëni. f) Seanca 6: Punë e pavarur për hartimin e modelit të planifikimit të një dite mësimore të integruar. Përshkrimi i përmbajtjes së modulit Ky modul përqendrohet në metodologjinë e mësimdhënies që kërkon kurrikula e bazuar në kompetenca dhe mënyrën se si ndërtohet dhe zbatohet një situatë të nxëni. Kurrikula e re e bën mësuesin kërkues dhe e nxit të jetë gjithmonë në kërkim të gjetjes së situatave të të nxënit, të veprimtarive dhe të metodave të përshtatshme që lehtësojnë të nxënët e nxënësve. Mësuesi i ciklit fillor i harton vetë planet mësimore vjetore të të gjitha lëndëve që jep mësim në një vit shkollor. Ky proces i mundëson mësuesit të bëjë integrimin ndërlëndor që në fazën 9
  • 10. e shkrimit të planit dhe të krijojë ditë mësimore të integruara. Nga ana tjetër, në hartimin e planit mësimor vjetor, në shpërndarjen e orëve mësimore dhe në shtrirjen e temave njëra pas tjetrës, mësuesi ka lirinë t’i trajtojë këto tema kur dhe si e shikon të arsyeshme. Në dorën e mësuesve është lënë edhe përcaktimi i natyrës së zhvillimit të temave të mësimit. Vetë mësuesi përcakton sa orë dhe tema mësimore do t’i bëjë në formën e projekteve kurrikulare, sa do t’i zhvillojë në mjedise të tjera, jashtë klasës, cilat materiale dhe burime didaktike i duhet të shfrytëzojë përveç tekstit të nxënësit, ç’detyra do t’u japë nxënësve dhe ç’punime do t’i fusë në portofolin e tyre të të nxënit. Në këtë proces të rëndësishëm, nxënësit kërkohet të vihen në mënyrë sistematike në situata të nxëni, ku i kërkohet të vëzhgojë, të eksperimentojë, të zbulojë, të mendojë në mënyrë kritike, të mbajë përgjegjësi, të udhëheqë një proces etj., aftësi këto që i ofron përmbajtja e kurrikulës së re. Përmes situatave të të nxënit, nxënësi eksploron, zbaton dhe integron njohuritë dhe aftësitë gjuhësore, fiton aftësi inteletuale të nevojshme për të zhvilluar të menduarit krijues dhe kritik. Në ciklin fillor një situatë e krijuar të nxëni mund të përdoret në më shumë se një lëndë. Fjalët kyçe: Mësimdhënie e bazuar në kompetenca, mësimdhënië kontekstuale, mësimdhënie e integruar, situatë të nxëni, rezultate të nxëni, ditë mësimore. Metodologjia e zbatimit të modulit Rubrika e metodologjisë së zbatimit të këtij moduli përmban metodat që do të përdoren për secilën seancë të trajnimit, mjetet mësimore për konkretizim dhe detyrat për pjesëmarrësit që do të kryhen pas zhvillimit të modulit. Ky informacion është organizuar në tabelën më poshtë: Tema e seancës Metoda Mjetet Seanca 1 Metodologjitë e mësimdhënies në ciklin fillor. Punë individuale Pjesëmarrësit shënojnë në një fletë metodat e mësimdhënies që përdorin aktualisht në ciklin fillor. Fletore, stilolaps, flipçart, lapustila. Prezantim nga trajneri Metodologjitë e mësimdhënies dhe të të nxënit kontekstual në ciklin fillor. Bimer, laptop, prezantim në PPT. Punë në grup Përgatitja e një tabele krahasuese ndërmjet Fletë pune, stilolaps, flipçart, 10
