Projekt

Orgest Balliu
Projekt
Tema: Migjeni ne letersine shqipe.
Qellimi.
• Njohja , studimi , edukimi ne krimtarine e
Migjenit.
• Trajtim I theksuar I realitetit te shoqerise
shqiptare ne ndikimin e artit migjenian.
• Vargje te lira.
• Novelat e qytetit te veriut.
Objektiva.
• Te japim opinion personal per menyren si e
shofim eroin e Migjenit.
• Te paraqese krijmtarine e Migjenit me letersine e
kohes.
• Te vleresoje ne poezi te ndryshme mesazhin
artistik dhe elementin stilistikor qe perdoret.
• Te krijoje atmosfere artistike me recitime poezish
nga vargje te lira.
• Te shkruaje ese letrare me teme “ Molle e
ndalueme .
Migjeni.
Biografia e Migjenit.
• Millosh Gjergj Nikolla ─ ky është emri i tij i vërtetë, se Migjeni, është
pseudonimi ose emri i tij i pendës. Ishte poet dhe prozator shqiptar i
shquar i viteve 1930. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të
lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për
epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi
mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.
• Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në
realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur
jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si "Bukën tonë të
përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e
misrit", "A don qymyr zotni ?", etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e
klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit.
• Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë anticifligare qe i ndjeshëm ne vitet
kur shkroi. Një shtysë te posacme mori përhapja e krijimtarisë se tij pas
Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e
plotë të veprave, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara.
Jeta e veprimtaria.
• , Arsimin fillor e mori në qytetin e lindjes në një shkollë serbo-ortodokse dhe nga 1923 deri më 1925 u shkollua në Tivar ku vetëm në serbisht ka
notën mirë, ku e motra Lenka ishte shpërngulur martuar atje me Llazar Jovanin, familja e të cilit e kishte origjinën ngaKavaja. Daja, Jovan Kokoshi, e
lajmëroi se i pati nxjerrë bursë për në gjimnazin e Manastirit. U nis atje në vjeshtë të 1925. Pasi përfundoi semi-maturën më 1927 me rezultate të
mira, për vjetin shkollor 1927-1928, kundër dëshirës së tij, e regjistruan në Seminarin ortodoks "Jan Shën Teologu" po në atë qytet. Në gjimnazin e
Manastirit ka po t'atillë notë në serbisht, në histori e fizikë, dhe "mjaftueshëm" në matematikë; në zell ka notën tre. Edhe në seminar gjatë vitit të
parë Milloshi ka vetëm "mirë" në serbisht, greqisht, latinisht, frëngjisht, porse vitin e dytë në gjithë këto gjuhë, sikundër edhe në rusisht, qëndron
"shumë mirë"; vetëm në letërsinë kishtare ka "mirë" dhe "i shkëlqyer" në pedagogji, metodikë, gjimnastikë, dhe në këngë. Në klasën e tretë zbret
përsëri në "mirë" në gjuhët klasike dhe në mësimin kryesor, "Shkrimet e Shenjta". Në latinisht as në klasën e katërt s'e ka përmirsuar notën, porse
tani është i shkëlqyer në rusisht dhe shumë mirë në greqisht; notën "mirë" e ka në "Dogmatikë" (teologji), në psikologji e logjikë. Në vjetin e pestë, në
të fundit, është shumë mirë në latinisht dhe pergjithësisht vetëm "mirë" në mësimet fetare të Seminarit. I ka dhënë rëndësi gjuhëvet frëngjisht e
rusisht, me të cilat lexonte drejtpërdrejt autorët më të vështirë. Në diplomën e lëshuar prej drejtorisë së shkollës më 18 qershor 1932, cilësohet "bir i
Gjergjit, tregtar". Me atë "Dëftesë Pjekurie" e shpalli kandidat t'aftë për shërbim kishtar, për mësim të fesë dhe për studime intelektuale të larta në
fakultetet universitare. Me dëftesën e pjekurisë në xhep, Milloshi u nis më 22 qershor 1932 nga Manastiri për në Tivar, tek e motra, Lenka. Në
pasaportën që pati marrë në Manastir prej konsullatës shqiptare lexohen shënimet e titullarit: "Shtati i lartë, balli i rregullt, sytë gështenjë, hunda e
