O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

Sfidat e be se

  • Entre para ver os comentários

  • Seja a primeira pessoa a gostar disto

Sfidat e be se

  1. 1.  Sfidat me të cilat ndeshet sot BE-ja  Hendeku ekonomik  Antarët e rinj  Ruajtja e unitetit  Kriza e Eurozonës  Vendet më të prekura nga kriza  Problemet politike  Armët atomike.  Papunësia dhe emigracioni  Mjedisi  Rekomandimet e BE-së për Shqipërinë.  Konkluzione.
  2. 2.  Zhvillimi ekonomik.  Pranimi i antarëve të rinj.  Ruajtja e unitetit.  Kriza e Eurozonës.  Problemet politike.  Papunësia & Emigracioni  Mjedisi
  3. 3. . Një ndër sfidat thelbësore të BE në ditët tona është të vendosë në një stad të ngjashëm zhvillimi të 27 ekonomitë europiane. Niveli i ndryshëm i zhvillimit që kanë mbi të gjitha vendet e Perëndimit me ato ish- komuniste ka sjellë probleme të fuqishme në tregun e përbashkët europian. Pesha më e madhe bie mbi shtetet e zhvilluara, të cilat japin një kontribut domethënës në drejtim të vendeve më pak të zhvilluara. Po punohet me stategji e politika të shumta ekonomike nga ekspertë të fushës, por edhe nga Banka Europiane në mënyrë që zhvillimi të jetë në vazhdim i njëtrajtshëm e progresiv.
  4. 4. Nëse flitet për sfidat reale të BE-së nuk mund të lihet pa përmendur problemi i antarsimeve të reja. Rruga e antarsimit i është hapur të gjitha vendeve europiane, por vetëm disa arrijnë t’i përmbushin kriteret e nevojshme. Janë të pakta vendet që kanë mbetur jashtë këtij unioni, gjithsesi janë vendet më problematike e me zhvillim më të ulët. Përjashtim bëjnë këtu Zvicra dhe Norvegjia, të cilët për mosdëshirë të tyre janë jashtë bllokut. Cështja e Turqisë është ndër temat më të nxehta të arenës europiane. Ajo është një ndër vendet e pakta që i është refuzuar kërkesa për antarsim dhe për shumë vite nuk është bërë pjesë e BE. Arsyet e mospranimit të BE lidhen mbi të gjitha me mosrespektimin e rezolutës së BE dhe konfliktet e vazhdueshme që minoritetet islamike krijojnë atje. Pjesë e BE kanë kërkuar të bëhen edhe shtete të tjera jo pjesë e kontinentit Europian, por i është refuzuar kërkesa. Të tillë kanë qenë Izraeli e Maroku. Motivacioni i rrëzimit të kërkesës ka qenë mospërfshirja në këtë rajon gjeografik. Gjithsesi po shqyrtohet mundësia e përfshirjes edhe të vendeve të tjera mesdhetare.
  5. 5.  Arritja e unitetit të vendeve europiane ka qenë një sfidë shumë e vështirë, por më e vështirë se kjo është ruajtja e këtij uniteti. Vitet e fundit është vënë re një prishje e lehtë e ekuilibrave të vendosur dhe uniteti i vendeve europiane është venë në diskutim. Organizmat e BE punojnë fort për ta ruajtur dhe për ta forcuar këtë unitet.
  6. 6.  Kriza që ka prekur vendet e Eurozonës vitet e fundit është jo e para e llojit të saj. Gjithsesi është ndër problemet thelbësore të viteve të fundit. Kriza ka nisur që nga fundi i vitit 2008 ku shume vende të Eurozonës patën kolaps ekonomik e shoqëruar me rritje të borxhit shtetëror.
  7. 7. Jo të gjitha vendet e BE u përfshinë në mënyrë të njëtrajtshme nga kriza. Disa prej tyre arritën t’i mbijetonin kolapsit ndërsa të tjera jo. Ndër vendet me pasoja më të rënda ishin: 1. Greqia e cila shpalli falimentin në 2011 dhe Bankat Europiane e Botërore po i huazojnë sasi të madhe huaje. Krerët e lartë të shteteve më të fuqishme europiane arritën të mendonin edhe masa ekstreme sic ishte përjashtimi nga unioni. 2. Irlanda 3. Italia 4. Spanja 5. Portugalia 6. Qipro 7. Franca 8. Britania e Madhe
  8. 8. PROBLEMET POLITIKE  BE ndeshet sot edhe me probleme të mprehta politike. Kundërshtimi i Kushtetutës së përbashkët nga Franca e Hollanda ka paralizuar këtë proces. Qëndrimi i Britanisë së Madhe në zgjidhjen e krizës ekonomike ka sjellë pakënaqësi të shumta te shtetet e tjera dhe kjo mund të cojë në konflikt politik mes tyre. Marrëdhëniet me SHBA-në janë të acaruara në lidhje me luftën kundër terrorizmit dhe pjesëmarrjen ushtarake në vendet e Lindjes së Mesme. Këto janë dukuri që shqetësojnë Bashkimin Europian sot dhe duan zgjidhje të menjëhershme. Shtoji kësaj edhe konflikti i përhershëm me fqinjen lindore Rusinë e cila kurdoherë kërkon të fitojë territor mbi vendet e Europës Lindore.
