O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

Udhëzues i shkurtër për formulat në programet spreadsheet (përllogaritëse)

706 visualizações

Publicada em

A quick guide to spreadsheet formulae - in Albanian. Translation by Ermal Como.

Publicada em: Educação
  • Seja o primeiro a comentar

  • Seja a primeira pessoa a gostar disto

Udhëzues i shkurtër për formulat në programet spreadsheet (përllogaritëse)

  1. 1. Udhëzues i shkurtër për formulat në programet spreadsheet (përllogaritëse) Shënim: disa prej tyre përdoren si në Excel, ashtu edhe Google Docs, por jo të gjitha. Kotrolloni dokumentacionin e ndihmës së këtyre programeve. Udhëzues i shkurtër për formulat në programet spreadsheet (përllogaritëse) Numërim dhe mbledhje: SUM, COUNTA Përllogaritja e mesatares: AVERAGE, MEDIAN, MODE Përllogaritja për frymë (për individ) Përllogaritja e përqindjes si pjesë e të tërës Përllogaritja e diferencës në përqindje Numërojmë sa herë përsëritet një vlerë e caktuar: COUNTIF Marrja e të dhënave nga një faqe tjetër: VLOOKUP Krijimi i një teksti të ri bazuar në të dhëna ekzistuese: IF, NOT, AND, OR Formatimi i tekstit: CONCATENATE dhe SPLIT Formatimi i tekstit: RIGHT, LEFT dhe MID Funksione shtesë për të ndihmuar me nxjerrjen e tekstit: LEN dhe SEARCH Nxjerrja dhe pastrimi i datave: TEXT Përsëritja e formulave në shumë qeliza, ose rregullimi i një reference Kopjimi i një formule në të gjithë kolonën vetëm me një klikim të dyfishtë Si t’i themi formulës sonë që nuk duam ta ndryshojë referencën e një qelize kur kjo formulë kopjohet T’i shohim të dhënat të përmbledhura: tabelat pivot (përmbledhëse) Ndryshimi i përllogaritjes në një tabelë pivot (përmbledhëse) Kontrollimi i faqeve të internetit duke përdorur IMPORTHTML dhe IMPORTXML Numërimi dhe mbledhja: SUM, COUNTA =SUM(range) [gamë] =COUNTA(range) [gamë] ose në Google Docs:=COUNT(range) [gamë] Këshillë: kjo është e dobishme nëse doni të dini sa qeliza janë të plotësuara =SUMIF (gamë për t’u testuar, testim për t’u bërë, gamë që do mblidhet)
  2. 2. Shembull =SUM(A2:A300 ) Kjo do të mbledhë të gjitha shifrat në këtë gamë qelizash =COUNTA(B2:B300 ) Kjo do t’ju thotë se sa prej atyre qelizave kanë informacion =SUMIF(A2:A300, “expenses” (shpenzime), B2:B300) Kjo do të mbledhë të gjitha shifrat nga B2 në B300, vetëm në ato qeliza ku qeliza fqinjë thotë ‘expenses’ (shpenzime) Përllogaritja e mesatares: AVERAGE, MEDIAN, MODE =AVERAGE(range) [gamë] =MEDIAN(range) [gamë] =MODE(range) [gamë] Këshillë: përdorni të mesmen (MEDIAN) për shifra financiare ose për çdo gjë që nuk ka një përndarje të natyrshme. Përdorni mesataren (AVERAGE) vetëm për cilësi me shpërndarje të natyrshme si gjatësi, peshë, masë, etj. Përdorni mënyrën (MODE) nëse doni të dini kush është përdorur më zakonisht ose më shpesh. Shembull MEDIAN(A2:A300) na jep vlerën e mesme të të gjitha vlerave nga A2 në A300 Përllogaritja për frymë (për individ) =gjëra/popullatë (gjëra për individ) Këshillë: vini re nëse shifrat janë me mijëshe apo me milion Shembull: =SUM(C:C)/480,000 (Këtu kolona C përmban të gjitha shifrat për një rajon të caktuar, popullata e të cilit është 480.000 vetë. Përshtateni formulën sipas nevojës)