rregullt, goja normale, flokët gështenjë, mjekra e mustaqet e rruara,ngjyra e bardhëshenja të veçanta s'ka". 1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë,
Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Iliria", "Bota e
re" etj. Më 1936 veprat e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Takon Petro Markon para se ai të
nisej për në Spanjë. Kalon një verë me rioshin Lazër Radi, gjë që do frymzonte këtë të fundit t'i kushtonte një libër kujtimesh. Nga fundi i vitit 1937
shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.
• Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën e tij, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve
përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga
brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm. Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të
re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndan
veprën e tij. Në poezitë e para, si "Zgjimi", "Të birt' e shekullit të ri", "Shkëndija", "Shpirtënit shtegtarë", etj. pakënaqësia e thellë ndaj realitetit
çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura të gjalla romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe
forcave që mbanin vendin në errësirë ("kalbësinave që kërkojnë shejtnim"). Kritika e rreptë e gjendjes së rëndë të vendit u gërshetua në këto vepra
me dëshirën e zjarrtë për "një agim të lum e të drejtë kombëtar", me grishjen për të luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si
shkrimtar është karakteristik kalimi i tij i shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik.
• Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në botimet e Migjenit për shkrimtarin
kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte
hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjtë e veprave të tij më të mira ("Bukën tonë të përditshme
falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni ?", etj.)
ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin
në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në
"Poemën e mjerimit", veprën e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëqethëse
të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën
grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga monarkia çifligaro-borgjeze. Në një varg
shkrimesh, si "Zoti të dhashtë" etj., Migjeni fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura
ndaj vuajtjeve që hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi kryesisht në jetën e tyre
vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin që karakterizonte marrëdhëniet e tyre familjare
("Të çelen arkapijat", "Studenti në shtëpi"). Në "Studenti në shtëpi" vuri në lojë inteligjencien
borgjeze, si forcë e paaftë për të luftuar për ideale të larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin
dhe shtypin zyrtar ("Kanga skandaloze", "Programi i një reviste", "Novelë mbi krizën" etj.) Skamorët,
të cilët i urrenin shtypësit, por ende nuk guxonin të ngriheshin kundër tyre, Migjeni i pasqyroi me
simpati të thellë. Në skicat "Luli i vocërr" dhe sidomos te "Zeneli", shkrimtari vuri në dukje aftësitë
intelektuale të masave dhe dëshirën e zjarrtë për ndryshime në gjendjen e tyre shoqërore.
Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado të zbehta të protestës së tyre ndaj padrejtësisë shoqërore
("Mollë e ndalueme"). Rrëfimi i thjeshtë dhe konciz, imtësitë, që zbulojnë thelbin e dukurisë, fryma
polemike, psikologjizmi i hollë, prirja për t'i dhënë personazhet me disa viza, figurat poetike
shprehëse, ironia - këto janë veçoritë kryesore të stilit të Migjenit. Shkrimet e tija lanë gjurmë të
dukshme në letrarët e rinj të kohës.
• Me mohimin e shoqërisë çifligaro-borgjeze dhe aspiratën e fortë
për një të ardhme më të mirë për masat e popullit, Migjeni pati
ndikim të ndjeshëm në rrethet e rinisë përparimtare ; me veprat e
tij ndihmoi në formimin shpirtëror të saj. Këtë rol ato e luajtën edhe
në vitet e qëndresës kundër pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorë
më dorë.
• Pas Çlirimit trashëgimi letrar i Migjenit u bë i njohur plotësisht.
("Veprat" e plota të Migjenit janë botuar tri herë: 1954, 1957, 1961,
kanë dalë edhe një varg botimesh të tipave të ndryshëm). Shkrimet
poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të
huaja. Për jetën dhe shkrimet e tija janë botuar studime e artikuj të
shumtë.
• Me interesimin e Republikës Popullore të Shqipërisë eshtrat e
Migjenit u sollën në atdhe në 1956. Iu dha titulli "Mësues i Popullit"
post-mortem në vitin 1957.
MIGJENI SI PROZATOR.
• LULI I VOCERR
•
Askush s'e njef Lulin. As shokët e tij, që përpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thanë se e njofin,
por ata lozin për hesap të vet e Luli i shikon për hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e
veta, ashtu dhe fëmijtë, ashtu dhe Luli. More Lul! Shumë heret ke fillue me shikue punën tande!
Kur Luli hyn n'oborr të shkollës, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjalë s'i thotë. Ecë ngadale,
tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ecë deri sa të mbrrijë në cak të vet. Aty, te dera e
rruginës shkollore, shumë i pëlqen të qëndrojë. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta të
diellit në këto ditët e vjeshtës. Mbështetet Luli për mur, grushtat e vogjël i shtje ndër xhepa,
hundën picrroke të kuqun nga të ftoftit e mëngjesit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja që ma tepër
tërhjek vëmendjen janë çizmet që i kanë të veshun disa shokë të tij. Sa te bukura janë! Si
shkëlqejnë! - mendon Luli dhe pa dashtje i shkojnë sytë ndër tullumbat e veta, nëpër të cilat shifen
fare mirë të pesë gishtat e kambëve të zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut që ka çizmet ma
të reja. Ulet dhe shef në lustrin e çizmes kambët e veta të zbathuna - aq shumë shkëlqejshin
çizmet!!! Mbasi shoku me çizme fluturoi, Luli ngadalë shkoi te caku i vet, në diell, t'i ngrohi kambët.
- Por kur s'ka diell, si ia ban i shkreti Lul? Ndoshta ia bajnë hallin apostujt e mëshirës dhe të
dashunis... Noshta, ndoshta...
Nganjiher i afrohet mësuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyrën e dlirë dhe pa puça, mësuesi ia ledhaton
faqet, gushën, e Luli i afrohet, ja merr dorën, e shikon me sy pëllumbi, dhe kishte me dashtë t'i falë
diçka mësuesit. Por vjollca nuk ka. Veç në i faltë tollumbat e veta, që kanë hapun gojën si me dashtë
me e hanger mësuesin. Po, po, tollumbat e Lulit të vocërr kanë me e hangër mësuesin.
MIGJENI SI POET.
• ZGJIMI
•
0 vullnete të ndrydhuna ndër grushta të çelikta të shekujve të kaluem!
0 vullnete të shtypuna me themra të ngurta të titajve të tërbuem!
Të cilët n'udhë për në theqafje këtejpari i ranë
dhe vatrat tona në mjerim i përlanë...
0 vullnete të ndrydhura!
0 vullnete të shtypuna!
Shkundni prangat të mbrapshta! E me brimë ngadhnyese,
me hove viganash, dëshirash flatruese,
turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhë zbritni
- ndosht' aty keni për të gjetë fillin e një hymni,
që Illyri e vjetër ndër kremtime këndonte,
ndërsa zemra e kombit në liri kumbonte.
0 vullnete të ndrydhuna!
0 vullnete të shtypuna!
Tash shëgjetat e flakta të shprehjes suej zharitse
drejtoni kah qiella në ball të hyut a të dreqit,
i cili fatin tonë mbytte në mnijë të vet përpise -
a dijë se të Birt' e Shqipes folen ia ngrehën vetvetit
KOMENTI I POEZISE.
• Tema qe trajton migjeni solli elemente te reja ne
letersine shqipe sidomos ne pasqyrimin
ekzistencializimin e jetes se varfer te njerezve duke
demostruar sistemin e prapambetur shoqeror si dhe e
futi shoqerine tone ne nje shkalle shume te larte …..
ide artistike,protesten e hapur endrren per nje bote te
re dhe optimizem te thelle.
• Vendosja e poezise ne kontekstin historic kulturor:
• Sepse nepermjet poezis ai na shon ne nje kohe te
ndyshme historike duke treguar ekzistencen dhe
rezistencen e popullit tone ne shekuJ.
• Punoi : Orgest Balliu.
1 de 12

