SlideShare a Scribd company logo
1 of 2
Download to read offline
Remzi Limani: Artisti me vlera të dëshmuara krijuese 01 12, 2010 Krijuesi ynë respektiv, Shefqet
Emini, i cili tashmë vepron dhe jeton në Holandë - nuk është artist i rastit, por, në fakt, ai është një
prej artistëve të kultivuar dhe i formuar si duhet, ngase, rrugëtimi i tij drejt botës së artit të vërtetë
ishte një udhëtim studioz, i ngritur mbi themelet e mirëfillta dhe bazat e shëndosha për të krijuar një
art të pranueshëm dhe të arrirë në të gjitha pikëpamjet…Jo rastësisht, Shefqet Eminin e njoha viteve
të tetëdhjeta, atëbotë kur ishte student i Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës. Që nga
ajo kohë, krijuesi ynë, Emini, nga dashuria për të bukurën, me xhelozi prej artisti, ishte i pasionuar në
fushën e pikturës, saktësisht në portretin figurativ; duke e fokusuar atë në plan të parë. Pra,
formulimet figurative - studioze ndër më të ndryshmet në shumë fusha të arteve figurative deri te
skulptura e në veçanti të portretit artistik, Shefqeti bëri shumë hapa për të arrutur aty ku eshtë sot.
Në fillim të karrierës së tij, ai e kultivonte portretin tradicional, ku vlerat artistike dhe figurative ishin
në suazat dhe normat akademike. Mirëpo, krijuesi në fjalë, me punën e tij studioze dhe të
pandërprerë - sikur donte të kalonte nëpër të gjitha fazat për të arritur deri tek mjeshtëria dhe
përsosuria artistike në profesionin e tij. Në formulimet e tija paraprake në fushën e portretit, në
telajo kryesisht dominonin imazhet e modeleve të përzgjedhura, të cilat në sfondin i pikturës
inkorporoheshin me një prapavi të rëndomt… Në këtë kontekst, z. Emini, filloi të hulumtoj dhe
materializoj edhe hapësirën e një tërësie figurative duke e begatuar sfondin e portreteve me gamën
e të mbylltës së bashku me dritëhijet e shprehura me të cilat vepra e tij natyrshëm mori edhe një
dimension duke u veshur me të duhurën artistike dhe vlerat e një qasjeje figurative Rembrantiane.
Pra, krijuesi ynë respektiv, Shefqet Emini, i cili tashmë vepron dhe jeton në Holandë - nuk është artist
i rastit, por, në fakt, ai është një prej artistëve të kultivuar dhe i formuar si duhet, ngase, rrugëtimi i
tij drejt botës së artit të vërtetë ishte një udhëtim studioz, i ngritur mbi themelet e mirëfillta dhe
bazat e shëndosha për të krijuar një art të pranueshëm dhe të arrirë në të gjitha pikëpamjet… Pra,
faza e tashme e krijimtarisë së tij, pa asnjë dyshim, me të drejtë mund të quhet krijimtari artistikisht
e pjekur dhe e kultivuar si duhet. Portretet të cilët tani Shefqeti i krijon me pasion dhe mjeshtëri prej
artisti, bëjnë pjesë në kultivimin dhe paraqitjen e imazheve nga të gjitha shtresat shoqërore, gjinishë
dhe moshave të ndryshme. Nga këto shtjellime dhe studime figurative, ai nxjerrë në pah momentin
