O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

SHBA

  • Entre para ver os comentários

SHBA

  1. 1. Projekt Lënda: Gjeografi
  2. 2. Përmbajtja:  Të dhëna mbi SHBA-në  Relievi  Klima  Hidrografia  Popullsia  Urbanizimi  Metropolet  Ekonomia  Kultura  Përfundime
  3. 3. Të dhëna mbi SHBA- në  Sipërfaqja (km2) : 9 372 614  Popullsia: 296 410 404  Dendësia (b/km2): 32  Forma e qeverisjes: Republikë federale  Kryeqyteti (banorë): Uashington (5.2 milion banorë)
  4. 4. RELIEVI  SHBA (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) zënë vendin e katërt në botë për nga sipërfaqja. Në të dallohen disa rajone të mëdha.  Në pjesën lindore ndodhen malet Apalashe (trajta të vjetra relievi, me shpate jo të pjerrëta e me maja të rrumbullakëta që nuk i kalojnë lartësitë e 1800 metrave.  Rajoni qëndror zihet nga Fushat e Mëdha, hapësira të sheshta që shtrihen në të gjithë pellgun e lumit Misisipi dhe degëvë të tij të shumta.  Në drejtim të Perëndimit relievi fushor fillon e zëvendësohet gjithnjë e më shumë nga relievi malor që përfaqësohet nga dy vargje mjaft të gjatë: Malet Shkëmbore dhe kaskadet Sierra Nevada. Ndërmjet këtyre dy vargjeve gjenden lugina të gjera ku mbizotërojnë peisazhet shkretinore dhe liqenet me ujë të kripur. Baseni i Madh.  Rrafshnalta e Kolorados shtrihet më në jug. Pamja e saj është mjaft e vecantë, për arsye se atje ndodhen shumë lugina të thella e të krijuara nga veprimtaria gërryese e lumenjve. Më e famshmja nga këto lugina, Kanioni i Madh, është 446 km e gjatë, 29 km e gjerë, dhe më shumë se 1500 m e thellë.
  5. 5. KLIMA  Klima është përgjithësisht mesatare, por me ndryshime të ndjeshme nga njëri rajon në tjetrin, për shkak të lartësisë, drejtimit të vargjeve malore dhe ndikimit të rrymave detare. Fushat e nxehta në brendësi të rajonit kanë klimë mesatare kontinentale, me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë, si dhe me reshje që vijnë duke u pakësuar nga lindja në perëndim. Në rajonet perëndimore mbizotëron klima e thatë shkretinore e gjysmëshkretinore, për shkak se vargjet malore pengojnë depërtimin e masave ajrore me lagështirë . Në Alaskë klima është shumë e ashpër, me erëra të akullta dhe me temperatura mesatare nënë zero për rreth tetë muaj në vit.
  6. 6. HIDROGRAFIA  SHBA ka një sistem ujor të pasur. Lumenj dhe liqene të mëdhenj furnizojnë me ujë të freskët zonat metropolitane dhe rurale. Lumenjtë, burimet e të cilëve gjenden në malet Shkëmbore, përfshijnë : lumin Kolorado, i cili shkon drejt perëndimit, burimet e Rio Grandes, lumi Misuri. Lumi më i madh në SHBA si në vëllimin e ujit, ashtu dhe në sipërfaqen kulluese është Misisipi. Ai është i gjatë 3778 km nga burimet e tij pranë kufirit të SHBA-së dhe Kanadasë deri në derdhje në Gjirin e Meksikës. Liqenet më të shumtë dallohen në pjesën veri-lindore, ku më të rëndësishmit janë Liqenet e Mëdha, që lidhen me oqeanin Atlantik nëpërmjet lumit Shën Lorenc. Ata janë : I sipërm, Huron, Erie, Ontario dhe Micigan. Midis dy prej këtyre liqeneve formohet ujëvara e famshme e Niagarës.