  • 11. mësimdhënies tradicionale dhe mësimdhënies kontekstuale. lapustila. Seanca 2 Të nxënit nëpërmjet situatave konkrete e praktike. Prezantim nga trajneri Të nxënit me situata dhe karakteristikat kryesore të mësimdhënies me kompetenca. Bimer, laptop, prezantim në PPT Punë në grup Secili grup përcakton karakteristikat e mësimdhënies bazuar në kompetenca në njërën prej fushave të të nxënit të ciklit fillor. Programet e ciklit fillor, stilolaps, flipçart, lapustila Prezantime të punës në grup Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë, komentojnë dhe nxjerrin përfundime. Fletë pune, stilolaps, flipçart, lapustila Seanca 3 Planifikimi i situatave të të nxënit në lëndë të ndryshme. Materialet didaktike që përdor mësuesi gjatë mësimdhënies. Prezantim nga trajneri Situatat e të nxënit në një temë mësimore; në një grup temash; në një tematikë; Situatat e të nxënit në një lëndë apo për një mësimdhënie të integruar Materiale didaktike shtesë që përdor mësuesi Bimer, laptop, prezantimi në PPT Diskutime me pjesëmarrësit Diskutime me pjesëmarrësit për të kuptuarit e situatave të të nxënit dhe përdorimin e tyre në kontekstet e përcaktuaa gjatë prezantimit. Flipçarte, lapustila etj. Seanca 4 Punë e pavarur për hartimin e një situate të nxëni në njërën prej rasteve të trajtuara në seancën 3. Punë në grup Secili grup merr në shqyrtim një situatë të nxëni dhe e planifikon sipas formatit që i jepet. Programet lëndore të ciklit fillor, formati i plotësimit të një situate të nxëni, stilolaps, flipçart, lapustila etj. Prezantime të punës në grup Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë, komentojnë dhe nxjerrin përfundime. Fletë pune, stilolaps, flipçart, lapustila Seanca 5 Formati i planifikimit të orës së mësimit Prezantim nga trajneri Formati i planifikimit të orës së mësimit bazuar Bimer, laptop, prezantim në PPT 11
  • 12. bazuar në një situatë të nxëni. në situatë të nxëni. Liria, fleksibiliteti dhe përgjegjshmëria në planifikim. Punë në grup Përgatitja e tabelës krahasuese lidhur me përfitimet që kanë nxënësit në mësimdhënien kontekstuale. Stilolaps, flipçart, lapustila, fletë pune, tabela krahasuese Seanca 6 Punë e pavarur për hartimin e modelit të planifikimit. Ushtrim Punë në grupe për hartimin e modelit të planifikimit të një dite mësimore të integruar bazuar në situata të nxëni. Formati i planifikimit ditor, stilolaps, flipçart, lapustila etj. Prezantime të punës në grup Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë, komentojnë dhe nxjerrin përfundime. Fletore, stilolaps, flipçart, lapustila Detyra për pjesëmarrësit në trajnim Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit dorëzojnë një portofol me këto detyra: - 2- 3 situata të nxëni për secilën fushë të nxëni - 1 model të planifikimit të një ore mësimi në një lëndë të caktuar - 1 model i planifikimit të një dite mësimore të integruar. 12
  • 13. Fletë pune 1 Planifikimi i një ore mësimi Lënda: Data_____________________ Tema mësimore: Situata e të nxënit: Rezultatet e të nxënit (nga kompetencat e fushës/ lëndës): Fjalët kyçe: Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare (nëse ka): Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve - Etapat e orës së mësimit, procedurat që ndjek mësimi në secilën prej tyre dhe veprimtaritë që kryejnë nxënësit. Shënimet vlerësuese/ instrumentet e përdorura Shënimet që hedh mësuesi në evidencat e tij për ecurinë dhe rezultatet e punës që dhanë nxënësit. Detyra/ puna e pavarur e nxënësve në shtëpi Mundësisht, mësuesi parashikon të japë disa detyra, në mënyrë që nxënësi të zgjedhë se cilën prej tyre është në gjendje apo ka dëshirë të bëjë. 13
