O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

Paragjykimet

7.604 visualizações

Publicada em

Publicada em: Imóveis
  • Dating direct: ❤❤❤ http://bit.ly/39mQKz3 ❤❤❤
       Responder 
    Tem certeza que deseja  Sim  Não
    Insira sua mensagem aqui
  • Sex in your area is here: ❶❶❶ http://bit.ly/39mQKz3 ❶❶❶
       Responder 
    Tem certeza que deseja  Sim  Não
    Insira sua mensagem aqui

Paragjykimet

  1. 1. Paragjykimet përgjithësisht përcaktohen si gjykime të pafavorshme, përgjithësisht negative karshi njerëzve, formuar mbi bazë karakteristikash të përgjithshme, përkatësie në një grup të caktuar apo informacionesh të cekëta. Kështu kemi paragjykime mbi bazën e seksit, karshi femrave në përgjithësi, paragjykime për shkak të moshës, racës, fesë, kombësisë, por edhe për shkak të pamjes, një veprimi a fjale të vetme, një karakteristike morale a fizike që nuk na pëlqen te të tjerët etj. Shpesh paragjykimet janë kategorike, sepse njerëzit janë të prirur t’i ndajnë njerëzit a t’i mendojnë të futur në kategori, si formë më e lehtë gjykimi. Kështu thuhet me një të rënë që filani “është negativ”, “psikopat”, ‘komunist”, pa u thelluar aspak në faktin që njeriu është shumë dimensional dhe ka një larmi tiparesh që e karakterizojnë. Ta fusësh thjesht në një kategori dhe aq, do të thotë të japësh përshkrimin më të cekët e paragjykues që mund të bëhet për të. Shpesh paragjykimet vinë edhe sepse mendimi a gjykimi i njerëzve është pozitiv për anëtarët e grupit, shtetit, kombit ku ata vetë bëjnë pjesë e për rrjedhojë, negativ a më i ulët për ata që u takojnë grupeve të tjera. Grupi të cilit nuk i takojmë, a ndryshe grupi tjetër, shihet si më homogjen, pra paragjykohet më lehtë duke iu veshur anëtarëve të vet karakteristika të përbashkëta që ata mund të mos i kenë të gjithë. Ndërkohë, grupi ku bëjmë pjesë shihet si heterogjen, më i larmishëm edhe sepse e njohim më mirë dhe në detaje çdo anëtar. Ky lloj paragjykimi sipas grupit i takon teorisë së racizmit simbolik. Sipas saj, anëtarësia në të, formon një pjesë kryesore të identitetit të individit. Për rrjedhojë lind paragjykimi për të tjerët, jashtë grupi, duke i parë dallimet kulturore me ta në favor të vet. Po kështu shihen ndryshimet fetare si jokompatibël me besimin fetar të paragjykuesit. Shqiptari në përgjithësi nuk vuan nga këto lloj paragjykimesh edhe për shkak të izolimit të gjatë dhe pengimit të njohjes e si rrjedhim, fetishizimit të kulturave të ndaluara të të tjerëve. Po kështu në aspektin fetar tek ne kanë munguar paragjykimet ndaj të tjerëve për shkak të fesë, edhe për shkak të mungesës së një kulture të përgjithshme solide a bazale fetare. Perceptimi i anëtarëve të grupeve të tjera si agresivë e violentë, është një tjetër lloj paragjykimi i njohur për ne dekadat e fundit. Shqiptarët janë parë sidomos si objekt i këtij paragjykimi nga europianët në vitet ‘90 pas emigrimit. Burim tjetër i paragjykimeve është hierarkia e grupeve dominuese që legjitimon mitet, sipas të cilave justifikohet moralisht e intelektualisht pozicioni zotërues i disa popujve a shteteve dhe zotërimi syresh i burimeve të shumta natyrore. Këto lloj legjitimimesh mbajnë hierarkitë paragjykuese në këmbë dhe shtojnë akoma më tepër paragjykimet negative karshi popujve të vegjël, të diskriminuar nga historia etj., si yni. Paragjykimet vinë kryesisht nga stereotipet që janë përgjithësime rreth karakteristikave tipike të anëtarëve të një grupi, (ato vazhdojnë edhe kur ka fakte që i hedhin poshtë këto paragjykime). Shqiptarët janë sidomos