O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

  • Entre para ver os comentários

  • Seja a primeira pessoa a gostar disto

Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes

  1. 1. KONTROLLI I PËRHAPJES(ZGJERIMIT) SË PLASARITJES TËRHEQJE TËRHEQJE PËRHAPJA (ZGJERIMI I IPLASARITJES) PËRHAPJA (ZGJERIMI PLASARITJES)
  2. 2. Për shfrytëzimin (përdorimineksploatimin) e sigurtë të materialit, gjegjësisht për shfrytëzimin e tij pa u krijuar gjendje e kritike (limituar-e fundme) e cila do të pasojë me thyerje katastrofike, është e nevojshme të bëhet identifikimi i pranisë së defekteve, respektivisht plasaritjeve. Pra, është e nevojshme që sa me parë të identifikohen defektet ekzistuese dhe të përcillet (monitorohet) ecuria e rritjes se madhësisë së tyre gjatë afatshërbimit të materialit.
  3. 3. Koncepti i mekanikës së shkatërrimit SFORCIMI I ZBATUAR/lejuar KONTROLLI KONTROLLI PA PA SHKATËRRIM SHKATËRRIM Madhësia (përmasat) e defektit (plasaritjes) Rezistenca ndaj thyerjes
  4. 4. Vlen te theksohet se defektet e mundshme në material (detal-konstruksion) mund të paraqiten gjatë: procesit të prodhimit, procesit te përpunimit, gjatë deponimit, gjatë transportit, gjatë montimit, gjatë shfrytëzimit (përdorimit), gjatë procesit të servisimit, etj.
  5. 5. Përhapja (zgjerimi) i plasaritjes është në varësi të kohës së shfrytëzimit, pra me kalimin e kohës së shfrytëzimit, plasaritja rritet, përkatësisht zgjerohet në brendësi të materialit dhe si pasojë e kësaj zvogëlohet qëndrueshmëria e materialit dhe jetëgjatësia e tij, pra gjithnjë e më pak mbetet kohë për shfrytëzim, figurat në vazhdim. Vlen të theksohet se koha e përhapjes së plasaritjes është përcaktuese në kohëzgjatjen e tërsishme shfrytëzimit të materialit, nga se nga të dhënat e prezantuara në literaturë, koha e përhapjes së plasaritjes është 95% nga kohëzgjatja e shfrytëzimit të materialit.
  6. 6. Plasaritja e inicuar në material, përkatësisht detaë-konstruksion shpeshherë mund të jetë me përmasa të tilla, që aparatura për kontroll pa shkatërrim nuk mund ta identifikojë, për shkak të aftësisë së kufizuar të detektibilitetit. Çdo aparat e ka shkallën e caktuar të detektibilitetit të dhe nën këtë shkallë nuk mund të detektohet (zbulohet) prania e defektit (plasaritjes). Aftësia Aftësia Detektuese eeNDT Detektuese NDT Plasaritja ee inicuar Plasaritja inicuar në material në material
  7. 7. Qëndr ue shmër e plas Përhapja i a e mb etur Qëndrueshmëria e mbetur Gjatësia e plasaritjes Varësia e qëndrueshmërisë dhe madhësisë së përhapjes së plasaritjes nga koha aritjes Koha
  8. 8. Qëndrueshmëria e materialit Varësia e qëndrueshmërisë nga madhësia e përhapjes së plasaritjes Madhësia e përhapes së plasaritjes-gjatësia
  9. 9. Vlen të theksohet se pas një kohe të caktuar, që mund të trajtohet si kohë kritike (tc) e shfrytëzimit, gabimi (plasaritja) arrin vlerë kritike (ac) dhe në këtë çast qëndrueshmëria (fuqia bartëse) e materialit zvogëlohet dukshëm dhe si pasojë vjen deri te shkatërrimi (thyerja) i materialit (detalitkonstruksionit). Nga kjo madhësi kritike e plasaritjes, caktohet edhe qëndrueshmëria kritike e materialit (detalit-konstruksionit) dhe në bazë të kësaj analize kurrë nuk lejohet që ngarkesa e konstruksionit të shkaktojë rritje kritike të
  10. 10. Për këtë arsye është e nevojshme që materiali, përkatësisht detali (konstruksioni) duhet ti nënshtrohet kontrollit dhe të mos lejohet që përhapja (rritja) e plasaritjes të arrijë vlerën kritike, nga se kjo gjendje do të sjelli shkatërrimin e materialit (detalitkonstruksionit). Për tu shfrytëzuar materiali në mënyrë të sigurt edhe me prani të ndonjë plasaritje, atëhre madhësia e plasaritjes duhet të jetë në kaudër të vlerës së lejuar. Për tu realizuar shfrytëzimi i sigurt i materialit me prani të plasaritjes, është e domosdoshme të identifikohet plasaritja dhe të përcillet përhapja e saj.