  • 14. Fletë pune 2 Planifikimi i një grupi orësh/ temash mësimore Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës - ... - ... Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe (nëse ka) - ... ... Nr. Tematika/ Kompetenca (orë) Temat mësimore Situatat e parashikuara të të nxënit Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve Për çfarë do të vlerësohen nxënësit Burimet dhe materialet didaktike 14
  • 15. MODULI 3 Tema: Vlerësimi i arritjeve të nxënësve nga klasa 1-3 Rezultatet e pritshme Pjesëmarrësi në trajnim: - identifikon llojet e vlerësimit dhe karakteristikat e tyre; - bën dallimin ndërmjet vlerësimit për të nxënët dhe vlerësimin e të nxënit duke përshkruar rëndësinë e secilit prej tyre; - demonstron përdorimin e evidencave për vëzhgimin dhe mbledhjen e informacionit në lidhje me vlerësimin e nxënësve dhe të procesit; - shpjegon përmes shembujve përdorimin e instrumenteve të ndryshëm të vlerësimit; - demonstron vlerësimin e kompetencave mbi bazën e niveleve të arritjeve; - përshkruan kriteret dhe mënyrën e ndërtimit të dosjes së nxënësve si instrument vlerësimi dhe vetëvlerësimi. Tema e çdo seance: a) Seanca 1: Kuptimi për vlerësimin në kurrikulën me bazë kompetencat. Parimet e vlerësimit. Vlerësimi për të nxënit dhe vlerësimi i të nxënit. b) Seanca 2: Llojet e vlerësimit. Vlerësimi i brendshëm, i jashtëm. Vlerësimi përshkrues dhe përmbledhës. c) Seanca 3: Nivelet e arritjeve të kompetencave shkallën 1 dhe 2. d) Seanca 4: Evidencat për vëzhgimin dhe mbledhjen e informacionit për vlerësimin. Raportimi i progresit dhe i arritjeve të nxënësve. Format e ndryshme të raportimit. e) Seanca 5: Dosja e nxënësve si instrument vlerësimi dhe vetëvlerësimi. f) Seanca 6: Punë e pavarur për plotësimin e evidencave të progresit të nxënësit dhe vlerësimit të kompetencave kyçe. Plotësimi i dokumentacionit shkollor (regjistër, amzë, dëftesë). I. Përshkrimi i përmbajtjes së modulit Vlerësimi është një pjesë e rëndësishme në procesin e zbatimit të kurrikulës së re. Në këtë modul trajtohet korniza e re e vlerësimit në arsimin bazë dhe në mënyrë të veçantë vlerësimi përshkrues dhe përmbledhës në klasat 1-3. Nëpërmjet procesit të vlerësimit evidentohen njohuritë, aftësitë, shkathtësitë, vlerat dhe qëndrimet që kanë fituar nxënësit gjatë të nxënit. . 15
  • 16. Vlerësimi siguron informacion të vazhdueshëm për mësuesit, nxënësit dhe prindërit, si dhe u mundëson atyre që të kuptojnë ku janë mirë dhe ku kanë nevojë për ndihmë fëmijët. Vlerësimi përshkrues ka si qëllim të evidentojë anët e forta, dobësitë dhe vështirësitë konkrete që ka secili nxënës në çdo program lëndor, kurse vlerësimi përmbledhës bëhet në fund të vitit shkollor, pasi kryhen të tri vlerësimet përshkruese. Vlerësimi përshkrues bëhet një herë në tre muaj. Nxënësi vlerësohet për arritjen e rezultateve të të nxënit për kompetencat e fushës/ lëndës. Për 5 shkallët e vlerësimit përshkrues2 jepen shpjegimet e mëposhtme3 : Shkalla 1. “Arritje të pakënaqshme” do të konsiderohen kur nxënësi dëshmon një shkallë të pamjaftueshme të përmbushjes së rezultateve të të nxënit ( kjo përkon me vlerësimin “Dobët” ose me notën 4). Shkalla 2. “Arritje që kanë nevojë për përmirësim” do të thotë që nxënësi dëshmon një zotërim minimal dhe të mjaftueshëm të rezultateve të të nxënit dhe kërkohet mbështetje dhe punë e vazhdueshme nga mësuesi (kjo përkon me vlerësimin “Mjaftueshëm” ose me notat 5 dhe 6). Shkalla 3. “Arritje të kënaqshme” do të konsiderohen kur nxënësi ka arritje të pjesshme të të nxënit dhe, kur me mbështetjen e mësuesit, arrin të përparojë dhe të kapërcejë sfidat e të nxënit (kjo përkon me vlerësimin “Mirë” ose me notën 7). Shkalla 4. “Arritje shumë të kënaqshme” do të konsiderohen kur nxënësi ka përmbushur pjesën më të madhe të rezultateve të të nxënit (kjo përkon me vlerësimin “Shumë mirë” ose me notat 8 dhe 9). Shkalla 5. “Arritje të shkëlqyera” do të konsiderohen kur fëmija përmbush plotësisht rezultatet e të nxënit dhe ka qëndrueshmëri në arritjet akademike (kjo përkon me vlerësimin “Shkëlqyeshëm” ose me notën 10). Vlerësimi realizohet nëpërmjet përdorimit të instrumenteve dhe të procedurave të ndryshme të mbledhjes së të dhënave, interpretimit dhe analizës së tyre në dobi të përmirësimit të mësimdhënies dhe të të nxënit. Mbajtja e evidencave për të nxënit e nxënësve siguron informacione të dobishme për mësuesin dhe e ndihmon në rishikimin e përmbajtjes mësimore në ato raste kur të nxënit nuk është në rezultatet e pritshme. 2 Kodet e shprehura me numra, nga 1 deri në 5 korrespondojnë me shkallët e vlerësimit përshkrues vendosen në regjistër. 3 Për secilën shkallë vlerësimi jepen emërtimet e niveleve të deritanishme të vlerësimit të nxënësve në klasat I-II dhe notat që përkojnë me secilën shkallë. Kjo bëhet që mësuesi dhe prindi të kuptojnë mënyrën e re të vlerësimit përshkrues, si dhe nivelin e përvetësimi të njohurive, shkathtësive, vlerave dhe qëndrimeve nga nxënësi/ fëmija. 16
  • 17. Vlerësimi i kompetencave të arritura nga nxënësit është një proces i vështirë, pasi për çdo nxënës vlerësohen njohuri, shkathtësi, vlera e qëndrime, të cilat shpeshherë është e vështirë t’u gjesh llojin e përshtatshëm të testit, të detyrave apo të punimeve nëpërmejt të cilave nxënësi demonstron nivelin e përvetësimit. Moduli trajton gjerësisht, dosjen e nxënësit si një instrument i rëndësishëm i vlerësimit dhe i vetëvlerësimit, ku në mënyrë të detajuar jepen rubrikat që përbëjnë dosjen e nxënësit, shumëllojshmërinë e punimeve dhe të detyrave që duhet të grumbullojnë nxënësit, si dhe instrumentet e vlerësimit dhe të vetëvlerësimit. Fjalët kyçe: vlerësim përshkrues, vlerësim përmbledhës, shkallë vlerësimi, evidencë vlerësimi, progres i nxënësit, nivel arritjeje i kompetencës, instrument vlerësimi, dosje nxënësi. II. Metodologjia e zbatimit të modulit Rubrika e metodologjisë së zbatimit të këtij moduli përmban metodat që do të përdoren për secilën seancë të trajnimit, mjetet mësimore për konkretizim dhe detyrat për pjesëmarrësit që do të kryhen pas zhvillimit të modulit. Ky informacion është organizuar në tabelën më poshtë: Tema e seancës Metoda Mjetet Seanca 1 Kuptimi për vlerësimin në kurrikulën me bazë kompetencat. Parimet e vlerësimit. Vlerësimi për të nxënit dhe vlerësimi i të nxënit. Punë në grup Pjesëmarrësit listojnë instrumentet e ndryshme që përdorin për vlerësimin