O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

KUJDESI INFERMIEROR NE PACIENTET ME AIDS

Hiv-AIDS(SIDA), KUJDESI INFERMIEROR ME PACIENTET ME AIDS

  • Entre para ver os comentários

  • Seja a primeira pessoa a gostar disto

KUJDESI INFERMIEROR NE PACIENTET ME AIDS

  1. 1. PUNUAN:MATILDA GREMI OLTION SARACI GR:9, VITI: III PARALEL: III DEGA: INFERMIERI E PERGJITHSHME PRANOI: DR. SHK. VALBONA BILALI
  2. 2. SINDROMI I IMUNODEFICIENCES SE FITUAR, AIDS ESHTE MANIFESTIMI ME I RENDE NE SPEKTRIN KLINIK TE SEMUNDJES SE SHKAKTUAR NGA INFEKSIONI I VIRUSIT HIV. KY SINDROM PERKUFIZOHET SI NJE SHFAQJE E INFEKSIONEVE TE RENDA OPORTUNISTE, NEOPLAZIVE DHE MANIFESTIMEVE TE TJERA TE RENDA E ME PASOJE PER JETEN, QE JANE REZULTAT I IMUNODEFICITIT QELIZOR TE VAZHDUESHEM. SIDA
  3. 3. Historiku I HIV-AIDS ▪ Shkencetaret zbuluan nje lloj shimpanzeje ne afriken perendimore si burimi i infeksionit te HIV tek njerezit . Ata besojne se versioni virusit te imunodefucences tek shimpanzeja (i quajtur virusi i imunodeficences simian ose SIV) me shume mundesi eshte transferuar tek njerezit dhe ka ndryshuar ne HIV kur njerezit i gjuanin keto shimpanze per mish dhe rane ne kontakt me gjakun e infektuar . Gjate dekadave qe pasuan , virusi u shpernda ngadale ne Afrike e me pas ne te gjithe pjesen tjeter te botes ▪ Rasti i pare i infeksionit me HIV-1 tek njerezit qe njihet u gjet ne nje analize gjaku te marre ne vitin 1959 te nje mashkull ne Kinshasa , Republika Demokratike e Kongos . (Menyra e infektimit eshte ende e panjohur). ▪ Ne 1983 , shkencetaret zbuluan virusin qe shkaktonte AIDS . Virusi ne fillim u quajt HTLV-III/LAV (human T-cell lymphotropic virus-type III / lymphadenopathy-associated virus) nga nje grup shkencetaresh . Ky emer u ndryshua me vone ne HIV ( virusi imunodeficenses njerezore)
  4. 4. Historiku I HIV-AIDS NE SHQIPERI ▪ Ne viti 1988 drejtuar nga Prof.Dr.B.Nuri , Dr.Boci M. nisen studimet per te pare gjendjen e HIV-AIDS ne vendin ton. ▪ Nga viti 1988-1992 u kryen testime ne 17 780 persona dhe te gjithe rezultuan negative per pranine e antikorpeve anti HIV ▪ Nga periudha 1993-1998 ne vendin tone jane zbuluar 38 raste seropozitive , nga te cilet 24 persona kane qene si vizitore apo te punesuar ne vende te tjera . Nga 38 personat seropozitive 11 (31.4%) prej tyre jane diagnostikuar me AIDS , konkretisht : Ne vitin 1994 nje , ne vitin 1996 tre , 1997 dy raste dhe nje rast ne vitin 1998 . ▪ Që nga viti 1993 e deri në dhjetor 2012, numri i rasteve të diagnostikuar me HIV/AIDS ka arritur në 555. Vetëm për periudhën janar-nëntor 2012, janë identifikuar 70 raste të reja me HIV/AIDS. Prej totalit të rasteve, 390 e tyre janë meshkuj dhe 165 femra dhe grupmosha më e prekur mbetet ajo 25-45 vjeç.