psikologjik dhe social të njeriut dhe kohës së tij - si element kryesor dhe i rëndësishëm për të zbuluar
dhe prekur shpirtin e individit të paraqitur në veprat e tij. Tani, qasja e formulimeve artistike dhe të
shprehurit figurativ në veprat e Shefqetit, në vetvete ngërthejnë frymën ekspresive, të një guximi
dhe fuqie krijuese e cila na dëshmon dorën e sigurtë prej një artistiti të merituar. Koloriti i begatë, me
nuancat e ndezura që nga e kuqja, e kaltra, e verdha, okeri por edhe e zeza dhe paleta e përpunuar e
toneve të ngrohta, veprën e artistit e fuqizojnë dhe estetikisht e bëjnë të kapshme për mendjen dhe
syrin e çdo individi. Së këndejmi, Shefqet Emini, me të njejtën frymë i qaset edhe peizaxhit dhe
vizatimit ekspresiv duke e dëshmuar kontinuitetin e një gjuhe dhe shprehje figurate të një arti
modern. Ai dhe vepra e tij në ekspozitat kolektive si dhe ato personale u prezantuan në shumë galeri
të njohura gjithandej botës së qytetëruar. Ai ekspozoi në: Suedi, Danimarkë, Austri, Norvegji,
Gjermani, Itali, Angli, Spanjë, Portugali, Egjipt, Kinë, Turqi, Francë, Belgjikë, Rumani, Maqedoni,
Kroaci, Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri. Dhe, më në fund, duhet të themi se Shefqet Emini, tashmë është
një artist i cili posedon dhe flet me gjuhën e tij figurative të një fryme ndryshe nga të tjerët dhe nga e
kaluara e tij dhe koha kur u njohëm me të. Biografia: Shefqet Avdush Emini (1957), i lindur në
Davidovc të Kosovës. Shkollën Fillore dhe atë të mesmen i mbaroi në vendlindje. Më pastaj u
diplomua në Akademinë e Arteve (Dega e pikturës) në Universitetin e Prishtinës. Pas mbarimit të
studimeve, fillimisht punoi si arsimtar i artit figurativ në shkollën e mesme të qytezës, Shtime dhe në
shkollën e mesme të qytetit Ferizaj. Tani, mbi dhjetë vite jeton dhe vepron në Holandë, duke u marrë
aktivisht me artet figurative si artist i dëshmuar dhe i pranuar nga komuniteti artistikdhe publiku i
gjërë i shtetit të Holandës. Gjatë qëndrimit të tij në shtetin e luleve, ai pati një numër të
konsiderueshëm të ekspozitave personale si dhe ato kolektive në shumë shtete dhe galeri të njohura
botërore. Po ashtu, për punën e tij krijuese. Shefqeti u shpërblye me çmime dhe mirënjohje nga
asociacione të ndrushme kulturore dhe artistike nga vende të ndryshme.
Artisti Shefqet Emini
Shefqet Emini, është anëtarë i disa galerive, fondacioneve dhe asociacioneve artistike siç janë: -
President i Fondacionit “Zef Kolombi” – Ferizaj - Anëtarë i Shoqatës së Artistëve Figuratvë të Kosovës
- AIDA, 1994 - Foundation Art Centre, 2003 - Foundation Symboise Sittard, 2003 - RKD, 2002 - Gallery
Tornby, Denmark, 2010 - Apeiron Art Plus Gallery, Istanbull, 2010 Nga Remzi Limani - See more at:
http://www.gazetakritika.net/Forumi/?itemid=3433#sthash.DFlnuWUK.dpuf