e nxënësve. Më pas ata tregojnë natyrën e punimeve që fusin në dosjen e nxënësve të klasës. Fletë pune, stilolaps, flipçart, lapustila. Prezantim nga trajneri Parimet e vlerësimit, vlerësimi për të nxënë, vlerësimi i të nxënit. Bimer, laptop, prezantim në PPT. Punë e pavarur në grup Përgatitja e një tabele krahasuese ndërmjet vlerësimit me shprehje që ka qenë më parë dhe vlerësimit përshkrues e përmbledhës që po zbatohet me kurrikulën e re. Fletë pune, stilolaps, flipçart, lapustila. Seanca 2 Llojet e vlerësimit. Vlerësimi i brendshëm, Prezantim nga trajneri Llojet e vlerësimit. Bimer, laptop, prezantim në PPT. 17
  • 18. i jashtëm. Vlerësimi përshkrues dhe përmbledhës. Vlerësimi i brendshëm dhe i jashtëm; Vlerësimi përshkrues dhe përmbledhës. Punë në grup Pjesëmarrësit ndahen në grupe. Secili grup përcakton se cilat janë llojet më të përshtatshme të vlerësimit në lëndë të ndryshme të ciklit fillor. Fletë pune, stilolapsa, flipçart, lapustila. Prezantime të punës në grup Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë, komentojnë dhe nxjerrin përfundime. Fletë pune, stilolaps, flipçart, lapustila. Seanca 3 Nivelet e arritjeve të kompetencave në shkallën 1 dhe 2. Prezantim nga trajneri Nivelet e arritjeve të kompetencave për secilën fushë të nxëni. Bimer, laptop, prezantim në PPT. Diskutime me pjesëmarrësit Përshkrimi i niveleve për secilën prej kompetencave të fushave/lëndëve. Stilolaps, flipçart, lapustila. Seanca 4 Evidencat për vëzhgimin dhe mbledhjen e informacionit për vlerësimin. Raportimi i progresit dhe i arritjeve të nxënësve. Format e ndryshme të raportimit. Prezantim nga trajneri Evidencat e vlerësimit për të nxënë dhe vlerësimi i kompetencave kyçe. Bimer, laptop, prezantim në PPT. Punë në grup Përgatitja e çeklistave për të bërë vlerësimin e nxënësve për njohuritë e fituara, shkathtësitë, vlerat dhe qëndrimet. Formate evidencash, stilolaps, flipçart, lapustila. Seanca 5 Dosja e nxënësve si instrument vlerësimi dhe vetëvlerësimi. Prezantim nga trajneri Krijimi dhe mbushja e dosjes së nxënësit. Rubrikat e dosjes (portofolit) Shembuj punimesh. Formate vlerësimi dhe vetëvlerësimi. Model portofoli i klasës 1-3; stilolaps, flipçart, lapustila. Punës në grup Ndërtimi i një dosjeje ku punimet të demonstrojnë njohuritë, aftësitë dhe vlerat e Stilolaps, flipçart, lapustila, fletë pune, fletë pune. 18
  • 19. fituara nga nxënësit. Seanca 6 Punë e pavarur për plotësimin e evidencave të progresit të nxënësit dhe vlerësimit të kompetencave kyçe. Plotësimi i dokumentacionit shkollor (regjistër, amzë, dëftesë). Prezantim nga trajneri Evidencat që mund të mbahen. Organizimi i të dhënave në formate konkrete. Vlerësimi i kompetencave kyçe dhe të kompetencave të fushës/ lëndës. Plotësimi i dokumentacionit shkollor (regjistër, amzë, dëftesë) Bimer, laptop, prezantim në PPT. Punë në grupe dhe Diskutime Plotësimi i evidencave të përparimit të nxënësit. Plotësimi i dokumentacionit shkollor. Fletore, stilolaps, flipçart, lapustila Detyra për pjesëmarrësit në trajnim Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit dorëzojnë një portofol me këto detyra: - Modeli i plotësimit të një evidence të progresit të nxënësit. - Modeli i plotësimit të evidencës për vlerësimin e një nxënësi për kompetencat kyçe. - Modeli i dosjes së një nxënësi. 19