  5. 5. 1) ME RRUGE PARENTERALE: A) ME ANE TE TRANSFUZIONIT TE GJAKUT DHE HEMODERIVATEVE TE INFEKTUARA, RRISKU I TYRE ESHTE TEPER I LARTE AFERSISHT 100% B) NGA KONTAKTI AKSIDENTAL ME AGE DHE INSTRUMENT ATE TJERE TE INFEKTUAR OSE NEPERMJET SHKEMBIMIT TE SHIRINGAVE , KANE NJE RRISK PREJ 0.3% 2) ME RRUGE SEKSUALE(HOMOSEKSUALE/HETEREOSEKSUALE), VIRUSI GJENDETE NE LIKIDIN SEMINAL TE PERSONAVE SEROPOZITIV E MUND TE KONTAMINOJE QELIZAT E MUKOZES VAGINALE E REKTALE. INFEKSIONI MUND TE TRANSMETOHET EDHE NGA FEMRAT E INFEKTUARA NEPERMJETE SEKRECIONEVE CERVIKO-VAGINALE 3) RRUGA VERTIKALE GRUAJA GRAVID SEROPOZITIVE MUND TE TRANSMETOJ INFEKSIONIN TE I PORSALINDURI GJATE SHTATZANISE, NE MOMENTIN E LINDJES OSE GJATE USHQYERJES ME GJI, RRISKU PER KETE LLOJ TRANSMETIMI ESHTE 13-35%
  6. 6. Virusi HIV nuk mund te transmetohet 1) gjatë bashkëjetesës normale që mund të sjellë përdorimin e përbashkët të: dushit, vaskës, WC, peshqirit, telefonit, mjeteve të transportit publik, pishinës, frekuentimit të shkollës, etj. 2) Po ashtu nga e puthura përqafimi, shtërngimi i duarve, teshtitja, kollitja nuk rezulton të merret infeksioni HIV. 3) Infeksioni nuk transmetohet përmes; ujit, ushqimit, ajrit, pickimit të insekteve apo kujdesit të kafshëve
  7. 7. MANIFESTIME KLINIKE 1) Faza e Infeksionit Paresore ose Faza Serokonversionit: ▪ Ndodh zakonisht pas 6-8 javesh. ▪ Kjo forme mund te zhvillohet ne formen asimptomatike, ▪ ne 50-70% te infektuarit jep disa simptoma te lehta si: 1)Artalgji, 2)mialgji 3)asteni 4)errupsione kutane 5)macula-papuloze 6)urtikarie 7)te vjella 8)diarre 9)nauze 10)hepatosplenomegali ▪ Me rralle ne kete faze mund te vihet re: encefalit ose meningit akut I rikthyeshem, shoqeruar me cefale, pergjumje, humbje te kujteses, disiorenim ▪ Kjo faze kalon pa mjekim specifik 2) FAZA E LATENCES: ▪ kjo faze mund te zgjas nga 18 muaj deri ne 15 vjet. ▪ Gjate kesaj faze kemi ulje te ngadalet te numrit te limfociteve CD4 ▪ Ne kete faze te semuret preken nga infeksione te shpeshta ▪ Zakonisht verehet nje limfadenopati e gjeneralizuar lehtesisht te palpueshem, e cila shfaqet ne regjionin cervical,aksilar, oksipital dhe sumbmandibular. Kjo perkon me fillimin e fazes Simptomatike
  8. 8. 3) Faza e Infeksionit Simptomatik ▪ Infeksionet me i shpeshti kemi Pneumonia nga Pneumocystit carinii, ketu kemi nje mortalitete qe shkon deri ne 60% . Pacientete ankohen per temperature dhe kolle joproduktive, dispne, dobesi e pergjithshme, renie ne peshe, ethe, tremor, cianoze, takipne, kjo me pas con deri ne insuficience respiratore ▪ Ne traktin Gastro-Intestinal ne 50-90% te pacienteve eshte Diarrea e cila mund te shkaktohet nga: Salmonella, Clostridum difficile, Cytomegalovirus. Kjo mund te jete per pacientete vdekjeprurese pasi shkakon crregullime te rend te likideve, elektroliteve, humbje ne peshe, dobesi te pergjithshme dhe paaftesi per te kryer aktivitetetin e perditshem ▪ Infeksione kutane dhe mukozale : jane dominante ne kete faz si, 1)dermaiti seborrik 2)kandidoza orale dhe te gjerneralizuara 3)stomaite aftoze 4)Infeksione nga Herpes simplex ▪ Herpes Zoster eshte me I zakonshmi dhe shfaqet me nje kuader klinik te rende ▪ Kemi shfaqje te patologjive malinje si: 1)Sarkoma Kaposi 2)Limfomat krysisht jo-Hodgkin 3)Karcinoma e uterusit