  11. 11. Kontrolli i përhapjes së plasaritjes duhet të realizohet brenda një periudhe të caktuar kohore me qëllim të moslejimit të arritjes së vlerës kritike të saj. Vlen të theksohet se shfrytëzimi i materialit (detalit-konstruksionit) mund të përdoret edhe me plasaritje, por madhësia (gjatësia) e plasaritjes duhet të jetë në kuadër të vlerës së lejuar të saj (alej). Në rast të tejkalimit të vlerës së lejuar të plasaritjes, integriteti i konstruksionit rrezikohet dhe në çdo rast pas tejkalimit të kësaj vlere mund të ndodhi shkatërrimi (thyerja) e materialit (detalitkonstruksionit).
  12. 12. Periudha kohore e përcjelljes së përhapjes së plasaritjes është parametër shumë i rëndësishëm dhe duhet definuar qartë. SHKATËRRIMI INTERVALI KOHOR I JETËGJATËSISË SË SIGURT (H) Intervali kohor i kontrollit (inspektimit)
  13. 13. Për moslejimin e arritjes së vlerës kritike të plasaritjes, zbatohen disa varianta të mundshme nga aspekti praktik: Kontrolli (inspektimi) periodik dhe riparimi i mundshëm pas zbulimit (identifikimit) të plasaritjes, Konstruktimi me siguri të lartë nga shkatërrimi dhe riparimi pas dëmtimit të pjesërishëm, Konstruktimi me siguri të përhershme për jetëgjatësinë specifikuar të materialit me ndërrim (zëvendësim) ose heqje nga përdorimi pas periudhës kohore (H), Kontrolli (inspektimi) provues periodik i materialit dhe ndërrimi (zëvendësimi) nësë gjatë këtij veprimi konstatohen dëmtime (plasaritje), Largimi (shmangia) periodik i tërsishëm ose i pjesërishëm i plasaritjes.
  14. 14. Kontrolli (inspektimi) periodik dhe riparimi i mundshëm pas zbulimit (identifikimit) të plasaritjes Nga prezantimet e dhën më lartë konstatohet se shfrytëzimi i sigurt i materialit është i mundëshëm nëse madhësia e plasaritjeve është në kuadër të vlerave të lejuara. Për këtë arsye është e domosdoshme që plasaritja të zbulohet (identifikohet) me ndihmën e kontrollit (inspektimit) periodik) pas arritjes së vlerës kritike.
  15. 15. Periudha kohore (perioda) e inspektimit mundësisht duhet bërë në intervale sa më të shkurtëra, për ti ikur rrezikut të rritjes së plasaritjes mbi vlerën e lejuar, që do të pasojë shkatërrimi. Pra, është e nevojshme që intervali kohor i kontrollit (perioda e inspektimit)-H1 duhet të jetë më i vogël se intervali kohor i jetëgjatësisë së sigurt-H. Intervali kohor (perioda) i kontrollit (inspektimit) duhet të caktohet qartë pas një analize të detajuar, gjithnjë duke i marrë parasysh edhe konditat e shfrytëzimit të materialit dhe koston e realizimit të këtijë kontrolli (inspektimi).