  3. 3. Përllogaritja për ditë =total/ditë në atë periudhë (p.sh. Muaj, vit, javë) Shembull: =SUM(C:C)/30 (Ku kolona C përmban të gjitha shifrat për një muaj dhe muaj ka 30 ditë. Përshtateni formulën sipas nevojës) Përllogaritja e përqindjes si pjesë e të tërës =pjesë/e tëra (pjesë të së tërës) Këshillë: vini re nëse shifrat janë me mijëshe apo me milion Shembull: =SUM(C2:C32)/SUM(C:C) (Ku të dhënat janë kategorizuar dhe qelizat nga C2 deri në C32 përmbajnë të gjitha shifrat për një shpenzim/shoqëri/krim dhe kolona C përmban të gjitha shifrat për të gjitha shpenzimet/shoqëritë/krimet. Përshtateni formulën sipas nevojës, si dhe kini kujdes me të dhënat problematike ku e njëjta shoqëri/shpenzim/krim mund të ketë emërtim paksa të ndryshëm, p.sh. BBC dhe British Broadcasting Company) Përllogaritja e diferencës në përqindje =(e reja minus të vjetrën)/e vjetra =(e reja minus bazën)/baza Këshillë: formatojini qelizat si % Shembull: =(B2-A2)/A2 Numërojmë sa herë përsëritet një vlerë e caktuar: COUNTIF =COUNTIF(gamë, çfarë po numëroni) Këshillë: karakteret shtesë mund të jenë me dobi - ? do të thotë kërko çdo karakter, ndërsa * do të thotë kërko një sërë karakteresh të panjohura, p.sh. “train?” do të numërojë “train” dhe “trains”, por jo “strain” ose “trainers”
  4. 4. “*train*” do të numërojë “train”, “trains”, “strain” dhe “trainers” Shembull: =COUNTIF(A2:A300, "airport") =COUNTIF(A2:A300, "airport?") =COUNTIF(A2:A300, "*airport*") Formula funksionon njësoj edhe në Google Docs. Megjithatë, nëse po përdorni simbole matematikore si > (më i madh se) dhe < (më i vogël se), duhet të shtoni thonjëza dhe një simbol (&) si më poshtë: =COUNTIF(A2:A300, “>”&300) (Një formulë kjo që numëron sa qeliza kanë një vlerë më të madhe se 300) Marrja e të dhënave nga një faqe tjetër: VLOOKUP =VLOOKUP(Qeliza që përmban atë që po kërkoni, gama e qelizave që e përmban këtë dhe atë që dëshironi, cilën kolonë me shifra në atë gamë doni ta rimerrni, përputhja më e afërt - e vërtetë ose e gabuar) Këshilla: të dy fletët e të dhënave duhet t’i keni në të njëjtin dokument. E mira do të ishte që fletët të kishin emërtime me kuptim, si ‘2007’ dhe ‘2012’. Sigurohuni që kolona që është e njëjtë në të dy fletët të jetë në të majtë dhe kolona që përmban atë që doni të merrni është në të djathtë. Shembuj: =VLOOKUP(B2,’2007 data’!B:C,2,false) Në shembullin më lart, VLOOKUP: • Kërkon përmbajtjen e B2 • Në fletën ‘2007 data’ (të dhënat 2007) - kërkon kolonat B deri C • Po merr kolonën e 2-të në atë gamë (kolonën C, sepse kolona e parë në atë gamë është B-ja dhe C-ja është B) kur gjen një përputhje • Dhe po kërkon për përputhje të sakta jo përputhje (false [të rreme]) të përafërta
  5. 5. Mënyra më e mirë për të shmangur gabime me këtë formulë, është të shtypni deri tek presja e parë dhe më pas të përdorni miun për të klikuar në fletën që përmban të dhënat që doni të merrni, dhe më pas të klikoni dhe tërhiqni të gjitha kolonat me të cilat po bëni përputhjen dhe që përmbajnë atë që doni të merrni. Përpara se të klikoni në tjetër gjë, shihni shiritin e formulave në fletën tuaj. Mund të vijoni me ndryshimin e formulës pa u kthyer në fletën e parë (gjë që nuk ka nevojë ta bëni gjithsesi).Shtoni dy përbërësit e fundit ndërkohë që jeni akoma në faqe dhe shtypni ‘enter’ pasi të keni përfunduar formulën për t’u kthyer në faqen ku e nisët. Krijimi i një teksti të ri