Recomendados

Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe por
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeAjlinda Idrizi
12.6K visualizações17 slides
Figurat letrare por
Figurat letrareFigurat letrare
Figurat letrareshkumbin muzlijaj
199.3K visualizações67 slides
Komunizmi ne shqiperi por
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiElton Gjoka
49.5K visualizações14 slides
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912) por
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)Kristjana Duni
74.4K visualizações71 slides
Millosh Gjergj Nikolla por
Millosh Gjergj NikollaMillosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaVilma Kafexhiu
17.8K visualizações10 slides
Rilindja Kombetare Shqiptare por
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareOlsi Sita
51.5K visualizações61 slides

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Mjedisi por
MjedisiMjedisi
MjedisiMegi Collaku
171.4K visualizações9 slides
Komunizmi ne Shqiperi por
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiDenis Lezo
44.3K visualizações18 slides
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare por
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareUniversiteti Politeknik Tirane
47.3K visualizações15 slides
Ismail kadare por
Ismail kadareIsmail kadare
Ismail kadareEgzona Shabani
26.9K visualizações27 slides
Adoleshenca por
AdoleshencaAdoleshenca
AdoleshencaMelissa Cani
24.9K visualizações21 slides
Gazeta e shkolles por
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkollesValeria Baçi
148.3K visualizações12 slides

Mais procurados(20)

Mjedisi por Megi Collaku
MjedisiMjedisi
Mjedisi
Megi Collaku171.4K visualizações
Komunizmi ne Shqiperi por Denis Lezo
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
Denis Lezo44.3K visualizações
Ismail kadare por Egzona Shabani
Ismail kadareIsmail kadare
Ismail kadare
Egzona Shabani26.9K visualizações
Adoleshenca por Melissa Cani
AdoleshencaAdoleshenca
Adoleshenca
Melissa Cani24.9K visualizações
Gazeta e shkolles por Valeria Baçi
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
Valeria Baçi148.3K visualizações
Matematika ne jeten e perditshme por Ana Ana
Matematika ne jeten e perditshmeMatematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshme
Ana Ana151.1K visualizações
Uji eshte jete por sonja prendi
Uji eshte jeteUji eshte jete
Uji eshte jete
sonja prendi45.4K visualizações
Gazeta e shkolles por Mirsad - New
Gazeta e shkolles Gazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
Mirsad - New9.9K visualizações
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne) por Rexhino Kovaci
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Rexhino Kovaci29.1K visualizações
Iliret por Edlira Ekmekciu
IliretIliret
Iliret
Edlira Ekmekciu11.1K visualizações
Hebrenjtë në Shqipëri por DonikaLici
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
DonikaLici39.1K visualizações
Filozofia gjate shekullit XVII por Denisa Caushi
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVII
Denisa Caushi6.7K visualizações
Ngrohja globale por Kristjana Llolli
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globale
Kristjana Llolli51.4K visualizações
Problemet e arsimit e shkolles sot por Genti Mustafaj
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sot
Genti Mustafaj33.7K visualizações
Analizë e veprës së një autori por Ertil EB
Analizë e veprës së një autoriAnalizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autori
Ertil EB5.5K visualizações
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit por xhulia osmanllari
PROJEKT-Ndotja e MjedisitPROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
xhulia osmanllari207.1K visualizações
Letersia dhe Folklori !!!! por #MesueseAurela Elezaj
Letersia dhe Folklori !!!!Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!
#MesueseAurela Elezaj38.9K visualizações
shkrimtaret e brezit te humbur por FialdoMema
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humbur
FialdoMema47.7K visualizações

Destaque

Migjeni - Portret/Monografi por
Migjeni - Portret/MonografiMigjeni - Portret/Monografi
Migjeni - Portret/MonografiKolipato Mutanto
4K visualizações107 slides
Projekt letersi por
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersianndos
67.5K visualizações11 slides
Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe por
Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe
Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe sara7991
1.9K visualizações2 slides
Projekt Letersi por
Projekt LetersiProjekt Letersi
Projekt LetersiMehmet Emiri
12.9K visualizações5 slides
Lasgush por
LasgushLasgush
Lasgushnonavet
31.7K visualizações36 slides
Projekt kurrikular por
Projekt kurrikularProjekt kurrikular
Projekt kurrikularValbona Imeraj
39.9K visualizações9 slides

Destaque(19)

