O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

Kalaja e Krujes

12.079 visualizações

Publicada em

Publicada em: Turismo

Kalaja e Krujes

  1. 1. KALAJA E KRUJES “Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
  2. 2. Pak histori mbi qytetin e Krujes Eshtë një prej qyteteve më historike të Shqipërisë. Emri i Krujës rrjedh nga fjala shqipe “ krua”. Emri dhe rëndësia e Krujës lidhet me veprën dhe aktivitetin 25 vjeçar të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, i cili e shndërroi Krujën dhe kështjellën e saj në një pikë të papërkulur rezistence ndaj Osmaneve, duke e bërë atë të njohur dhe të famshme në të gjithe Evropen. Në periudhën bizantine ajo përmendet si një qendër peshkopale. Rreth vitit 1190, aty u krijua i pari shtet feudal shqiptar. Më vonë ajo kaloi nën sundimin e familjes feudale shqiptare të Topiajve. Në 1430 ajo u kthye në qendër të kryengritjes shqiptare të udhëhequr nga Gjon Kastrioti. Periudha më e lavdishme fillon në 28 Nëntor të vitit 1443, kur kalaja e Krujës u morr në kontrollin e Gjergj Kastriotit, i cili organizoi rezistencën e gjatë anti-otomane. Që nga kjo periudhë, Kruja nën udhëheqjen e Skënderbeut, theu tre rrethime të saj nga otomanët. Vetëm 10 vjet mbas vdekjes së tij, në 1478 otomanët pushtuan kalanë dhe shkatërruan qytetin. Qyteti ndodhet në një lartësi prej 560 metrash mbi nivelin e detit, mbi një shpat mali, prej të cilit vizitorët kanë mundësinë të shikojnë një pamje mjaft të bukur drejt perëndimit në detin Adriatik.
  3. 3. Pazari karakteristik i Krujës shtrihet në të dy anët e rrugës së shtruar me kalldrëm që të çon drejt kalasë së Krujës. Nga vendasit njihet ndryshe me emrin Pazari i Derexhikut. Ky pazar ka funksionuar që prej kohës së Skënderbeut në shek e XV, kur dyqanet e tij arrinin deri pranë hyrjes së kalasë. Dyqanet i kanë muret, tavanet dhe qepenat prej druri. Këtu turistët kanë rast për të blerë artikuj të ndryshëm të artizanatit si punime në argjend, bakër, alabastër, qëndistari, bizhuteri, qylyma etj. Pazari i ka rezistuar sundimit 500 – vjeçar turk dhe është restauruar në kuadër të 500 vjetorit të lindjes së Skënderbeut.
  4. 4. Kalaja e Krujes  Mbi nje shkemb te thepisur ne vendin ku kryqezoheshin sinjalet midis Petreles,Prezes,Rodonit e Lezhes, prej nga shikimi i vrojtuesit tretej deri thelle ne det, atje u ndertua kalaja e Krujes. "Zoteruese" e qytetit,fushes, brigjeve te detit,ajo ze edhe nje pozicion te vecante ne historine e kombit shqiptar. Kryeqender qysh ne shtetin e Arberit. Emri i saj dhe i Skenderbeut u bene te njohur ne te gjithe Evropen e asaj kohe. Kalaja e Krujës është një nga kalatë me të njohura në Shqipëri. Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Pranë saj është zbulluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë kryefortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman.
  5. 5. "Qofshi pasqyre e shembull per te gjithe princat, per te gjithe popujt dhe emrin tuaj le ta kurorezoje nje fame e ameshueshme" - keshtu e pergezonte Krujen dhe Skenderbeun Republika e Raguzes me 1452 kur u ndertua kalaja e Krujes
  6. 6. Zanafilla e Kalase  Zanafillen kalaja e ka ne shekujt V-VI.Ndoshta kjo eshte e lidhur me braktisjen e qytetit Ilir Albanopolis. Kalaja i hodhi themelet mbi muret e nje vendbanimi Ilir te shekullit te trete para eres se re. Me emrin Kruje kalaja permendet ne nje dokument kishtar te vitit 879, kohe kur qyteti kishte rolin e nje qendre peshkopale. Ndertimet e metejshme bene qe nga fundi i shekullit te dymbedhjete kalaja te marre formen e plote dhe ka sherbyer si qender e guvernatorit bizantin. Gjate mesjetes sistemi i fortifikimit te kalase eshte persosur e rindertuar disa here, vecanerisht pas tri rrethimeve osmane (1450,1466,1467). Termeti i fuqishem i vitit 1617 si dhe shkaterrimet masive nga osmanet pas shtypjes se kryengritjes te vitit 1832 i sollen demtime te medha kalase. Disa rregullime qe ju bene gjate shekullit te XIX nuk munden ti kthenin shkelqimin e dikurshem. Kalaja e Krujes ka nje pamje eliptike, e cila zbret fuqishem nga lindja drejt perendimit. Muri rrethues ndjek kreshtat e shkembit me perimeter 804 m. Keto mure te trasha 1.5 m, jane te perforcuar me 9 kulla te rrumbullakta dhe katerkendeshe, te cilat jane ngritur ne pjesen me te rendesishme: prane hyrjes kryesore dhe prane burimeve te ujit. Kullat pergjithesisht kane qene te larta e me diameter rreth 15 m. Hyrja kryesore e kalase eshte vendosur nga veri-lindja, ndersa nje hyrje e dyte ne forme tuneli eshte vendosur ne jug-perendim. Ne pjesen me te larte te kodres se fortifikuar, ne shekullin XII-XIV u ndertua selia e feudalit. Prane rrenojave te kesaj selie jane ato te nje kishe dhe lartesohet kulla e sahatit. Gërmimet arkeologjike të
  7. 7. Ky muze eshte inaguruar me 2 Nentor 1982, ndertuar ne keshtjellen e Krujes, ne te majte te hyrjes se saj. Arkitekte te Muzeut jane Pranvera Hoxha dhe Pirro Vaso. Muzeu eshte ndertuar ne Kruje per faktin se Kruja ishte qender e epopese shqiptare te shek. XV kunder osmaneve dhe emri i saj behet i njohur ne te gjithe Evropen. Ndertesa ka karakterin e nje memoriali. Hapesirat e brendshme jane zgjidhur ne menyre qe mjediset te nderthuren duke krijuar nje hapesire te vetme te panderprere, ashtu sic eshte permbajtja e historise se paraqitur. Histora, arkitektura dhe arti perbejne nje te vetme. Jane perdorur elemente arkitektonike historike, si trare te rende e harqe guri. Veprat e artit, gdhendjet me gur, ne dru, hekuri i rrahur si dhe hartat, grafiket, pikturat ne xham etj. kane vlerat e nje materiali ndihmes historik. Muzeu hapet me nje grup skulpturor qe paraqet Gjergj Kastriotin ne mes te popullit. Figurat e lufterave nuk jane te emertuara, veshjet e tyre dhe mbulesat e kokave, tregojne pjesmarrjen e te gjithe krahinave ne lufte per te mbrojtur Muzeu Gjergj Kastrioti
  8. 8. Skulptura e cila paraqet Skenderbeun me nje grup luftetaresh nga krahina te ndryhsme.
  9. 9. Pamje te tjera nga muzeu
  10. 10. Punoi: Keisi Mecaj

×