bazuar në të dhëna ekzistuese: IF, NOT, AND, OR =IF (nëse kjo qelizë përmbush këtë, atëherë bëhet kjo, nëse jo bëhet kjo tjetra) Këshillë: nëse keni nevojë mund të ‘nest’ (mbivendosni) kërkesa të ndryshme brenda njëra tjetrës. Këshillë: çka është më mirë, ju mund të përdorni AND, OR, NOT që kërkesa juaj të bëhet më e sofistikuar Shembuj: =IF(A1="airport", 1, 0) Kjo do ta plotësojë qelizën që përmban këtë formulë me 1 nëse A1 përmban ‘airport’, ose me 0 nëse nuk është kështu. Kopjojeni këtë formulë në një sërë qelizash dhe përsëriteni kërkesën për A2, A3, etj. =IF(A1="airport", 1, IF(A1="train", 2, 0)) Kjo do ta plotësojë qelizën që përmban këtë formulë me 1 nëse A1 përmban ‘airport’, por nëse jo, do të zbatohet kërkesa e dytë (formula me IF e mbi vendosur), dhe nëse A1 përmban ‘train’ qeliza do të plotësohet me 2, dhe nëse jo me 0. Ju mund të vijoni të mbivendosni formula të tjera me IF për të bërë një sërë pyetjes, por mund të jetë më e thjeshtë nëse përdorim AND, OR, ose NOT. =IF(AND(A1="airport", B1>300), 1, 0) Kjo do ta plotësojë qelizën që përmban këtë formulë me 1 nëse A1 përmban ‘airport’ DHE B1 përmban një vlerë më të vogël se 300, por me 0 nëse qeliza NUK përputhet me këto kritere. =IF(OR(B1>100, B1<300), "middle rank", 0) Kjo do ta plotësojë qelizën që përmban këtë formulë me frazën “middle rank” nëse B1 është ose më e madhe se 100, ose më e vogël se 300, dhe me 0 nëse asnjëra nuk është e vërtetë (me fjalë të tjera, nëse vlera është 100 e poshtë, ose 300 e lart).
  6. 6. =IF(NOT(A1="airport"), "not airport", 0) Kjo teston për të pavërteta. Kjo do ta plotësojë qelizën që përmban këtë formulë me frazën “not airport” nëse A1 nuk përmban ‘airport’. Formatimi i tekstit:CONCATENATE dhe SPLIT =CONCATENATE(qelizë ose vlerë, qelizë ose vlerë, etj.) Këshillë: shtoni hapësira ose shenja pikësimi =CONCATENATE(A1, “ “, B1) Kjo kopjon gjithçka në qelizën A, shton një hapësirë pas kësaj (“ “) dhe më pas shton gjithçka është në qelizën B1. p.sh. nëse A1 përmban një emër (Bob) dhe B1 një mbiemër (Smith), atëherë qeliza që përmban këtë formulë do të nxirrte ‘Bob Smith’.Shihni se çfarë ndodh nëse heqim “ “ nga formula. =SPLIT(qeliza, çfarë doni të ndani) Kjo formulë funksionon edhe në Google Drive Spreadsheets. Për të bërë të njëjtën gjë në Excel, përzgjidhni menunë DATA dhe më pas TEXT TO COLUMNS ose të ngjashme. Më pas mund të vendosni se si do ta ndani këtë tekst, për shembull tek presja, hapësira, pikëpresja, ose një gjerësi e përcaktuar, etj. Këshillë: mos harroni të lini qeliza bosh në të djathtë të kësaj formule, sepse produkti hidhet në këto qeliza. =SPLIT(A2, “, “) Kjo do të kopjojë të gjithçka në qelizën A2 dhe do ta ndajë në pjesë aty ku ka presje, për shembull, në rastin e një adrese ndarja do të jetë sipas emrit të rrugës dhe numrit, qytetit, vendit, dhe kodit postar. Secila prej tyre do të dalë në qelizë më vete. Formatimi i tekstit:RIGHT, LEFT dhe MID =RIGHT(qeliza nga ku kopjohen karakteret, numri i karaktereve që kopjohen - duke nisur nga karakteri i fundit) =LEFT(qeliza nga ku kopjohen karakteret, numri i karaktereve që kopjohen - duke nisur nga karakteri i parë) =MID(qeliza nga ku kopjohen karakteret, pozicioni i karakterit nga ku nis kopjimi, numri i karaktereve që duhet kopjuar)