Migjeni - Portret/Monografi por Kolipato Mutanto
Migjeni - Portret/MonografiMigjeni - Portret/Monografi
Migjeni - Portret/Monografi
Kolipato Mutanto4K visualizações
Projekt letersi por anndos
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersi
anndos67.5K visualizações
Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe por sara7991
Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe
Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe
sara79911.9K visualizações
Projekt Letersi por Mehmet Emiri
Projekt LetersiProjekt Letersi
Projekt Letersi
Mehmet Emiri12.9K visualizações
Lasgush por nonavet
LasgushLasgush
Lasgush
nonavet31.7K visualizações
Projekt kurrikular por Valbona Imeraj
Projekt kurrikularProjekt kurrikular
Projekt kurrikular
Valbona Imeraj39.9K visualizações
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre por Fatjon Cane
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
Fatjon Cane30.9K visualizações
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI " por #MesueseAurela Elezaj
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
#MesueseAurela Elezaj107.2K visualizações
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis" por Matilda Gremi
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Matilda Gremi62.7K visualizações
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci por mikaela basha
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecidokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
mikaela basha6.7K visualizações
Te drejtat dhe lirit e individit por Egi Zenelaj
Te drejtat dhe lirit e individit  Te drejtat dhe lirit e individit
Te drejtat dhe lirit e individit
Egi Zenelaj21K visualizações
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe por kulla 2010
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
kulla 201022.9K visualizações
Te drejtat e njeriut por Donart Geci
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriut
Donart Geci64.2K visualizações
Bovarizmi por Gersa_a
BovarizmiBovarizmi
Bovarizmi
Gersa_a4.8K visualizações
Dhuro gjak , shpeto jete! por Diana Lamaj
Dhuro gjak , shpeto jete! Dhuro gjak , shpeto jete!
Dhuro gjak , shpeto jete!
Diana Lamaj5.3K visualizações
Media sociale dhe dhurimi i gjakut por Ledja Bunguri
Media sociale dhe dhurimi i gjakutMedia sociale dhe dhurimi i gjakut
Media sociale dhe dhurimi i gjakut
Ledja Bunguri532 visualizações
FIGURAT ME TE RENDESISHME NE SHQIPERI por celmani
FIGURAT ME TE RENDESISHME NE SHQIPERIFIGURAT ME TE RENDESISHME NE SHQIPERI
FIGURAT ME TE RENDESISHME NE SHQIPERI
celmani246 visualizações

Similar a Projekt

Shkrimtare te shquar shkrimtar por
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarDenis Celaj
1.5K visualizações4 slides
Ndre Mjeda - 2015 por
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Riku Verri
18.3K visualizações43 slides
Jeronim dhe dritero por
Jeronim dhe driteroJeronim dhe dritero
Jeronim dhe dritero#MesueseAurela Elezaj
2.3K visualizações18 slides
Letersia nen Diktature por
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureOrnela Keçi
22.6K visualizações23 slides
Kufizimet e letersise gjate diktatures por
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesDarla Evangjeli
9.9K visualizações10 slides
Letersi por
LetersiLetersi
Letersiesipaja
272 visualizações9 slides

Similar a Projekt(20)

Shkrimtare te shquar shkrimtar por Denis Celaj
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Denis Celaj1.5K visualizações
Ndre Mjeda - 2015 por Riku Verri
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
Riku Verri18.3K visualizações
Letersia nen Diktature por Ornela Keçi
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen Diktature
Ornela Keçi22.6K visualizações
Kufizimet e letersise gjate diktatures por Darla Evangjeli
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Darla Evangjeli9.9K visualizações
Letersi por esipaja
LetersiLetersi
Letersi
esipaja272 visualizações
Letersi por esipaja
LetersiLetersi
Letersi
esipaja52 visualizações
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS” por #MesueseAurela Elezaj
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
#MesueseAurela Elezaj50.4K visualizações
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar por Bujar Kapllani
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarLin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Bujar Kapllani268 visualizações
Jeronim de rada por Diana Lamaj
Jeronim de radaJeronim de rada
Jeronim de rada
Diana Lamaj2.6K visualizações
Xhejms Xhojsi por Arlind Nishori
Xhejms XhojsiXhejms Xhojsi
Xhejms Xhojsi
Arlind Nishori559 visualizações
Gjergj Fishta por Elio Mema
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
Elio Mema8K visualizações
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare por #MesueseAurela Elezaj
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
#MesueseAurela Elezaj11.7K visualizações
Besa e Sami Frasherit por Diellza Çunaj
Besa e Sami FrasheritBesa e Sami Frasherit
Besa e Sami Frasherit
Diellza Çunaj41.2K visualizações
Bardha e temalit por Daniela Muhaj
Bardha e temalitBardha e temalit
Bardha e temalit
Daniela Muhaj12.3K visualizações
Koment vepre (1) por pjetri
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
pjetri1.5K visualizações
Modernizmi ne letersi por axheta axheta
Modernizmi ne letersiModernizmi ne letersi
Modernizmi ne letersi
axheta axheta674 visualizações
Gjergj Fishta por OrgesaIbri
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
OrgesaIbri1K visualizações
Naim Frasheri por Muki Huduti
Naim FrasheriNaim Frasheri
Naim Frasheri
Muki Huduti14.4K visualizações
Biografia e ismail kadares por Actuallyican
Biografia e ismail kadaresBiografia e ismail kadares
Biografia e ismail kadares
Actuallyican6.6K visualizações