  9. 9. Metodat e Diagnostifikimit te HIV-AIDS •Testi Elisa- behet nepermjet percaktimit te antitrupave qarkullues kunder kompotenteve antigjenik te virusit.Ky teste duhet te relizohet pas 6muajsh nga moment I infektimit. Saktesia 95% •Testi Western Blot- Perdoret per ti dhene nje konfirmim testit ELISA •Testi I identifikimit te agjentit viral p24 e cila eshe nje protein virale e pranishme ne gjakun e individeve te infektuar me virusin HIV •Testi I Zinxhirit te polimerazez (PCR) e cila ben percaktimin dhe matjen e sasise se ARN-virale ne gjake dhe te AND-previrale ne citoplazmen e qelizave bujtese te virusit
  10. 10. MJEKIMI: ▪ Terapi me antriretroviral, por gjithesesi nuk ka arritur deri me sot te bej crrenjosjen e virusit HIV nga organizimi I individit te infektuar me te, kjo si pasoj e mutacioneve te shumta qe ky virus peson. Qellimi I kesaj terapie eshte qe te vonoje progresionin e infeksionit te virusit HIV, te zvogeloje mundesin e shfaqjes se infeksioneve oportuniste dhe te permisoj gjendjen e pacientiti. Ne menyre te till qe te kemi zgjatjen e mbijeteses dhe te permisimit te cileses se jetes te semureve me AIDS ▪ Kemi 3 klasa preparatesh Antriretroviral 1) Analoget e Nukleozideve( Zidovudina, Lamivudina, Stavudina etj) 2) Analoget jo-Nukleozide (Nevirapine, Delavirdine etj) 3) Frenuesi e Proteazez (Sakuinavir, Indinavir, Rionavir etj) ▪ Keta preparate japin edhe efekte te shumta anesore ku me kryesoret jane: nauze, te vjella, diarre, cefale, marrje mendesh, rash kutan, anemi, neuropati periferike etj
  11. 11. PROCESI INFERMIEROR I PACIENTEVE ME HIV/AIDS
  12. 12. VLERSIMI INFERMIEROR ▪ Vleresimi infermieror perfshin identifikimin e faktoreve te rrezikut , perfshire historine e praktikave seksuale te rrezikshme ose injeksionet e perdorimit te droges . ▪ Niveli Nutricional arrihet duke mbajtur nje diete konstante dhe duke identifikuar faktoret qe ndikojne ne veshtiresi gjate marrjes se ushqimit, sic jane: nauzet, te vjella, dhimbje ne kavitetin oral, veshtiresi ne gelltitje etj ▪ Intergriteti i lekures. Lekura dhe membrana e mukozes kontrollohen cdo dite per te pare ulcerat apo infeksionet pasi personat me HIV/AIDS jan shum te prekur ndaj infeksioneve.Monitorohet cdo dite kaviteti oral dhe zona perianale pasi jan me te prekurat ▪ Statusi Respirator arrihet duke monitoruar pacientin per kolle , prodhim gelbaze , marrje fryme , ortopne , takipne dhe dhimbje kraharori . ▪ Statusi mendor caktohet duke pare nivelin e vetedijes , orientimit , shpejtesine e veprimeve dhe humbjet e kujteses . ▪ Balanca e elektroliteve arrihet duke ekzaminuar lekuren dhe membranat e mukozes per thatesi. Monitorojme kaliumin, kalciumin,magnezin dhe klorin pasi pacientet kane episode diarreike dhe te vjella te shumta gjate nje dite .
  13. 13. DIAGNOZAT INFERMIERORE 1) ANKTH DHE FRIKE LIDHUR ME DEKURSIN E SEMUNDJES. 2) PRISHJE E IMAZHIT TRUPOR LIDHUR ME INFEKSIONET KUTANE DHE MUKOZALE. 3) IZOLIM SOCIAL SI PASOJE E SEMUNDJES OSE NDRYSHIMIT NE APARIENCEN FIZIK. 4) CRREGULLIM TE LIKIDEVE DHE BALANCES ELEKTROLITIKE NE ORGANIZEM SI PASOJE E DIARRES PERSISTENTE. 5) DOBESI TRUPORE DHE PAAFTESI PER TE KRYERE AKTIVITETE E PERDITSHME NE LIDHJE ME PNEUMONIN. 6) CRREGULLIM NE MENYREN E USHQYERJES, SI PASOJE E NAUZEZ DHE TE VJELLAVE. 7) PRIRJE PER INFEKSIONE NE MENYRE TE VAZHDUESHME SI PASOJE E IMUNODEFICIENCES 8) MUNGESE NJOHURISH LIDHUR ME PROCESIN E SEMUNDJES, MENYREN E KUJDESIT DHE PARANDALIMIN E SAJ