  7. 7. Shembuj: =RIGHT(A2, 7) Kjo do të nxjerrë 7 karakteret e fundit të të gjithë informacionit në A2. Kështu, nëse A2 përmban numrin e telefonit 02077654321, atëherë të gjitha qelizat që përmbajnë këtë formulë do të kenë 7654321 =LEFT(A2, 4) Kjo do të nxjerrë 4 karakteret e para të të gjithë informacionit në A2. Kështu, nëse A2 përmban numrin e telefonit 02077654321, atëherë të gjitha qelizat që përmbajnë këtë formulë do të kenë 0207 =MID(A2, 4, 3) Kjo do të shkojë tej karakteri i 4-t në qelizë dhe do të kopjojë 3 karaktere, duke nisur nga ai karakter (karakteri i 4-t).Kështu, nëse A2 përmban numrin e telefonit 02077654321, atëherë të gjitha qelizat që përmbajnë këtë formulë do të kenë 776 Këshillë: këto formula nuk janë të dobishme vetëm me numrat e telefonit, por edhe kode postare, emra, rezultate dhe informacione të tjera, ku ju duhet të nxirrni një element të veçantë. Megjithatë, ndonjëherë ndarja e të dhënave (shih më lart) mund të jetë një alternativë me e thjeshtë. Funksione shtesë për të ndihmuar me nxjerrjen e tekstit:LEN dhe SEARCH LEN do t’ju tregojë gjatësinë e karaktereve në një qelizë (përfshirë hapësirat).Këtë mund ta përdorni për të përllogaritur se sa karaktere duhet të nxirrni nga e majta ose e djathta. Për shembull: =LEN(A2) Kjo ju jep numrin e karaktereve në qelizën A2 =LEN(A2)-3 Kjo ju jep numrin e karaktereve në qelizën A2, minus 3 karaktere. Nëse A2 përmban një kod postar pa hapësira, dhe pjesa e dytë e kodit postar është gjithmonë 3 karaktere, atëherë rezultati do të ishte numri i shifrave në pjesën e parë të kodit postar:2, 3 ose 4. Këtë numër mund ta përdorni në një formulë me LEFT. SEARCH do t’ju tregojë pozicionin e një karakteri të veçantë. Për shembull:
  8. 8. =SEARCH(B2, “ “) Kjo ju jep pozicionin e hapësirës së parë në qelizën B2 =SEARCH(B2, “ “)-1 Kjo ju jep 1 pozicion para hapësirës së parë. Këtë mund ta përdorni në një formulë me LEFT për të kapur çdo gjë në atë pozicion. Nxjerrja dhe pastrimi i datave:TEXT Datat paraqesin probleme të veçanta kur ngremë pyetje për të dhënat. Kjo vjen nga fakti që edhe pse data mund të paraqitet si 12/12/2012, Exceli e sheh atë si shifër, pra si 40251. Nëse mundohemi të përdorim një funksion si =RIGHT(A1,4) për atë datë, nuk do të merrni “2012”, por “0251”, pra katër shifrat e fundit të numrit që po sheh Exceli (nëse doni ta shihni edhe ju këtë numër, klikoni me të djathtën në qelizën ku është data dhe përzgjidhni Format Cells, dhe më pas përzgjidhni Number nga lista. Gjithashtu, mund të dalloni nëse Exceli e sheh datën si tekst apo shifër nga renditja në qelizë: teksti renditet në të majtë, ndërsa shifrat në të djathtë). Nëse e hasni këtë problem, një funksion i dobishëm është =TEXT =TEXT i formaton të dhënat si tekst. Kur vjen puna tek datat, ai mund të përdoret për të marrëve vitin, muajin, ditën, ose të tria. Shembuj: =TEXT(A2,”yyyy”) Kjo do të marrë vitin nga data në qelizën A2 =TEXT(A2,”mm”) Kjo do të marrë muajin nga data në qelizën A2, si shifër. Nëse “mm” e ndryshoni me “mmm” do të merrni muajin e shënuar si fjalë me tre shkronja, p.sh. “Jan”Nëse e ndryshoni në “mmmm” do të merrni fjalën e plotë, p.sh. “January” =TEXT(A2,”dd”)