Projekt

  • 1. Projekt Tema: Migjeni ne letersine shqipe.
  • 2. Qellimi. • Njohja , studimi , edukimi ne krimtarine e Migjenit. • Trajtim I theksuar I realitetit te shoqerise shqiptare ne ndikimin e artit migjenian. • Vargje te lira. • Novelat e qytetit te veriut.
  • 3. Objektiva. • Te japim opinion personal per menyren si e shofim eroin e Migjenit. • Te paraqese krijmtarine e Migjenit me letersine e kohes. • Te vleresoje ne poezi te ndryshme mesazhin artistik dhe elementin stilistikor qe perdoret. • Te krijoje atmosfere artistike me recitime poezish nga vargje te lira. • Te shkruaje ese letrare me teme “ Molle e ndalueme .
  • 5. Biografia e Migjenit. • Millosh Gjergj Nikolla ─ ky është emri i tij i vërtetë, se Migjeni, është pseudonimi ose emri i tij i pendës. Ishte poet dhe prozator shqiptar i shquar i viteve 1930. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh. • Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si "Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni ?", etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit. • Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë anticifligare qe i ndjeshëm ne vitet kur shkroi. Një shtysë te posacme mori përhapja e krijimtarisë se tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara.
  • 6. Jeta e veprimtaria. • , Arsimin fillor e mori në qytetin e lindjes në një shkollë serbo-ortodokse dhe nga 1923 deri më 1925 u shkollua në Tivar ku vetëm në serbisht ka notën mirë, ku e motra Lenka ishte shpërngulur martuar atje me Llazar Jovanin, familja e të cilit e kishte origjinën ngaKavaja. Daja, Jovan Kokoshi, e lajmëroi se i pati nxjerrë bursë për në gjimnazin e Manastirit. U nis atje në vjeshtë të 1925. Pasi përfundoi semi-maturën më 1927 me rezultate të mira, për vjetin shkollor 1927-1928, kundër dëshirës së tij, e regjistruan në Seminarin ortodoks "Jan Shën Teologu" po në atë qytet. Në gjimnazin e Manastirit ka po t'atillë notë në serbisht, në histori e fizikë, dhe "mjaftueshëm" në matematikë; në zell ka notën tre. Edhe në seminar gjatë vitit të parë Milloshi ka vetëm "mirë" në serbisht, greqisht, latinisht, frëngjisht, porse vitin e dytë në gjithë këto gjuhë, sikundër edhe në rusisht, qëndron "shumë mirë"; vetëm në letërsinë kishtare ka "mirë" dhe "i shkëlqyer" në pedagogji, metodikë, gjimnastikë, dhe në këngë. Në klasën e tretë zbret përsëri në "mirë" në gjuhët klasike dhe në mësimin kryesor, "Shkrimet e Shenjta". Në latinisht as në klasën e katërt s'e ka përmirsuar notën, porse tani është i shkëlqyer në rusisht dhe shumë mirë në greqisht; notën "mirë" e ka në "Dogmatikë" (teologji), në psikologji e logjikë. Në vjetin e pestë, në të fundit, është shumë mirë në latinisht dhe pergjithësisht vetëm "mirë" në mësimet fetare të Seminarit. I ka dhënë rëndësi gjuhëvet frëngjisht e rusisht, me të cilat lexonte drejtpërdrejt autorët më të vështirë. Në diplomën e lëshuar prej drejtorisë së shkollës më 18 qershor 1932, cilësohet "bir i Gjergjit, tregtar". Me atë "Dëftesë Pjekurie" e shpalli kandidat t'aftë për shërbim kishtar, për mësim të fesë dhe për studime intelektuale të larta në fakultetet universitare. Me dëftesën e pjekurisë në xhep, Milloshi u nis më 22 qershor 1932 nga Manastiri për në Tivar, tek e motra, Lenka. Në pasaportën që pati marrë në Manastir prej konsullatës shqiptare lexohen shënimet e titullarit: "Shtati i lartë, balli i rregullt, sytë gështenjë, hunda e rregullt, goja normale, flokët gështenjë, mjekra e mustaqet e rruara,ngjyra e bardhëshenja të veçanta s'ka". 