More Related Content

What's hot (9)

Dritarja online 2
Dritarja online 2Dritarja online 2
Dritarja online 2
 
SULOVAR
SULOVARSULOVAR
SULOVAR
 
ARTI PAMOR
ARTI PAMORARTI PAMOR
ARTI PAMOR
 
Skulptura nga mesjeta ne ditet e sotme
Skulptura nga mesjeta ne ditet e sotmeSkulptura nga mesjeta ne ditet e sotme
Skulptura nga mesjeta ne ditet e sotme
 
Arti, nje dritare e jetes
Arti, nje dritare e jetesArti, nje dritare e jetes
Arti, nje dritare e jetes
 
Arti në shqipëri
Arti në shqipëriArti në shqipëri
Arti në shqipëri
 
Projekt-Arte
Projekt-ArteProjekt-Arte
Projekt-Arte
 
bota sot 206
bota sot 206bota sot 206
bota sot 206
 
B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-
B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-
B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-
 

Viewers also liked

Unidad 3 memoria_real
Unidad 3 memoria_realUnidad 3 memoria_real
Unidad 3 memoria_real
beymarlopez
 
White shark dajayln
White shark dajaylnWhite shark dajayln
White shark dajayln
carter_maden
 
Gerencia de proyectos
Gerencia de proyectosGerencia de proyectos
Gerencia de proyectos
Jorge Bañol
 
GetuigschriftDSDM-Aware2001
GetuigschriftDSDM-Aware2001GetuigschriftDSDM-Aware2001
GetuigschriftDSDM-Aware2001
Charley1957
 
Eden day 19-20 dic
Eden day   19-20 dicEden day   19-20 dic
Eden day 19-20 dic
cdifrancia
 
7 цив пр відпов
7 цив пр відпов7 цив пр відпов
7 цив пр відпов
olga_ruo
 
Nuclear famine-report
Nuclear famine-reportNuclear famine-report
Nuclear famine-report
27Nav
 
E L E N A GHEORGHE
E L E N A  GHEORGHEE L E N A  GHEORGHE
E L E N A GHEORGHE
Rodica Madan
 
14 10 21_презентация сту
14 10 21_презентация сту14 10 21_презентация сту
14 10 21_презентация сту
Stanislav Litvinenko
 

Viewers also liked (20)

Encuesta 2
Encuesta 2Encuesta 2
Encuesta 2
 
Unidad 3 memoria_real
Unidad 3 memoria_realUnidad 3 memoria_real
Unidad 3 memoria_real
 
White shark dajayln
White shark dajaylnWhite shark dajayln
White shark dajayln
 
Gerencia de proyectos
Gerencia de proyectosGerencia de proyectos
Gerencia de proyectos
 
Jasper Jones
Jasper JonesJasper Jones
Jasper Jones
 
Colour palettes
Colour palettesColour palettes
Colour palettes
 
Kaartje expositie jan 2015
Kaartje expositie jan 2015Kaartje expositie jan 2015
Kaartje expositie jan 2015
 
¿QUÉ ES UN LIBRO PARA TI? RELATOS DE UN CONCURSO
¿QUÉ ES UN LIBRO PARA TI? RELATOS DE UN CONCURSO¿QUÉ ES UN LIBRO PARA TI? RELATOS DE UN CONCURSO
¿QUÉ ES UN LIBRO PARA TI? RELATOS DE UN CONCURSO
 
GetuigschriftDSDM-Aware2001
GetuigschriftDSDM-Aware2001GetuigschriftDSDM-Aware2001
GetuigschriftDSDM-Aware2001
 
Eden day 19-20 dic
Eden day   19-20 dicEden day   19-20 dic
Eden day 19-20 dic
 
Eliise
EliiseEliise
Eliise
 
7 цив пр відпов
7 цив пр відпов7 цив пр відпов
7 цив пр відпов
 
danielchristopher_BA_3IV1_2015
danielchristopher_BA_3IV1_2015danielchristopher_BA_3IV1_2015
danielchristopher_BA_3IV1_2015
 
1 minute powerpoint- Caroline Burdick on Behavior Modification
1 minute powerpoint- Caroline Burdick on Behavior Modification1 minute powerpoint- Caroline Burdick on Behavior Modification
1 minute powerpoint- Caroline Burdick on Behavior Modification
 
Nuclear famine-report
Nuclear famine-reportNuclear famine-report
Nuclear famine-report
 
Bolor vzvvlen 1
Bolor vzvvlen 1Bolor vzvvlen 1
Bolor vzvvlen 1
 
E L E N A GHEORGHE
E L E N A  GHEORGHEE L E N A  GHEORGHE
E L E N A GHEORGHE
 
Liis 2012
Liis 2012Liis 2012
Liis 2012
 
Strawberry
StrawberryStrawberry
Strawberry
 
14 10 21_презентация сту
14 10 21_презентация сту14 10 21_презентация сту
14 10 21_презентация сту
 

More from Shefqet Avdush Emini

More from Shefqet Avdush Emini (20)

Nergis orhon soydaner she gives hare opinion on the artist from the netherla...
Nergis orhon soydaner she  gives hare opinion on the artist from the netherla...Nergis orhon soydaner she  gives hare opinion on the artist from the netherla...
Nergis orhon soydaner she gives hare opinion on the artist from the netherla...
 