  7. 7. POPULLSIA  Përbërja e popullsisë së SHBA-së është e ndryshme . Mbizotërojnë grupet e popullsisë me prejardhje europiane (30% me prejardhje britanike e irlandeze, 26% gjermane e 12.5 % afrikane). Popullsia e SHBA-së është e përqendruar në siperfaqe të caktuara. Në pjesëns verilindore është popullsia më e dendur. Po ashtu edhe pjesa perëndimore është shumë e populluar. Sasia e madhe e pasurive natyrore, toka pjellore dhe mundësitë ekonomike kanë favorizuar rritjen e popullsisë në pjesën perëndimore të brigjeve të SHBA. Në klimën subpolare të Alaskës apo rajonin e Basënit të Madh jeton një popullsi e pakët.
  8. 8. URBANIZIMI  SHBA ka popullsi të madhe urbane. Rreth ¾ e njerëzve jetojnë në qytete ose pranë qyteteve , në qytete më të vogla. Pjesa më e madhe e sipërfaqeve urbane në SHBA përbëhen nga qendra, fqinjësitë dhe komuna jashtë qendrës, të quajtura periferi. Gjenden më shumë se 60 qendra urbane , me popullsi më shumë se 500000 banorë. Qytetet më të mëdha përgjatë bregut të Atlantikut Verior janë : Bostoni, Nju Jorku, Filadelfia, Uashington DC. Në pjesën jugore: Majemi, NjuOrleansi, Hjustoni etj. Në pjesën jugperëndimore: LA, San Diego, San Francisko, Siatell, Las Vegas etj.
  9. 9. METROPOLET NË VERI- LINDJE
  10. 10. METROPOLET PRANË GJIRIT TË MEKSIKËS
  11. 11. BREGU PERËNDIMOR
  12. 12. EKONOMIA  SHBA përfaqëson që prej dhjetra vitesh fuqinë më të madhe ekonomike të botës. Karakteristika kryesore e ekonomisë së kësaj superfuqie është ekzistenca e shumë ndërmarrjeve të mëdha industriale e financiare (General Motors, Exxon, Mobil IBM, Microsoft etj). Karakteristikë tjetër e ekonomisë është se krahas konkurencës ndërmjet firmave private rol luan edhe shteti në rritjen e nivelit ekonomik. Industria eshtë sektori më i zhvilluar. Krijimi i “teknoqyteteve” ësthë një tjetër tregues i zhvillimit të industrisë amerikane. Këto janë hapësira urbane, ku të rejat e kërkimve shkencore, të udhëhequra nga universitetet dhe laboratorët e mëdhenj, aplikohen në ndërmarrjet prodhuese më anën e teknologjive më të përparuara.
  13. 13. KULTURA  Kultura dhe mënyra e jetesës së njerëzve i ka rrënjët në shumëllojshmërinë e pasur të amerikanëve vendas dhe atyre të ardhur. Në SHBA gjuha zyrtare është ajo angleze por fliten edhe me dhjetra e qindra gjuhë të tjera, ndër to dominon: spanishtja, ajo frënge, gjuha kineze, japoneze, ajo arabe, gjermane etj. Po ashtu edhe diversitetit fetar është shumë i pranishëm. Pjesa më e madhe e qytetarëve janë protestantë por të shumtë në numër janë edhe katolikët , myslimanët apo edhe hebrejtë. Arti në SHBA është më shumë i huazuar nga kolonizatorët europianë. Gjithsesi amerikanët cdo fushë të artit e përshtatën më kulturën e tyre duke krijuar rrymë të reja letrare, muzikore, e shumë të tjera.
  14. 14. PËRFUNDIME  Është e padiskutueshme që SHBA është në mos qendra e botës, ndër superfuqitë më të mëdha momentale në cdo fushë të jetës. Ekonomia e saj është dominuese në botë po ashtu edhe roli politik. Nga ana gjeografike mund të themi se SHBA është një rajon i populluar me pasuri të shumta natyrore e me kushte të favorshme për jetesë. Faktorët natyrorë janë një ndër faktorët që e kanë ngritur SHBA në nivelin ku qëndron. Faktorët e tjerë janë përgjithësisht shoqërorë.

×