tipikë për këto vlerësime me këmbënguljen e pamotivuar dhe konsiderimin si dobësi logjike a karakteri, ndryshimin e mendimit të dhënë tashmë njëherë. Tek ne mbivlerësimi i sjelljeve negative të të paragjykuarve është shpesh vlerësimi tipik për ta. Për rrjedhojë shihen si përjashtime shembujt që hedhin poshtë stereotipet. Sipas një tjetër modeli, paragjykimi është një konflikt midis dëshirës për të shprehur paragjykimin dhe asaj për të pasur një vlerësim pozitiv për veten. Duke zhvlerësuar a paragjykuar negativisht të tjerët, njeriu shmang ndjesitë a vetëvlerësimet negative për veten. Edhe kjo është gati-gati tipar kombëtar yni: pothuaj gjithnjë inferioriteti ekuilibrohet me uljen paragjykuese të vlerave të tjetrit, madje edhe pa e njohur pothuaj fare atë. Fenomen ky i njohur në psikologji me emrin disonanca konjitive. Ndërkohë diskriminimi është realizimi konkretisht i paragjykimit, veprimi konkret, përgjithësisht negativ, ndaj objektit të paragjykimit. Këtu shqiptarët janë më të rezervuar dhe mbeten më shpesh tek shprehja me fjalë e paragjykimit.
  2. 2. Ndër paragjykimet, më të njohurat janë ato seksore, sipas të cilave siç dihet, femra nuk vlen a konsiderohet më pak e aftë se mashkulli. Te shqiptarët në veçanti, ky paragjykim ka qenë zotërues për një kohë të gjatë dhe vazhdon të jetë, ndonëse më pak, edhe sot. Ky paragjykim është reflektuar që nga ngarkesa me dru e femrës e deri te mospërfshirja apo përfshirja e saj minimale në punë me rëndësi a pozicione të larta shtetërore. Ndonëse tek ne flitet jo pak për këtë realitet paragjykues, ende nuk kapet thelbi i problemit. Synimi kryesor, fokusi mbetet barazia gjinore, propaganda për të, pa realizuar a u fokusuar tek bindjet a besimet e meshkujve por edhe të vetë femrave lidhur me raportin burrë-grua. Pse gratë ndjehen ende të diskriminuara, ndonëse ka kaq kohë që flitet e veprohet shumë e madje në ndonjë vend edhe dënohet me ligj seksizmi. Edhe sepse pritshmëritë e vetëbesimi i vetë grave, sidomos tek ne, janë ende të dobëta, dhe reagimet negative ndaj femrave që synojnë a arrijnë pozicione lidershipi janë ende të forta. Pra ka ende barriera psikologjike, paragjykime të brendësuara fort, njëanshmëri në qëndrimet individuale e institucionale, që i pengojnë femrat sado të kualifikuara të arrijnë pozicione të larta. Nacionalizmi është një paragjykim që bazohet në karakteristikat e përbashkëta kulturore, identitetin e përbashkët dhe në mbivlerësimin e tyre në raport me ato të kombeve të tjera. Kështu theksohen shpesh pa të drejtë mjaft karakteristika kinse pozitive që i ka vetëm ky apo ai komb a popull, a grup njerëzish. Shpesh ky paragjykim sidomos tek ne është efekt i kundërt i kompleksit të inferioritetit, sidomos të së shkuarës, apo edhe i dëshirës për të dalë së fundmi me nxitim në arenën ndërkombëtare të vlerave, ku kemi munguar gjatë si rrjedhojë e izolimit. Kështu kemi shfaqje të tepruara nacionalizmi në sport, art etj, dhe së fundmi edhe në politikë a gjeopolitikë duke kërkuar të bëjmë efekte që për vetë realitetin ku jemi, janë absurde. Në disa raste njerëzit tanë kërkojnë të rrisin vetëvlerësimin duke e parë veten si pjesë të një grupi superior apo duke u identifikuar me njerëz të famshëm si p.sh. me futbollistë fitimtarë të ekipit kombëtar, artistë tanët të njohur në botë, ndonëse të paktë etj. Kështu i jepet vetes duke paragjykuar pozitivisht, identitet i njësuar me vlerat më të larta apo të amplifikuara kombëtare. Kjo ka vlerën e vet në rrethana të caktuara historike, por duhet kombinuar me vlerat