  16. 16. Vlen të theksohet se, pasi që madhësia e plasaritjes është në kuadër të vlerave të lejuara, nuk është e nevojshme menjëherë të bëhet riparimi (largimi) i plasaritjes), por kjo do të realizohet kur ekipi do të vlerësojë situatën më të volitshme nga aspekti teknik dhe ekonomik i materialit (detalitkonstruksionit). Këtu vlen të theksohet se në bazë të trajektores së përhapjes së plasaritjes mund të sjellen edhe vendime tjera shumë të rëndësishme për aspektin e metodës së kontrollit dhe intervalit kohor.
  17. 17. Varësia e inervalit kohor të kontrollit nga trajektorja e përhapjes së plasaritjes
  18. 18. Varësia e inervalit kohor të kontrollit nga lloji i materialit dhe detektibiliteti i metodës së kontrollit Nëse përdoret material me rezistencë Nëse përdoret material me rezistencë ndaj shkatërrimit për dy herë më të ndaj shkatërrimit për dy herë më të madhe madhe
  19. 19. Konstruktimi me siguri të lartë nga shkatërrimi dhe riparimi pas dëmtimit të pjesërishëm Në praktikë ka raste kur konstruksioni mund të sigurohet nga shkatërrimi (thyerja) që në fazën e projektimit (dizajnimit), në ate mënyrë që ngarkesa bartet në mënyrë paralele në elementet konstituive të detalitkonstruksionit ose nëse vendosen pengesa në drejtimin e përhapjes (zgjerimit) të plasaritjes, me çrast do të pengohet përhapja e saj ose do të zvogëlohet shpejtësia e përhapjes (zgjerimit).
  20. 20. Vlen të theksohet se edhe kjo variantë e rritjes së sigurisë së detalit-konstruksionit duhet të pasohet me kontroll pa shkatërrim, me qëllim të detektimit dhe riparimit të pjesës së dëmtuar. -Përcjellja aksiale e ngarkesës
  21. 21. Qëndrueshmëria Pjesët përbërëse Varësia e dëmtimit të pjesësve përbërëse dhe e qëndrueshmërisë nga koha gjatë përcjelljes aksiale të ngarkesës Koha
  22. 22. Vlen të theksohet se gjatë kësaj variane të përcjelljes aksiale të ngarkesës në pjesët përbërëse të detalit-konstruksionit, kontrolli pa shkatërrim nuk bëhet me qëllim të identifikimit të pranisë së plasaritjes, por me qëllim të identifikimit të shkatërrimit të elementit të parë përbërës të konstruksionit. Për ta realizuar me sukses këtë kontroll, gjatë fazës së projektimit të konstruksionit parashihet edhe mundësia e përshtatshmërisë së kontrollit pa shkatërrim të pozicioneve kritike ku mund të krijohen pozicione kritike për shkatërrim.
  23. 23. Siguria nga shkatërrimi (thyerja) mund të realizohet edhe me përdorimin e elementeve përbërëse të konstruksionit, që shërbejnë si pengesa për përhapjen (zgjerimin) e plasaritjes ose për zvogëlimin e shpejtësisë së përhapjes (zgjerimit) të saj. Kjo variantë mund të aplikohet te bashkësitë e salduara, me ndërfutjen e materialit me viskozitet dinamik më të madh ose me ndërfutjen e ndërmjetësuesëvepërforcuesëve tjerë, të cilët dukshëm ndikojnë në zvogëlimin përhapjes së shpejtësisë së plasaritjes ose në pengimin e përhapjes së saj.