1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Iliria", "Bota e re" etj. Më 1936 veprat e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Takon Petro Markon para se ai të nisej për në Spanjë. Kalon një verë me rioshin Lazër Radi, gjë që do frymzonte këtë të fundit t'i kushtonte një libër kujtimesh. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij. • Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën e tij, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm. Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndan veprën e tij. Në poezitë e para, si "Zgjimi", "Të birt' e shekullit të ri", "Shkëndija", "Shpirtënit shtegtarë", etj. pakënaqësia e thellë ndaj realitetit çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura të gjalla romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që mbanin vendin në errësirë ("kalbësinave që kërkojnë shejtnim"). Kritika e rreptë e gjendjes së rëndë të vendit u gërshetua në këto vepra me dëshirën e zjarrtë për "një agim të lum e të drejtë kombëtar", me grishjen për të luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si shkrimtar është karakteristik kalimi i tij i shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik.
  • 7. • Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në botimet e Migjenit për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjtë e veprave të tij më të mira ("Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni ?", etj.) ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në "Poemën e mjerimit", veprën e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëqethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga monarkia çifligaro-borgjeze. Në një varg shkrimesh, si "Zoti të dhashtë" etj., Migjeni fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve që hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi kryesisht në jetën e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin që karakterizonte marrëdhëniet e tyre familjare ("Të çelen arkapijat", "Studenti në shtëpi"). Në "Studenti në shtëpi" vuri në lojë inteligjencien borgjeze, si forcë e paaftë për të luftuar për ideale të larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe shtypin zyrtar ("Kanga skandaloze", "Programi i një reviste", "Novelë mbi krizën" etj.) Skamorët, të cilët i urrenin shtypësit, por ende nuk guxonin të ngriheshin kundër tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati të thellë. Në skicat "Luli i vocërr" dhe sidomos te "Zeneli", shkrimtari vuri në dukje aftësitë intelektuale të masave dhe dëshirën e zjarrtë për ndryshime në gjendjen e tyre shoqërore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado të zbehta të protestës së tyre ndaj padrejtësisë shoqërore ("Mollë e ndalueme"). Rrëfimi i thjeshtë dhe konciz, imtësitë, që zbulojnë thelbin e dukurisë, fryma polemike, psikologjizmi i hollë, prirja për t'i dhënë personazhet me disa viza, figurat poetike shprehëse, ironia - këto janë veçoritë kryesore të stilit të Migjenit. Shkrimet e tija lanë gjurmë të dukshme në letrarët e rinj të kohës.
  • 8. • Me mohimin e shoqërisë çifligaro-borgjeze dhe aspiratën e fortë për një të ardhme më të mirë për masat e popullit, Migjeni pati ndikim të ndjeshëm në rrethet e rinisë përparimtare ; me veprat e tij ndihmoi në formimin shpirtëror të saj. Këtë rol ato e luajtën edhe në vitet e qëndresës kundër pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorë më dorë. • Pas Çlirimit trashëgimi letrar i Migjenit u bë i njohur plotësisht. ("Veprat" e plota të Migjenit janë botuar tri herë: 1954, 1957, 1961, kanë dalë edhe një varg botimesh të tipave të ndryshëm). Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Për jetën dhe shkrimet e tija janë botuar studime e artikuj të shumtë. • Me interesimin e Republikës Popullore të Shqipërisë eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe në 1956. Iu dha titulli "Mësues i Popullit" post-mortem në vitin 1957.