individuale dhe nuk duhet lejuar të kalojë deri në shovinizëm, apo siç thuhet ‘në strehë të fundit për maskarenjtë e sharlatanët e dështuar individualisht’. Një atlet i vetmuar vazhdonte stërvitjen duke vrapuar rreth stadiumit, kur shokët e tij brenda në stadium shijonin kurorat e lavdisë. Pas disa kohe u shpall kampion: është një shembull që më vjen ndër mend sa herë njerëzit kërkojnë me padurim lavdinë e madhe nëpërmjet identifikimeve ekstreme. (Në disa raste, madje në mungesë të arritjes së lavdisë nacionale a individuale, shqiptarët identifikohen edhe me lavdi ekipe kombesh të mëdha, me klube fitimtare si Milan a Real, me lojtarë të mëdhenj, duke u bërë a vetëshpallur milanistë, juventinë etj. Kjo është sërish një derivat i kërkimit të identitetit individual pas nacionalizmit të parealizuar). Shqiptarët janë gjithashtu tipikë për favorizimin ekstrem të vetes mbi bazë përkatësie grupi a kombi kur u kërcënohet vetëvlerësimi, në situata të caktuara politike a historike, apo kur ndjehen të marxhinalizuar. Shumë rrallë, madje edhe kur faktet historike janë kokëforta (për to shpeshherë as dinë e as duan të dinë), i japin të drejtë vetes, veç vetes dhe aspak të tjerëve. Homofobia shfaqet si paragjykim për shkak të orientimit a preferencave seksuale të njerëzve. Kryesisht shfaqet siç dihet, ndaj homoseksualëve, gay, lesbike etj. Tek ne kohët e fundit po promovohen forttë drejtat e homoseksualëve dhe po luftohet kundër paragjykimeve për ta. Ka angazhim deri në rang qeveritar. Por po
  3. 3. promovohet gjithashtu në media e në mjedise publike një qëndrim disi i tepruar publik fals në favor të tyre, nisur edhe nga interesa politike, vetëvlerësimi etj. I njohur edhe si efekti “token”, ky lloj qëndrimi vë në dukje me bujë veprime të parëndësishme, por spektakolare pozitive karshi të paragjykuarve, për t’i përdorur më vonë këto si justifikime për moskryerjen e veprimeve më thelbësore pozitive në favor të tyre. Kështu, duke dashur të dalin publikisht si jo paragjykues e të moderuar, u shfaqën në publik me biçikleta krahas homoseksualëve,punonjës të administratës së Avokatit të Popullit, në një kohë që puna e tyre kryesore është jo demonstrimi a propaganda, por mbrojtja e homoseksualëve rast pas rasti për diskriminime konkrete. Shfaqemi kështu edhe si më të avancuar se popuj shumë më të qytetëruar të vendeve nga më të zhvilluarat. Rrezikojmë veç kësaj të lindim e ngjallim pse jo një kulturë jotradicionale dhe edukim jonormal të brezave të rinj duke fetishizuar atë çka duhet shumë ta mbrojmë ndaj diskriminimit e paragjykimeve. Për këtë arsye, por edhe për vetë natyrën e formimit e mentalitetit tradicional shqiptar, mund të mbahet një qëndrim disi më i ekuilibruar, sigurisht gjithmonë, kundër paragjykimeve homofobike. Paragjykimi nuk luftohet me një vrull e formalisht, por ka disa kushte për t’u realizuar, të cilat do i shohim edhe më poshtë. Racizmi është një paragjykim që bazohet në tipare fizike, si ngjyra e lëkurës etj., e që mbi këtë bazë determinon karakteristikat kulturore të një race (p.sh ajo e zezë) a grupi si më inferiore. Tek ne, ky paragjykim nuk është shumë i përhapur, ndonëse edhe pakicat raciale tek ne janë të pakta, dhe nuk kanë qenë asnjëherë problem. Pakicat egjiptiane që shfaqin herë-herë probleme kanë patur përplasje më shumë me politikat shtetërore sesa me njerëzit në përgjithësi. Gjithsesi paragjykimet e shqiptarëve ndaj pakicave të tilla, ndonëse në masë të vogël ekzistojnë, por kurrë deri në diskriminim, eksese a veprim konkret karshi tyre. Paragjykimet