C’eshte mjedisi?
Mjedisi është burimi kryesor i jetës në Tokë dhe për këtë arsye duhet ruajtur dhe përdorur me
kujdes. Mjedisi sot përdoret në mënyrë të pabarabartë në vende të ndryshme të botës dhe
kërcënohet nga faktorë të shumtë. Mbrojtja e tij është një domosdoshmëri jo vetëm për brezat
e sotëm, por edhe për brezat e ardhshëm.
Mjedisi apo ambienti, është tërësia e rrethanave përreth një organizmi ose shume
organizmave, kombinimin I kushteve atmosferike me jeten e gjallesave, zhvillimin, dhe
mbijetesën e organizmave. Mjedisi mund te perkufizohet edhe si teresia e elementeve biotike
dhe abiotike ne Toke.
Lidhja e njeriut me natyren
Lidhjet e njeriut me natyren jane mijeravjecare, dhe se fundi roli i mjedisit ne jeten e individit
eshte me teper i karakerit ekonomiko-social, se sa i karakterit fizik qe ka qene shekuj me pare.
Mjedisi dhe burimet natyrore jane aspekte shume te rendesishme per paqen, pasi kur burimet
natyrore behen te pamjaftueshme atehere ne luftojme per to.Dhe kjo lloj lufte per te
kompensuar pamjaftueshmerine ekonomiko-sociale te mjedisit ka dy rruge: grabitjen me force
te pasurive natyrore te te tjereve dhe shtimin ne menyre te natyrshme te tyre, ne ato raste kur
eshte e mundur nje gje e tille. Shtimi i gjelberimit nepermjet mbjelljeve te reja dhe ruajtja e
gjendjes natyrore te vendeve turistike jane nje aspekt i shtimit ne menyre te natyrshme te
pasurive natyrore dhe permiresimit te klimes mjedisore ne pergjithesi. Por, edhe lufta per te
grabitur pasurite e te tjereve mund te konsiderohet nje veprim jo dhe aq cnjerezor sa
shkaterrimi dhe shperfillja brutale e avantazheve mjedisore qe te ka falur natyra. Por ne kohet
e sotshme njerzit nuk dine ta mirembajne mjedisin.Njeriu duhet te jetoje ne mjedis te paster e
jo te ndotur nga mbeturinat.Ne mjedis ajri eshte kryesor dhe nese ai eshte i ndotur nuk e kemi
shendetin e mire.
Veprimtaria e njeriut dhe ndikimi i tij ne ekosistemet natyrore.
Ne pjesen me te madhe te globit tokesor, ekosistemet natyrore jane shnderuar ne toka bujqesore te
projektuara per prodhimin e ushqimit. Toka bujqesore shpesh here mbillet me monokulture dhe si
rezultat ka nje diversitet te ulet llojor. Nje pjese e siperfaqes tokesore perdoret per siperfaqe banimi
duke formuar fshatrat, qytetet, zonat industriale, infrastruktura mbeshtetese qe perfshin rruget,
hekurudhat, portet dhe aeroportet. Shfrytezimi i burimeve natyrore si: nxjerrja e mineraleve ka krijuar
shqetesime mjedisore. Kerkesat per energji kane cuar ne shfrytezimin e drurit si lende djegese, e
qymyrit nga minierat dhe nxjerrjes te naftes e gazit natyror nga burimet e tyre. Pasojat e veprimtarise
njerezore dhe ndikimi i tyre ne ekosistemet natyrore po ndjehen cdo dite ne mjedis.
Parandalimi dhe mbajtja nen kontroll e ndotjes qe shkaktohet nga disa kategori veprimtarish
industriale ne vend, ka detyruar Keshillin e Ministrave te hartoje nje projektligj per lejet e
mjedisit. Te gjitha subjektet private, qe kryejne aktivitet industrial dhe shkaktojne ndotje te
mjedisit, duhet te kryejne instalimin e njesise teknike te palevizshme qe lidhet drejtperdrejte
apo ka lidhje teknike me veprimtarite ndotese te ketij subjekti. Ky instalim do te kryeje procesin
e filtrimit te gazrave te ndryshme, ne menyre qe shkarkimet e tyre ne ajer te hapur te jene sa
me pak te demshme. Me ane te ketij projektligji, synohet te arrihet nje nivel me i larte i
mbrojtjes se mjedisit ne teresi, shendetit te njeriut dhe rritjes se cilesise se jetes. Me ane te
ketij projektligji, qeveria synon te krijoje bazen e nevojshme ligjore per mbrojtjen mjedisit,
nepermjet vendosjes se nje sistemi lejesh mjedisi, qe do te jene te ndara ne tri kategori (A, B
dhe C). Kjo ndarje eshte konceptuar ne varesi te kapacitetit kufi te prodhimit te tyre, konsumit
te sasise se shkarkimeve ne mjedis, qe parashikohet te shkaktohet nga funksionimi i
veprimtarise si dhe rrezikshmerise se ndotesve te mjedisit. Gjithashtu jane parashikuar dhe
masat per parandalimin e shkarkimeve te tyre te gazta, te lengeta e te ngurta ne ajer, uje e
toke.
Mbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisit është praktikë e mbrojtjes së mjedisit, në nivel individual, të organizatave
ose të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe të qenieve njerëzore.
Mbrojtja e mjedisit nga aktivitete të ndryshme të njeriut është e nevojshme.
Ndotja paraqet hedhjen e materialit kontaminues(ndotës) në mjedis. Ajo shkaktohet kryesisht
nga aktivitetet e njeriut, por gjithashtu mund të jetë rezultat i fatkeqësive natyrore. Ndotja ka
ndikim dëmtues në çfarëdo organizmash të gjallë në mjedis, duke e bërë praktikisht të
pamundur qëndrueshmërinë e jetës.
Ndotja dëmton mjedisin në Tokë dhe banorët në shumë mënyra. Tri llojet kryesore të ndotjes
janë:
Ndotja e tokës
Ndotja e tokës paraqet ndotjen e sipërfaqes natyrore të Tokës nga aktivitetet industriale,
komerciale, shtëpiake dhe bujqësore.
Mënyra më e mirë për të parandaluar ndotjen e tokës është përmes menaxhimit të
mbeturinave në mënyrë te organizuar, shfrytëzimit të tokës në mënyrë te organizuar dhe
praktikave adekuate bujqësore.
Ndotja e ajrit
Ndotja e ajrit paraqet grumbullimin e atyre substancave të rrezikshme në atmosferë të cilat
substanca rrezikojnë jetën e njerëzve dhe të gjallesave të tjera.
Mënyra më e mirë për parandalimin e ndotjes së ajrit është të ecim këmbë ose të ngasim
biçikletën dhe të ngasim makinat më pak. Kjo do të parandalojë ndotjen e ajrit nga lëndët
djegëse fosile.
Ndotja e ujit
Ndotja e ujit paraqet hedhjen e materieve kimike, biologjike dhe fizike nëpër sasi të mëdha të
ujit, të cilat materie shkatërrojnë cilësinë e gjallesave në të dhe që e shpenzojnë atë.
Mënyra më e mirë për parandalimin e ndotjes së ujit është që të mos hedhim mbeturina dhe
materie të tjera kimike të dëmshme në burimet tona të furnizimit me ujë
Burimet e ndotjes jane:
Industria
Transporti
Bujqësia
Aktivitetet e njeriut
Mbeturinat
Ndotja vjen nga:
-Industria
-Transporti
-Amvisëritë
-Ujërat e zeza
-Mbeturinat
-Bujqësia
-Pesticidet
-Aktivitetet vullkanike
Mjedisi mund të mbrohet dhe të përmirësohetReduktimi i lirimit të gazrave
-Shfrytëzimi i burimeve natyrore
-Kursimi i energjisë
-Efiçenca e energjisë
-Shfrytëzimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë
-Zvogëlimi i sasisë së mbeturinave dhe riciklimi i tyre
-Zvogëlimi i përdorimit të pesticideve
-Kursimi i ujit
-Pyllëzimi
-Reduktimi i zhurmës
Si te ndalojme ndotjen e mjedisit:
Gjendja ne Shqiperi
Ndotja e ajrit është një nga problemet kryestore mjedisore në qytetet e mëdha shqiptare,
sidomos në Tiranë. Ndotja ka ardhur per pasojë e shtimit të makinave dhe pakësimit të
gjelbërimit urban. Përqendrimi i grimcave PM10 dhe NO2 më Tiranë, kalon standardet
kombëtare dhe ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Mbledhja e mbeturinave në Shqipëri dhe riciklimi i tyre bëhet në nivele primitive. Mbeturinat
pothuajse nuk mblidhen fare nëpër fshatra.
Prerjet e pyjeve dhe zjarret janë shkaqet kryesore për shpyllëzimin dhe zhdukjen e pyjeve në
Shqipëri.