  24. 24. Ndërfutja e materialit dinamik më të madh Drejtimi i përhapjes së plasaritjes LI A RI E AT M me ZË BA Ë M E I M MI K L IA INA ER D DH AT ET A ZË M IT M Z TË BA I KO AL S RI VI TE A M viskozitet
  25. 25. Ndërfutja e përforcuesëve nd Po të ales zic i p së ërh ës ( oni i pla ap pen sa jes gim r it ) it je s Plasaritja MA TE RI AL IB AZ Ë Bashkësia e salduar ballore Profili i ndërfutur-I MA TE RIA LI BA ZË
  26. 26. Konstruktimi me siguri të përhershme për jetëgjatësinë specifikuar të materialit me ndërrim (zëvendësim) ose heqje nga përdorimi pas periudhës kohore (H) Nëse materiali, detali-konstruksioni nuk i nënshtrohet kontrollit periodik për identifikimin e plasaritjes për shkak të papërshtatshmërisë së kontrollit ose për ndonjë shkak tjetër, atëhere ky material, detal-konstruksion nuk është i siguruar nga shkatërrimi (thyerja) dhe në këtë rast ky konstruksion duhet trajtuar nga pikëvështrimi i pranisë së plasaritjes dhe mospritje e rritjes së saj as deri në vlerën e lejuar.
  27. 27. Shfrztëzimi me siguri të përhershme (permanente) Periudha eeshfrytëzimit të Periudha shfrytëzimit të materialit materialit
  28. 28. Vlen të theksohet se kjo metodë nga aspekti ekonomik është joracionale nga se materiali, detali-konstruksioni duhet të heket nga përdorimi dhe të zëvendësohet me material tjetër në afat kohor shumë të shkurtër. Kjo variantë u dedikohet pjesëve shumë vitale të konstruksioneve (motorave të aeroplaneve dhe të ngjajshëm me këto). Këto pjesë duhet të prodhohen me kujdes të veçantë dhe para montimit ti nënshtrohen kontrollit të detajuar.
  29. 29. Kontrolli (inspektimi) provues periodik i materialit dhe ndërrimi (zëvendësimi) nësë gjatë këtij veprimi konstatohen dëmtime (plasaritje) Te materialet me viskozitet dinamik të vogël, mund të ndodhi që madhësia e lejuar e plasaritjes të jetë më e vogël se madhësia e detektuar e plasaritjes.
  30. 30. Ky rast ndodh te tubacionet (gypsjellësit) dhe në këtë rast bëhet kontrolli provues me një ngarkesë më të madhe se ngarkesa në eksploatim. Nëse gjatë këtij ngarkimi vjen deri te ndonjë avari (shkatërrim), kjo do të thotë se në material ka ekzistuar ndonjë plasaritje e madhësia e së cilës ka qenë e përafërt ose me e madhe se gjatësia (apr), figura në vazhdim.
  31. 31. Nëse merret parasysh se viskoziteti dinamik është ndjeshëm ndaj temperaturës, atëhere nëse ka mundësi gjatë këtyre provave behet edhe ftohja me qëllim të përcaktimit të rezistencës ndaj thyerjes në temperatura të ulëta: Temperatura e dhomës Ftohja
  32. 32. Largimi (shmangia) periodik i tërsishëm ose i pjesërishëm i plasaritjes Kjo metodë bazohet (konsiston) në largimin periodik të tërsishëm ose të pjesësrishëm të plasaritjes nga shtresat sipërfaqësore ku ekziston dhe ku mund të zbulohet (detektoht).
