O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.
Projekt
Lënda:Gjuhë shqipe dhe letërsia
Viti shkollor: 2014-2015
Tema: Lasgush Poradeci,filozofia dhe simbolika e tij perb...
Objektivat që synohen të përmbushen gjatë analizës së kësaj
nënteme janë:
1.Të nxjerrim në dukje të përbashkëtat në proces...
Dy nga kolosët më të mëdhenj të letërsisë shqipe janë Naim Frashëri dhe Lasgush Poradeci, të
cilët jetuan fill njëri pas t...
Me zjarr ju flas, me zjarr.
Në gjirin tim kam hapur varr…
Po zemra ime kullon gjak
Të dy autorët janë të zhgënjyer nga ajo...
Ashtu sikurse ekzistojnë pikëqasje të përbashkëta, ka edhe dallime dhe specifika përkatëse
njëkohësisht.
Naimi shfaq pikëp...
Próximos SlideShares
Carregando em…5
×

Projekt Letersi

2015

  • Entre para ver os comentários

Projekt Letersi

  1. 1. Projekt Lënda:Gjuhë shqipe dhe letërsia Viti shkollor: 2014-2015 Tema: Lasgush Poradeci,filozofia dhe simbolika e tij perballë filozofisë dhe simbolikës së Naim Frashërit Nëntema e trajtuar: 2.E përbashkëta dhe tipikja e filozofisë së Poradecit me atë të Naim Frashërit Përgatiti: Mehmet Emiri
  2. 2. Objektivat që synohen të përmbushen gjatë analizës së kësaj nënteme janë: 1.Të nxjerrim në dukje të përbashkëtat në procesin artistik të Naim Frashërit me Lasgush Poradecin. 2.Të bëjmë krahasiminmidis tyre, duke veçuar tipiken idividuale të secilit prej tyre.
  3. 3. Dy nga kolosët më të mëdhenj të letërsisë shqipe janë Naim Frashëri dhe Lasgush Poradeci, të cilët jetuan fill njëri pas tjetrit dhe praktikisht ky I fundit ishte më I vonë. Ata nuk janë vetëm artistë e shkrimtarë ,por janë filozofë dhe mendimtarë për t’u lavdëruar. Krijimtaria e tyre jo vetëm që i ka bërë te famshëm,por mbi të gjitha I ka bërë njerëz që do të mbahen mend për një kohë të gjatë. Temat që ata trajtuan ishin kaq të goditura dhe me vend ,saqë edhe pse koha kalon dhe jeta vazhdon, veprat e tyre duken universale dhe të paprekshme nga efekti I kohes. Ata ishin të vendosur në synimet e tyre dhe të palëkunshëm nga realiteti në të cilin jetonin edhe pse drejtimi I tyre ishte I kundërt me atë të rrymës. Të dy kërkonin një përmirësim të jetës në tërësi , duke e shprehur qartë opinionin ,sigurisht me anën e penës sepse mënyrë tjetër nuk ekzistonte dhe ishte diçka absurde veprimi në një formë tjetër. Naim Frashëri në poezinë “Fjalët e Qiririt” flet hapur për misionin e tij si poet ndriçues e me dhunti të veçanta,të cilat I vë në shërbim të njerëzimit.Në këtë poezi duket me lehtësi qëllimi që autori synon të përcjellë.Ai është gati të vetëflijohet vetëm e vetëm që të bëjë një progresion sado të vogël në të mirë të së ardhmes së ndritshme. Janë disa arsye për të cilat poeti dëshiron të vetëflijohet:  Dashuria për njeriun: Në shpirtin tim kam dashurinë pa digjem për njerëzinë….  Dëshira për të sjellë dituri: Se ma k’ënda t’u bënj mirë Të mos mbeti n’errësirë.  Qellimi për drejtësi: Mirësin e utësinë Ne bëhi shokë me mua’  Dëshira për trashëgimi: Kur më shihni që jam tretur Mos pandehni se kam vdekur Jam I gjall e jam ndë jetë Jam në dritë të vërtetë…  Qëllimi për pastrim shirtëror: Mbase krahët t;I përvëlon, Po dhe shpirtin ta shenjtëron Në mënyrë analoge edhe Lasgush Poradeci në “Vdekja e Nositit” shpreh gatishmërinë e tij për t’u vetësakrifikuar,vetëflijuar për të njëjtin ideal,ndriçimin e shoqërisë, daljen e saj prej gjendjes që e ka pllakosur dhe e ka paralizuar duke e bërë të paaftë të kërkojë me zë atë që me të vërtetë ëndërron.Kjo pasqyrohet në:
  4. 4. Me zjarr ju flas, me zjarr. Në gjirin tim kam hapur varr… Po zemra ime kullon gjak Të dy autorët janë të zhgënjyer nga ajo çka shohin dhe nuk gjejnë ngushëllimmë të mirë sesa vetëflijimi për trashëgimtarët e tyre.Ky mision shpirtëror I ushqen në çdo çast , duke I bërë edhe më radikalë në mendimet e tyre. Në të dy veprat vetë koncepti kryesor simbolizon autorin përkatës,ku Qiriri,duke u djegur tregon Naimin e rraskapitur me qëllimin final për të ndikuar në ndërgjegjësimin e këtij populli të përhumbur, e nga ana tjetër Nositi identifikon vetë Poradecin, në përpjekjen e tij të pafundme për të shpërndarë dritë, dituri. Një tjetër pikëtakim I këtyre dy penëartëve është koncepti i Dashurisë.Nuk ka lumturi pa Dashuri.Çdo gjë rrjedh nga ky burim I pashtershëm, që është I destinuar të jetë bashkëudhëtari I gjithsecilit deri në momentin e fundit,deri në vdekje.Ajo i jep ngjyrat origjinale gjithçkaje,duke I dhënë karakterin vetjak.Dashurinë është e kotë ta shpjegosh sepse ajo zotërohet vetëm me anën e ndjenjës.Kjo ndjenjë platonike merr kuptimin e energjisë shpirtërore dhe jetësore , gjithashtu mposht ftohjen,plakjen e vdekjen. Naimi e bën të dukshëm këtë fakt në “Bukuria”, ku thotë: Pse s’ka fjalë të dëftenjë Dashurin’ e bukurinë Nuk’ e them dot atë ndjenjë, Nuk’ e them dot perëndinë. Të njëjtën gjë bën edhe Poradeci në: ….Kur prej syresh rreh të ftohtet Shoq i vet, nga mall’ ti, Më me zjarr zë përvëlohet…
  5. 5. Ashtu sikurse ekzistojnë pikëqasje të përbashkëta, ka edhe dallime dhe specifika përkatëse njëkohësisht. Naimi shfaq pikëpamjen panteiste.Panteizmi përbën thelbin e mendimit filozofik naimjan. (Panteizëm-doktrinë që e identifikon Zotin me botën) Se e tërë gjithësia Që nuk I gjindet fundit Është vetë Perëndia… Naimi mendon se shfaqja më e përsosur e Zotit në jetë është njeriu,njeriu I ditur dhe me moral të lartë: Për t’u treguar I tërë Vet’Ay njeri ësht’bërë. Tipike tjetër e Naimit është dukuria e metempsikozës, gjthçka që ekziston nuk humbet dhe në përsëritjen e saj, ajo shndërrohet nga një formë në tjetrën: Qeshë diell,ishja hënë… U bësh ujë,e baltë e erë… Një element dallues që gjendet në shumë vepra të Poradecit është natyrshmëria e tij lirike, më saktë lirshmëria ne mënyrën e tejçimit të mesazhit. Kjo gjë realizohet nga sinteza e ndjenjave personale me gjendjen apo paraqitjen e peizazhit natyror, pra futet në funksion paralelizmi figurativ. Menjëherë autori heq dy vija paralele ndërmjet tyre, duke formuar atë që quhet çift analog, ku njëra zëvendëson plotësisht tjetrën.Ky aspekt shkrihet njëtrajtësisht te poezia “Poradeci” në çdo varg përbërës.

×