O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

Termodinamika

Njohuri mbi Termodinamika
QAKP'Gjon Nikollë Kazazi'

  • Entre para ver os comentários

  • Seja a primeira pessoa a gostar disto

Termodinamika

  1. 1. Punoi:Qendrim Tara X/4 Tema : Termodinamika Prof. Donika Shala –Lleshi
  2. 2. Termodinamika Një sistem termodinamik tipik – nxehtësia lëviz nga dhoma e nxehtë (boileri) tek (kondensuesi) i ftohtë dhe nga ky proçes përftohet puna Termodinamika (prej gj.grekethermos që do të thotë nxehtësi dhe dynamis që do të thotë energji/fuqi) është degë e fizikës që studion ndikimin e ndërrimit të temperaturës,shtypjes dhe vëllimit në sistemet fizike të madhësisë makroskopike përmes analizimit të lëvizjeve kolektive të grimcave të tyre, duke përdorur statistikën. Përafësisht, nxehtësi do të thotë “energji në tranzit (lëvizje)” dhe dinamika ka të bëj me “lëvizje/transferim”; kështu që në thelb termodinamika studion lëvizjen e energjisë dhe se si energjia shndërrohet.
  3. 3. Një sistem termodinamik tipik – nxehtësia lëviz nga dhoma e nxehtë (boileri) tek (kondensuesi) i ftohtë dhe nga ky proçes përftohet puna
  4. 4. • Pika e fillimit për çdo faktor termodinamik janë ligjet e termodinamikës, të cilat theksojnë se energjia mund të transferohet/shndërrohet në mes sistemeve fizike, në trajtë të nxehtësisë ose punës. Ato gjithashtu thonë se ekziston një madhësi e quajtur entropi, e cila mund të përcaktohet për çdo sistem. Në termodinamikë, bashkëveprimet mes ansambleve të mëdha të objekteve janë studiuar dhe kategorizuar. Kryesore me këto janë konceptet e sistemit dhe rrethinës. Një sistem është i përbërë prej grimcave, lëvizja mesatare e të cilave përcakton vetitë, të cilat siç duhet janë të lidhura me njëra tjetrën me ekuacionin e gjendjes. Vetitë mund të bashkohen e të shprehin energjinë e brendshme, dhe potencialet termodinamike përdoren për të caktuar konditat/kushtet për ekuilibër dhe procese spontane.
  5. 5. • Një histori e shkurtër e termodinamikës fillon me shkencëtarin gjerman Otto von Guericke, i cili në vitin 1650 dizajnoi dhe ndërtoi pompën e parë të vakumit në botë dhe krijoi vakumin e parë ndonjëherë në botë i njohur si hemisferat e Magdeburg – ut. Ai u shtyt ta bëjë vakumin/boshllëkun në mënyrë që ta përgënjeshtrojë/hedh poshtë supozimin e gabuar e të mbajtur një kohë të gjatë të Aristotelit se “Natyra e urren vakumin”
  6. 6. Termodinamika klasike • Termodinamika klasike është variacion i termodinamikës, i viteve të hershdhe vetitë si energjia, puna dhe nxehtësia dhe me ligjet e termodinamikës, por të gjithave u mungonte interpretimi me të 1880, që u mor me gjendjet termodinamike, atomik. Në formë paraprake, termodinamika klasike buron prej fizikanit Robert Boyle, i cili më 1662 theksoi se shtypja/presioni p për një sasi të dhënë gazi ndryshon anasjelltas me vëllimin V në temperaturë konstante; forma e ekuacionit pV = k, konstante. Prej këtu, një ngjasim i termo – shkencave filloi të zhvillohet me konstruksionin e makinës së parë me avull/atmosferik në Angli nga Thomas Savery në 1697 dhe Thomas Newcomen në 1712.
  7. 7. Paraqitja e termodinamikes klasike
  8. 8. Termodinamika statike • Kjo fushë u quajt termodinamikë statistike, e cila mund të mendohet si një urë lidhëse në mes parametrave makro dhe mikroskopikë të sistemit. Esencialisht, statistika termodinamike është një afrim i termodinamikës me statistikën mekanike, e cila përqendrohet derivimin/rrjedhojën e rezultateve makroskopike prej fillesave të para. Mund t’i kundërvihet parardhësit historik termodinamikës fenomenale, e cila jep përshkrime shkencore të fenomeneve duke iu shmangur detaleve mikroskopike.
  9. 9. Paraqitja e termodinamikes statike
  10. 10. Termodinamika kimike • Termodinamika kimike studion raportin e nxehtësisë me reaksionet kimike ose me ndryshimet fizike të gjendjes pa kufizimin e ligjeve të termodinamikës. Gjatë viteve 1873 – 76 matematikani – fizikani amerikan Wiilard Gibbs botoi tre teori/letra më e famshmja ishte On the Equilibrum of Heterogeneous Substances, në të cilën ai tregoi se si proceset termodinamike mund të analizohen grafikisht, duke studiuar energjinë, entropinë, vëllimin, temperaturën dhe shtypjen e sistemit termodinamik
  11. 11. Termodinamika kimike
  12. 12. Sistemet termodinamike • Sistem quajmë një grup elementesh të veçanta që kryejn funksion te perbashket. Sistemet e izoluara – materia dhe energjia mund të mos e kalojnë kufirin. • Sistemet adiabatike – nxehtësia s’e kalon kufirin. • Sistemet diatermike – nxehtësia e kalon kufirin. • Sistemet e mbyllura – materia s’e kalon kufirin. • Sistemet e hapura – nxehtësia, puna, materia mund ta kalojnë kufirn.
  13. 13. • Punoi : qendrim Tara x-4 gjimnaz 1.Cka thot ligji mbi termodinamiken? 2.Cfar lloje te termodinamikes kemi ? 3.Cilat jan sistemet e termodinamikes?

×