Elba mabel alarcon she gives hare opinion on the artist from the netherlands...
Elba mabel alarcon she  gives hare opinion on the artist from the netherlands...Elba mabel alarcon she  gives hare opinion on the artist from the netherlands...
Elba mabel alarcon she gives hare opinion on the artist from the netherlands...
 
Galileo gives his opinion on the artist from the netherlands shefqet avdush e...
Galileo gives his opinion on the artist from the netherlands shefqet avdush e...Galileo gives his opinion on the artist from the netherlands shefqet avdush e...
Galileo gives his opinion on the artist from the netherlands shefqet avdush e...
 
Opinion per Artistin Shefqet Avdush Emini nga Holanda 2020
Opinion per Artistin  Shefqet Avdush Emini nga Holanda 2020Opinion per Artistin  Shefqet Avdush Emini nga Holanda 2020
Opinion per Artistin Shefqet Avdush Emini nga Holanda 2020
 
Opinion per Artistin Shefqet Avdush Emini nga Holanda
Opinion per Artistin  Shefqet Avdush Emini nga HolandaOpinion per Artistin  Shefqet Avdush Emini nga Holanda
Opinion per Artistin Shefqet Avdush Emini nga Holanda
 
Tr art-
Tr art- Tr art-
Tr art-
 
Shefqet Avdush Emini, nga Hajdin Alijaj
Shefqet Avdush Emini, nga Hajdin AlijajShefqet Avdush Emini, nga Hajdin Alijaj
Shefqet Avdush Emini, nga Hajdin Alijaj
 
Shefqet Avdush Emini, from Gustave
Shefqet Avdush Emini, from GustaveShefqet Avdush Emini, from Gustave
Shefqet Avdush Emini, from Gustave
 
Shefqet Avdush Emini Biography
Shefqet Avdush Emini BiographyShefqet Avdush Emini Biography
Shefqet Avdush Emini Biography
 
Samuel news - Shefqet Avdush Emini
Samuel news - Shefqet Avdush EminiSamuel news - Shefqet Avdush Emini
Samuel news - Shefqet Avdush Emini
 
Sadik krasniqi, Faruk Tasholli, Shefqet Avdush Emini
Sadik krasniqi, Faruk Tasholli, Shefqet Avdush EminiSadik krasniqi, Faruk Tasholli, Shefqet Avdush Emini
Sadik krasniqi, Faruk Tasholli, Shefqet Avdush Emini
 
Michele andree - Shefqet Avdush Emini's Reflections
Michele andree  - Shefqet Avdush Emini's  ReflectionsMichele andree  - Shefqet Avdush Emini's  Reflections
Michele andree - Shefqet Avdush Emini's Reflections
 
Mieke Mooije Kiend - Interview met Shefqet Avdush Emini 2011
Mieke Mooije Kiend - Interview met Shefqet Avdush Emini 2011Mieke Mooije Kiend - Interview met Shefqet Avdush Emini 2011
Mieke Mooije Kiend - Interview met Shefqet Avdush Emini 2011
 
Shefqet Avdush Emini is the frst artist to represent BOA on posters,curently ...
Shefqet Avdush Emini is the frst artist to represent BOA on posters,curently ...Shefqet Avdush Emini is the frst artist to represent BOA on posters,curently ...
Shefqet Avdush Emini is the frst artist to represent BOA on posters,curently ...
 