  9. 9. Kjo do të marrë ditën e muajit nga data në qelizën A2, si shifër. Nëse “dd” e ndryshoni me “ddd” do të merrni ditën të shënuar si fjalë me tre shkronja, p.sh. “Mon”Nëse e ndryshoni në “dddd” do të merrni fjalën e plotë, p.sh. “Monday” =TEXT(A2,”dd/mm/yyy”) Kjo do të marrë të gjithë datë në qelizën A2 dhe do ta formatojë si tekst, duke ju lejuar të përdorni funksione si =RIGHT, =LEFT me të. Përsëritja e formulave në shumë qeliza, ose rregullimi i një reference Nëse po kopjoni formula për përdorim në një sërë qelizash, duhet të keni parasysh një diçka kyçe: • Referencat e qelizave do të ndryshojnë duke u lidhur kështu me qelizën në të cilën kopjohen. Për shembull nëse në qelizën C2 shkruajmë formulën: =A2+B2 ... dhe më pas kopjojmë dhe hedhim këtë formulë në C3, ajo do të hidhet si: =A3+B3 Kjo ndodh, sepse Exceli supozon që kur kopjohen dhe hidhen formulat, në përgjithësi qëllimi është që përllogaritja të kryhet përsëri për një grup të ri qelizash. Exceli gjithashtu supozon që do të ndryshoni përllogaritjen në mënyra të ndryshme bazuar në faktin që po kopjoni dhe hidhni vertikalisht në një kolonë, apo horizontalisht në një rresht: • Nëse po kopjoni dhe hidhni formulën vertikalisht në një kolonë, numrat e qelizave (pra numri i rreshtit) do të ndryshohet. • Nëse po kopjoni dhe hidhni formulën horizontalisht në një rresht, shkronjat e qelizave (pra referenca e kolonës) do të ndryshohet. Kështu, nëse marrim shembullin e mësipërm, nëse ju e kopjoni formulën nga qeliza C2: =A2+B2
  10. 10. ...dhe e hidhni në qelizën D2, ajo do të hidhej si: =B2+C2 Në shumicën e rasteve, supozimi i Excelit do të jetë i saktë: nëse ju po dyzoni formulën vertikalisht në një kolonë për të përsëritur përllogaritjen në një sërë qelizash, ka gjasa që qëllimi është që kjo të bëhet për secilin rresht ku është formula. Faktikisht, ka një mënyrë të lehtë për ta bërë këtë: Kopjimi i një formule në të gjithë kolonën vetëm me një klikim të dyfishtë 1. Pasi formula të jetë shkruar një herë, përzgjidhni qelizën në të cilën është krijuar. 2. Lëvizni kursorin deri sa të jetë mbi cepin e djathtë poshtë të kutisë, aty ku ka një kuadrat të vogël. 3. Kursori juaj, që më parë ishte në formën e një kryqi të bardhë, duhet të jetë bërë një kryq i zi më i hollë. 4. Kur të jetë në këtë formë, klikoni dy herë. 5. Kështu formula dyzohet në të gjitha qelizat më poshtë, derisa të arrijë në një pikë ku qeliza në të majtë është bosh (ku supozohet se është fundi i tabelës), ose ku qeliza më poshtë ka të dhëna (ku supozohet se ju nuk doni të bëni ndryshime).Nëse supozimi është i gabuar, sigurohuni që veprimin po e bëni në të djathtë të një kolone që nuk ka qeliza bosh, dhe në një kolonë tërësisht bosh dhe jo në një që ka të dhëna. Si t’i themi formulës sonë që nuk duam ta ndryshojë referencën e një qelize kur kjo formulë kopjohet Nëse nuk dëshironi që Exceli ta ndryshojë referencën e një qelize në një formulë kur ajo kopjohet, ju duhet të shtoni shenjën e dollarit për çdo referencë qelize, si më poshtë: =$A$2+B2 Në këtë rast, shenja e parë e dollarit fikson A-në, dhe e dyta fikson 2-shin. Nuk ka shenja dollari për B2, kështu që kjo nuk është e fiksuar dhe nëse ju e kopjoni dhe e hidhni këtë formulë nga C2 në C3, pjesa e dytë e formulës do të ndryshojë, por jo pjesa me shenjat e dollarit: =$A$2+B3 E njëjta gjë ndodh edhe nëse bëjmë dyzime të tjera dhe do të mbetet $A$2 kudo që e hidhni formulën.