  • 9. MIGJENI SI PROZATOR. • LULI I VOCERR • Askush s'e njef Lulin. As shokët e tij, që përpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thanë se e njofin, por ata lozin për hesap të vet e Luli i shikon për hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe fëmijtë, ashtu dhe Luli. More Lul! Shumë heret ke fillue me shikue punën tande! Kur Luli hyn n'oborr të shkollës, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjalë s'i thotë. Ecë ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ecë deri sa të mbrrijë në cak të vet. Aty, te dera e rruginës shkollore, shumë i pëlqen të qëndrojë. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta të diellit në këto ditët e vjeshtës. Mbështetet Luli për mur, grushtat e vogjël i shtje ndër xhepa, hundën picrroke të kuqun nga të ftoftit e mëngjesit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja që ma tepër tërhjek vëmendjen janë çizmet që i kanë të veshun disa shokë të tij. Sa te bukura janë! Si shkëlqejnë! - mendon Luli dhe pa dashtje i shkojnë sytë ndër tullumbat e veta, nëpër të cilat shifen fare mirë të pesë gishtat e kambëve të zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut që ka çizmet ma të reja. Ulet dhe shef në lustrin e çizmes kambët e veta të zbathuna - aq shumë shkëlqejshin çizmet!!! Mbasi shoku me çizme fluturoi, Luli ngadalë shkoi te caku i vet, në diell, t'i ngrohi kambët. - Por kur s'ka diell, si ia ban i shkreti Lul? Ndoshta ia bajnë hallin apostujt e mëshirës dhe të dashunis... Noshta, ndoshta... Nganjiher i afrohet mësuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyrën e dlirë dhe pa puça, mësuesi ia ledhaton faqet, gushën, e Luli i afrohet, ja merr dorën, e shikon me sy pëllumbi, dhe kishte me dashtë t'i falë diçka mësuesit. Por vjollca nuk ka. Veç në i faltë tollumbat e veta, që kanë hapun gojën si me dashtë me e hanger mësuesin. Po, po, tollumbat e Lulit të vocërr kanë me e hangër mësuesin.
  • 10. MIGJENI SI POET. • ZGJIMI • 0 vullnete të ndrydhuna ndër grushta të çelikta të shekujve të kaluem! 0 vullnete të shtypuna me themra të ngurta të titajve të tërbuem! Të cilët n'udhë për në theqafje këtejpari i ranë dhe vatrat tona në mjerim i përlanë... 0 vullnete të ndrydhura! 0 vullnete të shtypuna! Shkundni prangat të mbrapshta! E me brimë ngadhnyese, me hove viganash, dëshirash flatruese, turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhë zbritni - ndosht' aty keni për të gjetë fillin e një hymni, që Illyri e vjetër ndër kremtime këndonte, ndërsa zemra e kombit në liri kumbonte. 0 vullnete të ndrydhuna! 0 vullnete të shtypuna! Tash shëgjetat e flakta të shprehjes suej zharitse drejtoni kah qiella në ball të hyut a të dreqit, i cili fatin tonë mbytte në mnijë të vet përpise - a dijë se të Birt' e Shqipes folen ia ngrehën vetvetit
  • 11. KOMENTI I POEZISE. • Tema qe trajton migjeni solli elemente te reja ne letersine shqipe sidomos ne pasqyrimin ekzistencializimin e jetes se varfer te njerezve duke demostruar sistemin e prapambetur shoqeror si dhe e futi shoqerine tone ne nje shkalle shume te larte ….. ide artistike,protesten e hapur endrren per nje bote te re dhe optimizem te thelle. • Vendosja e poezise ne kontekstin historic kulturor: • Sepse nepermjet poezis ai na shon ne nje kohe te ndyshme historike duke treguar ekzistencen dhe rezistencen e popullit tone ne shekuJ.
  • 12. • Punoi : Orgest Balliu.