  • 20. Fletë pune 1 Evidenca e vlerësimit të progresit të nxënësit DATA TEMATIKA: REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS SIPAS TEMAVE MËSIMORE NIVELET E ARRITJES KOMENTE TEMA: 1 2 3 4 5 Fletë pune 2 Niveli i arritjeve të kompetencave të lëndës ________________________________ Përshkrimi i kompetencës: Niveli Shkalla 1 Shkalla 2 Niveli 5 - - Niveli 4 - - Niveli 3 - - Niveli 2 - - Niveli 1 - - VLERËSIMI I PJESËMARRËSVE NË PROGRAMIN E TRAJNIMIT Vlerësimi i pjesëmarrësve mbi arritjet e tyre lidhur me përmbushjen e rezultateve të pritshme për secilin prej moduleve do të kryhet në dy faza: - Portofoli me materiale të përcaktuara në rubrikën “Detyra për pjesëmarrësit në trajnim” në secilin prej tri moduleve përkatëse të programit të trajnimit. - Testimi për secilin modul, i cili fokusohet në aftësitë njohëse, zbatuese, interepretuese, krijuese dhe gjykuese të pjesëmarrësit. 20
  • 21. Model testi 1. Renditni të paktën 3 risi të kurrikulës së re të ciklit fillor? 3 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ 2. Përshtat rezultatet e të nxënit për kompetencën gjuhësore “Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar” për fëmijët e klasës së parë. 3 pikë Shkalla e parë e kurrikulës Klasa e parë − flet rrjedhshëm, kuptueshëm dhe me intonacionin e duhur, kur tregon një ngjarje, një përvojë të tijën ose kur përshkruan diçka etj.; − diskuton në grupe të vogla për tema që i interesojnë, bën pyetje dhe jep përgjigje të thjeshta; − merr pjesë në lojë me role. 2. Hartoni një situatë të nxëni ku ndërthuren shkencat e natyrës me një fushë tjetër kurrikulare. 10 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ 3. Është dhënë njohuria: “Shkrimi i tregimeve të thjeshta nisur nga disa ilustrime.”4 . Çfarë shkathtësish, qëndrimet dhe vlerash duhet të zotërojë fëmija për ta ndërtuar këtë njohuri? 5 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ 4. Mësuesi bën raportime të vazhdueshme për progresin dhe arritjet e nxënësve. Shkruani instrumentet dhe procedurat më të mira që mund të përdoren për mbledhjen e të dhënave për: 3 pikë - Njohuritë e fituara nga nxënësit _____________________________________________ __________________________________________________________________________ - Shkathtësitë ____________________________________________________________ __________________________________________________________________________ - Vlerat dhe qëndrimet _____________________________________________________ __________________________________________________________________________ 4 Njohuria është marrë nga shkalla e parë e kurrikulës. 21
  • 22. BIBLIOGRAFIA E HARTIMIT TË PROGRAMIT TË TRAJNIMIT Bibliografia kryesore e përdorur për të hartuar modulet është: − MAS (2014). Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar në Shqipëri − IZHA (2014). Kurrikula bërthamë për arsimin fillor − IZHA (2014). Programet lëndore të ciklit fillor − IZHA (2014). Nivelet e arritjes së kompetencave (Shkalla 1 dhe 2) − IZHA & Save the Children (2014). Broshura informuese për vlerësimin përshkrues dhe përmbledhës - Klasa I-III Trajnerët: Aurela Zisi -IZHA Edlira Sina- IZHA 22