  11. 11. Në shumicën e rasteve gjasat janë që të paktën një referencë qelize të mbetet e pafiksuar, sepse nëse i fiksoni të gjitha nuk ka arsye të dyzoni formulën.(Një arsye tipike për fiksimin e një reference të qelizave është nëse ju doni të pjesëtoni shuma të ndryshme me totalin e përgjithshëm; në këtë rast doni të fiksoni totalin (ka vetëm një të tillë), por pjesët e tjera doni t’i lini relative (çdo herë pra po pjesëtoni një shifër të ndryshme me të njëjtin total). Faktikisht, është e mundur të keni nevojë për vetëm një shenjë $ tek shifra, nëse po kopjoni vertikalisht në një kolonë (si:A$2) dhe tek shkronja, nëse po kopjoni horizontalisht në rresht (si: $A2). Megjithatë, duhet kohë sa ta mbani mend diçka të tillë dhe fiksimi i të dyjave nuk prish punë, kështu që në shumicën e rasteve fiksimi i të dyjave është më i thjeshtë. T’i shohim të dhënat të përmbledhura: tabelat pivot (përmbledhëse) Mënyra më e shpejtë për ‘t’i qëruar’ të dhënat tona dhe për të marrë një panoramë të mirë të tyre, është përdorimi i një tabele pivot (përmbledhëse). Një tabelë pivot mund të përmbledhë shifra në të dhënat tona, duke na dhënë një kombinim të të gjitha pagesave të bëra nga një shoqëri, për shembull, duke na lejuar të shohim sa para morën gjithsej, në vend që të shohim vetëm sa ishte secila pagesë (çka është ajo që na thuhet për momentin).Tabela mund të përmbledhë edhe pagesat sipas drejtorive, për të parë se kush po shpenzon më shumë para gjithsej. Tabelat pivot mund edhe të numërojnë, duke na lejuar të shohim se sa pagesa i janë bërë një shoqërie, dhe cila shoqëri kishte më shumë, ose sa shoqëri ka gjithsej, ose cila drejtori ka bërë më shumë pagesa. Përpara se të filloni krijimin e një tabele pivot, sigurohuni të përzgjidhni vetëm një nga qelizat që përmban të dhëna, dhe jo më shumë se një: mos përzgjidhni një kolonë ose një gamë qelizash. Thjesht klikoni në një të tillë. Pasi ta keni përzgjedhur atë, gjeni opsionin e tabelës pivot. Shihni përgjatë pjesës së sipërme të monitorit tuaj në Excel: duhet të keni opsione si File, Edit, View, etj.
  12. 12. Opsioni i tabelës pivot është zakonisht brenda menusë Data. Por në disa variante të Excelit mund të gjendet edhe brenda menusë Insert. Shihni se cilin variant keni: po kërkoni një opsion që thotë ‘Insert pivot table’ ose ‘Pivot report’. Nëse nuk e gjeni, përdorni menunë Help (ndihmë) dhe kërkoni “pivot”. Pasi të keni gjetur opsionin e tabelës pivot (përmbledhëse), klikojeni. Duhet të hapet një dritare e re që kontrollon nëse Exceli e ka kuptuar saktë se ku janë të dhënat tuaja. Kjo është arsyeja përse duhet të siguroheni që përzgjedhja juaj ishte midis të dhënave, përpara se të nisnit krijimin e tabelës. Exceli dallon automatikisht anët fundore të të dhënave që prej asaj pike; me pak fjalë, shkon derisa gjen një rresht ose kolonë bosh dhe këtë e përcakton si kufijtë e qelizave që përmbajnë të dhëna. Kontrolloni që programi të ketë kuptuar saktë se ku janë të dhënat tuaja. Në këtë rast programi rrethon me vijë të ndërprerë të dhënat që mendon se ju duhen. Nëse kjo nuk është e saktë, filloni nga e para dhe sigurohuni që po filloni me vetëm një qelizë të përzgjedhur (mos shtypni asnjë buton kursori ndërkohë që jeni në këtë dritaren e re! E kam për të mirën tuaj!)Më pas klikoni ‘Next’. Ajo që ndodh më pas varet nga varianti i Excelit që keni, por si rregull duhet të shihni një tabelë pivot bosh me zonat e mëposhtme: • Një zonë që thotë ‘Data’ ose ‘Data area’ ose ‘Values’ • Një zonë që thotë ‘Row’ ose ‘Row area’ ose ‘Row labels’ • Një zonë që thotë ‘Column’ ose ‘Column area’ ose ‘Column labels’ Shihni përreth nëse arrini t’i gjeni këto. Nëse është e mundur, klikoni në zonën e tabelës. Pavarësisht variantit të Excelit që përdorni, veprimi i radhës është i njëjtë: do të duhet të mbushni disa prej këtyre kutive me informacionet e ngjarjeve tuaja duke i tërhequr ato nga lista e fushave (emërtimet e kolonave). Kutia e parë ku duhet të përqendrohemi është ‘Rows’. Zakonisht ‘Rows’ ka të bëjë me pyetjen kush në lajmin tonë... Për shembull, provoni të tërhiqni emërtimin e fushës që përmban emrat e shoqërive në kutinë Row. Në këtë moment tabela juaj pivot duhet të përditësohet dhe të tregojë një listë të të gjitha shoqërive në të dhënat tuaja.