Joining your voice to expat artists in the netherlands
Joining your voice to expat artists in the netherlands Joining your voice to expat artists in the netherlands
Joining your voice to expat artists in the netherlands
 
Jjury lied internationale expositie in oman
Jjury lied internationale expositie in omanJjury lied internationale expositie in oman
Jjury lied internationale expositie in oman
 
Genius shefqet avdush emini 1-page
Genius shefqet avdush emini 1-pageGenius shefqet avdush emini 1-page
Genius shefqet avdush emini 1-page
 
Gazeta2008danimark
Gazeta2008danimarkGazeta2008danimark
Gazeta2008danimark
 
Exhibition of shefqet emini opens at the hague 5 november 2011
Exhibition of shefqet emini opens at the hague 5 november 2011Exhibition of shefqet emini opens at the hague 5 november 2011
Exhibition of shefqet emini opens at the hague 5 november 2011
 
Shefqet Avdush Emini is the frst artist to represent BOA on posters,curently ...
Shefqet Avdush Emini is the frst artist to represent BOA on posters,curently ...Shefqet Avdush Emini is the frst artist to represent BOA on posters,curently ...
Shefqet Avdush Emini is the frst artist to represent BOA on posters,curently ...
 

Artist: Shefqet Avdush Emini

  • 1. Remzi Limani: Artisti me vlera të dëshmuara krijuese 01 12, 2010 Krijuesi ynë respektiv, Shefqet Emini, i cili tashmë vepron dhe jeton në Holandë - nuk është artist i rastit, por, në fakt, ai është një prej artistëve të kultivuar dhe i formuar si duhet, ngase, rrugëtimi i tij drejt botës së artit të vërtetë ishte një udhëtim studioz, i ngritur mbi themelet e mirëfillta dhe bazat e shëndosha për të krijuar një art të pranueshëm dhe të arrirë në të gjitha pikëpamjet…Jo rastësisht, Shefqet Eminin e njoha viteve të tetëdhjeta, atëbotë kur ishte student i Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës. Që nga ajo kohë, krijuesi ynë, Emini, nga dashuria për të bukurën, me xhelozi prej artisti, ishte i pasionuar në fushën e pikturës, saktësisht në portretin figurativ; duke e fokusuar atë në plan të parë. Pra, formulimet figurative - studioze ndër më të ndryshmet në shumë fusha të arteve figurative deri te skulptura e në veçanti të portretit artistik, Shefqeti bëri shumë hapa për të arrutur aty ku eshtë sot. Në fillim të karrierës së tij, ai e kultivonte portretin tradicional, ku vlerat artistike dhe figurative ishin në suazat dhe normat akademike. Mirëpo, krijuesi në fjalë, me punën e tij studioze dhe të pandërprerë - sikur donte të kalonte nëpër të gjitha fazat për të arritur deri tek mjeshtëria dhe përsosuria artistike në profesionin e tij. Në formulimet e tija paraprake në fushën e portretit, në telajo kryesisht dominonin imazhet e modeleve të përzgjedhura, të cilat në sfondin i pikturës inkorporoheshin me një prapavi të rëndomt… Në këtë kontekst, z. Emini, filloi të hulumtoj dhe materializoj edhe hapësirën e një tërësie figurative duke e begatuar sfondin e portreteve me gamën e të mbylltës së bashku me dritëhijet e shprehura me të cilat vepra e tij natyrshëm mori edhe një dimension duke u veshur me të duhurën artistike dhe vlerat e një qasjeje figurative Rembrantiane. Pra, krijuesi ynë respektiv, Shefqet Emini, i cili tashmë vepron dhe jeton në Holandë - nuk është artist i rastit, por, në fakt, ai është një prej artistëve të kultivuar dhe i formuar si duhet, ngase, rrugëtimi i tij drejt botës së artit