  33. 33. Largimi i plasaritjes nga pozicioni i shkallëzimit të boshtit Largimi i plasaritjes nga pozicioni i vimës
  34. 34. Nëse veprimi i largimit shmangies së plasaritjes për vlerën (𝚫) realizohet me sukses, atëhere shtohet edhe intervali kohor i shfrytëzimit të sigurt të materialit, figura në vazhdim:
  35. 35. Shpejtësia e përhapjes së plasaritjes ( nëë literaturë mund të gjendet edhe termi ratardimi-vonimi i përhapjes së plasaritjes) mund të realizohet edhe me hapjen e vrimës me diametër (D), figura në vazhdim: Përhapja ee Përhapja plasaritjes pa plasaritjes pa hapjen ee hapjen vrimës vrimës Përhapja ee Përhapja plasaritjes pas plasaritjes pas hapjes së vrimës hapjes së vrimës
  36. 36. Metodat e kontrollit pa shkatërrim Për përcjelljen e sjelljes së së plasaritjes gjatë shfytëzimit të materialit është e nevojshme të realizohet kontrolli-inspektimi periodik i materialit, kryesisht me metodat defektoskopike ( pa shkaterrim) të kontrollit: kontrolli vizuel, kontrolli me penetrantë, kontrolli magnetik, kontrolli me ultra tingull, kontrolli akustik,
  37. 37. kontrolli me rreze Rentgen (Ro, Rtg.), kontrolli me rreze gama, kontrolli me presion (hidrotesti) deri ne shkaterrim, kontrolli termografik, kontrolli me rryma shtjellore (eddy current), kontrolli metalografik.
  38. 38. Methods of NDT Visual Micr ow g estin Tap T Acous tic Ult ra so ni c ge lux Leaka F ave Ma on ic net Mag r asu Me Lase r ogra ph e articl P netic g Acousti c X-ray Emissi The rm Microsc o s ent em id Liqu py trant Pene Replication Inter Eddy ferom etry Curr e nt y
  39. 39. Vlen të theksohet se gjatë vendosjes se përdorimit të metodës përkatëse të kontrollit në radhë të parë duhet marrë parasysh: qasjen ndaj pozicionit-lokacionit ku duhet të bëhet kontrolli, ndjeshmërinë (senzibilitetin) e metodës së kontrollit ose ndryshe aftësinë detektuese (detektibiliteti), nevojën frekuencës së realzimit të kontrollit. Aftësia Aftësia Detektuese eeNDT Detektuese NDT Madhësia ee Madhësia lejuar lejuar Madhësia Madhësia kritike kritike
  40. 40. Aftësia detektuese e metodave të kontrollit pa shkatërrim nuk është e njejtë, prezantimi në vazhdim: Kontrolli Madhdhësia e gabimit Magnetik Elektromagnetik Me penetrantë Kontrolli me Ultra tingull Echo e brinjës Echo e majës Thellësia minimale e detektimit Shmangia /
  41. 41. Metoda e echo- së majës Plasaritja Amplituda Echo e brinjës Echo e majës Distanca
  42. 42. Plasaritja Plasaritja
  43. 43. Thellësia e përhapjes së plasaritjes Pjesa e mbetur (ligamenti)
  44. 44. Plani i kontrollit të përhapjes së plasaritjes Ekipi për kontrollin, respektivisht përcjelljen e sjelljes së konstruksionit gjatë shfrytëzimit (eksploatimit/përdorimit) është i përbërë nga specialistë të fushave të ndryshme dhe punën e tyre e kryejnë sipas planit të detajuar me qëllim që efekti i punës të jetë i suksesshëm. Plani i kontrollit është specifik për çdo pjesë-detal që duhet ti nënshtrohet kontrollit. Vlen të theksohet se pavarsisht planit të detajuar të kontrollit, mund të ndodhi që plasaritjë të mos mund të identifikohet dhe të përcjellet shpejtësia e rritjes së saj.
  45. 45. Pra, paraqiten dy raste gjatë kontrollit të plasaritjes: gjatë kontrollit, plasaritja mund të identifikohet, gjatë kontrollit, plasaritja nuk mund të identifikohet Nëse plasaritja gjatë kontrollit identifikohet atëhere caktohet shpejtësia e rritjes së saj dhe caktohet kontrolli periodik, respektivisht frekuenca e kontrolleve pasuese si edhe madhësia e lejuar dhe madhësia kritike saj, respektivisht qëndrueshmëria e lejuar dhe qëndrueshmëria kritike e materialit.