  14. 14. NDERHYRJA INFERMIERORE: ▪ Ruajta e Integritetit te lekures: Per keta pacient tregohet nje kujdes I madh persa I perket demtimeve te lekures. Eshte e rendesishme qe lekure e tyre te mbahet sa me e paster pasi ata jan te prekur ndaj infeksioneve.Gjithashtu nje kujdes te vacante I tregohet edhe lekures ne zonen perianale e cila duhet te pastrohet pas cdo defekimi me uje dhe me sapun. Keshillohet qe pacientete te veshin veshjet te buta ose pambuku. ▪ Parandalimi I Infeksioneve: Vezhgohet pacienti per shenjat baz te infeksionit: ethe, te dridhura, djersitje naten, dhimbje goje, veshtiresi ne gelltitje, te vjella, nauze, skuqeje, drenim sekrecionesh nga plaget etj.Nje rol te vacante luan edhe higjena e pacientiti dhe e mjedisit qe ate e rrethon. Personeli Shendetesor I duhet ti nenshtrohet teknikave aseptike ne momentin e interventeve ▪ Permisimi I Statusit Nutritiv: Inkurajohet pacienti qe te ushqehet me ushqime qe jane te lehta per tu gelltitur dhe te evitoj ushqimet e forta dhe pikante, gjithashtu pacienti duhet te kete kontakte te vazhdueshme me dietologen ne menyr te till qe te kete nje diete sa me te mire ushqimore, ku mos ti mungojne elementete baz si proteinate, fibrat kalorit etj ▪ Edukimi I Pacientiti: Vendoset ne djeni te rrugeve te transmetimit te semundjes, te perdori mjete mbrojtese gjat kontaktiti vaginal ose anale. Ne qoftese pacienti eshte perdorues I rregullt I droges, ai duhet te shmangi perdorimin e te njetes shiringe ▪ Kujdesi Shendetesor ne Shtepi: Keta paciente duhet ti rikthehen sa me shpejte aktivitetei te tyre te perditshem dhe familja luan nje role kyce duke I mbeshtetur dhe duke I ndihmuar ne administrimin e medikamenteve, dhenjes se preparative i/v etj
  15. 15. 1) PERDORIMI I KONDOMIT MASHKULLOR GJATE RAPORTEVE SEKSUALE RASTESORE DHE ULJA E PARTNEREVE SEKSUAL 2) KONTROLLI I GJAKUT DHE I PRODUKTEVE TE TIJ PERPARA TRANSFUZIONEVE 3) KONTROLLI I AGEVE DHE INSTRUMENTAVE MJEKSORE GJATE NJE NDERYHRJE INFERMIERORE 4) REALIZIMI I TESTEVE TE KONTROLLIT TE GRATE SHTATZANE 5) REALIZIMI VULLNETAR I TESTEVE TE KONTROLLIT NE PERSONAT ME RISK TE LARTE 6) KONTROLLI RIGOZ DHE MJEKIMI I SEMUNDJEVE ME ULCERACIONE GJENITALE
  16. 16. REFERENCA 1) Infermieristika ne Semundjete Infektive- Dr. Shk Valbona Bilali 2) Semundje Infektive- Ergys Ramosaco, Gentian Stroni 3) Semundje Infektive & Kujdesi Infermieror- Gentian Stroni, Arben Pilaca, Ervis Habibi, Mirela Tushe 4) Studime Epidemiologjike, Kontrolli I Semundjeve Infektive ne Shqiperi 1960-2005 – Dr. Vesel Cika 5) Where did HIV come from? http://www.theaidsinstitute.org/node/259 6) DITA BOTËRORE E SENSIBILIZIMIT KUNDËR - •http://www.ishp.gov.al/multimedia/Kalendari_2013/HIV-AIDS.pdf 7) Nursing Care of Patients with HIV/AIDS: Facilitator's Guide •https://www.fhi360.org/sites/default/files/media/documents/Nursing%20Care%20of%20Patients%20with%20HIV-AIDS%20- %20Facilitator%20Guide.pdf 8) Nursing Management in HIV/AIDS patients - https://nurseslabs.com/hiv-aids/#nursing-management
  17. 17. JU FALEMINDERIT

×