fetare tek ne janë pothuaj inekzistente dhe bashkëjetesa paqësore fetare e trajtimi i njerëzve të feve të tjera, martesat mes fesh të ndryshme etj., janë bërë shpesh shkak mburrjesh në botë, për të demonstruar tolerancën tonë fetare. Në të vërtetë, fetë historikisht nuk kanë patur bazament edukativ e tradicional këtu. Shkollimi, institucionet dhe formimi fetar ose kanë qenë të cekët, ose të importuar a të realizuar nëpërmjet konvertimesh pragmatiste nga njëra fe në tjetrën. Për më shumë, nën regjimin komunist janë vënë edhe barriera ideologjike e politike si ato të vitit 1967, që eliminuan krejt institucionet fetare e ndaluan besimin fetar. Për rrjedhojë, shqiptari në përgjithësi në disa breza të rinj konsekutivë është rritur pa fe e besim, gjë që e ka bërë vetëm formal konsiderimin e tij si popull me tri besime. Në të vërtetë edhe ajo çka dinë mjaft të huaj për ne në këtë aspekt është tepër e cekët. Kështu tregon mosnjohje të thuash se shqiptarët janë 70% popull mysliman kur ne kryesisht, veç nga emri dallojmë si të tillë dhe jemi mjaft pak zbatues, praktikantë të riteve fetare. Pra edhe njohja e feve nuk ka qenë në rrënjë, e për rrjedhojë nuk ka pasur luftëra a konflikte fetare e për më pak as paragjykime a diskriminim fetar. Nuk duhet pra të mburremi kaq shumë në këtë aspekt, por natyrisht duhet ta vlerësojmë faktin historik pozitiv që është në favor të harmonisë e tolerancës fetare. Paragjykimet e kota, formale, apo për shkak të një karakteristike që tjetrit i duket jo e pakëndshme ose e padëshirueshme. Këto janë paragjykime individuale që sjellin raporte negative të pajustifikuara mes njerëzve. Kështu paragjykohen negativisht njerëz sipas karakteristikash fizike, si lloji i fytyrës, mbajtja e trupit, shprehjet e fytyrës, etj. Tipike shprehja absurde paragjykuese shqiptare, për të panjohurit e papëlqyeshëm pa asnjë shkak: “Ky sikur më ha bukën?!
  4. 4. Paragjykimi apo diskriminimi gjuhësor: ka në bazë përdorimin e gjuhës, ku përfshihen gjuha amtare individuale, dialekti ose karakteristikat e të folurit të individit si aksenti, volumi i fjalorit (sa shumë fjalë njeh e me ç’variacion i përdor etj). Kështu tek ne paragjykohen njerëzit që vijnë nga Veriu e malësitë mbi bazën e gjuhës së tyre, por edhe të kufizueshmërisë së fjalorit për të cilin në disa raste me shpoti thuhet se reduktohet në 300 fjalë. Po kështu paragjykimi gjuhësor lidhet edhe me sintaksën, ndërtimin e fjalisë, konstruktin e saj etj. Tek ne deri edhe miset e vajzat e bukura do të jepnin mjaft shkas për këto paragjykime a më saktë kritika. Por çuditërisht, tek ne ende vazhdon të ndodhë e kundërta. Kjo sepse goditjen e ka marrë vetë gjuha e për rrjedhojë njerëzit e përdorin atë si të duan, shpesh duke e shkelur e shtrembëruar, dhe duke e çuar në degradim gjithnjë e më të madh. Kështu, njerëz me nivel të ulët formimi e shprehjeje gjuhësore jo vetëm nuk paragjykohen, madje as gjykohen, por paragjykojnë njerëzit e formuar e me nivel kulturor gjuhësor të lartë. Kjo sidomos kur të parët arrijnë edhe deri në majat e pushtetit. Kështu ka ministra a deputetë, politikanë që flasin për tmerr në dialekt a me gabime gjuhësore e sintaksore, ka vajza modele a mise që nuk njohin Ismail Qemalin, a ndërtojnë fjali gramatikisht të tmerrshme. Dhe ndodh që për shkak të masës gjithnjë e më të madhe të injorancës së këtij lloji, që ata jo vetëm nuk paragjykohen, por kthehen gradualisht në normalitet duke i zhvendosur diskriminimet tek të kulturuarit. Do të thuhej:“Në mbretërinë e budallenjve, njerëzia tallen me të