  46. 46. Nëpërmjet planifikimit të kontrollit të përcjelljes së përhapjes (zgjerimit) të plasaritjes duhet të merren parasysh këto çështje: Përcaktimi i pozicioneve kritike te të cilët mund ndodhi krijimi i plasaritjes, Kontrolli i sigurt dhe dhe i saktë i pozicioneve kritike, Përcaktimi i gjatësisë (madhësisë) minimale të plasaritjes (aomin), që mund të zbulohet (identifikohet) me metodën përkatëse të kontrollit pa shkatërrim,
  47. 47. Plani i kontrollit është i veçantë për llojin e materialit, përkatësisht detalitkonstruksionit dhe i detejuar me qëllim që të realizohet në mënyrë sa më efikase dhe efektive. Në kuadër të përgatitje së planit të kontrollit duhet të parashihen edhe aktivitete tjera pasuese që rrjedhin nga aktiviteti paraprak.
  48. 48. Plani I: Për plasaritje të inicuara ku supozohet se gjatë eksploatimit nuk do të përhapen (zgjerohen) edhe në rast të veprimit të ndonjë mesi korrodues. Aktiviteti: -përcaktimi i madhësisë (vlerës) së lejuar të plasaritjes, -kontrolli i plasaritjes me metodat pa shkatërrim, -largimi i plasaritjeve nëse lejohen nga aspekti i konstruksionit.
  49. 49. Plani II: Për plasaritje të inicuara të cilat do të përhapen (zgjarohen) gjatë kohës së shfrytëzimit deri në arritjen e madhësisë (gjatësisë) kritike: Aktiviteti: Alternativa II-a -duhet bërë analiza e detajuar që do të vlerësojë se materiali me këto përmasa të plasaritjes do ti qëndrojë ngarkesës së zbatuar pa u shkatërruar dhe do ta ruaj integritetin e tij, -largimi (shmangia-sanimi) i dëmtimit të vrejtuar ose ndërrimi i materialit (detalit).
  50. 50. Alternativa II-b: -Përcaktimi i madhsësisë së lejuar të plasaritjes, -Përcaktimi i madhësisë së plasaritjes që mund të zbulohet (detektohet) me kontrollin pa shkatërrim, -përcaktimi i kohës për përhapjen e plasaritjes, -Përdorimi i kontrollit periodik pa shkatërrim në bazë të madhësisë së rritjes së plasaritjes, -largimi (shmangia-sanimi) i dëmtimit të vrejtuar ose ndërrimi i materialit (detalit).
  51. 51. Nëse plasaritja nuk mund te identifikohet (për shkak të permasave tejet të vogla, qasje jo e mundur për kontroll për shkak pozitës së papërshtatshme të pjesës etj.), atëhere kriteret e vlerësimit të jetëgjatësisë së materialit janë më të ashpra (rigoroze) dhe parashikohen disa plane alternative për veprim, të cilët varen nga lloji i konstruksionit, respektivisht materialit. Për këto raste duhet të përgatiten plane dhe aktivitete tjera vepruese, prezantimi në vazhdim:
  52. 52. Plani III: Për plasaritje të inicuara të cilat nuk mund të zbulohen (detektohen) gjatë kontrollit (inspektimit) pa shkatërrim: Aktiviteti: Alternativa III-a: -Përcaktimi i kohëzgjatjes së përdorimit, -anulimi i ndërrimit ose riparimit duke vendosur faktorë sigurimi përkatës për rastin përkatës,
  53. 53. Alternativa III-b: -vlersimi mundësisht sa më i përafërt i inicimit të plasaritjes, -përcaktimi i madhësisë (gjatësisë) së lejuar të plasaritjes, -caktimi i shpejtësisë së përhapjes nga inicimi deri te vlera e lejuar e plasaritjes, -anulimi i ndërrimit ose riparimit duke vendosur faktorë sigurimi përkatës për rastin përkatës. Alternativa III-c:Nëse lejohet mundësia e largimit të shtresës ku supozohet ekzistimi i plasaritjes:
  54. 54. -Përcaktimi i madhëssisë (gjatësisë) së lejuar të plasaritjes, -Përcaktimi i shtresës së mundshme (𝚫) për largim, pa e rrezikuar përmasën nominale të materialit (detalit-konstruksionit), -Përcaktimi i kohës së përhapjes së plasaritjes deri në përmasën e lejuar, -Ripërsëritja e largimit të shtresës së mundshme (𝚫) sipas intervalit kohor të definuar me parë për këtë qëllim.