  9. 9.  Armët bërthamore apo atomike janë një ndër temat më të nxehta jo vetëm në BE por në të gjithë botën. Dy vende të cilat kanë ligjet më strikte kundër armëve bërthamore janë Franca e Britania të cilat ndihen edhë më të rrezikuara. Komisioni Europian ka krijuar një sistem të vetin mbrojtës, të quajtur CFSP , e cila ka të njëjtin funksion si cdo organizëm tjetër kundra njësive terroriste ( të predispozuara për të sulmuar me armë bëthamore). BE po punon shumë edhe në rrugë diplomatike për të ndaluar jo vetëm përhapjen por edhe prodhimin e tyre.
  10. 10.  Kriza ekonomike e Eurozonës ka sjellë pasoja të renda në jetën shoqërore të banorëve të saj. është rritur shumë shkalla e papunësisë vecanërisht në vendet me paqëndrueshmëri ekonomike. Ekpertët e fushës ekonomike në Europë janë përpjekur ta minimizojnë këtë efekt përmes politikave stimuluese e ndihmuese. Pasoja e menjëhershme e rritjes së papunësisë por jo vetëm e saj është edhe emigracioni. Vendet e Europës Perëndimore janë kryeqendrave të emigrantëve jo vetëm nga Europa por edhe nga Azia e Afrika. Metropolet më të mëdha janë metropole multietnike, me popullsi të racave të ndryshme. Ky fenomen ka pasur kurdoherë problemet e tij, pasi përballja e kulturave dhe mendësi të ndryshme shkakton konflikte.
  11. 11.  Problemet mjedisore po kërkojnë vëmendje gjithnjë e më të madhe nga organizmat ndërkombëtare një ndër ta edhe BE. Komisioni Europian ka një sektor të vecantë të tij që merret me problemet mjedisore. Ata shohin si problemin thelbësor të këtyre viteve eficensës e resurseve natyrore. Kjo është edhe arsyeja se përse kësaj cështjeje i kanë kushtuar një rëndësi të vecantë. Strategjia e 2012 e Komisionit Europian i shtyn të gjitha vendet antare të BE të shndërrohen në ekonomi të zgjuara (pra të dinë të shfrytëzojnë me kriter resurset natyrore duke gjetur edhe burime alternative). Për shumë vite kjo metodë ka qenë e vlefshme. Synimi i ardhshëm është të prodhojnë 20% të energjisë elektrike me anë të energjisë së erës në të gjitha vendet e BE-së. Life është ndër organizmat kryesore të Komisionit Europian në lidhje me problemet mjedisore.
  12. 12. BE i ka përcaktuar Shqipërisë, e cila ka firmosur marrëveshjen e stabilizim-asocimit 12 prioritete (rekomandime) të cilat duhen përmbushur nga pala shqiptare me qëllim marrjen e ftesës për të qenë vend kandidat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Këto prioritete janë : 1. Mirëfunksionimi i parlamentit si nga ana e mazhorancës ashtu edhe nga ana e opozitës. 2. Votimi i ligjeve të cilat kërkojnë 3/5 e votave. 3. Zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe gjyqtarëve të gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. 4. Mbajtja e zgjedhjeve sipas standarteve europiane. 5. Realizimi i reforëms zgjedhore. 6. Depolitizim i administratës publike. Kërkohet transparencë në emërime për njerëz që shkojnë në ato detyra për shkak të meritave.
  13. 13. 7. Forcim i shtetit të së drejtës, rritje e pavarësisë së gjyqësorit. 8. Regjistër me të dhëna bindëse ndaj luftës kundër korrupsionit. 9. Forcim i luftës kundër krimit të organizuar. 10. Zgjidhje e problemit të pronave 11. Të ndërmerren hapa konkretë për mbrojtjen e t ë drejtave të njeriut, të grave, fëmijëve dhe romëve. 12. Përmirësim i kushteve në qelitë e paraburgimit dhe në burgje. Të mos keqtrajtohen të ndaluarit.
  14. 14. Bashkimi Europian po përballet me probleme e sfida të shumta. Që nga fillimet e tij e gjer më sot ndryshimet dhe përplasjet kanë qene të mëdha po të tilla kanë qenë edhe arritjet. Fakti që për shumë vite ky union ka funksionuar e gjithnjë e më shuëm vende kërkojnë të bëhen pjesë e saj tregon se BE ka vlerë të madhe në stabilitetin dhe zhvillimin e një vendi. Këto sfida mund të kapërcehen lehtësisht me kontributin e cdo vendi pjesëmarrës. Arrihet të kuptohen qartë që roli i BE është i jashtëzakonshëm jo vetëm në arenën europiane por edhe atë ndërkombëtare.

×