  13. 13. Pyetja çfarë e lajmit ka nevojë të marrë informacion nga kutia e Vlerave (Values). Shpesh këto vlera janë paratë, kështu që provoni të tërhiqni emërtimin e fushës që tregon pagesat ose huatë në këtë kuti. Tabela pivot duhet të përditësohet përsëri: në të djathtë të listës sonë të shoqërive duhet të ketë një shifër të re, që janë pagesat që i janë bërë kësaj shoqërie. Mënyra si numërohen këto pagesa, varet nga mënyra e interpretimit të të dhënave. Në shumicën e rasteve, Exceli ose Google Drive shohin që këto janë shifra dhe supozojnë që ju doni t’i mblidhni të gjitha me një funksion që quhet SUM. Nëse kjo ka ndodhur, kutia juaj ‘Values’ (vlerat) duhet të thotë ‘SUM of Amount’ (Shuma e Shumës). Megjithatë, ndonjëherë dhe kjo ndodh kur të dhënat nuk janë numerike, programi mendon që ju doni të numëroni sa ka, me një funksion që quhet...(nuk ju pritet sa ta them apo jo?)...COUNT. Nëse kjo ka ndodhur, kutia juaj ‘Values’ (vlerat) duhet të thotë ‘COUNT of Amount’ (Numërimi i Shumës). Ndryshimi i përllogaritjes në një tabelë pivot (përmbledhëse) Nëse tabela juaj pivot po numëron dhe ju doni që të mbledhë, ose nëse doni të bëjë një përllogaritje tjetër, klikoni me të djathtë zonën ku thotë ‘SUM of Amount’ dhe përzgjidhni ‘Field settings...’(një një kompjuter Apple duhet vetë të klikoni ikonën ‘i’ në atë zonë). Kështu do të hapet dritarja e PivotTable Field (Zonat e Tabelës Pivot). Këtu kemi dy zona ku mund të bëjmë ndryshime: • Në të majtë, nën ‘Summarize by’: ka dy opsione për të përmbledhur të dhënat sipas SUM, ose COUNT, ose AVERAGE, etj. Këtu mund të zgjidhni të nxirrni edhe vetëm vlerën më të madhe (pra pagesën më të madhe individuale) për secilin rresht (MAX) ose pagesën më të vogël (MIN).Nëse nuk arrini të shihni SUM, sigurohuni të lëvizni ashensorin për lart. • Në të djathtë kemi butonin Number... (ose Number Options) që na lejon të ndryshojmë mënyrën si paraqitet numri. Për shembull, nëse po merremi me para, këtu mund të zgjidhni ‘currency’ (valutë), që do të shtojnë shenjën e valutës dhe ndarjen e mijësheve (pra shifra 1000000 do të bëhet 1.000.000£, që kuptohet shumë më lehtë).
  14. 14. • Zgjidhni se çfarë doni të paraqitet dhe klikoni OK. Pas kësaj tabela pivot duhet të përditësohet vetiu. Kontrollimi i faqeve të internetit duke përdorur IMPORTHTML dhe IMPORTXML Një udhëzim të shkurtër për përdorimin e IMPORTHTML mund ta gjeni këtu: https://eagereyes.org/data/scrape-tables-using-google-docs Disa udhëzues për importXML janë në këto adresa: • https://onlinejournalismblog.com/2011/07/29/sftw-how-to-scrape-webpages-and-ask- questions-with-google-docs-and-importxml/ • https://onlinejournalismblog.com/2011/08/05/sftw-asking-questions-of-a-webpage-and- finding-out-when-those-answers-change/ • https://onlinejournalismblog.com/2011/10/14/scraping-data-from-a-list-of-webpages-using- google-docs/

×