mençurit”. Për të gjithë ata që operojnë, me një mënyrë a tjetër, në jetë ose në sferën publike, në botën e mendimit, për ata që mendojnë dhe për ata që veprojnë, rreth paragjykimeve mbahet një qëndrim kryekëput i ndryshëm. Për ata qëmendojnë, paragjykimet janë objekti i parë i dëshirueshëm për t’u hedhur poshtë, për t’u kritikuar, për t’u analizuar, mundësisht për t’u përmbysur. Krejt e kundërta ndodh me ata që veprojnë, të cilat me paragjykimet kanë një raport shumë më pozitiv. Paragjykimet janë një instrument shumë i dobishëm dhe efikas për të mbaruar punë shpejt, për të marrë një vendim shpejt, për ta formuluar një vendim duke harxhuar sa më pak energji. Le t’i marrim me radhë dhe të shohim se cila është më e udhës në lidhje me paragjykimet. Paragjykimet në parim, nga vetë etimologjia e fjalës, vijnë nga një gjykim paraprak ende i pashqyrtuar, në lidhje me çështje, fenomene, individë, ngjarje, ose të themi, prirje shoqërore të cilat kanë dhënë provën në të kaluarën, kanë manifestuar tipare në të kaluarën, dhe janë shndërruar në një lloj arketipi ose një lloj prototipi për individët me tipare të ngulitura. Nuk do kishte sferë të mendimit njerëzor, reflektimit, intelektualizmit apo akademizmit, në qoftë se nuk do të kishte një përpjekje të pashtershme për t’i hedhur poshtë këto paragjykime, për t’i rishqyrtuar ato periodikisht ose pafundësisht, dhe për të ndërtuar të vërteta të reja, për të gjetur misteret e të vërtetave të mëparshme, që deri në atë moment dukeshin si mister, ose për të çuar përpara një dije aty ku zona e njohurisë është e mugullt dhe e paqartë. Krejt e kundërta do të thuhej për ata që, në një mënyrë ose një tjetër, duhet të veprojnë, duhet të marrin veprime në shpejtësi ose në stres, duhet të kalojnë nga një veprim në tjetrin, duhet të ndërtojnë një operacion të izoluar apo të integruar me pasoja mbi komunitetet, njerëzit, financat, apo të themi çështjet e një vendi.
  5. 5. Le të marrim dy ilustrime: Për një shkencëtar, një psikolog, për një krimolog, te një kriminel, apo qoftë dhe një me sjellje përsëritëse kriminale, ka gjithmonë një arsye më të thellë, më jashtë tij, më jashtë autorit të krimit, autorit të veprës së përsëritur penale apo kundërvajtjes. Pikërisht në këtë kërkim, në këtë shpjegim, në këtë, të themi refleksion, bën pjesë, ose e gjen thelbin e vet, ligjin e vet, të vepruarit e kërkuesit, e shkencëtarit. Avancimi i dijes, dhe më pas përmirësimi ndoshta i legjislacionit, i politikave të caktuara publike, ose psikologjike të trajtimit të njerëzve që janë subjekte të krimit. Krejt ndryshe do ta shihte një polic, një komisar policie, apo një drejtor policie, apo një ministër i Brendshëm. Për të një përsëritës është apriori, me një paragjykim të drejtë, një person më i rrezikshëm se të tjerët, një person i dyshuar, një person i cili duhet pasur kujdes dyfish, duhet dënuar dyfish, apo nuk duhet toleruar më. Edhe pse herën e dytë, sipas shkencëtarit, kërkuesit, kriminalistit, psikologut, sociologut, ai mund të kishte pasur një arsye jashtë vetes, për atë që ka bërë. Në këtë kuptim, keqkuptimi mbi paragjykimet, ose kuptimi mbi paragjykimet, për ta thënë më drejt, shndërrohet në një. Për disa, paragjykimet janë gjëja e parë që duhen rrëzuar, duhen tejkaluar, dhe për disa paragjykimet janë instrumenti i parë i veprimit. Me anë të tyre mund të jenë më të sigurt, mund të marrin një vendim më pak të gabueshëm, me më pak risk. Atëherë çfarë gjykimi mund të kemi mbi paragjykimet! A duhet t’i paragjykojmë ato? Në parim, apo pamje të parë, mund të