të vërtetë ishte një udhëtim studioz, i ngritur mbi themelet e mirëfillta dhe bazat e shëndosha për të krijuar një art të pranueshëm dhe të arrirë në të gjitha pikëpamjet… Pra, faza e tashme e krijimtarisë së tij, pa asnjë dyshim, me të drejtë mund të quhet krijimtari artistikisht e pjekur dhe e kultivuar si duhet. Portretet të cilët tani Shefqeti i krijon me pasion dhe mjeshtëri prej artisti, bëjnë pjesë në kultivimin dhe paraqitjen e imazheve nga të gjitha shtresat shoqërore, gjinishë dhe moshave të ndryshme. Nga këto shtjellime dhe studime figurative, ai nxjerrë në pah momentin psikologjik dhe social të njeriut dhe kohës së tij - si element kryesor dhe i rëndësishëm për të zbuluar dhe prekur shpirtin e individit të paraqitur në veprat e tij. Tani, qasja e formulimeve artistike dhe të shprehurit figurativ në veprat e Shefqetit, në vetvete ngërthejnë frymën ekspresive, të një guximi dhe fuqie krijuese e cila na dëshmon dorën e sigurtë prej një artistiti të merituar. Koloriti i begatë, me nuancat e ndezura që nga e kuqja, e kaltra, e verdha, okeri por edhe e zeza dhe paleta e përpunuar e toneve të ngrohta, veprën e artistit e fuqizojnë dhe estetikisht e bëjnë të kapshme për mendjen dhe syrin e çdo individi. Së këndejmi, Shefqet Emini, me të njejtën frymë i qaset edhe peizaxhit dhe vizatimit ekspresiv duke e dëshmuar kontinuitetin e një gjuhe dhe shprehje figurate të një arti modern. Ai dhe vepra e tij në ekspozitat kolektive si dhe ato personale u prezantuan në shumë galeri të njohura gjithandej botës së qytetëruar. Ai ekspozoi në: Suedi, Danimarkë, Austri, Norvegji, Gjermani, Itali, Angli, Spanjë, Portugali, Egjipt, Kinë, Turqi, Francë, Belgjikë, Rumani, Maqedoni, Kroaci, Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri. Dhe, më në fund, duhet të themi se Shefqet Emini, tashmë është një artist i cili posedon dhe flet me gjuhën e tij figurative të një fryme ndryshe nga të tjerët dhe nga e kaluara e tij dhe koha kur u njohëm me të. Biografia: Shefqet Avdush Emini (1957), i lindur në Davidovc të Kosovës. Shkollën Fillore dhe atë të mesmen i mbaroi në vendlindje. Më pastaj u diplomua në Akademinë e Arteve (Dega e pikturës) në Universitetin e Prishtinës. Pas mbarimit të studimeve, fillimisht punoi si arsimtar i artit figurativ në shkollën e mesme të qytezës, Shtime dhe në shkollën e mesme të qytetit Ferizaj. Tani, mbi dhjetë vite jeton dhe vepron në Holandë, duke u marrë
  • 2. aktivisht me artet figurative si artist i dëshmuar dhe i pranuar nga komuniteti artistikdhe publiku i gjërë i shtetit të Holandës. Gjatë qëndrimit të tij në shtetin e luleve, ai pati një numër të konsiderueshëm të ekspozitave personale si dhe ato kolektive në shumë shtete dhe galeri të njohura botërore. Po ashtu, për punën e tij krijuese. Shefqeti u shpërblye me çmime dhe mirënjohje nga asociacione të ndrushme kulturore dhe artistike nga vende të ndryshme. Artisti Shefqet Emini Shefqet Emini, është anëtarë i disa galerive, fondacioneve dhe asociacioneve artistike siç janë: - President i Fondacionit “Zef Kolombi” – Ferizaj - Anëtarë i Shoqatës së Artistëve Figuratvë të Kosovës - AIDA, 1994 - Foundation Art Centre, 2003 - Foundation Symboise Sittard, 2003 - RKD, 2002 - Gallery Tornby, Denmark, 2010 - Apeiron Art Plus Gallery, Istanbull, 2010 Nga Remzi Limani - See more at: http://www.gazetakritika.net/Forumi/?itemid=3433#sthash.DFlnuWUK.dpuf