  55. 55. Plani IV: Për material, detal konstruksion që mund ti nënshtrohen kontrollit provues dhe dëmtimet e shkaktuara nuk shkaktojnë pasoja katastrofike: -Aktiviteti: -Përcaktimi i shtypjes provuese ose ngarkesës provuese, -Përcaktimi i gjatësisë maksimale të plasaritjes e cila mund të mbetet në material, pas kontrollit provues, -Përcaktimi i gjatësisë maksimale të lejuar të plasaritjes, -Përcaktimi i kohës së përhapjes së plasaritjes, nga kontrolli provues deri në vlerën maksimale të lejuar, -Përsëritja e kontrollit provues, para mbarimit të intervalit kohor të shfrytëzimit, duke përdorur koeficient përkatës të sigurisë.
  56. 56. Plani i kontrollit të përhapjes së plasaritjes pas zbulimit (identifikimit) të saj Siç është theksuar më parë, të gjithë planet e përgatitur bazohen në zbulimin, përcjelljen dhe në fund riparimin (sanimin) epozicionit ku është e pranishme plasaritje. Por, vlen të theksohet se këto aktivitete nuk është lehtë të realizohen ashtu siç parashikohen në plan, për shkak të shumë pengesave që mund të paraqiten gjatë këtij aktiviteti. Në të shumtën e rasteve nuk është edhe racionale që defekti të sanohet (riparohet).
  57. 57. Vlen të theksohet se shumë më racionale është nëse sanimi (riparimi) të shtyhet për një afat tjetër, por me mundësi që materiali të shfrytëzohet pa iu nënshtruar rrezikut potencial për shkatërrim. Kjo është e rëndësishme edhe për vetë faktin se nëse pjesa që duhet ndërruar nuk është në depo, atëhere deri sa të sigurohet, është e nevojshme që materiali (detalikonstruksioni) të shfrytëzohet nga se ndërprerja e punës shkakton humbje të mëdha. Vlen të theksohet se shpeshherë plasaritja në material mund të zbulohet edhe rastësisht dhe për të gjitha këto varianta duhet të përgatiten plane të veçanta veprimi.
  58. 58. Plani V: Për plasaritjet të cilat janë zbuluar (identifikuar) gjatë eksploatimit, pa kontroll paraprak -Aktiviteti: -Sanimi i domosdoshëm ose ndërrimi i materialit me plasaritje me material të ri. Plani VI: Për plasaritje të zbuluara (identifikuara) gjatë eksploatimit, me kontroll paraprak Alternativa VI-a Nëse ndërrimi i menjëhershëm nuk mund të realizohet:
  59. 59. -të vërtetohet se rritja eventuale e plasaritjes nuk do të shkaktojë thyerjen (shkatërrimin), -kontrolli i përditshëm i përhapjes (rritjes) së plasaritjes, -hapja e vrimës në majën e plasaritjes nëse është e mundur nga aspekti konstruktiv, -të përgatitet veprimi për sanim (riparim) urgjent nëse paraqitet nevoja. Alternativa VI-b -Përcaktimi i formës dhe i përmasave të sakta të plasaritjes,
  60. 60. -Grumbullimi i të dhënave për materialin ose përcaktimi i tyre nëse është e mundur të merren mostra për prova, -përcaktimi i të dhënave relavante të ngarkesës dhe të sforcimeve që veprojnë në material, detal-konstruksion), -përcaktimi i madhësisë (gjatësisë) së lejuar të plasaritjes, -përcaktimi i kohës së shfrytëzimit të materialit gjatë rritjes së madhësisë së plasaritjes deri në vlerën e lejuar, -Përgatitja e sanimit ose ndërrimi, pas kalimit të kohës së përcaktuar,
  61. 61. -kontrolli i përditshëm i përhapjes (rritjes) së plasaritjes, -hapja e vrimës në majën e plasaritjes nëse është e mundur nga aspekti konstruktiv, -nëse plasaritja eventualisht rritet me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e llogaritur, të përshpejtohet veprimi i përgatitjes për sanim, përkatësisht ndërrim të materialit, detalit-konstruksionit, -nëse është e nevojshme të zvogëlohet ngarkesa e zbatuar në eksploatim, -të realizohet sanimi, përkatësisht ndërrimi sa më parë që është e mundur.