thuhet se, sipas llojit të veprimtarisë njerëzore, sipas llojit social, mund të kemi këtë qëndrim, ose atë qëndrim. Në rastin emendimit mund të themi që paragjykimet janë për t’u luftuar, janë për t’u kapërcyer, janë për t’u risistemuar, apo të gjejmë një të vërtetë tjetër zëvendësuese. Ndërsa për ata të lëmit të veprimit, ata që vendosin, veprojnë, firmosin, vulosin, kanë një përgjegjësi, apo kanë një aksion për të kryer, paragjykimet mund të ishin të dobishme. Kjo nuk është një dilemë për t’u kapërcyer. Paragjykimet në sferën shoqërore mund të shërbejnë, në totalin e tyre, si një instrument i dobishëm, ashtu siç bacilet, ose disa mikrobe, që janë baza e gjithë industrisë farmaceutike. Problemi është, në çfarë forme përdoren ato, dhe në çfarë forme apo mase ato janë të ngurtësuara ose janë ide fikse në krahasim me dinamikën e një paragjykimi ose të një fenomeni. Pra ‘po’ paragjykimeve, por jo ngurtësisë kundrejt tyre. Paragjykimi bën pjesë, në këtë mënyrë, në fondin e eksperiencës njerëzore, ose të veprimit njerëzor, veprimit përsëritës njerëzor, për të krijuar një mundësi që shoqëria të mund të trashëgojë më të mirën e eksperiencës së vet. Që shoqëria të mund të shfrytëzojë nga brezat kuintesencën e fenomeneve, ideve, ngjarjeve, personazheve historike. Ashtu siç bomba bërthamore, ose të themi energjia bërthamore, nuk është as edhe njëherë e keqe në vetvete, por përdorimi i saj është i mirë ose i keq, mund të përdoret për mjekësi, por mund të përdoret kundër njerëzve, mund të përdoret për të ruajtur paqen kundër terroristëve, apo mund të përdoret për të kërcënuar një vend të lirë, ashtu edhe paragjykimet në këtë pikëpamje e humbasin statusin e tyre plot ngjyra dhe kthehen në një instrument neutral të veprimit shoqëror. Mjafton të shohim mënyrën e përdorimit, kohën dhe vendin, si dhe shkallën e ngurtësisë ndaj një paragjykimi. Mjafton që një paragjykim të mos kthehet në një ide fikse. Pikërisht me këtë ide, gjatë kësaj rubrike në formatin e ri të gazetës MAPO për weekend-in, do të merremi për disa javë rresht, duke u përpjekur të rishqyrtojmë disa ide fikse, ose më saktë disa paragjykime që ekzistojnë në mjedisin tonë shoqëror, në lidhje me ngjarje, persona, fenomene,
  6. 6. dukuri historike, data, qëndrime, këndvështrime, të cilat kanë lënë vragë në ndërgjegjen tonë shoqërore, në agorën tonë, duke u shndërruar, ose në një forcë inerciale shumë të fuqishme për zhvillimet e sotme, ose në një forcë fërkimi të paneglizhueshme, në funksion, pikërisht të asaj, të disa zhvillimeve, ose disa tendencave të shoqërisë shqiptare. Ide të tilla janë të shumta në një moment të caktuar në një shoqëri të caktuar. Disa prej tyre më vijnë ndërmend menjëherë. A ishte luftë civile Lufta Nacionalçlirimtare?; a ishte, a është, Berisha diktator?; a është Nano liberal?; a është republika parlamentare forma më e mirë, më demokratike?; a janë shqiptarët shtet-formues apo shtet-shkatërrues?; a janë universitetet private më të mira, apo më të këqija?; a është brezi i sotëm me më pak vullnet se brezat e mëparshëm?; a është Rama një jo-politikan ose një njeri jokonvencional?; a ka përplasje Veri-Jug në Shqipëri?; a jemi shoqëri konfliktuale apo shoqëri thellësisht pragmatiste?; a ka bashkëjetesë fetare në Shqipëri?; a janë shqiptarët më fatkeqët e kombeve të Europës?; a po shpërbehet familja shqiptare?; dhe shumë ide të tilla ose klishe të tilla, ose paragjykime të tilla që rëndojnë, mbushin atmosferën, mbushin debatin dhe ndoshta e bëjnë edhe të mërzitshëm, diskursin publik në Shqipëri.

×