Ndryshimet klimatike kanë prekur në mënyrë të konsiderueshme dhe Shqipërinë. Rritja e nivelit
të detit ka çuar në zhdukjen e disa metrave tokë në bregdet në vit.Gjithashtu, zjarret janë bërë
më të shumta në numër për shkak të temperaturave të larta në verë.Ndotja e ujit dhe
përdorimi i tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut dhe lë pasoja për kohë të gjatë.
Sot në botë njihen më se dyqind sëmundje që paraqiten si pasojë e përdorimit të ujit të ndotur.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) nga uji i ndotur, sot në botë sëmuren mbi
pesëqind milion njerëz. Nga uji i papastër pasojnë një sërë sëmundjesh, ku, ndër më të
rëndësishmet janë kolera, tifoja e zorrëve, hepatiti, tularemia etj. Këto sëmundje shpesh kanë
marrë viktima njerëzore. Ne ditët e sotme me zhvillimet e avancuara që po ecën bota, është
vështirë të mendohet për një jetë në Tokë me ujë të pastër.Krahas kësaj, mbrojtja e ujit nga
ndotja mund të bëhet edhe duke ndaluar hedhjen e ndotësve në ujë, pastaj me mënjanimin ose
zvogëlimin e ndotësve në ujë, duke qarkulluar uji i ndotur nëpër sisteme të mbyllura, etj.
Zvogëlimi i sasisë së lirimit të materieve ndotëse në ujë është formë e rëndësishme e luftës
kundër ndotjes. Kjo nënkupton vendosjen e filtrave përkatës dhe e sistemeve për fundërrim në
vendet ku lirohen ujërat e ndotura. Një formë e mbrojtjes së ujërave rrjedhës nga ndotja është
edhe mbrojtja speciale e burimeve, planifikimi i lokacionit të deponive për hedhurina, që ato të
ndërtohen sa më larg ujërave rrjedhëse, zvogëlimi i përdorimit të pesticideve dhe plehrave
kimike në bujqësi si dhe pyllëzimi dhe ruajtja e tokës nga erozioni. Me konventa ndërkombëtare
ndotja e ujërave është e sanksionuar, por, vështirë është të binden njerëzit që të mos e ndotin
atë. Prandaj, është me rëndësi vetëdijesimi dhe edukimi i popullatës për shfrytëzim racional të
resurseve ujore.
Levizja mjedisore ne Shqiperi
Në Shqipëri gjenden rreth 100 organizata mjedisore, nga të cilat 10 janë më aktive. Shumica e
OJF-ve mjedisore janë të përqendruara në Tiranë, por ka dhe shumë OJF mjedisore që ndodhen
në rrethe, megjithëse veprimtaria e tyre është më e vogël. Lëvizja mjedisore në Shqipëri vuan
nga interesi i pakët i shoqërisë shqiptare për çeshtjet e problemet mjedisore. OJF-të kryesore
mjedisore në Shqipëri janë:Ekolëvizja, Instituti i Politikave Mjedisore, Qendra EDEN, EPER
CENTER, etj
Pas më shumë se 5 vite bashkëpunimi, investimi, motivimi dhe punë intensive qendra EDEN
ofron për grupet e saj të synuara shërbimet e mëposhtme:
Grupi i synuar: Organet qeveritare qendrore dhe lokale Shërbimet e ofruara:
Asistencë teknike
Lehtësim
Oponencë
Bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve me komunitetin
Monitorim
Grupi i synuar: Komuniteti Shërbimet e ofruara:
Fushata për zhvillimin e komunitetit
Fushata për ndërgjegjësimin e komunitetit
Programe edukuese
Lehtësim i proceseve të PLVM dhe Axhendës së Gjelbër
Grupi i synuar: Shkollat dhe kopshtet Shërbimet e ofruara:
Trajnime mbi Edukimin Mjedisor
Zhvillime të kurrikulave
Udhërrëfime në natyrë
Orë të hapura në qendrën e Edukimit Mjedisor
Shkollë verore
Aktivitete ndërgjegjësuese
Grupi i synuar: Bizneset Shërbimet e ofruara:
Aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit
Trajnime
Monitorim
Bashkëpunim për punën me komunitetin
Grupi i synuar: OSHC dhe grupet komunitare Shërbimet e ofruara:
Trajnime
Ngritje kapacitetesh
Rrjetëzim
REC, etj.