  62. 62. Plani VII: Për material, detal-konstruksion identik me ate ku janë zbuluar (identifikuar) plasaritje Aktiviteti: -të shfrytëzohet materiali, detalikonstruksioni i dëmtuar, përkatësisht i ndërruar, për marrjen e mostrave (kampioneve) për përcaktimin e vetive mekanike, -Të zbatohet njeni prej planeve Iia, II-b, III-a, III-b ose plani IV.
  63. 63. Rregullativa ekzistuese për përhapjen e plasaritjes Hartimi dhe zbatimi i planeve të kontrollit për përhapjen e plasaritjes varet nga rëndësia e konstruksionit, përkatësisht pasojat e mundëshme që pasojnë pas shkatërrimit të tij. Përcaktimi i ngarkesës së lejuar dhe madhësisë (gjatësisë) së lejuar të plasaritjes duhet përcaktuar në mënyrë kualitative dhe kuantitative, varësisht nga lloji i materialit, përkatësisht detalit-konstruksionit.
  64. 64. Për aeroplanë, nëndetëse, platforma për naftë, enë dhe gypa nën presion dhe për konstruksione tjera me rëndësi, patjetër duhet të hartohen dhe zbatohen plane të kontrollit me specifika të caktuara. Vlen të theksohet se pasojat e mundshme nga shkatërrimi duhet parashikuar dhe pranuar si reale, por duhet minimizuar probabiliteti i ndodhjes së shkatërrimit. Planet duhet hartuar dhe harmonizuar në varësi të pasojave që do të rrjedhojnë nga shkatërrimi. Pra, materiali, detali-konstruksioni mundësisht të jenë sa më tolerant ndaj
  65. 65. Në shtetet me industri të zhvilluar (SHBA, BE, Rusi, Japoni etj.) ekzistojnë rregulla, respektivisht ligje të cilat i definojnë kriteret e kontrollit të materialit (detalit) nga aspekti i mekanikës së shkatërrimit, varësisht nga lloji i konstruksionit, respektivisht pajisjes (rregulla për kontrollin e pjesëve të industrisë kosmike, të industrisë navale/detare, të centraleve nukleare (bëthamore), të konstruksoneve dhe objekteve rrugore etj). Në SHBA, ekzistojnë rregulla standarde për këto fusha përkatëse:
  66. 66. -Rregulla për enë dhe gypa nën shtypje (presion) dhe për centrale bërthamore, të hartuara nga Shoqata amerikane e inxhinierëve të makinerisë (American Society of Mechanical Engineers-ASME), -Rregulla për ura të çelikut, të hartuara nga Asociacioni Amerikan për rrugë shtetërore dhe transport (AASHTO), -Rregulla për aeroplanë civilë dhe ushtarakë, të hartuara nga Administrata federale për fluturim ajror (ASIP), -Rregulla për pjesët e salduara të anijeve, etj.

×